Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit

7 July 2025 at 12:17

Kandidati i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetës të tij, po mban një protestë ditën e sotme para godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ai kërkon rinumërim të plotë për Durrësin, pasi rinumërimi për këtë Qark u bë pjesërisht, ku rezultoi me tjetërsim votash brenda partive, por me […]

The post Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Kalaja protestë në KQZ, kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive

7 July 2025 at 11:53

Kandidati i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ka protestuar para ambienteve të KQZ-së me pretendimin se nuk është zhvilluar rinumërim i plotë i kutive, konkretisht sipas tij Tirana dhe Fieri u numëruan plotësisht ndërsa Durrësi pjesërisht.

Kalaja shton se do të hapë një çështje e cila do të kalojë deri në Prokurorinë e Posaçme SPAK në mënyrë që ky institucion të zhvillojë hetimin.

“Do ndjek të gjitha mjetet ligjore. Kam shkuar në KAS për legjitimitet, në Kolegj Zgjedhor. Jam në një betejë në Gjykatën Kushtetuese. Do hap çështje tjetër tani, do i drejtohem SPAK-ut dhe do jetë po SPAK-u që nk duhet ta shkelë ligjin. Prokuroria do sekuestrojë kutitë e votimit. Jam në një betejë që do ti shkoj deri në fund. Unë akoma nuk e di sa vota kam. E kam të drejtë të di sa vota kam”, tha Kalaja.

I pyetur nëse ndihet i zhgënjyer nga Partia Demokratike, Kalaja thekson se “PD duhet të kërkonte hapjen e gjithë kutive”.

The post Kalaja protestë në KQZ, kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive appeared first on Sot News | Lajme.

“Votat janë vjedhur mes njëri-tjetrit”/ Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë

6 July 2025 at 16:45

Përmes një interviste, gazetarja Mola Luku tha se rihapja e kutive nuk solli asgjë dhe kjo pritet, por ajo që ishte interesante me hapjen e kutive, ishte në një farë mënyrë dallaveret ishin bërë brenda vetë partive.

Ajo shtoi se kishim një Parti Demokratike që doli më e humbur nga rezultati i 11 majit, pasi PD-ja mori 50 mandate që është pak për opozitën që kërkonte pushtetin.

Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë dhe kjo pritet, por ajo që ishte interesante me hapjen e kutive, ishte në një farë mënyrë dallaveret ishin bërë brenda vetë partive. Kishim një PD që doli më e humbur nga rezultati i 11 majit. PD-ja mori 50 mandate që është pak për opozitën, teksa opozita në rinumërim tregoi se disa nga deputetët kanë vjedhur votat e njëri-tjetrit.

Po ashtu ka pasur vota të pavlefshme që janë cilësuar si të vlefshme. Ky rinumërim është bërë me kompetencë të KAS-it që kanë vlerësuar nëse votat janë të vlefshme apo jo, ndërsa në 11 maj ishin komisionerët e politikë.

The post “Votat janë vjedhur mes njëri-tjetrit”/ Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit: PD humb 18 vota, PS 5

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Durrësit, si pjesë e verifikimeve paszgjedhore nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.

Sipas rezultateve zyrtare, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur 5 vota.

Ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Gjithashtu ka përfunduar edhe procesi i rinumërimi të kutive të diasporës për qarkun e Durrësit.

Nga zarfet e emigrantëve, PD-së i shtohen 15 vota pas rinumërimit, ndërsa PS-së 11 të tilla.

Sa i përket disa prej kandidatëve të listave të hapura, Arjan Ndojës së PD-ASHM i hiqen pas rinumërimit 88 vota që nuk i takonin, ndërsa Aulon Kalasë i shtohen 11 vota.

Ky i fundit ishte renditur në listat e hapura poshtë Ndojës, pas daljes së rezultateve.

Megjithë 11 votat e shtuara Kalaja nuk i merr dot mandatin e deputetit Arjan Ndojës për PD-në në qarkun Durrës.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit: PD humb 18 vota, PS 5 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Demokratët ‘luftë’ në Durrës, rinumërimi ngushton diferencën Kalaja–Ndoja

4 July 2025 at 14:22

Sot ka nisur procesi i rinumërimit të votave në qarkun Durrës.

