Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet

19 June 2025 at 22:12

Ramazan Dedja është një i moshuar 85-vjeçar që tregon për emisionin “Stop” se ka mbyllur rreth 12 milionë lekë në bankë me ish-bashkëshorten para shumë viteve, në mënyrë që kur njëri të ndahej nga jeta, tjetri t’i merrte pa shumë andralla. Por kur ka shkuar në bankë nuk i ka gjetur më paratë. Ramazani thotë […]

The post “Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet appeared first on BoldNews.al.

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

18 June 2025 at 22:28

Emisioni “Plug” Sonte do t`ju tregojmë një anë tjetër të medaljes, të aferës së inceneratorëve dhe menaxhimin e plehrave në përgjithësi. Në pak vite, për tre inceneratorë inekzistent dhe për landfillin e Sherishtës në Vlorë, shqiptarët kanë paguar më shumë se 200 milionë euro nga taksat e tyre. Ta nisim nga Tirana. Plug ka siguruar […]

The post Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan, kapet në Dubai 36-vjeçari

27 May 2025 at 14:23

Policia e Tiranës në bashkëpunim me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë arritur të kapin në Dubai një 36-vjeçar, Armis Stafa nën akuzën për pastrim parash.

Në vitin 2014, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar Armis Stafës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve me iniciale F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç. (vëllezër), të përfituara nga veprimtari kriminale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI/ Pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan, kapet në Dubai 36-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, arrestohet në Dubai 36-vjeçari (EMRI)

By: V K
27 May 2025 at 15:01

Shtetasi Armis Stafa 36-vjeç, është arrestuar në Dubai nën akuzën për pastrim parash. Në vitin 2014, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar Armis Stafës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Armis Stafa, akuzohet se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e Franc dhe Hajdar Çopjas, të përfituara nga veprimtari kriminale.

“Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit të siguruar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u kap në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Armis Stafa alias Armees Stava, 36-vjeç, i lindur në Elbasan.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç. (vëllezër), të përfituara nga veprimtari kriminale”,– njofton policia.

Interpol Tirana, vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

The post Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, arrestohet në Dubai 36-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Dëshmia e Dumanit: Paratë e drogës transportohen me autobusë, shoferët marrin 12% të shumës!

22 May 2025 at 17:05

Një ditë më parë, Antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK-un goditën një organizatë me bazë në Durrës të trafikimit në sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës. Në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për […]

The post Dëshmia e Dumanit: Paratë e drogës transportohen me autobusë, shoferët marrin 12% të shumës! appeared first on BoldNews.al.

Gjimshiti, paratë ose rekordin/ Kapiteni kuqezi mund të kalojë në Lindjen e Mesme

By: xhir jeta
17 May 2025 at 13:20

I mungojnë edhe vetëm katër ndeshje. Berat Gjimshiti është shumë pranë rekordit historik të ndeshjeve të futbollistëve shqiptarë në Serinë A italiane.

Me 249 të luajtura deri tani, për Atalantën dhe Beneventon, ai thuajse ka prekur nivelin e Erion Bogdanit, që arriti në 253 paraqitje në elitën e futbollit në Itali, të ndarë në skuadra si Siena, Rexhina apo Verona.

Gjithsesi, nuk dihet nëse kapiteni i Kombëtares kuqezi do të arrijë ta kalojë këtë rekord. Mediat italiane dhe ato të Lindjes së Mesme shkruajnë se Gjimshiti mund të kalojë tek skuadra Al Ain, në Emiratet e Bashkuara Arabe, klub që e kërkoi edhe verën e kaluar.

Bisedime ka dhe mund të arrihet shpejt një akord, ndonëse kontrata e tij tek Atalanta vazhdon deri në qershor 2026, dhe besohet se drejtuesit e klubit bergamask duan që ta rinovojnë deri në 2027.

Futbollisti shqiptar nga Presheva nuk mundet ta kalojë Bogdanin gjatë këtij sezoni, sepse kanë mbetur vetëm dy ndeshje, pra do të arrinte deri në 251 paraqitje, dy më pak sesa ish-sulmuesi.

Në moshën 32-vjeçare besohet se nuk do të shohë shumë rekordet, por të ardhurat pasi tek Atalanta ai është ndër lojtarët më pak të paguar, ndonëse është një nga më të mirët, dhe kapiten I dytë.

Me 800 000 euro në sezon rrogë neto dhe rreth 1.5 milionë bruto, është shumë më poshtë Skamakës, De Ketelerit, Kolashinacit, Retegit, Lokmanit, Kuadrados, Skalvinit apo Samarxhiçit.

