Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident në urën e re të Kukësit, devijohet trafiku

By: user 11
6 June 2025 at 08:39

Një aksident është shënuar në urën e re të Kukësit. Raportohet se në aksident janë përfshirë tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës. Për shkak të aksidentit është bllokuar një kah i rrugës.

Policia rrugore devijoi menjëherë trafikun drejt urës së vjetër mbi lumin Drin i Zi, duke shmangur bllokimin e lëvizjes. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale në mjetet e përfshira. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit të parë si dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë nga dy mjetet e tjera. Policia rrugore vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

The post Aksident në urën e re të Kukësit, devijohet trafiku appeared first on Lapsi.al.

Nëntë kulla karakteristike nga Kukësi, Tropoja dhe Hasi, pjesë e “Turit të Kullave”

By: Kult Plus
30 May 2025 at 21:47

Nëntë kulla karakteristike nga Kukësi, Tropoja dhe Hasi, janë bërë pjesë e Turit të Kullave, që është një model inovativ për të eksploruar atraksionet shqiptare dhe vlerë e shtuar për ofertën turistike të Shqipërisë.

Me mbështetjen e GIZ Albania, kullat janë identifikuar, lidhur me agroturizmet dhe bujtinat e zonës, si dhe mbështetur me pajisje kuzhine profesionale, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e mikpritjes dhe të shërbimeve që ofrohen për vizitorët vendas dhe të huaj.

Përveç vizitave kulturore në kullat historike, turi i kullave ofron një gamë përvojash aktive si ecje në shtigje malore, ciklizëm, eksperienca kulinarie etj.

Turistët dhe vizitorët e ndryshëm mund t’i bashkohen turit të kullave, lehtësisht duke përdorur aplikacionin Agritourism AL, ku mund të gjejnë të gjitha informacionet dhe mundësitë për rezervim./atsh/KultPlus.com

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit

30 May 2025 at 12:15

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka shtyrë për herë të dytë shqyrtimin e ankimit të Partisë Demokratike për qarkun Kukës lidhur me zgjedhjet e 11 majit. KAS do të mblidhet sërish ditën e hënë për ankimin e demokratëve, pasi deklaroi se nuk disponon provat e mjaftueshme për çështjen, por dhe se duhet bërë verifikimi i […]

The post PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit appeared first on BoldNews.al.

Vota e diasporës/ Përfundon numërimi për votat preferenciale në tre qarqe

By: V K
19 May 2025 at 13:51

Ditën e sotme, ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për diasporën në tre qarqe: Dibër, Kukës dhe Shkodër.

Procesi i numërimit vijon për 9 qarqe të tjera, ku gara është e fortë dhe rivalitetet janë të dukshme.

Në Tiranë, Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti, janë shumë pranë njëra-tjetrës.

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe për qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës. Vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për diasporën në nëntë qarqe të tjera. Kemi garë të fortë. Në Tiranë, Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti janë shumë pranë me njëra-tjetrës, teksa Xhaçka është në avantazh. Kemi rivalitet mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë, por rivalitete ka edhe në qarqe të tjera.

The post Vota e diasporës/ Përfundon numërimi për votat preferenciale në tre qarqe appeared first on Albeu.com.

Përfundon edhe numërimi i votave të diasporës për Kukësin! Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

18 May 2025 at 13:58

Përfundon edhe numërimi i votave të diasporës për Kukësin, ku demokrati Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit falë votave të diasporës.

Çelaj ishte në listë hapur në PD, teksa mandati i tij ishte në rrezik, por ka mundur që ta rimarrë.

Renditja:

1 Shkelqim Shehu 7493 vota
2 Isuf Çelaj 7060 vota
3 Elvira Peka 2459 vota

Ndërkohë PS ka marrë vetëm një mandat, duke çuar në Kuvend Eduard Shalsin./tch/

The post Përfundon edhe numërimi i votave të diasporës për Kukësin! Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit appeared first on Telegrafi.

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

By: armand
15 May 2025 at 16:53

Jemi pak më shumë se 1 muaj nga hapja zyrtare e merkatos, por disa ekipe në vendin tonë nuk do të mund të bëjnë afrime. Saktësisht janë Laçi, Kukësi, Luftëtari dhe Oriku, skuadra këto që kanë detyrime të pashlyera. Kjo ka bërë që FIFA t’iu bllokojë merkaton deri në momentin që klubet do të mund […]

The post Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

By: Mirgen
12 May 2025 at 22:41

Qarku i Kukësit u fitua nga Partia Demokratike, ku më konkretisht PD ka siguruar 2 mandate nga ky qark, ndërkohë PS vetëm 1. Udhëheqësi i PD në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxhaj tha se fitorja erdhi si pasojë e punës dhe programit. “Qarku i Kukësit vijon të mbetet qarku blu në 2021, 2015 dhe më […]

The post Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit appeared first on BoldNews.al.