Deri më tani janë numëruar 86 nga 290 kuti brenda vendit, ndërsa pritet të rinumërohen edhe 85 kuti që i përkasin diasporës.

Në këtë qark, beteja bëhet brenda PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës.

Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash në numërimin fillestar. Nga këto kuti të rinumëruara, rezulton se Ndoja ka 51 vota të padrejta, ndërsa Kalasë i shtohen 5 vota.

Ndërsa në PS deri më tani 37 vota i janë hequr Erjon Xhilit, kurse 35 vota Arkend Ballës.

Aulon Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë. Pritet të shihet nëse ai do t’ia marrë mandatin Ndojës pas rinumërimit.

The post Demokratët ‘luftë’ në Durrës, rinumërimi ngushton diferencën Kalaja–Ndoja appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërimi në Durrës ndez garën Kalaja–Ndoja, ja çfarë tregojnë 5 kutitë e para

4 July 2025 at 10:33

Pas verifikimit të materialeve zgjedhore në 126 kuti në qarkun Durrës, ka nisur tani të rinumërohen votat për partitë dhe kandidatët.

Deri më tani janë hapur 5 nga 290 kuti brenda vendit, ku janë vënë re dhe gabimet e para. Do të hapen gjithashtu edhe 85 kuti që i përkasin diasporës së këtij qarku.

Partisë Socialiste i shtohen dy vota, ndërsa 1 i hiqet Nismës Shqipëria Bëhet.

Në këtë qark, beteja bëhet në PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës.

Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë. Pritet të shihet nëse hapja e pjesshme e kutive të Durrësit do t’i japë vota në favor të tij, për t’i marrë mandatin Ndojës.

Rinumërimi i Durrësit vjen pas përfundimit të procesit të Fierit, i cili prodhoi ndryshime. Zegjine Çaushi humbi dhe rifitoi mandatin brenda një dite. Ajo u mund nga kolegia socialiste Maldrita  Bardho me një diferencë prej 10 votash nga rinumërimi, por kjo e fundit reagoi dhe tha se do t’ia linte mandatin Çaushit.

The post Rinumërimi në Durrës ndez garën Kalaja–Ndoja, ja çfarë tregojnë 5 kutitë e para appeared first on Sot News | Lajme.

Nis rinumërimi i kutive të 11 majit në Durrës

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Pas rinumërimit të votave të qarkut Tiranë dhe Fier, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” ka nisur procesi edhe për kutitë e Durrësit.

Janë 290 kuti brenda vendit që do të rihapen, dhe 85 të diasporës për këtë qark.

KAS vendosi rihapjen e një pjese të kutive me kërkesë të PD, dhe pjesën tjetër me kërkesë të kandidatit demokrat Aulon Kalasë, i cili u mbështet nga partia Lëvizja e Legalitetit.

Për 126 kuti do të shqyrtohen edhe materialet zgjedhore sepse PD ka kërkuar verifikimin e vulave.

Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi mandatin me një diferencë prej 1047 votash.

Kalaja protestoi edhe dje para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të Durrësit. Kërkoi gjithashtu paralelisht edhe këqyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë.

Nga rezultatet e rinumërimit të kutive Kalaja pret të rikuperojë votat e nevojshme për të përmbysur rezultatin e Ndojës.  /gj.m/j.p/

 

The post Nis rinumërimi i kutive të 11 majit në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis rinumërimi për Durrësin, demokratët pretendojnë trafikim votash mes njëri-tjetrit

By: lindita
3 July 2025 at 10:14

Pas rinumërimit të votave të qarkut Tiranë dhe Fier, sot në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” ka nisur procesi edhe për kutitë e Durrësit. Janë 290 kuti brenda vendit që do të rihapen, dhe 85 të diasporës për këtë qark. Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja nuk u mbështet nga PD në betejën e tij për…

Source

Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati deri më tani

By: Ela
1 July 2025 at 14:14

Në qarkun e Fierit janë rinumëruar mbi 50% e kutive të votimit, duke sjellë ndryshime në rezultatin përfundimtar të subjekteve politike. Partisë Demokratike i janë zbritur 80 vota krahasuar me rezultatin e 11 majit, ndërsa Partisë Socialiste i janë rikthyer 34 vota, të cilat më parë ishin shpallur të pavlefshme. Koalicionit “Nisma–Shqipëria Bëhet” i janë […]

