Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryeministri Rama publikon pamje nga plazhi publik i Velipojës: Kaltërsi dhe relaks

By: Rovena
10 July 2025 at 08:45

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, në rrjetet sociale disa pamje nga plazhi publik i Velipojës, një prej destinacioneve më të njohura turistike që mirëpret pushues vendas dhe të huaj.

“MIRËMËNGJES, me këtë kaltërsi dhe relaks që vjen nga plazhi publik i Velipojës së bukur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Në fotografitë e publikuara theksohen zonat e dedikuara publike përgjatë vijës bregdetare, këndet sportive si dhe pamjet mahnitëse ku deti Adriatik ndërthuret me blunë e qiellit.

Plazhi dallohet për rërën e pastër me veti kuruese, ndërsa qytetarët shfaqen duke shijuar diellin apo duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme sportive.

/abcnews.al

Voskopoja, një nga thesaret më të bukura shqiptare që mikpret vizitorë çdo ditë të vitit

By: Kult Plus
5 July 2025 at 14:27

 Fshati turistik i Voskopojës në Korçë, mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e kulturës ballkanike dhe evropiane.

Ky fshat malor ofron mundësi për të shijuar natyrën, kulturën dhe historinë dhe mund të vizitohet çdo periudhë të vitit pasi secila stinë sjell një përvojë të veçantë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale ndau sot pamje nga turistët e shumtë që po vizitojnë kishat dhe manastiret në zonë.

Gonxhja thekson se Voskpoja është “një nga thesaret më të bukura të juglindjes shqiptare që mikpret vizitorë çdo ditë të vitit”, shkruan Gonxhja.

E veçanta e Voskopojës, janë objektet e kultit, kishat, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe këto janë: ”Shën Nikolla”, ”Shën Maria”, ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, ”Shën Thanasi”, ”Shën Mehilli”, të cilat janë monument kulture të kategorisë I dhe për të cilat në vazhdimësi është treguar kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.

Në fshatin turistik të Voskopojës, përveç bukurisë, argëtimit me dëborën shijohen edhe gatime tradicionale si lakrorët e ushqime të tjera me produkte bio të prodhuara në fshat.

Velipoja, modeli i plazhit publik, Benet Beci tregon, se me vullnet dhe vendosmëri, kjo është e mundur

By: berti
15 June 2025 at 09:16

Në një kohë kur uzurpimi i hapësirave publike bregdetare mbetet një nga shqetësimet më të thella të sezonit turistik në Shqipëri, Velipoja po ngrihet si një model suksesi, që dëshmon se ndryshimi është i mundur kur ka vullnet politik, bashkëpunim institucional dhe vendosmëri në zbatim. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në një postim të fundit në rrjetet sociale, ka ndarë me qytetarët një…

Source

Rama ndan foto nga Velipoja

TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Zona turistike e Velipojës në Shkodër, falë investimeve në infrastrukturën rrugore dhe veprave të tjera publike është kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara nga pushuesit vendas dhe turistët e huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga peizazhi mbresëlënës i plazhit të Velipojës.

Velipoja, me plazhet ranore që kanë shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës ndodhet rreth 30 minuta nga qyteti i Shkodrës.

Velipoja njihet edhe për rërën me efektet e saj kurative, ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që bëjnë për vete çdo vit pushues.

Ndërsa për të gjithë të pasionuarit pas shëtitjeve në natyrë, kjo zonë ofron një aventurë interesante në ajrin e pastër, ku do ta gjeni veten të zhytur në një oaz të gjelbër.

/a.f/

 

The post Rama ndan foto nga Velipoja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nëntë kulla karakteristike nga Kukësi, Tropoja dhe Hasi, pjesë e “Turit të Kullave”

By: Kult Plus
30 May 2025 at 21:47

Nëntë kulla karakteristike nga Kukësi, Tropoja dhe Hasi, janë bërë pjesë e Turit të Kullave, që është një model inovativ për të eksploruar atraksionet shqiptare dhe vlerë e shtuar për ofertën turistike të Shqipërisë.

