Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

16 May 2025 at 13:39

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit, të regjistruar më 30 Tetor të vitit të kaluar në Shkodër, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha. Bëhet fjalë për shtetasin Gjuljo Vuksani, të cilit i është ndryshuar masa e […]

The post EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit appeared first on BoldNews.al.

Kumbarët e Shkodrës

15 March 2025 at 14:19

Përgjimet tregojnë marrëdhënien miqësore mes Behar Bajrit dhe Ibrahim Licit por dhe intrigat mes palëve që çuan sipas prokurorisë në vrasjen e Fatbardh Licit. E quanin njeri-tjetrin “kumbar”, flisnin pothuajse çdo ditë në telefon, jo vetëm për thashethemet që qarkullon në Shkodër por dhe për hallet i secilit. Herë pas here shkëmbenin mendime për persona […]

The post Kumbarët e Shkodrës appeared first on BoldNews.al.

“Astmeri ka vjedhur…”/ Si nisi konflikti, Ibrahim Lici akuzonte Bilalin për “rikat”: Ai bir k****!

14 March 2025 at 18:35

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas dosjes hetimore, dhe siç SPAK ka bërë me dije publikisht me anë të një njoftimi zyrtar, Lici është ekzekutuar pas vrasjes së ish-policit Boran Bërçana. Kjo për shkak se fisi Bajri kishte dyshime se miku i tyre, Boran Bërçana, i cili ka qenë punonjës […]

The post “Astmeri ka vjedhur…”/ Si nisi konflikti, Ibrahim Lici akuzonte Bilalin për “rikat”: Ai bir k****! appeared first on BoldNews.al.

Dalin detaje nga dosja/ A ishte Ibrahim Lici në makinën e atentatit të Dobraçit?

By: user 6
22 January 2025 at 21:35

A ishte një person i tretë në makinën me të cilën udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati që mbetën viktima të atentatit të pasdrekës e 30 tetorit, në lagjen Dobraç të Shkodrës? Nëse po, a ishte ky person i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit?

Një person u shfaq në këto pamje, vetëm pak sekonda pas atentatit, me duar dhe fytyrë të gjakosur. Deri në këtë ngjarje ai mendohej se ndodhej i ndaluar në Turqi, pas një urdhri kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Tirana, si i dyshuar në vrasjen e Endri Mustafës më 16 Maj të vitit 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër. Këtë krim Ibrahim Lici nuk e ka pranuar kurrë, por e ka cilësuar si një kurth të ngritur ndaj tij nga Asmer Bilali në bashkëpunim me Bajrët. 

Nëse në të vërtetë ky person është Ibrahim Lici, si mundi ai të çajë gardhin e policisë, që në këtë moment kishte rrethuar skenën e krimit. A mbeti ai i plagosur gjatë këtij atentati, apo thjesht këto hamendësime e shtojnë edhe më shumë mjegullnajën rreth misterit të personit të tretë që sot është kthyer në një fantazmë në kërkim të tij. Këtio pyetje ka ngritur emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News 24 që ka nxjerrë edhe pjesë nga dosja hetimore. 

“Nga kqyrja e pamjeve filmike shikohet një person me kostum sportiv i veshur me të zeza, i cili afrohet te punonjësit e policisë ‘Shqiponja’, i cili dyshohet se është personi në kërkim shtetasi Ibrahim Mustafa Lici” – thuhet në dosjen e policisë.

Personi i dyshuar shikohet teksa qëndron midis dy punonjësve të policisë ‘Shqiponja’. Dhe po kështu vihet re teksa largohet nga policët. Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ky krim i rëndë, policia dhe grupi hetues pavarësisht dyshimeve të tyre, janë ende të paqartë mbi atë që është personi enigmatik në vendngjarje. Që nëse nuk do të ishte Ibrahim Lici, duhet të ketë të paktën një emër.

Dhe nëse e ka një të tillë, me siguri për të sqaruar edhe pozicionin e tij, do ishte paraqitur vetë në polici. Gjë që në fakt nuk e ka bërë deri më tani. Çka ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth identitetit të tij të vërtetë. Një bela tanimë të cilën po e vuajnë vetë policët që ishin të pranishëm atë ditë në vendin e krimit. Të cilët sot janë të pezulluar nga detyra, për faktin që nuk pikasën dhe nuk ndaluan personin në video të dyshuar si Ibrahim Lici.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 30 tetor 2024 në orën 15:45 në aksin rrugor Koplik-Shkodër në fshatin Dobraç, në vendin e ngjarjes shikohet një person i gjakosur pranë viktimës Hamza Lici. I cili ndërkohë merr kontakt me punonjësit e policisë të grupit të gatshëm ‘Shqiponja’, Drejtoria Vendore Shkodër” – thuhet në dosje.

Më tej ky person shikohet teksa largohet dhe nuk dihet ku ka shkuar. Për këtë arsye në kundërshtim me detyrimet ligjore, qoftë në cilësinë e të dyshuarit, personit të përfshirë në ngjarje, apo të dëshmitarit, ky person duhet të ishte shoqëruar apo ndaluar nga ana e punonjësve të policisë, por ata nuk kanë vepruar.

