Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumentet e Komisionit Antikorrupsion: Plan kombëtar veprimi që i shërben dhe negociatave

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, bëri sot në një konferencë për mediet një bilanc të punës në përmbyllje të mandatit të veprimtarisë së këtij komisioni.

Xhafaj theksoi se ky Komision i Posaçëm Antikorrupsion e ka përmbushur qëllimin e ngritjes së tij ndonëse pati një mandat të kufizuar me vetëm 14 muaj dhe me periudhën elektorale në mes.

Xhafaj u shpreh se janë hartuar dy dokumente të rëndësishme kombëtare gjatë kohës së punës së komisionit.

I pari është dokumenti analitik me 700 faqe dhe i dyti plani kombëtar i veprimit që do i shërbejnë dhe qëllimit për negociatat e Shqipërisë me BE dhe integrimin e vendit, ku përfshihet përmirësimi i mëtejshëm i punës në luftën antikorrupsion.

“Komisioni me dokumentat e hartuara dhe të miratuara adresoi një sërë problematikash dhe vendosi piketa të qarta aq të domosdoshme për përballjen me 3 sfida kyç të zhvillimit, Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e ligjit, thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Ashtu si dhe nga ana tjetër përmes këtyre dokumenteve qartësoi përgjegjësitë për një rol më aktiv të Kuvendit në procesin e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE dhe reformimin e vetë Kuvendit, nisur kjo edhe nga konteksti i zhvillimeve të integrimit europian të Shqipërisë dhe reflektimet ligjore dhe institucionale me sfidat në kuadër të këtij procesi”, tha Xhafaj, duke theksuar gjithashtu se metodologjia e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm, është një ndër më të plotat dhe më të qartat për të garantuar transparencën, gjithëpërfshirjen dhe profesionalizmin.

Kuvendi tha ai, këtë përvojë të krijuar, këtë model tashmë të realizuar, mund ta aplikojë në të gjitha proceset e tjera të ngjashme, në përmbushje edhe të rekomandimeve të vazhdueshme për këtë aspekt në raportet e Progresit të KE-së.

“Gjithë ky proces i ndërtuar është mbështetur dhe ka garantuar 4 parime themelore që janë gjithëpërfshirja, transparenca, profesionalizmi dhe standardet më të mira ndërkombëtare. Synimi kryesor i komisionit ka qenë dhe besoj se ia kemi arritur përmes metodologjisë së zbatuar që i gjithë ky proces në vetvete dhe veçanërisht dokumentet që janë hartuar së bashku me propozimet përkatëse të garantojnë standarde evropiane si dhe reflektimin në praktikat më të mira të vendeve të BE-së si dhe të jenë në përputhje të plotë me rekomandimet e BE dhe kriteret për pozicionet negociuese”, tha Xhafaj.

Duke folur për ndikimin e punës së bërë në këtë komision nga rreth 119 ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, ai përmendi disa nga arritjet, të cilat i çmon si vlera dhe risi të këtij procesi kompleks.

“Për herë të dytë në këto 10 vite, Kuvendi i Shqipërisë u shndërrua në hapësirën kushtetuese e institucionale për realizimin e një tjetër reforme shtetndërtuese që synon konsolidimin e shtetit të së drejtës por që i shërben edhe procesit të anëtarësimit për Shqipërinë 2030 në BE. Vështirë të gjeni një shembull të dytë, në rajon dhe më gjerë, të ndërmarrjes me iniciativë nga vende kandidate për BE, të projekteve të tilla kaq komplekse, përfshirëse dhe me ambicien e fortë për ndryshim”, tha Xhafaj.

“Përfshirje e gjerë e të gjithë faktorëve kyç të shoqërisë. Kjo e bën këtë një projekt kompleks për nga koordinimi dhe realizimi, por që përbën njëherësh edhe një model se si duhet të ndërtohen reforma të tilla duke shkuar nga analiza e situatës, te identifikimi i gjetjeve dhe adresimin e masave për zgjidhje, te procesi ligjvënës, dhe pastaj te zbatimi e monitorimi”, shtoi ai.

Xhafaj nënvizoi se, “ky proces ishte një kontribut tjetër me vlerë edhe në një aspekt tjetër me rëndësi lidhur me integrimin dhe imazhin e vendit. Një dëshmi e rritjes së vendit e institucioneve të tij edhe në një këndvështrim tjetër duke provuar se tashmë ne kemi kapacitetet për të ndërmarrë hapa të tilla, që vende të ngjashme me ne nuk kanë pasur kurajën t’i ndërmarrin”.

“Ne hartuam dhe miratuam një analizë, një Dokument Analitik prej rreth 700 faqesh, i pari dokument i këtij lloji që mban autorësinë e ekspertizës shqiptare. Analiza bën një skanim të situatës aktuale në 3 fushat, mbështetur në raportet përkatëse zyrtare të viteve të fundit, vendase dhe ndërkombëtare dhe kryesisht në gjetjet, vlerësimet, problematikat dhe rekomandimet e Raporteve të BE dhe dokumenteve ku shteti shqiptar ka shprehur angazhimet e tij në kuadër të procesit të integrimit”, shtoi Xhafaj.

“Plani Kombëtar i Veprimit përbën një tjetër vlerë dhe risi të këtij procesi. Ai është një dokument unik i këtij lloji në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë gjatë këtyre dekadave të demokracisë parlamentare në vendin tonë”, theksoi ai.

“Ky proces nuk mund të konsiderohej i plotë, pa realizimin e një procesi intensiv të konsultimit publik për të gjitha fazat e hartimit të dy dokumenteve”, tha Xhafaj, teksa përmendi 11 tryeza debati dhe diskutimi, 8 forume dialogu qytetar; 2 konferenca të nivelit të lartë për prezantimin e Analizës dhe Planit Kombëtar të Veprimit etj.

Përgjatë këtyre 14 muajve, tha më tej Xhafaj, komisioni ka përmbyllur dy fazat e para të tij dhe i ka dorëzuar Kuvendit dy dokumente parlamentare bazë: Dokumenti Analitik dhe Plani Kombëtar i Veprimit. Ai shpjegoi përmbajtjen e këtyre dokumenteve.