The post Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati deri më tani appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Fier?/ KAS: Kandidatja demokrate mori 597 vota shtesë, pritet vendim për kallëzim penal

1 July 2025 at 13:21
Anëtari i KAS, Ledio Braho, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po rinumërohen votat e qarkut të Fierit, tha se mund të bëjnë kallëzim penal për grupet e rinumërimit që i kanë shtuar në bllok vota kandidates së PD-së, Silva Hasaj, e cila deri më tani rezulton se deri më tani ka marrë 597 vota të pamerituara.

Në një intervistë për gazetaren e Report TV, Esiona Konomi, Braho theksoi se së pari do të shqyrtojnë elementët e nevojshëm dhe më pas do të shohin nëse do të procedojnë me kallëzim penal për rastin në fjalë. Në Tiranë, tha ai, nuk kishte lëvizje të tilla që mund të konsideroheshin si penale.

“Do të shihet rasti i grupit të numërimit nëse janë grupe rinumërimi të njëjta që kanë bërë këto lëvizje apo janë të ndryshme. Por megjithatë kur votat janë në nivele të tilla, çështja duhet parë më në themel. Ne patjetër që do bëjmë ato verifikimet tona me aq sa kemi mundësi nga ça del nga kutitë e fletëve të votimit. Por që të arrijmë një rezultat, duhet të kemi emrat e grupit të numërimit, duhet të shohim kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, janë një sërë elementësh që ne do të kërkojmë informacion të mëtejshëm që të kryhet edhe nëpërmjet KQZ dhe në varësi të saj, pastaj do të ketë një qasje nëse do të procedohet me kallëzim penal apo jo. Por duhet të kemi parasysh që tabela e rezultateve nuk është një gjë që është një informacion konfidencial që e ka vetëm KAS apo vetëm komisioneri. Është informacion publik, prokuroria e Fierit i ka të gjithë mundësitë që të nisë.”, u shpreh Braho.

I pyetur se përse KAS nuk ka marrë ende një vendim për qarkun e Elbasanit, ku PD pretendon se ka pasur treng bullgar, Braho theksoi se do ta shqyrtojnë pasi të mbyllin procesin e rinumërimit. Sipas tij, kur u bë verifikimi i materialeve zgjedhore, PD nuk kërkoi rinumërim, duke shtuar se nuk beson se do të bëjë një kërkesë të tillë tani, duke parë edhe rezultatet e Tiranës dhe të Fierit.

“Nuk ka asnjë kërkesë deri tani nga PD. Kjo është shtyrë për arsye që ne mos pezullojmë procesin këtu sepse seanca për shqyrtimin administrativ të Elbasanit të vijojë në ambientet e KQZ, ku bëjmë  mbledhje. Kështu që kemi vendosur që të mbarojmë edhe Durrësin dhe pastaj të zhvillojmë katër seanca për këto katër qarqe. Unë nuk e shpreh votën, sepse nuk e di çfarë pretendimesh do të ngrihen në seancë. Por ajo që mund t’ju them është që në seancën e fundit që është zhvilluar përpara se të vendosej hapja e atyre kutive të Elbasanit dhe 96 qendrave të votimit, kemi qenë të qartë me përfaqësues të PD kur i kemi thënë, jeni të sigurt që doni këto. Sepse ishin të paqartë nëse donin rinumërim apo thjesht këqyrje të materialit zgjedhor dhe fletëvotimit.

Dhe ata ishin të mendimit që donin vetëm këqyrje, dhe u bë për 96 në votimin e Elbasanit. Pra, u bë një konstatim mes fletëve të gjendura në kuti, fletëve të papërdorura. Nuk kanë pasur kërkesë për rinumërim dhe nuk besoj se do të ketë kërkesë për rinumërim pas hapjes, sidomos të qarkut të Tiranës dhe të Fierit. Ajo që mund të kuptojmë ne është që të paktën subjektet zgjedhore nuk kanë pasur një shtysë për numëruesit e tyre që trafikonin votat. Se çfarë është bërë me kandidatët në qarkun e Fierit dhe preferencat që mund të kenë pasur numëruesin për kandidatë potencial në zonat e tyre, kjo është për t’u parë deri në fund”, shtoi Braho.

