Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Rama mbledh sot deputetët e qarkut dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ja se çfarë pritet nga takimi

By: V K
14 July 2025 at 07:52

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, do të zhvillojë takim me drejtorët e bashkisë dhe deputët e qarkut të Tiranës.

Ky takim, do të jetë i njëjtë me takimet e zhvilluara para disa ditëve dhe është planifikuar të mbahet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës.

Në këtë takim, deputetët aktual dhe ato të zgjedhur dhe drejtorët e bashkisë do të raportojnë mbi problematikat e evidentuara gjatë daljeve të tyre në terren.

Çfarë ndodhi në takimin e 4 korrikut në selinë rozë?

Fokusi i diskutimeve në këtë takim ka qenë evidentimi i problematikave që hasin qytetarët e qarkut të Tiranës.

Rama është shprehur se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave dhe të kontaktojnë më qytetarët, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat të ndryshme si hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.

Kryeministri ka kërkuar që brenda dy javësh, të krijohet një raport për t`u depozituar më pas në Bashki.

Raportohet po ashtu se Rama ka angazhuar dhe ministrat e kabinetit për bashkinë e kryeqyteti.

Ministri Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj, janë caktuar të mbikëqyrin financat, ministri Blendi Gonxhe do të ndjekë transportin dhe trafikun, ndërsa Ogerta Manastirliu dhe Anuela Ristani do të merren me hapësira publike.

The post Rama mbledh sot deputetët e qarkut dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ja se çfarë pritet nga takimi appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet e 11 majit/ Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

By: V K
27 June 2025 at 12:31

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka përfunduar.

Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS, Ledio Braho, ka deklaruar se duhet të kuptohet që votat të cilat kanë dalë të dnryshme nga numërimi fillestar, kanë ndodhur si shkak i gabimeve njerëzore.

“Janë gabime njerëzore. Procesi ka një numër të konsiderueshëm hallkash, numërim,, operatorë që hedhin të dhënat në sistem dhe mund të ndodhin gabime si shkak i lodhjes”, ka deklaruar ai.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë appeared first on Albeu.com.

Numërohen mbi 1 mijë kuti në Tiranë, si ka ndryshuar rezultati deri tani

By: user 8
26 June 2025 at 16:47

Ekipet e numërimit të KQZ kanë rivlerësuar mbi 80% të kutive të Qarkut të Tiranës. Deri tani janë numëruar 1035 kuti votimi nga 1282 në total.

Nga procesi rezulton se PD-së i ishin shtuar padrejtësisht 567 vota, ndërsa PS-së 356 të tilla. Vota i ishin shtuar edhe Lëvizjes Bashkë, 57, koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” 38, Partisë Mundësia 39 apo dhe PSD-së 32.

Kqz

Ndërsa koalicionit Euroatlantik në 11 maj i ishin mohuar 22 vota, të cilat pas rinumërimit i janë rikthyer në rezultatin përfundimtar. 6 vota iu rikthyen koalicionit Djathtas për Zhvillim.

Vota i ishin zbritur edhe partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare, 7 të tilla, ndërsa Aleancës Demokracia e Re i ishin shtuar 11 vota më shumë.

The post Numërohen mbi 1 mijë kuti në Tiranë, si ka ndryshuar rezultati deri tani appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

By: V K
25 June 2025 at 14:42

Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë shpërndarjen zyrtare të mandateve të deputetëve për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit.

Sipas ndarjes, Partia Socialiste në Kukës, ka fituar 1 mandat, në Korçë 6, në Lezhë 3 dhe Gjirokastër 3 mandate.

Ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në Kukës ka fituar 2 mandate, në Korçë 4, në Lezhë 4 dhe Gjirokastër 1 mandat.

