Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

By: Ardit
24 August 2025 at 19:38

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash – rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi nga Podgorica përvojën e tij me akomodimin në Zhablak – një qytet i vogël në veri të Malit të Zi. Por, në fakt, disa familje me të cilat bisedoi Radio Evropa […]

The post Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër appeared first on BoldNews.al.

Të drejtat dixhitale: Privatësia dhe liria e shprehjes nën kërcënim

By: Megi Reci
21 August 2025 at 22:46

Ndërsa të dhënat personale po politizohen dhe monetizohen gjithnjë e më shumë, rritet nevoja për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat e privatësisë, siç theksohet nga monitorimi i BIRN-it për shkeljet dixhitale në dhjetë vende të Evropës Juglindore muajin e kaluar. Në Serbi, një rrjedhje të dhënash nga kompania shtetërore e IT-së, Informatika A.D, […]

The post Të drejtat dixhitale: Privatësia dhe liria e shprehjes nën kërcënim appeared first on Reporter.al.

Jahti i një biznesmeni përfshihet nga zjarri në portin e Budvës

17 August 2025 at 22:41

Një jaht në të cilin shpërtheu një zjarr u nxor nga porti i Budvës në Mal të Zi, pak pas orës 20:00.

Edhe pse dukej se zjarri ishte shuar, zjarri u ndez përsëri kur jahti u hoq nga vendi i ankorimit, transmeton Telegrafi.

Porti i Budvës i tha “Vijesti” se ekipet e tyre e tërhoqën jahtin në det të hapur, për sigurinë e anijeve të tjera.

Kreu i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Budvës, Dragan Bozhoviq, i tha “Vijesti” se zjarrfikësit kishin parandaluar më parë përhapjen e zjarrit në anijet përreth.

Bozhoviq tha se shtatë ekipe ishin angazhuar në shuarjen e zjarrit.

Jahti në fjalë është jahti i biznesmenit Braca Miranoviq. Drejtoria e policisë njoftoi se rreth orës 20:15 të mbrëmjes, policia në Budva u informua nga pronari i jahtit, i cili ishte i ankoruar në portin e Budvës, se një zjarr kishte shpërthyer ndërsa pronari ishte në bord.

Deklarata gjithashtu thotë se pronari i jahtit tha se zjarri ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të një mosfunksionimi.

“Për ngjarjen është informuar prokurori në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Kotor, i cili do të shkojë në vendngjarje pas lokalizimit të zjarrit, si dhe një ekspert për zjarre, shpërthime dhe aksidente me qëllim përcaktimin e saktë të origjinës së zjarrit dhe veprimeve të mëtejshme brenda juridiksionit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

The post Jahti i një biznesmeni përfshihet nga zjarri në portin e Budvës appeared first on Telegrafi.

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

By: Ardit
17 August 2025 at 09:10

Rreth 20 hotele në Mal të Zi, gjatë vitit të fundit, kanë vendosur të rikategorizohen – duke kaluar zyrtarisht nga statusi i hotelit në atë të akomodimit privat. Ky hap është pasojë direkte e vendimit të autoriteteve që nga fillimi i këtij viti të dyfishojnë normën e TVSH-së për shërbimet hoteliere – nga 7 në […]

The post Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë appeared first on BoldNews.al.

Shkon në 3 numri i viktimave nga zjarret në Spanjë

14 August 2025 at 11:39

Autoritetet spanjolle kanë raportuar të enjten rastin e tretë të vdekjes si pasojë e zjarreve në vend që janë përhapur këtë javë.

Njoftimi vjen pak ditë pas raportimit për vdekjen e një burri 36 vjeç i cili kishte pësuar djegie të shumta teksa po luftonte me një zjarr në Castile dhe Leon.

Një pjesë e shteteve të Evropës janë përfshirë nga zjarret si pasojë e temperaturave të larta që janë rikthyer në kontinent.

Shtetet e përfshira janë: Franca, Spanja, Portugalia, Italia dhe vendet e Ballkanit, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

PODGORICË – Mali i Zi përfshihet nga zjarri, raportohet një i vdekur

13 August 2025 at 14:39

PODGORICË, 13 gusht /ATSH/- Një ushtar malazez ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë kur cisterna e tyre e ujit u përmbys ndërsa luftonin me zjarret në kodra, në veri të kryeqytetit, sipas “France 24”.