Por ky person është larguar dhe nuk dihet ku ka shkuar dhe në kundërshtim me detyrimet ligjore, qoftë ne cilësinë e të dyshuarit, përsonit të përshirë në ngjarje apo dëshmitarit të ngjarjes, duhet të ishte shoqëruar apo ndaluar nga ana e punonjësve të policisë, gjë për të cilën ata nuk kanë vepruar.

Por çfarë thanë efektivët e policisë të pranishëm në vendngjarje për personin e dyshimtë që tashmë u ka krijuar boll telashe. A mundeshin ata në atë zallamahi të krijuar, të identifikonin apo jo, personin për të cilin edhe sot ka dyshime nëse është apo jo Ibrahim Lici. Si duhet të vepronin ata një rast të tillë dhe cila është shkelja që kanë kryer, e cila në vazhdim mund t’u penalizojë edhe karrierën.

Blerim Kurmekaj, oficer policie ka deklaruar:Më datë 30 Tetor 2024 unë kam qenë i planifikuar me shërbim në qytet nga ora 14.00 deri në orën 22:00. Rreth orës 15:45 dëgjova në radio sallën e komandimit duke u bërë thirrje shërbimeve të qarkullimit rrugor që të afrohem tek ish-SMT pasi ka ndodhur një aksident i rëndë. Pasi zbritëm nga makina, në vendngjarje ne vumë re një automjet Mercedes Benz me targa të huaja, i dalë nga rruga, i përplasur në një shtyllë betoni ku të jepte përshtypjen e një aksidenti” – ka deklaruar ai.

Dhe pas këtij mjeti një person të shtrirë të seksit mashkull si dhe disa persona të tjerë rreth tij, që po mundoheshin t’i jepnin ndihmën e parë. Duke shikuar ‘Benz’-in konstatuam se në automjet kishte shenja të përdorimit të armës së zjarrit. Ne jemi munduar t’u vinim në ndihmë të dëmtuarve, dhe për pasojë nuk kemi shoqëruar asnjë person në polici nga vendi i ngjarjes. Lidhur mbi personin e gjakosur në duar dhe fytyrë, ne menduam mos ishte aty për t’i dhënë ndihmë personave të dëmtuar.

Por interesante në këtë dëshmi të oficerit të policisë është mënyra se si personi i gjakosur u largua nga vendi i ngjarjes. Një aspekt ky i paqartë edhe sot. Ku punonjësi i policisë thotë se personazhi enigmatik mund të jetë larguar edhe me autoambulancë. Por ky mbetet thjesht një dyshim i tij, pasi deri më tani kjo gjë mbetet e pavërtetuar.

Polici Blerim Kurmekaj deklaroi: Pas transportimit të personit të parë në autoambulancë, që ishte në tokë afër mjetit, ky person nuk është konstatuar më tek vendi i ngjarjes. Unë mendoj se ky person mund të jetë larguar në këmbë ose me ambulancën që ka marrë personin e parë”.

Të njëjtin version para grupit hetues dhanë edhe punonjësit e tjerë të policisë të pranishëm në vendin e krimit në masakrën e Dobraçit. Ndërsa shumë pikëpyetje vazhdojnë të mbulojnë misterin e personazhit të pazbuluar. Nëse ai është Ibrahim Lici, si hyri ai në territorin shqiptar, atë ditë të masakrës së ndodhur në fshatin Dobraç?

A ka kryer ai ndërhyrje kirurgjikale dhe si është e mundur që në makinën e viktimave nuk u gjetën gjurmë të tijat? Kush i nxorri në pritë dhe a u tradhtuan nga brenda radhëve të tyre?

Nëse personazhi misterioz që shfaqet në pamje filmike është Ibrahim Lici, si mundi ai të largohet nga Turqia ku ishte i ndaluar dhe të futet në Shqipëri pa u diktuar? A kanë marrë informacion autoritetet ligjzbatuese shqiptare nga ato turke mbi praninë ose jo të Licit në vendin e tij të ndalimit?

Po nëse është e vërtetë që Ibrahim Lici është personi në pamje filmike dhe ai mbeti i plagosur në atentatin e Dobraçit, kush e ndihmoi atë të kurohej? Dhe ku ndodhet ai sot? Në Shkodër apo është larguar sërish nga Shqipëria?!

Shumë pikëpyetje të cilat në fakt i ka ngritur edhe vetë heshtja e Ibrahim Licit dhe familjes së tij.

Heshtje që duket sikur miraton zërat se është ai pikërisht personazhi që shfaqet dhe zhduket nga pamjet e Masakrës së fshatit Dobraç.

Një sekëlldi e pambarimtë gjaku midis fisit Lici dhe atij Bajri që mbiu në sipërfaqe më 13 Janar 2018. Dita kur në qytetin e Shkodrës, iu vendos tritol biznesmenit Lulzim Kulla. I cili mbeti i plagosur rëndë, bashkë me 8 qytetarë që nuk kishin lidhje me ngjarjen. Kulla që është dhëndër te Licët.

Atentat që duket se shërbeu për hapjen e kutisë që do të ndillte të keqen në vazhdim në Shkodër. Koha kur në qytet u kryen dhjetra vrasje, ende edhe sot të pazbardhura. Sa në njërin krah ashtu dhe në tjetrin. Ku në këtë sherrnajë të përgjakshme u përfshi edhe familja Bilali.