Më poshtë, është ndarja përfundimtare e mandateve dhe emrat e deputetëve të zgjedhur:

Kukës

PD-ASHM – 2 mandate

Flamur Hoxha

Isuf Çelaj

PS – 1 mandat

Eduard Shalsi

Korçë

PS – 6 mandate

Niko Peleshi

Romina Kuko

Genti Lakollari

Ilirian Pendavinji

Bledi Çomo

Besa Spaho

PD-ASHM – 4 mandate

Ivi Kaso

Ledina Alolli

Bledjon Nallbati

Fidel Kreka

Lezhë

PD-ASHM – 4 mandate

Agron Gjekmarkaj

Elda Hoti

Gjin Gjoni

Kastriot Piroli

PS – 3 mandate

Ulsi Manja

Ermal Pacaj

Marjeta Neli

Gjirokastër

PS – 3 mandate

Mirela Furxhi

Termet Peci

Piro Dhima

PD-ASHM -1 mandat

Tritan Shehu

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës, ja vendi ku pritet të mbahet procesi

By: V K
9 June 2025 at 11:30

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka nisur përgatitja për rinumërimin e plotë të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Tiranës, duke kthyer procesin e numërimit në zero.

Mësohet se do të rinumërohen 1282 kuti votimi dhe pritet të përcaktohet vendi dhe koha e saktë ku do të zhvillohet ky proces, me mundësinë që ai të zhvillohet në Parkun Olimpik.

Rinumërimi do të kryhet nga punonjës të administratës së KQZ-së, duke përfshirë votat për partitë politike dhe më pas votat preferenciale.

Në këtë proces, do të rinumërohen edhe votat preferenciale të Koalicionit Shqipëria Madhështore në qarkun Dibër.

Gazetari Ergys Gjençaj: Në KQZ ka nisur puna përsa i përket procesit të rinumërimit të votave të zgjedhjeve më 11 maj në qarkun Tiranë. Procesi i numërimit në qarkun Tiranë kthehet në zero. Është një punë e madhe kjo. 1282 kuti votimi do të rinumërohen. Pritet të përcaktohet ku dhe kur do të nisë rinumërimi. Rinumërimi mund të bëhet tek Parku Olimpik. Rinumërimi do të bëhet nga punonjës të administratës të KQZ. Do rinumërohen votat për partitë politike dhe më pas do të rinumërohen votat preferenciale. Nuk pritet që rinumërimi të nisë brenda javës. Do të rinumërohen votat preferenciale të Koalicionit Shqipëria Madhështore në Dibër.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës, ja vendi ku pritet të mbahet procesi appeared first on Albeu.com.

Hapja e kutive në qarkun Tiranë, burime pranë KQZ: Na duhen 10 ditë kohë për infrastrukturën teknike

By: V K
6 June 2025 at 12:38

Pas vendimit për hapjen e kutive për rinumërim në qarkun e Tiranës, burime pranë Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve, shprehen se do duhen rreth 10 ditë për procesin.

“Na duhen rreth 10 ditë kohë të përgatisim gjithë infrastrukturën njerëzore dhe teknike për këtë proces. Po mendohet që rinumerimi i qarkut Tiranë dhe kutive të qarkut të Dibrës të bëhet në Parkun Olimpik”-shprehen burimet.

Në qarkun Tiranë do hapen 1282 kuti dhe do rinumërohen si vota për partitë dhe për kandidatët./TCH

The post Hapja e kutive në qarkun Tiranë, burime pranë KQZ: Na duhen 10 ditë kohë për infrastrukturën teknike appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Vendimi i KAS: Do të hapen kutitë e fletëve të votimit në qarkun Tiranë

By: V K
5 June 2025 at 13:36

Të gjithë Qendrat e Votimit të Qarkut të Tiranës do të rinumërohen. Kërkesa e PD u rrëzua me shumicë votash nga anëtarët e KAS, por 2 nga anëtarët nga PD vendosën rinumërim të votave për Qarkun e Tiranës.

Do rinumërohen 1282 QV-të në gjithë qarkun Tiranë, për partitë e kandidatët, me qëllim për gjetjen e prova për pretendimet e PD.

“Në lidhje me kërkesën për këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon, por me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do bëhet këqyrja e kutive të fletëv të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë ky proces merr kohë, duke qenë se janë 1200 QV, data për fillimin e këtij procesi do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën të caktojnë vëzhgues ndërkohe që procesi do këqyret nga administrata e KQZ, kështu që kjo seancë pezullohet për momentin”, tha Braho.

“Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1326, date 24.05.2025, të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 1 maj 2025″. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Tiranë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Tiranë.

Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.

