Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dita e dytë e rinumërimit të votave/ Kamza pa surpriza, Tiranës i vazhdon verifikimi

19 June 2025 at 09:48

Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijon numërimi i votave për qarkun e Tiranës. Sot është dita e dytë e rinumërimit, ndërsa dje u hapën 85 kutitë të bashkisë Kamzës nga 1282 në total që ka qarku i Tiranës.

Nga hapja e kutive rezultuan vetëm gabime të vogla, që nuk sjellin asnjë ndryshim për mandatet, por as në renditjen e kandidatëve në listë të hapur. Nga rinumërimi doli se PS kishte përfituar 42 vota më shumë, PD-ASHM kishte përfituar 19 vota më shumë, PSD 7 vota më shumë dhe Lëvizja Bashkë 1 votë më shumë.

Hapja i 85 kutive të para tregoi se partitë që kanë pasur numërues, PS (42), PD (19) dhe PSD (7) kanë marrë vota shtesë padrejtësisht, ose në kurriz të partive të vogla (-5 KEA e Bashës, -3 Mundësia e Shehajt), ose mes votave të pavlefshme.

A mund të ndryshojë diçka?

Në qarkun Tiranë, i vetmi mandat që mund të vihet në dyshim, është deputeti i dytë i partisë “Mundësia”, i cili nëse e humbet i kalon PD-së, dhe bëhet me 14 deputetë. Që kjo të ndodhë, duhet që nga rinumërimi i votave, të dalin 1200 vota në favor të PD-së ose 117 vota më pak për partinë e Agron Shehajt. Nëse këto vota ‘gjenden’, në parlament nuk hyn Erald Kapri, por Ilir Alimehmeti. Që Mundësia ta ruaje mandatin në kurriz të PS, kjo e fundit duhet të humbasë rreth 4500 vota.

The post Dita e dytë e rinumërimit të votave/ Kamza pa surpriza, Tiranës i vazhdon verifikimi appeared first on Sot News | Lajme.

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

21 May 2025 at 22:50

Mandatet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit u ndanë në 83 për Partinë Socialiste dhe 50 për demokratët, 3 për Partinë Social-Demokrate, 2 për Partinë Mundësia dhe 1 mandat për Nisma Shqipëria Bëhet dhe 1 për Lëvizjen Bashkë. Në 2013 grupi parlamentar i PD ka patur 49 deputetë, 52 bashkë me aleatët, në 2017-ën, 43 […]

The post Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar” appeared first on BoldNews.al.

Rama falënderon diasporën: Mandati i katërt, mesazh i fuqishëm për “Shqipëria 2030” në BE

Tiranë, 20 maj /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, ka falënderuar diasporën shqiptare për mbështetjen në zgjedhjen e 11 majit, që i dhanë mazhorancës socialiste një mandat të katërt qeverisës.

Rama në një mesazh në rrjetet sociale thekson se kjo fitore mbart një mesazh të fuqishëm për objektivin kombëtar të anëtarësimit të vendit në BE brenda vitit 2030.

“Një falënderim krejt të posaçëm për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika e çdo anë e Europës dhe botës, që iu bashkuan trenit të fitores, duke e bërë atë edhe më domethënëse – jo thjesht për nga numrat, por në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese.”

Kryeministri theksoi se ky besim i ripërtërirë do të shërbejë si një shtysë e mëtejshme për angazhimin drejt objektivit kombëtar: anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

“Ky mesazh do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE,” – nënvizoi Rama.

/a.f/

The post Rama falënderon diasporën: Mandati i katërt, mesazh i fuqishëm për “Shqipëria 2030” në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dështim total/ Ja kandidatët që nuk votuan as veten e tyre në zgjedhjet e 11 majit

15 May 2025 at 19:54

Zgjedhjet e 11 majit kanë prodhuar shumë pakënaqësi dhe akuza për manipulim, por një prej fenomeneve më të habitshme lidhet me numrin e lartë të kandidatëve që nuk morën asnjë votë – madje as atë që mund të supozohej si vota personale.

Disa nga partitë më të vogla, që nuk arritën të fitojnë asnjë mandat, kanë pasur kandidatët e tyre që rezultojnë me 0 vota në qendrat përkatëse. Kjo nënkupton se as vetë kandidati, familjarët apo miqtë nuk kanë votuar për ta, ose votat e tyre nuk janë identifikuar fare në proces.

