Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

7 July 2025 at 13:00

Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.

Nga e diela, disa pjesë të Greqisë u përfshinë nga një valë e të nxehtit ekstrem, që pritet të zgjasë deri të enjten.

Ministria e Punës ndaloi punën fizike jashtë dhe shpërndarjen e ushqimit nga ora 12:00 deri në orën 17:00.

Urdhri do të zbatohet kryesisht në rajonet qendrore të Greqisë dhe në disa ishuj.

Punëdhënësve iu kërkua, gjithashtu, të ofrojnë mundësi pune nga distanca.

Në Athinë nuk u mor ndonjë masa emergjente, pasi vala aktuale e të nxehtit në kryeqytet nuk konsiderohet e pazakontë.

Meteorologët presin temperaturat më të larta të martën dhe të mërkurën, ndërsa parashikojnë një rënie të lehtë, në rreth 35 gradë, kah fundi i javës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit appeared first on Euronews Albania.

Pala greke pezullon sërish punën sot në Qafë Botë

By: user7
4 July 2025 at 09:50

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht edhe ditën e sotme. Kalimi i në këtë pikë kufitare mund të bëhet vetëm në këmbë. Mësohet se dhjetëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në doganë pasi pala greke ka pezulluar punën.

Raportohet se ky pezullim i punës nga pala greke vjen pas një aksioni të autoriteteve greke ku janë arrestuar disa doganierë për korrupsion pas hetimeve për lehtësime kalimesh kundrejt pagesës për rrjete të paligjshme.

Hetuesit kishin informacion për veprimtarinë e doganierëve, të cilët kundrejt një shume të caktuar parash, kujdeseshin që të mos kryenin kontrolle ndaj automjeteve dhe kamionëve të caktuar me rimorkio. Deri më tani, janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimi është duke vazhduar.

The post Pala greke pezullon sërish punën sot në Qafë Botë appeared first on Lapsi.al.

E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna

30 June 2025 at 21:32

Një ish-punonjës i Policisë së Shtetit që punonte si i infiltruar tregon për  emisionin “Stop” se e kanë përjashtuar nga puna pasi e akuzuan për konsum alkooli, ndërkohë që shpjegon se alkool nuk ka konsumuar, por lëndë narkotike po pasi ia kërkonte detyra të ishte në mes të bandave. Çështja shkoi në gjykatë dhe në […]

The post E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

By: Oldi
19 June 2025 at 13:44

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë të fortë për media, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim me kartelet e drogës dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të tyre në procesin zgjedhor të 11 majit. Ai denoncoi vijimin e aktivitetit të kompanive të lidhura me kartelin e njohur të “Troplinëve”, të cilat, […]

The post Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar appeared first on BoldNews.al.

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri

By: user7
16 June 2025 at 07:28

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga puna arritën vlerën e 155 milionë eurove, 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e shtetasve të huaj nga puna në Shqipëri, të ardhurat nga puna arritën në 144 milionë euro, në rritje gjithashtu me 13% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Së në terma neto, ashtu edhe në ato bruto, të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna kanë arritur nivelin më të lartë historik për tremujorin e parë të vitit.

Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.

Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi. Për 3-mujorin e parë, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 251 milionë eurove, në rritje me 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të marra së bashku, remitancat dhe të ardhurat nga puna kontribuuan me 406 milionë euro në bilancin e pagesave, shifër kjo 7% më e lartë krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 35% të deficitit tregtar në mallra për 3-mujorin e parë të këtij viti.

Deri në ngritjen e shpejtë të sektorit të turizmit, veçanërisht pas pandemisë së vitit 2020, puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur eksportet e ekonomisë shqiptare. Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë vendit, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).

Për 3-mujorin 2025, ato arritën në 199 milionë euro, 4.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fasoneria në vitet e fundit ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor dhe perspektivat e saj duken të zymta./ Monitor

The post Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri appeared first on Lapsi.al.

Tre inspektorë të ‘Shqiponjave’ ndaluan qytetarin dhe e sulmuan fizikisht, pezullohen nga detyra

13 June 2025 at 10:33

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”.