“Ekipet e zjarrfikësve, të ndihmuara nga personeli ushtarak, luftuan me një zjarr masiv rreth Podgoricës për të dytën ditë me radhë kur kamioni u përmbys”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

“Ushtria malazeze po kryen një hetim për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e aksidentit”, sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes.

Avionë me bomba uji dhe më shumë se 100 punonjës të Mbrojtës u  angazhuan për të vënë nën kontroll zjarre të shumta, pasi flakët shkatërruan disa shtëpi dhe detyruan dhjetëra evakuuime.

Kushtet e nxehta po shkaktonin gjithashtu një zjarr të madh pyjor në bregdetin Adriatik të vendit.

Disa vende të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë fqinje, po luftojnë gjithashtu me zjarret e shkaktuara nga temperaturat e larta ndërsa një valë e të nxehtit ka përfshirë Evropën.

Autoritetet paralajmëruan se temperaturat do të rriten deri në 41 gradë Celsius në disa pjesë të gadishullit, me parashikime për nxehtësi ekstreme për pjesën më të madhe të javës. //a.i/

The post PODGORICË – Mali i Zi përfshihet nga zjarri, raportohet një i vdekur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në Mal të Zi/ Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes

By: Ela
13 August 2025 at 14:15

Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dy helikopterë të Ushtrisë së Malit të Zi po shuajnë vatrat e zjarrit që rrezikojnë njerëzit dhe shtëpitë në territorin e Podgoricës, njoftoi më 13 gusht Ministria […]

The post Zjarret në Mal të Zi/ Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes appeared first on BoldNews.al.

Vatra zjarri në Mal të Zi, dronët po filmojnë vende të shumta – arrin ndihmë ajrore nga Hungaria, Çekia e Italia

13 August 2025 at 14:37

Zyrtarët e policisë në të gjitha komunat e Malit të Zi po monitorojnë terrenin dhe po ruajnë pikat kritike, por po kontrollojnë edhe disa vende me dronë për shkak të vatrave të shumta të zjarrit.

Drejtori i Administratës së Policisë, Lazar Shçepanoviq, tha se ka formuar shtabe të policisë së krizës në të gjitha komunat malazeze, transmeton Telegrafi.

“Të gjitha operacionet janë vendosur në terren me qëllim monitorimin dhe ruajtjen e të gjitha pikave kritike si Gorica dhe Ljuboviq në Podgoricë, si dhe vende të ngjashme në komuna të tjera”, shtoi ai.

Ministria e Punëve të Brendshme saktësoi se së shpejti priten helikopterë nga Hungaria, Republika Çeke dhe Bosnja dhe Hercegovina, por se një aeroplan kanadez ka shumë të ngjarë të mbërrijë përsëri nga Italia për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve aktive.

“Kroacia gjithashtu do të dërgojë përsëri një aeroplan”, theksoi Shçepanoviq.

Ata gjithashtu saktësuan se 50 zjarrfikës nga Austria pritet të mbërrijnë të enjten dhe se Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka siguruar të gjithë mbështetjen logjistike për ta.

Komandanti në detyrë i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Kryeqytetit, Nikola Bojanoviq, i kërkoi Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendosë dronë për të gjetur dhe identifikuar personat që vënë zjarre në territorin e Podgoricës. /Telegrafi/

 

The post Vatra zjarri në Mal të Zi, dronët po filmojnë vende të shumta – arrin ndihmë ajrore nga Hungaria, Çekia e Italia appeared first on Telegrafi.

Zjarret në Malin e Zi, një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarjen e flakëve

By: redi
12 August 2025 at 16:56

Situata me zjarret është e rëndë edhe në Malin e Zi. Një ushtar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes. Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin. Ushtria…

Source

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

8 August 2025 at 16:38

Kreut të një bande mafioze në Budvë të Malit të Zi i është bërë atentat ditën e sotme në pishinën brenda një kompleksi hotelier në qytetin e Budvës, duke mbetur i plagosur. Shënjestër e atentatit ka qenë Marko Ljubisha, i njohur me nofkën “Kan”. Ljubisha, një shtetas malazez, është kreu i bandës së Budvës, i […]

The post VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse appeared first on BoldNews.al.

