Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Izrael-Turqi, rivaliteti që po “zien” në Lindjen e Mesme

4 July 2025 at 18:23

Financial Times raporton se lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka rishkruar ekuilibrat e fuqisë në Lindjen e Mesme, duke sjellë një Izrael të guximshëm që kërkon të ripërcaktojë rajonin, një regjim iranian të dobësuar që lufton për të mbijetuar dhe një SHBA hezituese për t’u zhytur në një tjetër konflikt të zgjatur. Por pasoja […]

The post Izrael-Turqi, rivaliteti që po “zien” në Lindjen e Mesme appeared first on BoldNews.al.

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

28 June 2025 at 12:06

Në Iran u mbajt një ceremoni shtetërore mortore për rreth 60 persona, përfshirë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, të vrarë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin. Arkëmortet, të mbuluara me flamurin iranian dhe me portrete të komandantëve të vrarë, u vendosën pranë Sheshit Enghelab në Teheran, mes një turme të madhe pjesëmarrësish. Konflikti me Izraelin përfundoi […]

The post Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli appeared first on BoldNews.al.

Sulmet e SHBA nuk shkatërruan programin bërthamor të Iranit? Trump reagon pas rrjedhjes së informacionit të inteligjencës: Centralet u goditën në mënyrë perfekte

By: V K
25 June 2025 at 09:03

Një vlerësim i inteligjencës së Pentagonit për sulmin e Amerikës ndaj Iranit të shtunën, ka hedhur dyshime mbi deklaratat se programi bërthamor ishte zhdukur.

SHBA-të goditën tre objekte bërthamore në Iran, Fordo, Natanz dhe Isfahan, me bomba shkatërruese bunkerësh të afta të depërtonin 18 metra beton ose 61 metra tokë përpara se të shpërthenin.

Por sipas raportit të inteligjencës të publikuar nga disa media prestigjioze, centrifugat e Iranit janë kryesisht “të paprekura” dhe ndikimi ishte i kufizuar në strukturat mbi tokë.

Hyrjet në dy objekte bërthamore u mbyllën dhe një pjesë e infrastrukturës u shkatërrua ose u dëmtua, por shumica e objekteve, të cilat janë thellë nën tokë, mbetën të paprekura, sipas burimeve për mediat amerikane.

Gjithashtu, vlerësohet se sulmi e ka shtyrë Iranin vetëm disa muaj prapa dhe se çdo rifillim i programit të tij bërthamor, mund të bazohet në kohën që i duhet vendit për të gërmuar dhe për të bërë riparime.

Burimet gjithashtu, konfirmuan për CBS se një pjesë e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit ishte zhvendosur para sulmeve, sipas vlerësimit të inteligjencës.

Por, presidenti amerikan Donald Trump, sulmoi mediat amerikane dhe raportimin e tyre.

Ai theksoi se kjo është një përpjekje për të poshtëruar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori.

“Lajmet e rreme CNN, së bashku me New York Times që po dështon, janë bashkuar në një përpjekje për të poshtëruar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori. Vendet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht! Si CNN ashtu edhe CNN po kritikohen nga publiku!”, shkroi Trump.

Gjithashtu, në një prononcim për gazetarët në Air Force One, presidenti amerikan tha se të tre centralet bërthamore në Iran u goditën “në mënyrë perfekte” dhe u shkatërruan.

Ai shton gjithashtu se, raportet e mediave amerikane janë “shumë të pahijshme” ndaj atyre që kryen sulmet.

The post Sulmet e SHBA nuk shkatërruan programin bërthamor të Iranit? Trump reagon pas rrjedhjes së informacionit të inteligjencës: Centralet u goditën në mënyrë perfekte appeared first on Albeu.com.

Bisedimet diplomatike/ Konflikti në Lindjen e Mesme, flet ambasadori i Izraelit në OKB: Do të ndodhë së shpejti

24 June 2025 at 22:24

Duke folur me gazetarët në OKB në Nju Jork të martën, Danon tha se ishte ende “shumë herët për të vlerësuar të gjitha sulmet” që Izraeli kishte kryer në vendet bërthamore iraniane.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, tha se ndërsa është “shumë herët” për të zhvilluar bisedime diplomatike me Iranin, “besoj se kjo do të ndodhë së shpejti”.