Si edhe personazhi më kontrovers i saj. Asmer Bilali, dikur një ish-boksier që premtonte një karrierë të suksesshme në ring. Por që nga burgu ku ndodhej pasi u arrestua në kuadër të operacionit OAZ, pa t’i vriteshin babai dhe xhaxhai i tij. Dhe që nga ajo kohë Ibrahim Lici dhe miqtë e tij do të ktheheshin ndër pretë më të preferuara nga kundërshtarët. /Marrë nga emisioni “Në Shënjestër”, Balkanweb

The post Dalin detaje nga dosja/ A ishte Ibrahim Lici në makinën e atentatit të Dobraçit? appeared first on Lapsi.al.

Masakra/Ibrahim Lici ishte në makinën ku u vranë Lici e Bushati? Çfarë treguan pamjet filmike dhe pse autoritetet nuk..

22 January 2025 at 21:01

Por a ishte një person i tretë në makinën me të cilën udhëtonin viktimat e atentatit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, pasdrekën e 30 Tetorit, në Dobraç?

Nëse po, ai ishte ky person i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit.

Personi që u shfaq në këto pamje, vetëm pak sekonda pas atentatit, me duar dhe fytyrë të gjakosur. Pse policia ruan ende edhe sot dyshimin se personi në fjalë, që në dukje shfaqet i tronditur, është pikërisht personazhi i rrezikshëm i krimit në Shkodër, që në fakt deri në këtë pritë, mendohej se ndodhej i ndaluar në Turqi, pas një urdhëri kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Tirana, si i dyshuar në vrasjen e Endri Mustafës.

Ngjarje kjo e ndodhur më 16 Maj të vitit 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër. Krim të cilin Ibrahim Lici nuk e ka pranuar kurrë, por e ka cilësuar si një kurth të ngritur ndaj tij nga Asmer Bilali në bashkëpunim me Bajrët.

Po nëse në të vërtetë ky person është Ibrahim Lici, si mundi ai të çajë gardhin e policisë, që në këtë moment kishte rrethuar skenën e krimit. A mbeti ai i plagosur gjatë këtij atentati, apo thjesht këto hamendësime e shtojnë edhe më shumë mjegullnajën rreth misterit të personit të tretë që sot është kthyer në një fantazmë në kërkim të tij.

Dosja Hetimore

Nga kqyrja e pamjeve filmike shikohet një person me kostum sportiv i veshur me të zeza, i cili afrohet te punonjësit e policisë ‘Shqiponja’, i cili dyshohet se është personi në kërkim shtetasi Ibrahim Mustafa Lici.

Personi i dyshuar shikohet teksa qëndron midis dy punonjësve të policisë ‘Shqiponja’. Dhe po kështu vihet re teksa largohet nga policët. Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ky krim i rëndë, policia dhe grupi hetues pavarësisht dyshimeve të tyre, janë ende të paqartë mbi atë që është personi enigmatik në vendngjarje. Që nëse nuk do të ishte Ibrahim Lici, duhet të ketë të paktën një emër.

Dhe nëse e ka një të tillë, me siguri për të sqaruar edhe pozicionin e tij, do ishte paraqitur vetë në polici. Gjë që në fakt nuk e ka bërë deri më tani. Çka ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth identitetit të tij të vërtetë. Një bela tanimë të cilën po e vuajnë vetë policët që ishin të pranishëm atë ditë në vendin e krimit.

Të cilët sot janë të pezulluar nga detyra, për faktin që nuk pikasën dhe nuk ndaluan personin në video të dyshuar si Ibrahim Lici.

Dosja Hetimore

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 30 tetor 2024 në orën 15:45 në aksin rrugor Koplik-Shkodër në fshatin Dobraç, në vendin e ngjarjes shikohet një person i gjakosur pranë viktimës Hamza Lici.

I cili ndërkohë merr kontakt me punonjësit e policisë të grupit të gatshëm ‘Shqiponja’, Drejtoria Vendore Shkodër.

Më tej ky person shikohet teksa largohet dhe nuk dihet ku ka shkuar. Për këtë arsye në kundërshtim me detyrimet ligjore, qoftë në cilësinë e të dyshuarit, personit të përfshirë në ngjarje, apo të dëshmitarit, ky person duhet të ishte shoqëruar apo ndaluar nga ana e punonjësve të policisë, por ata nuk kanë vepruar.

Por ky person është larguar dhe nuk dihet ku ka shkuar dhe në kundërshtim me detyrimet ligjore, qoftë ne cilësinë e të dyshuarit, përsonit të përshirë në ngjarje apo dëshmitarit të ngjarjes, duhet të ishte shoqëruar apo ndaluar nga ana e punonjësve të policisë, gjë për të cilën ata nuk kanë vepruar.

Por çfarë thanë efektivët e policisë të pranishëm në vendngjarje për personin e dyshimtë që tashmë u ka krijuar boll telashe.

A mundeshin ata në atë zallamahi të krijuar, të identifikonin apo jo, personin për të cilin edhe sot ka dyshime nëse është apo jo Ibrahim Lici.

Si duhet të vepronin ata një rast të tillë dhe cila është shkelja që kanë kryer, e cila në vazhdim mund t’u penalizojë edhe karrierën.

Blerim Kurmekaj

Oficer policie

Më datë 30 Tetor 2024 unë kam qenë i planifikuar me shërbim në qytet nga ora 14.00 deri në orën 22:00.