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trump – ja sa do të jenë ato për Kosovën dhe vendet e rajonit

7 August 2025 at 11:31

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për më shumë se 90 vende anembanë botës tashmë kanë hyrë në fuqi.

Dhe ndër vendet e prekura, janë edhe Kosova dhe vende të tjera të rajonit.

Kështu, produktet nga Kosova që mësyjnë tregun amerikan, prej sot (7 gusht) do të përballen me tarifë prej 10 për qind, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Por nuk janë vetëm produktet nga Kosova ato që do të përballen me tarifa të tilla amerikane pasi me të njëjtën tarifë do të përballen edhe produktet nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

Ndërkohë, edhe produktet nga Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut do të përballen me 15 për qind.

Ndërsa sipas të dhënave, për produktet në Serbi ato arrijnë në 35 për qind dhe për ato nga Bosnja dhe Hercegovina në 30 për qind.

Kujtojmë se pak para afatit të fundit për marrëveshjet që duhen arritur për të ulur ose shmangur taksat e importit, Trump tha se miliarda dollarë po hynin në SHBA për shkak të tarifave.

Ndërkohë Trump kërcënoi gjithashtu me një tarifë 100% për çipat kompjuterikë të prodhuar jashtë vendit, ndërsa i shtyn firmat e teknologjisë të investojnë në SHBA.

Javën e kaluar, administrata Trump njoftoi një listë të rishikuar të taksave të importit për dhjetëra partnerë tregtarë dhe zgjati një afat për vendet që të arrijnë marrëveshje me SHBA-në deri më 7 gusht.

Vendet kanë qenë në garë për të arritur marrëveshje me Uashingtonin për të ulur – ose hequr – atë që Trump e quan “tarifa reciproke”.

Politikat e tij tregtare synojnë riformësimin e sistemit global tregtar, të cilin ai e sheh si trajtim të padrejtë të SHBA-së. /Telegrafi/

The post Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trump – ja sa do të jenë ato për Kosovën dhe vendet e rajonit appeared first on Telegrafi.

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

6 August 2025 at 22:50

Ndërtimi i urës mbi lumin Buna që do të lidhte Velipojën me Ulqinin në Mal të Zi, duke shkurtuar ndjeshëm distancat, nuk është më prioritet i qeverisë. Tre vite pas prezantimit për herë të parë të idesë, në një takim mes Kryeministrave Rama dhe Abazoviç në kuadër të “Ballkanit të Hapur” në Ohër dhe pas […]

The post Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare appeared first on BoldNews.al.

Gjeloshaj e Milatoviç pyetën në prokurori, presidenti i Malit të Zi ka kallëzuar zv/kryeministrin për kërcënim

6 August 2025 at 14:41

Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe njëkohësisht Ministër i Zhvillimit Ekonomik u mor në pyetje këtë të mërkurë nga Prokuroria Themelore në Podgoricë pas denoncimit që u bë ndaj tij nga Presidenti i vendit Jakov Milatovic i cili tha se politikani shqiptar e kishte kërcënuar.

Pasi dha dëshminë e tij, në një deklaratë për mediat Nik Gjeloshaj deklaroi se ai dëshmoi përballë autoriteteve si një qytetar i thjeshtë i vendit.

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi tha se me Presidentin ka diskutuar disa here mbi çështje të ndryshme dhe shtoi se i vinte keq për cirkun që bëri Kreu i Shtetit Jakov Milatoviç.

Gjeloshaj tha se si ish-kryetari i Tuzit ai ka mbështetur rimëkëmbjen e kompanisë së prodhimit të Verës Plantazha.

“Jam i sigurt për arsyen që e dërgova atë mesazh. Ish presidenti i bordit të drejtorëve të kompanisë Plantazh e ndryshoi këtë ligj për mos tatimin e tokave bujqësore tri vite më parë. Në atë kohë Ministri I Zhvillimit Ekonomik ishte presidenti që kemi aktualisht. Ne si qeveri, Kuvend dhe si Komuna e Tuzit duam rimëkëmbjen e Plantazhës. Komuna është e gatshme të heq dorë nga taksat deri sa kompania e prodhimit të verërave Plantazh të Rimëkëmbet”, ka thënë zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.

Dëshminë e tij në Prokurorinë e Podgoricës e dha këtë të mërkurë edhe Presidenti i Malit te Zi Jakov Milatovic i cili tha se është kërcënuar jo vetëm nga Gjeloshaj por edhe njerëz pranë tij, ndërkohë që gjithçka që ai po bënte ishte respektimi i Kushtetutës.