“E dimë që arritëm ta shtyjmë programin. Arritëm të eliminojmë kërcënimin e afërt që kishim”, tha ai. Ambasadori i OKB-së la të kuptohej gjithashtu se Izraeli ishte i hapur për marrëdhënie të reja me vendet arabe.

Tani është “koha për të ndërtuar ura dhe partneritete në rajon”, tha ai, pa përmendur ndonjë vend të veçantë, por duke përmendur normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun përmes Marrëveshjeve të Abrahamit.

The post Bisedimet diplomatike/ Konflikti në Lindjen e Mesme, flet ambasadori i Izraelit në OKB: Do të ndodhë së shpejti appeared first on Sot News | Lajme.

Lufta Izrael-Iran/ Lubonja: Ndërhyrja e SHBA në konflikt, me përmasa botërore

By: Oldi
23 June 2025 at 15:43

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ku prej më shumë se dhjetë ditësh po zhvillohet një konflikt i ashpër mes Izraelit dhe Iranit. Ai theksoi se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në këtë konflikt e kthen situatën në një krizë me përmasa globale. “Ndërhyrja e SHBA-ve në konfliktin Iran-Izrael […]

The post Lufta Izrael-Iran/ Lubonja: Ndërhyrja e SHBA në konflikt, me përmasa botërore appeared first on BoldNews.al.

Pas bombardimeve amerikane, Donald Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran: Nëse nuk do ta bëjnë vendin sërish madhështor…

By: V K
23 June 2025 at 09:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se mund ta mirëpresë rrëzimin e Qeverisë në Teheran, vetëm pak orë pasi anëtarë të administratës së tij ngulën këmbë se sulmet e fundit ndaj Iranit nuk kishin për qëllim të sillnin “ndryshim regjimi”.

“Politikisht nuk është e pranueshme të përdoret termi ‘Ndryshim Regjimi’, por nëse regjimi i tanishëm iranian nuk është në gjendje ta BËJË IRANIN SËRISH MADHËSHTOR, pse të mos ketë një ndryshim regjimi??? MIGA!!!”, shkroi Trump në platformën e tij, Truth Social.

Trump i tha këto fjalë vetëm disa orë pasi figura kyçe të administratës së tij, si – nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, theksuan se qëllimi i sulmeve ajrore të SHBA-së më 21 qershor ndaj objekteve bërthamore të Iranit ishte një zgjidhje e negociuar, dhe jo rrëzimi i Qeverisë islamike teokratike.

Në një konferencë për shtyp, Hegseth i përshkroi bombardimet si “operacion i saktë”, që synonin vetëm programin bërthamor të Iranit, dhe jo ushtarët apo popullin iranian.

“Kjo mision nuk kishte, dhe nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit”, tha ai.

Trump “kërkon paqe, dhe Irani duhet ta ndjekë këtë rrugë”, shtoi Hegseth, duke theksuar më tej: “Këtu duhet të arrihet një marrëveshje e negociuar”.

“Regjimi iranian duhet të zgjohet dhe të thotë: ‘OK, nëse me të vërtetë duam energji bërthamore në vendin tonë, ka mënyrë për ta bërë këtë’. Kjo ofertë është ende në fuqi. Jemi të gatshëm të flasim me ta nesër dhe të fillojmë punën për këtë”, tha Rubio për rrjetin amerikan CBS.

Megjithatë, disa anëtarë të Partisë Republikane të Trumpit, kanë bërë thirrje në të kaluarën për rrëzimin e Qeverisë iraniane, përfshirë senatorin me ndikim nga Teksasi, Ted Cruz.

“Po avokoj që të përdorim trysni maksimale dhe sanksione ekonomike për të ushtruar trysni mbi regjimin në një mënyrë që mund ta nxisë rrëzimin e tij”, kishte thënë ai para sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran.

Zyrtarët amerikanë e paralajmëruan të dielën Teheranin, të mos hakmerret ndaj sulmeve ajrore amerikane, për të cilat Trump tha se kishin “shkatërruar” objekte kyçe bërthamore të Iranit.

Irani dhe Izraeli filluan runde të reja sulmesh ajrore kundër njëri-tjetrit në orët e hershme mëngjesin e së hënës.