Ja disa nga partitë dhe kandidatët me 0 vota:

Lëvizja e Atdheut

  • Korçë: Baftjar Lila
  • Kukës: Mirsie Rrugëja, Hana Tafa
  • Lezhë: Ambra Limo
  • Shkodër: Vigan Karkin, Spartak Laçka, Mirdan Sala, Eris Uka
  • Vlorë: Rozalina Lushi, Bledar Shefki

Aleanca Kombëtare Shqiptare

  • Lezhë: Gëzim Rexho, Bardhyl Seitaj
  • Vlorë: Ndriçim Kamberaj

Aleanca Demokracia e Re

  • Berat: Arjana Xamo
  • Dibër: Isa Goleci
  • Durrës: Gëzim Bylyku, Edmond Çiba, Flavio Ymeri
  • Elbasan: Rolanda Gjika, Bajram Hida, Enes Hida, Gentijan Lila, Leandro Muja, Armando Toprra, Indira Toska
  • Vlorë: Maksim Vlashi
  • Korçë: Altana Pisku, Krisjan Shuli
  • Kukës: Ylvie Qinami, Anisa Zuna
  • Lezhë: Meghi Bisholla, Dorjan Kotorri
  • Shkodër: Argjend Kurti, Jona Lekaj, Gazmir Mancila, Minir Najtellari, Sonila Topi, Laert Vlashi

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

  • Dibër: Marcela Demo
  • Korçë: Festim Qazimi
  • Lezhë: Hersa Muda, Gridi Oseku
  • Shkodër: Ezmir Durrësi, Evisa Myftari
  • Vlorë: Migen Begolli

Për shumë prej tyre, kandidimi ka qenë formal dhe pa asnjë përpjekje për të tërhequr votues. Por për të tjerë, fakti që nuk kanë marrë as votën e vet personale, lë hapësirë për dyshime mbi procesin e administrimit apo ndonjë problem teknik në numërim.

The post Dështim total/ Ja kandidatët që nuk votuan as veten e tyre në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Sot News | Lajme.

Partitë ‘me sytë’ nga Diaspora, si kanë votuar shqiptarët jashtë vendit

By: user 8
14 May 2025 at 14:22

Vijon numërimi i votave të diasporës në Parkun Olimpik. Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, janë numëruar 85458 zarfe nga 194.889 në total. PS kryeson me 54.30% të votave, e ndjekur nga PD me 28.34 %.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet renditet në vend të tretë me 8.47 % (6922 vota), ndërsa në vend të katërt renditet Partia Mundësia me 3.50 % (2859 vota).

Më herët përfundoi numërimi i votave brenda vendit.

Rezultatet tregojnë se PS ka marrë deri më tani mbi 730 mijë vota në rang kombëtar, duke siguruar 83 mandate, ndërsa PD dha aleatët e saj morën mbi 480 mijë vota, ose 50 mandate.

PS ka mbi 251 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, duke mos përfshirë këtu votat e Diasporës.

The post Partitë ‘me sytë’ nga Diaspora, si kanë votuar shqiptarët jashtë vendit appeared first on Lapsi.al.

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

By: Mirgen
13 May 2025 at 22:52

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1269 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 20430 zarfe të diasporës nga 20430 nga 42384 gjithsej. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson 205569 me vota, duke blinduar 19 mandate. Ndërsa demokratët me 149772 votat e marra deri tani kanë 13 mandate. Partia […]

The post Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së appeared first on BoldNews.al.

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

13 May 2025 at 08:45

Partia Demokratike ka fituar me rezultat bindës në Bashkinë e Kavajës, e cila njihet si një bastion i të djathtë, ku kanë edhe një ndër të paktat bashki nën udhëheqje, edhe pse duhet theksuar se në listën e sigurt nuk ishte asnjë kandidat nga kjo zonë. Demokratët kanë rezultuar fitues jo vetëm në qytetin e […]

The post PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën appeared first on BoldNews.al.

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

13 May 2025 at 08:21

Edhe pse Partia Demokratike është duke fituar në Kamëz, Partia Socialiste ka fituar për herë zonën e Paskuqanit në 35 vjet, teksa është mbyllur numërimi në këtë njësi. Gjithsesi, diferenca mes PS dhe PD ka qenë vetëm 45 vota, ku përmbysja ka ardhur vetëm në kutitë e fundit. Forcë e tretë në këtë zonë ka […]

The post Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota appeared first on BoldNews.al.

Përfundon numërimi në bashkinë e Rrogozhinës, PS fiton me 52,89% të votave

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bashkinë Rrogozhinë ka përfunduar numërimi në të 56 qendrat e votimit.

Partia Socialiste ka fituar me 52,89% të votave në bashkinë e Rrogozhinës, kundrejt 37,85% të votave që ka marrë koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në 56 qendrat e votimit të bashkisë Rrogozhinë, Partia Mundësia ka marrë 171 vota ose 1,86%; koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” 131 vota ose 1,42%, Lëvizja Bashkë ka marrë 67 vota ose 0,73%.