Përplasja mes Zëvendës Kryeministrit Shqiptar Nik Gjeloshaj dhe Presidentit te Malit të Zi erdhi pasi sipas asaj që raportuan mediat Malazeze, ku thuhej se Gjeloshaj kishte kërcënuar Presidentin se përse kishte kthyer për rishqyrtim ligjin për tatimin e pronave te patundshme ne Kuvend.

Komuna e Tuzit ndërkohë që drejtohej nga Nik Gjeloshaj i kishte marre tatimin mbi pronat e patundshme Kompanisë Platazh duke bllokuar llogarite e saj. Kjo kompani e prodhimit të Verës i ishte drejtuar me pas Gjykatës së Lartë duke thënë se kishte shkelje ligjore. Presidenti Malazes riktheu ligjin për tatimin e pronës se paluajtshme për rishqyrtim ne Kuvend duke thënë se nuk mund te këtë tatim për tokat bujqësore, pasi diçka e tille do të dëmtonte mbi 22 mije fermerë në vend.

/abcnews.al/

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

By: Ela
2 August 2025 at 19:50

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që e përmendin emrin e Malit të Zi, duke marrë parasysh se është duke negociuar me vite dhe ka avancuar më shumë se të gjitha vendet tjera kandidate. Të tjerët pozicionohen nga […]

The post Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE? appeared first on BoldNews.al.

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

2 August 2025 at 17:21

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që e përmendin emrin e Malit të Zi, duke marrë parasysh se është duke negociuar me vite dhe ka avancuar më shumë se të gjitha vendet tjera kandidate.

Të tjerët pozicionohen nga Shqipëria, e cila është duke ecur me hapa të shpejtë drejt Brukselit.

Disa tjerë mendojnë se do të jetë Moldavia – shtet ambicioz dhe i orientuar nga reformat.

Mirëpo, përgjigjja e saktë mund të jetë Islanda.

Synimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për ta aneksuar territorin danez të Grenlandës, dhe ideja e një lufte tregtare mes garantueseve të sigurisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe partneres më të madhe tregtare, BE-së, kanë krijuar shqetësim në këtë ishull në veri të Atlantikut.

Qeveria aktuale e Islandës, e cila ka ardhur në pushtet vitin e kaluar, ka bërë të ditur se do të mbahet një referendum para vitit 2027 për rinisje të bisedimeve me Brukselin për anëtarësim në BE.

Sondazhet sugjerojnë se shumica do ta mbështeste rinisjen e bisedimeve.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Islanda është në këtë pozitë.

Ky shtet ishte goditur ashpër nga kriza globale financiare më 2008, kur tri banka të mëdha i kanë falimentuar.

Anëtarësimi në BE – sidomos në Eurozonë – ishte konsideruar si një mënyrë për shmangie të krizës dhe negociatat me bllokun evropian patën nisur më 2010.

Bisedimet ishin pezulluar tre vjet më vonë nga një qeveri e sapozgjedhur e krahut të djathtë. Atëbotë, edhe vendet e Eurozonës kanë qenë në gjendje të rëndë nga kriza financiare, prandaj anëtarësimi në këtë grup, dhe miratimi i valutës së përbashkët, nuk ishte parë si hap shpëtues.

Përgjatë atyre tre vjetëve të bisedimeve për anëtarësim, Reikjaviku i ka hapur shumicën e 33 kapitujve dhe i ka mbyllur 11 sosh.

Për krahasim, Mali i Zi – në krye të vendeve që synojnë BE-në – ka arritur t’i mbyllë shtatë kapituj më tepër pas më shumë se një dekade të negociatave.

“Vendim sovran”

Kur zyrtarët e BE-së besojnë se Islanda do të mund ta përfundonte brenda pak vjetësh procesin e anëtarësimit – i cili është ende valid – ata nuk ka flasin pa bazë.

Këtij shteti i ndihmon fakti se është pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane, çka do të thotë se bashkë me Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin veçse i zbatojnë rregullat e tregut të brendshëm të bllokut evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka vizituar këtë vend javën e kaluar dhe e ka qartësuar shpejt se anëtarësimi eventual në të ardhmen është “vendim sovran që e marrin njerëzit këtu”.

