Arrestohet 43-vjeçari që ndezi zjarr në Drashovicë
TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar në fshatin Drashovicë, Selenicë, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr pas një konflikti me një bashkëfshatar.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi E. B., 43 vjeç, banues në Drashovicë, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e mbjellë me ullinj dhe u rrezikuan bagëtitë e imta të këtij të fundit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin. Strukturat e Policisë së qarkut vijojnë punën për identifikimin dhe ndëshkimin e çdo autori të zjarrvënieve.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënie ose paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
/a f/
The post Arrestohet 43-vjeçari që ndezi zjarr në Drashovicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.