Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK sekuestron 4 milionë euro prona të Suel Çelës në Verona

3 July 2025 at 14:51

Prokuroria e Posaçme njoftoi të enjten sekuestrimin në Verona të Italisë të më shumë se 4 milion eurove pasuri të cilat sipas akuzës janë në pronësi të një organizate kriminale në Elbasan. Një burim nga prokuroria i tha BIRN se bëhej fjalë për grupin e Suel Çelës. Sekuestroja siç njoftoi SPAK u krye në një […]

The post SPAK sekuestron 4 milionë euro prona të Suel Çelës në Verona appeared first on Reporter.al.

Nis sot gjyqi ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit në GJKKO

30 June 2025 at 09:43

Sot në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  zhvillohet seanca e parë gjyqësore në procesin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurve të tjerë në kuadër të dosjes “Partizani”.

Për herë të parë, Berisha dhe Malltezi do të përballen në bankën e të akuzuarve si të pandehur në një gjykim në themel. Nuk dihet ende nëse Berisha do të jetë personalisht i pranishëm në sallë apo do të përfaqësohet nga avokatët e tij.

Sot, në orën 09:30, pritet që GJKKO të shqyrtojë edhe kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë.

Malltezi përballet me akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas hetimeve të SPAK, ai dyshohet se ka përfituar 5.4 milionë euro nga një projekt ndërtimi mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, përmes vendimeve të favorizuara të qeverisë së kohës, të drejtuar nga vjehrri i tij, Sali Berisha. /euronews/

The post Nis sot gjyqi ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit në GJKKO appeared first on Telegrafi.

Diskutohet ngritja e zyrës së rikuperimit të aseteve, goditje pushtetit ekonomik që vjen nga krimi

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, projektligjin “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.

Zv/ministri i Brendshëm pohoi se ky ligj ka ardhur si kërkesë e vazhdueshme për ngritjen e kësaj zyre që në thelb është një nismë kundër krimit të organizuar.

Sipas Lamallarit, pranë drejtorisë së Policisë së Shtetit do të ngrihet kjo zyrë që do të bëjë gjurmimin dhe rikuperimin e aseteve që vijnë nga krimi i organizuar apo krimet e rënda.

“Kjo zyrë do të bashkëpunojë me homologët evropianë në çdo vend të BE-së, por edhe me rrjetin evropian të Zyrave të Rikuperimit. Ky projektligj përafron katër direktiva dhe një vendim kuadër duke përfshirë edhe një rregullore të fundit të BE-së të vitit 2024. Ky legjislacion do të kontribuojë ndjeshëm në luftën kundër krimit të organizuar, në pikët më të dobët që është pushteti ekonomik”, pohoi ai.

Ndërkaq, deputeti i opozitës, Dashnor Sula u ndal te projektligji për “Zyrën e rikuperimit të aseteve” dhe tha që situata e gjurmimit të aseteve kriminale ka qenë një propagandë me praktika jashtëzakonisht të këqija.

“OFL-ja ishte një gjueti shtrigash, pra një presionin që u bëhej individëve të caktuar për të grumbulluar sa më shumë asete nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Asetet që vijnë nga burime kriminale, pavarësisht se vendoset sekuestro duhet që të përfundojnë të gjitha shkallët e gjykimit për të dalë në konfiskim dhe më pas në shitje apo vendosje të pasurisë në shërbim të shtetit”, tha Sula.

Deputeti i PD-së, kërkoi që të mos ketë hapësira abuzive në nene të caktuara sa i takon këtij projektligji.

/e.i/j.p/

 

The post Diskutohet ngritja e zyrës së rikuperimit të aseteve, goditje pushtetit ekonomik që vjen nga krimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Shefi i delegacionit të PE tha se zgjedhjet u morën peng nga krimi

By: user 11
5 June 2025 at 11:11

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi akuza në kuvend për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, këto janë dëshmi nga monitorimi i OSBE/ODIHR dhe janë konfirmuar nga shefi i delegacionit të Parlamentit Europian.

“Janë firmosur shumë gjëra në këtë vend një prej të cilave është inceneratori i Tiranës. Kjo është një gjë që çdo qytetar i Tiranës dhe Shqipërisë tashmë e ka marrë vesh dhe besova se kolegu përpara se të merrej se kush ka firmosur çfarë të jepte llogari se çfarë ka firmosur vetë. Nuk e ka thënë opozita që zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE për zgjedhjet në Shqipëri. Ai tha se vëzhguesit e OSBE/ODIHR dëshmuan se në Elbasan krimi i organizuar kishtë marrë zgjedhjet peng në atë qark. Këto janë të vërteta që s’i thotë opozita, ju përpiqeni t’i fshini, por s’i fshini dot më se keni lënë gjurmë kudo ku keni shkelur. Janë gjëra kaq serioze saqë nuk mund të shpalen as me lutje”, tha Bardhi.