“Nuk është temë që unë duhet ta komentoj”, është shprehur ajo.

Megjithatë, ajo ka shtuar se “Islanda është e familjarizuar dhe e integruar në tregun e BE-së, dy palët kanë vlera të njëjta, njihemi me njëri-tjetrin shumë mirë, dhe e kemi të njëjtën mendësi – e gjithë kjo është vlerë e shtuar”.

Duke folur në kushte anonimiteti, një diplomat evropian i familjarizuar me këto zhvillime, ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë.

“Do të ishte mirë që një shtet i Evropës Perëndimore të anëtarësohej në BE, sidomos pas Brexitit”, ka thënë ai.

“Kjo do të tregonte se klubi është ende atraktiv”.

Procesi i integrimit do të zhvillohej lehtësisht, duke marrë parasysh se Islanda është më e pasur sesa mesatarja e BE-së, dhe me një popullsi prej 300.000 banorëve, ky do të ishte shteti më i vogël në BE, nëse anëtarësohet.

Ndonëse Brukseli zyrtarisht është duke qëndruar larg debatit për anëtarësim të këtij shteti në BE, ai në fakt është duke bërë gjithçka për ta pasur sa më afër.

Gjatë vizitës së saj, von der Leyen është zotuar për rishikim dhe potencialisht avancim të marrëveshjes aktuale tregtare.

Ajo e ka nënshkruar një tjetër marrëveshje për të mbrojtur infrastrukturën kritike e cila është thelbësore për Islandën, sikurse kabllot nënujore, si dhe ka nisur negociata për një marrëveshje të re për siguri dhe mbrojtje, e cila do ta rriste bashkëpunimin ndaj kërcënimeve kibernetike dhe atyre hibride.

Ky partneritet, që pritet të finalizohet deri në fund të vitit, ka rëndësi të posaçme për Islandën, e cila është e vetëdijshme për nevojën e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, sidomos për faktin se Rusia dhe Kina po bëhen secilën herë e më aktive në rajonin e Arktikut.

Edhe Shtetet e Bashkuara e kanë tronditur së fundmi këtë shtet, pas debateve që janë bërë për Grenlandën, duke ia forcuar edhe më tepër idenë e anëtarësimit në BE, pavarësisht se ky shtet ishte larguar nga paraardhësi i bllokut – Komuniteti Evropian – më 1985.

Ndonëse Uashingtoni nuk ka bërë pretendime të njëjta për Islandën, në këtë ishull është rritur doza e nervozimit, pasi SHBA-ja është garancia e saj e sigurisë në emër të NATO-s, përmes një marrëveshjeje bilaterale të nënshkruar më 1951.

Prandaj Islanda është anëtarja e vetme e NATO-s që nuk ka ushtri të veten dhe nuk ka plane të afërta për ta krijuar një të tillë.

Më 2006, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë ta mbrojnë ishullin, mirëpo forcat e veta nuk do të kenë prezencë të përhershme aty. Ajo politikë është ende në fuqi, ndërsa një bazë e dikurshme amerikane në Keflavik vazhdon të jetë qendër e stërvitjeve të NATO-s.

Tensionet tregtare

Në gjithë këto zhvillime, tensioni tregtar transatlantik vetëm sa e shton tensionin në Islandë.

Reikjaviku dëshiron që Brukseli ta konsultojë lidhur me bisedimet tregtare BE-SHBA, mirëpo zyrtarët evropianë kanë treguar nuk mund të premtojnë në këtë drejtim, pa anëtarësim të plotë të Islandës.

Dhe pikërisht tregtia është tema që mund të nxisë konflikt në negociatat eventuale për anëtarësim, sidomos kur bëhet fjalë për bujqësi dhe peshkatari – dy industritë kryesore të ishullit.

Kjo është arsyeja pse këto dy industri janë të përjashtuara nga marrëveshjet tregtare aktuale.

Ekzistojnë shqetësime se politika e përgjithshme e BE-së në bujqësi mund t’i dëmtojë rëndë bujqit e Islandës duke e vërshuar ishullin me produkte të lira nga vendet tjera anëtare.

Peshkimi është temë edhe më delikate.

Reikjaviku pretendon me krenari se menaxhimin e rezervave të peshkimit e ka superior në krahasim me atë të Brukselit.

