Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Surprizat e motit/ Ulja e temperaturave sjell reshje dëbore në Veri të vendit (VIDEO)

By: V K
16 May 2025 at 09:59

Ditën e sotme, ka pasur reshje dëbore në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht, nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit, ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet.

Rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje, për shkak të anikimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës.

Në orët në vazhdim, në rast se bora ngrihet duke u kthyer në akull, mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks.

Përveç borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.

 

The post Surprizat e motit/ Ulja e temperaturave sjell reshje dëbore në Veri të vendit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kukësi përfshihet nga moti i keq/ Reshje shiu, dëborë dhe ulje temperaturash

By: V K
6 April 2025 at 12:34

Ditën e sotme, Kukësi është përfshirë nga një mot i keq, i shoqëruar me erëra të forta, reshje shiu dhe bore, si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Në lartësitë prej 600 metrash mbi nivelin e detit, reshjet e shiut kanë lënë vendin borës, e cila deri më tani ka arritur deri në 5 cm në disa zona.

Pavarësisht kushteve të motit, zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë dhe Dragobi nuk kanë paraqitur probleme në lëvizje.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugët nacionale janë të këshilluar të bëjnë kujdes, veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës dhe Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali.

Këto segmente janë të prekura nga prezenca e akullit dhe borës, si dhe mund të ketë rënie të gurëve si rezultat i motit të keq.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe bëjnë thirrje për kujdesin e shtuar gjatë udhëtimit në këto zona.

The post Kukësi përfshihet nga moti i keq/ Reshje shiu, dëborë dhe ulje temperaturash appeared first on Albeu.com.

Temperatura deri në -3 gradë celsius/ Ja kur rikthehen reshjet e dëborës…

By: V K
2 April 2025 at 12:29

Dita e sotme, do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Herë pas herë pritet që vranësirat të fuqizohen, të cilat pritet të prodhojnë reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të vendit.

E njëjta situatë pritet edhe të premten edhe të shtunën. Nga e diela dhe në vijim, priten reshje dëbore në zonat malore.

Këtë të mërkurë, temperatura pritet të arrijë deri në 23 gradë celsius. Ndërsa nga mesdita e së enjtes e në vijim, pritet një rënie graduale e temperaturave.

Të dielën temperaturat do të shkojnë deri në -3 gradë celsius. Në fillim të javës tjetër priten kthjellime, ndërsa në mesjavën tjetër do të rikthehen reshjet e shiut sërish.

The post Temperatura deri në -3 gradë celsius/ Ja kur rikthehen reshjet e dëborës… appeared first on Albeu.com.

Rikthehet dimri? Meteorologia Tanja Porja: Ja kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

By: V K
31 March 2025 at 09:48

Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka parashikuar se si do të jenë kushtet e motit përgjatë muajit prill, ku shorehet se java e parë e muajit prill pritet të ketë reshje shiu, të cilat sipas saj nuk do të jenë me intensitet maksimal, por do të kenë shtrirje thuajse në të gjithë vendin.

Ajo tha gjithashtu, tha se gjatë muajit prill do të kemi dy episode me reshje dëbore në zonat malore, që sipas meteorologes, është diçka jo shumë e zakonshme për këtë kohë.

“E gjithë java do të jetë me shi. Marsi u përmbyll ashtu siç ne e kishim parashikuar, me kapërcime të temperaturave nga mjaft të ulëta në ato të larta që arritën deri në 27 gradë celcius maksimumi, ndërkohë që kemi patur edhe vlera negative dhe disa episode me reshje dëbore.

E kishim thënë edhe më herët se dëbora do të shfaqej edhe në Prill dhe në fakt këtë dua të them. Të paktën 2 episode me reshje dëbore do i kemi edhe në prill. Sidomos në zonat malore. Shanset që tëketë dëborë në Tiranë në muajin prill janë shumë afër zeros.

Muaji mars dhe prill janë muaj mjaft të pasur me reshje, në kushte klimatike normale. Ne kemi edhe një sinjal që muaji maj do të jetë mjaft i lagësht, do të ketë reshje edhe këtë muaj. Këtë mars dhe prill, ndryshe nga zakonisht, ka pasur dhe do ketë reshje të pakta shiu. Java e parë ka reshje të pakta”, tha Porja.