The post Bardhi: Shefi i delegacionit të PE tha se zgjedhjet u morën peng nga krimi appeared first on Lapsi.al.

Krimi ndërkombëtar/ Drejtori i Policisë së Shtetit Proda, konferencë rajonale të INTERPOL-it në Athinë

4 June 2025 at 12:43

Kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it po zhvillohet në Athinë.

Gjithashtu, Konferenca e këtij viti përqendrohet dhe në kërcënimet moderne, në zhvillim e sipër, të sigurisë, “anën e errët” të inteligjencës artificiale, si dhe në identifikimin dhe rikuperimin e aseteve të nxjerra nga aktivitetet kriminale, përmes programit pilot të INTERPOL-it, “Silver Notice”.

Konferenca drejtohet nga Zëvendëspresidenti i INTERPOL-it për Evropën, Peter de Buysscher, dhe pjesëmarrësit po shqyrtojnë disa nga format më të rënda të krimit, siç janë trafikimi i drogës dhe armëve, abuzimi seksual me të mitur, si dhe ndërlidhja midis krimit të organizuar dhe terrorizmit, me qëllim gjetjen e formave të reja për t’i parandaluar dhe luftuar këto fenomene.

Policia shqiptare përfaqësohet në këtë konferencë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pellumb Seferi.

Drejtor Proda, pas konferencës, do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të lartë të INTERPOL-it dhe homologë të tij.

Konferenca treditore, e cila vijon punimet, bashkon më shumë se 150 përfaqësues të lartë të autoriteteve policore nga Evropa dhe nga e gjithë bota, me qëllim adresimin e sfidave më të rëndësishme për policimin evropian dhe ndikimin e krimit ndërkombëtar në rajon.

The post Krimi ndërkombëtar/ Drejtori i Policisë së Shtetit Proda, konferencë rajonale të INTERPOL-it në Athinë appeared first on Sot News | Lajme.

Spanjë/ Shkatërrohen katër organizata kriminale shqiptare në Katalonjë

By: user 8
3 June 2025 at 17:36

Policia katalanase në Spanjë dërgoi dy njësi në vende të ndryshme në të gjithë vendin në orën pesë të mëngjesit të sotëm për të shënjestruar krimin e organizuar në Katalonjë të lidhur me trafikimin e marijuanës dhe armëve.

Hetimi përfshin disa rajone policore, veçanërisht rajonin qendror dhe gjithashtu rajonet Camp de Tarragona dhe Girona. Njësitë drejtohen nga Divizioni i Hetimeve Penale (DIC) i Barcelonës dhe Gironas, të dyja duke punuar paralelisht, por të dyja duke shënjestruar trafikimin e marijuanës. Në rastin e fundit, hetimi po kryhet bashkërisht me shërbimin e mbikëqyrjes doganore të Agjencisë Tatimore.

Për më tepër, këtë të martë, Garda Civile ndërmori gjithashtu një bastisje në zonën e Gironës, me kërkime të kryera edhe në zonën metropolitane të Barcelonës, duke synuar një organizatë që dyshohet se është e lidhur gjithashtu me trafikimin e marijuanës. Në tre bastisjet, u arrestuan gati pesëdhjetë persona dhe u shpërbënë katër organizata kriminale që i përkisnin mafias shqiptare.

Janë aktivizuar më shumë se 400 agjentë, të cilët kanë kryer kërkime që kanë shërbyer për të shfrytëzuar dy hetimet që ishin nisur nga DIC e Barcelonës dhe DIC e Girona, paralelisht. Siç ka mësuar ElCaso.com, hyrjet janë bërë në Dosrius, Pineda de Mar, Mataró dhe Cabrils, në Maresme; Rubí , në Vallès Occidental; Gualba dhe Martorelles, në Vallès Oriental; Calonge, në Baix Empordà; Lloret de Mar dhe Maçanet , në xhungël; Llagostera, në Gironès; Vendrell, në Baix Penedès; Sant Pere de Molanta, në Alt Penedès; Marganell, në Bages; Gavà, në Baix Llobregat; Sant Pere de Ribes, Cubelles dhe Vilanova i la Geltrú, në Garraf; Roda de Berà, në Tarragonès; dhe gjithashtu në el Garidells, në Kampin Alt.

Janë bastisur plantacione, depo dhe madje edhe vila të shndërruara në çerdhe dhe ferma marijuane, si dhe në shtëpitë e atyre që konsiderohen udhëheqës të tre organizatave nën hetim në muajt e fundit. Edhe pse nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë dhe u hetuan veçmas, ata kishin lidhje. Edhe pse rreth pesëdhjetë persona janë arrestuar, shumica e të arrestuarve janë “kopshtarët “, ata që janë përgjegjës për mbikëqyrjen e plantacioneve, individë të profilit të ulët në organizatën e drogës.