Prandaj Islanda ngurron të heqë dorë nga të drejtat e veta ekskluzive në peshkim në mbi 300 kilometra në zonës ekonomike me flotat daneze, holandeze, irlandeze, spanjolle dhe franceze.

Pastaj është gjuetia e balenave për qëllime komerciale, e cila është ende e lejuar në ujërat islandeze, pavarësisht presionit të BE-së për një moratorium global.

Të gjitha këto besohet se ndikojnë në faktin pse shumica e partive politike në Parlamentin e Islandës janë kundër anëtarësimit në BE.

Ndonëse sondazhet tregojnë se popullsia e pëlqen idenë e rinisjes së bisedimeve me Brukselin, banorët duket se nuk janë shumë të sigurt nëse duan të anëtarësohen në bllokun evropian.

Në Bruksel, zyrtarët e ruajnë shpresën, ndonëse shohin pengesa në rrugë, sepse Islanda është vend i vogël, mirëpo shumë i pavarur, dhe e ka të vështirë të heqë dorë vullnetarisht nga sovraniteti i vet./Radio Evropa e Lirë/

The post Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE? appeared first on Telegrafi.

Milatoviç: Gjeloshaj më kërcënoi/ Presidenti malazez kërkon shkarkimin e zv/kryeministrit shqiptar

By: Rovena
2 August 2025 at 13:52

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviç i ka kërkuar qeverisë së vendit shkarkimin e politikanit shqiptar Nik Gjeloshaj nga posti i zëvendëskryeministrit, pasi sipas zyrës së Presidencës Malazeze Nik Gjeloshaj ka telefonuar presidentin mbrëmjen e 1 gushtit dhe e ka share dhe kërcënuar. Presidenca malazeze ka deklaruar se çështja është referuar tashmë në prokurori.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Podgoricë, zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut Nik Gjeloshaj ka telefonuar presidentin Milatoviç dhe ka kërcënuar atë pasi Presidenti ktheu në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për tatim  mbi pasuritë e paluajtshme.

Presidenca Malazeze thotë se shkak për kërcënimet janë bërë disa kontestime me të cilat Komuna e Tuzit po përballe në gjykatë me Kompaninë “Platacionet e 13 Korrikut”, pasi kërkon ti llogarisë në mënyrë të paligjshme taksë të pasurisë së paluajtshme mbi atë që është tokë bujqësore.

Komuna e Tuzit e ka marrë taksën nga kjo kompani përmes ngrirjes së llogarive të saj dhe për këtë arsye Kompania Plantacionet i është drejtuar Gjykatës për të kërkuar drejtësi dhe kthim të fondeve.

Sipas Kabinetit të Presidencës Milatovic, rolin kryesor në këtë proces gjyqësor e ka pasur zëvendës kryeministri aktual Nik Gjeloshaj, i cili në atë kohë ka qenë Kryetar i Komunës së Tuzit. Ndaj politikanit Shqiptar, Kompania Plantacionet ka depozituar kallëzim penal pranë Zyrës së Kryeprokurorit Special të Shtetit.

Mospajtimet në mes të Komunës së Tuzit dhe kompanisë Plantacionet kanë vazhduar me vite. Me krijimin e Komunës së Tuzit, një pjesë e mirë e tokave të kompanisë kanë rënë përgjegjësinë e qeverisjes lokale.

Gjeloshaj është përgjigjur përmes një deklarate, duke thënë se Millatoviç është duke tentuar t’i përdorë akuzat për të tërhequr vëmendjen nga tema kryesore, e ajo është që presidenti ka refuzuar të nënshkruajë Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme.

Ai ka pretenduar se Millatoviç ka refuzuar të nënshkruajë ligjin për shkak të “lidhjeve të tij si kumbari me Nebojsha Vuksanoviçin, ish-presidentin e Bordit të Drejtorëve të kompanisë Plantacionet, me qëllim përfitimin personal për vete dhe për të”. Nebojsha Vuksanoviç është ish-anëtar i Partisë Popullore Socialiste.

Presidenca e Malit të Zi ka thënë se ai nuk është kumbara e Millatoviçit dhe që është angazhuar si ndihmës në zyrën e presidentit.