/j.p/r.e/

The post Përfundon numërimi në bashkinë e Rrogozhinës, PS fiton me 52,89% të votave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

By: Mirgen
12 May 2025 at 19:28

Në bashkinë Durrës, Njesia Administrative Ishëm ka përfunduar procesi i numërimit, ku fituese rezulton Partia Socialiste. Nga numërimi i 11 Qendrave të Votimit, Partia Socialiste ka arritur të grumbullojë 1147 vota. Duke pasuar Partia Demokratike me 939 vota. Nisma Shqipëria Bëhet rezulton me 32 vota Koalicioni Euroatlantik rezulton me 19 vota Partia ‘Mundësia’ rezulton me […]

The post Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste appeared first on BoldNews.al.

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Pojskës, kë votuan të dënuarat

By: Mirgen
12 May 2025 at 19:20

Është mbyllur numërimi i kutisë së burgut të Pojskës për zgjedhjet e 11 majit. Nga 36 gra të burgosura që kanë votuar në 11 Maj, ndër të cila 33 të paraburgosura, Partia Socialiste ka marrë 100% të votave. Nga numërimi rezulton se 101 të dënuar kanë votuar Partinë Socialiste, më pas 66 të dënuar kanë […]

The post Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Pojskës, kë votuan të dënuarat appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/ODIHR: Falja e gjobave disa ditë para zgjedhjeve krijoi pasiguri në kuadrin zgjedhor

12 May 2025 at 15:36

OSBE/ODIHR në konferencën ku po japin vlerësimet për procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, ka komentuar edhe faljen e gjobave nga ana e qeverisë, disa ditë para zgjedhjeve.

Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, tha se pati “mangësi që krijuan pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor në frymë dhe germë”

Karimi: Dita e zgjedhje ishte kryesisht e qetë dhe e organizuar mirë. Megjithatë pati vazhdimisht mosrespektim të procedurave dhe u shënua nga disa incidente intimideve dhe ndikim të zgjedhësve. Këto janë pikat kryesore.

Kuadri ligjor ofron një bazë të mirë për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Mangësitë dhe paqartësitë krijuan në frymë dhe germë.

Kjo do të thotë se përputhshmëria me ligjin nuk mundi të ndalojë zbatimin  tij në frymë. Një shembull ishte shpallja shumë pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së shumë gjobave, gjë që ishte vendosur në 2024, që u shpallën shumë pranë zgjedhjeve.

Është mirë të kemi një kuadër zgjedhor që mundësojnë organizimin e mirë të zgjedhësve. Zgjedhësve iu dha shansi të dëgjonin një shkëmbim të sinqertë të ideve politike. Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore. Kjo çoi në mosbesim politik.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/ODIHR: Falja e gjobave disa ditë para zgjedhjeve krijoi pasiguri në kuadrin zgjedhor appeared first on Sot News | Lajme.

Qarku Elbasan/ PS kryeson me 61.3%, PD-ASHM siguron 28.8% të votave, ja cila parti rënditet forcë e tretë

12 May 2025 at 15:25

Janë numëruar 288 kuti në qarkun Elbasan, nga 508 që janë në total, ku sipas rezultateve kryeson Partia Socialiste.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 61.3% të votave (45,408 vota).

Koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti me 28.8% të votave (21,381 vota).

Koalicioni NISMA-SHB ka siguruar 3.6% të votave (2,637 vota).

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 45,408 vota – 61.3%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 21,381 vota – 28.8%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 2,637 vota – 3.6 %

Partia Mundësia – 1,471 vota – 2.0%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 944 vota – 1.3%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,292 vota – 1.7%

Lëvizja Bashkë – 583 vota – 0.8%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 178 vota – 0.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 122 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 78 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 37 vota – 0.0%

The post Qarku Elbasan/ PS kryeson me 61.3%, PD-ASHM siguron 28.8% të votave, ja cila parti rënditet forcë e tretë appeared first on Sot News | Lajme.

Partia Socialiste kryeson garën në Dibër me 57.7%, ja sa vota ka marrë PD-ASHM

12 May 2025 at 15:20

Janë hapur 93 kuti në qarkun e Dibrës nga 222 që janë në total ku sipas rezultateve kryeson Partia Socialiste.

Deri tani Partia Socialiste renditet e para force e parë me 14,433 vota ose 57.7%.

Ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 9,392 vota – 37.5%.

Rezultatet sipas partise pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 14,433 vota – 57.7%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 9,392 vota – 37.5%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 321 vota – 1.3%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 308 vota – 1.2%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 250 vota – 1.0%

Partia Mundësia – 152 vota – 0.6%

Lëvizja Bashkë – 104 vota – 0.4%

Lëvizja Atdheu (LA) – 17 vota – 0.1%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 19 vota – 0.1%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 8 vota – 0.0%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 8 vota – 0.0%

The post Partia Socialiste kryeson garën në Dibër me 57.7%, ja sa vota ka marrë PD-ASHM appeared first on Sot News | Lajme.

