Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

TEL AVIV – Izraeli sulmon objektivat e rebelëve Houthi në Jemen

TEL AVIV, 7 korrik /ATSH-ANSA/ – Ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur infrastrukturën e rebelëve Houthi në Jemen, në portin e Hodeidahut dhe në zonat e tjera të kontrolluara nga kryengritësit e mbështetur nga Irani.

Ushtria më vonë tha se zbuloi dy raketa të lëshuara nga Jemeni drejt Izraelit, ku sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në disa vende.

”Sulmet nga Forcat Ajrore dhe Marina Izraelite shënjestruan portet jemenase të Hodeidahut, Ras Issas dhe Salifit si dhe termocentralin Ras Al-Kathib”, tha ushtria izraelite në një deklaratë./    /os/

The post TEL AVIV – Izraeli sulmon objektivat e rebelëve Houthi në Jemen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksperti rus: Ushtria ukrainase po pëson humbje duke ndalur përparimin tonë

30 June 2025 at 08:09

Komanda ukrainase vazhdon të humbasë trupa dhe pajisje ushtarake në përpjekje për të frenuar avancimin e forcave ruse në lindje të Ukrainës, deklaroi eksperti ushtarak rus Andrey Marochko.

Sipas Marochko, gjatë javës së fundit, humbjet e ushtrisë ukrainase në Republikën Popullore të Luganskut kanë arritur deri në 4,000 trupa, përfshirë edhe mercenarë të huaj. Ai pretendon se forcat ukrainase kanë ndërmarrë disa përpjekje të pasuksesshme për të ndalur përparimin rus në rajonet e Kharkovit, Luganskut dhe Donetskut.

“Situata në vijën e kontaktit ka mbetur vazhdimisht e tensionuar, por iniciativa ka qëndruar në anën e Forcave të Armatosura Ruse. Armiku përpiqet të mbrojë vijat aktuale, por ka ndërmarrë edhe kundërsulme për të rifituar terren, pa ndonjë rezultat të prekshëm,” u shpreh Marochko, duke iu referuar të dhënave të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

Ai shtoi se forcat ruse po vijojnë me sulme të përqendruara kundër objektivave ushtarake dhe se operacioni i posaçëm ushtarak po arrin qëllimet e tij.

Deklaratat e Marochkos vijnë në një kohë kur fronti lindor në Ukrainë mbetet ndër më të ashpërit e konfliktit, me pretendime të ndërsjella për humbje dhe avancime, ndërkohë që pavarësisht raportimeve ruse, Kievi nuk ka dhënë një reagim të menjëhershëm për këto pretendime. Informacioni i paraqitur nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eksperti rus: Ushtria ukrainase po pëson humbje duke ndalur përparimin tonë appeared first on Euronews Albania.

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

28 June 2025 at 12:06

Në Iran u mbajt një ceremoni shtetërore mortore për rreth 60 persona, përfshirë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, të vrarë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin. Arkëmortet, të mbuluara me flamurin iranian dhe me portrete të komandantëve të vrarë, u vendosën pranë Sheshit Enghelab në Teheran, mes një turme të madhe pjesëmarrësish. Konflikti me Izraelin përfundoi […]

The post Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli appeared first on BoldNews.al.

“1.3 miliardë euro për armë”/ Sa i rëndon Shqipërisë vendimi i NATO për 5% të PBB

By: user 6
26 June 2025 at 21:35

Miratimi i rritjes së buxhetit për mbrojtjen nga të gjithë udhëheqësit e NATO-s pritet të detyrojë çdo shtet të shpenzojë në këtë drejtim rreth 5% të produktit të brendshëm bruto. Edhe Shqipëria, si një vend anëtar, do të përballet në vijim me një rikalkulim të shpenzimeve për përballimin e një vendimi të tillë.

Rritja ekonomike e Shqipërisë, sipas INSTAT, deri në 2024 llogaritet në 25.7 miliardë euro. Teksa për të përmbushur objektivin e NATO-s prej 2%, vendi ynë duhet të shpenzonte afërsisht deri në 514 milionë euro në vit. Por me vendimin më të fundit prej 5%, Shqipëria pritet të shpenzojë mbi 1.3 miliardë euro.

