Gazetari dhe analisti Mentor Kikia e ka cilësuar si “katastrofë mjedisore” zjarrin që përfshiu së fundmi vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan. I ftuar në emisionin Log. në News24, Kikia theksoi se nuk bëhet fjalë për një rast të zakonshëm zjarri, por për një problem të thellë dhe të qëllimshëm. Sipas tij, në atë vend nuk […]
Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është vënë me urdhër të qeverisjes lokale. Abilekaj theksoi se zjarret vihen nga qeveria vetëm me synimin për të fshehur 150 milionë dështim për projektet e inceneratorit, ku sipas tij, i janë marrë qytetarëve shqiptarë. “Mendoj se kjo është dështimi i […]
Bianka Çopja, anëtare e Këshillit Bashkiak në Elbasan, deklaroi se zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan është i qëllimshëm dhe se është hera e dytë që ndodh kjo situatë. Sipas Çopjas, ai vendgrumbullim ka hapësirë për 28-35 mijë ton mbetje, ndërkohë që aktualisht mban më shumë se 200 mijë tonë të 7 […]
Prej disa orësh landfilli i Elbasanit pranë inceneratorit është përfshirë nga flakët, ndërsa flakët djegin mbetjet urbanë të 7 bashkive. Zjarri shpërtheu pasditen e djeshme rreth orës 17:10 dhe ende pas më shumë se 10 orësh përpjekjesh, vatra vijon ende të jetë aktive në thellësinë e masës së mbetjeve. Drejtuesi politik i PD në Elbasan, […]
Fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga zjarri rreth orës 15:00 të së hënës, në një kohë kur një makineri e kompanisë publike që menaxhon landfillin ishte duke punuar brenda tij. Flakët, të një zjarri të përsëritur në tre vitet e fundit, u përhapën me shpejtësi. Leli Kaja, administratori i EcoElb, kompanisë publike që […]
Një zjarr ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në lagjen Myq-Mamëz të qytetit të Kukësit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar jo vetëm zonën përreth, por edhe vetë qytetin, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit.
Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për të përballuar situatën, duke përdorur mjete uji dhe forca të shtuara, por vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.
Era dhe mbetjet e ndezshme e kanë bërë të vështirë vënien nën kontroll të flakëve. Ky është rasti i tretë brenda tre viteve që fusha e mbetjeve digjet, një fakt që ka ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin e situatës. Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar mbi shkaqet e zjarrit, por hetimet paraprake nuk përjashtojnë mundësinë e një veprimi të qëllimshëm.
Rasti ka rikthyer në vëmendje mungesën e një plani të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Kukës, si dhe nevojën për monitorim të vazhdueshëm dhe investime në trajtimin e mbetjeve dhe sigurinë e ambienteve të depozitimit.
Emisioni “Plug” Sonte do t`ju tregojmë një anë tjetër të medaljes, të aferës së inceneratorëve dhe menaxhimin e plehrave në përgjithësi. Në pak vite, për tre inceneratorë inekzistent dhe për landfillin e Sherishtës në Vlorë, shqiptarët kanë paguar më shumë se 200 milionë euro nga taksat e tyre. Ta nisim nga Tirana. Plug ka siguruar […]
TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak e Partisë së Lirisë në bashkinë e Durrësit Anisa Ibraj nëpërmjet një deklarate për mediet ngriti sot shqetësimin për mbetjet urbane në qytetin bregdetar.
Sipas saj, në sezonin turistik, mbetjet urbane grumbullohen në rrugë dhe hapësirat publike janë të ndotura “jashtë standardeve që i takojnë një qyteti bregdetar të kësaj rëndësie”.
Ibraj theksoi më tej se “qytetarët e Durrësit vazhdojnë të paguajnë prej vitesh taska për një incenerator që nuk ekziston”.
“Një objekt i shpallur si zgjidhje për menaxhimin modern të mbetjeve, por që ka mbetur vetëm në propagandë. Ndërkohë, realiteti është përkeqësuar: shërbimi i pastrimit është i pakët dhe joefikas, dhe asnjë plan serioz nuk është reflektuar në terren”, tha Ibraj.
Ibraj tha se lagjet e qytetit, përfshirë dhe zonat turistike, përballen me kushte që cenojnë shëndetin publik dhe imazhin e vendit.
“Në vend të investimeve serioze dhe planifikimit afatgjate, qyteti përballet me improvizim, abuzim me financat publike dhe mungese totale transparence”, tha Ibraj.
Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke rikthyer një problematikë të kahershme për qytetin bregdetar.