Millatoviç thuhet se  ka kthyer ligjin për rishqyrtim në Kuvend në Kuvend për shkak të asaj që ai pretendon se janë shkelje kushtetuese në dokument dhe mbi të gjitha për atë që konsiderohet si një rrezik që 22 mijë fermerë në vend të humbasin lehtësitë tatimore nga shteti

Përplasja mes Kreut të Shtetit ka vijuar edhe në rrjetin social X, Pasi presidenti malazez shkroi në statusin e tij se nuk do ti dorëzohet presionit të Gjeloshajt kur bëhet fjalë për Kushtetutën.

Gjeloshaj, në anën tjetër, ka shkruar: “Nuk duhej të ishe futur në këtë punë dhe të prisje një reagim nga shqiptarët në të gjitha nivelet dhe kudo që kemi ndikim”.

Në vazhdimin e Statuseve ne X, Zëvendëskryeministri Shqiptar i Malit të Zi ka shkruar se Millatoviç do të marrë përgjigjen që meriton./abcnews.al

Përplasje e ashpër mes presidentit malazez Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

1 August 2025 at 23:20

Një përplasje serioze institucionale ka shpërthyer në Mal të Zi mes presidentit Jakov Milatoviq dhe zëvendëskryeministrit e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeljoshaj.

Në qendër të debatit është kthimi i Ligjit për Tatimin mbi Pasuritë e Paluajtshme nga ana e presidentit për rishqyrtim në Kuvendin e Malit të Zi, gjë që, sipas Kabinetit të presidentit, ka nxitur një reagim kërcënues nga ana e zëvendëskryeministrit Gjeloshaj.

Kabineti i Presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se pas kthimit të këtij ligji me arsyetim të qartë dhe argumentim juridik, ministri Gjeloshaj i ka dërguar një sërë kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme presidentit Milatoviq. Për këtë, zyra e Presidentit ka njoftuar Drejtorin e Policisë dhe ka kërkuar nga institucionet kompetente të reagojnë menjëherë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, njofton rtk.

“Presim që institucionet përkatëse të reagojnë menjëherë, në përputhje me detyrimet e tyre sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Malit të Zi. Kërkojmë nga kryeministri që pa vonesë ta shkarkojë zëvendëskryeministrin. Çdo minutë heshtjeje në këtë moment është një mesazh se kërcënimet janë të lejuara”, thuhet në deklaratën e Kabinetit të presidentit Milatoviq.

Po ashtu, sipas Kabinetit, motivi i reagimit të Gjeloshajt lidhet me proceset gjyqësore shumëvjeçare mes Komunës së Tuzit dhe kompanisë “13 jul Plantaže” për llogaritje të paligjshme të tatimeve. Siç thuhet në njoftim, Gjeloshaj – atëherë kryetar i Komunës së Tuzit – ka qenë përgjegjës për veprime që tashmë janë objekt kallëzimi penal nga ana e kompanisë në Prokurorinë Speciale të Shtetit.

Sipas këtij njoftimi të Kabintetit të presidentit, Ligji i kthyer nga presidenti parashihte edhe veprim retroaktiv që do të ndihmonte Komunën e Tuzit të mbyllte proceset gjyqësore në dëm të kompanisë ‘13 jul Plantaže’, duke legalizuar tatime të paligjshme dhe duke dëmtuar rëndë financiarisht kompaninë.

“Prandaj, kërcënimet e zëvendëskryeministrit nuk janë çështje politike, por çështje e lirisë, sigurisë dhe dinjitetit të institucioneve shtetërore dhe të funksionit të presidentit”, thekson Kabineti i presidentit malazez, raporton ‘Pobjeda’.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka hedhur poshtë akuzat si “gënjeshtra të rënda”, duke deklaruar se asnjëherë nuk ka kërcënuar presidentin Milatoviq dhe se komunikimi ndërmjet tyre, që ai e ka ruajtur, është dëshmi e qartë për këtë.

“Me indinjatë të thellë e hedh poshtë si një të pavërtetë të rëndë deklaratën e presidentit të rastësishëm Jakov Milatoviq dhe me përgjegjësi të plotë i bëj të ditur opinionit publik se është një gënjeshtër e madhe që unë e kam kërcënuar atë. Mesazhet që mbeten si gjurmë të komunikimit janë dëshmia më e mirë për këtë”, ka deklaruar Gjeloshaj.

