Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Morinë/ I dënuar për armëmbajtje pa leje, pranga shtetasit turk  

23 July 2025 at 14:44

Kukës- Shtetasi turk 22-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Morinë.

Nga hetimet ka rezultuar se 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Gaziosmanpasa Turqi, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”.

Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

/abcnews.al/

Zjarr në pyjet e fshatit Mamëz, retë e dendura të tymit kanë mbërritur deri në Kukës

By: Oldi
22 July 2025 at 21:51

Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në pyjet e fshatit Mamëz, në njësinë administrative Ujmisht të Kukësit. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërkohë që retë e dendura të tymit kanë mbërritur deri mbi qytetin e Kukësit. Për shkak të terrenit të thyer malor, nuk është e mundur ndërhyrja me automjete […]

The post Zjarr në pyjet e fshatit Mamëz, retë e dendura të tymit kanë mbërritur deri në Kukës appeared first on BoldNews.al.

Vatër zjarri në Kukës, terreni i vështirë dhe era favorizojnë flakët

By: Rovena
22 July 2025 at 21:02

Një vatër e madhe zjarri u shfaq pak orë më parë në pyjet e fshatit Mëmëz të Kukësit. Era po favorizon përhapjen e saj ndërkohë që retë e tymit kanë mbërritur mbi qytetin e Kukësit.

Në vendngjarje janë angazhuar grupe pune me punonjës të shërbimit zjarrfikës, pyjeve, banorë të zonës etj.

Terreni nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse ndaj dhe përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e saj po bëhen me pompa shpinë dhe mjete rrethanore.

Ende nuk ka informacion për  shkakun, por deri tani zjarri ka përshkuar disa hektarë me pyje dushku./abcnews.al

Ramës i ngel në “derë” Aeroporti i Kukësit”, tendera të kota e të përsëritura për studime fizibiliteti

18 July 2025 at 19:39

Një video e publikuar ditët e fundit, ku duken dy automjete që “garojnë” dhe xhirojnë gomat në pistën e Aeroportit të Kukësit, tregon pikërisht degradimin e një prej veprave të ndërtuara pa asnjë plan. I cilësuar si “krenaria” dhe i emëruar si “Flatrat e Veriut”, tashmë është kthyer në një pistë garash, ku të rinjtë, […]

The post Ramës i ngel në “derë” Aeroporti i Kukësit”, tendera të kota e të përsëritura për studime fizibiliteti appeared first on BoldNews.al.

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

By: Ela
18 July 2025 at 08:51

Në ditët kur inspektorët e IKMT-së ishin të zënë me aksionin e çlirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, një tapet betoni zëvendësoi brutalisht barin e gjelbër në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit. Betonizimi i lulishtes së vetme të Kukësit po bëhet me bekimin e Bashkisë si pjesë e një projekti për ndërtimin […]

The post Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike appeared first on BoldNews.al.

Shkarkohen 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë së Kukësit

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë Kukës, Albert Halilaj vendosi ditët e fundit shkarkimin nga detyra të 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarëve të bashkisë.

Ky vendim erdhi pas analizës së punës për performancën e bashkisë Kukës për periudhën janar–qershor si dhe në kuadër të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të bashkisë Kukës.

/k.s/j.p/

The post Shkarkohen 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë së Kukësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emërohen shefat e rinj të komisariateve në Tiranë, Shkodër dhe Kukës

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës ka pësuar një seri lëvizjesh në nivelet drejtuese me emërimin e drejtuesve të rinj të disa komisariateve në kryeqytet.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, emërime të reja dhe rotacione kanë ndodhur edhe mes drejtuesve të policisë së rendit në drejtoritë vendore Kukës dhe Shkodër.

Emërimet e reja në Policinë e Shtetit:

Idriz Daulle, nga zëvendësdrejtor i rendit në DVP Tiranë emërohet shef i komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Besmir Qebini nga shef komisariati i Policisë nr 5 emërohet shef i komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga shef i komisariatit të Policisë Kukës, emërohet shef i komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet shef i komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda emërohet shef i komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga shef i komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet shef i komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini emërohet shef i komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

/e.i/j.p/

The post Emërohen shefat e rinj të komisariateve në Tiranë, Shkodër dhe Kukës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sherr fizik mes vëllezërve në Kukës, ndërhyjnë “Shqiponjat”

10 July 2025 at 13:28

KUKËS- Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet dy vëllezërve në Kukës.