I ndihmuara dhe nga era dhe temperaturat e larta, zjarri po përhapet me shpejtësi dyke lënë pas shtullunga të dendura tymi në ajër.
Pavarësisht vendosjes në funksion të landfillit të Sherishtës dhe zhvendosjes së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë vend të ri, duket se kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur fenomenin e djegies së mbetjeve në fushën e vjetër.
Mbetjet e grumbulluara prej vitesh në këtë vend vazhdojnë të digjen në mënyrë të pakontrolluar, duke ndotur rëndë ajrin dhe mjedisin përreth.
Banorët e zonës kërkojnë masa urgjente nga autoritetet dhe institucionet përkatëse për të ndaluar njëherë e mirë ndotjen dhe për të garantuar një mjedisin.
Mbetjet fosile të një krokodili rreth 17 milionë vjeç u gjetën pranë një miniere qymyri në Poloninë qendrore.
Mbetjet përfshijnë pjesë të kafkës, dhëmbëve dhe skeletit, dhe analizat paraprake sugjerojnë se është një krokodil nga familja gavial ose një i afërm i saj i ngushtë nga epoka e Miocenit, raportojnë mediat polake.
Fosili u zbulua gjatë kërkimeve nga shkencëtarët polakë dhe çekë në minierën Belhatow në Poloninë qendrore. Marcin Gorka, nga Fakulteti i Gjeologjisë i Universitetit të Varshavës, i cili mori pjesë në zbulimin e mbetjeve, i tha agjencisë polake të lajmeve se shkencëtarët po kërkonin mbetjet e vertebrorëve dhe se ky ishte i vetmi fragment që ata arritën të gjenin në atë zonë.
“Në fillim dukej si një copë kocke e zakonshme. Vetëm kur e disektuam dhe pamë anën tjetër, shumë karakteristike, nuk kishte dyshim se ishin mbetjet e lëkurës së krokodilit “, shtoi ai.
Nga Artan Rama Në 21 mars, Këshilli Bashkiak i Kamzës miratoi planin e ri të menaxhimit të mbetjeve. Gjatë mbledhjes nuk pati asnjë diskutim. I vetmi që pyeti për planin ishte anëtari Alfred Halili (PD), por nuk mori përgjigje. Gazetarët nuk u lejuan që të merrnin pjesë. Dy javë më vonë, nëpërmjet një emaili, bashkia […]
TIRANË, 25 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, theksoi sot se standardet e Bashkimit Evropian për mjedisin dhe riciklimin janë të larta dhe kërkojnë një periudhë kohore për t’u arritur.
Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël në Shkodër, Rama iu përgjigj kërkesës për mbështetje në ngritjen e infrastrukturës së grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve, duke theksuar se kjo industri përballet me vështirësi për t’u zhvilluar.
“Kjo është një industri që përballet me vështirësi për t’u ngritur. Në momentin që ne mbyllim negociatat për kapitullin e mjedisit çdo gjë që ka të bëjë me mbetjet dhe riciklimin është në majë të prioriteteve të BE-së”, tha Rama
Kryeministri theksoi gjithashtu se çdo investim në këtë fushë do të marrë vlerë dhe vëmendja e nevoja e bashkive e qeverisë për t’u mbështetur te kjo kategori biznesi do të jetë e madhe.
“Standardet e BE-së për mjedisin dhe riciklimin janë të larta, por ato kanë edhe kosto. Ne po kërkojmë një periudhë 10-vjeçare, siç ka bërë Kroacia, për të arritur këto standarde,” tha Rama.
Kryeministri shpjegoi se, për shembull, pas kësaj periudhe, materiale të tilla si kartoni, qelqi dhe plastika do të mund të riciklohen, dhe qytetarët do të rimbursohen për këto materiale që do të kthejnë.
Përveç kësaj, Rama informoi se po punohet për implementimin e teknologjive të avancuara për monitorimin e mbetjeve.
“Në fushën e mbetjeve po punohet me programe të teknologjisë, duke kombinuar satelitët me dronët për të gjitha problematikat e mbetjeve në territor. Me sistemin e ri të survejimit me kamerat inteligjente të rrugëve dhe qyteteve, një pjesë e programit është hedhja e mbetjeve jashtë vendit ose çfarëdolloj loje që bëhet me mbetjet edhe nga kompanitë e grumbullimit”, deklaroi Rama. /j.p/
Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Zero Mbetjeve. Atë vit Kombet e Bashkuara u përqëndruan tek ndotja prej plastikës. Ndërsa për 2025-ën, tema e kësaj dite është “Drejt zero mbetjeve në fushën e modës dhe tekstilit”.