Tom Doshi thirrje emigrantëve nga Kukësi: Asnjë nga partitë e mëdha nuk ka menduar për këtë zonë të varfër

By: V K
27 April 2025 at 15:56

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, prezantoi në Kukës, programin elektoral, ku në fokus janë shëndetësia dhe shtresat në nevojë.

“Fokusi jonë është luftë ndaj kancerit dhe mjerimit. Ky është misioni jonë. Janë 80 mijë të sëmurë me kancer në Shqipëri. Prej 20 vitesh në qeveri Berisha dhe Rama, askush nuk investoi për këto persona. Janë 1 milion shqiptar të varfër. Thonë do futemi në Europë, si do hymë në Europë. Po të mos i mbajë emigracioni Kukësin dhe Hasin çfarë jetese do kishin bërë”.

Kreu i PSD i bëri thirrje banorëve dhe kuksianëve në diasporë,  që të votojnë kandidatin për deputet në këtë qark, Astrit Cengu.

“Ju e shihni sot presionin që bëhet në administratë që të mos na votojnë ne. Nuk duan ta lënë të lirë qytetarin që të votojë. Duan të votojnë Astritin dhe jo Ed Shalsin sepse Ed Shalsi nuk ka lidhje me Kukësin. Më mori një natë Ed Shalsi në telefon dhe i thashë Edi çfarë do ti në Kukës e Has, ty të duhet përkthyes atje se nuk të marrin vesh. Edhe ky tjetri që është në listë të PD, çfarë ka bërë për Kukësin, a ishte deputet. Ai e ka blerë mandatin sepse Berisha në listë të mbyllur i ka kërkuar lekë për të mbajtur partinë. Ju që jeni këtu, bashkë me njerëzit që keni në Diaspora të kontribuojnë të gjithë dhe të votoni numrin 11, PSD dhe Astrit Cengun”.

I bindur për marrjen e një mandati, kandidati Cengu kërkoi votat e banorëve të qarkut të Kukësit.

“Kërkoj mbështetjen e kuksianëve, hasjanëve, tropojanëve dhe kërkoj edhe mbështetjen e kosovarëve që kanë pashaportizimin në Kukës. Këto zgjedhje për qarkun e Kukësit do të jenë surprizë për PSD me një fitore të thellë”.

Për kuksianët, tani është momenti për të zgjedhur përfaqësues në Parlament, një banor të Kukësit që jeton dhe punon me ta.

PSD synon që, përmes zgjedhjeve të 11 majit, për herë të parë të sigurojë një mandat edhe në qarkun e Kukësit.

The post Tom Doshi thirrje emigrantëve nga Kukësi: Asnjë nga partitë e mëdha nuk ka menduar për këtë zonë të varfër appeared first on Albeu.com.

Një penallti e kontestuar vendos sfidën ndaj Orikut, Kukësi siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë

26 April 2025 at 18:30

Kukësi do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë edhe për sezonin e ardhshëm. Verilindorët kanë fituar minimalisht 1-0 ndeshjen e “play out-it” ndaj Orikut, për të shmangur rënien në Kategorinë e Dytë. Gjithçka është vendosur nga një penallti shumë e kontestuar, e akorduar në minutën e 30 të takimit nga gjyqtari Olsion Yzeiraj, pas […]

The post Një penallti e kontestuar vendos sfidën ndaj Orikut, Kukësi siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë appeared first on BoldNews.al.

“Lufta” për Kategorinë e Parë, Kukësi dhe Kastrioti njohin rivalët e finaleve respektive

By: armand
19 April 2025 at 19:56

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” në Kategorinë e Dytë. Luzi mposhti Sopotin me rezultatin 4-0. Në anën tjetër është Oriku që fitoi 3-2 përballë Tomorit. Kukësi dhe Kastrioti kanë njohur kështu kundërshtarët ku do të luhet për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Kukësi gjen në “play-out” Orikun në sfidën […]

The post “Lufta” për Kategorinë e Parë, Kukësi dhe Kastrioti njohin rivalët e finaleve respektive appeared first on BoldNews.al.

