Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në pranga 42-vjeçari në Shkodër, u kap dy ᾱrmë, silenciᾱtor dhe kokᾱinë

By: user 11
1 July 2025 at 09:47

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e tij blutë sekuesetruan 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator, municion luftarak dhe doza kokaine.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, banues në fshatin Kryebushat, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gj. M., 42 vjeç.

Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit”,njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

The post Në pranga 42-vjeçari në Shkodër, u kap dy ᾱrmë, silenciᾱtor dhe kokᾱinë appeared first on Lapsi.al.

Plagoset me armë zjarri 26-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim autori

23 June 2025 at 07:53

Një 49-vjeçar në Shkodër është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me armë zjarri një 26-vjeçar.  Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në lagjen “Perlat Rexhepi”. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagoset me armë zjarri 26-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim autori appeared first on Euronews Albania.

Dyshohen për kultivimin e 400 bimëve narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër

By: Besnik
21 June 2025 at 11:02

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër, të dyshuar për kultivimin e 400 bimëve narkotike, të zbuluara gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më 29 prill 2025, në fshatin Sheldi.

Në njoftimin e saj, Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Sheldija” janë kapur dhe janë vënë në pranga E. F., 28 vjeç, dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi pasi gjykata kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i plotë i policisë

“Finalizohet operacioni “Sheldija” për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike.

Vihen në pranga dy vëllezërit, ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, siguruan informacion dhe prova për autorët e dyshuar të bimëve narkotike në fshatin Sheldi.

Bazuar në këto prova, Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy vëllezërit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sheldija”, u kapën dhe u vunë në pranga:

  1. F., 28 vjeç dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi.

Nga hetimi dhe veprimet në terren, rezulton se E. F. dhe M. F. dyshohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike, të zbuluara nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më datë 29.04.2025, në fshatin Sheldi.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyshohen për kultivimin e 400 bimëve narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Atmosferë fantastike në Festivalin e Këngës për Fëmijë në Shkodër

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Në sheshin përpara teatrit “Migjeni” në Shkodër u zhvillua dje nata e dytë e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

Në skenë u prezantuan 15 këngë të reja në kategorinë “Junior” dhe “Të vegjlit” duke konfirmuar potencialin artistik të fëmijëve pjesëmarrës të festivalit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturvs dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përcolli momente nga ky aktivitet.

“Pak nga atmosfera fantastike e festivalit të fëmijëve në Shkodër”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Në natën e parë u prezantuan 14 këngë të reja, duke i dhënë jehonë talenteve të rinj nga mbarë trojet shqiptare.

Ky festival bashkon zëra të mrekullueshëm të vegjëlish nga gjithë trojet shqipfolëse, në ngjarjen kulturore më të rëndësishme të fëmijëve dhe në eventin më jetëgjatë muzikor në Shqipëri.

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit ndërsa sjell vit pas viti pasion dhe krijimtari.

The post Atmosferë fantastike në Festivalin e Këngës për Fëmijë në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 1 mijë rrënjë, zbulohet parcela me kanabis në Shkodër

By: user 5
31 May 2025 at 16:37

Janë gjetur dhe asgjësuar 777 fidanë dhe 382 bimë narkotike kanabis në disa fshatra të Shkodrës ditën e sotme. Mësohet se në vijim të operacionit policor të koduar ‘Koordinata’, policia ka asgjësuar 1233 bimë kanabisi të kultivuara në Shalë, Pult, Postribë dhe Shkrel, ndërsa ende nuk dihen autorët. Bëhet me diije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për Inspektorin e Pyjeve me iniciale A. M dhe Rojen Mjedisore me iniciale L. A. Sakaq vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

NJOFTIMI:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Postribë 777 fidanë dhe 382 bimë narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M dhe Rojen Mjedisore shtetasin L. A. Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 74 bimë kanabis. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

The post Mbi 1 mijë rrënjë, zbulohet parcela me kanabis në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

Numërimi në Shkodër drejt mbylljes, si ndahen mandatet

By: Besnik
13 May 2025 at 23:32

Vijon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Shkodrës, ku janë numëruar pothuajse të gjitha kutitë, dhe kanë mbetur vetëm dy kutitë e fundit.