The post Skandal në Fier?/ KAS: Kandidatja demokrate mori 597 vota shtesë, pritet vendim për kallëzim penal appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërimi nis për Fierin, Tirana pa ‘trafikim’ votash/ Lapaj lufton për një mandat në PS

30 June 2025 at 07:52

Nis sot rinumërimi i votave për partitë dhe kandidatët në qarkun Fier, pas përfundimit të procesit në Tiranë javën e kaluar. Nga ora 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet do të nisë hapja e 587 kutive të votimit për të kontrolluar saktësinë e rezultateve fillestare në këtë qark që prodhon 16 mandate në parlament.

Rinumërimi është jetik për dy forca të vogla politike nëse vërtetohen gabime në numërimin apo vlefshmërinë e votave. Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt humbi mandatin për rreth 500 vota, dhe nëse gjatë rinumërimit Azmer Duleviç fiton këto vota që mund t’i jenë hequr, ai bëhet deputet. Kjo do të thotë se PS mund të humbasë një mandat, dhe në këtë rast jashtë parlamentit do të mbetej Zegjine Çaushi.

Rinumërimi është jetik për disa parti nëse vërtetohen gabime. Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt” e Adriatik Lapajt humbi mandatin për rreth 500 vota, dhe nëse gjatë rinumërimit Azmer Duleviç fiton këto vota që mund të jenë hequr gabimisht, ai do të bëhet deputet. Kjo do të thotë se Partia Socialiste do të humbasë një mandat, dhe në këtë rast jashtë parlamentit do të mbetej Zegjine Çaushi.

Zegjine Çaushi rrezikon mandatin jo vetëm nga jashtë partisë, por edhe brenda PS-së, pasi fitoi me vetëm 64 vota më shumë se rivalja e saj brenda partisë, Maldrita Bardhos.

Partia “Mundësia” gjithashtu duhet të sigurojë të paktën 519 vota nga rinumërimi dhe t’i marrë PS-së një deputet për të hyrë në parlament.

Në rinumërimin e qarkut të Tiranës, që përfundoi të premten, nuk pati ndryshim rezultati por vetëm lëvizje të vogla votash që u konsideruan gabime njerëzore dhe jo trafikim votash nga KAS.

The post Rinumërimi nis për Fierin, Tirana pa ‘trafikim’ votash/ Lapaj lufton për një mandat në PS appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet sërish në qendër të debatit/ Shabani: Ka pasur rivlerësim, jo tjetërsim, nuk kanë guxuar…

28 June 2025 at 21:38

Endri Shabani, drejtuesi i partisë “Nisma Thurje”, ka folur në Euronews Albania mbi rinumërimin e votave që po zhvillohet dita ditës në Tiranë, ndaj të cilave ka bërë një shpjegim nëse ka pasur apo vjedhje të tyre gjatë procesit.

Me një bindje të plotë, Shabani shton se “Nisma” ka pasur vëzhgues në çdo moment në qendrat e votimit, duke e bërë procesin sa më transparent.

“Nuk kemi pasur asnjëherë pretendimet që na janë vjedhur votat në kuti. Kur thonim që i kemi mbrojtur votat nga fillimi deri në fund, na akuzonin se nuk jemi opozitë mjaftueshëm sa Berisha. Po rinumërimi tregoi që çdo votë të cilën shqiptarët kanë hedhur tek kutia për koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, është numëruar, kjo edhe për shkak të organizimit nga KQZ por edhe sepse i kemi qëndruan mbi kokë. Nuk ka pasur asnjë votë, asnjë kuti apo qendër rinumërimi që nuk ka pasur vëzhgues të “Nismës” që rrinë aty 24 orë për ditë të tëra.

Nuk kisha pritshmëri që të ndryshonte rezultati. Pastaj ka edhe vota që mund të jenë rivlerësim. Që do të thotë, nga 17 mijë e ca vota që ka marrë “Nisma Shqipëria Bëhet”, janë hequr 44 vota. Kjo ka ndodhur sepse në fazën e parë, këto vota janë quajtur të vlefshme, kur është bërë rinumërimi ka pasur një rivlerësim ku mund të jenë quajtur të pavlefshme. Qartazi, asnjë votë që ka shkuar për “Nismën Shqipëria Bëhet” nuk është tjetërsuar, nuk ka guxuar njeri ta prekë. Këtu është modë të thuash mi vodhën votat”, tha Endri Shabani.