Çdo vit, sektori i tekstilit prodhon 2-8 % të emetimeve globale të gazeve serrë dhe përdor 215 trilion litra ujë, ekuivalenti i 86 milionë pishinave të përmasave olimpike.
Ekspertët bëjnë thirrje që të dyfishohet numrit i herëve që veshim një veshje të caktuar, dhe kjo do të sillte një reduktim të gazeve serrë me 44%.
Është llogaritur se mbetjet e ngurta bashkiake të krijuara në një vit do të mbështillnin globin 25 herë. Pa veprime urgjente, prodhimi i mbetjeve të ngurta bashkiake do të arrijë në 3.8 miliardë tonë në vit, deri në 2050-ën.
Arritja e një bote me zero mbeturina kërkon përfshirjen e të gjithëve, përfshirë autoritetet kombëtare dhe të kompanitë, shoqëritë civile, komunitetin akademik, gratë dhe të rinjtë. Promovimi i iniciativave për zero mbeturina mund të ndihmojë në avancimin e të gjitha qëllimeve të Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm./ KultPlus.com
Stabilizohet situata në fushë e vendgrumbullimit të mbeturinave në brendësi të lagjes “24 Maji”, në Vlorë. Vatrat e zjarrit janë vendosur nën kontroll teksa prej disa orësh nuk janë regjistruar vatra të reja. Situata po mbahet ende nën monitorim për shkak se ka ende vatra zjarri të cilat nxjerrin tym. Mëngjesi i kësaj të marte […]
210 ton mbetje në anijen ”Moliva” që u kthyen nga Tajlanda dhe dyshohen të rrezikshme. Kontejnerët që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen pasi organizata mjedisore “Basel Action Network” ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme. Sipas prokurorisë, shumë shpejt do analizohen edhe mostrat për këto mbetje. Reagim i Prokurorisë Durrës Nisur nga disa…
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.
Në një konferencë për media, të hënën, ai ka thënë se kompania rajonale publike “Pastrimi”, e cila aktualisht është kompania e vetme e angazhuar për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, nuk është treguar efikase në këtë detyrë.
“Do të vazhdojmë që gjendjen emergjente që e kemi shpallur, ta përdorim për angazhimin e kompanive private për të ndihmuar për pastrimin e mirëfilltë të kryeqytetit”, ka thënë Rama.
Gjatë vitit 2024, Komuna po ashtu kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe përkohësisht kishte angazhuar operatorë privatë shtesë për të bërë grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.
Por, sipas Ramës, një angazhim më afatgjatë ishte pamundësuar nga asamblistët opozitarë në Komunë me miratimin e një rregulloreje, e cila “i dha ndërmarrjes “Pastrimi” të drejtën ekskluzive për këtë shërbim”.
Gjithashtu, gjatë vitit 2024, punëtorë të kompanisë “Pastrimi” ishin ankuar dhe kishin protestuar para Komunës, kundër angazhimit të kompanive private që, sipas tyre, paraqet rrezik për falimentimin e tyre.
Kompania “Pastrimi” është ndërmarrje publike lokale me rreth 900 punëtorë, e cila kryen shërbime për grumbullimin e mbeturinave për disa qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën.
Petrit Reçica, kryeshef i kompanisë “Pastrimi”, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve komunalë, duke mohuar kritikat se kompania që e udhëheq nuk po e kryen punën si duhet.
“Ne po punojmë pa pushim 24 orë për 7 ditë të javës, me gjithë këto sfida, dhe nuk dorëzohemi me të vetmin qëllim, që Prishtinën do ta pastrojmë nga mbeturinat”, ka shkruar Reçica në Facebook.
Ai e ka akuzuar udhëheqësinë e Komunës se përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme po mundohet të angazhojë kompani të caktuara për këtë shërbim.
“Pra, e gjithë kjo nuk ka të bëjë me pastërtinë e qytetit, por me një betejë për tenderët dhe kontrollin mbi paratë publike”, ka shkruar Reçica.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci, po ashtu, ka thënë se situata aktuale ”e tejkeqësuar” i ka detyruar të shpallin sërish gjendje të jashtëzakonshme.
“Kompania “Pastrimi” me logjistikën që ka pasur, nuk ka pasur mundësi t’u ofrojë qytetarëve as kontejnerët, as mekanizmin e duhur për bartjen e mbeturinave”, ka theksuar ai.
Sipas komunës, një ekip i krijuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ka inspektuar terrenin dhe “ka konstatuar situatë alarmante, me rrezik të madh përhapjeje epidemish”.
Ndërmarrjet publike të angazhuara për menaxhimin e mbeturinave nëpër Kosovë shpesh përballen me mungesë kapacitetesh si pasojë edhe e vështirësisë për inkasimin e borxheve nga qytetarët.