Masat janë marr ndaj inspektor E.T., me detyrë ‘Trupë Shërbimi’, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, inspektor D. G., me detyrë ‘Trupë Shërbimi’, seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ dhe inspektor E. N., me detyrë ‘Trupë Shërbimi’, seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’.

“Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

The post Tre inspektorë të ‘Shqiponjave’ ndaluan qytetarin dhe e sulmuan fizikisht, pezullohen nga detyra appeared first on Telegrafi.

Horoskopi, e martë, 3 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

2 June 2025 at 23:07

Horoskopi, e martë, 3 Qershor 2025 Dashi Të përgjithshmet:Hëna do të zgjojë në shpirtin tuaj një dëshirë të fortë për aventura dhe liri. Do jeni energjikë, të gjallë dhe të gatshëm për të provuar gjëra të reja. Entuziazmi do ju shoqërojë në çdo hap dhe do keni një shkëlqim të veçantë në sy. Dashuria:Nëse jeni […]

The post Horoskopi, e martë, 3 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Po shkonte në punë, studenti italian godet për vdekje me makinë shqiptarin 39-vjeçar

By: user 6
27 May 2025 at 23:20

Ai vdiq menjëherë teksa po shkonte në punë, i goditur nga makina e një studenti që kishte dalë jashtë kontrollit. Edmond Gjoci, 39 vjeç, banues në Tuoro të Italisë, i martuar dhe baba i një vajze 5-vjeçare, po ecte në buzë të rrugës rajonale 71 në Riccio.

Një “Lancia Y” u përplas mbi të dhe e rrëzoi përtokë si një birilë. Në tragjedinë që ndodhi këtë mëngjes në orën 7:45, ekziston hija e një shpërqendrimi fatal, kur fatet e një nxënësi 19-vjeçar të shkollës së mesme nga zona dhe një punëtori ferme u kryqëzuan në mënyrën më të tmerrshme.

I riu, i nënshtruar testeve, rezultoi negativ për alkool dhe çdo substancë tjetër. Kështu, midis hipotezave që po shqyrtohen nga Karabinierët, përveç sëmundjes së papritur, një avarie motorike ose një ngjarjeje të paparashikuar, ekziston edhe mungesa e përqendrimit gjatë drejtimit të automjetit.

Ndoshta për një kontroll të parëndësishëm, për të parë celularin, ose për diçka tjetër. Por për momentin nuk ka asgjë të sigurt në hetimin e hapur në mënyrë të pashmangshme nga prokuroria për vrasje rrugore. Përveç se, në fakt, këmbësori humbi jetën menjëherë dhe makina e vogël gri përfundoi jashtë rrugës pas përplasjes. Ai gjithashtu goditi një tabelë anës rrugës.

Që nga rindërtimi i parë i dinamikës, studenti e përshkonte të gjithë karrexhatën në mënyrë diagonale: vinte nga ana e Terontolës dhe po shkonte në drejtim të Cortonës. Makina dhe telefoni celular u sekuestruan. 39-vjeçari nga Trasimeno, me origjinë nga Shqipëria, por që jetonte në Tuoro prej rreth dhjetë vitesh, një person i thjeshtë dhe i njohur, vuri re vetëm automjetin që po shkonte drejt tij, por pa shmangur përplasjen fatale. Ai nuk arriti ta shpëtonte veten.

Ishte në buzë të rrugës së ngarkuar, pasi kishte mbërritur me autobus nga shtëpia: kishte një takim për të shkuar në punë, me sa duket në Pergo. Kur mbërritën makina mjekësore Alfa 3 dhe ambulanca, Edmond Gjoci ishte tashmë i vdekur. 

The post Po shkonte në punë, studenti italian godet për vdekje me makinë shqiptarin 39-vjeçar appeared first on Lapsi.al.