The post Zgjedhjet sërish në qendër të debatit/ Shabani: Ka pasur rivlerësim, jo tjetërsim, nuk kanë guxuar… appeared first on Sot News | Lajme.

As rinumërimi s’ia shpëtoi ‘nderin’ Berishës / PD pranon humbjen në Tiranë, ish-deputeti kërkon ndjesë numëruesve

28 June 2025 at 15:48

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka reaguar pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës, duke e konsideruar gjithë procesin si një fyerje ndaj integritetit të numëruesve të opozitës dhe ku shprehet se ndaj tyre duhet të kërkohet ndjesë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kruja thotë se pas përfundimit të rinumërimit, është e qartë se nuk ka pasur asnjë manipulim apo shkelje që të justifikonte akuzat e bëra pas zgjedhjeve. Ai u shpreh se numëruesit e PD-së janë njerëz me integritet, të cilët u vunë padrejtësisht në shënjestër dhe për këtë i gjithë kampi opozitar dhe Berisha u detyrohet një ndjesë publike.

“Tani që rinumërimi i Tiranës mbaroi, të gjithë i detyrohemi një ndjesë të madhe numëruesve tanë, puna dhe integriteti i të cilëve, me apo pa dashje, u vu në dyshim. Vajza e djem, gra e burra që sakrifikojnë çdo ditë për atë që besojnë. Respekt.”- shkruan Kruja.

Pas nëntë ditësh rinumërim të të gjitha kutive të votimit në qarkun e Tiranës, procesi u mbyll pa asnjë surprizë, duke mos sjellë asnjë ndryshim në ndarjen e mandateve mes partive politike, as brenda vetë listave të kandidatëve. Rinumërimi prodhoi vetëm një ndryshim minimal në vota, ku Partia Demokratike rezultoi me 612 vota më pak se në numërimin e parë, ndërsa Partia Socialiste humbi 380 vota.

Për dy anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Koli Bele dhe Ledio Braho, ky proces ka shërbyer për të hedhur dritë mbi një sërë akuzash që rezultuan të pabaza dhe për të garantuar transparencë të plotë ndaj publikut.

Pas Tiranës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë me hapjen e kutive edhe në qarqet Fier dhe Durrës, në përpjekje për të verifikuar edhe atje pretendimet për parregullsi.

Por ajo që bie më shumë në sy, është se edhe brenda vetë Partisë Demokratike po rritet zëri i atyre që e shohin këtë proces si një manovër të kotë politike dhe si një goditje ndaj punës së njerëzve të ndershëm që kontribuojnë në proceset zgjedhore.

The post As rinumërimi s’ia shpëtoi ‘nderin’ Berishës / PD pranon humbjen në Tiranë, ish-deputeti kërkon ndjesë numëruesve appeared first on Sot News | Lajme.

“Kërkojini ndjesë numëruesve”, reagimi i parë nga PD pas përfundimit të rinumërimit të votave në Tiranë

28 June 2025 at 13:15

Rinumërimi i votave në Tiranë u mbyll pasditen e së premtes, ndërsa ky proces nuk solli asnjë ndryshim rezultati sa i takon shpërndarjes së mandateve, apo ndryshimit të listës së hapur në emrat e atyre që ishin shpallur fitues nga numërimi i parë.

Përpara se të vendosej hapja e kutive për Tiranën, pati dyshime se numëruesit kishin favorizuar kandidatë të caktuar, me pak fjalë kishin kryer ‘trafik votash’. Por edhe në rastet kur pati parregullsi, ato u konsideruan pas rinumërimit si gabime njerëzore, duke shpëtuar në njërën anë komisionerët numërues nga andrallat me ligjin dhe në anën tjetër duke rrëzuar pretendimet se kishin kryer ‘trafik votash’.

Keltis Kruja, anëtar i Kryesisë së PD-së, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se numëruesve i detyrohemi një ndjesë të madhe.