Nga numërimi i 403 kutive të votimit nga 405 në total, Partia Demokratike ka siguruar 39,157 vota, duke siguruar 5 mandate. Partia Socialiste ka marrë 36,620 vota, që përkthehen në 4 mandate, ndërsa PSD ka siguruar 16,104 vota, të cilat i mundësojnë 2 mandate. P

Partitë e tjera nuk e kanë kaluar pragun për të marrë mandate në qarkun e Shkodrës.

Shifrat për qatkun e shkodrës Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 36,904 vota (40.01%); Lëvizja Bashkë me 462 vota (0.50%); Lëvizja Atdheu me 56 vota (0.06%); Partia Koalicioni Euroatlantik me 1,652 vota (1.79%); Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1,372 vota (1.49%); Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare me 80 vota (0.09%); Partia Aleanca Demokracia e Re me 26 vota (0.03%); Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 100 vota (0.11%); dhe Partia Mundësia me 1,082 vota (1.17%).

Këto janë rezultatet e përkohshme dhe numërimi vazhdon, me kutitë e mbetura që mund të sjellin ndryshime të vogla.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Numërimi në Shkodër drejt mbylljes, si ndahen mandatet appeared first on Euronews Albania.

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Shkodër

By: user 5
10 May 2025 at 16:16

Gjatë ditës së sotme la nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 2, që përfshin zonën e Dukagjinit dhe Njësitë Administrative të Bashkisë Shkodër. Mësohet se deri tani nuk ka asnjë problematikë sa i takon procesit të shpërndarjes.

Këtë të shtunë të 10 majit vendi ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri.

The post Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

PD mbyll fushatën në Shkodër, Berisha shpall prioritetet për ekonominë dhe arsimin

By: Besnik
8 May 2025 at 20:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Shkodrës, në kuadër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në një fjalim të gjatë dhe të detajuar, Berisha prezantoi angazhimet kryesore të koalicionit për qeverisjen e ardhshme, me fokus te ekonomia, arsimi, mbështetja për të rinjtë dhe ulja e kostove të jetesës ndërsa i cilësoi zgjedhjet e 11 majit si vendimtare për demokracinë dhe lirinë.

“11 maji do të jetë dita e shpirtit liridashës të Shkodrës, e qytetarëve që nuk janë përkulur kurrë përballë padrejtësive. Do të rikthejmë paratë tek qytetarët. Minimumi jetik do të jetë 200 euro, paga minimale 500 euro. Do të vendosim kartën e konsumatorit, ku ata që kanë të ardhura të ulëta do të përfitojnë ulje prej 20% për produktet ushqimore”, tha Berisha.

Ai gjithashtu premtoi masa të forta për lehtësimin e biznesit të vogël: “Çmimi i energjisë do të ulet në 6 lekë për kWh nga 18 që është sot. Tarifa e ujit do të përgjysmohet. Hapësirat publike për bizneset do të jenë pesë herë më të lira.”

Ai shtoi se universitetet do të jenë në partneritet të ngushtë me sipërmarrjet, ndërsa për të rinjtë që duan të nisin biznese të reja, do të krijohet një fond prej 10 milionë eurosh.

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu dedikua kritikës ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha e akuzoi këtë të fundit për mashtrime sistematike dhe për përçmim ndaj qytetarëve të Shkodrës. “Edi Rama erdhi në këtë qytet me një thes me gënjeshtra. Mendon se mund t’i mashtrojë shkodranët, por ai flet si Maduro i Venezuelës, me arrogancë dhe fyerje”, deklaroi ai.

Kryedemokrati paralajmëroi gjithashtu grupet kriminale që, sipas tij, po përpiqen të ushtrojnë presion mbi votuesit: “Mos guxoni të kërcënoni qytetarët apo komisionerët. Do t’ju përgjigjemi siç nuk ua pret mendja.”

