Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Moti i keq në Shkodër, bashkia në terren për lirimin e rrugëve

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Për disa minuta, qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dhe stuhi me erë të fortë.

Në një njoftim të bashkisë Shkodër, bëhet me dije se në unazën perëndimore dhe disa zona të tjera të qytetit janë regjistruar raste të rrëzimit të pemëve, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Strukturat e Bashkisë Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe lirimin e plotë të rrugëve, duke rikthyer normalitetin dhe sigurinë për qytetarët.

Nga situata e motit në Shkodër
1 nga 3

/e.i/a.f/r.e/

The post Moti i keq në Shkodër, bashkia në terren për lirimin e rrugëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

18 June 2025 at 17:39

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare, më të theksuara në zonat malore në veri e lindje nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta shiu.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë.

The post A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Sot News | Lajme.

Mot i keq në Dibër/ Era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet aksi Sofraçan–Shupenzë

5 June 2025 at 18:05

Qarku i Dibrës është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike pasditen e kësaj të enjteje me reshje shiu, erë të fortë dhe breshër. Si pasojë e motit të keq janë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve Mësohet se segmenti Sofraçan–Shupenzë i Rrugës së Arbrit është bllokuar përkohësisht, pasi era e fortë ka rrëzuar pemë mbi […]

The post Mot i keq në Dibër/ Era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet aksi Sofraçan–Shupenzë appeared first on BoldNews.al.

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

29 May 2025 at 18:31

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

 

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Në relievet malore në lindje dhe kryesisht në juglindje vranësirat hera-herës deri të dendura.

Në zonën e juglindjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e mëngjesit ndërsa në orët e mesditës dhe pasdite në relievet e larta malore të vendit reshje shiu të dobëta dhe lokale (reshje shiu kryesisht në formë pikash).

Në orët e mesditës deri ato të pasdites në malësitë e zonës së jugut reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s

Ndërsa valëzimi në det do të  3 deri 4 ballë.

 

The post A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Sot News | Lajme.

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

26 May 2025 at 17:32

Për ditën e martë moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.

 

Pas orëve të mesditës këto vranësira prezente edhe në pjesën tjetër të territorit.

Në zonën e veriut (pjesërisht) dhe relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra shtrëngata të izoluara prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës pritet të arrijë deri 10 m/s

Valëzimi në det do të arrijë 1 deri në 2 ballë.

The post Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti appeared first on Sot News | Lajme.

Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje shiu

24 May 2025 at 07:56

Institute Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s./Telegrafi/

The post Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje shiu appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit 24 Maj 2025/ Reshje shiu dhe temperatura 6°C

By: V K
24 May 2025 at 07:37

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me reshje shiu që do të përfshijnë thuajse të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 6°C në zonat malore, deri në 22°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu, me shpejtësi deri në 10 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 25 m/s.

Deti do të paraqitet i trazuar, me valëzim që mund të shkojë deri në 5-6 ballë.

The post Parashikimi i motit 24 Maj 2025/ Reshje shiu dhe temperatura 6°C appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 22 Maj 2025, vranësira të dendura dhe reshje shiu

By: V K
22 May 2025 at 07:39

Ditën e sotme, shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka njoftuar në vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa gjatë paradites dhe orëve të mesditës parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare.

Reshje të herëpashershme me intensitet të ulët do të jenë të pranishme që prej mëngjesit, duke përfshirë një pjesë të madhe të territorit.

Në zonën veriperëndimore dhe përgjatë ultësirës perëndimore, priten periudha të shkurtra reshjesh në formën e shtrëngatave.

Reshjet do të vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet të ulët edhe në zonat malore, deri në orët e vona të pasdites.

Pas kësaj periudhe, pritet përmirësim i kushteve atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët në shumicën e territorit.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor-juglindor me një shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare mund të arrijë deri në 16 m/s.

Deti parashikohet me valëzim të forcës 2 deri 4 ballë.

The post Parashikimi i motit 22 Maj 2025, vranësira të dendura dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Meteorologu flet për një javë dinamike: Si do jetë moti dhe a do të ketë reshje shiu?

By: Oldi
19 May 2025 at 09:50

Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani foli në lidhje me motin që na pret këtë javë, ku tha se në vend do të mbizotërojnë vransira të shumta, të cilat do të shoqërohen edhe me reshje shiu. Këto vransira dhe reshje do të jenë prezente gjatë gjithë javës, përfshirë të shtunën dhe […]

The post Meteorologu flet për një javë dinamike: Si do jetë moti dhe a do të ketë reshje shiu? appeared first on BoldNews.al.

Meteorologu flet për një javë dinamike: Si do jetë moti dhe a do të ketë reshje shiu

By: Besnik
19 May 2025 at 09:45

Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani foli në lidhje me motin që na pret këtë javë, ku tha se në vend do të mbizotërojnë vransira të shumta, të cilat do të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Këto vransira dhe reshje do të jenë prezente gjatë gjithë javës, përfshirë të shtunën dhe të dielën, përjashtuar ditën e premte, që do të ketë një përmirësim të motit.

“Java pritet të jetë mjaft dinamike. Dita e hënë do të jetë nën dominimin e vransirave të shpeshta, të fokusuara në zonat veriore dhe qendrore, ku herë pas here do të ketë mundësi për reshje shiu. Dita e martë do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime, ndërsa vransirat do të bëhen të pranishme gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së martës. Vransirat do të shtohen të mërkurën dhe të enjten, ku do të rikthehen reshjet e shiut. Edhe të enjtën do të kemi vransira, përsëri të shoqëruara me reshje, por përmirësimi i motit do të vijë të premten, kur pritet të mos kemi reshje shiu. Po ashtu, e shtuna pritet të ketë vransira dhe reshje shiu, ndërsa të dielën do të jenë më të pakta”, tha Osmani.