“Tani që rinumërimi i Tiranës mbaroi të gjithë i detyrohemi një ndjesë të madhe numëruesve tanë, puna dhe integriteti i të cilëve,me apo pa dashje,u vu në dyshim.

Vajza e djem, gra e burra që sakrifikojnë cdo ditë për atë që besojnë.

Respekt !”, shkruan ai.

The post “Kërkojini ndjesë numëruesve”, reagimi i parë nga PD pas përfundimit të rinumërimit të votave në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon rinumërimi në qarkun e Tiranës, nuk ka ndryshim mandatesh

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka përfunduar. Rinumërimi, i cili u zhvillua në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”, përfshiu votat për subjektet politike si edhe ato për kandidatët individualë.

Nga të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 1282 qendra votimi të rinumëruara, nuk ka ndryshim të mandateve për deputetë.

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho, u shpreh se ky proces nuk prodhoi asnjë ndryshim, e ishte transparent si për partitë, ashtu dhe për publikun.

Lidhur me keqnumërimin e disa votave, Braho shprehet se ato mund të kenë qenë gabime njerëzore. Sakaq, sipas Brahos, rinumërimi i ka shërbyer procesit të zgjedhjeve në tërësi për transparencë.

“Transparenca i shërben demokracisë. Qëllimi i kërkesës sonë ky ka qenë të bëhet transparencë. Nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme votash që ‘të bëjnë pis’ procesin. Po të shohësh qëndrimet e disa kandidatëve që kanë ndryshuar pas hapjes së kutive, tregon se kjo i ka shërbyer procesit.

Nuk kemi më akuza për trafikim votash, sidomos brenda subjekteve, por as mes subjektesh. Të gjitha ato lëvizje që reflektohen dhe shpesh herë konsiderohen si vjedhje, manipulim trafikim votash, për mendimin tim nuk janë të tilla, por janë gabime njerëzore, që mund të ketë ndodhur në proces numërimi, apo çështje fletësh që janë shumë të diskutueshme në lidhje me vlefshmërinë e tyre që i takojnë”, u shpreh Braho.

/m.q//r.e//a.f/

The post Përfundon rinumërimi në qarkun e Tiranës, nuk ka ndryshim mandatesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk ka pasur asnjë rast të vetëm për “trenin bullgar”, Meçe: PD, pronë personale e Berishës

27 June 2025 at 13:48

Analisti Arben Meçe ka komentuar procesin e rinumërimit të votave që deri më tani nuk ka sjellë asnjë ndryshim të rezultatit.

Meçe gjatë intervistës u ndal edhe tek pretendimet e opozitës, se në zgjedhjet parlamentare, është realizuar mënyra e manipulimit, njohur si “treni bullgar”, ndërsa nënvizoi se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Po ashtu ai tha se nuk ka asnjë të dhënë që të flasë për një mekanizëm blerje të votave.

“Kur flitet për votën politike që është debati më i madh dhe pretendohet se do zbuloheshin prova dhe fakte që do zbulonin shkelje, kjo mund të themi se nuk ka aspak asnjë provë. Nuk është zbuluar asnjë person i vetëm, pasi vjedhje e trenit bullgar që pretendon PD është masive. Është edhe e lexueshme. Të bësh tren bullgar në një zonë duhet të angazhosh njerëz. Pra deri më tani nuk është identifikuar asnjë rast i vetëm i trenit bullgar. Kur vjen puna nga blerja e votave është një gjë e debatueshme”, tha ai.

Gjithashtu Meçe tha se këto janë pretendime të ngritura nga PD vetëm për të mos pranuar realitetin.

Analisti theksoi se e keqja më e madhe e Partisë Demokratike është kreu i saj Sali Berisha. Sipas tij, ish-kryeministri e ka kthyer PD në një pronë personale të tij. I ndalur tek deklaratat e Berishës në Parlament, shtoi se artikulimet e ish-kryeministrit janë totalisht pa seriozitet.

“Nuk ikën Sali Berisha nga prona e vet. Nuk flitet për PD si pjesë e sistemit demokratik, por për një sekt drejtuar nga Berisha dhe një pronë që e sheh në shërbim të tij”, theksoi ai, duke nënvizuar: “E them me bindjen se kemi pasur në këto zgjedhje një nga proceset më të mira. Edhe raporti i OSBE/ODHIR tregoi se ishte një proces konkurrues”.