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, i cili dha një mesazh të qartë mbështetjeje për Berishën dhe thirrje për ndryshim.

“SHBA-të kanë besim tek Sali Berisha, një lider që ka ndërtuar marrëdhënie historike me aleatët amerikanë”, deklaroi LaCivita.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD mbyll fushatën në Shkodër, Berisha shpall prioritetet për ekonominë dhe arsimin appeared first on Euronews Albania.

Detaje nga aksioni i SPAK në Shkodër: Sekuestrohen para, tollona dhe lista me emra

By: Besnik
8 May 2025 at 20:38

Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me aksionin e zhvilluar nga SPAK në këtë qark në lidhje me krimet zgjedhore.

Sipas Policisë, është organizuar operacioni i koduar “Premtimi”, ku është ekzekutuar vendimi i GJKKO-së për kontroll fizik ndaj 6 shtetasve në Shkodër dhe ndaj 9 automjeteve të tyre.

Sipas Policisë, pas kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar, si prova materiale, 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (në euro dhe lekë), si dhe tollona karburanti.

Aksioni i SPAK në Shkodër u zhvillua në kuadër të goditjes se veprave penale që lidhen me manipulimin apo cenimin e integritetit të procesit zgjedhor.

Njoftimi i policisë

“Në bashkëpunim me SPAK, Policia e Shtetit po bën një punë intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve ku është zhvilluar në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit të koduar “Premtimi”.

Në bashkëpunim me BKH-në, janë zbatuar vendimet për kontroll personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve, ndërsa pas këtyre kontrolleve janë sekuestruar celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që iu gjetën këtyre shtetasve.

Në kuadër të kësaj faze është ekzekutuar vendimi i datës 07.05.2025, i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontroll fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve:

F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

  • automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;
  • automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;
  • automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;
  • automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;
  • 2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;
  • 3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (në euro dhe lekë), si dhe tollona karburanti.

Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Detaje nga aksioni i SPAK në Shkodër: Sekuestrohen para, tollona dhe lista me emra appeared first on Euronews Albania.

Pasi vrau gruan preu damarët, publikohet fotot e çiftit amerikan në Shkodër

By: Besnik
2 May 2025 at 11:44

Në këto foto që shihni, është shtetasja amerikane S.S. me bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se e ka vrarë atë në një banesë në qytetin e Shkodrës.

Çifti ishte nga Florida dhe ndodheshin për pushime në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament të marrë me qira, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.

Turisti amerikan ka goditur me thikë partneren e tij, e cila ka gjetur vdekjen, ndërkohë që ai është dërguar me ambulancë në spital pasi ka pësuar dëmtime të lehta, në duar, nga mjeti prerës.

Brendon Saporito me gruan e tij Sandra Saporito

Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se turisti ka qenë në gjendje të dehur.

“Rreth orës 10:15, në rrugën ‘At Shtjefën Gjeçovi’, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S.S. Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjetet prerëse”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pasi vrau gruan preu damarët, publikohet fotot e çiftit amerikan në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Aksidenti tragjik në Shkodër, arrestohet 70-vjeçarja që përplasi për vdekje këmbësoren

20 April 2025 at 10:44

Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku një aksident automobilistik i ka marrë jetën një gruaje 65-vjeçare.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “3 Heronjtë”, ku një automjet ka përplasur këmbësoren L. N., 65 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës si pasojë e plagëve të marra.

Policia bëri të ditur se ka arrestuar drejtuesen e automjetit, shtetasen E. N., 70 vjeçe, e cila akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, pë r një aksident në lagjen ‘3 Heronjtë’, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen E. N., 70 vjeçe, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’. 70-vjeçarja, duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

The post Aksidenti tragjik në Shkodër, arrestohet 70-vjeçarja që përplasi për vdekje këmbësoren appeared first on Sot News | Lajme.