Punëtorë të këtyre ndërmarrjeve shpesh kanë protestuar, madje kanë mbajtur edhe greva në lidhje me kushtet e punës dhe pagat e ulëta. /REL
Në Shqipëri, mungesa e menaxhimit të plotë të mbeturinave urbane nga njësitë vendore mbetet një problem shqetësues, që ndikon në ndotjen e mjedisit, shëndetin e popullatës, por edhe ecurinë e turizmit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, rreth 850 mijë tonë mbeturina urbane menaxhohen në vit nga bashkitë, sasi kjo që rritet nga viti në vit. Ndërkohë, për shkak të vështirësive në menaxhimin dhe trajtimin e tyre, shumë biznese dhe banorë i hedhin mbeturinat buzë lumenjve dhe përrenjve, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin.
Në Shqipëri, ndërkohë që ekonomia dhe turizmi po njohin rritje, trajtimi i mbeturinave urbane vazhdon të jetë një nga problemet shqetësuese për bashkitë dhe një numër të madh të njësive të tyre vendore. Vështirësitë në grumbullimin dhe trajtimin e tyre kanë bërë që, jo pak biznese dhe familje të hedhin mbeturinat buzë lumenjve dhe përrenjve, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin e banorëve.
Drejtuesi i shoqatës “Eko Mendje”, Mirsad Basha, thotë se, në përpjekje për të ndërgjegjësuar bizneset dhe komunitetet lokale që jetojnë pranë brigjeve të lumenjve, të rinjtë vullnetarë të shoqatës u bashkuan në Velipojë, në një aksion për pastrimin e vijës bregdetare.
“Për fatin e keq po shikojmë se lumenjtë janë kthyer në kosha mbeturinash ku, çdo lum mbledh mbeturina dhe pastaj i hedh në det. Nuk mundet që vetëm të rinjtë të pastrojnë bregdetin e ndotur. Edhe institucionet duhet të ndërgjegjësohen. Menaxhimi i mbetjeve duhet të jetë më efektiv si dhe ndërgjegjësimi i bizneseve dhe qytetarëve që jetojnë afër lumenjve”, tregon ai.
Rreth 850 mijë ton mbeturina urbane menaxhohen në vit nga bashkitë në Shqipëri, sasi kjo që vjen në rritje, nga viti në vit, edhe për shkak të fluksit të turistëve. Plastika, qelqi, letra dhe kartoni përbëjnë grupin e mbetjeve, pesha e të cilave ka ardhur duke u rritur në strukturën e përgjithshme të mbetjeve të menaxhuara urbane. Në pjesën më të madhe mbetjet urbane vazhdojnë të depozitohen në landfille dhe fusha mbetjesh, të miratuara si depozita të përkohshme nga bashkitë.
Vullnetari Ardit Zhuku thotë se, një pjesë e madhe e mbeturinave nuk arrijnë deri aty, pasi shkarkohen në rrugë të jashtëligjshme buzë përrenjve dhe lumenjve, të cilët i transportojnë pastaj në det, duke ndotur edhe vijën bregdetare.
“Jemi të pafuqishëm përballë kësaj ndotje që po i bëhet natyrës. Po pastrojmë një zonë të ndotur, të cilën e kemi verifikuar këto ditë. Dhe, si gjithmonë bëjmë thirrje që të mbahet pastër dhe gjërat që konsumohen të lihen në vendet e caktuara ose të merren me vete në shtëpi”, thotë ai.
Velipoja edhe në këtë periudhë dimri vizitohet, kryesisht gjatë fundjavave, nga grupe të rinjsh dhe familje. Por ndotja e vijës bregdetare me mbeturina, sipas vullnetares Sugerta Hysenaj, po e dëmton turizmin.
Aksionet e herëpashershme të të rinjve vullnetarë për pastrimin e vijës bregdetare të Adriatikut janë vetëm një sinjal për nevojën e ndërgjegjësimit të institucioneve, komuniteteve lokale dhe bizneseve.
Sipas Mirsad Bashës, nevojitet ngritja e strukturave të reja për kontrollin e menaxhimit në territor të mbeturinave urbane.
“Gjithmonë kemi thënë se duhet të krijohet një polici mjedisore që të shkojë në terren, të monitorojë situatën mjedisore dhe të vendosë gjoba, jo vetëm për bizneset, por edhe banorët. Sepse, nuk mund të bëhen me dhjetëra aksione pastrimi për gabimet që bëjnë disa njerëz. Pra, duhet të krijohen disa struktura të veçanta me synimin që ky problem të mos vazhdojë”, thotë ai.