“Dokumenti Analitik për të tre fushat; Mirëqeverisja, Antikorrupsioni dhe Sundimi i Ligjit, është një dokument me 709 faqe dhe trajton të gjitha aspektet në 18 kapituj. Struktura e analizës është e organizuar në mënyrë të tillë që për çdo çështje të ofrohet një pasqyrë e situatës aktuale, duke shqyrtuar masat ligjore dhe institucionale të zbatuara. Për përgatitjen e kësaj analize, Ekspertët e Nivelit të Lartë kanë skanuar dhe analizuar mbi 15.000 faqe dokumente, analiza e raporte të ndryshme. Plani Kombëtar i Veprimit është një dokument që përcakton masa konkrete, horizontale dhe sektoriale, të cilat synojnë përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të Kuvendit, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë BE. Plani kombëtar i veprimit përmban 56 fusha tematike të cilat adresojnë çështjet kryesore me 238 masa konkrete, nga të cilat 78 janë nisma ligjore dhe 160 masa institucionale. Këto janë dy dokumente të rëndësishëm parlamentar, produkt i punës së komisionit. Ndërkohë që kemi hapur rrugën edhe për zbatimin e masave ligjore dhe institucionale të parashikuara në Planin Kombëtar të Veprimit. Ashtu siç bëmë jo më larg se dje në diskutimin dhe konsultimin publik të dy projektligjeve si masa institucionale të propozuara në Planin Kombëtar të veprimit të shtyllës antikorrupsion dhe siç do bëjmë me procesin që pason. Dokumenti Analitik dhe Plani Kombëtar i Veprimit të miratuar e të publikuar në faqen e komisionit, përbëjnë dokumente parlamentare me rëndësi dhe janë pjesë e përgjegjësive dhe angazhimit të strukturave të Kuvendit në fushat respektive”, tha Xhafaj.

Sa i përket të ardhmes së veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj tha se, bazuar edhe në diskutimet e deritanishme, mbështetur në Rezolutën e Kuvendit, por edhe në masat e propozuara në Planin Kombëtar të Veprimit, është e nevojshme që një Komision ose një nënkomision parlamentar i përhershëm ose një strukturë në nivel institucional që do gjykohet nga Parlamenti, të vijojë veprimtarinë e tij.

“Kjo për të vijuar me fazën e tretë të hartimit dhe miratimit të projektligjeve të identifikuara si masa nga Plani Kombëtar i Veprimit si pjesë e listës prioritare të ligjeve ashtu si dhe me vijimin e punës për realizimin e detyrës për kapitullin “III.3 – Konsolidimi i reformës në drejtësi”.  Dokumenti analitik e veçanërisht Plani Kombëtar i Veprimit bashkëngjitur janë dokumente parlamentare me vlera të shumanshme, efekti shumë pozitiv i të cilave do të përcaktohet nga shkalla e angazhimit për zbatimin e tij nga Kuvendi dhe strukturat e tij në legjislaturën e ardhshme 2025 – 2029 në funksion të ambicies sonë legjitime, Shqipëria 2030 në BE”, tha Xhafaj teksa në përfundim falënderoi kolegët deputetë pjesëmarrës në këtë komision, Grupin e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, Sekretariatin Teknik, stafin e Kuvendit dhe të gjithë aktorët që kanë marrë pjesë aktivisht në proceset e konsultimit dhe diskutimit, vendas dhe ndërkombëtar, përfaqësues të institucioneve publike, institucioneve të pavarura, shoqërisë civile, botën akademike, komuniteti i biznesit, qytetarë, që janë angazhuar në këtë proces dhe natyrisht gazetarët e lirë të medias që kanë përcjellë mbledhjet dhe janë përpjekur të pasqyrojnë me realizëm punën që është bërë”.

/gj.m/j.p/

The post Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumentet e Komisionit Antikorrupsion: Plan kombëtar veprimi që i shërben dhe negociatave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjenevë, Shqipëria pjesë e forumit global për mbrojtjen e konsumatorit

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mori pjesë në Konferencën e 9-të të UNCTAD, për çështjet e mbrojtjes së konsumatorit, e cila u zhvillua në Gjenevë, Zvicër.

Konferenca ndërkombëtare, e organizuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), mblodhi përfaqësues të lartë qeveritarë, ekspertë dhe institucione ndërkombëtare, për të diskutuar sfidat dhe politikat më të mira për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Kjo është hera e parë që Shqipëria bëhet pjesë e kësa konference.

UNCTAD, si një nga organet kryesore të OKB-së, promovon zhvillimin e qëndrueshëm, integrimin e vendeve në zhvillim në ekonominë globale, dhe politika gjithëpërfshirëse tregtare në funksion të mbrojtjes së konsumatorit.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin institucional për forcimin e mekanizmave kombëtarë për mbrojtjen e konsumatorit, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. /j.p.

The post Gjenevë, Shqipëria pjesë e forumit global për mbrojtjen e konsumatorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kiselova: Shqipëria, shteti kampion në rrugën drejt integrimit europian 

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Nataliya Kiselova e cilësoi me rëndësi të veçantë për shtetin bullgar, vizitën e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në Bullgari, teksa vlerësoi Shqipërinë, si shtetin kampion në rrugën drejt integrimit europian.

Në konferencën e përbashkët për mediet me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Kiselova tha se, “vizita e kryetares së Parlamentit shqiptar, është një shenjë e rëndësishme për shtetin bullgar. Vizita e saj, dëshmon për rëndësinë e madhe që i jep shteti bullgar, integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të rajonit në BE. Kjo dëshmon angazhimin e shtetit bullgar që të ndihmojë çdo shtet që synon anëtarësimin në BE”.

Kiselova deklaroi se, “Shqipëria është shteti kampion në rrugën drejt integrimit europian. Shqipëria ka hapur 24 prej 31 kapitujve të paraintegrimit dhe synon që deri në fund të këtij viti të hapë të gjithë kapitujt”.

Ajo bëri të ditur se, koncepti i shtetit bullgar është që çdo shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE, duhet të ketë meritat e veta dhe arritjet e veta personale, sipas kritereve të Kopenhagës në rrugën për në BE.

“Vizita e Spiropalit në vendin tonë vjen një ditë pasi erdhi Raporti për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Parlamenti Europian dhe kjo është një shenjë shumë e qartë sesi ne do të procedojmë në lidhje me dëshirën për anëtarësim në BE të çdo vendi të Ballkanit Perendimor”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Nataliya Kiselova.

Ajo shprehu mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Veç përkrahjes që ne do të sigurojmë në marrëdhëniet dypalëshe, ne do të jemi pranë Shqipërisë dhe do ta ndihmojmë në çdo hap drejt rrugës për në BE”, tha Kiselova.

Ajo u shpreh optimiste se bashkëpunimi ndërparlamentar mes dy vendeve do të vijojë edhe gjatë parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, që do të konstituohet në shtator, ndërsa i uroi suksese kryeministrit Edi Rama, në mandatin e 4-t në krye të qeverisë.

/e.xh//r.e//a.f/

The post Kiselova: Shqipëria, shteti kampion në rrugën drejt integrimit europian  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tryeza mbi sfidat dhe reformimin e RTSH, gazetarë dhe politikëbërës dakordësi për projektin e ri

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Radio Televizioni Shqiptar zhvilloi sot një tryezë diskutimi me drejtues dhe përfaqësues të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Edukimit Publik dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, ekspertë të medies, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe të organizatave vendase e të huaja.