Kukësi përfshihet nga moti i keq/ Reshje shiu, dëborë dhe ulje temperaturash

By: V K
6 April 2025 at 12:34

Ditën e sotme, Kukësi është përfshirë nga një mot i keq, i shoqëruar me erëra të forta, reshje shiu dhe bore, si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Në lartësitë prej 600 metrash mbi nivelin e detit, reshjet e shiut kanë lënë vendin borës, e cila deri më tani ka arritur deri në 5 cm në disa zona.

Pavarësisht kushteve të motit, zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë dhe Dragobi nuk kanë paraqitur probleme në lëvizje.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugët nacionale janë të këshilluar të bëjnë kujdes, veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës dhe Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali.

Këto segmente janë të prekura nga prezenca e akullit dhe borës, si dhe mund të ketë rënie të gurëve si rezultat i motit të keq.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe bëjnë thirrje për kujdesin e shtuar gjatë udhëtimit në këto zona.

The post Kukësi përfshihet nga moti i keq/ Reshje shiu, dëborë dhe ulje temperaturash appeared first on Albeu.com.

Remitanca, por jo vota! Emigrantët nga Kukësi shfaqin pak interes për zgjedhjet

15 March 2025 at 09:00

Emigrantët e qarkut të Kukësit, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, janë kontribuesit kryesorë në ekonominë e zonës, por ata shfaqën interes të ulët për të votuar për shkak të problemeve me dokumentet dhe mungesës së besimit te politika lokale. Një skulpturë tipografike është vendosur së fundmi në qendër të qytetit të Krumës, qendra administrative e […]

The post Remitanca, por jo vota! Emigrantët nga Kukësi shfaqin pak interes për zgjedhjet appeared first on BoldNews.al.

Emrat/ Kush janë kandidatët e PS në qarkun e Kukësit

12 March 2025 at 20:51

KUKËS- Drejtuesi politik i PS në Kukës, Eduard Shalsi ka prezantuar ekipin e selisë rozë, i cili do garojë zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në listën e hapur në qarkun verilindor kandidon Alban Zeneli, i cili ka qenë ish-deputeti i Partisë Demokratike.

Lista e mbyllur:

  • Eduard Shalsi

Lista e hapur

• Ali Hallaçi

• Aristogena Poga Geca

• Alban Zeneli (ish-deputet i PD)/abcnews.al

 

Kukësi mbetet pa trajner, Alfred Allamani i paraqet dorëheqjen klubit verilindor

By: armand
1 March 2025 at 21:28

Alfred Allamani nuk do të jetë më trajner i Kukësit, teksa ka paraqitur dorëheqjen. Klubi verilindor ka njoftuar pak më parë mbylljen e bashkëpunimit me 41-vjeçarin, ndërsa shkak bëhen motivet e tij familjare. Drejtori Sportiv, Asuel Dervishaj do të mbajë rolin e trajnerit të përkohshëm, deri në prezantimin e stafit të ri teknik. Njoftimi: “FALEMINDERIT […]

The post Kukësi mbetet pa trajner, Alfred Allamani i paraqet dorëheqjen klubit verilindor appeared first on BoldNews.al.

Kukësi zbardhet nga dëbora, probleme në qarkullimin e mjeteve

By: V K
17 February 2025 at 08:34

Këtë të hënë, Kukësi është zgjuar i zbardhur nga dëbora. Reshjet e dëborës kanë sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Rruga që ka shfaqur probleme më shumë ka qenë ajo e Kombit në segmentin Thirr-Fan-Reps, ku për shkak të prezencës së borës e akullit janë shënuar dy aksidente zinxhirë, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Reshjet e borës janë prezente në të gjitha akset nacionale e rurale, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes të ulin shpejtësinë dhe të jenë të pajisura me mjete dimërore.

The post Kukësi zbardhet nga dëbora, probleme në qarkullimin e mjeteve appeared first on Albeu.com.

Kukësi firmos me portierin, kontratë deri në vitin 2028

By: armand
2 February 2025 at 10:15

Kukësi ka zyrtarizuar portierin Samuel Oriola. Klubi verilindor ka bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Oriola, do të qëndrojë te ky ekip të paktën deri në vitin 2028. Gardiani 20-vjeçar ka luajtur për moshat e kombëtareve të Nigerisë. Postimi:   WELCOME SAMUEL FEMI ORIOLA Futboll Klub Kukësi njofton se portieri Samuel Femi Oriola […]

The post Kukësi firmos me portierin, kontratë deri në vitin 2028 appeared first on BoldNews.al.