Kjo shifër pritet të rëndojë buxhetin e shtetit, sipas ekspertëve të ekonomisë. Arben Malaj, ish-ministër i Financave, e konsideron të papërballueshme për buxhetin e vendit mbështetjen e një vendimi të tillë.

“Dy janë opsionet: e para, të rrisë duke rritur borxhin, dhe e dyta, të shkurtojë shpenzimet — mbështetjen për arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale? Janë shumë vende europiane që kanë borxhe të larta dhe janë përballë detyrimit të ulin borxhin. Nga do ta përballojë Shqipëria?”, thotë Malaj.

Një rritje në 5% e buxhetit për mbrojtjen do të linte pas shumë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë që kanë nevojë për mbështetje. Në 2025, arsimit i është dedikuar një buxhet sa 2.36% e PBB, shëndetësisë 2.78%, ndërsa shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve sa 7.4% e PBB.

Unë do të vazhdoja argumentimin: mund të kemi paqe, por jo prosperitet. Nëse nuk përmirësohet cilësia e arsimit, mbrojtjes sociale — të gjitha kanë nevojë për para — atëherë paqja është e paqëndrueshme, sepse rritet agresiviteti social, politik, etj.”

Ky vendim nuk duhet të ishte një detyrim për shtetet, sipas ekspertëve, pasi cenon rregullat e NATO-s.

“Nuk mund ta denatyrosh NATO-n, që thuhet ‘NATO s’do mbrojë ata që s’kanë paguar lekët’. Nuk është në dokumentet kryesore të NATO-s që po s’paguaje kaq lekë, ti nuk mbrohesh. Sipas nenit nr. 5, çdo vend i NATO-s mbrohet në mënyrë të menjëhershme nga aleanca. Janë të nevojshme të ngrihen shpenzimet, por sa dhe a do ngrihen shpenzimet në raport me GDP-në? Jo, sepse ka shumë vende të BE-së, anëtare të NATO-s, që janë në borxhe — është rritur shumë deficiti buxhetor dhe borxhi publik.”

Aktualisht, buxheti për mbrojtjen është 52.7 miliardë lekë. Nëse Shqipëria akordon 5% të PBB për mbrojtjen, atëherë ky buxhet, duke filluar nga vitet në vijim, do të jetë rreth 2.6 herë më i madh. Sipas ekspertëve, shtetet nuk duhet të përgatisin buxhete për luftë, por të mirëmenaxhojnë rreziqet e luftës. /TCH

The post “1.3 miliardë euro për armë”/ Sa i rëndon Shqipërisë vendimi i NATO për 5% të PBB appeared first on Lapsi.al.

Marshim i madh në Teheran në mbështetje të forcave të ushtrisë

By: user 5
24 June 2025 at 20:33

Një turmë e madhe njerëzish është mbledhur në qendër të Teheranit për të shprehur solidaritet me forcat e armatosura të Iranit, sipas mediave shtetërore.

Agjencitë iraniane të lajmeve IRNA, Fars dhe Mehr raportojnë për një pjesëmarrje të gjerë qytetarësh në Sheshin e Revolucionit, ku janë shfaqur shenja të mbështetjes publike ndaj ushtrisë iraniane.

Sipas këtyre burimeve, pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për “përgjigjen shkatërruese” të forcave iraniane ndaj veprimeve të fundit të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Demonstruesit, thuhet se janë zotuar të qëndrojnë “krah për krah me ushtrinë deri në fund”.

Pamjet e transmetuara nga televizionet iraniane tregojnë qytetarë që valëvitin flamuj kombëtarë dhe mbajnë postera të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ndërsa brohorasin në mbështetje të autoriteteve.

Aktualisht nuk ka informacion të konfirmuar nëse tubimi është organizuar drejtpërdrejt nga autoritetet iraniane apo është zhvilluar në mënyrë spontane.

The post Marshim i madh në Teheran në mbështetje të forcave të ushtrisë appeared first on Lapsi.al.