The post “Nuk ka pasur asnjë rast të vetëm për “trenin bullgar”, Meçe: PD, pronë personale e Berishës appeared first on Sot News | Lajme.

Tirana sjell surpriza/ Numërohen mbi 1 mijë kuti, ja sa vota ‘i avulluan’ PS-së e PD-së

26 June 2025 at 17:03

Ekipet e numërimit të KQZ kanë rivlerësuar mbi 80% të kutive të Qarkut të Tiranës. Deri tani janë numëruar 1035 kuti votimi nga 1282 në total.

Nga procesi rezulton se PD-së i ishin shtuar padrejtësisht 567 vota, ndërsa PS-së 356 të tilla. Vota i ishin shtuar edhe Lëvizjes Bashkë, 57, koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” 38, Partisë Mundësia 39 apo dhe PSD-së 32.

Kqz
Ndërsa koalicionit Euroatlantik në 11 maj i ishin mohuar 22 vota, të cilat pas rinumërimit i janë rikthyer në rezultatin përfundimtar. 6 vota iu rikthyen koalicionit Djathtas për Zhvillim.

Vota i ishin zbritur edhe partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare, 7 të tilla, ndërsa Aleancës Demokracia e Re i ishin shtuar 11 vota më shumë.

The post Tirana sjell surpriza/ Numërohen mbi 1 mijë kuti, ja sa vota ‘i avulluan’ PS-së e PD-së appeared first on Sot News | Lajme.

Numërohen mbi 1 mijë kuti në Tiranë, si ka ndryshuar rezultati deri tani

By: user 8
26 June 2025 at 16:47

Ekipet e numërimit të KQZ kanë rivlerësuar mbi 80% të kutive të Qarkut të Tiranës. Deri tani janë numëruar 1035 kuti votimi nga 1282 në total.

Nga procesi rezulton se PD-së i ishin shtuar padrejtësisht 567 vota, ndërsa PS-së 356 të tilla. Vota i ishin shtuar edhe Lëvizjes Bashkë, 57, koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” 38, Partisë Mundësia 39 apo dhe PSD-së 32.

Kqz

Ndërsa koalicionit Euroatlantik në 11 maj i ishin mohuar 22 vota, të cilat pas rinumërimit i janë rikthyer në rezultatin përfundimtar. 6 vota iu rikthyen koalicionit Djathtas për Zhvillim.

Vota i ishin zbritur edhe partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare, 7 të tilla, ndërsa Aleancës Demokracia e Re i ishin shtuar 11 vota më shumë.

The post Numërohen mbi 1 mijë kuti në Tiranë, si ka ndryshuar rezultati deri tani appeared first on Lapsi.al.

Rinumërimi ‘boshatis’ kutitë e kandidatëve/ Vendimi i KAS mund të ndryshojë mandatin për këto dy vende

25 June 2025 at 15:53

Kur janë hapur kutitë e 65% e qendrave të votimit në procesin e rinumërimit të të gjithë qarkut të Tiranës, teksa lëvizjet e votës për partitë politike kanë rezultuar minimale, ajo që po shqetëson dhe krijon përplasje është rivlerësimi i votës së kandidatëve.

Nga rinumërimi i 794 kutive prej 207 gjithsej për t’u hapur rezultoi se 32 kandidatëve të Partisë Socialiste në listën e hapur të Tiranës i janë hequr plot 1724 vota krahasuar me numërimin e pas 11 majit, ndërsa 5 të tjerëve i janë shtuar 70 vota

Me shifra pak më vogla, por në të njëjtin trend, rezulton edhe në koalicionin opozitar, PD-ASHM. 27 kandidatëve opozitarë u janë hequr 705 vota, krahasuar me 130 vota që u janë shtuar 10 kandidatëve.

Pra me një mbledhje të thjeshtë, rezulton se vetëm për kandidatët e dy koalicionet e mëdha kanë ndryshuar me 2629 vota tabelat përmbledhëse të numërimit të 11 majit.

Kjo situatë ka sjellë pakënaqësi dhe reagime nga kandidatë të dy krahëve politikë.