Drogë me postë nga SHBA në Shkodër e Tiranë/ Arrestohen marrësit, në kërkim pritësit

By: Besnik
18 April 2025 at 10:59

Policia e Shtetit ka goditur dy raste të trafikimit të Cannabis-it me përqindje të lartë të Tetrahydrocannabinolit me postë nga SHBA drejt Shqipërisë.

Gjatë dy opercioneve të policisë janë arrestuar në flagrancë tre shtetas të cilët sapo kishin marrë pakot me rreth 1.6 kg lëndë narkotike në degët postare të Tiranës dhe Shkodrës.

Policia ka arrestuar marrësit e drogës në pikat postare, ndërsa ka shpallur në kërkim pritësit e pakove.

  1. Gjatë operacionit “Pako 1”, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 24 vjeç, dhe A. Xh., 55 vjeç, të cilët po merrnin një pako me rreth 522 gramë Cannabis, me përqindje të lartë të Tetrahydrocannabinolit, në një degë postare në Tiranë. Dyshohet se droga ishte trafikuar nga SHBA.

Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi B. F., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

  1. Gjatë operacionit “Pako 2”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 19 vjeç, i cili po merrte në një degë postare në Shkodër një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, me përqindje të lartë të Tetrahydrocannabinolit, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.

Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi G. P., 23 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

 

Njoftimi i policisë

DVP Tiranë/Finalizohen për 24 orë, 2 operacionet e rradhës kundër trafikimit nga ShBA, të Cannabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë.

Operacionet, rezultat i 2 hetimeve proaktive, të ndjekura nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës.

Arrestohen në flagrancë, sapo morën pakot me rreth 1.6 kg lëndë narkotike në degë postare në Tiranë dhe në Shkodër, 3 shtetas.

Policia identifikon 2 porositësit dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Sekuestrohen 2 pakot me lëndë narkotike, 3 celularë dhe 1 motomjet.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Prokuroria e Tiranës, u finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Rinas, Degën Qendra Tranzite të Postës Shqiptare dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, operacionet policore antidrogë, të koduara “Pako 1” dhe “Pako 2”.

  • 1. Gjatë operacionit “Pako 1”, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 24 vjeç dhe A. Xh., 55 vjeç, duke marrë në një degë postare në Tiranë, një pako me rreth 522 gramë Cannabis, me përqindje të lartë të Tetrahydrocannabinolit, që dyshohet se ishte trafikuar nga ShBA.

Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi B. F., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

  • 2. Gjatë operacionit “Pako 2”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 19 vjeç, duke marrë në një degë postare në Shkodër, një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, me përqindje të lartë të Tetrahydrocannabinolit, që dyshohet se është trafikuar nga ShBA.

Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi G. P., 23 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këto raste.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Drogë me postë nga SHBA në Shkodër e Tiranë/ Arrestohen marrësit, në kërkim pritësit appeared first on Euronews Albania.

Specialistët e trashëgimisë kulturore stërviten për mbrojtjen e monumenteve në raste fatkeqësish natyrore

17 April 2025 at 08:05

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ishte pjesë e projektit Flood North Alb, që synon përmirësimin e përgatitjes dhe të kapaciteteve të reagimit të mbrojtjes civile ndaj fatkeqësive natyrore.

Në kuadër të projektit Flood North Alb, u zhvilluan ushtrime praktike në terren, ku u përfshinë edhe tri pasuri kulturore me status Monument Kulture, Kategoria I.

Monumentet e përfshira në projekt ishin Ura e Mesit në lumin Kir, rrënojat e Kishës së Shirgjit si edhe Xhamia e Plumbit.

Këto ushtrime ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në raste fatkeqësish.

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, mblodhi partnerë vendas dhe ndërkombëtarë për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes civile dhe për të garantuar një koordinim më të mirë në përballjen me emergjenca të ndërlikuara, si përmbytjet e rënda. Me mbështetjen e BE-së, Shqipëria po ndërton sisteme më të forta të mbrojtjes civile dhe po luan një rol aktiv në përgatitjen rajonale, sepse gatishmëria është thelbësore për të shpëtuar jetë dhe për të minimizuar dëmet.