“U armatosëm në fshehtësi”/ Serbia bëhet gati për luftë, reagon Presidenti Vuçiç: Ushtria po bëhet më e fortë se kurrë

21 June 2025 at 14:41

Ai vlerësoi se do të ishte budallallëk të nënvlerësohej krijimi i një aleance ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, ndërsa sipas tij vazhdimisht po ftohet edhe Sofja që ti bashkohet. Kjo sipas Vuçiç ka detyruar ushtrinë serbe të armatoset, e të bëhet më e fuqishme se kurrë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi ndryshime të mëdha në ushtrinë serbe, teksa parashikoi përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe shprehu shqetësimin për ndikime të mundshme në Ballkan.

“Vetëm një numër i vogël njerëzish e d çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi gjithçka është bërë në fshehtësi”, pohon presidenti serb, që shton se ushtria serbe po bëhet tmerrësisht goditëse.

Në intervistën televizive ai paralajmëroi se gjate një paradë madhështore në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka qe posedon dhe se shumë do të habiten kur të shohin arsenalin.

“Serbia do të jetë një fortesë e pathyeshme dhe gjithmonë e pamposhtur për çdo pushtues dhe nuk do të qëllojë askënd me shigjetë. Ne jemi një vend paqedashës, gjithmonë duam paqe, por nuk jemi as aq të verbër dhe as aq budallenj sa të mos shohim se çfarë po ndodh në botë. Mos kini iluzionin se kërcënime të tilla nuk ekzistojnë më dhe se shumë njerëz nuk po bëjnë plane”, deklaroi Vuçiç.

Vuçiç theksoi se Beogradi nuk përbën kërcënim për vendet fqinje dhe se “nuk do të jetë i pari që do të qëllojë me shigjetë”, por se “duhet të jetë vigjilent”.

“Jemi të rrethuar nga vende të NATO-s – kë mund të kërcënojmë ne? Askënd. Por duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë”, përfundoi Vuçiç.

The post “U armatosëm në fshehtësi”/ Serbia bëhet gati për luftë, reagon Presidenti Vuçiç: Ushtria po bëhet më e fortë se kurrë appeared first on Sot News | Lajme.

Hegseth: Ushtria amerikane është e gatshme ta zbatojë çdo vendim të Trump për Iranin

18 June 2025 at 19:35

Ushtria amerikane është e gatshme të zbatojë çdo vendim që presidenti Donald Trump mund ta marrë në lidhje me Iranin, deklaroi të mërkurën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke lënë të kuptohet se qëllimi i SHBA-së mund të bëhet më i qartë në ditët në vijim.

Duke dëshmuar para një komiteti të Senatit, Hegseth ishte shumë i kujdesshëm në deklaratat e tij publike, duke mos pranuar të thotë nëse Pentagoni ka përgatitur opsione për sulme ndaj Iranit.

Megjithatë, kur u pyet me këmbëngulësi nga ligjvënësit, ai e pranoi se është i gatshëm ta zbatojë çdo urdhër në lidhje me Iranin dhe paralajmëroi se Teherani duhet ta kishte dëgjuar thirrjen e Trumpit për të bërë marrëveshje mbi programin bërthamor, para se Izraeli t’i fillonte sulmet ajrore të premten.

“Ata duhet të kishin bërë marrëveshje, fjala e presidentit Trump ka peshë. Bota e kupton këtë. Dhe, në Departamentin e Mbrojtjes, puna jonë është të jemi gati dhe të përgatitur me opsione – dhe pikërisht këtë po bëjmë”, tha Hegseth para Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit.

Më herët të mërkurën, Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse Shtetet e Bashkuara do ta sulmojnë Iranin apo objektet e tij bërthamore, por tha se durimi i tij është sosur.

Duke folur pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump e përsëriti thirrjen e tij për “dorëzimin e pakushtëzuar” të Iranit.

“Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di çfarë do të bëj”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse kishte vendosur t’i fillonte bombardimet kundër Iranit.

Trump tha se Irani madje kishte lënë të kuptohet se dëshiron të dërgojë zyrtarë të vet në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar mbi programin bërthamor të Teheranit dhe për t’i ndalur sulmet ajrore të Izraelit, por shtoi se “është shumë vonë”.