Këta janë shpesh të huaj të rinj të sjellë nga Shqipëria për të punuar në kultivimin dhe mbrojtjen e plantacioneve që shefat e tyre i mirëmbajnë me kapacitet të plotë në shtëpi, apartamente dhe depo në të gjithë vendin, Kopshti i Evropës.

Si në Barcelonë, ashtu edhe në Girona, organizatat e shkatërruara ishin shtetas shqiptarë. Në rastin e hetimit të nisur në kryeqytet, u bënë njëmbëdhjetë arrestime në tetë bastisje dhe u shkatërrua një plantacion marijuane, ku u gjetën gjithashtu hashash, heroinë, disa kilogramë sytha marijuane, 19,000 euro në para të gatshme dhe katër armë zjarri me municion. Në Girona, u shkatërruan dy grupe, me shtatëmbëdhjetë arrestime në shtatëmbëdhjetë bastisje dhe kontrolle. U gjetën dhjetë plantacione marijuane, si dhe kokainë, 53,000 euro dhe katër armë zjarri.

The post Spanjë/ Shkatërrohen katër organizata kriminale shqiptare në Katalonjë appeared first on Lapsi.al.

Propaganda berishiste shkërrmoqet në Tiranë

By: user 4
29 May 2025 at 19:19

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me shitblerjen e votës dhe me administratën publike. Sipas kësaj përralle nëse do ekzistonte një Shqipëri e lirë, pa ndikimin e krimit dhe blerjen e votës, që nuk zbrazet si pasojë e regjimit Rama, ajo nuk do votonte për Ramën dhe PS-në por për Berishën dhe PD-në.

Fatmirësisht për ne, dhe fatkeqësisht për berishistët, një Shqipëri e tillë ekziston dhe voton, ajo quhet Bashkia e Tiranës, zona urbane, njësitë administrative 1 – 11. Kjo copë Shqipëri nuk kontrollohet nga krimi i organizuar dhe nuk vuan nga shit-blerja e votës sepse aty jeton popullsia me nivelet më të larta arsimore dhe ekonomike. Ajo nuk është zbrazur nga qytetarët shqiptarë, ndryshe nga shumë zona të tjera periferike të vendit ku është e vështirë të ndash mospjesmarrjen në votime nga emigracioni.

Në këtë aspekt Bashkia e Tiranës, që nuk përfshin zona rurale (si Zall Herri, Petrela, Dajti, Farka, Kërraba, Vaqarri, Bërzhita, Kashari, Baldushku, apo Ndroqi) ku vota mund të blihet dhe shitet më lehtë, përbën një kampion ideal për të kuptuar tendencat elektorale të vendit jashtë ndikimit të manipulimit elektoral të pushtetit apo të krimit të organizuar. Edhe për faktin se monitorohet në mënyrën më intensive nga mediat dhe vëzhguesit elektoralë.

Por Tirana urbane është një kampion ideal edhe për të kuptuar tendencat elektorale në rang vendi, për tre arsye. Së pari, numri i votuesve në Tiranën urbanë është shumë i madh, bëhet fjalë për qindra mijëra votues në 11 njësi administrative, pra kemi të bëjmë me një kampion shumë të madh. Së dyti, Tirana urbane është përfaqësuese e popullsisë shqiptare në përgjithësi pasi aty jetojnë të ardhurit nga e gjithë Shqipëria, nga mesi, jugu dhe veriu. Së treti, Tirana nuk është një bastion elektoral, sic janë Shkodra apo Vlora, vota e saj ka ndryshuar herë majtas dhe herë djathtas. Në këtë aspekt Tirana është shumë më përfaqësuese e tendencës elektorale në rang vendi se çdo bashki tjetër.

Të gjitha arsyet e mësipërme janë të mjaftueshme për të arritur në dy konkluzione. Së pari, rezultati i zgjedhjeve në Tiranën urbane reflekton qartë vullnetin e elektoratit kryeqytetas. Së dyti, ky vullnet elektoral pasqyron edhe tendencën e vullnetit elektoral të pjesës tjetër të vendit.

Nuk është rastësi që në Shqipëri asnjë forcë apo koalicion politik nuk ka mundur të fitojë zgjedhjet pa fituar Tiranën. I vetmi përjashtim ka qenë Partia e Punës në zgjedhjet e vitit 1991, e cila humbi Tiranën por fitoi pjesën tjetër të Shqipërisë. Por edhe kjo fitore ishte e shkurtër sepse në zgjedhjet e vitit 1992 PP-ja e humbi edhe pjesën tjetër të vendit.

Le të shikojmë atëherë se si ka votuar Tirana Urbane, njësitë 1- 11, në zgjedhjet parlamentare të vititi 2025 dhe 2021. Tabela 1 më poshtë tregon votat që ka marrë PS-ja dhe PD-ja, bashkë me aletatë e saj, në vitin 2021 dhe 2025 në njësitë administrative 1-11 në Tiranë.