/a.f//r.e/

The post Specialistët e trashëgimisë kulturore stërviten për mbrojtjen e monumenteve në raste fatkeqësish natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Udhëtim mes dashurisë dhe inteligjencës artificiale, Blushi prezanton romanin e ri

By: Besnik
9 March 2025 at 19:24

Autori dhe publicisti Ben Blushi ka prezantuar në Shkodër romanin e tij të fundit, “Parajsa Artificiale”, në ambientet e Qendrës Rinore “Arka”.

Ky roman dashurie, që flet për të ardhmen dhe për parajsën e krijuar nga inteligjenca artificiale, ka tërhequr vëmendjen e lexuesve.

Ben Blushi vjen para lexuesve me një roman që e cilëson si një eksperiment, ku bashkohen dashuria dhe shkenca.

Në një periudhë të mbushur me zhvillime politike dhe madje edhe luftëra në disa vende të botës, Blushi shprehet se përmes inteligjencës artificiale mund të merren disa vendime më të drejta dhe më të barabarta.

Në këtë kuptim, “Parajsa Artificiale” nuk është thjesht një roman, por një reflektim mbi botën, në të cilën jetojmë dhe mbi zgjedhjet që na formësojnë, një ftesë për të menduar se çfarë do të thotë të jesh njeri në një epokë të dominuar nga algoritmet dhe inteligjenca artificiale.

Romani takon profetë, religjione, kombe dhe kultura, duke parashikuar një të ardhme ku njeriu, siç e njohim, nuk është më, pasi utopitë shpesh janë edhe revolucione.

The post Udhëtim mes dashurisë dhe inteligjencës artificiale, Blushi prezanton romanin e ri appeared first on Euronews Albania.

Motori del nga rruga, plagoset 71 vjeçari në Shkodër

By: Xhen Sila
9 March 2025 at 19:26

Një aksident është shënuar këtë të diel rreth orës 19:00 në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi 71 vjeçar.

I moshuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al

EMRAT/ Ditë aksidentesh në Shkodër! Regjistrohen disa viktima, tre të moshuar humbin jetën në spital

28 January 2025 at 17:49
Në Shkodër janë regjistruar tre aksidente me pasojë vdekje. Policia bën me dije se një makinë me drejtues Klevis Dukën ka përplasur për vdekje  në aksin rrugor Shkodër-Koplik të moshuarin Burhan Triepshi 84 vjeç. Aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, ku drejtuesja e mjetit Elda Molika ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin Sait Rraboshta.

Dalin detaje nga dosja/ A ishte Ibrahim Lici në makinën e atentatit të Dobraçit?

By: user 6
22 January 2025 at 21:35

A ishte një person i tretë në makinën me të cilën udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati që mbetën viktima të atentatit të pasdrekës e 30 tetorit, në lagjen Dobraç të Shkodrës? Nëse po, a ishte ky person i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit?

Një person u shfaq në këto pamje, vetëm pak sekonda pas atentatit, me duar dhe fytyrë të gjakosur. Deri në këtë ngjarje ai mendohej se ndodhej i ndaluar në Turqi, pas një urdhri kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Tirana, si i dyshuar në vrasjen e Endri Mustafës më 16 Maj të vitit 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër. Këtë krim Ibrahim Lici nuk e ka pranuar kurrë, por e ka cilësuar si një kurth të ngritur ndaj tij nga Asmer Bilali në bashkëpunim me Bajrët. 

Nëse në të vërtetë ky person është Ibrahim Lici, si mundi ai të çajë gardhin e policisë, që në këtë moment kishte rrethuar skenën e krimit. A mbeti ai i plagosur gjatë këtij atentati, apo thjesht këto hamendësime e shtojnë edhe më shumë mjegullnajën rreth misterit të personit të tretë që sot është kthyer në një fantazmë në kërkim të tij. Këtio pyetje ka ngritur emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News 24 që ka nxjerrë edhe pjesë nga dosja hetimore. 