Me mbështetjen e GIZ Albania, kullat janë identifikuar, lidhur me agroturizmet dhe bujtinat e zonës, si dhe mbështetur me pajisje kuzhine profesionale, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e mikpritjes dhe të shërbimeve që ofrohen për vizitorët vendas dhe të huaj.

Përveç vizitave kulturore në kullat historike, turi i kullave ofron një gamë përvojash aktive si ecje në shtigje malore, ciklizëm, eksperienca kulinarie etj.

Turistët dhe vizitorët e ndryshëm mund t’i bashkohen turit të kullave, lehtësisht duke përdorur aplikacionin Agritourism AL, ku mund të gjejnë të gjitha informacionet dhe mundësitë për rezervim./atsh/KultPlus.com

Dyshimi i Berishës: ”Visit të Pojës” para 1 viti iu gjetën 3 mln euro në oborr, si ka mundësi që tani i gjetën prapë po 3 mln euro

By: M C
28 May 2025 at 22:20

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ‘’Visit të Pojës” iu gjetën 3 milionë euro para 1 viti dhe iu gjetën sërish 3 milionë euro tani.

Berisha: Po marrim bandën Troplini. Unë mund t’ju them ju se ndoshta Troplini është karteli më i fuqishëm i drogës në Europë.

Sepse ka që në vitin 2020 që ka në dispozicion të plotë çdo metër katror të portit të Durrësit. Ka tre vite që nuk kapet një gram kokainë.

Tani këta morën Arkend Ballën, Arken Balla këtë se njoh fare.

Ka qenë deputet ka marrë në vitin 2021 gjithsej 2400 vota. Tani na del me 21 mijë vota.

Ka marrë Arkend Balla 5 mijë vota më shumë se Edi Rama.

Ky i ka blerë ato vota dhe me terror. Këta kanë edhe lojërat e fatit në Durrës. Sueli ka sistem pensionesh në Elbasan.

Sara Miles i shkuan votat 30 e sa mijë mirëpo kjo bënte ‘mu’ kaq shumë edhe Rama urdhëroi që t’ia ulnin votat.

Ose Pojat se Poja quhet ai se nickname i Xhevdetit Poja është dhe pasta je morën të gjithë Poja ato.

Ose I dhanë Altinit disa milionë euro.

A ju kujtohet para 1 viti kur i gjeteën në oborr 3 milionë euro, tani shkuan e i gjetën prapë 3 milionë euro.

The post Dyshimi i Berishës: ”Visit të Pojës” para 1 viti iu gjetën 3 mln euro në oborr, si ka mundësi që tani i gjetën prapë po 3 mln euro appeared first on Albeu.com.

Anëtar i grupit kriminal ‘Poja”/ Ky është Gertini Aliu, i arrestuar në Belgjikë

By: xhir jeta
28 May 2025 at 11:48

Personi në foto është Gertini Aliu, 44 vjeç, i njohur si Gerti, pjesëtar i grupit kriminal “Poja” për trafikimin e lëndëve narkotike është arrestuar në Belgjikë, si pjesë e operacionit të përbashkët “Ura”.

Arrestimi i Aliut u krye pas nje informacioni nga Policia shqiptare per vendodhjem e 44 vjecarit.

Nga Prokuroria e Barit Gertini Aliu dyshohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, vepra për të cilat është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” që nga viti 2025.

Emri i Gertini Aliut del në skenë si pjesë e dosjes të koduar “Ura”, ku ai rezulton të ketë vepruar si ndërmjetës mes një grupi shqiptar dhe një tjetri italian në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas dokumenteve hetimore, ai ishte në komunikim të vazhdueshëm përmes aplikacionit të koduar Sky ECC, me emra të tjerë të përfshirë në këtë rrjet, si Redi Tusha (vëllai i truprojës së ish-kryeministrit Sali Berisha), Erigels Presi dhe Genci Telollari.