Qëllimi kryesor ishte diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet televizioni publik dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen.

Drejtoresha e përgjithshme e televizionit publik shqiptar, Eni Vasili, u ndal tek gjendja ku ndodhet sot RTSH-ja, duke theksuar nevojën e një ndryshimi që do të mbështetet tek projekti i ri, që në qendër ka vendosjen e identitetit të RTSH-së.

Një ndër pikat e vizionit për reformimin, sipas Vasilit, është rritja e pagave për punonjësit e televizionit publik.

“Stafi i RTSH-së duhet të trajtohet me më shumë dinjitet, kushte pune të përmirësuara dhe trajtim më të mirë financiar. Ndërkohë RTSH-ja duhet të rikthehet në rolin e saj historik si një shkollë mediatike që formon dhe përgatit brezat e rinj”, tha Vasili.

Vasili tha se “çdo kanal i RTSH-së duhet të ketë profil tematik të mirëpërcaktuar, për të garantuar qartësi për publikun dhe për të rritur ndikimin në segmentet përkatëse të audiencës. Në përputhje me praktikat më të mira europiane për mediet publike, nevojitet që strukturimi për RTSH-në të ndjekë modelin ‘2 plus 7’: dy kanale bazë të përgjithshme, pra, RTSH 1 dhe RTSH 2, dhe 7 kanale tematike me funksione të qarta, ku çdo kanal të ketë identitet dhe strukturë programore të dedikuar”.

“Një programacion i bazuar në formate që kanë në fokus informacionin e përditshëm dhe temat aktuale, nga e hëna në të premte, do të reflektojë më mirë standardet e kërkuara. RTSH-ja duhet të orientohet drejt formateve që forcojnë ndërveprimin me publikun dhe të përfshijnë në programacion zëra nga të gjitha shtresat sociale, komunitetet etnike dhe fetare, në funksion të një medieje publike për të gjithë, duke mos lënë mënjanë argëtimin dhe zbavitjen nëpërmjet patentave të suksesshme ndërkombëtare”, deklaroi Vasili.

Nevojën për një reformë të qëndrueshme e nënvizoi edhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli.

Sipas tij, RTSH-ja ka nevojë urgjente për një formulë të re financimi. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe nënkryetari i Këshillit Drejtues, Petrit Beci, i cili më parë e ka drejtuar RTSH-në.

Në një klimë pozitive bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës, kryetarja dhe nënkryetarja e komisionit të medies, Ina Zhupa dhe Evis Kushi, shprehën njëzëri dakordësinë në mbështetje të projektit të frymës së re në RTSH.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi shprehu gatishmërinë për çdo lloj bashkëpunimi që RTSH mund të ketë nevojë, në mënyrë që të forcojë rolin dhe efektivitetin e saj, si një media e qenësishme në tregun audioviziv shqiptar.

“Marrëdhënia ligjore AMA-RTSH është e përcaktuar në ligjin organik të AMA-s. Në funksion të kompetencave të Autoritetit, një nga detyrat kryesore tonat është edhe monitorimi dhe zbatimi i kontratës midis dy institucioneve. Aktualisht ne jemi në fazën e ndryshimeve ligjore, përafrimin e mëtejshëm me aktet dhe legjislacionin europian, prandaj çdo nevojë a propozim për bashkëpunim nga ana e RTSH-së, qoftë edhe mbështetje për ndryshime të mëtejshme ligjore, janë të mirëpritur në AMA”, tha Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se “mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për të përmirësuar më tej bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen për përmbushjen e vizionit të drejtuesve të rinj për të ardhmen”.

Në tryezë ishin të pranishëm edhe ekspertë dhe figura të njohura gazetarisë televizive, të cilët e kanë nisur karrierën në RTSH dhe mbeten sot thellësisht të ndjeshëm ndaj problematikave të këtij institucioni.

Kjo konferencë gjithëpërfshirëse, që u shënjua me nota dhe mesazhe konstruktive, është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi më të gjerë dhe pozitiv për të adresuar sfidat e RTSH-së dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për medien publike shqiptare.

Tryezë dialogu e organizuar nga RTSH, mbi sfidat aktuale të institucionit dhe vizionin për të a...
1 nga 14

/k.s//r.e//a.f/

The post Tryeza mbi sfidat dhe reformimin e RTSH, gazetarë dhe politikëbërës dakordësi për projektin e ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akademia e Shkencave: Rrjet ndërkombëtar dhe rekomandime shkencore për politikëbërjen në fushën e shëndetit dhe mjedisit

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin George Mason (SHBA) dhe Collegium Ramazzini (Itali), organizoi Konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Shëndetit Publik dhe Mjedisit, nga data 30 qershor deri në 1 korrik.

Kjo konferencë është e para në vendin tonë, që fokusohet drejtpërdrejt në ndërthurjen e ndikimeve mjedisore dhe sfidave të shëndetit publik, duke shërbyer si një platformë bashkëpunimi ndërdisiplinor dhe ndërkombëtar.

Në konferencë morën pjesë mbi 70 referues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia dhe SHBA dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore hartuese dhe zbatuese të politikave në sektorë të ndryshëm që lidhen me administrimin e ujërave.

Akademiku Genc Sulçebe, drejtues i QKBGJ-së dhe akademiku Ilia Mikerezi, kryetar i Komisionit të biologjisë, drejtuan seancën e hapjes së veprimtarisë.

Veprimtarinë e përshëndeti zëvendëskryetari i ASHSH-së, akademiku Vasil Tole, në emër të Kryesisë. Ai foli për punën që kanë bërë qendrat dhe komisionet e përhershme të ASHSH-së për të mbështetur e zhvilluar një sërë projektesh që trajtojnë ndotjen mjedisore dhe ndikimin e saj në shëndet.

Tole theksoi se ASHSH-ja po luan një rol aktiv në koordinimin e projekteve kombëtare të kërkimit shkencor, në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe agjencitë e kërkimit shkencor e të inovacionit, për të garantuar që shkenca të vendoset realisht në shërbim të shoqërisë.

Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, theksoi se nëpërmjet kësaj veprimtarie krijohen mundësi për të ndarë përvoja, për të ndërtuar ura midis fushave që shpesh funksionojnë paralel, si dhe për të gjetur mënyra të reja për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e qytetarëve, por edhe të vetë vendimmarrësve që mjedisi mos të trajtohet si temë dytësore, por si pjesë e pandashme e shëndetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Konferencën e përshëndeti edhe Klodiana Marikaj, specialiste në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Ajo foli për strategjitë dhe politikat e menaxhimit të cilësisë së ajrit dhe masat e marra në përputhje me legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë zhvillimit të seancave plenare, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me rezultatet kërkimore të standardeve ndërkombëtare dhe të ndajnë përvoja mbi sfidat që paraqet monitorimi dhe menaxhimi i rreziqeve mjedisore për shëndetin publik, lidhur me cilësinë e ajrit, shqyrtimin e teknologjive dhe qasjeve për pastrimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura dhe përmirësimin e infrastrukturës sanitare, cilësinë dhe sigurinë ushqimore etj.