Vitet e fundit, përmbytjet e përsëritura në zonën fushore të Nënshkodrës janë shoqëruar me ndotje masive të vijës bregdetare nga Velipoja në Mal të Zi e deri në Kroaci, gjë që ka nxitur edhe reagimin e këtyre vendeve për pasojat e ndotjes. /VOA
“Ndotje thuajse zero, trajtim të mbi 850 ton mbetjesh në ditë të mbërritura nga tre bashki dhe prodhim 15.4 megavat orë energji nga përpunimi në Inceneratorin e Tiranës në vitin 2025”. Ky ishte premtimi i koncesionarit dhe jemi pikërisht në këtë vit, por “fundi i lumtur” nuk erdhi kurrë, pasi Inceneratori i Tiranës mbetet imagjinar, duke sjellë pasoja të rënda mjedisore, por edhe qindra milionë euro dëm nga ajo që njihet se “afera e inceneratorit”.
Sipas kontratës së lidhur në vitin 2017, kompania “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, do të ndërtonte impiantin e plotë të Inceneratorit të Tiranës deri në vitin 2025.
INCINERATORI
Eksperti i ekonomisë, Neritan Sejamini, shpjegon për Faktoje.al se, “incineratori duhet të kishte kishte katër linja djegieje secila me kapacitet djegieje 230 ton në ditë, të parashikuara të ishin ndërtuar dhe të viheshin në punë respektivisht pas: 1 viti e gjysmë; afërsisht 3 vjetësh; pak më shumë se katër vjetësh; dhe pas 6 vjetësh nga marrja e lejes së ndërtimit. Leja e ndërtimit u dha me shumë vonesë, gati dy vjet pas nënshkrimit të koncesionit, në mes të vitit 2019.
Të gjitha afatet e mësipërme duhet të llogariten nga kjo datë. Pra, linja e parë duhet të kishte mbaruar në fillim të vitit 2021, e dyta duhet të ishte përfunduar në mes të vitit 2022, e treta duhet të përfundonte në vjeshtën e vitit 2023 dhe e katërta duhej në vjeshtë të vitit 2025”.
LANDFILLI
Aktualisht, në Landfillin e Sharrës inceneratori nuk ekziston, por situata është mjaft alarmante sa pranohet edhe nga vetë kompania “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k e cila me kërkesë të Prokurorisë Speciale SPAK dhe vendim të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), që nga data 1 gusht 2023 administrohet nga institucioni shtetëror, Agjencia e Pronave të Sekuestruara.
“Kjo do të thotë që e gjithë veprimtaria ekonomike, financiare dhe ligjore e kompanisë administrohet nga institucioni publik. Pra, vend-depozitimi i plehrave menaxhohet nga shteti. Administrimi nga shteti nënkupton që ai duhet të jetë i shëndetshëm dhe të mbrojë interesat ekonomike të kompanisë. Me pak fjalë, askush nuk mund të prekë apo tjetërsojë të ardhurat e kompanisë, përfshi edhe shtetin.
Sekuestrimi nuk prek kontratën koncesionare. Ligjërisht konçesioni është në fuqi dhe marrëdhëniet mes shtetit dhe koncesionarit janë të pandryshuara, pavarësisht se kush është administratori i kompanisë”, shpjegon Sejamini.
LEJA
Faktoje.al ka mësuar se Landfilli i Sharrës është ezauruar tërësisht në kapacitetin e saj përpunues të mbetjeve, duke ngritur shqetësimin zyrtarisht tek institucionet lokale dhe qëndrore, specifikisht në Bashkinë Tiranë dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit.
Faktoje.al i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë lidhur me këtë cështje, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk kemi përgjigje.
Në qershor të vitit të kaluar, drejtuesit e kompanisë i kërkuan Agjencisë së Zhvillimit të Territorit që të zbardhë lejen në Landfillin e Sharrës, aplikim të cilin e kanë kryer që në dhjetor të vitit 2023. Mes tre institucioneve, Bashki e Tiranës, KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) dhe AZHT (Agjencia e Zhvillimit të Territorit), nuk ka pasur një koordinim për çështjen e lejes.
Bashkia Tiranë miratoi lejen, por zbardhja e saj duhet të kryhej nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit e cila nga ana e saj sipas një korrespondence nisur zyrtarisht kompanisë së trajtimit të mbetjeve dhe Bashkisë Tiranë, i informon se përderisa kjo kompani është nën sekuestro nga shteti, do i duhet më parë që për çdo zgjerim territori apo punime të ndryshme në impiantin ekzistues, të marrë leje nga institucionet që kanë vendosur sekuestron, pranë SPAK dhe GJKKO.