Izraeli i nisi bombardimet ndaj Iranit të premten e kaluar dhe të mërkurën ushtria izraelite tha se ka kryer gjithashtu sulme në Iranin perëndimor, duke goditur depo raketore dhe një raketahedhës të mbushur.

Izraeli i ka goditur disa objekte bërthamore dhe ushtarake, duke vrarë gjeneralë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Irani i ka lëshuar rreth 400 raketa dhe qindra dronë në sulme hakmarrëse ndaj Izraelit prej atëherë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hegseth: Ushtria amerikane është e gatshme ta zbatojë çdo vendim të Trump për Iranin appeared first on Euronews Albania.

Ministri Vengu në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit, zbulon 3 shtyllat e modernizimit të Forcave të Armatosura

By: redi
18 June 2025 at 17:58

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, thotë se industria ushtarake vendase, pajisja me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak si dhe kualifikimi i efektivëve në përdorimin e tyre, përbëjnë tre shtyllat kryesore të modernizimit të Forcave tona të Armatosura. Gjatë vizitës së tij në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit “Paris Air Show”, Vengu theksoi ndër të tjera edhe se pati…

Source

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

By: Ardit
12 June 2025 at 19:10

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë në Misionin e Bashkimit Evropian për Ndihmë Ushtarake për Ukrainën. Dyzet e nëntë nga 81 deputetët votuan në favor të vendimit. Sipas vendimit të miratuar, pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi do të marrin […]

The post Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas appeared first on BoldNews.al.

Miratohet marrëveshja, ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

By: user 5
12 June 2025 at 18:54

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë në Misionin e Bashkimit Evropian për Ndihmë Ushtarake për Ukrainën. Dyzet e nëntë nga 81 deputetët votuan në favor të vendimit. Sipas vendimit të miratuar, pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi do të marrin pjesë në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake për Ukrainën.

“Me qëllim të forcimit të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Ukrainës për të mbrojtur integritetin territorial të vendit, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, dhe si përgjigje ndaj ofensivave aktuale ushtarake të Federatës Ruse, por edhe të agresorëve të tjerë të mundshëm”, thuhet në sqarimin se pse u mor ky vendim.

Opozita akuzoi kryeparlamentarin Andrija Mandiq – që kundërshton NATO-n dhe mbështet presidentin rus Vladimir Putin – se ka penguar këtë përpjekje. Partia e tij, që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka kundërshtuar anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore dhe po ashtu kundërshton sanksionet që Podgorica ka vendosur ndaj Moskës për shkak të agresionit kundër Ukrainës.

Mali i Zi iu bashkua NATO-s më 2017, në kohën kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila u rrëzua nga pushteti në vitin 2020.

“Nëntëdhjetë e nëntë për qind e shumicës së sotme parlamentare nuk ka votuar për anëtarësimin në NATO”, tha kjo parti, duke komentuar shtyrjen nëntëmujore të votimit për këtë çështje.

Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, duke shpjeguar vendimin, përsëriti se “as që bëhet fjalë” që ushtarët e shtetit të tij, që do të dislokohen për këtë mision, të dërgohen në territorin e Ukrainës.

“Dua ta bëj këtë gjë të qartë. Unë kurrë nuk do të mbështesja diçka të tillë. Të gjitha aktivitetet e këtij misioni kryhen në territorin e BE-së, në Poloni dhe Gjermani”, tha ministri.

Misioni i BE-së është një nga dy misionet për Ukrainën që janë organizuar pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe ku Mali i Zi pritet të marrë pjesë. Misioni i dytë organizohet nga NATO-ja. Më 7 shkurt të këtij viti, Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri miratoi një draft-vendim për përfshirjen e Ushtrisë së Malit të Zi në aktivitetet e NATO-s, përkatësisht në misionin për ofrim ndihme dhe trajnimi për Ukrainën.

Anëtarët e Këshillit – ku bëjnë pjesë presidenti i shtetit, Jakov Millatoviq, kryeministri Millojko Spajiq dhe kryeparlamentari Andrija Mandiq – u pajtuan që aktivitetet e Ushtrisë në kuadër të këtij misioni të zhvillohen vetëm në territorin e një prej shteteve anëtare të NATO-s. Megjithatë, për pjesëmarrje në këtë mision duhet të vendosë Parlamenti i Malit të Zi./REL

The post Miratohet marrëveshja, ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas appeared first on Lapsi.al.