Ndër paraqitjet më të spikatura ishin: “Vlerësimi i rrezikut shëndetësor nga djegia e hapur e mbetjeve në Shqipëri”, nga prof. asoc. Edlira Baraj; “Studimi mbi ndikimin e ndotjes së ajrit në shfaqjen e artritit reumatoid”, nga Genc Sulçebe dhe dr. Arbi Pecani; “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në nivelin e imunitetit në Shqipëri dhe mësimet për të ardhmen”, nga Genc Sulçebe; “Ndikimi i pesticideve në fertilitet dhe shëndetin riprodhues”, nga prof. dr. Melissa Perry.

Konferenca arriti disa objektiva të rëndësishëm: Krijimin e një rrjeti ndërkombëtar bashkëpunimi mes shkencëtarëve të mjedisit e shëndetit publik; Identifikimin e sfidave dhe përparësive kërkimore në rajon në fushën e ndotjes mjedisore dhe shëndetit; Formulimin e rekomandimeve për përfshirjen e të dhënave shkencore në hartimin e politikave publike, si dhe bashkëpunimin institucional për aplikimin e qasjes “One Health” në Ballkanin Perëndimor.

1 nga 5

/k.s//r.e//a.f/

The post Akademia e Shkencave: Rrjet ndërkombëtar dhe rekomandime shkencore për politikëbërjen në fushën e shëndetit dhe mjedisit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Aktiviteti ekonomik u rrit me 3.4% në tremujorin e parë të vitit

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare për tremujorin e dytë.

Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko deklaroi sot në konferencën për mediet se “zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë vijuar të jenë pozitive gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2025. Aktiviteti ekonomik është rritur me ritme të qëndrueshme, inflacioni i çmimeve të konsumit është stabilizuar në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare janë shfaqur të qeta dhe kushtet e financimit mbeten akomoduese”.

Sipas tij, këto zhvillime kanë qenë në linjë me pritjet tona, ndonëse si ritmi i rritjes ekonomike dhe niveli i inflacionit ishin në kahun e poshtëm të tyre.

“Parashikimet për zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten pozitive. Vëllimi i aktivitetit ekonomik pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme të afërta me potencialin, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në fillim të vitit 2026. Megjithatë, sfidat nga mjedisi i jashtëm mbeten një faktor i rëndësishëm rreziku. Rritja e barrierave tregtare, pasiguritë mbi drejtimin e politikave ekonomike e tregtare, si dhe intensifikimi i konflikteve gjeopolitike po dobësojnë perspektivën e ekonomisë globale, duke krijuar rreziqe potenciale për zhvillimet në vend”, nënvizoi Sejko.

Në këtë kontekst, vijoi Sejko, duke synuar të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës e gjykoi të nevojshëm një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare në mbledhjen e sotme.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit qëndroi në një nivel mesatar prej 2.3% gjatë muajve prill – maj. Kjo ecuri u ndikua nga një inflacion më i lartë i çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, si dhe nga një inflacion më pak negativ i çmimit të naftës. Ndërkohë, çmimet e mallrave dhe shërbimeve të tjera kanë mbetur relativisht të qëndrueshme. Përtej luhatjeve afatshkurtra, inflacioni vijon të qëndrojë poshtë objektivit tonë, si pasojë e presioneve të dobëta nga mjedisi i jashtëm. Rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit, si dhe goditjet e përsëritura nga ana e ofertës, janë pasqyruar në norma të ulëta historike të inflacionit të importuar dhe të inflacionit të artikujve ushqimorë. Nga ana tjetër, presionet nga mjedisi i brendshëm shfaqen të qëndrueshme dhe mbeten në linjë me objektivin, si rezultat i një ekuilibri më të mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime”, tha Sejko duke shtuar se sipas të dhënave të Instat-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.4% në tremujorin e parë të vitit.

Sejko theksoi se “kjo rritje ishte me bazë të gjerë dhe u mbështet nga zgjerimi i konsumit, investimeve dhe kërkesës së huaj. Ky profil kërkese nxiti rritjen e aktivitetit ekonomik në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, ndërkohë që sektorët e industrisë dhe të bujqësisë vijuan të shfaqin tendenca tkurrëse”.

Guvernatori Sejko u shpreh se “rritja ekonomike u shoqërua me përmirësim të mëtejshëm të tregut të punës dhe të të ardhurave të familjeve. Punësimi në sektorin jobujqësor vijoi të rritet, norma e papunësisë zbriti në 8.7%, ndërsa rritja e pagave u përshpejtua në 9.6% gjatë tremujorit të parë të vitit. Ecuria e tregut të punës sugjeron se rritja ekonomike po shoqërohet me rritje të të ardhurave të familjeve shqiptare, por ajo vijon të mbetet një faktor rreziku për rritjen e kostove të prodhimit dhe të inflacionit në të ardhmen. Faktorët që mbështesin rritjen ekonomike paraqiten – në tërësi – të qëndrueshëm. Bilancet e shëndosha financiare të sektorit privat, mjedisi stimulues financiar dhe klima pozitive e besimit, po mbështesin rritjen e kërkesës së brendshme. Paralelisht me to, interesi për Shqipërinë si destinacion turistik dhe investimi – i pasqyruar në rritjen e numrit të vizitorëve dhe të investimeve të huaja direkte, – po mbështet rritjen e eksporteve shqiptare”.

Në veçanti, shtoi Sejko, ambienti financiar ka nxitur rritjen e ekonomisë, falë qëndrimit të kujdesshëm të politikës sonë monetare, qëndrim i cili ka arritur të balancojë kontrollin e presioneve inflacioniste me reduktimin e ndikimeve potenciale në ekonomi.

“Në pasqyrim të tij, normat e interesit të kredive qëndrojnë në nivele të ulëta, primet e rrezikut mbeten nën kontroll, ndërsa kursi i këmbimit ka shfaqur një qëndrueshmëri në rritje. Në të njëjtën kohë, qasja e bankave ndaj kreditimit ka vijuar të jetë pozitive, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi financiar të favorshëm. Si rezultat, kreditimi ka vijuar të rritet në mënyrë të qëndrueshme.  Portofoli i kredisë për sektorin privat u rrit me rreth 16.2% gjatë pesë muajve të parë të vitit, duke shfaqur një shpërndarje të mirë në segmentet kryesore të tij dhe një rritje të ndjeshme të kredisë për investime. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit të kredisë mbetet e lartë, me raportin e kredive me probleme që vijon të qëndrojë në nivele të ulëta, rreth 4.1%”, nënvizoi Sejko duke shtuar se trendi pozitiv i zhvillimeve në sektorin real dhe në tregjet financiare ofron një bazë solide për një rritje të shpejtë e të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare në të ardhmen.