Gjithashtu, bazuar në nenin 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor, anëtarët z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë”, njoftoi KAS.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Vendimi i KAS: Do të hapen kutitë e fletëve të votimit në qarkun Tiranë appeared first on Albeu.com.

Vlora dhe Elbasani, kampionë të edicionit të 3-të të Ekipeve Sportive për shkollat e mesme në volejboll

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Ekipi i qarkut të Vlorës për vajza në volejboll dhe djemtë nga ekipi i qarkut të Elbasanit triumfuan ndaj Kukësit në edicionin e tretë të Kampionatit të Ekipeve Sportive në rang qarku.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh sot se “finalet e volejbollit për gjimnazet shënuan fundin e edicionit III të Kampionatit të Ekipeve Sportive në rang qarku”.

Gjithashtu, Manastirliu uroi të gjithë pjesëmarrësit në këtë edicion të tretë të Ekipeve Sportive në shkolla, ndërsa tha se mbi 12 mijë nxënës në të gjithë vendin janë tashmë pjesë e Ekipeve Sportive, program që do të zgjerohet edhe në disiplina të tjera.

Kampionati i Ekipeve Sportive në shkolla është një bashkëpunim i MAS dhe KOKSH që ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë.

Në programin e ekipeve sportive në shkolla janë angazhuar më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza e djem dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik. /j.p/

Nga finalet e volejbollit për gjimnazet në Edicionin e III të Kampionatit të Ekipeve Sportive n...
1 nga 18

The post Vlora dhe Elbasani, kampionë të edicionit të 3-të të Ekipeve Sportive për shkollat e mesme në volejboll appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lapaj kërkon rinumërim të votave në qarqet Fier dhe Vlorë: PS na ka marrë dy mandate

By: Ardit
27 May 2025 at 17:16

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj përmes një postimi në Facebook kërkon që të rinumërohen votat e qarkut të Vlorës dhe Fierit. Lapaj pretendon se pas shqyrtimit të pamjeve nga qendrat e numërimit dhe shqyrtimit të procesverbaleve nga KZAZ-të, rezulton se koalicionit “Nisma-Shqipëria-Bëhet” i është marrë nga një mandat në Vlorë dhe Fier prej […]

The post Lapaj kërkon rinumërim të votave në qarqet Fier dhe Vlorë: PS na ka marrë dy mandate appeared first on BoldNews.al.

PD depoziton në KAS kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit

By: fra nc
26 May 2025 at 14:58

Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve një kërkesë zyrtare për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 në të gjithë Qarkun e Beratit. Në kërkesën e dorëzuar pranë KQZ-së, PD kërkon rrëzimin e tabelës përfundimtare përmbledhëse të rezultatit zgjedhor në këtë qark, duke argumentuar se procesi ka qenë i manipuluar dhe i ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme nga pushteti.

Sipas Partisë Demokratike, procesi zgjedhor në Berat është zhvilluar në kushte të pabarabarta, të dominuara nga përdorimi i burimeve publike dhe presioni mbi votuesit, duke u kthyer, sipas saj, në një farsë që deformoi vullnetin e qytetarëve.

Me argumentet e dhëna PD kërkon nga KAS përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.

Pretendimet kryesore të PD për rrëzimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit në Berat:

Blerja e votës përmes bonuseve dhe përfitimeve shtetërore:

PD akuzon mazhorancën se ka blerë vota në Qarkun Berat duke shpërndarë bonuse, ndihma ekonomike dhe favore të tjera shtetërore në periudhën zgjedhore. Sipas PD, këto veprime përbëjnë shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe kanë ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në vullnetin e zgjedhësve. Raporti i OSBE/ODIHR i datës 12 maj 2025 thekson se përdorimi i burimeve publike nga partia në pushtet krijoi një avantazh të padrejtë në garë.

Vendosja e shtetit në shërbim të Partisë Socialiste:

Në kërkesën e saj, PD pretendon se e gjithë struktura shtetërore në Berat, nga bashkitë e deri te drejtuesit lokalë të administratës, u përdorën për qëllime elektorale. Janë përmendur me emra kryebashkiakë dhe drejtues lokalë të PS që, sipas PD, shkelën vendimin nr. 9/2020 të Komisionit Rregullator duke ndërmarrë aktivitete të ndaluara gjatë fushatës. Janë paraqitur gjithashtu edhe kallëzime penale për raste të caktuara.