Në Emiratet e Bashkuara, ndoshta do të arrijë të marrë dyfishin./abcnews.al

VIDEO/ Ministri Hoxha kapet “mat”, aktivisti: SPAK të nisë hetimet, shpërdoron paratë e shtetit

By: Oldi
14 April 2025 at 20:26

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha është filmuar së fundmi në njësinë numër 1 në Tiranë teksa nxjerr nga mjeti që udhëton një pako me fletushka. Këto fletë besohet se i përkasin fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Aktivisti Rigels Xhemollari në rrjetet sociale ka ndarë disa video ku duket ministri Hoxha. Xhemollari në një nga videot […]

The post VIDEO/ Ministri Hoxha kapet “mat”, aktivisti: SPAK të nisë hetimet, shpërdoron paratë e shtetit appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Fuqia e PSD nuk qëndron tek programi, por tek paratë dhe ndikimi i Tom Doshit

13 April 2025 at 19:57

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit prezantohet në këto zgjedhje parlamentare me një program politik, por ekspertët vlerësojnë se forca e saj elektorale nuk qëndron tek programi, por te fuqia financiare dhe ndikimi që kryetari ka mbi elektoratin. Me tre deputetë në parlament që mbështetën me votë qeverisjen e Partisë Socialiste, PSD futet në këtë fushatë […]

The post BIRN: Fuqia e PSD nuk qëndron tek programi, por tek paratë dhe ndikimi i Tom Doshit appeared first on BoldNews.al.

Mori mishin pa para, “refreni” i pandalshëm i kuzhinierit: Nesër!

11 April 2025 at 22:35

Në redaksinë e emisionit ”Stop” është ankuar një qytetar nga Durrësi, i cili kishte hapur një dyqan me produkte mishi dhe bulmeti. Së fundmi një kuzhinier i quajtur Mandi, rreth 50 vjeç, i kërkoi qytetarit 1.3 milionë lekë produkte mishi me premtimin që shumë shpejt do t’i jepte paratë. Pas 10 ditësh Mandi kërkon sërish […]

The post Mori mishin pa para, “refreni” i pandalshëm i kuzhinierit: Nesër! appeared first on BoldNews.al.

“4500 euro për letra në Sllovaki”/ Qytetari denoncon mashtrimin: As vizë, as punë. S’na kthen paratë!

11 April 2025 at 21:25

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së premtes një tjetër rast mashtrimi për letra në vendet e Bashkimit Europian. Një qytetar u ankua në emisionin investigativ se në vitin 2024 ka kontaktuar me një person që nxirrte viza pune për në Sllovaki. Ai thotë se e ka rekomanduar një shoku i tij. “E kontaktova shok […]

The post “4500 euro për letra në Sllovaki”/ Qytetari denoncon mashtrimin: As vizë, as punë. S’na kthen paratë! appeared first on BoldNews.al.

Rinas, sekuestrohen rreth 100 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të padeklaruara

By: E.K
16 March 2025 at 12:48

Rreth 100 mijë euro, mallra kontrabandë dhe 1.2 milionë lekë janë sekuestruar nga Policia Kufitare gjatë kontrolleve në aeroportin e Rinasit. Policia bën me dije se gjashtë persona do të hetohen në gjendje të lirë për futjen e mallrave kontrabandë në vendin tonë dhe falsifikim të dokumenteve. Efektivët kanë  goditur tre raste të mosdeklarimit të […]

The post Rinas, sekuestrohen rreth 100 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të padeklaruara appeared first on FaxWeb.

Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

4 March 2025 at 12:37

Evropa duhet të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe ushtarake. Por si duhet të financohen këto shpenzime? Ka propozime të ndryshme. SHBA-ja paguan deri tani pjesën më të madhe të kostove të financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende. Siguria evropiane varet po ashtu nga ushtarët amerikanë dhe armët e tyre – kryesisht […]

The post Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës? appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi në kongresin e SHBA, Shkullaku: Me paratë e USAID u persekutua opozita

By: Ardit
26 February 2025 at 21:47

Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar denoncimin e bërë ditën e sotme Kongresin Amerikan, gjatë punimeve të Komisionin për hetimin e efikasitetit të qeverisjes dhe përdorjes së parave të taksëpaguesve amerikanë. Më tej Shkullaku deklaroi se sot u certifikua denoncimi disa vjeçar se si, paratë e SHBA-së ngritën një drejtësi e cila po përdorej politikisht për […]

The post Denoncimi në kongresin e SHBA, Shkullaku: Me paratë e USAID u persekutua opozita appeared first on BoldNews.al.