“Nga kqyrja e pamjeve filmike shikohet një person me kostum sportiv i veshur me të zeza, i cili afrohet te punonjësit e policisë ‘Shqiponja’, i cili dyshohet se është personi në kërkim shtetasi Ibrahim Mustafa Lici” – thuhet në dosjen e policisë.

Personi i dyshuar shikohet teksa qëndron midis dy punonjësve të policisë ‘Shqiponja’. Dhe po kështu vihet re teksa largohet nga policët. Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ky krim i rëndë, policia dhe grupi hetues pavarësisht dyshimeve të tyre, janë ende të paqartë mbi atë që është personi enigmatik në vendngjarje. Që nëse nuk do të ishte Ibrahim Lici, duhet të ketë të paktën një emër.

Dhe nëse e ka një të tillë, me siguri për të sqaruar edhe pozicionin e tij, do ishte paraqitur vetë në polici. Gjë që në fakt nuk e ka bërë deri më tani. Çka ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth identitetit të tij të vërtetë. Një bela tanimë të cilën po e vuajnë vetë policët që ishin të pranishëm atë ditë në vendin e krimit. Të cilët sot janë të pezulluar nga detyra, për faktin që nuk pikasën dhe nuk ndaluan personin në video të dyshuar si Ibrahim Lici.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 30 tetor 2024 në orën 15:45 në aksin rrugor Koplik-Shkodër në fshatin Dobraç, në vendin e ngjarjes shikohet një person i gjakosur pranë viktimës Hamza Lici. I cili ndërkohë merr kontakt me punonjësit e policisë të grupit të gatshëm ‘Shqiponja’, Drejtoria Vendore Shkodër” – thuhet në dosje.

Më tej ky person shikohet teksa largohet dhe nuk dihet ku ka shkuar. Për këtë arsye në kundërshtim me detyrimet ligjore, qoftë në cilësinë e të dyshuarit, personit të përfshirë në ngjarje, apo të dëshmitarit, ky person duhet të ishte shoqëruar apo ndaluar nga ana e punonjësve të policisë, por ata nuk kanë vepruar.

Por ky person është larguar dhe nuk dihet ku ka shkuar dhe në kundërshtim me detyrimet ligjore, qoftë ne cilësinë e të dyshuarit, përsonit të përshirë në ngjarje apo dëshmitarit të ngjarjes, duhet të ishte shoqëruar apo ndaluar nga ana e punonjësve të policisë, gjë për të cilën ata nuk kanë vepruar.

Por çfarë thanë efektivët e policisë të pranishëm në vendngjarje për personin e dyshimtë që tashmë u ka krijuar boll telashe. A mundeshin ata në atë zallamahi të krijuar, të identifikonin apo jo, personin për të cilin edhe sot ka dyshime nëse është apo jo Ibrahim Lici. Si duhet të vepronin ata një rast të tillë dhe cila është shkelja që kanë kryer, e cila në vazhdim mund t’u penalizojë edhe karrierën.

Blerim Kurmekaj, oficer policie ka deklaruar:Më datë 30 Tetor 2024 unë kam qenë i planifikuar me shërbim në qytet nga ora 14.00 deri në orën 22:00. Rreth orës 15:45 dëgjova në radio sallën e komandimit duke u bërë thirrje shërbimeve të qarkullimit rrugor që të afrohem tek ish-SMT pasi ka ndodhur një aksident i rëndë. Pasi zbritëm nga makina, në vendngjarje ne vumë re një automjet Mercedes Benz me targa të huaja, i dalë nga rruga, i përplasur në një shtyllë betoni ku të jepte përshtypjen e një aksidenti” – ka deklaruar ai.