Vazhdon procesi i numërimit në Lezhë/ Partia Socialiste në avantazh me 45%, ja sa vota ka PD-ASHM

12 May 2025 at 13:23

Ka nisur edhe procesi i numërimit në qarkun e Lezhës, ku janë numëruar 93 kuti, nga 245 në total.

Partia Socialiste kryeson me 10.817 vota, i ndjekur nga PD-ASHM me 10.309 vota.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 10.309 vota-43.22 %
Lëvizja Bashkë 106 vota- 0.44 %
Lëvizja Atdheu 40 vota- 0.17 %
Partia Koalicioni Euroatlantik 373 votë-1.56 %
Partia Socialiste e Shqipërisë 10.817 vota – 45.35 %
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 1207 vota – 5.06 %
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 18 vota – 0.08%
Partia Aleanca Demokracia e Re 4 vota- 0.02%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 26 vota- 0.09%
Partia Mundësia 259 votë -1.09 %
Partia Socialdemokrate 691 votë- 2.90 %

The post Vazhdon procesi i numërimit në Lezhë/ Partia Socialiste në avantazh me 45%, ja sa vota ka PD-ASHM appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton Partia Socialiste, ja rezultatet përfundimtare (Shifrat)

12 May 2025 at 13:10

Përfundon procesi i numërimit të votave në KZAZ 90, Delvinë.

Pas numërimit të 22 kutive, rezultati është si më poshtë:

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore- 1152 vota
Lëvizja Bashkë- 22 vota
Lëvizja Atdheu- 1 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik- 13 vota
Partia Socialiste e Shqipërisë- 2545 vota
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet- 264 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare- 11 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re- 3
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 6 vota
Partia Mundësia- 55 vota
Partia Socialdemokrate- 273 vota

The post Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton Partia Socialiste, ja rezultatet përfundimtare (Shifrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës

12 May 2025 at 13:54

Partia Socialiste në Qarkun e Korçës ka fituar edhe bastionin e konsideruar si të djathtë, Bashkinë e Devollit në Qarkun e Korçës. Teksa janë numëruar të 49 qendrat e votimit në total, PS kryeson me 50.50 %, ku ka arritur të marrë 7082 vota. PD e renditur e dytë, nuk ka shkuar më shumë se […]

The post Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet parlamentare/ Belind Këlliçi: Nuk është rezultati që donim, por është ende herët

12 May 2025 at 11:45

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi deklaroi se rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave nuk është ai që priste opozita. Por tha ai, është ende herët.

“Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët për të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar”, u shpreh Këlliçi.

“Është shumë zhgënjyese kur shikon që Erioni kërkon t’i ngjajë adashit të tij Erion Veliaj për sa i përket përdorimit të gënjeshtrave”, tha Këlliçi.

The post Zgjedhjet parlamentare/ Belind Këlliçi: Nuk është rezultati që donim, por është ende herët appeared first on Sot News | Lajme.

Ndërpritet përkohësisht numërimi i votave në Fier, zbulohet shkaku, ja kur pritet të rifillojë procesi

12 May 2025 at 11:11

Në bashkitë Patos, Roskovec dhe Mallakastër është ndërprerë numërimi. Mësohet se shkak e ndëpprerjes së procesit të numërimit ka qenë lodhja e numëruesve.

Ata kanë kërkuar një pushim për të rifilluar sërish procesin pas mesditës. Sipas burimeve të informacionit në Bashkitë Roskovec dhe Mallakastër procesi do të rifillojë në orën 12:00 ndërsa në Patos në orën 15:00. Ndërkohë sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, PD ka marre 9667 vota, ndërsa PS ka marre rreth 24 210 vota.

The post Ndërpritet përkohësisht numërimi i votave në Fier, zbulohet shkaku, ja kur pritet të rifillojë procesi appeared first on Sot News | Lajme.

Minoriteti grek nuk ndikon tek opozita, PS fiton bindshëm dhe Himarën

12 May 2025 at 11:17

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Himarës, ku edhe në këtë zonë ka fituar Partia Socialiste dhe duket se minoriteti grek me kandidimin e Vangjel Dules në listën e sigurt të PD-së nuk ka patur shumë ndikim. Në Himarë, Partia Socialiste ka arritur të marrë 51.26 % të votave në rang vendi, ose […]

The post Minoriteti grek nuk ndikon tek opozita, PS fiton bindshëm dhe Himarën appeared first on BoldNews.al.

❌
❌