Sejko tha se përditësimi i parashikimeve konfirmon pritjet tona të mëparshme për një rritje të ekonomisë pranë potencialit në horizontin afatmesëm.

“Kjo rritje do të vijojë të mbështetet nga kërkesa e brendshme, e përkrahur nga një treg i qëndrueshëm pune, nga klima pozitive e besimit, si dhe nga kushtet akomoduese të financimit. Kërkesa e huaj pritet të kontribuojë pozitivisht, kryesisht përmes rritjes së turizmit, ndonëse zgjerimi i këtij të fundit pritet të vijojë me një ritëm më të moderuar. Inflacioni parashikohet të kthehet gradualisht në objektiv, duke arritur nivelin 3% në fillim të vitit 2026. Kjo ecuri pritet të pasqyrojë normalizimin e inflacionit të importuar dhe presionet e qëndrueshme nga ekonomia e brendshme, në linjë me rritjen ekonomike pranë potencialit dhe pritjet e ankoruara për inflacionin”, theksoi Sejko.

Guvernatori Sejko u shpreh se “balanca e rreziqeve për inflacionin mbetet simetrike në afatin e mesëm. Në veçanti, tensioni gjeopolitik dhe vijimi apo intensifikimi i luftërave tregtare janë rreziqe të kahut të sipërm për inflacionin, ndërkohë që rënia e inflacionit në Eurozonë dhe një ecuri më e dobët e ekonomisë së saj në raport me pritjet përbëjnë rreziqe të kahut të poshtëm”.

“Nga ana tjetër, qëndrueshmëria në nivele të ulëta e inflacionit të huaj dhe të atij jobazë, vijojnë të gjenerojnë nivele më të ulëta inflacioni në raport me pritjet tona dhe paraqesin rreziqe të kahut të poshtëm në afatin e shkurtër”, tha Sejko.

/k.s//a.f/

The post Sejko: Aktiviteti ekonomik u rrit me 3.4% në tremujorin e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria mbështet një sistem financiar global të reformuar

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4) së bashku me liderët e mbledhur në Sevilje të Spanjës.

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës solli në vëmendje angazhimin e Shqipërisë dhe hapat e ndërmarra nga vendi ynë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit paraqiti vizionin e vendit tonë për nevojën e financimit për zhvillim si një mundësi që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe investim për qytetarët përmes politikave ekonomike të bazuara në drejtësinë sociale.

Duke iu referuar sfidave të shumta globale, Presidenti Begaj u shpreh për domosdoshmërinë e veprimeve të përbashkëta që i përkthen angazhimet në rezultate konkrete.

“Financimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të ketë në qendër mirëqenien e njerëzve. Politikat ekonomike dhe drejtësia sociale janë të pandara”, – theksoi Presidenti i Republikës, duke paraqitur gjatë fjalës së tij politikat e ndjekura nga vendi ynë.

“Në Shqipëri jemi të angazhuar në zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve, në zgjerimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e garantimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor dhe arsimor”, theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj foli për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar se procesi i financimit për zhvillim është më shumë se një agjendë në kuadrin teknik.

“Si një vend në zhvillim me orientim të qartë reformues, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, forcimin e qeverisjes demokratike dhe rritjen e llogaridhënies. Investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë digjitale dhe energji të rinovueshme janë kthyer në përparësinë tonë strategjike. Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën dhe paanshmërinë në sistemin tatimor, si dhe po punojmë në mënyrë të intensifikuar për të siguruar që shpenzimet publike të jenë të orientuara drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, shtoi ai.

Për vijimësinë e këtyre politikave, Presidenti Begaj vuri në dukje se asnjë vend, pavarësisht madhësisë apo ambicieve të tij, nuk mund të përballojë i vetëm barrën e financimit për zhvillimin. Presidenti theksoi rëndësinë e një  sistemi financiar global që nxit transformimin.

“Shqipëria i bashkohet gjithnjë e më shumë zërave në rritje për një arkitekturë financiare globale të reformuar që të jetë më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese dhe më e aftë për të përballuar krizat e shumta dhe të ndërlidhura që karakterizojnë kohën në të cilën jetojmë”, tha Begaj.

“Financimi për zhvillim nuk duhet të mbetet një slogan”, – deklaroi Kreu i Shtetit, duke u fokusuar te forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria njeh, gjithashtu, rolin thelbësor që ka bashkëpunimi rajonal në çlirimin e potencialit për financim të zhvillimit. Ne jemi aktivisht të angazhuar në nisma që forcojnë tregtinë rajonale, përmirësojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin ndarjen e dijes ndërmjet vendeve fqinje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tonë”, nënvizoi Begaj.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi se, Shqipëria do të mbetet një partnere aktive dhe konstruktive në komunitetin global të zhvillimit, duke besuar në rëndësinë e multilateralizmit, në fuqinë e bashkëpunimit dhe në të drejtën e çdo individi për të jetuar me dinjitet, larg varfërisë dhe frikës.

Presidenti Begaj zhvilloi në Sevilje takime me mbretin e Spanjës Filipi II dhe kryeministrin Pedro Sanchez, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres si dhe me krerë shtetesh, pjesëmarrës në konferencë.

1 nga 4

/gj.m//a.f//r.e/

The post Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria mbështet një sistem financiar global të reformuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meta njofton konferencë live me telefon nga burgu

By: user 4
26 June 2025 at 16:47

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të marrë sot nga GJKKO, duke e cilësuar procesin ndaj tij si një farsë me regji politike. Në një deklaratë publike, ai akuzon SPAK-un për ndërhyrje dhe përgjim të gjykatave, ndërsa shigjeton “Rilindjen” si burimin e akuzave që, sipas tij, formulohen nga tribuna politike e jo nga fakte ligjore.

Meta paralajmëron se beteja e tij do të vijojë në arenën ndërkombëtare, konkretisht në Gjykatën e Strasburgut, por edhe në opinionin publik shqiptar, ku ai synon të zbërthejë, siç thotë, ‘pretendimet qesharake të akuzës’.

Ai fton qytetarët të ndjekin sot, në orën 17:30, një prezantim të argumenteve kundërshtuese nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ndërsa nesër në orën 11:00, përmes një telefonate të hapur për mediat, Meta do të zhvillojë një konferencë live për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Postimi në FB:

Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e “Rilindjes”.

Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.

Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentat e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.

Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live.

Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë.

The post Meta njofton konferencë live me telefon nga burgu appeared first on Lapsi.al.

GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Nuk ka fuqi që mbyt të vërtetat e Ilirit, njofton konferencë për mediat nga burgu

26 June 2025 at 15:26

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest me burg” ndaj tij. Ai akuzon organet e drejtësisë për veprim të orkestruar politikisht dhe paralajmëron betejë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe në opinionin publik.

“Askush të mos çuditet nga një drejtësi me regji, ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku akuzat formulohen në tribunat e Rilindjes,” shkruan Meta.

Ai u bën thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ndjekin argumentet mbrojtëse të Partisë së Lirisë: Sot, në orën 17:30, përmes një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Nesër, në orën 11:00, për një konferencë live për media ku Meta do të përgjigjet nëpërmjet telefonit ndaj pyetjeve të gazetarëve.

“Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, përfundon ai mesazhin e tij.

The post GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Nuk ka fuqi që mbyt të vërtetat e Ilirit, njofton konferencë për mediat nga burgu appeared first on Sot News | Lajme.

GJKKO e la në burg, Meta njofton konferencë për mediat nga burgu: S’ka fuqi që mbyt të vërtetat e mia

By: V K
26 June 2025 at 15:38

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që la në fuqi masën “arrest me burg” ndaj tij.

Ai akuzon organet e drejtësisë, për veprim të orkestruar politikisht dhe paralajmëron betejë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe në opinionin publik.

“Askush të mos çuditet nga një drejtësi me regji, ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku akuzat formulohen në tribunat e Rilindjes”, shkruan Meta.

Ai u bën thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ndjekin argumentet mbrojtëse të Partisë së Lirisë: Sot, në orën 17:30, përmes një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Nesër, në orën 11:00, për një konferencë live për media, ku Meta do të përgjigjet nëpërmjet telefonit ndaj pyetjeve të gazetarëve.

“Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, përfundon ai mesazhin e tij.

The post GJKKO e la në burg, Meta njofton konferencë për mediat nga burgu: S’ka fuqi që mbyt të vërtetat e mia appeared first on Albeu.com.

IKTK në konferencën për arkeologjinë nënujore në Paris

24 June 2025 at 09:29

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Arkeologjia nënujore ishte tema qendrore e diskutimeve në konferencën e organizuar së fundmi nga UNESCO në Paris, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Konferenca ndërkombëtare u organizua në kuadër të Sesionit të 10-të të Shteteve Palë të Konventës së 2001 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore dhe Takimit të 16-të të Grupit Këshillimor Shkencor dhe Teknik (STAB).

Fokusi i diskutimeve ishte arkeologjia nënujore dhe sfidat që sjellin ndryshimet klimatike në ruajtjen e trashëgimisë kulturore nënujore.

IKTK u shpreh se, këto takime përforcojnë përpjekjet e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe këtij institucioni, për ngritjen e infrastrukturës institucionale dhe teknike në mbrojtje të pasurive nënujore shqiptare.

Pak muaj më parë një grup prej 4 specialistësh të IKTK mori pjesë edhe në një trajnim në Ulqin, për Arkeologjinë Nënujore dhe Digjitalizimin e Pasurisë Kulturore Nënujore, me qëllim përmirësimin e kapaciteteve profesionale në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë nënujore shqiptare.

Arkeologjia nënujore është rikuperimi i informacionit nga artefaktet e zhytura dhe vendet nënujore për interpretimin e kulturave të së kaluarës njerëzore. Artefaktet japin informacion në lidhje me sjelljen njerëzore si në natyrën e objekteve ashtu edhe në shpërndarjen e tyre të saktë në det.

/a.f/

The post IKTK në konferencën për arkeologjinë nënujore në Paris appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Raporti për farsën elektorale gati, shkeljet tek institucionet vëzhguese të 11 majit

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot gjatë një konference me gazetarët, se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë elektorale, duke paralajmëruar, sipas tij, fakte të reja.

Berisha tha se, Partia Demokratike nuk do ta njohë kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, të cilat i konsideroi si një farsë të mbështetur në krim dhe drogë.

“Deklaroj edhe njëherë se rezultati i këtyre zgjedhjeve të bazuara në krimin, drogën dhe farsën nuk do njihet kurrë. Denoncoj përsëri njoftimin që bëri paraprakisht klani Troplini për t’u larguar, njeriu që mbajti në xhep për 20 ditë, urdhër-arrestin ndërkombëtar të tyre, të firmosur nga gjykatësi dhe që pranoi të ndryshojë edhe mbiemrin dhe të quhet jo më Duman, por Troplin”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se raporti për farsën elektorale është në tërësi gati, shkeljet i janë dërguar institucioneve që vëzhguan zgjedhjet

“95 për qind e tij është dërguar pranë institucioneve që vëzhguan zgjedhjet. Pastaj kjo do kompletohet dhe do dërgohet si libër”, deklaroi Berisha.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me procesin e rinumërimit të votave, kreu i PD, theksoi se, kjo nuk është një kërkesë primare e PD-së, por një kërkesë e bërë nga kandidatët dhe e mbështetur nga partia.

Sipas Berishës, kjo është një nevojë e ngritur nga qytetarët dhe kandidatët për transparencë. Sipas tij, Partia Demokratike është e përqendruar në kontrollin e legjitimitetit të zgjedhjeve, të cilat i cilësoi si një farsë të shëmtuar dhe të parapërgatitur. Ai përmendi tre linja hetimi që, sipas tij, po ndjek PD: pamjet filmike që zbulojnë manipulime, mënyra e administrimit të qendrave të votimit dhe materialeve zgjedhore, si dhe shqyrtimi i kërkesave të kandidatëve opozitarë.

Gjatë konferencës, Berisha paralajmëroi publikimin e të tjera fakteve lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

“Treni bullgar është mekanizëm universal. Dy janë mekanizmat me fletën e votimit, treni bullgar dhe ai që përdor Putini që shpërndan fletën e votimit para votimeve dhe ata vijnë me fletë në xhep dhe votojnë. Pastaj, mos harroni se nuk ka filluar akoma të flas laptopi”, tha Berisha.

/e.i/j.p/

The post Berisha: Raporti për farsën elektorale gati, shkeljet tek institucionet vëzhguese të 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

By: user7
19 June 2025 at 14:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencën e tij për mediat se zgjedhjet e 11 majit kishin tipar kryesor, rolin e karteleve të drogës dhe organizatave kriminale.

Ai tha se deputeti i zgjedhur në qarkun e Durrësit, Arkend Balla për të cilin tha se mund të bëhet dhe ministër i Brendshëm, është i lidhur me këtë kartel. Më tej, Berisha tha se Balla ka qenë i punësuar në një nga kompanitë e atyre që janë pjesë e këtij karteli.