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

12 June 2025 at 19:46

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë në Misionin e Bashkimit Evropian për Ndihmë Ushtarake për Ukrainën.

Dyzet e nëntë nga 81 deputetët votuan në favor të vendimit.

Sipas vendimit të miratuar, pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi do të marrin pjesë në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake për Ukrainën.

“Me qëllim të forcimit të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Ukrainës për të mbrojtur integritetin territorial të vendit, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, dhe si përgjigje ndaj ofensivave aktuale ushtarake të Federatës Ruse, por edhe të agresorëve të tjerë të mundshëm”, thuhet në sqarimin se pse u mor ky vendim.

Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, duke shpjeguar vendimin, përsëriti se “as që bëhet fjalë” që ushtarët e shtetit të tij, që do të dislokohen për këtë mision, të dërgohen në territorin e Ukrainës.

“Dua ta bëj këtë gjë të qartë. Unë kurrë nuk do të mbështesja diçka të tillë. Të gjitha aktivitetet e këtij misioni kryhen në territorin e BE-së, në Poloni dhe Gjermani”, tha ministri.

Misioni i BE-së është një nga dy misionet për Ukrainën që janë organizuar pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe ku Mali i Zi pritet të marrë pjesë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas appeared first on Euronews Albania.

Pas urdhrit të Presidentit Trump, dhjetëra të arrestuar/ Ushtria në rrugët e Los Angeles

8 June 2025 at 22:12

Gjatë ditëve të fundit protestuesit në zonën e Los Angelos janë përleshur me forcat e ligjit. Trazirat filluan të premten pasi dhjetëra njerëz u ndaluan nga agjentët federalë të emigracionit në vende të ndryshme. Disa persona u arrestuan gjatë përleshjeve, teksa forcat e rendit përdoren shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe plumba manovër për të zmbrapsur turmën.

Garda kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka dalë në rrugët e Los Angelos me urdhër të presidentit Donald Trump. Grupi i parë nga 2 mijë ushtarë mbërriti u mblodh jashtë qendrës së paraburgimit në qendër të Los Angelos ku emigrantët e paligjshëm mbahen pasi ndalohen.

Duket se nisur edhe nga kjo situatë, Trump, i cili ka ndjekur politika të ashpra kundër emigrantëve, vendosi të nxjerrë në terren gardën kombëtare. Një lëvizje e tillë u kritikua nga shteti i Kalifornisë. Guvernatori, Gavin Newsom, tha se nxjerrja e trupave ne rruge nxit qëllimisht trazirat dhe paralajmëroi se kjo vetëm sa do të përshkallëzonte tensionet. Çdo shtet amerikan ka kontingjentin e vet të forcave të Gardës Kombëtare. Guvernatori i shtetit zakonisht është përgjegjës për nxjerrjen në terren.

Presidentët mund të përdorin mekanizma ligjorë që përdoren rrallë për të aktivizuar Gardën Kombëtare. Në këtë rast, Trump u mbështet në një ligj federal i cili i lejon presidentit të federalizojë trupat në tre rrethana.

Këto përfshijnë: kur SHBA-të janë të pushtuara ose në rrezik pushtimi, kur ka një rebelim ose rrezik rebelimi kundër autoritetit të qeverisë dhe kur presidenti është i paaftë me forcat e rregullta të zbatojë ligjet e SHBA-së.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan ka urdhëruar nxjerrjen e gardës. Pas shpërthimit të trazirave civile në SHBA pas vdekjes së George Floyd në vitin 2020, Trump u bëri thirrje guvernatorëve të shteteve të dërgojnë trupa në Uashington në përgjigje të protestave.

Shumë guvernatorë ranë dakord, por kishte të tjerë që refuzuan dhe u lejuan për një vendim të tillë. Trump gjithashtu ka përshkruar më parë planet për të përdorur Gardën Kombëtare për të ndihmuar agjentët federalë nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave që kryejnë deportime.