Gjithashtu, përmes përgjimeve në Sky ECC, rezulton se Aliu kishte kontakte në Shqipëri me një tjetër trafikant, me qëllim krijimin e një rruge të re furnizimi me drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Në këtë dosje përmenden edhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, mes tyre Adi Çoba (i njohur me pseudonimin “Bazholi”), Orges Molla (Gesi) dhe Ervis Deti. Adi Çoba konsiderohet si drejtuesi kryesor i një nën-grupi që vepronte në Itali dhe merrej me sigurimin e kokainës dhe heroinës.

Operacioni “Ura” coi në lëshimin e 52 masave sigurie, prej të cilave 29 nga GJKKO për anëtarë të një prej grupeve kriminale më të rrezikshme që vepronin në territorin shqiptar dhe jashtë tij. Tre organizata kriminale janë goditur, përfshirë një me bazë në Durrës të drejtuar nga i kerkiari Ervis Doci, i njohur si Visi i Pojes, dhe dy të tjera në territorin italian.

“Voskopoja dhe bota përreth”, historiani Xhufi pasuron botimin e dytë me fakte të reja

TIRANË, 28 maj/ATSH/ “Voskopoja dhe bota përreth” (Një histori e dokumentuar) është libri i radhës i paraqitur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

I shkruar nga historiani i njohur, prof. Pëllumb Xhufi, “Voskopoja dhe bota përreth” rikthehet për lexuesin 15 vjet pas botimit të parë me titull: “Shekulli i Voskopojës”.

Në botimin e dytë, libri është një vëllim i përpunuar thellësisht dhe i zgjeruar me materiale të shumta, që përbëjnë më tepër se 200 faqe të reja.

“Një studim i ri, ndërmarrë nga historiani Pëllumb Xhufi në kuadër të ambicies së tij profesionale për të vënë mbi baza solide shkencore historinë e një qyteti që, si rrallëherë, është shënjestruar për ta dehistorizuar e për ta kthyer në një ikonë të mitologjisë nacionaliste”, shkruan Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e cila ka mbështetur këtë botim.

/a.f/r.e/

The post “Voskopoja dhe bota përreth”, historiani Xhufi pasuron botimin e dytë me fakte të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bisedat në SkyECC/ Skema si transportoheshin paratë e kokainës nga Europa në Shqipëri

By: Oldi
27 May 2025 at 20:59

Gjatë emisionit “Në Shënjestër” u publikuan detaje nga përgjimet e SkyECC që zbërthyen skemën e transportimit të parave të kokainës nga Evropa në Shqipëri, ku Elvis Doçi konsiderohet si kreu i grupit më të fuqishëm kriminal të dedikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, që operonte kryesisht në zonat italiane të Brindisit, Barit, apo Leçe-s. Nga […]

The post Bisedat në SkyECC/ Skema si transportoheshin paratë e kokainës nga Europa në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Mandatet e arrestit për ‘Pojën’, Berisha: U mbajtën të fshehura nga Ergys Agasi

By: Ardit
26 May 2025 at 22:18

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministri Edi Rama se ka ndikuar për mbajtjen e fshehtë të madateve të arrestit për 62 ditë për bandën e Troplinëve. Berisha tha se për dosjen është njoftuar fillimisht qeveria për mandatet e arrestit dhe Rama ka dërguar biznesmenin Ergys Aagasi për të bllokuar këto masa […]

The post Mandatet e arrestit për ‘Pojën’, Berisha: U mbajtën të fshehura nga Ergys Agasi appeared first on BoldNews.al.

Si ra “URA” e drogës, goditja e grupit të “Visit të Pojës”, në Durrës

By: Mirgen
25 May 2025 at 21:22

Është arritur t’i jepet një goditje e rëndësishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, për të cilin ka dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave”, tha Altin Dumani, kryeprokuror i SPAK. Një deklaratë e tillë e thënë nga kryeprokurori i […]

The post Si ra “URA” e drogës, goditja e grupit të “Visit të Pojës”, në Durrës appeared first on BoldNews.al.