Roli kriminal i patronazhistëve të PS-së:

Partia Demokratike denoncon përdorimin e një rrjeti të mirëorganizuar patronazhistësh që kanë ndjekur dhe ushtruar presion mbi votuesit në qendrat e votimit në Berat, përmes listave me të dhëna personale, mbikëqyrjes së procesit të votimit, dhe nxitjes për të fotografuar votën. PD e cilëson këtë një sistem kriminal të kontrollit elektoral.

Investime publike në funksion elektoral:

Sipas denoncimeve të PD, gjatë periudhës para zgjedhjeve janë realizuar projekte infrastrukturore të pamiratuara ligjërisht apo pa tabela treguese, të cilat synonin të blenin votat e banorëve në zona të varfra si Skrapari, Poliçani, Malinati apo Morava. Përmendet edhe inaugurimi i urës në fshatin Bilçë nga Kryeministri Rama gjatë fushatës, i konsideruar nga PD si një veprim në shkelje të barazisë zgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD depoziton në KAS kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit appeared first on Euronews Albania.

Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës, PS 59,43% të votave, PD 25,23%

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Përfundon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Vlorës.

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në rang qarku Partia Socialiste ka fituar 29 499 vota ose 59,43% në total, e dyta renditet Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore e cila ka marrë 12 521 vota ose në total 25,23%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1947 vota

Partia Mundësia ka marrë 3671vota

Lëvizja Bashkë ka marrë 718 vota

Partia Socialdemokrate ka marrë 288 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 463 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 248 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 137 vota.

Lëvizja Atdheu ka marrë 71 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 73 vota

Për sa i përket votave për bashkitë, në bashkinë e Vlorës PS ka marrë 29 499 vota ose 59,43% të votave, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 12 521 vota ose 25,23% të tyre. Forcë e tretë në këtë qark renditet Partia Mundësia me 3671 vota ose7,4%, e ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1947 vota ose 3,92%.

Në bashkinë Sarandë PS ka marrë 7958 vota ose 55,69% të tyre, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3729 vota ose 26,1% të tyre e ndjekur nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1549 vota ose 10,84%.

Në Delvinë Partia Socialiste ka marrë 2545 vota, ose 58,57% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1152 vota, ose 26,51 % të votave dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 273 vota ose 6,28%.

Në bashkinë Finiq Partia Socialiste ka marrë 2511 vota, ose 60,87% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1166 vota, ose 28,27% të votave dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 219 vota ose 5,31%.

Në bashkinë Himarë Partia Socialiste ka marrë 3196, ose 51,26% të votave, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2370 vota, ose 38,01% të votave dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 358 vota ose 5,74% të votave.

Në bashkinë Konispol Partia Socialiste ka marrë 2231, ose 56,15% të votave, koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1156 vota, ose 29,10% të votave dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 380 vota ose 9,56% të votave.

/m.m/r.e/j.p/

The post Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës, PS 59,43% të votave, PD 25,23% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin

By: Ardit
12 May 2025 at 04:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës, ku deri më tani janë numëruar 76 nga 422 kuti votimi. Sipas rezultateve, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 10,357 vota, duke përfaqësuar 55.8% të votave totale të deri tanishme. I dyti renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

The post Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin appeared first on BoldNews.al.

Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë

By: Ardit
9 May 2025 at 17:41

Palët politike janë duke bërë llogaritë e fundit mbi informacionin e siguruar nga makineritë elektorale përkatëse, ku perceptimi i përgjithshëm është se fati i zgjedhjeve të 11 majit do të varet nga dy faktorë: gatishmëria e elektoratit gri për të dalë në votime në mbështetje të ndonjërës prej palëve si dhe efekti aritmetikor i votave […]

The post Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Analiza: Fieri, “faktori çam” dhe partitë e vogla mund të jenë përcaktuese për mandate

6 May 2025 at 15:52

Partia Socialiste ka humbur terren në Qarkun e Fierit në zgjedhjet e kaluara, pasi shënoi kulmin në vitin 2017 me 10 mandate. Megjithatë, edhe në atë kohë, mandati i dhjetë erdhi si pasojë e votave të ndara mes partive të opozitës, gjë që e bën këtë objektiv të shpallur prej tyre, të vështirë. Gjërat do […]

The post Analiza: Fieri, “faktori çam” dhe partitë e vogla mund të jenë përcaktuese për mandate appeared first on BoldNews.al.