The post Pas urdhrit të Presidentit Trump, dhjetëra të arrestuar/ Ushtria në rrugët e Los Angeles appeared first on Sot News | Lajme.

BIRN: Qeveria hap një shteg ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

By: user 6
4 June 2025 at 21:12

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën ndryshime në ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”, duke i hapur rrugën dhënies me qira apo investimeve për arsye infrastrukturore dhe ekonomike në pronat e Forcave të Armatosura.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në ligj shtohen një sërë nenesh të reja që kornizojnë kompetencat për hartimin dhe rishikimin e planit të vendosjes, përhapjes dhe administrimin e pronave të FA-ve, duke parashikuar rishikimin e këtij plani në mënyrë periodike çdo 5 vite dhe në çdo kohë në rastet e “investimeve me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit apo ndërtimeve, përmirësimeve të infrastrukturës publike…“.

Po ashtu, dispozitat e reja parashikojnë që këto prona të ushtrisë “mund të jepen për përdorim të dyfishtë…” jo vetëm në funksion të veprimtarisë së ushtrisë por “..edhe në funksion të zhvillimit dhe rritjes së vlerës ekonomike të saj”.

Për përdorimin e pronave të ushtrisë për dhënie me qira, enfiteozë, përdorim të dyfishtë apo forma të tjera do të vendosë Këshilli i Ministrave.

Ndryshimet ligjore shihen me shqetësim nga njohësit e legjislacionit të Forcave të Armatosura për cenimin e karakterit strategjik që ka plani i vendosjes së Ushtrisë përballë hapjes së derës derës për ndërtim hotelesh apo çdolloj investimi për interes afatshkurtër të qeverisë.

Duke analizuar këto ndryshime, Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcës Detare, i tha BIRN se ato janë antikushtetuese dhe cënojnë karakterin strategjik që ka plani i vendosjes së Forcave të Armatosura dhe në këtë mënyrë, lehtëson dhënien e pronave të ushtrisë për rrugë, hotele apo çfarëdo interesi momental të qeverisë.

“Kur flasim për pronat e ushtrisë, ato kanë karakter strategjik, nuk nënkuptojnë nevoja aktuale, por të një prespektive afatgjatë për vendin,” tha Meçollari, duke shtuar se “ky ligj i kushtëzon pronat sipas nevojave aktuale duke u hequr atyre konceptin strategjik”.

Nga ana tjetër, Meçollari këmbëngul se dispozitat e reja bien ndesh me një interpretim të vitit 2015 të Gjykatën Kushtetuese, i cili përcakton se plani i vendosjes ka karakter strategjik për Forcat e Armatosura.

“Ky kriter strategjik cënohet, pasi lejohet të ndryshohet plani i vendosjes për ndërtime infrastrukturore apo investime të tjera,” shtoi ai.

Dispozitat e reja ligjore, sipas Meçollarit do të lejojnë ndërtime me karakter më të parëndësishëm do të cënojnë planin e vendosjes së ushtrisë që ka karakter shumë më të rëndësishëm në nivel strategjik për vendin.

Edhe rishikimi i planit në çdo moment apo në mënyrë periodike 5-vjeçare, për Meçollarin është antikushtetuese. “Koncepti strategjik nuk është me afat 5 vjeçar, por në nevojat strategjike të vendit,” tha ai.

Pronat e Forcave të Armatosura të trashëguara nga regjimi komunist janë bërë shpeshherë objekt i debatit politik apo i hetimeve penale, për shkak të tjetërsimit të tyre përgjatë tre dekadave të fundit. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Qeveria hap një shteg ligjor për investime në pronat e Ushtrisë appeared first on Lapsi.al.