Rreth orës 15:45 dëgjova në radio sallën e komandimit duke u bërë thirrje shërbimeve të qarkullimit rrugor që të afrohem tek ish-SMT pasi ka ndodhur një aksident i rëndë.

Pasi zbritëm nga makina, në vendngjarje ne vumë re një automjet Mercedes Benz me targa të huaja, i dalë nga rruga, i përplasur në një shtyllë betoni ku të jepte përshtypjen e një aksidenti.

Dhe pas këtij mjeti një person të shtrirë të seksit mashkull si dhe disa persona të tjerë rreth tij, që po mundoheshin t’i jepnin ndihmën e parë. Duke shikuar ‘Benz’-in konstatuam se në automjet kishte shenja të përdorimit të armës së zjarrit. Ne jemi munduar t’u vinim në ndihmë të dëmtuarve, dhe për pasojë nuk kemi shoqëruar asnjë person në polici nga vendi i ngjarjes.

Lidhur mbi personin e gjakosur në duar dhe fytyrë, ne menduam mos ishte aty për t’i dhënë ndihmë personave të dëmtuar.

Por interesante në këtë dëshmi të oficerit të policisë është mënyra se si personi i gjakosur u largua nga vendi i ngjarjes. Një aspekt ky i paqartë edhe sot. Ku punonjësi i policisë thotë se personazhi enigmatik mund të jetë larguar edhe me autoambulancë.

Por ky mbetet thjesht një dyshim i tij, pasi deri më tani kjo gjë mbetet e pavërtetuar.

Blerim Kurmekaj

Pas transportimit të personit të parë në autoambulancë, që ishte në tokë afër mjetit, ky person nuk është konstatuar më tek vendi i ngjarjes.

Unë mendoj se ky person mund të jetë larguar në këmbë ose me ambulancën që ka marrë personin e parë.

Të njëjtin version para grupit hetues dhanë edhe punonjësit e tjerë të policisë të pranishëm në vendin e krimit në masakrën e Dobraçit.

Ndërsa shumë pikëpyetje vazhdojnë të mbulojnë misterin e personazhit të pazbuluar.

Nëse ai është Ibrahim Lici, si hyri ai në territorin shqiptar, atë ditë të masakrës së ndodhur në fshatin Dobraç?

A ka kryer ai ndërhyrje kirurgjikale dhe si është e mundur që në makinën e viktimave nuk u gjetën gjurmë të tijat?

Kush i nxorri në pritë dhe a u tradhtuan nga brenda radhëve të tyre?

Nëse personazhi misterioz që shfaqet në pamje filmike është Ibrahim Lici, si mundi ai të largohet nga Turqia ku ishte i ndaluar dhe të futet në Shqipëri pa u diktuar?

A kanë marrë informacion autoritetet ligjzbatuese shqiptare nga ato turke mbi praninë ose jo të Licit në vendin e tij të ndalimit?

Po nëse është e vërtetë që Ibrahim Lici është personi në pamje filmike dhe ai mbeti i plagosur në atentatin e Dobraçit, kush e ndihmoi atë të kurohej?

Dhe ku ndodhet ai sot?

Në Shkodër apo është larguar sërish nga Shqipëria?!

Shumë pikëpyetje të cilat në fakt i ka ngritur edhe vetë heshtja e Ibrahim Licit dhe familjes së tij.

Heshtje që duket sikur miraton zërat se është ai pikërisht personazhi që shfaqet dhe zhduket nga pamjet e Masakrës së fshatit Dobraç.

Një sekëlldi e pambarimtë gjaku midis fisit Lici dhe atij Bajri që mbiu në sipërfaqe më 13 Janar 2018.

Dita kur në qytetin e Shkodrës, iu vendos tritol biznesmenit Lulzim Kulla.

I cili mbeti i plagosur rëndë, bashkë me 8 qytetarë që nuk kishin lidhje me ngjarjen. Kulla që është dhëndër te Licët.

Atentat që duket se shërbeu për hapjen e kutisë që do të ndillte të keqen në vazhdim në Shkodër. Koha kur në qytet u kryen dhjetra vrasje, ende edhe sot të pazbardhura. Sa në njërin krah ashtu dhe në tjetrin. Ku në këtë sherrnajë të përgjakshme u përfshi edhe familja Bilali.

Si edhe personazhi më kontrovers i saj. Asmer Bilali, dikur një ish-boksier që premtonte një karrierë të suksesshme në ring. Por që nga burgu ku ndodhej pasi u arrestua në kuadër të operacionit OAZ, pa t’i vriteshin babai dhe xhaxhai i tij. Dhe që nga ajo kohë Ibrahim Lici dhe miqtë e tij do të ktheheshin ndër pretë më të preferuara nga kundërshtarët.

The post Masakra/Ibrahim Lici ishte në makinën ku u vranë Lici e Bushati? Çfarë treguan pamjet filmike dhe pse autoritetet nuk.. appeared first on Sot News | Lajme.

Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit, zbardhet dëshmia e oficerit nga vendngjarja

By: M C
22 January 2025 at 21:28

Ngjarja e rëndë e 30 tetorit 2024 në Dobraç vazhdon të mbetet një çështje e mbushur me pikëpyetje dhe mister. Një çështje ende e pazgjidhur nga autoritetet është fakti nëse i shumëkërkuari Ibrahim Lici ishte atë ditë në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushati apo jo.