“Ma nis naj foto, po ke dhe çmimin”/ Sokol Tatani dhe Orges Molla negocionin për “bar spanjoll” në Itali

24 May 2025 at 15:06

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja “Ura”, ku autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK, goditën grup kriminal me bazë në Durrës dhe Puglia, që trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe heroine. Për goditjen e grupit, autoritete u bazuan në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc”, si dhe në dëshmitë e tre […]

The post “Ma nis naj foto, po ke dhe çmimin”/ Sokol Tatani dhe Orges Molla negocionin për “bar spanjoll” në Itali appeared first on BoldNews.al.

Banda e “Visit të Pojës”/ GJKKO liron avokatin Armand Tragaj dhe dy të tjerë

23 May 2025 at 21:22

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat e sigurisë për 14 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, ku autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK, goditën një grup kriminal me bazë në Durrës dhe në Puglia që trafikonte sasi të mëdha kokaine dhe heroine në Itali dhe vendet e tjera të BE-së. Togat […]

The post Banda e “Visit të Pojës”/ GJKKO liron avokatin Armand Tragaj dhe dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Dëshmia e Dumanit: Paratë e drogës transportohen me autobusë, shoferët marrin 12% të shumës!

22 May 2025 at 17:05

Një ditë më parë, Antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK-un goditën një organizatë me bazë në Durrës të trafikimit në sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës. Në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për […]

The post Dëshmia e Dumanit: Paratë e drogës transportohen me autobusë, shoferët marrin 12% të shumës! appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Edi Ramën

By: Oldi
22 May 2025 at 13:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar me tone të ashpra zhvillimet e fundit lidhur me hetimet ndërkombëtare dhe ndërhyrjen e strukturave të drejtësisë në çështje të ndjeshme kriminale që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri. Gjatë një deklarate, Berisha theksoi rolin kyç të Antimafias Italiane në zbulimin dhe ndalimin e veprimtarive kriminale që, sipas […]

The post Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Edi Ramën appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “URA”/ Një prej urdhër-arresteve është për vëllain e truprojës së Berishës (EMRI)

21 May 2025 at 21:58

Autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK goditën një organizatë me bazë në Durrës të trafikimit në sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës. Në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, teksa në […]

The post Operacioni “URA”/ Një prej urdhër-arresteve është për vëllain e truprojës së Berishës (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Goditja e grupit të “Pojës”/ SPAK: Janë 3 organizata, 40 episode trafiku droge të dokumentuar

21 May 2025 at 19:16

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatl zyrtare për mediat në lidhje me operacionin e përbashkët me Antimafian italiane, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me bazë në Durrës. Krerët e grupit kriminal dyshohet se janë Elvis Doçi, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, […]

The post Goditja e grupit të “Pojës”/ SPAK: Janë 3 organizata, 40 episode trafiku droge të dokumentuar appeared first on BoldNews.al.

Kokainë me tonelata! Çfarë dëshmoi Nuredin Dumani për Vis Pojën

By: user 4
21 May 2025 at 17:17

Autoritetet italiane nuk kanë asnjë dyshim se Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, është kreu i një organizate të fuqishme kriminale që trafikon lëndë të forta narkotike nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

Ndërkohë grupet janë të përfshira dhe në furnizimin me heroinë të pastër që vjen nga Turqia, përmes korrierëve, të cilët maskohen si shoferë kamionësh apo punonjës tragetesh që lëvizin mes Durrësit dhe Barit.

Dëshmia kyçe nga Shqipëria

Nuredin Dumani në dëshmitë e tij përballë autoriteteve në Tiranë ka zbardhur rolin e Visit të Pojës dhe lidhjen e tij me Adi Çobën dhe klanet e drogës.