“Farsa elektorale e 11 Majit 2025, kishte si njërin nga tiparet më kardinale, rolin përcaktues të karteleve të drogës dhe organizatave kriminale. Është bërë i njohur, i famshëm përfaqësuesi i kartelit Troplini, kartelit më të madh të kokainës në Europë, pas spostimit nga vendet e tjera dhe zotërimit nga ky kartel të portit të Durrësit. Përfaqësuesi i këtij karteli dhe Edi Ramës, Arkend Balla, i parashikuar si ministër i Brendshëm, njeriu që mori 5200 vota më shumë se Edi Rama në qarkun e Durrësit, është i lidhur shpirt dhe xhep me këtë kartel.

Nga leximi i dokumenteve të tij, Arkend Balla, i cili pas largimit të një deputeti të PS, u fut në parlament, ka deklaruar veten të punësuar vetëm në universitetin e Durrësit. Por, po të shihet me kujdes deklarata e pasurisë së tij, rezulton se nga data 1 qershor e vitit 2021 deri me datën 5.8.2023, famozi Arkend Balla, ka qenë i punësuar në kompaninë Nisatel. Kompania Nisatel, një nga ortakët themelues ka Sidrit Danajn, i cili sot zotëron 100 përqind të aksioneve. Kjo është një kompani që ofron shërbime interneti, telekomunikacioni, televizioni. Për periudhën 2015-2025, kjo kompani ka përfituar nga institucionet shtetërore 900 mijë euro pagesa. Nisatel është një kompani që adresën primare ku ushtron aktivitetin e ka në Vlorë, dhe kjo pas hulumtimeve, është gjetur se si Arkend Balla u përzgjodh nga kjo kompani për t’u punësuar pranë saj.”, tha Berisha.

The post Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve appeared first on Lapsi.al.

“Në mbështesim kërkesën e kandidatëve”/ Rinumërimi i votave, flet Berisha: Procesi nuk është kërkesë primare e PD-së

19 June 2025 at 13:42

Berisha tha se rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve e mbështetur nga PD për transparencë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me procesin e rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 11 Majit.
Sakaq ai theksoi se rinumërimi nuk është një kërkesë primare e PD.

“Kërkesa e PD ka të bëjë me legjitimitetin e zgjedhjeve dhe unë mund tu them se 3 janë linjat kryesore të kontrollit që ne bëjmë”, theksoi kryedemokrati.

Sali Berisha:

Numërimi i votave është kërkesë e kandidatëve e mbështetur nga PD për transparencë. Nuk është një kërkesë primare e PD, jo dhe jo, ta ketë të qartë çdo njeri. Kërkesa e PD ka të bëjë me legjitimitetin e zgjedhjeve dhe unë mund tu them se 3 janë linjat kryesore të kontrollit që ne bëjmë.

Së pari kamerat, që kanë zbuluar në mënyrë të përsëritur trenin bullgar. Kanë zbuluar akte më të shëmtuara që damkosin farsën, një proces i paligjshëm. 

E dyta janë administrimi i qendrave të votimit, kutive të votimit, materialeve të votimit dhe proces verbaleve të votimit.

E treta janë plotësimi i kërkesa të kandidatëve tanë që kanë pretendimet e tyre dhe ne kurrë nuk mund që të mos mbështesim transparencën. Çdo ditë do faktojmë para jush se çfarë farsë e shëmtuar është bërë më 11 maj.

The post “Në mbështesim kërkesën e kandidatëve”/ Rinumërimi i votave, flet Berisha: Procesi nuk është kërkesë primare e PD-së appeared first on Sot News | Lajme.

Hodaj në Zagreb: Shqipëria, rezultate konkrete në frenimin e migracionit të paligjshëm

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj mori pjesë sot në punimet e Konferencës së Ministrave të Brendshëm të Forumit të Salzburgut, që u zhvillua në Zagreb (Kroaci).

Shtetet pjesëmarrëse në këtë konferencë nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar për pengimin e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

Zv.ministri Hodaj nënvizoi në fjalën e tij se “Shqipëria ka arritur rezultate konkrete pozitive dhe është plotësisht e angazhuar në frenimin e migracionit të paligjshëm dhe ndjekjen, hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që nxisin e shfrytëzojnë kontrabandimin e qenieve njerëzore drejt vendeve të Bashkimit Europian”.

Forumi i Salzburgut, si një platformë sigurie e vendeve të Europës Qendrore, bazohet në iniciativën e Ministrisë së Brendshme Federale të Austrisë dhe vlerëson kontributin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për trajtimin e fenomeneve të rëndësishme të sigurisë publike.

1 nga 4

/m.m/a.f/r.e/

The post Hodaj në Zagreb: Shqipëria, rezultate konkrete në frenimin e migracionit të paligjshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Davkova: Rruga drejt së ardhmes europiane përmes bashkëpunimit rajonal

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova theksoi sot në Tiranë se “mbështesim integrimin e përbashkët dhe tregut tonë në Bashkimin Europian”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Bajram Begaj dhe Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, pas samitit të SEECP-së që u mbajt sot në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Davkova tha se “integrimi në BE duhet të lidhet me reformat dhe kjo na jep mundësi  për planin e rritjes. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që rruga drejt së ardhmes europiane ecën ndërmjet bashkëpunimit rajonal”.

Ajo shprehu mirënjohje për solidaritetin e treguar. “Ne nuk do ta harrojmë kurrë atë solidaritet, një humanitet dhe një kujdes të tillë”, tha Davkova.

Davkova u shpreh se “mesazhi është që ne nuk duhet të bëhemi një periferi gjeoekonomike, ne na duhet bashkëpunim në kuptimin e infrastrukturës, energjisë, digjitalizim sepse nëpërmjet bashkëpunimit do të ndërtojmë një rajon më konkurrues”.

Më tej presidentja Davkova e vuri theksin tek depopullimi i Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia e Veriut po haset me eksod dhe depopullim. Të rinjtë po largohen nga vendet tona dhe kjo në fakt është një tendencë e konsiderueshme, kjo ndodh jo vetëm në ekonomi, por edhe ne duhet që t’i mbajmë ata në vendet tona”, theksoi Davkova.

Davkova tha se “nuk duhet të presim që të respektohemi nëse nuk respektojmë njëri-tjetrin. Sa më të bashkuar të jemi aq më rezistentë do të jemi karshi sfidave. Besoj në unitetin rajonal dhe bëj thirrje për një zë të fuqishëm rajonal, që do të japë formë të ardhmes tonë në Europë”.

/k.s/j.p/

The post Samiti i SEECP-së në Tiranë, Davkova: Rruga drejt së ardhmes europiane përmes bashkëpunimit rajonal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“BE jep 1 mld euro”/ Konferenca e OKB-së: Një kthesë për mbrojtjen e oqeaneve të botës

15 June 2025 at 13:01

Në Nicën franceze po zhvillohet Konferenca e tretë e Oqeaneve e OKB-së. Ndryshimi i klimës, plastika, peshkimi i shfrenuar- të gjitha këto i kanë shtyrë ekspertët të flasin për “stress” të deteve dhe oqeaneve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka kërkuar që krerët e shteteve dhe qeverive të nënshkruajnë një traktat i cili t`u lejojë vendeve të krijojnë zona detare të mbrojtura në ujërat ndërkombëtare.