Dhe pas këtij mjeti një person të shtrirë të seksit mashkull si dhe disa persona të tjerë rreth tij, që po mundoheshin t’i jepnin ndihmën e parë. Duke shikuar ‘Benz’-in konstatuam se në automjet kishte shenja të përdorimit të armës së zjarrit. Ne jemi munduar t’u vinim në ndihmë të dëmtuarve, dhe për pasojë nuk kemi shoqëruar asnjë person në polici nga vendi i ngjarjes. Lidhur mbi personin e gjakosur në duar dhe fytyrë, ne menduam mos ishte aty për t’i dhënë ndihmë personave të dëmtuar.

Por interesante në këtë dëshmi të oficerit të policisë është mënyra se si personi i gjakosur u largua nga vendi i ngjarjes. Një aspekt ky i paqartë edhe sot. Ku punonjësi i policisë thotë se personazhi enigmatik mund të jetë larguar edhe me autoambulancë. Por ky mbetet thjesht një dyshim i tij, pasi deri më tani kjo gjë mbetet e pavërtetuar.

Polici Blerim Kurmekaj deklaroi: Pas transportimit të personit të parë në autoambulancë, që ishte në tokë afër mjetit, ky person nuk është konstatuar më tek vendi i ngjarjes. Unë mendoj se ky person mund të jetë larguar në këmbë ose me ambulancën që ka marrë personin e parë”.

Të njëjtin version para grupit hetues dhanë edhe punonjësit e tjerë të policisë të pranishëm në vendin e krimit në masakrën e Dobraçit. Ndërsa shumë pikëpyetje vazhdojnë të mbulojnë misterin e personazhit të pazbuluar. Nëse ai është Ibrahim Lici, si hyri ai në territorin shqiptar, atë ditë të masakrës së ndodhur në fshatin Dobraç?

A ka kryer ai ndërhyrje kirurgjikale dhe si është e mundur që në makinën e viktimave nuk u gjetën gjurmë të tijat? Kush i nxorri në pritë dhe a u tradhtuan nga brenda radhëve të tyre?

Nëse personazhi misterioz që shfaqet në pamje filmike është Ibrahim Lici, si mundi ai të largohet nga Turqia ku ishte i ndaluar dhe të futet në Shqipëri pa u diktuar? A kanë marrë informacion autoritetet ligjzbatuese shqiptare nga ato turke mbi praninë ose jo të Licit në vendin e tij të ndalimit?

Po nëse është e vërtetë që Ibrahim Lici është personi në pamje filmike dhe ai mbeti i plagosur në atentatin e Dobraçit, kush e ndihmoi atë të kurohej? Dhe ku ndodhet ai sot? Në Shkodër apo është larguar sërish nga Shqipëria?!

Shumë pikëpyetje të cilat në fakt i ka ngritur edhe vetë heshtja e Ibrahim Licit dhe familjes së tij.

Heshtje që duket sikur miraton zërat se është ai pikërisht personazhi që shfaqet dhe zhduket nga pamjet e Masakrës së fshatit Dobraç.

Një sekëlldi e pambarimtë gjaku midis fisit Lici dhe atij Bajri që mbiu në sipërfaqe më 13 Janar 2018. Dita kur në qytetin e Shkodrës, iu vendos tritol biznesmenit Lulzim Kulla. I cili mbeti i plagosur rëndë, bashkë me 8 qytetarë që nuk kishin lidhje me ngjarjen. Kulla që është dhëndër te Licët.

Atentat që duket se shërbeu për hapjen e kutisë që do të ndillte të keqen në vazhdim në Shkodër. Koha kur në qytet u kryen dhjetra vrasje, ende edhe sot të pazbardhura. Sa në njërin krah ashtu dhe në tjetrin. Ku në këtë sherrnajë të përgjakshme u përfshi edhe familja Bilali.

Si edhe personazhi më kontrovers i saj. Asmer Bilali, dikur një ish-boksier që premtonte një karrierë të suksesshme në ring. Por që nga burgu ku ndodhej pasi u arrestua në kuadër të operacionit OAZ, pa t’i vriteshin babai dhe xhaxhai i tij. Dhe që nga ajo kohë Ibrahim Lici dhe miqtë e tij do të ktheheshin ndër pretë më të preferuara nga kundërshtarët. /Marrë nga emisioni “Në Shënjestër”, Balkanweb

The post Dalin detaje nga dosja/ A ishte Ibrahim Lici në makinën e atentatit të Dobraçit? appeared first on Lapsi.al.