Ndodhur në këto kushte, një muaj më vonë, (korrik 2024), shoqëria “Integrated Energy BV SPV” pasi kishte aplikuar për Leje Ndërtimi për “Zgjerimin e kapacitetit të depozitimit të mbetjeve të ngurta në zonën 13 të Bashkisë Tiranë”, nisi të tjera letra zyrtare, duke kërkuar zbardhjen e lejes dhe nisjen e punës, por një “përplasje” mes Bashkisë Tiranë dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, kjo e fundit në varësi të qeverisë qëndrore, po mban pezull landfillin.
Deri në fund të vitit të kaluar leja (nga AZHT) ende nuk është zbardhur, duke lënë pezull vijimin e punimeve. Nëse një leje miratohet, por nuk zbardhet, atëherë ajo hyn në fuqi në heshtje 90 ditë pas miratimit. Edhe pse ka kaluar ky afat ligjor, punimet nuk kanë nisur për zgjerimin e territorit dhe mësohet se AZHT-ja i ka kërkuar kompanisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k si aprovim nga SPAK dhe GJKKO, ashtu edhe plotësim të dokumentacionit për hartën kadastrale ku ishte planifikuar zgjerimi i territorit për trajtimin e mbetjeve. Kjo përplasje institucionale e ka detyruar kompaninë “Integrated Energy BV SPV” që të paralajmërojë bashkitë se nuk mund të trajtojnë më mbetjet nëse nuk zgjerohet territori i përpunimit.
MBETJET
Faktoje.al nga burime brenda impiantit të trajtimit të mbetjeve në Sharrë mëson se sasia e mbetjeve që vijnë nga bashkitë Tiranë, Vorë dhe Kavajë është e madhe, rreth 700 ton në ditë, dhe u është dashur t’i mbajnë disa ditë mbetjet në terren të hapur, deri në momentin që kanë krijuar zona të tjera.
Të njëjtat burime konfirmojnë se prej tre muajsh po operohet me mbivendosje të mbetjeve. Sipas tyre, kjo nënkupton se zonat e konsideruara “tampon” (të mbyllura), rihapen sërish dhe groposen mbetjet organike, pasi është bërë më parë trajtimi i mbetjeve bruto, duke ndarë materialet e riciklueshme, kryesisht plastikë.
Kompania është në emergjencë të plotë për shkak se vaskat e trajtimit të mbetjeve janë ezauruar duke ulur kapacitetin përpunues për shkak të mungesës së ambienteve. Vetë impianti është ndërtuar në atë mënyrë që trajtimi në këtë formë (ndarje e mbetjeve të riciklueshme dhe më pas groposje në vaska) të vijojë për një periudhë gjashtë vjeçare, sepse më pas presupozohej se do të vihej në funksion “inceneratori i ri”, i cili nuk ekziston.
Ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi kërkesën e kompanisë së përpunimit të mbetjeve në Landfillin e Sharrës e cila kërkon në mënyrë urgjente zgjerimin e territorit për të përpunuar në kohë mbetjet urbane. Neritan Sejamini vëren se, “gjendja e menaxhimit të mbetjeve është skandaloze: mbetjet tashmë as nuk groposen, por mblidhen kapicë mbi tokë dhe digjen. Është krim mjedisor, përveçse krim financiar”
“Fatkeqësisht, qeveria ka bërë pagesa edhe pse koncesionari ka shkelur të gjitha kushtet e kontratës për ecurinë e ndërtimit, në fakt duke mos filluar asnjëherë ndërtimin. Nuk u gërrmua asnjë lopatë dhe nuk u vendos kurrë asnjë tullë. Për rreth katër vjet rrjesht, 30 ditë nga nxjerrja e lejes së ndërtimit, pra afërsisht që nga gushti 2019, deri në sekuestrimin e kompanisë koncesionare dhe vend-depozitimit të plehrave në Sharrë në gusht 2023, çdo pagesë që është bërë nga qeveria është bërë në shkelje të kontratës dhe ligjeve të vendit”, thotë Sejamini.
Për periudhën (2019-2023) kostoja financiare është mbi 4 mld lekë.
Foto nga Landfilli i Sharres Foto nga Atdhe Mulla (Faktoje)
Gjithçka është hermetike në Landfillin e Sharrës ku mungesën e transparencës mundohen ta “zbulojnë” vetëm zogjtë e egër shtegtarë. Tufa shpendësh depërtojnë lirshëm nga ajri duke mos i “ndaluar” forcat e shumta të sigurisë të cilët nuk lejojnë media, ekspertë mjedisorë, apo edhe politikanë të opozitës për të parë situatën nga afër.