Ata u konfliktuan me njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se 2 vëllezër po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Këta shtetas janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, në banesë. Më pas, njëri prej tyre i ka thyer xhamin e automjetit të vëllait të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ata janë arrestuar dhe aktualisht po merren në pyetje./abcnews.al

Sherr familjar në Kukës/ “Shqiponjat” ndalojnë përplasjen mes vëllezërve

10 July 2025 at 13:40

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 2 vëllezërve në Kukës.

Ata u konfliktuan me njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se 2 vëllezër po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Këta shtetas janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, në banesë. Më pas, njëri prej tyre i ka thyer xhamin e automjetit të vëllait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Sherr familjar në Kukës/ “Shqiponjat” ndalojnë përplasjen mes vëllezërve appeared first on Sot News | Lajme.

Makina del nga rruga në fshatin Gryk-Çajë të Kukësit, humb jetën drejtuesi

By: Besnik
6 July 2025 at 20:28

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Gryk-Çajë të Kukësit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra larg saj.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi L.Sh., 65 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se drejtuesi i automjetit tip “Fiat” ka humbur kontrollin mbi mjetin, çka ka sjellë daljen nga rruga.

Fatkeqësisht, 65-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Njoftimi i policisë:

“Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip ‘Fiat’, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Makina del nga rruga në fshatin Gryk-Çajë të Kukësit, humb jetën drejtuesi appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Kukës/ Automjeti del nga rruga, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeç

By: M C
6 July 2025 at 20:57

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Sipas informacioneve zyrtare policore, një 65-vjeçar në fshatin Gryk-Çajë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Fatkeqësisht drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kukës / Informacion paraprak

Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident në Kukës/ Automjeti del nga rruga, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeç appeared first on Albeu.com.

Aksident me vdekje në Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

6 July 2025 at 20:14

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Gryk-Çajë të Kukësit. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka mbetur […]

The post Aksident me vdekje në Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident në Kukës, mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi

6 July 2025 at 19:34

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Çaje në Kukës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më tej.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Liman Shehu, 65-vjeç që ishte edhe drejtuesi i automjetit.

Ndërkohë në vendin e ngjarje, ka mbërritur edhe policia ku edhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

/abcnews.al/

Aksident fatal në Kukës/ Mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi

6 July 2025 at 19:59

Aksident me pasojë humbje jete në fshatin Çaje të Kukesit.

Automjeti ka dalë nga rruga për pasoje humb jetën shtetasi Liman Shehu 65 vjec i ciki ishte dhe drejtuesi i mjetit.

The post Aksident fatal në Kukës/ Mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi appeared first on Sot News | Lajme.

“Po ngordhin çdo ditë bagëti nga murtaja në Kukës”/ Denoncimi: Halilaj u ‘kyç’ gojën veterinerëve

By: Ardit
6 July 2025 at 14:43

Një situatë alarmante po zhvillohet në verilindje të vendit, ku murtaja e kafshëve të imta është shfaqur dhe po përhapet me shpejtësi në disa fshatra të Kukësit. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë të ditur se çdo ditë në fshatrat Arrën, Shtiqen, Bardhoc dhe Bushtricë po ngordhin bagëti, kryesisht dele dhe dhi. Banorët thonë se përmasat […]

The post “Po ngordhin çdo ditë bagëti nga murtaja në Kukës”/ Denoncimi: Halilaj u ‘kyç’ gojën veterinerëve appeared first on BoldNews.al.

Goditen raste të armëmbajtjes pa leje në Kukës dhe Durrës

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Policia njoftoi se nga dy operacione në Kukës dhe Durrës ka goditur raste të armëmbajtjes pa leje.
Kështu në Kukës u finalizua nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Arka” dhe u arrestua në flagrancë pasi posendonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, 53-vjeçari.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në Durrës, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Rr. K., 40 vjeç, banues në Kullë, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se shpërndante lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte personi i dyshuar, në fshatin Kullë, rezultoi se shtetasi S. S. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi;
Ndërsa në çantën e shtetasit Rr. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. S., në fshatin Kullë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
25 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me numër serie të pjesshëm (i fshirë pjesërisht), 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë
Arma e zjarrit do të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim verifikimin nëse është përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

The post Goditen raste të armëmbajtjes pa leje në Kukës dhe Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

By: V K
25 June 2025 at 14:42

Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë shpërndarjen zyrtare të mandateve të deputetëve për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit.