Prostata nuk shërohet nga preparatet e dyshimta të shitura online

By: FAKTOJE
26 February 2025 at 15:51

Një postim i shpërndarë në rrjetet sociale po ofron një preparat që pretendon se shëron prostatën duke e paraqitur si një produkt 100% natyral. Megjithatë, një kërkim i bërë në listën e barnave të lejuara në Shqipëri dhe një verifikim i mëtejshëm zbulohet se nuk ka asnjë medikament të licencuar me emrin “Ilaç për prostatë”.

Në postime të shpërndara në rrjetet sociale ofrohet një preparat që pretendohet se shëron prostatën.

Ilaç shërues për prostatë potencë. Thuaj mjaft problemeve me prostatë, potencë, infeksione, shërim i shpejtë 100 % natyral. Shëron prostatën plotësisht”-shkruhet në postime të shpërndara në rrjetet sociale.

Postimi i shpërndarë në Facebook

Ajo që vihet re është se produkti nuk ka një emër, por thjeshtë shkruhet: “Ilaç për prostatë”. Në një kërkim të bërë në listën e barnave të lejuara për import në Shqipëri, nuk rezulton të ketë një medikament me këtë emër. Në një kërkim të bërë online konstatuam se pretendimet në lidhje me këtë preparate janë verifikuar edhe nga kolegët e Kallxo.com në Kosovë.

Mjekët urologë kanë deklaruar për Kallxo se pacientët trajtohen në bazë të protokolleve, të cilat janë të bazuara në udhëzimet e fundit nga institucionet shëndetësore.

“Prostata nëse është e infektuar, por jo e rritur, mund të trajtohet me barna. Në momentin që rritet dhe bën pengesa në urinim, shërimi i vetëm mbetet intervenimi ku kanë disa metoda: prej më pak invazive në ato me operacion të hapur”, kanë bërë të ditur mjekët specialistë.

Gjithashtu, ata kanë argumentuar se ilaçet për sëmundjet e prostatës janë të licensuara. Në një sërë artikujsh të publikuar nga Faktoje, mjekët kanë këshilluar që të tregohet kujdes me përdorimin e këtyre suplementeve që shiten online, duke sugjeruar që të këshilloheni me mjekët specialistë.

The post Prostata nuk shërohet nga preparatet e dyshimta të shitura online appeared first on Faktoje.al.

Katër sekretet që milionerët ua mësojnë fëmijëve të tyre

17 February 2025 at 21:20

Shumica e prindërve nuk është se merren me mësimet financiare kur është fjala për leksionet e jetës që ua trashëgojnë fëmijëve, por siç duket prindërit e pasur e bëjnë krejtësisht të kundërt

Ky është vetëm një sekret që Steve Siebold e ka zbuluar, pasi i ka shpenzuar 34 vjet duke i intervistuar dhe analizuar më shumë se 1,200 milionerë.

Më poshtë i keni disa prej këshillave më të rëndësishme prindërore nga personat e pasur, të cilat i ka zbuluar Siebold gjatë një interviste për “CNBC”, përcjell Telegrafi.

Rrethojeni veten me njerëz të suksesshëm

Kjo mund të jetë po aq e thjeshtë sa të luani lojëra që dominohen nga njerëzit e pasur, si p.sh. sporti i golfit.

Shoqërimi me njerëz të pasur ju mundëson të krijoni rreth më të mirë shoqëror.

Bëni para duke zgjidhur probleme

Nëse jeni të fiksuar të bëni para sa më shumë, atëherë është mirë t’ju ndihmoni edhe tjerëve.

Ndihmesa për të zgjidhur probleme është një mënyrë e sigurt për të bërë para.

Zgjedheni një karrierë që ju pëlqen

Ju do të jeni shumë më të motivuar të fitoni para duke e bërë punën që e dashuroni sesa duke e bërë një punë që e urreni.

Shpenzoni me kujdes

Edhe nëse keni shumët ë ardhura, është mirë të keni kujdes se si i shpenzoni paratë. /Telegrafi/

The post Katër sekretet që milionerët ua mësojnë fëmijëve të tyre appeared first on Telegrafi.

Paratë e lobimit, ende mister/ Berisha tregon formën por jo shifrën: Janë të kristalta

By: lia rda
13 February 2025 at 15:14

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarja Greta Bullari nëse do ta publikojë kontratën LaCivita dhe përgjigja e tij ka qenë po. Ai ka treguar formën se si do të jenë paratë e kristalta, por jo shifrën e tyre.