Irani i shpërfilli thirrjet e menjëhershme për rikthim në bisedime, duke theksuar të drejtën për vetëmbrojtje, dhe duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë përgjegjësi për “pasojat e rrezikshme” të veprimeve të tyre dhe duke lënë të kuptohet se bisedimet mund të ndodhin vetëm pasi Teherani të përgjigjet.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha në një konferencë për shtyp në Stamboll se “dera e diplomacisë” duhet të jetë gjithmonë e hapur, por “nuk është kështu tani”.

Irani është duke u sulmuar dhe do të ushtrojë të drejtën e vetëmbrojtjes për aq kohë sa është e nevojshme, shtoi ai, por nuk pranoi të tregojë se çfarë veprimesh do të ndërmarrë Irani si përgjigje ndaj sulmeve të SHBA-së.

Media shtetërore iraniane raportuan se Araqchi ka mbërritur në Moskë për të zhvilluar konsultime të hënën me udhëheqës të lartë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, oferta e të cilit për të ndihmuar në ndërmjetësim të negociatave me Teheranin ishte hedhur poshtë menjëherë nga Trumpi.

“Rusia është partneri ynë dhe ne gjithmonë konsultohemi”, tha Araqchi para se të mbërrinte në Moskë.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli është “shumë, shumë pranë” përmbushjes së synimeve të veta pas më shumë se një jave sulmesh ajrore ndaj Iranit, përfshirë eliminimin e kërcënimeve bërthamore dhe me raketa balistike nga Teherani.

“Po ecim hap pas hapi drejt arritjes së këtyre qëllimeve, jemi shumë, shumë pranë përmbushjes së tyre”, tha Netanyahu në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se; “kur të jenë përmbushur synimet, operacioni do të përfundojë”.

Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit më 13 qershor, duke shënjestruar objektet bërthamore dhe raketore, si dhe udhëheqësit ushtarakë dhe shërbimet e sigurisë.

Shumë figura të rëndësishme ushtarake dhe shkencëtarë bërthamorë janë vrarë në sulme, e ka pranuar Irani.

Që nga nisja e sulmeve fillestare izraelite, të dy vendet kanë shkëmbyer sulme ajrore ndaj njëri-tjetrit, duke shkaktuar viktima si në radhët ushtarake ashtu edhe ato civile, si dhe dëme në prona.

Grupi me qendër në Uashington, Aktivistët për të Drejtat e Njeriut, raportoi se të paktën 950 njerëz janë vrarë në Iran gjatë sulmeve ajrore që nga 13 qershori, përfshirë 380 civilë.

Autoritetet izraelite thanë se 24 njerëz u vranë nga sulmet iraniane në Izrael./rel

The post Pas bombardimeve amerikane, Donald Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran: Nëse nuk do ta bëjnë vendin sërish madhështor… appeared first on Albeu.com.

CNN: Avionët B-2 hodhën 12 bomba të rënda mbi impiantin bërthamor Fordow

By: V K
22 June 2025 at 08:38

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndërmarrë një sulm të koordinuar ajror dhe detar ndaj impianteve bërthamore iraniane.

Sipas një burimi amerikan për CNN, gjashtë avionë bombardues B-2 kanë hedhur 12 bomba të tipit “bunker buster”, secila prej tyre peshon 14 tonë, mbi impiantin e mbrojtur nëntokësor të Fordow-t.

Në të njëjtën kohë, nëndetëse të marinës amerikane kanë lëshuar 30 raketa “cruise” të tipit Tomahawk (Tlam) ndaj dy objekteve të tjera bërthamore: Natanz dhe Isfahan. Po sipas të njëjtit burim, një nga avionët B-2 ka goditur edhe impiantin e Natanzit me dy bomba të tjera të fuqishme “bunker buster”.

Ky sulm përbën një nga operacionet më të mëdha ajrore amerikane ndaj objekteve strategjike iraniane dhe sinjalizon një përshkallëzim të rrezikshëm në tensionet SHBA-Iran. Ende nuk ka reagim zyrtar nga Teherani.

The post CNN: Avionët B-2 hodhën 12 bomba të rënda mbi impiantin bërthamor Fordow appeared first on Albeu.com.