35 vjet nga protesta e parë antikomuniste në Shkodër

By: Kult Plus
14 January 2025 at 11:02

Kanë kaluar 35 vjet nga 14 janari i vitit 1990 kur të rinjtë shkodranë të përkrahur nga mijëra qytetarë u ngritën në protestë kundër regjimit, duke shënuar të parën demonstratë antikomuniste në vend.

Mijëra qytetarë të Shkodrës u mblodhën në qendër të qytetit dhe protestuan në heshtje. Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i bustit të Stalinit. Kjo përpjekje ishte sinjal i veprimeve të tjera antikomuniste. Ngjarja u komentua dhe u përcoll edhe në mediat e huaja si BBC World Service, RAI, VOA – Zëri i Amerikës. Ky tubim kishte ditë që planifikohej. Iniciatorët kishin njoftuar shumë qytetarë në mënyrë që t’i bashkangjiteshin protestës dhe përmasat e saj të ishin më të mëdha.

Lëvizjet e organizatorëve nuk i kishin shpëtuar Sigurimit të Shtetit i cili ishte në dijeni të një tubimi të tillë, duke i konsideruar ata “elementë armiq të frymëzuar nga ngjarjet në vendet e Evropës Lindore”.

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” kujton se, qëndresa e parë antikomuniste u shoqërua me arrestime të disa personave të përfshirë në të. Dhjetë prej tyre të cilët u dënuan me disa vite burg me akuzën e agjitacion e propagandë, diversion apo moskallëzim krimi ishin:

1- Aldo Perrizi

2-Dedë Kasenci

3-Flamur Begu

4-Gjergj Livadhi

5-Klaudio Daka

6-Kolec Hublina

7-Nikolin Margjini

8-Nikolin Thana

9- Rin Monajka

10-Tonin Dema./atsh/KultPlus.com

Plagosja e këngëtarit në Shkodër, gazetari jep detaje: Arrestohet autori

14 January 2025 at 12:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sheshin Demokracia në Shkodër, ku këngëtari Ademir Fresku është plagosur me thikë nga Gjergj Dardha. Autori punonte në një biznes ku shiste fruta-perime afër lokalit në pronësi të Ademir Freskut. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti çasti.

Korresponenti i Euronews Albania në Shkodër, Teodor Gjerga ishte në një lidhje direkte ku dha më shumë detajer rreth ngjarjes.

“Mendohet se konflikti ka nisur si pasojë e një debati që kanë pasur për shkak të frekuentimit nga ana e Gjergj Dardhës të lokalit të 30-vjeçarit Ademir Fresku. Ai dyshohet të ketë bërë sjellje të pahijshme dhe ka qenë pronari i biznesit që ka shkuar pranë vendit të biznesit ku shiste fruta për të komunikuar me të, por dyshohet se aty janë konfliktuar dhe më pas 50-vjeçari Gjergj Dardha e ka goditur me mjet prerës thikë”,-tha Gjerga.

Ademir Fresku ka pësuar dëmtime të lehta dhe po kurohet në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia e Shkodrës ka konfirmuar ndërkohë edhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagosja e këngëtarit në Shkodër, gazetari jep detaje: Arrestohet autori appeared first on Euronews Albania.

“Përfitojnë 200 mijë qytetarë”- Rama dhe Koçiu në Poliklinikën e re të Specialiteteve në Shkodër: Do të pajiset me aparatura moderne!

10 January 2025 at 14:09
Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër ka hapur dyert pas rikonstruksionit tërësor të godinës, një investim i qeverisë dhe MSHMS-së për transformimin e infrastrukturës shëndetësore në vend. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu kanë parë nga afër ambientet e reja dhe me kushte moderne që rrisin standardet dhe aksesin në
❌
❌