The post Rikthehet dimri? Meteorologia Tanja Porja: Ja kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës appeared first on Albeu.com.

Reshje dëbore në akset Boboshticë-Dardhë dhe Bogë-Theth

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Në Boboshticë-Dardhë dhe në Bogë-Theth kanë filluar reshjet e dëborës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar solli në rrjetet sociale pamje nga rrugët ku bie dëborë dhe ku ka nisur pastrimi.

Sipas ARRSH-së, grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi sipas parashikimit të motit, gjatë natës së sotme pritet një ulje e ndjeshme e temperaturës në të gjithë vendin.

ARRSH u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prani dëbore. /j.p/

The post Reshje dëbore në akset Boboshticë-Dardhë dhe Bogë-Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje dëbore në Veri/ Makinat qarkullojnë me vështirësi në aksin rrugor Bogë-Theth

By: V K
17 March 2025 at 12:39

Edhe pse jemi në mesin e muajit mars, reshjet e dëborës kanë përfshirë aksin rrugor Bogë-Theth, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Aktualisht, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Për shkak të intensitetit të reshjeve, në disa segmente kërkohet përdorimi i zinxhirëve, krahas gomave dimërore.

Kjo situatë vjen ndonëse jemi në prag të pranverës, duke sjellë surpriza të motit në zonat malore.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të informohen mbi gjendjen e rrugës përpara se të udhëtojnë.

The post Reshje dëbore në Veri/ Makinat qarkullojnë me vështirësi në aksin rrugor Bogë-Theth appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit i motit 17 Mars 2025/ Rikthehen reshjet e dëborës

By: V K
17 March 2025 at 07:31

Këtë të hënë, orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, në pjesën më të madhe të vendit ku hera-herës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin, më të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Ndërkohë, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dendësim të vranësirave, si edhe shtim të intensitetit të reshjeve.

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre, duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

The post Parashikimi i motit i motit 17 Mars 2025/ Rikthehen reshjet e dëborës appeared first on Albeu.com.

Meteorologia Tanja Porja zbulon se çfarë do të ndodhë me motin pas ditës së verës: Rikthehet dimri, ulje e ndjeshme e temperaturave, priten edhe reshje dëbore

By: V K
12 March 2025 at 09:17

Dita e sotme, ka nisur me reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe kryesisht në veri dhe në qendër.

Parashikimi i motit u dha në emisionin “Dita Jonë” nga meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës kjo situatë do të vijojë edhe gjatë natës dhe nesër, por të premten dhe të shtunën do të ketë përmirësim të kushteve meteorologjike.

“Orët në vijim përmirësohet moti, në mesnatë përsëri rrebeshe. Temperaturat do të jenë 6-22 gradë në rang territori. Kthjellime dhe reshje të pakta, por në mbrëmje rrebeshe në veri e në qendër dhe gjatë natës e mëngjesin e nesërm në të gjithë Shqipërinë. E premtja sjell përmirësim të kushteve të motit vetëm ndonjë reshje të paktë me temperatura 24-25 grade celcius”.

Por pas ditës së verës meteorologia, paralajmëron rikthim të dimrit me ulje të theksuar të temperaturave dhe reshje bore.

“E diela risjell reshje e rrebeshe në territor, të cilat të hënën do të jenë të lokalizuara në skajin verior. Rikthehen reshjet e dëborës gjatë ditës së hënë. E premtja e shtuna në kushte komode maksimumi i temperaturave do të jetë 24-25 gradë. Të dielën rënie e theksuar me 4 gradë, deri të hënën. Nga dita e verës do të kalojmë në kushtet e dimrit”.

 

The post Meteorologia Tanja Porja zbulon se çfarë do të ndodhë me motin pas ditës së verës: Rikthehet dimri, ulje e ndjeshme e temperaturave, priten edhe reshje dëbore appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 26 Shkurt 2025/ Rrebeshe shiu dhe reshje dëbore

By: V K
26 February 2025 at 07:43

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të mbetet nën dominimin e vranësirave në të gjithë vendin, ku herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu.

Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në zonat Qëndrore.

Në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës, të vijojë me vranësira dhe shira të dobët e lokalë në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 1°C vlera minimale deri në 16°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 5 ballë.

The post Parashikimi i motit 26 Shkurt 2025/ Rrebeshe shiu dhe reshje dëbore appeared first on Albeu.com.

Nisin reshjet e dëborës, zbardhet Qafa e Murrizit (VIDEO)

By: V K
11 February 2025 at 15:10

Pas ditëve me diell dhe temperaturave relativisht të larta për periudhën në të cilën ndodhemi, dita e sotme ka sjellë një kthesë të motit.

Gjatë orëve të drekës në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, kanë nisur reshjet e borës. Rënia e temperaturave deri në 3 gradë celsius bëri që zona e njohur si Qaf Murrize, nga ku kalon edhe bypassi i Rrugës së Arbrit të nisnin reshjet e borës.

Reshjet të cilat vijojnë edhe në këto momente nuk kanë krijuar probleme, për shkak se ende nuk ka arritur të vendosë shtresë.

Megjithatë, situata mund të ndryshojë në orët në vijim nëse reshjet do të vazhdojnë dhe do të ketë rënie më shumë të tempraturave.

Reshjet borës mësohet se kanë nisur edhe në zona të thella të Bulqizës e Dibrës, si në fshatrat e Zerqanit, ato të Lurës e Kalasë së Dodës. Deri tani, nuk raportohet të ketë probleme me qarkullimin e automjeteve.

 

The post Nisin reshjet e dëborës, zbardhet Qafa e Murrizit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 23 Janar 2025, reshje dëbore në zonat malore

By: V K
23 January 2025 at 07:41

Këtë të enjte vendi ynë, do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit.

Më të theksuara do të jenë në skajin Veri-Verilindje të territorit, duke sjellë reshje të izoluara dëbore.

Ndërkohë, shpejtësia i erës do të jetë problematike në shumë zona të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 18°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

The post Parashikimi i motit 23 Janar 2025, reshje dëbore në zonat malore appeared first on Albeu.com.

Dëbora në Korçë, Filo: Të gjitha akset rrugore të kalueshme

14 January 2025 at 17:16

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Situata në qarkun e Korçës pas reshjeve të dendura të dëborës është në monitorim dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.

Kështu bëri të ditur kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku edhe ka publikuar disa foto nga puna në terren e strukturave të Emergjencave Civile.

“Situata është në monitorim të vazhdueshëm, ndërkohë që të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk paraqitet asnjë problematikë”, thekson Filo.

Sipas Filos të gjitha strukturat e Emergjencave Civile që kanë qenë këto ditë në terren kanë bërë një punë shumë të mirë në përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e reshjeve të borës.

“Punonjësit e Shërbimeve Publike aktualisht po vijojnë punën në disa zona të cilat janë me problematikë më të madhe në bashkinë Korçë, si Lubonjë, Voskopojë, Shipskë, Roshanj dhe Rehovë”, nënvizon Filo.

/r.e//a.f/

The post Dëbora në Korçë, Filo: Të gjitha akset rrugore të kalueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A do të ketë reshje dëborë në Tiranë? E zbulon meteorologia Lajda Porja

By: V K
14 January 2025 at 10:07

Ditën e sotme, meteorologia Lajda Porja, foli lidhur me motin e përkeqësuar në vendin tonë. E pyetur nëse do të ketë reshje dëbore edhe në kryeqytet, Porja tha se në Tiranë nuk do të ketë dëborë.

Më pas, ajo tha se sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje, do të jenë shumë të dobëta dhe se në veri dhe në verilindja pritet të mos ketë reshje.

Gjithashtu, Porja tha se temperatura minimale është regjistruar në Peshkopi, me -6 C, ndërsa maksimalja nuk ka shkuar më shumë se 8 gradë celcius.

Ndërkohë që për nesër, ajo tha se temperatura minimale pritet të kapë vlerën e minus dhjetë gradë celcius.

“Sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta, veriu dhe verilindja pritet të mos ketë reshje. Nga mbrëmja e djeshme ka zbritur i ftohti polar nga Poli i Veriut dhe ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm të situatës termike”, tha meteorologia.

The post A do të ketë reshje dëborë në Tiranë? E zbulon meteorologia Lajda Porja appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 14 Janar 2025, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore

By: V K
14 January 2025 at 07:32

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ftohtë.

Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here shpeshtim të vranësirave duke sjellë reshje të pakta shiu e dëborë, më të theksuar në zonat Jugore dhe juglindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 9°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare valëzim 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 14 Janar 2025, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të dëborës, Mbrojtja Civile: Bllokime në disa fshatra, Qafë Murrizi i pakalueshëm

13 January 2025 at 10:49

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e motit në vend.

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, aktualisht në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

Në bashkinë Dibër janë bllokuar disa qendra administrative me akset kryesore si; Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë.

Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht.

Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët dytësore të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër.

Në bashkinë Mat janë bllokuar disa rrugë të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Macukull, Lis, Derjan dhe Komsi.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, aksi rrugor Peshkopi-Ulëz, në vendi e quajtur Qafë Ulëz ka qenë e bllokuar për shkak të pranisë së dëborës, akullit dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore. Ditën e sotme qarkullimi kryhet normalisht.

Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara.

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka patur prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë Thanë pati reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda.

Gjatë natës dhe në orët e mëngjesit të ditës së sotme po vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës ne aksin Qafë Thane – Pogradec. Qarkullimi kryhet me goma dimri.

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit, pati probleme me qarkullimin pasi terreni ishte shumë i lagësht dhe me ngrica. Qarkullimi u krye vetëm në një sens lëvizje. Gjatë natës dhe ditën e sotme është bërë shpërndarja e kripës dhe qarkullimi behet me goma dimri.

Në bashkinë Krujë, aksi rrugor Cudhi Kamp-Qafështamë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.

Në aksin rrugor Vuno – Himarë, në vendin e quajtur ura e Vishës ka rënë një masiv shkëmbor. Rruga është e kalueshme në një sens lëvizje dhe po punohet për hapjen e krahut tjetër.

Rruga për në Shëngjergj, bashkia Tiranë është e vështirë për t’u kaluar nga sasia e reshjeve të dëborës.

Në Lanabregas si pasojë e bllokimit të kolektorit ka patur prezencë të ujit duke rrezikuar përmbytjen e një banese.

Në segmentin Fresku – Trau Dajt, në km 5 pati rrëshqitje të skarpatës duke bllokuar njërën prej korsive. Po punohet për pastrimin e rrugës.

Në bashkinë Vlorë, situata është e qetë. Nuk ka prezencë uji në qytet.

Gjatë ditës së sotme po punohet me borëpastrueset për të mbajtur të hapura rrugët e qarkullueshme dhe për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora.

Ekipet e OSSHE janë duke punuar për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike në disa zona të thella.

Sa i përket situatës në lumenj dhe rezervuarët, nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik, përveç se në fshatin Murqinë, njësia administrative Bubq, bashkia Krujë, ku lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur një sipërfaqe prej 20 Ha tokë bujqësore.

Ministria e Mbrojtjes informoi gjithashtu se, në Qafën e Murrizit (Rruga e Arbrit) u bllokua nga dëbora një automjet me 3 persona.

Sot në orët e para të mëngjesit është nisur një automjet tip “Buldozer” dhe një autoambulancë. Ekipet e emergjencës po përpiqen të ndihmojnë qytetarët e bllokuar.

Në vijim moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme afatshkurtra me kthjellime kryesisht përgjatë  Ultësirës Perëndimore. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara deri në mesditë.

Pas orëve të mesditës gradualisht ulje të intensitetit të reshjeve të shiut. Në relievet malore verilindje-lindje-jug në lartësitë mbi 400-600 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Në mënyrë të izoluar, në periudha afatshkurtra në Alpe dhe relievet e larta malore reshjet e dëborës parashikohen në formën e stuhive të dëborës.

Mjegull e dendur/mjegullinë për shkak të reshjeve të dëborës dhe shiut. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore, kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Lindje me shpejtësi mesatare 4-14 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 16-26 m/s.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten, në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -2°C.

Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në -2°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 7°C.

Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 4°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 7°C.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është duke ndjekur nga afër situatën në veri dhe Vlorë si dhe është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile për çdo situatë emergjente që mund të krijohet si pasojë e kushteve atmosferike, përfundon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes. /j.p/

 

The post Reshjet e dendura të dëborës, Mbrojtja Civile: Bllokime në disa fshatra, Qafë Murrizi i pakalueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje dëbore, temperatura të ulëta dhe erëra të forta në Kukës, qindra banorë të bllokuar

By: V K
13 January 2025 at 08:55

Këtë të hënë, qyteti i Kukësit vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e forta.

Rrugët nacionale janë të kalueshme, por me vështirësi pasi ka grumbullim të botës e akullit.

Ndërsa qindra banorë janë të bllokuar, si fshatrat e njësive administrative të zonave të thella.

Po ashtu, zonat e bllokuara po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.

The post Reshje dëbore, temperatura të ulëta dhe erëra të forta në Kukës, qindra banorë të bllokuar appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në vend, Policia apel për shoferët: Tregoni vigjilencë dhe ndiqni udhëzimet

12 January 2025 at 10:48

Për shkak të motit të keq me reshje dëbore në disa qarqe të vendit dhe reshje shiu, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.

Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Situata aktuale në akset rrugore:

• Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër është bllokuar nga Policia Rrugore e Dibrës dhe Tiranës për të shmangur pengesat dhe bllokimin e rrugës si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës. Firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora.

• Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit, aktualisht është i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë. Nga ana e Bashkisë Fushë Arrëz po merren masa për të dërguar mjete (Fadroma) për hapjen e rrugës.

• Aksi rrugor Qafë Thanë – Librazhd ka vështirësi në qarkullim për kamionët, për shkak të reshjeve të pandërprera të dëborës.• Në të gjithë vendin, akset e tjera rrugore janë të hapura. Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

Njëkohësisht, masa janë marrë edhe në akset rrugore nacionale dhe urbane për shkak të reshjeve të shiut, duke shtuar patrullat e policisë rrugore. Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë në akset ku ka ngadalësim të lëvizjes, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.Në raste nevoje, përdoruesit e rrugës mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, dhe shërbimet e Policisë do të shkojnë menjëherë pranë tyre për t’iu dhënë ndihmën e nevojshme.

The post Moti i keq në vend, Policia apel për shoferët: Tregoni vigjilencë dhe ndiqni udhëzimet appeared first on Sot News | Lajme.

Reshje të dendura dëbore në Parkun Kombëtar të Qafshtamës dhe Malësinë e Krujës, disa fshatra të izoluar

12 January 2025 at 10:34

Reshjet e dendura të dëborës, të cilat kanë filluar gjatë natës, kanë bërë që niveli i dëborës në Parkun Kombëtar të Qafshtamës dhe në disa fshatra të Malësisë së Krujës të arrijë mbi 30 cm.

Raportohet se si pasojë e reshjeve të dendura, disa rrugë janë bllokuar, përfshirë rrugën që çon në Kampin Kombëtar.

Për momentin, nuk raportohet për problematika të tjera, ndërkohë që reshjet vijojnë.

Ndërsa i gjithë rrethi i Krujës është i përfshirë nga reshjet e shiut, të cilat janë shoqëruar dhe nga erërat e forta.

The post Reshje të dendura dëbore në Parkun Kombëtar të Qafshtamës dhe Malësinë e Krujës, disa fshatra të izoluar appeared first on Sot News | Lajme.

Moti i keq, ja si paraqitet situata në Lezhë dhe Shkodër

12 January 2025 at 10:00

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të diel. Në shumë qarqe raportohen reshje të dendura shiu dhe dëbore.

Ndërkaq, disa fshatra në veri të vendit kanë mbetur pa energji elektrike.

Lezhë

Në territorin e qarkut Lezhë, mbizotëron një mot i vrejntur e me reshje me intensitet të ulët, ku sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak, Gjadër, kanë rënë 10 mm shi , por në zonat mbi 200 m mbi nivelin e detit kanë filluar rreshjet e dëborës, të shoqëruara me erë të vrullshme me mbi 60 km/orë, me tendencë rritje.