Burimi. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve

Tabela 1 na tregon të njëjtën tendencë si në nivel kombëtar. Më shumë se me fitore të Edi Ramës dhe PS-së kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Sali Berishës dhe PD-së. Së pari, PD-ja nuk ka fituar në asnjë nga njëmbëdhjetë njësitë administrative të Tiranës Urbane. Para ndeshja ka dalë 11 me 0 për PS-në në Tiranë në nivel njësish administrative.

Në total PS-ja mori 126 320 vota ndërsa PD-ja vetëm 85 771. Pra vetëm në Tiranën Urbane, ku as vetë PD-ja nuk është ankuar për krim elektoral dhe blerje votash, PS-ja e vetme mori 40 549 vota më shumë se PD-ja dhe koalicioni i saj.

Por fitorja e PS-së nuk erdhi nga rritja elektorale e saj, përkundrazi në Tiranën Urbane PS-ja në zgjedhjet e viti 2025 mori 15 423 vota më pak se në vitin 2021. Pati rënie elektorale në të gjitha njësitë administrative. Ajo që e rriti fitoren e PS-së ishte rrakapjekthi elektoral i berishizmit që ra me 40 549 vota në raport me vitin 2021.

Nëse në vitin 2021 PD-ja fitoi dy njësi administrative në Tiranë, 8 dhe 11, në vitin 2025 nuk fitoi asnjë.

Është e rëndësishme të theksojmë se rëniet e mësipërme nuk mund të shpjegohen thjesht me faktorin e emigrimit sepse Tirana Urbane është një bashki që ndryshe nga pjesa tjetër e bashkive në vend nuk është reduktuar në popullësi, përkundrazi.

Ndaj rënia e votës për PS-në mund të interpretohet si rritje e pakënaqësisë ndaj qeverisjes Rama, ose si efekt i arrestimit të Erjon Veliajt dhe i dobësimit të makinës elektorale socialiste në Tiranë, ose si një kombinim i këtyre dy faktorëve.

Ndërkohë që rënia e thellë e votës për PD-në është një refuzim i qartë për Berishën dhe berishizmin nga një elektorat që voton me vullnet më të lirë se cdo elektorat tjetër në vend. Kemi të bëjmë me një rënie shumë më të thellë se ajo e PS-së. Nëse PS-ja ra me 11% në Tiranën urbane në vitin 2025 në raport me vitin 2021, PD-ja ra me 32%, pra gati tre herë më shumë. Ky është kyci i triumfit elektoral të Ramës në Tiranë.

Statistikat e mësipërme vërtetojnë tezën e stërthënë, se shqiptarët janë të lodhur me qeverisjen Rama por refuzojnë shumë më tepër opozitën Berisha. Është një fakt që koha gjithnjë e më tepër e vërteton sa më shumë berishizmi e anatemon si një tezë kriminale që artikulohet nga palaco-analistë apo idiotë të dobishëm të regjimit.

Natyrisht të thuash që Berisha i humbi zgjedhjet nuk do të thotë se Rama fitoi pa ndihmën apo ndikimin e krimit të organizuar. Ndërhyrja e këtij të fundit në Elbasan apo Durrës në favor të kandidatëve të Partisë Socialiste është gjithnjë e më evidente. Ashtu sikurse është gjithnjë e më i qartë penetrimi i pushtetit socialist nga krimi i organizuar edhe nëpërmjet modelit zhvillimor Dubai që ofron mundësi për larje masive të parave të pisëta.

Ama fitoren spektakolare Ramës nuk ia dhuroi krimi i organizuar, por Sali Berisha me rrudhjen spektakolare që i bëri PD-së dhe elektoratit të saj. Të paktën këtë na tregon Tirana Urbane. Nëse sistemi ynë politik vazhdon të mbetet bi-polar i njëjti Berishë do i dhurojë Ramës zgjedhjet e radhës në vitin 2027 dhe 2029. Ndoshta ky është misioni i tij./ Shkruar enkas për Lapsi.al

The post Propaganda berishiste shkërrmoqet në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Berisha flet me emra: Të eleminiohen kartelet në Shqipëri dhe krimi i organizuar, pjesë e kartelit të Troplinëve janë edhe …

By: V K
24 May 2025 at 12:38

Ditën e djeshme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njoftoi vizitën zyrtare të Ndihmës Drejtorit të ICITAP të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Stephen Fields, i cili qëndroi në Shqipëri nga 19 deri më 23 maj.

Sipas Ambasadës, gjatë vizitës së tij, z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, si dhe me zyrtarë të tjerë të ambasadës dhe drejtues të institucioneve të zbatimit të ligjit në vend, për të theksuar partneritetin e fortë mes SHBA dhe Shqipërisë.

Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA në luftën kundër karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm.

Lidhur me këtë mesazh të SHBA-ve, ka reaguar sot edhe kryedemokrati Sali Berisha, duke përshëndetur këtë kërkesë, si një kërkesë të një rëndësie shumë të madhe.

Sipas liderit demokrat, kreu i karteleve të drogës, të Troplinëve, Çelajve, Bajrëve, etj, ndodhet në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë dhe ky është Edi Rama.

Reagimi i Berishës:

SHBA, përmes të dërguarit të saj, kërkojnë nga autoritetet shqiptare të luftojnë kartelet e drogës.

Unë e përshëndes këtë kërkesë, si një kërkesë të një rëndësie shumë të madhe.

Por theksoj gjithashtu se kreu i karteleve të drogës, të Troplinëve, Çelajve, Bajrëve, etj, ndodhet në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë dhe ky është Edi Rama.

Operacioni i fundit, i quajtur Ura, nxori lakuriq, si anëtar të kartelit më të rrezikshëm të Ballkanit dhe Europës, që është karteli Troplini, sepse është karteli që zotëron 100 përqind Portin e Durrësit, anëtarët e këtij karteli janë Ergys Agasi, Altin Dumani, Vangjush Dako, Edi Rama.

E vërteta është se Ergys Agasi, Elvis Doçi, Vangjush Dako dhe Edi Rama, gjatë fushatës elektorale kanë zhvilluar një seri takimesh sipas burimeve, dëshmitarëve, në vilën e Vangjush Dakos në plazhin e Durrësit.

Por vetë operacioni Ura zbulon Altin Dumanin, Irena Gjokën, Ergys Agasin dhe Edi Ramën si anëtarë apo drejtues të kartelit.

Autoritetet italiane prunë urdhër-arrestet me datën 19 shkurt.

Nga kjo, Irena me 5 mbiemra, delinkuente, e dënuar me burg në vendin fqinj dhe që mbahet si turpi i drejtësisë shqiptare në detyrë nga Edi Rama dhe KLGJ-ja e tij, mbajti dosjen 42 ditë.

Pas 42 ditësh, ajo firmosi, por Altin Troplini alias Dumani, e mbajti dosjen edhe 20 ditë të tjera, nga data 30 prill deri më datën 20 maj, sa bosi i kartelit, Elvis Doçi, iu dha koha e mjaftueshme për të përmbushur misionin, për të transferuar, për të fshehur të gjitha tonelatat e tij me kokainë dhe narko-euro dhe tani jeton i qetë.

Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA në luftën kundër karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm.

 

The post Berisha flet me emra: Të eleminiohen kartelet në Shqipëri dhe krimi i organizuar, pjesë e kartelit të Troplinëve janë edhe … appeared first on Albeu.com.

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

By: user 4
23 May 2025 at 21:08

Kryeministri Edi Rama është në pritje të një urimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rezultatin e 11 majit, por në vend të kësaj, nga ambasada amerikane në Tiranë ka mbërritur një tjetër mesazh, i sigluar nga Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi. Përmes emisarit të saj Stephen Fields, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA i kujton qeverisë se duhet të luftojë “kartelet”, “krimin e organizuar ndërkombëtar” dhe “emigracionit të paligjshëm”.

Fields, shkruhet në njoftimin e ambasadës “përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm”.  Me pak fjalë, jo licensa të hoteleve luksoze për trafikantët e Durrësit.

Në njoftimin zyrtar të ambasadës amerikane në rrjetet sociale thuhet se Fields takoi të gjithë krerët e drejtësisë dhe policisë shqiptare, dorëzoi pajisje për burgjet, dha certifikata për Akademinë e Sigurisë. Në mesazh nuk përmendet asnjëherë fjala “zgjedhje” dhe as “fitore”, për të cilën, deri tani është ruajtur një heshtje e pastër diplomatike.

Në 2021 Rama u përgëzua nga SHBA para se të shpallej rezultati zyrtar i zgjedhjeve të 25 Prillit, por kësaj radhe i mbetet të ngushëllohet me miqësinë që ka me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, ndërsa shpresat për një përmirësim të imazhit të tij, janë në lobimin që kanë marrë përsipër disa biznesmenë shqiptarë në SHBA. Gjatë fushatës, disa prej bashkëpuntorëve të fushatës së Trump, si LaCivita dhe Manafort u kontraktuan nga Partia Demokratike dhe mbështetën në zgjedhje Sali Berishën, i cili financoi edhe një kontratë lobimi me kompaninë ku bën pjesë vajza e Susie Willies, shefja e kabinetit të Donald Trump.

Është kjo panorama, kur Ramës ende po i mungon urimi nga SHBA, ndërkohë që i vjen një listë detyrash, e ngjashme me ato që flisnin kundërshtarët politike gjatë fushatës dhe që thotë me fjalë të tjera “Fillo me kartelet. Pastro shtëpinë!”