Sipas ndarjes, Partia Socialiste në Kukës, ka fituar 1 mandat, në Korçë 6, në Lezhë 3 dhe Gjirokastër 3 mandate.

Ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në Kukës ka fituar 2 mandate, në Korçë 4, në Lezhë 4 dhe Gjirokastër 1 mandat.

Më poshtë, është ndarja përfundimtare e mandateve dhe emrat e deputetëve të zgjedhur:

Kukës

PD-ASHM – 2 mandate

Flamur Hoxha

Isuf Çelaj

PS – 1 mandat

Eduard Shalsi

Korçë

PS – 6 mandate

Niko Peleshi

Romina Kuko

Genti Lakollari

Ilirian Pendavinji

Bledi Çomo

Besa Spaho

PD-ASHM – 4 mandate

Ivi Kaso

Ledina Alolli

Bledjon Nallbati

Fidel Kreka

Lezhë

PD-ASHM – 4 mandate

Agron Gjekmarkaj

Elda Hoti

Gjin Gjoni

Kastriot Piroli

PS – 3 mandate

Ulsi Manja

Ermal Pacaj

Marjeta Neli

Gjirokastër

PS – 3 mandate

Mirela Furxhi

Termet Peci

Piro Dhima

PD-ASHM -1 mandat

Tritan Shehu

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër appeared first on Albeu.com.

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

By: Elva
23 June 2025 at 22:54

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike. Deri më tani janë raportuar rreth 20 vatra zjarri në total, nga të cilat 3 vijojnë të jenë aktive. Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, vatrat aktive ndodhen në tre qarqe: Vlorë, Lezhë dhe Kukës. Mësohet se në Vlorë, vatra më problematike është ajo në […]

The post Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Kukës, tymi përhapet në qytet

By: user 11
23 June 2025 at 08:43

Një zjarr ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në lagjen Myq-Mamëz të qytetit të Kukësit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar jo vetëm zonën përreth, por edhe vetë qytetin, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit.

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për të përballuar situatën, duke përdorur mjete uji dhe forca të shtuara, por vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.

Era dhe mbetjet e ndezshme e kanë bërë të vështirë vënien nën kontroll të flakëve. Ky është rasti i tretë brenda tre viteve që fusha e mbetjeve digjet, një fakt që ka ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin e situatës. Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar mbi shkaqet e zjarrit, por hetimet paraprake nuk përjashtojnë mundësinë e një veprimi të qëllimshëm.

Rasti ka rikthyer në vëmendje mungesën e një plani të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Kukës, si dhe nevojën për monitorim të vazhdueshëm dhe investime në trajtimin e mbetjeve dhe sigurinë e ambienteve të depozitimit.

The post Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Kukës, tymi përhapet në qytet appeared first on Lapsi.al.

Zjarr masiv në fushën e mbetjeve në Kukës, shtëllunga të mëdha tymi “pushtojnë” zonën (VIDEO)

By: V K
23 June 2025 at 09:42

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në lagjen Myq-Mamëz të qytetit të Kukësit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar jo vetëm zonën përreth, por edhe vetë qytetin, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit.

 

 

Ekipet e zjarrfikësve kanë punuar dhe po punojnë pa ndërprerje për të përballuar situatën, duke përdorur mjete uji dhe forca të shtuara, por vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.

Era dhe mbetjet e ndezshme e kanë bërë të vështirë vënien nën kontroll të flakëve.

Ky është rasti i tretë brenda tre viteve që fusha e mbetjeve digjet, një fakt që ka ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme.

Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar mbi shkaqet e zjarrit, por hetimet paraprake nuk përjashtojnë mundësinë e një veprimi të qëllimshëm.

Rasti ka rikthyer në vëmendje mungesën e një plani të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Kukës, si dhe nevojën për monitorim të vazhdueshëm dhe investime në trajtimin e mbetjeve dhe sigurinë e ambienteve të depozitimit.

The post Zjarr masiv në fushën e mbetjeve në Kukës, shtëllunga të mëdha tymi “pushtojnë” zonën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