Erdogan: Përplasja Izrael-Iran po shkon pranë “pikës pa kthim”

By: Ardit
20 June 2025 at 18:20

Përshkallëzimi i konfrontimit Iran-Izrael po arrin me shpejtësi “pikën pa kthim”, tha të premten presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe njoftoi planet e Ankarasë për të rritur prodhimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, në mënyrë që asnjë vend të mos guxojë të sulmojë Turqinë, duke shkaktuar frikën e një gare […]

The post Erdogan: Përplasja Izrael-Iran po shkon pranë “pikës pa kthim” appeared first on BoldNews.al.

SHBA zhvendos dhjetëra avionë ushtarakë nga baza e tyre në Katar/ Gjendja e konfliktit Iran-Izrael në ditën e tetë

20 June 2025 at 10:49

Kjo lëvizje në një kohë kur Uashingtoni po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Midis 5 dhe 19 qershorit 2025, baza amerikane e Al Udeid, në Katar, u zbraz pothuajse tërësisht nga avionët e dukshëm, sipas imazheve satelitore nga Planet Labs PBC.

Dhjetëra avionë ushtarakë amerikane janë tërhequr nga pista e njërës prej bazave më të mëdha amerikane në Lindjen e Mesme, e cila do të mbronte pajisjet nga sulmet e mundshme nga Teherani.

Gati dyzet avionë ushtarakë ishin parkuar pranë pistës së bazës më 5 qershor: transportues të mëdhenj të aftë për të transportuar furnizime, avionë zbulimi dhe avionë operacionesh speciale si Hercules C-130. Por në një foto të bërë dje, të enjten, më 19 qershor, vetëm tre transportues ishin të dukshëm.

Për më tepër, SHBA-të, “si masë paraprake dhe në dritën e armiqësive në rajon”, këshilluan “personelin e tyre të ushtrojnë vigjilencë të veçantë” dhe të “kufizojnë përkohësisht” aksesin në objektet në Al Udeid, sipas një njoftimi për shtyp të datës dje dhe të postuar në faqen e internetit të ambasadës së tyre në Katar.

Këto lëvizje vijnë ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump pritet të vendosë – brenda dy javësh, sipas Shtëpisë së Bardhë – mbi përfshirjen e mundshme të vendit të tij në luftë në anën e Izraelit kundër Iranit, gjë që mund të çojë në sulme hakmarrëse iraniane kundër disa bazave amerikane në rajon.

Këto lëvizje janë pjesë e një ripozicionimi të forcave të armatosura amerikane në rajon pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor. Një tjetër aeroplanmbajtëse është në rrugën e saj drejt rajonit të Lindjes së Mesme, ndërsa shumë asete ajrore janë zhvendosur gjithashtu në rajon.

The post SHBA zhvendos dhjetëra avionë ushtarakë nga baza e tyre në Katar/ Gjendja e konfliktit Iran-Izrael në ditën e tetë appeared first on Sot News | Lajme.

Iranit i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

By: fra nc
18 June 2025 at 11:59

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa Irani ka paralajmëruar se çdo përfshirje e Shteteve të Bashkuara në konfliktin me Izraelin do të çonte në një “luftë të përgjithshme” në rajon. Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së një sulmi ndaj Iranit, në bashkëpunim me Izraelin.

Sipas rrjeteve amerikane NBC dhe CBS, administrata Trump po vlerëson një goditje të mundshme ushtarake ndaj centralit bërthamor nëntokësor në Fordou, që konsiderohet një element kyç i programit bërthamor iranian. I vendosur rreth 300 metra nën tokë, brenda një strukture të blinduar në mal, ky objekt është i mbrojtur me fortifikime të rënda dhe sisteme të avancuara mbrojtjeje ajrore.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane, në një deklaratë për Sky News, theksoi se përfshirja ushtarake amerikane do të sillte pasoja të rënda dhe të menjëhershme. “Ne nuk do të tregojmë asnjë hezitim në mbrojtjen e popullit, sigurisë dhe territorit tonë. Çdo agresion do të marrë një përgjigje të ashpër dhe të vendosur nga Irani,” u shpreh zëdhënësi.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur presidenti Trump ka bërë thirrje për “dorëzim pa kushte” të Teheranit. Sipas burimeve të CBS, Ëashingtoni po shqyrton me serioz mundësinë e një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë, ndërsa nuk përjashtohet as një koalicion ushtarak me Izraelin.

The post Iranit i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale appeared first on Euronews Albania.

Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë

By: Oldi
18 June 2025 at 09:07

Nga Genc Pollo Në debatin shqiptar mbi konfliktin e armatosur midis Izraelit e Iranit ka qenë i pranishëm koncepti se Izraeli është një demokraci, ku pushteti kufizohet e është llogaridhënës para popullit e të zgjedhurve të tij, ndërsa Irani është një teokraci ku lideri suprem dhe kasta rreth tij sundon plotësisht mbi shtetasit dhe sistematikisht […]

The post Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë appeared first on BoldNews.al.

Konflikti Izrael-Iran/ Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë t’i japë fund konfliktit në…

16 June 2025 at 09:39

Pinkas i tha emisionit Newsday në BBC World Service se Trump është në një pozitë ku mund të negociojë një marrëveshje paqeje. Fuqia për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Iranit qëndron në një masë të madhe te Donald Trump, thotë Alon Pinkas, një ish-diplomat që ka këshilluar dy kryeministra izraelitë.

Ai theksoi se, praktikisht, presidenti mund t’i bëjë një ofertë Teheranit që do t’u lejonte iranianëve të ruajnë dinjitetin dhe të pranojnë një paqe të negociuar, por duke qenë se Irani është në një pozitë të dobët negociuese, ai është i motivuar të vazhdojë luftimet dhe të shkaktojë më shumë dëme në Izrael.

“Përndryshe, Presidenti Trump mund ta marrë telefonin dhe t’i thotë zotit Netanyahu ‘mjaft më – ke 24 orë për t’i dhënë fund kësaj’,” thotë ai.

“Por a do të bëjë ndonjërën nga këto? Nuk e di”, përfundoi.

The post Konflikti Izrael-Iran/ Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë t’i japë fund konfliktit në… appeared first on Sot News | Lajme.

Në samitin e G7-ës pritet të dominojnë diskutimet për konfliktin Izrael-Iran

15 June 2025 at 17:52

Nga sot, e deri me datë 17 qershor, mbahet samiti i radhës i G7-ës, në Kananaskis, Alberta, Kanada. Fillimisht, ka qenë e planifikuar që diskutimet e këtij samiti të kryesoheshin nga lufta në Ukrainë, e se si Rusia duhet të “ndëshkohet” përmes disa masave shtrënguese. Por, shpejt axhenda ndryshoi, pasi diskutimet do kryesohen rreth temës […]

The post Në samitin e G7-ës pritet të dominojnë diskutimet për konfliktin Izrael-Iran appeared first on BoldNews.al.

Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

By: Ardit
15 June 2025 at 10:49

Lufta e nisur nga Izraeli kundër Iranit mund të hyjë në një fazë edhe më kritike, me një rrezik të madh për zgjerim të konfliktit. Shteti hebre ka nisur një fushatë ushtarake që mbështetet ekskluzivisht në aviacion për të detyruar Teheranin të tërhiqet. I vetmi precedent është ofensiva e NATO-s që detyroi Serbinë të tërhiqej […]

The post Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet appeared first on BoldNews.al.

Sulmet e Iranit, 2 të vrarë dhe 21 të plagosur në Izrael

By: user 5
14 June 2025 at 09:47

Njëzet e një persona janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa të lëshuara nga Irani në drejtim të rajonit qendror bregdetar të Izraelit.

Sipas shërbimit të urgjencës izraelite, njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje kritike, disa janë rëndë të plagosur, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në gjendje të stabilizuar. Dy izraelitë kanë ndërruar jetë si pasojë e sulmeve.

Ngjarja ndodh në një situatë përshkallëzimi të tensionuar mes dy vendeve. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë deklaruar se sulmet ajrore ndaj objektivave iraniane po vazhdojnë. Në një deklaratë në Telegram, IDF shkroi:

“Forcat Ajrore Izraelite vazhdojnë të godasin objektiva për të larguar kërcënimet në Iran”.

Këto zhvillime vijnë më shumë se 24 orë pas një sulmi ajror të Izraelit mbi bazat ushtarake të Iranit, ku sipas IDF, u vranë tre komandantë ushtarakë iranianë. Në përgjigje, Irani nisi një seri sulmesh raketore drejt Izraelit, që zgjatën deri në mëngjesin e së shtunës.

The post Sulmet e Iranit, 2 të vrarë dhe 21 të plagosur në Izrael appeared first on Lapsi.al.

Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”, arrestohet 26-vjeçari

By: V K
12 June 2025 at 13:24

Policia e Tiranës, ka arrestuar një 26-vjeçar të përfshirë në sherrin e ndodhur dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, ku edhe mbeti i plagosur.

Ai akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim Nj. P., 28 vjeç, pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt.

Njoftim i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve procedurale me qëllim dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 10.06.2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi” e cila çoi në plagosjen e një personi kanë arrestuar një 26- vjeçar për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” si dhe kanë shpallur në kërkim një 28- vjeçar pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt”.

Vijojnë hetimet dhe kontrollet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale

 

 

The post Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”, arrestohet 26-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Konflikti me armë zjarri/ Kush janë autori dhe i lënduari nga plagosja në Allias

8 June 2025 at 10:05

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, nga ku një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri nga komshiu i tij, është bërë me dije dhe identiteti i plotë i dy personave të përfshirë.

Sipas informacioneve zyrtare, Korado Teodori, 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë komshiun e tij, Sandrino Baci, 31 vjeç.

Ngjarja erdhi si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë, i plagosuri ndodhet aktualisht në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konflikti me armë zjarri/ Kush janë autori dhe i lënduari nga plagosja në Allias appeared first on Euronews Albania.

18 vite konflikt! Tragjedia e paralajmëruar në Has që i mori jetën 34-vjeçarit

20 May 2025 at 21:29

Më 7 maj të këtij viti, rreth mesditës, në fshatin Tpla të Krumës në Has ndodhi një vrasje. 41-vjeçari Ylber Jaku vrau komshiun e tij 34-vjeçar, Reshit Sallahun. Por çfarë kishte pas kësaj vrasjeje? Babai i autorit të vrasjes Agim Jaku, tregon për emisionin “Stop” se familja e tij ka një konflikt me fqinjët Sallahu […]

The post 18 vite konflikt! Tragjedia e paralajmëruar në Has që i mori jetën 34-vjeçarit appeared first on BoldNews.al.

Konflikti në Vorë, KQZ revokon akreditimin për të gjithë vëzhguesit

11 May 2025 at 16:08

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar revokimin e të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, në Vorë. Ky vendim vjen pas sherrit që Flamur Noka pati me disa qytetarë, pasi pretendoi se janë pajisur me bexhe vëzhguesi bandat.

KQZ thote se revokimi është bërë për të gjithë, më përjashtim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konflikti në Vorë, KQZ revokon akreditimin për të gjithë vëzhguesit appeared first on Euronews Albania.

Përshkallëzohet konflikti Indi-Pakistan, 29 civilë të vdekur dhe 46 të plagosur nga sulmet me raketa

By: V K
7 May 2025 at 08:02

Përleshjet që shpërthyen gjatë natës midis Indisë dhe Pakistanit kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar, pasi kanë lënë të vdekur 29 civilë – 26 në territorin pakistanez dhe 3 në atë indian.

Të paktën 46 persona janë plagosur, ndërsa pesë avionë luftarakë indianë janë rrëzuar.

Tensionet, që mund të çojnë dy vendet drejt një përplasjeje të re ushtarake – e shtata në historinë e tyre – nisën pas nisjes së Operacionit Sindoor nga India, i cili kishte në shënjestër baza të dyshuara të grupeve militante në nëntë pika brenda Pakistanit dhe në zonën e Kashmirit që kontrollohet nga ky i fundit.

Në kundërpërgjigje, Pakistani deklaroi se kishte rrëzuar disa avionë indianë, duke e cilësuar veprimin e Indisë si një provokim serioz që mund të përshkallëzojë situatën.

India pretendon se ky operacion ishte një përgjigje ndaj një sulmi të mëparshëm në prill, ku militantë të dyshuar sulmuan një grup pelegrinësh hindu në Kashmirin e kontrolluar nga India, duke vrarë 26 vetë, përfshirë një shtetas nga Nepali.

Sulmet indiane janë përqendruar në infrastrukturën që pretendohet se lidhet me terrorizmin, si në Pakistan ashtu edhe në pjesën e Kashmirit që ndodhet nën kontrollin pakistanez./Protothema

The post Përshkallëzohet konflikti Indi-Pakistan, 29 civilë të vdekur dhe 46 të plagosur nga sulmet me raketa appeared first on Albeu.com.

❌
❌