The post Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi appeared first on Lapsi.al.

Altin Morina i RENEA-s, pjesë edhe e grupit kriminal italo-shqiptar

By: user 5
21 May 2025 at 17:12

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane kanë finalizuar një operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që operonte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, hetime të nisura që prej vitit 2021.

Konkretisht janë lëshuar 51 masa “arrest me burg” dhe 1 urdhër ndalimi, nga këto 29 masa sigurie janë lëshuar nga shteti shqiptar dhe 22 të tjera në Itali. Të përfshirë në këtë organizatë kriminale janë personazhe të njohur të botës së krimit, biznesmenë si dhe eksponentë të lartë të Policisë së Shtetit.

Masa “arrest me burg” është lëshuar për ish-efektivimin e forcave Renea, Altin Morina tashmë i arrestuar në kuadër të një tjetër operacioni. Sipas asaj që deklaroi dhe prokurori i çështjes ditën e sotme në konferencë për shtyp, në dosjen hetimore ka të dhëna se efektivi i policisë ka bashkëpunuar me personazhe të kësaj organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

“Kemi pasur disa episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve shtetërorë që në vijim do të kemi një hetim më të thelluar. Kemi pas dy punonjës të Policisë së Shtetit, njëri prej tyre në një pozicion të rëndësishëm. Në një rast kemi pasur bashkëpunim me pjesëtarë të organizatave kriminale, në një tjetër rast kemi pasur një rast korrupsioni në policisë e Portit të Durrësit”, tha prokurori Vladimir Mara.

Altin Morina është arrestuar fillimisht më 14 mars të vitit 2023 teksa u kap në flagrancë në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në kryeqytet teksa me vete në automjet kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund.

Lidhur me këtë oepracion, Morina dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.

Një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Morina u arrestua për herë të dytë më 3 prill të këtij viti teksa ishte shpallur në kërkim që prej datës 17 maj 2024, i akuzuar si bashkëpunëtor me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

The post Altin Morina i RENEA-s, pjesë edhe e grupit kriminal italo-shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

11 May 2025 at 22:18

Një numër burrash fotokopje e njëri-tjetrit krijuan një lloj tuneli mes vetes përmes të cilit duhej të kalonin votuesit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, raporton BIRN. Një eksperiencë jo fort korrekte që nuk kaloi pa u vënë re edhe nga vëzhguesit. Procesi i votimit në Durrës nisi i qetë në […]

The post Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

By: user 6
11 May 2025 at 22:49

Procesi i votimit në Durrës nisi i qetë në orët e para të mëngjesit në Qendrat e Votimit (QV) të vendosura në qytet, duke pësuar rritje të ndjeshme rreth mesditës dhe me prani të reduktuar të personave të paautorizuar.

Fillimisht disa qendra votimi u hapën me vonesë dhe qytetarët nisën të votojnë pas orës 7, ndërsa në disa prej Qendrave të Votimit vëzhguesit e Shoqërisë Civile raportuan se ende nuk ishin ndezur kamerat.

Në Qendrën e Votimit të vendosur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, e njohur përgjithësisht si e qetë, u regjistrua një tension midis komisionerëve dhe medias, që u shuajt pas sqarimit në detaje, pasi fillimisht ata u ndaluan të vendosnin kamerën për të filmuar brenda QV-së.

Komisionerët e forcave politike nuk kanë qenë në raport të barabartë në të gjithë territorin, pasi në KZAZ-ja numër 22 në qytetin e Durrësit numëron 50 qendra dhe procesi aty nisi me disa parregullsi. Kryetari i saj, Krenar Hasanaj, tregoi për BIRN mëngjesin e së dielës se vetëm në një QV procesi nisi me 30 minuta vonesë sepse ishin 4 nga 7 komisonerë, duke vijuar pas plotësimit të numrit të tyre. Ndërsa mugesa e operatorit të pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve solli vonesa për disa minuta në një QV. Në 2 qendra të tjera procesi vijoi me 6 nga 7 komisionerë.

Parregullsitë e vogla brenda qytetit kontrastonin me radhët prej disa metrash të automjeteve të parkuara jashtë QV-ve në periferi. Në Shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë, një varg njerëzish në të majtë dhe një në të djathtë, gati i hoqën frymëmarrjen qytetarëve që ngjesheshin për të kaluar midis trotuarit të ngushtë.

Djemtë si fotokopje e njëri-tjetrit, shoqëronin me sy zgjedhësit që i prisnin “djem bujarë” të tjerë brenda QV-ve, e duke i orientuar se ku të drejtoheshin për të votuar. Prania e personave të paautorizuar krijoi dendësi burrash që rrinin në korridore dhe pranë QV-ve.