Foto nga Landfilli i Sharres Foto nga Atdhe Mulla (Faktoje)
Paradoksalisht pirgjet me mbetje janë tërheqësit e shpendve të cilët kanë prishur sistemin e shtegtimit, pikërisht nga ushqimi i bollshëm që ofrohet nga mbetjet urbane të patrajtuara dhe hedhura pirgje pirgje.
Madje edhe ekspertët e huaj të studimit të shpendëve dhe mjedisit duke iu referuar Shqipërisë konstatojnë se zona të caktuara kanë mbetur pa zogj shtegtarë. Arsyeja lidhet edhe me Sharrën dhe çdo landfill tjetër që po kthehen në hapitate mbetjesh. “Gjatë viteve të fundit, ka pasur raste në rritje në të cilat zogjtë kanë ndaluar së shkuari deri në jug, në mënyrë që të gjejnë zona më të afërta foleje pranë landfilleve për shkak të furnizimit të tyre të pafund me ushqim”, thonë ekspertët.
Foto nga Atdhe Mulla (FAKTOJE)
“ECO TIRANA”
Në shtator të vitit të kaluar, shoqëria aksionere “Eco Tirana” mori përsipër pastrimin e Tiranës, por që në momentet e para hasi në problematika thelbësore, duke krijuar për rreth dy javë situatë të rëndë mjedisore pasi për shumë ditë mbetjet nuk mblidheshin në kohë.
Në atë kohë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj fajësoi kompaninë e mëparshme të pastrimit të qytetit e cila sipas tij nuk kishte kryer me korrektesë kontratën për të vijuar pastrimin deri në momentin që “Eco Tirana” të siguronte mjetet e duhura.
“Eco Tirana” do të marrë në administrim të gjithë qytetin, duke u lënë operatorëve private që mbulonin zonat e ‘5 Majit’, ‘Don Boskos’, lagjen ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, një afat nga 1 tetor deri në 1 nëntor, sepse si çdo marrëdhënie që ndërpritet jepet edhe një afat sepse nuk bëhet në mënyrë të palajmëruar”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.
Sipas marrëveshjes, Bashkia Tiranë mori përsipër të pastrojë qytetin nëpërmjet kompanisë “Eco-Tirana”, ku 51 për qind të aksioneve i ka vetë bashkia, ndërsa 49 për qind një kompani italiane që ka ndërruar disa pronarë në pak muaj, duke e bërë të paqartë pronësinë.
Kontrata parashikon që “Eco-Tirana” duhet të zbrazë 6396 kosha mbetjesh në ditë. Po ashtu të lajë dhe dezinfektojë 500 vendqëndrime të koshave, ndërsa vijon detyrimi kontraktual që kjo kompani duhet të fshijë 1.9 milionë metra katrorë rrugë dhe lajë 285 mijë metra katrorë sipërfaqe të rrugëve kryesore në ditë.
Nga vëzhgimi në terren i Faktoje.al, mbetjet tërhiqen në kohë, por në zona të caktuara ka probleme me tejmbushjen e kazanëve, madje deri në rrugë. Ndonëse problemet me mbetjet në Tiranë që nuk merreshin në kohë janë cilësuar nga bashkia e kryeqytetit si çështje teknike e kalimit nga një kontraktor tek një tjetër “Eco Tirana” ishte parapërgatitur për këtë tender, që do të fitonte që në mars të vitit të kaluar, ndonëse kontrata u lidh në shtator.
Faktoje.al vëzhgoi faqen e “Eco Tirana” në rrjetet sociale e cila njoftohen tendera për disa blerje të kazanëve të mbetjeve, apo edhe automjete, duke paraqitur edhe ofertën dhe fondin limit përkatës. Në thuajse të gjithë njoftimet e tenderit, kur i referohet blerjes së koshave e saktëson: “të përdorura”, duke vendosur në dyshim cilësinë e shërbimit.
Screenshot nGa faqja e ECO-TIRANA
Po ashtu dezinfektimi i zonave të caktuara si vendgrumbullim mbetjesh në qytet nuk kryhet në kohë, ç’ka konstatohet lirshëm në thuajse çdo zonë të përcaktuar për kazanët e mbetjeve.
SHIJAKU DHE PLEHRAT
Si për ironi, pikërisht në një vend ku mezi duken tre kosha mbetjesh, në një tabelë të copëtuar shkruhet: “Ndalohet hedhja e Mbeturinave”! Jemi në aksin kryesor të hyrjes nga superstrada Tiranë-Durrës drejt zonës turistike të Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit.