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

By: Mirgen
3 June 2025 at 09:40

Të paktën 24 persona u vranë teksa po prisnin në një qendër shpërndarjeje ndihmash në Rafah të Gazës, raporton La Repubblica. Ushtria izraelite ka pranuar të shtënat, duke thënë se po heton ngjarjen. Ushtria thotë në deklaratën e saj se nuk i ka penguar njerëzit që të arrinin në qendrën e shpërndarjes së ndihmave. Sipas […]

The post Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Ministri Vengu: Prodhime ushtarake ”Made in Albania” brenda 2026. Bashkëpunim me SHBA për kibernetikën

By: redi
29 May 2025 at 18:35

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu flet për vendimin e qeverisë për kthimin e rezervistëve në forcë aktive, ku ai e cilëson të domosdoshëm në kuadër të rienergjizimit të ushtrisë shqiptare, por edhe të mirëpritur nga ushtarakët e tërhequr. ”Vitin e fundit kemi pasur kërkesa të shumta që këta rezervistë të kthehen në Forcat Armatosura, janë profesionistë në fusha të ndryshme, në armatim…

Source

Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit

By: user 5
28 May 2025 at 20:47

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më 28 maj se ushtria e tij e ka vrarë Mohammed Sinwar, udhëheqësi i supozuar i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Ai është vëllai i shefit të vrarë të këtij grupi, Yahya Sinwar.

“Në 600 ditët e ‘Luftës të Rilindjes’, ne me të vërtetë e kemi ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme”, tha Netanyahu para Parlamentit.

“Kemi larguar terroristët nga territori, kemi hyrë me forcë në Rripin e Gazës, kemi eliminuar dhjetëra mijëra terroristë, kemi eliminuar Mohammed Sinwarin”.

Mediat izraelite kishin raportuar se Sinwar ishte vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite në qytetin jugor të Gazës, Han Junis më 13 maj.

Atëbotë, ushtria izraelite tha se kishte kryer “një sulm preciz ndaj terroristëve të Hamasit në një qendër të komandës dhe kontrollit që gjendej në një infrastrukturë nëntokësore nën spitalin evropian në Han Junis”.

Vëllai i madh i Sinwarit, Yahya, është akuzuar nga Izraeli si arkitekti i sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 kundër Izraelit, që nxiti luftën në Gazë. Ai u vra në jug të Gazës në tetor të vitit 2024.

Ekspertët kanë thënë se me gjasë Mohammed Sinwar mori udhëheqjen e krahut të armatosur të Hamasit, të njohur si Brigada al-Kasam, pasi udhëheqësi i krahut, Mohammed Deif u vra.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit 2023 u vranë afër 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe Hamasi mori peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur dhjetëra pengje, ndërsa shumë të tjerë janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 55.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj.

Pas vrasjes të disa udhëheqësve të Hamasit që nga 7 tetori, Mohammed Sinwar konsiderohej se ishte njeriu kryesor që merrte vendime në negociatat indirekte me Izraelin, për çështjen e pengjeve dhe menaxhimin e krahut të armatosur të Hamasit.

Hamasi ende nuk ka konfirmuar ose mohuar pretendimin e Izraelit për vrasjen e Sinwarit./REL

The post Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit appeared first on Lapsi.al.

Ushtria kundër trafikantëve, doganat në Belgjikë do përdorin radarët ushtarakë

27 May 2025 at 19:13

Doganat në Belgjikë do të fillojnë të përdorin sistemet e radarëve të ushtrisë për të monitoruar nga afër mjetet ajrore private, në përpjekje për të luftuar trafiqet.

Lëvizja vjen në një kohë kur autoritetet e pranojnë se trafikantët po përfitojnë nga mbikëqyrja e dobët që u bëhet aeroporteve në mbarë vendin.

Sipas autoriteteve belge, avionët privatë përdoren shpesh herë për të transportuar drogë, armë dhe para të pista kesh duke iu nënshtruar një kontrolli fare të vogël ose asnjë kontrolli.

Belgjika ka rreth 150 pista ajrore për avionë dhe helikopterë, shumica e të cilave lejojnë mjetet ajrore private të ulen dhe të nisen pa kontroll doganor.

Zyrtarët belgë thonë se kjo mungesë kontrolli i ka bërë strukturat në fjalë një magnet për organizatat kriminale.

Pistat në fjalë u ofrojnë avantazhe të tjera trafikantëve, përfshirë rrugë fluturimi alternative, manovra më të shpejta kur janë në tokë, si dhe mundësi për të ndryshuar transponderët, një pajisje që mundëson gjurmimin e avionit e që i bën ata të padukshëm nga sistemet standarde të monitorimit nëse hiqet.