Pavarësisht dyshimeve, policia ende nuk ka arritur të identifikojë plotësisht personin në videon që qarkullon kudo. Ajo çka ka krijuar më shumë pikëpyteje është fakti që forcat policore të pranishme në skenën e krimit nuk ndërhynë për ta ndaluar apo marrë në pyetje, duke sjellë pezullimin e disa efektivëve.

Në dëshminë e tij të siguruar nga emisioni N’shënjestër, oficeri Blerim Kurmekaj ka rrëfyer se në momentin e mbërritjes së tyre në vendngjarje. Sipas tij skena dukej si një aksident automobilistik, por më vonë u konstatua se makina kishte shenja plumbash. Ai gjithashtu përmendi se personi i gjakosur mund të jetë larguar me një ambulancë ose në këmbë.

“Më datë 30 Tetor 2024 unë kam qenë i planifikuar me shërbim në qytet nga ora 14.00 deri në orën 22:00. Rreth orës 15:45 dëgjova në radio sallën e komandimit duke u bërë thirrje shërbimeve të qarkullimit rrugor që të afrohem tek ish-SMT pasi ka ndodhur një aksident i rëndë. Pasi zbritëm nga makina, në vendngjarje ne vumë re një automjet Mercedes Benz me targa të huaja, i dalë nga rruga, i përplasur në një shtyllë betoni ku të jepte përshtypjen e një aksidenti.

Dhe pas këtij mjeti një person të shtrirë të seksit mashkull si dhe disa persona të tjerë rreth tij, që po mundoheshin t’i jepnin ndihmën e parë. Duke shikuar ‘Benz’-in konstatuam se në automjet kishte shenja të përdorimit të armës së zjarrit. Ne jemi munduar t’u vinim në ndihmë të dëmtuarve, dhe për pasojë nuk kemi shoqëruar asnjë person në polici nga vendi i ngjarjes.

Lidhur mbi personin e gjakosur në duar dhe fytyrë, ne menduam mos ishte aty për t’i dhënë ndihmë personave të dëmtuar,” tregoi oficeri i policisë Blerim Kurmekaj.

Atentati i Dobraçit shihet si një vazhdim i përplasjeve të përgjakshme mes fiseve Lici dhe Bajri, një konflikt që ka tronditur Shkodrën prej vitesh dhe që kulmoi me një seri vrasjesh të pazbardhura. Një nga episodet kyçe që ndezi këtë përplasje ishte vendosja e tritolit biznesmenit Lulzim Kulla në janar 2018, ngjarje që solli një zinxhir hakmarrjesh mes palëve.

The post Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit, zbardhet dëshmia e oficerit nga vendngjarja appeared first on Albeu.com.

Prapaskenat e atentatit në Dobraç/ Grupi “Bajri” planifikoi të vriste Ibrahim Licin e Dorjan Dulin. Zbardhen bisedat në Sky Ecc

22 January 2025 at 20:54
  Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur prapaskenat e atentatit në Dobraç të Shkodrës, ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy qytetarë të pafajshëm. Ashtu siç kuptohet edhe nga dosja ‘Metamorfoza’, Ibrahim Lici kërkohej me çdo kusht për t’u vrarë. Nga ku del se grupi kriminal ‘Bajri’ po planifikonte për të vrarë Ibrahim Licin,

Masakra e Dobraçit/ A ndodhej një person i tretë në makinën ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati? Dyshimet dhe misteri rreth vëllait të viktimës

22 January 2025 at 20:47
Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, trajtoi sot masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vrarë me breshëri plumbash pasditen e 30 tetorit 2024 Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Por pyetja është nëse në makinën ndaj të cilës u qëllua me plumba ndodhej ose jo një person i tretë dhe nëse po, a i ishte

Masakra me 4 viktima në Shkodër, Apeli heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët

30 December 2024 at 16:27

Gjykata e Apelit ka vendosur të heqë masën e pezullimit nga detyra për katër efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër, të cilët dyshohet se nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar personin e paidentifikuar, i dyshuar si Ibrahim Lici, pjesë e masakrës së 30 tetorit 2024. Masakra shkaktoi katër viktima, përfshirë dy qytetarë të pafajshëm.

Po ashtu, Apeli ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkodrës dhe ka hequr masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit për ta. Katër efektivët e dyshuar për shpërdorim detyre do të hetohen në gjendje të lirë, me masë sigurie “detyrim paraqitjeje.”

Arrestimi i katër policëve, dy patrullues dhe dy të “Shqiponjave,” ndodhi më 20 nëntor 2024 nga AMP, pas dyshimeve se ata nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim. Hetimi i AMP-së filloi pas publikimit të një videoje, ku shfaqej një person i dyshuar si Ibrahim Lici, pranë trupit të pajetë të vëllait të tij, Hamza Lici, dhe pranë tij ndodhej edhe një polic i “Shqiponjave.”

Një person i tretë në makinën e viktimave, që mbeti i plagosur në masakrën e Dobraçit, mendohet të ketë qenë shënjestra kryesore e atentatorëve. Pas ngjarjes, dyshohet se ai ka lëvizur nga Shkodra drejt jugut të vendit për t’u mjekuar.

The post Masakra me 4 viktima në Shkodër, Apeli heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët appeared first on Sot News | Lajme.