Ai ka theksuar se dyshon që “presidenti i rastësishëm”, siç e quan ai, po përhap këto informacione për të larguar vëmendjen nga pretendimi i tij se presidenti e kishte refuzuar ligjin për shkak të lidhjeve të kumbarisë me Nebojsha Vuksanoviqin, me qëllim përfitimi personal për të dy.

“Të gjithë komunikimin që ka ndodhur mes meje dhe atij e kam ruajtur dhe ndaj i dërgoj mesazh që, nëse nuk kërkon falje, do ta publikoj publikisht që e gjithë Mali i Zi të shohë me çfarë presidenti kemi të bëjmë”, ka thënë Gjeloshaj.

Megjithatë, presidenti Milatoviq ka publikuar për mediat përmbajtjen e komunikimit me Gjeloshajn për të dëshmuar, sipas tij, gjuhën kërcënuese të përdorur ndaj tij:

Gjeloshaj: Keni bërë një gabim të madh, duke e përdorur pozitën e presidentit për interesat e kumbarit tuaj. Mendoj se nuk duhej të hyje në këtë çështje dhe prit reagim të paprecedentë të shqiptarëve nga të gjitha nivelet dhe kudo që kemi ndikim.

Milatoviq: Nik – fol kështu me ata me të cilët je mësuar, me mua jo. Të përshëndes.

Gjeloshaj: Turp. Edhe më keq me të tillë si ju. Me nivelin tuaj të vendimeve për interesa kumbarie, kjo është turp. Por do të marrësh përgjigjen që e meriton.

Milatoviq: Fare nuk e di për çfarë po flet. Çfarë kumbarie? Lexo argumentimin juridik.

Gjeloshaj: Po me këto truke “me kë je mësuar”…

Milatoviq: Mos më shkruaj më në këtë mënyrë.

The post Përplasje e ashpër mes presidentit malazez Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj appeared first on Telegrafi.

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, mbahet konferenca përfundimtare Shqipëri – Mali i Zi

30 July 2025 at 08:30

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Në Mal të Zi u mbajt konferenca e përbashkët përfundimtare për përgatitjen e dosjes drejtuar UNESCO-s për shpalljen e Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosfere Ndërkufitare.

Konferenca e përbashkët mblodhi mbi 70 pjesëmarrës nga palët dhe grupet e interesit, aktorët lokalë, donatorët, ekspertët, ministritë përkatëse dhe sekretariati i UNESCO-s.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se, dosjet përkatëse të nominimit janë gati për t’u dorëzuar në ministritë përkatëse dhe do të shërbejnë për dy komponentë të rëndësishëm: prezantimin e rezultateve e arritjeve të projektit, si dhe dakordësimin mbi hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të krijuar SLW – TBR (Shkodra Lake Watershed-Transboundary Biosphere Reserve/ Pellgu ujëmbledhës i Liqenit të Shkodrës-Rezervë Biosferë Ndërkufitare).

Konferenca përfundimtare shërbeu për të prezantuar arritjet dhe për të përcjellë një mesazh angazhimi dhe bashkëpunimi rajonal për publikun e gjerë. Përmes programit të rezervave të biosferës, një zhvillim i qëndrueshëm i gjelbër është i mundur për rajonin dhe për ta arritur këtë, ndryshimi i mentalitetit dhe i qëndrimit është i domosdoshëm. Gjithashtu, një harmonizim dhe partneritet i palëve të interesuara, është çelësi i suksesit.

Në fund të konferencës panairi i kulturave dhe natyrës shfaqi mundësitë dhe potencialet e rajonit të ardhshëm të Biosferës.

/r.e/

The post Liqeni i Shkodrës në UNESCO, mbahet konferenca përfundimtare Shqipëri – Mali i Zi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA-ja e shqetësuar për bashkëpunimin e Malit të Zi me Kinën në fushën kibernetike

By: Ela
24 July 2025 at 15:13

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga raportet për bashkëpunim mes Universitetit të Malit të Zi dhe Qendrës Kombëtare Kineze të Superkompjuterëve Gjinan, thotë Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) për Radion Evropa e Lirë. “Ky institucion drejtohet nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes i Kinës, i cili është nën sanksione nga Departamenti i Tregtisë […]

The post SHBA-ja e shqetësuar për bashkëpunimin e Malit të Zi me Kinën në fushën kibernetike appeared first on BoldNews.al.

❌
❌