Foto ne aksin kryesor të hyrjes nga superstrada Tiranë-Durrës drejt zonës turistike të Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit
Mbetje kudo, pirgje me thasë të zinj dhe mbetje të shpërndara në rrugë të zenë sytë në këtë aks disi të shkretë tani, por mjaft të populluar në stinën e verës nga frekuentimi i plazhit.
Për Dashamir Herrin puna në një pikë të vogël karburanti është disi angari me orar të zgjatur, por vështirësinë më të madhe nuk e ka nga mundi i punës, por pamundësia për të marrë frymë lirisht. “I shihni plehrat si janë hedhur? Nuk vjen kush t’i marrë, na mbytën” thotë për Faktoje.al Herri. Ai shprehet se disa herë banorët e fshatrave Maminas, Radë, Hamallaj dhe Sukth i kanë bërë kërkesë Bashkisë Shijak për problemin e mbetjeve, por nuk marrin masat.
“Me ditë të tëra qëndrojnë aty dhe mesa na kanë thënë nuk është problem i transportit, por i përpunimit të mbetjeve”, shton një i ri i cili shprehet se në disa raste në rrjete të ndryshme sociale ka publikuar pirgjet me mbetje, por tashmë nuk ka asnjë reagim.
Nga vëzhgimi që Faktoje.al bëri në terren situata duket paksa më e stabilizuar në zonën e Hamallajt dhe Sukthit, ku janë më të pakëta mbetjet, ndonëse pranë Hidrovorit të Sukthit mbetjet kryesisht të plastikës shpërndahen kudo duke krijuar ndotje të dukshme.
INCINERATORI SI AFERË
Kontrata për trajtimin e mbetjeve urbane në Tiranë u nënshkrua më 31 gusht 2017 mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë “Integrated Energy BV SPV”, e regjistruar në Hollandë. Sipas kësaj kontrate, projekti përfshinte rehabilitimin e venddepozitimit të mbetjeve në Sharrë, si dhe ndërtimin e një landfilli dhe një inceneratori për prodhimin e energjisë elektrike.
Projekti për Inceneratorin e Tiranës do të kushtonte 128 milionë euro, ndërsa po sipas kontratës kjo kompani siguronte 29 euro për trajtimin e një ton mbetje, ku “furnizuesja” kryesore do të ishte Bashkia Tiranë.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zbuluan dyshime për korrupsion lidhur me Inceneratorin e Tiranës. Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të identifikuar si pronarët de facto të kompanisë, akuzohen për falsifikim faturash dhe përvetësim të paligjshëm të më shumë se 409 milionë lekëve nga buxheti i shtetit.
Më 7 dhjetor 2023, u lëshuan 12 urdhër-arreste. Mes të ndaluarve ishin Namik Simixhiu, Drejtori i Pastrimit të Mbetjeve Urbane në Bashkinë e Tiranës, Bledar Karoli nga Ministria e Mjedisit, dhe Jetmir Llapaj nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Gjithashtu, Taulant Tushe, Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë Tiranë, u vetëdorëzua. Masa e “arrestit me burg” u ekzekutua për ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, të cilët tashmë janë dënuar për aferat e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit.
Një sërë zyrtarësh të tjerë, përfshirë Pëllumb Abeshin, Alba Thomain, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Etleva Kondin dhe Sidita Tolën, të cilët kanë qenë pjesë e komisionit për dhënien e koncesionit, u vendosën në “arrest shtëpie”. Ndërkohë, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto mbeten në kërkim ndërkombëtar, së bashku me Erjon Muratajn, një tjetër anëtar i komisionit.
Në maj të vitit 2017, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, sot i dënuar me 6.9 vite burg për korrupsion e pastrim parashë, përuroi impiantin e pastrimit të grykëderdhjes së lumit Shkumbin. Kjo grykëderdhje, pranë fshatit Vilë Bashtovë në Rrogozhinë është e njohur si një nga më problematiket në vend, duke sjellë prurje mbeturinash drejt plazhit […]
Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e së enjtes vendgrumbulimi i mbeturinave sërish është përfshirë nga flakët. Ndërkohë forcat zjarrfikëse po shkojnë në vendngjarje.
Një muaj më parë fusha e mbetjeve në Vlorë u përfshi nga zjarri. Sipas të dhënave zjarri ishte i qëllimshëm, pasi brenda një kohe të shkurtër fusha e mbetjeve është rindezur disa herë.
Ky fenomen është kthyer në një problematikë të madhe për qytetarët e Vlorës, pasi tymi nga zjarri në fushën e mbetjeve mbulon një pjesë të madhe të qytetit.