Për të përmirësuar monitorimin, tani një oficer doganash do të dërgohet në qendrën për sigurinë hapësinore të Belgjikës.

Prej andej, ata do të përdorin radarët e Ministrisë së Mbrojtjes për të identifikuar fluturimet e dyshimta.

The post Ushtria kundër trafikantëve, doganat në Belgjikë do përdorin radarët ushtarakë appeared first on Euronews Albania.

Izraeli nis operacionin tokësor ‘të gjerë’ në Gaza, 140 persona të vrarë

18 May 2025 at 20:38

Ushtria izraelite thotë se ka filluar operacione të gjera tokësore në të gjithë Gazën veriore dhe jugore si pjesë e “Operacionit Karrocat e Gideonit”.

Bombardimi i pamëshirshëm i Gazës të dielën ka vrarë të paktën 140 palestinezë dhe ka nxjerrë jashtë funksionit të gjitha spitalet publike në Gazën veriore.

Sulmet e Izraelit vijnë ndërsa Izraeli rifillon bisedimet për armëpushim me Hamasin në Katar.

Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 53,339 palestinezë dhe ka plagosur 121,034 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Zyra e Medias e Qeverisë e përditësoi numrin e të vdekurve në më shumë se 61,700, duke thënë se mijëra njerëz të zhdukur nën rrënoja supozohet të jenë të vdekur.

Rreth 1,139 persona u vranë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023, dhe më shumë se 200 të tjerë u morën robër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli nis operacionin tokësor ‘të gjerë’ në Gaza, 140 persona të vrarë appeared first on Euronews Albania.

“Bazë industriale europiane”, Macron: 3.5% e PBB për mbrojtjen? Nuk është një përqindje absolute

By: xhir jeta
17 May 2025 at 10:03

Macron: Franca ka ushtrinë më efikase të Europës. Kemi një ushtri konkrete, kemi kapacitetin e zhbindjes bërthamore, përvojë operacionale në Lindjen e Mesme, Afrikë etj. Vijojmë ta shtojmë këtë buxhet për vitin në vijim. Duhen analizuar sfidat që kemi dhe të kemi një nivel tëmirë angazhimi.

Kemi nevojë për të përforcuar këtë shtyllë të NATO Jemi të kënaqur të kemi mbështetjen e Amerikës. Aleatët tanë amerikanë na kërkojnë të marrim në ngarkim mbrojtjen tonë, është legjitime.

Duhet që të investojme më shumë për tu formuar, për tu pajisur më shumë të ndërtojmë një bazë industriale që përforcon autonominë tonë. 3.5% e PBB është e mirë në vijim, por nuk mund të bëhet në 6 muaj.

Është një përqindje në funksion të cdo shteti, jo absolute. Angazhimi i një ushtrie nuk varet nga kjo. Kjo vlen edhe më shumë se paratë./abcnews.al

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Finlandë, katapultohet piloti

7 May 2025 at 13:11

Një aeroplan luftarak që i përkiste Forcave Ajrore finlandeze u rrëzua pranë një aeroporti në veri të Finlandës sot, tha ushtria e vendit, duke shtuar se piloti ishte katapultuar nga aeroplani dhe ishte dërguar në spital.

Tymi u pa duke u ngritur nga drejtimi i vendit ku aeroplani u rrëzua dhe kishte një erë të fortë tymi në ajër, raportoi transmetuesi publik Yle. Zona u rrethua nga policia lokale.

“Një aeroplan luftarak F/A-18 Hornet u rrëzua në tokë në zonën e aeroportit të Rovaniemit”, thanë nga Forcat Ajrore në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Më vonë shtuan se piloti ishte dërguar për t’u ekzaminuar dhe se askush nuk ishte lënduar në tokë. Aeroporti i Rovaniemit mbeti i hapur, tha veçmas operatori i tij.

Finlanda ka 62 aeroplanë luftarakë Hornet të blerë midis viteve 1992 dhe 2000. Vendi nordik në vitin 2021 vendosi t’i zëvendësojë ato me aeroplanë luftarakë Lockheed Martin F-35. /Telegrafi/

 

The post Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Finlandë, katapultohet piloti appeared first on Telegrafi.

❌
❌