Disa minuta nga aty, në Shkollën Dom Nikoll Kaçorri në Ish-Kënetë, situata përsëritej në miniaturë, ku automjetet luksoze dhe me xhama të zinj kufizonin një grusht djemsh që rrinin ulur në një bar-kafe, tepër të zellshëm për të ndjekur ecurinë e procesit.

Por për banorët e zonës kjo nuk dukej një sjellje e re. Dod Prendi vendosi në momentin e fundit që të dilte për të votuar. Së bashku me bashkëshorten dhe vajzën ata lanë banesën e tyre aty pranë, për të votuar së bashku.

“Ne jemi të gëzuar që po votojmë për njerëzit që duam të zgjedhim për 4 vitet e ardhshme”, tregoi 80 vjeçari, duke kujtuar shpresat për rritjen e pensionit.

“Urojmë që ajo parti që do të zgjidhet të na japi diçka më shumë, për pensionin e kemi hallin”, tregoi burri.

Megjithëse diaspora kishte mundësinë që të votonte në këto zgjedhje, fëmijët e tij në SHBA nuk e kishin ushtruar të drejtën e votës.

Dod Prendi me bashkëshorten dhe vajzën në Ish-Kënetë. Foto: Geri Emiri/BIRN
Ish-Këneta njihet edhe për atë që fillimisht ishte “Paraburgimi i Durrësit” dhe ku tashmë presin gjykimin apo vuajnë dënimin emra të njohur të politikës vendase. Erion Veliaj, Ilir Beqja, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja nuk kishin shkuar për të votuar deri në mesditën e 11 majit, në QV-në që deri në orën 11, nga 200 votues kishte parë të hidhnin fletën në kuti vetëm 75 prej tyre.

Edhe më në periferi të Durrësit, ata që nuk i ka kapur ende rrjeta e drejtësisë, kishin rrethuar QV-të në Shkollën “Isuf Ferra” në Nishtulla, ku persona të paautorizuar qëndronin në të gjitha hyrje-daljet e objektit dhe të oborrit.

Të pajisur me çanta të vogla krahu dhe në koordinim me njëri-tjetrin, “djemtë taksistë” të QV-ve sillnin aty dhe dërgonin votues, duke e orientuar menjëherë edhe një pjesë të atyre që mbërrinin.

Një proces i stukturuar që reflektonte përkatësinë e tyre, që njihen si pjesë e krimit të organizuar lokal. Krerët e tyre, të pajisur me automjete të blinduara gjithashtu vizituan qendrën e votimit dhe duke parë nga afër ecurinë e procesit.

Prezenca e vëzhguesve ndëkombëtarë të OSBE/ODIHR aty, nuk i shqetësoi aspak personat e paautorizuar që po menaxhonin “De facto” procesin zgjedhor.

Në QV-në me numër 1424/1, votues të ndryshëm pas votimit në dhomën e fshehtë, e palosnin fletën e votimit para komisionerëve, duke e demostruar si provë për subjektin që kishin votuar.

Ndërsa në QV-në me numër 1424/2, u konstatua votimi familjar dhe një grua votoi paralelisht më shumë se një herë, duke votuar për veten dhe për një të moshuar me të cilën shoqërohej.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, pasi vizitoi Prokurorinë e Fierit pasditen e së dielës, pranoi për gazetarët se ishte paradite në Durrës pas informacioneve për përfshirjen e krimit të organizuar.

“Isha në Durrës sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu”, u shpreh Gonzato për mediat.

Ndërsa lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat mbrëmjen e 11 majit, identifikoi edhe emra konkretë si të përfshirë në intimidimin e votuesve në Durrës.

” Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhërin nga Edi Rama, se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zona të tjera Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve”, u shpreh Berisha për gazetarët.

Ai premtoi se nëse Aleanca për Shqipërinë Madhështore krijon qeverinë, do t’i shpalli ato banda terroriste dhe se do të marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla.

Periferia e Durrësit pati një sërë problemesh të tjera me procesin e votimit, ku në Qendrat e Votimit në Shkollën e Mesme të Bashkuar në fshatin Kullë në Sukth, kutia e fshehtë e votimit qëndronte para një dritareje që mundësonte pamje të plotë nga kati i parë i shkollës. Kutia e fshehtë e votimit nuk garantonte fshehtësinë e votës në Qendrat e Votimit me numër 1365/00 dhe 1365/01, duke ulur besimin tek ruajtja e privatësisë së zgjedhësve. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

By: Ela
10 May 2025 at 10:09

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, në mbyllje të fushatës elektorale, ka akuzuar Edi Ramën si të kapur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. “Më vjen keq për Edi Ramën që e ka marrë peng korrupsioni dhe krimi i organizuar, sepse kur erdhi në 2013 kisha shumë besim te ai që s’do të përfundonte […]

The post Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar appeared first on BoldNews.al.