Asllan Dogjani u përzu me polici nga qendra e rinumërimit në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”, kur një votë që e kishte kryqin pak mbi kutinë, u përplas me anëtarët e KAS.

Deputeti socialist Erion Braçe, që figuron një prej kandidatëve që u janë hequr më shumë vota, edhe pse nuk rrezikon aspak mandatin, akuzoi anëtarët e KAS se duan t’i heqin ndokujt mandatin me këtë rinumërim, ndërsa disa vota për të me shenjën jashtë kutisë ose pas emrit, janë rivlerësuar si të pavlefshme.

Pakënaqësi për rinumërimin ka shfaqur edhe Ilir Alimehmeti, kandidati i PD, teksa ka publikuar një foto të një flete votimi, në të cilën shenja ka devijuar nga kutia e emrit të kandidatit tjetër demokrat Kreshnik Çollaku, ndërsa shtron pyetjen nëse është e pavlefshme, ashtu si e ka konsideruar KAS.

Më herët, kur procesi sapo kishte nisur dhe trendi i votave të pavlefshme po rritej ndjeshëm, ishte Partia Socialiste ajo që i kërkoi KAS të ndryshonte një vendimmarrje të tij dhe të quante të vota të vlefshme për kandidatët, edhe kur shenja ‘x’ apo ‘+’ është jashtë kutisë. Por KAS i qëndroi vendimit të tij, me argumentin se standardi ishte i barabartë për të gjithë.

Me qëllimin për të reduktuar votat e pavlefshme në votim, një manual i miratuar nga Komisioni Rregullator në KQZ përcaktonte të gjitha mënyrat e votimit. Ishin plot 31 të tilla, por të gjitha të përqendruara në votat e vlefshme për subjektet. Nëse do të ndiqej i njëjti standard si për subjektet politike, një shenjë e vendosur krah emrit të kandidatit, një tjetër që e rrethon emrin e tij, apo që shenja del jashtë kutisë, do të konsiderohej korrekte për ta cilësuar një votë të vlefshme. Por për anëtarin e KAS Ledio Braho manuali është thjesht një orientim dhe ata do t’i qëndrojnë vendimmarrjes, duke ia njohur palëve të drejtën e ankimit në Kolegj.

Por teksa vërtet manuali i KQZ uli ndjeshëm më 11 maj numrin e votave të pavlefshme krahasuar me ato të zgjedhjeve të 2021-shit, përplasja për votat e kandidatëve vijon, teksa pritet rinumërim edhe për 35% të kutive të Tiranës, e më pas qarku i Durrësit dhe ai i Fierit, ku i njëjti standard mund të lëvizë mandate deputetësh.

The post Rinumërimi ‘boshatis’ kutitë e kandidatëve/ Vendimi i KAS mund të ndryshojë mandatin për këto dy vende appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërimi në Tiranë/ Mbi 60% e kutive të verifikuara, nuk ndryshon shpërndarja e mandateve, kush mori vota të padrejta

25 June 2025 at 11:39

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës vijon me intensitet, ndërsa deri më tani janë rinumëruar 793 kuti votimi, mbi gjysma e totalit të kutive në këtë qark. Sipas të dhënave paraprake, procesi nuk ka ndikuar në shpërndarjen e mandateve të fituara nga partitë në rezultatin paraprak, megjithatë ka nxjerrë në pah një numër të konsiderueshëm votash të regjistruara gabimisht.

Partia Demokratike rezulton të ketë fituar më shumë vota në mënyrë të padrejtë nga numërimi i parë, me +411 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me +307 vota. Edhe subjekte të tjera më të vogla si Nisma Shqipëria Bëhet (+37 vota), Mundësia (+30) dhe PSD (+29) rezultojnë me vota të shtuara gabimisht.

Lëvizjet më të ndjeshme janë konstatuar në listat e hapura të kandidatëve për deputetë. Nga PD, emra si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Ilir Meta dhe Myslym Murrizi kanë përfituar vota të padrejta, ndërsa nga PS janë evidentuar raste të ngjashme për Ervin Hoxhën, Fatmir Xhafajn, Xhemal Qefalian dhe Erion Braçen.

The post Rinumërimi në Tiranë/ Mbi 60% e kutive të verifikuara, nuk ndryshon shpërndarja e mandateve, kush mori vota të padrejta appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