Pyetje: Kontratë me LaCivita do ta publikoni?

Sali Berisha: Absolutisht po, dhe po të garantoj se e tëra do të kalojë, do të jetë para me origjinë të kristaltë me transfertë bankare siç kërkon ligji dhe rregulli, pa asnjë dyshim.

Kujtojmë që LaCivita nuk punon falas. Donald Trump e pagoi plot 22 milionë dollarë për fushatën e fundit. Por në Shqipëri, as Berisha e as PD nuk sqarojnë sesa kushton fatura e tij.

Gjithashtu nuk thonë se çfarë roli do të ketë Paul Manafort në fushatën e Partisë Demokratike.

Manafort, pas triumfit të parë të Trump, u dënua me 4 vite burg, për mashtrim fiskal dhe bankar. Gjykata Amerikane provoi se paratë që mblodhi nga një lobim në Ukrainë, i kishte fshehur.

FBI pati dyshime se Manafort ndau të dhëna të sondazheve për Trump në 2016, me një biznesmen të lidhur me inteligjencën ruse, çfarë çoi në një hetim për ndërhyrjet e Rusisë në fushatën amerikane. Hetimi nuk gjeti lidhje të Trump me rusët, por manafort vetë u fal nga presidenti amerikan, për t’i shpëtuar hetimit të mëtejshëm.

Mesa duket, Manafort ka gjetur terrenin e ri, Shqipërinë, ku lobimet e huaja, të paregjistruara dhe paratë në të zezë mbeten ende problem i financimit të partive politike. /abcnews.al

Andi Tela: Merrnin paratë e USAID dhe hanin dreka në restorante

By: Oldi
3 February 2025 at 22:12

Prej disa ditësh agjencia federale e ndihmës, USAID, është mbyllur, ndërsa sot rolin e administratorit e ka marrë sekretari i Shtetit, Rubio. Gazetari Andi Tela tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se janë ngrirë 30 miliardë euro në të gjithnë botën. Sipas Telës në Shqipëri janë dhënë fonde të USAID, por ato kanë […]

The post Andi Tela: Merrnin paratë e USAID dhe hanin dreka në restorante appeared first on BoldNews.al.

Dumani për inceneratorin e Tiranës: Po hetohet për paratë

By: user 8
20 January 2025 at 14:22

Gjatë një takimi informal me gazetarët, shefi i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga gazetarët për hetimin që po behet për inceneratorin e Tiranës dhe se ku kanë shkuar paratë.

Ai është shprehur se për momentin është vendosur në sekuestro inceneratori i Tiranës, dhe se gjithçka po menaxhohet nga administrimi i shtetit. Ai ka thënë se po hetohet dhe ku kanë përfunduar paratë.

“Në momentin që është vendosur sekuestro inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave”, është shprehur ai.

The post Dumani për inceneratorin e Tiranës: Po hetohet për paratë appeared first on Lapsi.al.

“Çmendet” taksisti në Tiranë/ I vjedh paratë dhe celularët me dhunë klientit

By: V K
22 December 2024 at 11:12

Gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, një taksist ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se i vodhi një klienti paratë dhe celularët përmes dhunës.

Pas kallëzimit të një 20-vjeçari, se taksisti, identifikuar si shtetasi A.P., ndaloi mjetin në një rrugë të pabanuar pranë lagjes Çollakëve, duke e grabitur.

Atje, ai përdori dhunë për t’i marrë viktimës një shumë parash dhe dy aparate celularë, para se ta zbriste nga taksia dhe të largohej nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati Nr.1, operacioni policor i koduar “Night”.

I mori me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celularë klientit në taksinë me të cilën po udhëtonte, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i taksisë.

Komisariati i Policisë Nr. 1, pas marrjes së kallëzimit nga një 20-vjeçar i cili kallëzoi se taksisti me të cilin udhëtonte në taksi i kishte marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celular, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, shtetasi A.P, 26-vjeç,

Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20-vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. P., 26-vjeç, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post “Çmendet” taksisti në Tiranë/ I vjedh paratë dhe celularët me dhunë klientit appeared first on Albeu.com.

Skema si zhvaten paratë në Teatrin Kombëtar, çfarë fshihet pas perdes (VIDEO)

By: user 5
21 December 2024 at 11:03

Në vitin 2022 Altin Basha u emërua me vendim të Këshillit të Ministrave drejtor i Teatrit Kombëtar. Në këto dy vite punë, duket se ai është siguruar që jo vetëm t’i japë teatrit, por edhe të marrë nga pak. Si përshembull në rastin e shfaqjes “Vojçek”, e miratuar nga bordi artistik në mars të vitit 2023, me regji të japonezit Kuniaki Ida. Për këtë shfaqje Altin Basha ka punësuar si skeongrafe dhe kostumografe bashkëshorten e tij, Iliriana Basha.