“Pasi e njohu nga një fotografi, Nuredi Dumani dëshmoi se e njihte prej shumë vitesh Elvis Doçin, të cilin e njihte vetëm me emrin ‘Visi i Pojës’, për shkak të marrëdhënies së ngushtë kriminale që kishte pasur më parë me Fatmir Troplinin i njohur si “Miri”, bir i Xhevdet Troplinit (i quajtur “Poja”(dajal i Elvisit) dhe kushëri i Elvis Doci.

Lidhur me këtë, ai sqaroi ndër të tjera se në ambientin kriminal shqiptar nuk kishte askënd tjetër përveç DOCI Elvis që njihej me nofkën ‘Visi i Pojës’:

“E identifikoj shumë mirë (…) e njoh me emrin VISI. E njoh prej vitesh, që kur isha i vogël (…) Visi është një negociator shumë i aftë (…) për trafikun e heroinës (…) Më pas, në vitin 2013, e la heroinën dhe filloi me kokainën (…) Për heroinë nuk e kam dëgjuar më, por për kokainë po. Me tonelata (…) Të gjithë e quajnë Visi i Pojës (…) Poja është Xhevdet TROPLINI (…) Visi i Pojës është djali i motrës së Xhevdet TROPLINI-t të quajtur Poja (…) nuk ka ndonjë tjetër Visi.” thuhte në dosje.

Grupi kriminal i Pojës është akuzuar publikisht nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, se ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara në 11 Maj 2025, duke blerë vota apo duke intimiduar qytetarët e Durrësit, në favor të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Vendimi i gjykatës së Barit është miratuar në 21 Shkurt 2025. Por ai u zbatua vetëm këtë të mërkurë, rreth dy javë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

The post Kokainë me tonelata! Çfarë dëshmoi Nuredin Dumani për Vis Pojën appeared first on Lapsi.al.

Dumani: Grupi i “Pojës” kontrollon të gjithë Durrësin! Hamburgun e “pushtuan” me kokainë

21 May 2025 at 17:35

Është zbardhur një pjesë e dosjes “Ura”, ku autoritetet italiane, në bashkëpunim me SPAK, goditën një grup të organizuar krimin në fushën e trafikut ndërkombëtar të kokainës, ku në total u lëshuan 52 masa sigurie, teksa janë ekzekutuar vetëm 40 prej tyre. Zbërthimi i kësaj bande kriminale, me qendër në qytetin e Durrësit u bë […]

The post Dumani: Grupi i “Pojës” kontrollon të gjithë Durrësin! Hamburgun e “pushtuan” me kokainë appeared first on BoldNews.al.

Hasi, Tropoja dhe Shkodra “nuk e lëshojnë” Sali Berishën

By: user7
12 May 2025 at 11:19

Në një kohë kur në shumicën e qarqeve është duke kryesuar bindshëm Partia Socialiste, disa zona në veri mesa duket nuk kanë “ndërmend” të “lëshojnë” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nga të dhënat e përditësuara së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se demokratët janë në “rrufë të drejtë” në qarkun e Shkodrës. Partia Demokratike në këtë qark kryeson me 15946 vota, e përkthyer në përqindje me 41.07%. Ndërkohë që ndiqen më tej nga socialistët me 35.08%, ose e thënë ndryshe 13622 vota.

Partia Socialdemokrate është forca politike e cila ka “zënë” vendi ne tretë në këtë qark me 7339 vota.
Për t’iu futur më imtësisht këtij qarku rezulton se demokratët po udhëheqin në Fushë-Arrëz, Pukë, Shkodër dhe në Vaun e Dejës. Ndërkohë që në Malësi të Madhe deri më tani kryesojnë socialistët me 1849 vota, ndërsa demokratët në këtë zonë marrë deri më tani 1206 vota.

The post Hasi, Tropoja dhe Shkodra “nuk e lëshojnë” Sali Berishën appeared first on Lapsi.al.

❌
❌