Jorida Tabaku publikon spotin elektoral si kandidate në listën e hapur të PD për qarkun Tiranë: Më 11 maj, voto zërin që të dëgjon

By: V K
30 April 2025 at 15:52

Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për qarkun Tiranë, Jorida Tabaku, ka publikuar spotin e saj elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, duke përçuar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të qartë për qytetarët: të votojnë për zërin që i ka dëgjuar dhe përfaqësuar gjithmonë.

 

Në spotin e publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson rëndësinë e një përfaqësimi që mbështet gratë, të rinjtë, profesionistët dhe familjet që punojnë ndershëm.

Ajo u bën thirrje votuesve, të mbështesin një alternativë që ngre zërin për sfidat reale të qytetarëve dhe që angazhohet për një të ardhme më të mirë.

“Më 11 maj, voto zërin që të dëgjon… Zërin që flet për nënat, për të rinjtë, për profesionistët, për çdo familje që punon me ndershmëri. Zëri yt është Jorida Tabaku!”, thuhet në mesazhin e saj.

The post Jorida Tabaku publikon spotin elektoral si kandidate në listën e hapur të PD për qarkun Tiranë: Më 11 maj, voto zërin që të dëgjon appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dëborës në veri të vendit, si paraqitet situata në qarkun Kukës

By: Oldi
6 April 2025 at 18:35

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Këto momente edhe zonat e ulëta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukesi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur nga dëbora. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore […]

The post Reshjet e dëborës në veri të vendit, si paraqitet situata në qarkun Kukës appeared first on BoldNews.al.

LISTAT/ Kush janë 186 kandidatët e koalicioni “Shqipëria Madhështore” për zgjedhjet e 11 Majit

12 March 2025 at 23:09

Është publikuar edhe lista e plotë me 186 kandidatë të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Rezultati i Primareve duket se nuk ka qenë kriter kryesore, ku shumë fitues, të zhgënjyer nga mofutja në lista të sigurta, kanë vendosur të tërhiqen […]

The post LISTAT/ Kush janë 186 kandidatët e koalicioni “Shqipëria Madhështore” për zgjedhjet e 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

Nesër mbahen Primaret e PD-së, ja 82 kandidatët e Tiranës dhe vendet ku do të votohet

28 February 2025 at 19:41

Partia Demokratike do të mbajë ditën e nesërme votimet në të gjithë vendin për procesin e Primareve, nga të cilat Kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Votimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. […]

The post Nesër mbahen Primaret e PD-së, ja 82 kandidatët e Tiranës dhe vendet ku do të votohet appeared first on BoldNews.al.

Edi Rama e spostoi Pandeli Majkon nga Kukësi, ja ku është caktuar tani socialisti! Ministri i Brendshëm do të angazhohet në Tiranë!

13 January 2025 at 11:56
Deputeti socialist Pandeli Majko është caktuar si drejtues qarku i PS-së në qarkun e Kavajës, pasi kreu i kësaj force politike, Edi Rama e spostoi nga Kukësi. Vendimi u komunikua gjatë mbledhjes së drejtuesve politik të PS në selinë rozë së paraditen e sotme (13 Janar), ku mësohet se kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm. Ndërsa, ministri i

“Këngë e valle për Ilir Metën dhe Sali Berishën”/ Maliqi: Qarku i Beratit do jetë surprizë

By: Oldi
30 December 2024 at 14:39

Ish-deputeti Lefter Maliqi, njëherësh drejtues Politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit ka ndarë më publikun festimet në Kuçovë. Në postimin e tij, Maliqi ka theksuar se Qarku i Beratit do të jetë surprizë me rezultatin e zgjedhjeve, teksa paralajmëron se opozita do fitojë 4 mandate, ndërkohë që maxhoranca vetëm tre deputetë në […]

The post “Këngë e valle për Ilir Metën dhe Sali Berishën”/ Maliqi: Qarku i Beratit do jetë surprizë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