Ngritja me 19 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nuk reflekton realitetin

8 May 2025 at 13:28

Shqipëria u rendit e 80-ta në botë në 180 vende, duke u ngjitur me 19 vende nga viti i shkuar, sipas vlerësimit të indeksit për Lirinë e Medias, një raport i përvitshëm që publikohet nga organizata ‘Reporterët pa Kufij’, ndërsa raporti vë në dukje se ka një përkeqësim në rang global dhe gazetarët janë në […]

The post Ngritja me 19 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nuk reflekton realitetin appeared first on Reporter.al.

‘Me shkop dhe karrotë’: Si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri

23 April 2025 at 06:36

Paraditen e 10 prillit në Gjykatën e Posaçme, Erion Alibej, një anëtar i krimit të organizuar në Elbasan, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, akuzoi gazetarët e pranishëm në sallë për cënimin e moralit të familjes së tij. “U sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët,” tha me […]

The post ‘Me shkop dhe karrotë’: Si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Operacion ndërkombëtar kundër krimit të organizuar në Turqi, 234 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

By: Ela
15 April 2025 at 10:51

Autoritetet turke njoftuan sot arrestimin e 234 të dyshuarve në kuadër të një operacioni ndërkombëtar me përmasa të mëdha kundër krimit të organizuar. “234 anëtarë të grupeve të rëndësishme të krimit të organizuar u arrestuan, 225 brenda vendit dhe 9 jashtë vendit,” deklaroi ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya, duke sqaruar se arrestimet jashtë vendit […]

The post Operacion ndërkombëtar kundër krimit të organizuar në Turqi, 234 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Altin Dumani: Kemi presion të jashtëm nga krimi i organizuar dhe aktorët politikë, problem çështja e mosekstradimit të shtetasve të kapur në Dubai

By: V K
14 April 2025 at 12:30

Gjatë raportimit të punës për vitin 2024 në KPL, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka renditur problematikat me të cilat hasen prokurorët e posaçëm gjatë punës së tyre.

Të parin si problem, Dumani përmendi presionin e jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, i cili sipas tij cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime.

Ndër të tjera, Dumani përmendi edhe çështjen e mosekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar, apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Problematikat me të cilat përballet SPAK:

Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.

Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se, kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.

Vijimi i mos adresimit të akordimit të këshilltarëve ligjor pranë Prokurorisë së Posaçme. Cilësojmë në mënyrë të përsëritur se, mungesa e këtij standardi burimi njerëzor vë në vështirësi cilësinë e hetimit dhe prapësimeve të SPAK në ndjekjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Vijon ende të ngelet problematike numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë policinë e shtetit në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përfundimi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System) mbetet një prioritet për Prokurorinë e Posaçme. Sistemi ka një ndërtim modular dhe në dhjetor 2024 ka përfunduar zhvillimi/ndërtimi i moduleve. Për shkak të përfundimit të projektit mbështetës të ICITAP, ky proces është pezulluar dhe pritet të përmbyllet brenda vitit 2025, me fonde të BE-së.

Ngritja e njësisë së analizës së SPAK që do të shpërbejë për të mbështetur hetimet komplekse, matjet e riskut, dhe raportimet në kuadër të negociatave me BE, Moneyval dhe raportime në kuadër të strategjive kombëtare të ndryshme, ngele një sfidë. Po bashkëpunohet me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model sipas kërkesave dhe funksionimit të SPAK.

Vijon të mbetet problematike statusi i specialistit Ndërlidhës në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, i cili trajtohet si nëpunës civilbazuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar dhe në ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar. Kjo situatë është në kundërshtim me funksionet, që duhet të kryejë Specialisti Ndërlidhës sipas ligjit nr. 95/2016, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK, për vitin 2023.

Vijon të ngelet e pa adresuar mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve të huaja lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Shqipëri në ngarkim të shtetasve shqiptarë për veprat penale, për të cilat Prokuroria e Posaçme ka në kompetencë, sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.

Po kështu, paraqitja e kërkesave për njohjen dhe ekzekutimet e vendimeve penale të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga një shtet i huaj, si dhe realizimi i procedurës të ekstradimit për jashtë të shtetasve shqiptarë.

Mungesa e kompetencës lëndore e Gjykatave të Posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazën e ekzekutimit të vendimit penal për subjektet e posaçme sipas parashikimeve të nenit 135, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 75/a, të Kodit të Procedurës Penale.

Aktualisht, këto kërkesa shqyrtohen nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm penal, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK, për vitin 2023.

Vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023.

The post Altin Dumani: Kemi presion të jashtëm nga krimi i organizuar dhe aktorët politikë, problem çështja e mosekstradimit të shtetasve të kapur në Dubai appeared first on Albeu.com.

❌
❌