Kukësi, klubi verilindor prezanton drejtorin e ri sportiv

By: armand
22 January 2025 at 16:47

Kukësi ditën e sotme është bërë me drejtor të ri. Klubi ka prezantuar Asuel Dervishajn në këtë pozicion. Ky i fundit zëvendëson ish-drejtorin Nikita Kornejevs, i cili për arsye familjare është larguar nga verilindorët. NJOFTIM I KLUBIT: Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se Asuel Dervishaj është zyrtarisht Drejtori Sportiv i skuadrës sonë! Dervishaj […]

The post Kukësi, klubi verilindor prezanton drejtorin e ri sportiv appeared first on BoldNews.al.

Makina në Kukës merr gjobë në Tiranë, punonjësja: Vendi është i saktë!

15 January 2025 at 21:33

Një qytetar tregon për emisionin “Stop” se në datën 31 dhjetor 2024 ka marrë një gjobë për parkim të gabuar pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë në orën 11: 07 minuta. Por ai tregon me pamje se makina e tij në këtë datë e në këtë orë ka qenë e parkuar në Kukës. Gjobën 30 […]

The post Makina në Kukës merr gjobë në Tiranë, punonjësja: Vendi është i saktë! appeared first on BoldNews.al.

Video/ Bylis lë Tiranën pa Europë, Ruçi i shënon në minutën e 113′ dhe e eliminon

By: user 2
14 January 2025 at 17:11

Lamtumirë Europë. Tirana del nga Kupa e Shqipërisë që në fazën e 1/8 i eliminuar nga Bylis. Për bardheblutë, në zonën e rënies nga kategoria, një tjetër humbje penalizuese, kundër një rivali që shfrytëzoi kohët shtesë për të kaluar në çerekfinale 1-2. Avancon pa probleme Laç, që mposhti 3-1 Kukësin.

Dede merr një tjetër rezultat impresionues, pas fitores në kampionat me Dinamon. Ballshiotët ia dolën të fitojnë me përmbysje, pasi fillimisht koha e rregullt kishte përfunduar 1-1. Ruçi i dha kualifikimin Bylis me golin në minutën e 113-të. Tirana zhbllokoi takimin në minutën e 10′ me Ernest. Goli i parë me fanellën bardheblu për nigerianin, por që nuk mjaftoi. Mallakastriotët barazuan shumë shpejt e në minutën e 22′ Marku ekuilibroi shifrat.

Lexo më tejKupa e Shqipërisë, dëbora bllokon takimin në Korçë: sfidat e 1/8-ave luhen në dy ditë

Skuadrat patën raste të shumta për gola të tjerë, por u deshën kohët shtesë për të vendosur. Në minutën e 113′ Ruçi shënoi golin që kualifikon në çerekfinale të besuarit e Dedes dhe nxjerr jashtë Tiranën.

LAÇI, TRIS GOLASH PËR NJË VEND NË ÇEREKFINALE

Laçi ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3-1, duke triumfuar me përmbysje dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Edhe pse luanin në transfertë, miqtë zhbllokuan ndeshjen me golin e Fadiga në minutën e 20′. Kukësi u mundua të kontrollojë, por avantazhi i tyre zgjati deri në shtesën e pjesës së parë. Tresa barazoi rezultatin ndërsa Bullari, me një dygolësh, përmbysi rezultatin, duke kaluar bardhezinjtë në çerekfinale. Për tu shënuar, incidenti që i ndodhi në pjesën e parë, portierit të kurbinasve, Molla, që u transportua me ambulancë në spital për shkak të një dëmtimi.

The post Video/ Bylis lë Tiranën pa Europë, Ruçi i shënon në minutën e 113′ dhe e eliminon appeared first on Lapsi.al.

Kukësi nën “pushtetin” e dëborës, qarkullimi me vështirësi, shumë zona pa energji elektrike

By: Oldi
12 January 2025 at 08:48

Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore, gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar me reshje të dendura bore, ka bërë që termometri të zbresë në -3.C, duke krijuar kushtet tipike të dimrit të vërtetë që të ofron Kukësi në mes të janatit. Ndërkohë bora ka kaluar […]

The post Kukësi nën “pushtetin” e dëborës, qarkullimi me vështirësi, shumë zona pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

❌
❌