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet të ketë ndërprerje të shkurtëra të energjisë elektrike, si dhe grupet e punës së OSHEE dhe të bashkisë janë në terren për riparimin e defekteve që mund të shfaqen.

Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë raportohet të ketë ndërprerje të shkurtëra të energjisë elektrike, si dhe grupet e punës së OSHEE dhe të bashkisë janë në terren për riparimin e defekteve që mund të shfaqen.

Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet të ketë ndërprerje të shkurtëra të energjisë elektrike, si dhe grupet e punës së OSHEE dhe të bashkisë janë në terren për riparimin e defekteve që mund të shfaqen.

Në teritorin e Qarkut Lezhë nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara nga dëbora, janë lajmëruar subjekte kontraktore të mirmbajtjet se akseve rrugore për përkeqësimin e motit, me qëllim që nga ana e tyre te marrin masat përkatëse.

Probleme të furnizimit me ujë të pishëm nuk ka.

Kuota e lumit Drin e Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale.

Hidrovorët janë në gadishmëri dhe vihen në punë sipas prurjeve të ujit në kanale.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Lezhë gjatë gjithë ditës do të jetë në ndjekje të situates.

Shkodër

* Nga DRV Shkoder informohemi se akset rrugore qe mbulon kjo drejtori jane te qarkullueshme. Ne te gjitha akset ne zonat malore ka prani te debores dhe ere te forte.

Kontraktoret jane ne gadishmeri me mjete dhe puntore per pastrimin dhe kriposjen e rrugeve.

Qarkullimi i automjeteve ne zonat malore duhet te kryhet me goma dimerore.

* Nga bashkia Shkoder , raportohet se ka reshje debore dhe tempratura te ulta ne zonat malore.

Aksi rrugor Boge – Breg Lumit eshte i kalueshem.

Nj.A. Shale dhe Shosh jane pa Energji Elektrike.

Aksi rrugor Kire – Shosh eshte i bllokuar si pasoje e shembjeve te dherave edhe te reshjeve te Bores.

* Nga bashkia Malësi e Madhe , deri ne keto momente nuk raportohen probleme te EC.

* Nga bashkia Vau Dejes , raportohet se kanë mungese te furnizimit me energji elektrike ne Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.

* Nga bashkia Puke , trashesia e debores arrin deri ne 5 cm, nuk raportohen probleme te EC.

* Nga bashkia Fushe Arrez, raportohet se vazhdojne reshjet e debores te shoqeruara edhe me era te fuqishme, ku deri tani trashesia e debores i kalon 20 cm, rruget nacionale jan te hapura por qarkullimi behet me zinxhir, ndersa rruget rurale qe lidhin bashkine Fushe-Arrez me Nj.A. Iballe dhe fshatrat rreth saj deri ne Firze jan te bllokuar. Gjithashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike ne Nj.A. Qafe-Mali, Iballe dhe Blerim.

* Nga OShE raportohet se ka problem vetem ne fidrat ne zonen e Vaut Dejes ne te cilen nje pjese eshte riparuar dhe po vazhdon puna, ne gjithe zonat tjera nuk kemi probleme.

The post Moti i keq, ja si paraqitet situata në Lezhë dhe Shkodër appeared first on Sot News | Lajme.

Rikthehen reshjet e borës në Korçë, nis pastrimi dhe kriposja, apel nga autoritetet

12 January 2025 at 09:39

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës.

Puna për pastrim dhe kriposje ka nisur prej mëngjesit në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Grabovicë e në çdo aks të qarkut të prekur nga dëbora për largimin e saj nga rruga dhe gjithashtu për kriposjen.

Raportohet se aktualisht nuk ka asnjë problematikë nga reshjet, rrugët janë të hapura por autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve që duhet të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga reshjet.

Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

Ndërkohë që këtë mëngjes reshjet e dëborës janë prezente edhe në qytetin e Korçës.

The post Rikthehen reshjet e borës në Korçë, nis pastrimi dhe kriposja, apel nga autoritetet appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