Konferenca e Tretë e OKB-së për Oqeanet e mbajtur në Nice të Francës, ka ngjallur shpresa të mëdha, edhe pse sërish ka dyshime nëse angazhimi global për mbrojtjen e 30% të oqeaneve deri në 2030-tën, do të jetë i mjaftueshëm.

Peshkimi i paligjshëm, ndotja nga plastika dhe rritja e temperaturave të detit kërcënojnë ekosistemet e brishta dhe njerëzit që varen prej tyre. Rezervat e peshkut po bien, nivelet e detit po rriten dhe oqeanet po bëhen më acidikë. Në Nice, BE-ja ofroi 1 miliard euro për financimin e projekteve të oqeaneve.

“Ne do të përpiqemi ta përgjysmojmë ndotjen nga plastika dhe lëndët ushqyese brenda pesë viteve. Kjo mund të arrihet. Miqtë e mi, kjo është një përpjekje të cilët duhet medoemos ta bëjmë”, tha Ursula von der Leyen.

Pjesë të mëdha të jetës nënujore janë të rrezikuara, sepse Toka po ngrohet. Me rritjen e vazhdueshme të temperaturës koralet shpërbëhen dhe vdesin. Ndërkohë janë të prekura rreth 84% e të gjithë shkëmbinjve koralorë në mbarë botën. Nëse detrat krahasuar me periudhën paraindustriale do të ngroheshin me 1,5 gradë, shumica e koraleve do të asgjësoheshin.

“Ngrohja me 2 gradë Celsius do të nënkuptonte shkatërrimin e pakthyeshëm”, thonë ekspertët. Rezultatet e studimeve të reja tregojnë, se ndërkohë deti po ngrohet deri në një thellësi prej 2.000 metrash, e kjo po pakëson oksigjenin për planktonin, peshqit dhe gjitarët e detit.

The post “BE jep 1 mld euro”/ Konferenca e OKB-së: Një kthesë për mbrojtjen e oqeaneve të botës appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025 në Paris me “Albania Future Now”

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Nën moton “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet në datat 11- 14 qershor, në “VivaTech 2025”, konferenca më e e madhe në Europë për teknologjitë e avancuara, bizneset inovatore dhe startup-et.

Me pjesëmarrjen e saj në “VivaTech 2025”, Shqipëria konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e hartës globale të inovacionit.

Ky është dhe misioni i fushatës “Innovation Now”, i mbështetur nga EU4Innovation dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim promovimin, në tregun kombëtar e ndërkombëtar, të ekosistemit të inovacionit shqiptar.

Në këtë skenë ndërkombëtare të inovacionit, po prezantohen katër aktorë kyç të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik: dy parqet teknologjike Durana dhe TEDA, Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) dhe AIDA.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Informacionit, Blendi Gonxhja, në fjalën e tij theksoi se Shqipëria është në një moment të shkëlqyer për të tërhequr investime të huaja.

“Jemi në momentin tonë më të mirë sa i takon edhe motos sonë: “Albania Future Now”, por gjithashtu edhe në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, sektorë që janë shumë të rëndësishëm për ekonominë digjitale. Flasim me një gjuhë të unifikuar dhe një ofertë konkuruese, siç janë parqet si ‘Durana Tech’ dhe ‘TEDA Tirana’, si dhe mundësitë që ofrojnë zonat e lirë ekonomike, përveç informacionit dhe mbështetjes që ofron AIDA për ata që duan të investojnë në Shqipëri në këto fusha dhe sektor”, tha ai.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e pranishme në konferencë tha se me mbështetjen e qeverisë dhe vizionin e ekosistemit tonë të startup-eve, po promovojmë talentet e reja dhe vendin tonë si një pikë referimi për investitorët ndërkombëtarë.

I pranishëm ishte edhe ministri për Pushtetin Vendor Arbian Mazniku.

Në “VivaTech 2025”, Shqipëria jo vetëm që po prezanton projektet më të rëndësishme kombëtare, por edhe po ndërton ura bashkëpunimi me aktorë ndërkombëtarë, startup-e dhe investitorë të mëdhenj.

E themeluar në vitin 2016 nga Publicis Groupe dhe Groupe Les Echos, VivaTech është kthyer në një pikë takimi të domosdoshme për liderët e së ardhmes. /a.gj/ /a.g/

1 nga 3

The post Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025 në Paris me “Albania Future Now” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Senatori amerikan nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë dhe i vendos prangat

By: Mirgen
12 June 2025 at 22:25

Gjatë një konference për shtyp me Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, senatori i Kalifornisë Alex Padilla u largua me forcë pasi e ndërpreu sekretaren. “Ai u përpoq t’i bënte një pyetje sekretares dhe u largua me forcë nga agjentët federalë, u detyrua të shtrihej përtokë dhe iu vunë prangat”, tha një zëdhënës i senatorit […]

The post Senatori amerikan nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë dhe i vendos prangat appeared first on BoldNews.al.

I vihen prangat Senatorit Amerikan/ Nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë, çfarë ndodhi?

12 June 2025 at 22:12

“Ai u përpoq t’i bënte një pyetje sekretares dhe u largua me forcë nga agjentët federalë, u detyrua të shtrihej përtokë dhe iu vunë prangat”, tha një zëdhënës i senatorit demokrat.

Gjatë një konference për shtyp me Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, senatori i Kalifornisë Alex Padilla u largua me forcë pasi e ndërpreu sekretaren.

Ndërsa Padilla u shpreh se “Isha atje në paqe. Në një moment më lindi një pyetje, dhe kështu fillova të bëja pyetje. U nxorra menjëherë me forcë nga dhoma. Më detyruan të shtrihesha përtokë dhe më vunë prangat. Nuk u arrestova. Nuk u ndalova”.

Noem, e cila foli për imigracionin dhe protestat në Los Angeles, vazhdoi t’u drejtohej gazetarëve dhe oficerëve të zbatimit të ligjit. Më vonë ajo komentoi për shkarkimin e tij duke thënë se do të bisedonte me senatorin.

Një deklaratë në llogarinë X të Departamentit të Sigurisë Kombëtare i quajti veprimet e senatorit “teatër politik”, duke thënë se Padilla nuk e identifikoi veten dhe se agjentët e shërbimit sekret amerikan në dhomë “menduan se ai ishte një sulmues” dhe “vepruan në mënyrë të përshtatshme”.

The post I vihen prangat Senatorit Amerikan/ Nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë, çfarë ndodhi? appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