“Temperaturat do të jenë minimale nga 6 gradë Celsius dhe maksimale do të shkojnë deri në 28 gradë Celsius ndërkohë, të premten dhe të shtunën pritet një rënie graduale e temperaturave, që do të përmirësohet të dielën”, tha meteorologu Hakil Osmani

Sa i përket vendeve të rajonit, meteorologu Osmani tha se situata do të jetë e ngjashme, ku vransirat do shoqërohen gjithashtu me reshje shiu.

“Po ashtu, për rajonin, java pritet të jetë nën dominimin e motit të vranët, me reshje shiu të shpeshta. Të mërkurën dhe të enjten reshjet dhe vransirat do të shpeshtohen dhe mund të shoqërohen me rrebeshe. Këto vransira do të jenë gjithashtu edhe në fundjavë, ndërsa vetëm ditën e premte do të ketë një përmirësim të përkohshëm. Temperaturat maksimale në rajon do të shkojnë nga 24 deri në 25 gradë Celsius”, tha Hakil Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Meteorologu flet për një javë dinamike: Si do jetë moti dhe a do të ketë reshje shiu appeared first on Euronews Albania.

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

By: user 11
16 May 2025 at 07:28

Për ditën e premte moti do të jetë i paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak. Vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të katë reshje hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intenistet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Temperaturat minimale do të jenë 3 gradë Celsius, ndërsa maksimale 19 gradë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/s, në lugina dhe bregdet në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 22m/s. Valëzimi në det do të jetë 3 deri 4 ballë.

The post Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit 13 Maj 2025, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
13 May 2025 at 07:25

Ditën e sotme në vendin tonë, si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara gjatë pasdites në zonat Qëndrore dhe Lindore.

Parashikohet që gjatë natës të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

The post Parashikimi i motit 13 Maj 2025, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Mos harroni çadrën – intervale dielli dhe reshje shiu gjatë javës

12 May 2025 at 07:07

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë e paqëndrueshme me mot me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Sipas IHMK-së sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende- vende do të shoqërohen me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/

The post Mos harroni çadrën – intervale dielli dhe reshje shiu gjatë javës appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit 10 Maj 2025, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
10 May 2025 at 07:30

Ditën e sotme vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku herë pas-here shirat do të jenë në formë shtrëngate.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dobësojnë dukshëm vranësirat, duke zhvendosur reshjet e shiut drejt zonave Lindore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë, duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 10 Maj 2025, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

By: V K
7 May 2025 at 07:33

Ditën e sotme në vendin tonë, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë ditës, në disa zona do të ketë reshje shiu, duke sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, priten reshje me intensitet mesatar, të cilat mund të shoqërohen me periudha të shiut të dendur, kryesisht në orët e pasdites.

Kjo do të ndikojë në freskimin e temperaturave dhe rritjen e ndjeshme të lagështisë në ajër.

Ndërsa në zonat si Shkodra, Dibra, Fieri, Berati dhe Vlora, parashikohen reshje të lehta, ndonjëherë të moderuara, me ndikim më të kufizuar.

Mund të ketë ndonjë stuhi lokale, por përgjithësisht nuk priten shqetësime të mëdha.

The post Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit: Rikthehen reshjet e shiut

By: user 11
6 May 2025 at 07:27

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriperëndimore, zonat qendrore dhe pjesërisht në zonat Juglindore duke krijuar mundësi për reshje të përkohshme.

Parashikohet që edhe nata të vijojë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 29°C maksimalja në rang territori.

The post Parashikimi i motit: Rikthehen reshjet e shiut appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit 6 Maj 2025, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
6 May 2025 at 07:20

Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta. Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat herë pas-here do të sjellin dhe reshje shiu më intensitet të ulët deri mesatar.

Në orët e pasdites dhe në vijim, do të ketë një shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit dhe në veri lindje të vendit do të jenë në formë rrebeshi.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe ato maksimale, duke u luhatur nga 8°C vlera minimale në zonat malore deri në 27°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor.

The post Parashikimi i motit 6 Maj 2025, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Vranësira dhe rebeshe shiu të izoluara në orët e pasdites

5 May 2025 at 08:18

Vendi ynë do të vijoje nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në veriore dhe pjesërisht në qendër, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale POR ulen me të paktën 2 gradë celcius vlerat maksimale duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./tch/

The post Vranësira dhe rebeshe shiu të izoluara në orët e pasdites appeared first on Telegrafi.

Vranësira dhe reshje shiu/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

27 April 2025 at 09:03

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu do të jetë moti në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera maksimale.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por mesatare pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Verior.

Në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

The post Vranësira dhe reshje shiu/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme appeared first on Sot News | Lajme.

Vranësira dhe reshje shiu…/ Mot i paqëndrueshëm, ja si do të jenë temperaturat

23 April 2025 at 07:54

Masat ajrore me origjinë Veriperëndimore do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin Shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të mbizotërohet nga intervale kthjellime.

Më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa, gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta duke lënë zonat bregdetare pa reshje. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen sërish vlerat maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në bregdetin e Jonit.

Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.

The post Vranësira dhe reshje shiu…/ Mot i paqëndrueshëm, ja si do të jenë temperaturat appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