Masakra e Dobraçit/ Arrestohet autori që grabiti “Range Rover-in”, “kyç” gojën para hetuesve

26 November 2024 at 10:54

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me 4 viktima i regjistruar pasditen e 30 Tetorit në afërsi të Dobraçit në Shkodër, ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici dhe 31-vjeçari Arlind Bushati, të cilët ranë pre e breshërisë së kallashnikovit në momentin kur po udhëtonin me një automjet tip “Benz” me targa kroate. Po ashtu, […]

The post Masakra e Dobraçit/ Arrestohet autori që grabiti “Range Rover-in”, “kyç” gojën para hetuesve appeared first on BoldNews.al.

Masakra e Dobraçit/ Zyrtari i Policisë: Po dalin fakte të reja

By: Ela
23 November 2024 at 18:54

Zyrtari i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, ka zbuluar se fakte të reja po dalin në dritë në lidhje me masakrën me 4 viktima në Shkodër, ku dy ishin qytetarë të pafajshëm. Jaupi tha në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ se ngjarja është në ndjekje dhe shumë shpejt do të zbardhet. Megjithatë, theksoi se zbardhje […]

The post Masakra e Dobraçit/ Zyrtari i Policisë: Po dalin fakte të reja appeared first on BoldNews.al.

U lanë të lirë nga Gjykata e Shkodrës, zbardhet dëshmia e katër efektivëve: S’e njohim Ibrahim Licin

By: Ardit
22 November 2024 at 14:01

Pasi Gjykata e Shkodrës i i liroi nga burgu, është zbardhur dëshmia e 4 efektivëve të policisë së Shkodrës të cilët arrestuan pasi dyshohet se lejuan të largohej personin e tretë, i cili dyshohet se ishte në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin në atentatin me 4 të vrarë në Bushat. Gjatë seancës katër […]

The post U lanë të lirë nga Gjykata e Shkodrës, zbardhet dëshmia e katër efektivëve: S’e njohim Ibrahim Licin appeared first on BoldNews.al.

Misteri i personit të tretë në masakrën e Dobraçit, zbardhet dëshmia e efektivëve: Ibrahim Licin s’e…

22 November 2024 at 14:23

Është zbardhur dëshmia në Gjykatën e Shkodrës të 4 efektivëve të forcave Shqiponja, të cilët u arrestuan nën akuzën se nuk ndaluan personin e tretë misterioz që ndodhej në makinën me viktimat e atentatit në Dobraç, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Ata janë shprehur se kanë shkuar në vendin e krimit, ngjarje e ndodhur më 30 Tetor, pasi kanë marrë njoftim për një aksident. Por theksuan se kur mbërritën në vendngjarje kuptuan se kishin të bënin me një atentat. Efektivët u shpreh se ishte kaos pasi në vendin e atentatit mafioz ndodheshin rreth 50 persona dhe se prioritet i tyre ishte t’i jepnin ndihmën e parë personave që ishin ende gjallë, Arlind Bushati dhe Bashkim Basha, të cilët humbën jetën në spital.

Ata thekson se nuk kanë patur asnjë dijeni nëse personi i tretë ishte Ibrahim Lici apo dikush tjetër, duke shtuar se nuk e njihnin.

“Ne jemi patrulla e dytë që kemi mbërritur në vendngjarje dhe kur kemi shkuar kemi parë shumë kaos, me shumë persona që ndodheshin aty, rreth 50 vetë. Nuk kemi qenë të planizuar aty por kemi dëgjuar në radio se ka aksident rrugor dhe jemi nisur për atje. Sapo kemi mbërritur kemi respektuar procedurat standard. Dy vetë kemi bërë rrethimin e vendngjarjes për të bllokuar kalimin dhe dy të tjerë kanë qëndruar aty. Pasi mbërritëm kuptuam se nuk bëhet fjalë për aksident rrugor por për vrasje me armë zjarri.

Menjëherë kemi njoftuar sallën operative dhe ambulancën njëkohësisht. Sapo ka mbërritur ambulanca kemi dhënë ndihmën e parë për të plagosurit që ishin ende gjallë për t’i transportuar drejt urgjencës të spitalit. Personin e tretë që flitet nuk e kemi njohur se kush është. Nuk kemi patur asnjë dijeni nëse është Ibrahim Lici apo dikush tjetër sepse nuk e njohim. Prioritet kemi patur që të rrethojmë vendngjarjen sepse ishte kaos i plotë dhe t’i japim ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë”, mësohet të kenë thënë katër policët e dyshuar që gjykata i liroi.

Gjykata e Shkodrës mori vendimin për të liruar nga paraburgimi 4 efektivët e policisë të arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore lidhur me ngjarjen e rëndë në Dobraç më 30 tetor ku u vranë katër persona. Efektivët e forcave “Shqiponja”, inspektor Blerim Kurmekaj 45 vjeç, Viktor Logu 33 vjeç me detyrë patrullë e përgjithshme e forcës “Shqiponja” dhe inspektor Julian Sterkaj si dhe Marte Martini, përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë trupë shërbimi, u lanë me masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë gjykata vendosi gjithashtu “ndalim dalje jashtë shtetit” për 4 efektivët si dhe janë pezulluar nga detyra deri në hetimin e plotë të kësaj çështjeje. Ndërkohë avokatët mbrojtës nuk kanë qenë dakord me këto masa sigurie ndërsa prokurori Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të dyshuarit. Katër efektivët e policisë “Shqiponja” në Shkodër u arrestuan nga AMP si të dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre” në lidhje me atentatin e 30 tetorit. Sipas AMP 4 policët nuk kanë respektuar procedurat standard të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

Urdhëri i ndalimit ndaj tyre erdhi pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit Hamza Lici, dhe Arlind Bushati si dhe dyshohet se ka qenë edhe një person tjetër i paidentifikuar që është larguar nga vendi i ngjarjes dhe efektivët nuk kanë bërë shoqërimin e tij në polici. Tashmë çështja do të vijojë që të jetë nën hetim për katër efektivët do të jenë në gjendje të lirë dhe të pezulluar derisa të përfundojë hetimi.