Ky është një konflikt i hapur interesi, por çifti artistëve janë kamufluar në mënyrën më të mundshme, sepse sipas dokumentave, Iliriana Basha nuk ka marrë asnjë pagesë për punën e saj, me pak fjalë ka bërë punë vullnetare. Mirëpo, në dosjen e shfaqjes më tej rezulton se zonja Iliriana ka kërkuar 12 milionë lekë për kostumet e aktorëve, edhe pse teatri ka një garderobë që mund të përdorej. Por kostumografja duket se nuk ka përdorur asgjë nga garderoba dhe si përfundim veshjet e aktorëve janë paguar gati 11 milionë lekë. Por çudia më e madhe qëndron tek çmimet e veshjeve. Për pardesytë e aktorëve meshkuj janë paguar 500 mijë lekë, ndërsa për fustanet e aktoreve janë dhënë në disa raste nga 270 mijë lekë.

Njëri nga bashkëpunëtorët e çiftit Basha, rrobaqepësi Musa Fisniku, tha se ka punuar veshjet për shfaqjen në fjalë dhe se për një pardesy që Teatri Kombëtar ka paguar 500 mijë lekë, ai ua la “Piranjave” për 200 mijë lekë. Por nuk mbaron me kaq. Për këtë shfaqje, Altin Basha ka punësuar edhe dy persona nga rrethi i tij i të besuarve, si Ervis Saliasin dhe Benada Shutën. Këta dy persona kanë punuar për emisionin “Fustanella” të Altin Bashës, i pari si moderator dhe e dyta skenariste. Benada Shuta është punësuar në shfaqjen “Vojçek” si make up artist (grimiere), por ndërkohë Shpresa Vasili, ish-grimiere e Teatrit Kombëtar, që tashmë ka dalë në pension tha për “Piranjat” se grimin tek kjo shfaqje e ka bërë e vetme. Po ashtu Benada Shuta ka dhe një aktivitet të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku shkruhet se vepron në këto fusha si skenariste, asistent regjisore, organizatore dhe producente ekzekutive, pra askund nuk shfaqet si make up artist. Por pavaresisht kësaj, ajo ka marrë katër milionë lekë si grimiere e shfaqjes “Vojçek”.

Ndërkohë Altin Basha duket se ndonjëherë zgjat duart edhe nga Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Pavarësisht se është drejtor i Teatrit Kombëtar, ai ka vënë në skenën e eksperimentalit shfaqjen “E kuqe” dhe ka përfituar 24 milionë lekë fonde për këtë shfaqje. As këtu nuk ka munguar si skenografe dhe kostumografe bashkëshortja e tij, Iliriana. “Piranjat” i kërkoi Teatrit Eksperimental dosjen e plotë për këtë shfaqje, ku të saktësoheshin emrat e të gjithë të punësuarve, shtesat në buxhet, kostot për kostumografinë dhe rekuizitën, por ky informacion nuk iu vendos në dispozicion. Shfaqja “E kuqe” ka pasur vetëm dy aktorë, Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj dhe për të janë vendosur në dispozicion një personel me thuajse 13 persona mes tyre kostumograf dhe asistent kostumograf, skenograf dhe asistent skenograf, regjisor për efekte audiovizuale, regjisor ndriçimi. Pavarësisht se për çdo shfaqje këto emra bëhen publikë, Teatri Eksperimental nuk e jep si informacion me justifikimin se nuk ka autorizimin për të dhënë të dhëna konfidenciale, duke lënë vend për dyshim se diçka po mbahet e fshehtë nga Altin Basha dhe Gjergj Prevazi, drejtori i eksperimentalit.

Ndërkaq në një përballje me “Piranjat” Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”. Ndër të tjera e revoltuar ajo u shpreh: “Për këtë fytyrën, kam punuar shumë edhe unë, edhe zoti Altin Basha, se kemi tre fëmijë dhe në vend që të shkojmë diku tjetër etë jetojmë si mbretër, kemi zgjedhur të jetojmë në këtë vendin e ndyrë, të poshtër dhe mos me vjedh kurrë asnjë cent, mos me ngrit kurrë gishtin nga ne, sepse duam ata fëmijët me i rrit mirë”./Piranjat

The post Skema si zhvaten paratë në Teatrin Kombëtar, çfarë fshihet pas perdes (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

❌
❌