The post Misteri i personit të tretë në masakrën e Dobraçit, zbardhet dëshmia e efektivëve: Ibrahim Licin s’e… appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk ndaluan Ibrahim Licin, gjykata lë të lirë 4 policët në Shkodër

By: user 4
22 November 2024 at 13:21

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 4 efektivët e forcës “Shqiponja”, që u arrestuan nga AMP për masakrën e 30 tetorit me 4 viktima.

Detyrim paraqitje, ndalim i daljes jashtë shtetit dhe pezullim nga detyra është masa për të katërt.

Kujtojmë se Agjencia e Mbrojtjes Policore referoi në Prokurori disa prej efektivëve të Policisë së Shkodrës në lidhje me masakrën e Dobraçit.

Efektivët akuzohen se shpërdoruan detyrën sepse nuk ndaluan personin e dyshuar si i treti në makinë.

Pas masakrës burimet thanë se një person i tretë kishte qenë në makinë me dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati që u vranë në një pritë me armë zjarri.

Dyshohet se personi i tretë ka qenë ende në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur vrasja dhe nuk është ndaluar nga efektivët e Shqiponjave.

The post Nuk ndaluan Ibrahim Licin, gjykata lë të lirë 4 policët në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

EMRAT/ Kush janë policët e arrestuar për Ibrahim Licin në Shkodër

By: user 4
20 November 2024 at 14:48

Dalin emrat e 4 punonjësve të policisë që u arrestuan në Shkodër lidhur me atentatin në Dobraç pasditen e 30 tetorit, ku humbën jetën katër persona, mes tyre dy qytetarë të pafajshëm.

Në pranga kanë rënë efektivët: Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Marte Martini, Julian Sterkaj, të cilët akuzohen se nuk arrestuan Ibrahim Licin në vendin e krimit. Arrestimi i tyre vjen pas publikimit të një videoje që tregonte se në vendin ku u vranë Arlind Bushati dhe Hamza Lici ishte edhe vëllai i këtij të fundit Ibrahim Lici, i cili mundi të largohej.

Në masakrën e Shkodrës, më 30 Tetor, humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura e Bashkim Basha.

Ngjarja rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku udhëtonin dy viktimat 23-vjeçari Lici (shofer) dhe 32-vjeçari Arlind Bushati (pasagjer).

Pasi mjeti ku udhëtonin dy të rinjtë u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët, devijoi nga rruga dhe u përplas me motorin ku udhëtonin çifti Basha.

Nga përplasja gruaja, Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha humbu jetën pas disa ditësh në intubim në spitalin e Shkodrës.

Mësohet se autorët e ngjarjes kanë realizuar me detaje atentatin në Dobraç me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë. Aq sa dyshohet se makina tip “Range Rover” është shkrumbuar fillimisht me acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme për hetuesit.

Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues. Makina “Range Rover” , qe dyshohet se u perdor nga autoret rezulton e vjedhur ne Durrës me 17 Prill te ketij viti. Raportohet se mjeti eshte vjedhur ne lagjen 12 dhe ka qene pronari ne ate kohe qe beri denoncim ne policinë e Durresit.

Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit qe i është bere numrit te shasisë, ne automjetin qe u djeg ne fshatin Golem.

The post EMRAT/ Kush janë policët e arrestuar për Ibrahim Licin në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

“Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit”/ Gazetarja zbardh detajet: E konfirmuan hetuesit, u qëllua me dy plumba…

20 November 2024 at 10:19

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimet mbi masakrën e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona. Në një intervistë gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se hetuesit e kanë konfirmuar tashmë se i shumëkërkuari Ibrahim Lici, ka qenë prezent në momentin e ngjarjes. Ajo tha se Ibrahim Lici është plagosur me dy plumba mesditën e 30 tetorit 2024 dhe është mjekuar në një spital në Tiranë.

“Përfundimisht ai person ka qenë Ibrahim Lici. Kjo është verifikuar, është pranuar nga policia. Ai ka marr dy plumba, një në dorë e një në bark dhe në atë moment që ne e kemi parë në video është transportuar për në Tiranë ku ka marrë mjekim. Kjo gjë dihet nga ana e policisë. Është futur në dosjen hetimore dhe po punohet për të parë kush e ka marr, kush e ka sjellë dhe pse ka qenë aty. Që është i rëndësishëm ky fakt është.”,- tha gazetarja.

Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit.

Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shoqërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje.

The post “Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit”/ Gazetarja zbardh detajet: E konfirmuan hetuesit, u qëllua me dy plumba… appeared first on Sot News | Lajme.

Gazetarja: Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit, mori 2 plumba

By: Ela
19 November 2024 at 22:32

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar në “Now me Erla Mëhilli” se i shumëkërkuari Ibrahim Lici, ka qenë prezent në masakrën me 4 vitikma në Dobraç të Shkodrës. Sipas informacioneve të gazetares, Ibrahim Lici është plagosur me dy plumba mesditën e 30 tetorit 2024 dhe është mjekuar në një spital në Tiranë. “Përfundimisht ai person ka […]

The post Gazetarja: Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit, mori 2 plumba appeared first on BoldNews.al.

“Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit”, Llabani: Mori 2 plumba, ja ku u mjekua

19 November 2024 at 22:26

Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhilli” në Euronews Albania se i shumëkërkuari Ibrahim Lici, ka qenë prezentë në masakrën me 4 vitikma në Dobraç të Shkodrës.

Sipas informacioneve të gazetares, Ibrahim Lici është plagosur me dy plumba mesditën e 30 tetorit 2024dhe është mjekuar në spitalin e Tiranës.

“Përfundimisht ai person ka qenë Ibrahim Lici. Kjo është verifikuar, është pranuar nga policia. Ai ka marr dy plumba, një në dorë e një në bark dhe në atë moment që ne e kemi parë në video është transportuar për në Tiranë ku ka marrë mjekim mjeko-ligjor.

Kjo gjë dihet nga ana e policisë. Është futur në dosjen hetimore dhe po punohet për të parë kush e ka marr, kush e ka sjellë dhe pse ka qenë aty. Që është i rëndësishëm ky fakt, është”,-tha gazetarja Llabani.

Kujtojmë se masakra e Dobraçit ndodhi pasditen e 30 tetorit 2024. Shënjestër ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati të cilët po udhëtonin me të njëjtin automjet, në kohën kur u qëlluan me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje. Hamza Lici humbi jetën menjëherë në vendngjarje ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Përveç tyre në këtë atentat humbën jetën edhe dy kalimtarë rasti, bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha. Ata po lëviznin me motor kur u përplasën nga automjeti me të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushat

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit”, Llabani: Mori 2 plumba, ja ku u mjekua appeared first on Euronews Albania.

Atentati me 4 viktima në Shkodër/ Zbulohet misteri, Ibrahim Lici u trajtua nga mjekë privatë pas sulmit, tani gjendet në Tiranë

By: V K
15 November 2024 at 11:25

Atentati mafioz i 30 Tetorit 2024 në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati mes tyre dhe dy njerëz të pafajshëm, çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha, tronditi mbarë opinionin publik.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, gazetarja Anila Hoxha, theksoi se jo zyrtarisht pranohet se personi që del në foto i gjakosur është Ibrahim Lici, një prej të shumëkërkuarve në vend.

Sipas saj, ka disa versione jo zyrtare se ai mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë.

“Policia nuk ka dalë me version zyrtar se kush është personi që shfaqet në skenën e krimit, jo zyrtarisht nga autoritet e hetimit dhe drejtësisë shqiptare pranohet se ai është Ibrahim Lici.

Pas masakrës që tronditi vendin, janë kryer një sërë hetimesh, për të kuptuar se si ai u largua nga vendngjarja. Ka dyshime se ky shtetas mund të ketë qenë i plagosur dhe ndaj ka pasur disa verifikime të klasifikuara si të sekretit tepër të lartë, ku përfshihen vëzhgime dhe përgjime.

Policitë lokale po kryejnë veprime sekrete për të mësuar se kush janë personat që arritën ta mjekojnë atë. Ka disa versione jo zyrtare se personi ka ngelur i plagosur mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë.

Duke iu referuar burimeve shumë të besueshme pranë grupit të hetimit, mund të them se është identifikuar edhe për një person të tretë që konsiderohet si ndihmës në këtë atentat”, tha gazetarja në emisionin Breaking të Top News.

Sipas gazetares, autorët kanë lënë gjurmë në vendngjarje dhe mund të ketë një emër nga policia, ndërsa hetimet vijojnë ende.

Në automjet ai ishte me vëllanë dhe shokun e tij. Ndaj duhet të kemi parasysh grupet kriminale janë më të informuar se vetë institucionet kur bëhet fjalë për të kërkuar. Ky rast vërtetoi se grupet kriminale kanë informacione ‘ekskluzive’ për kundërshtarët e tyre.

Nuk mund të them nëse Ibrahim Lici po largohej nga Shqipëria për sa kohë ai kishte ardhur, por them me garanci se ky krim është i një natyre tejet të sofistikuar, por autorët kanë lënë gjurmë pas dhe mund të themi se do të kemi një emër“, theksoi gazetarja./TPZ

The post Atentati me 4 viktima në Shkodër/ Zbulohet misteri, Ibrahim Lici u trajtua nga mjekë privatë pas sulmit, tani gjendet në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Ibrahim Lici u trajtua nga mjekë privatë pas sulmit, tani gjendet në…

By: redi
14 November 2024 at 15:49

Vijon të mbetet pa autorë masakra në Shkodër me 4 të vrarë. Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje për masakrën e Dobraçit. Më 30 tetor 2024 gjatë një atentati mafioz humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. ”Policia nuk ka dalë me version zyrtar se kush është personi që shfaqet në skenën e krimit, jo zyrtarisht nga autoritet e hetimit dhe…

Source

❌
❌