Ndalon puna/ Ukrainasit sulmojnë fabrikën e rëndësishme të Presidentit Putin, raportohen të…

23 May 2025 at 22:26

Duke shkaktuar një zjarr, dronët ukrainas sulmuan një fabrikë të madhe ushtarake ruse në qytetin Yelets duke bërë që të ndalet puna në objekt, i cili ka një rol të rëndësishëm në zinxhirin ushtarak-industrial rus.

Objektivi i sulmit ishte fabrika Energija në rajonin Lipetsk, konfirmuan autoritetet lokale dhe burimet ukrainase. Fabrika prodhon bateri dhe sisteme energjetike që përdoren në pothuajse të gjitha degët e industrisë mbrojtëse të Vladimir Putinit. Ministria ruse e mbrojtjes raportoi se gjatë natës së tretë me radhë të sulmeve janë rrëzuar të paktën 112 dronë ukrainas.

Guvernatori i Lipetsk, Igor Artamonov tha se rrëzimi i dronëve shkaktoi zjarr në zonën industriale dhe u lënduan tetë persona. Një dron goditi çatinë e një ndërtesë banimi dhe dëmtoi 20 apartamente, por nuk pati viktima.

Artamonov nuk përmendi emrin e fabrikës, por mohoi pretendimet për rrjedhje të kimikateve të rrezikshme. Qendra ukrainase për luftimin e dezinformimit njoftoi se pas sulmit fabrika ndaloi punën.

The post Ndalon puna/ Ukrainasit sulmojnë fabrikën e rëndësishme të Presidentit Putin, raportohen të… appeared first on Sot News | Lajme.

“Do paguheni me honorare”/ Gazetarëve lokalë u ndryshohet kontrata e punës “nga sot për nesër”

23 May 2025 at 18:28

Pesë operatorë të televizionit informativ “ABC News” u pushuan pa paralajmërim nga puna, ndërsa tre reporterëve nga rrethet iu komunikua se nga 1 qershori do të paguhen me honorarë. Këto vendime të papritura, të komunikuara përmes mesazheve nga redaksia, kanë ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit të medias. “Para dy ditëve nga redaktorja e rretheve […]

The post “Do paguheni me honorare”/ Gazetarëve lokalë u ndryshohet kontrata e punës “nga sot për nesër” appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e mërkurë, 7 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

6 May 2025 at 23:04

Horoskopi, e mërkurë, 7 Maj 2025 Dashi Për të pasur një ditë më të bukur sot, mundohuni të jeni paksa më kreativë. Nëse keni një lidhje dhe doni të jetoni në harmoni të plotë duhet të tregoheni të sinqertë me partnerin dhe të mos e gënjeni atë për asgjë. Për ju beqarët do konkretizohen disa […]

The post Horoskopi, e mërkurë, 7 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Trump do të largojë 1200 punonjës të CIA-s

3 May 2025 at 13:05

Administrata e Donald Trump po planifikon shkurtime të konsiderueshme të stafit në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës dhe agjenci të tjera të mëdha amerikane të spiunazhit. Lajmi është bërë i ditur nga Washington Post, i cili i referohet një raporti me anë të të cilit qeveria amerikane ka informuar ligjvënësit në Capitol Hill. Sipas këtij raporti qeveria […]

The post Trump do të largojë 1200 punonjës të CIA-s appeared first on BoldNews.al.

Problemi më i madh? Ja çështja që i shqetëson më shumë shqiptarët

By: redi
29 April 2025 at 22:03

Në kampionimin e fundit nga kompania e njohur amerikane ”McLaughlin and Asociated” me Top Channel, janë zbuluar dhe cilat janë problematikat më të mëdha të shqiptarëve, ku vendin e parë e mban ekonomia. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Në kampionimin e fundit, janë zbuluar dhe cilat janë problematikat më të mëdha të shqiptarëve, ku vendin e parë e mban ekonomia.

Source

“Shqipëria sot ka kapital, por jo forcë punëtore”/ Qori: Synojmë përmirësimin e kushteve të punës

24 April 2025 at 22:47

Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori, i ftuar në ABC News tha se Shqipëria sot vuan për forcë punëtore dhe se shumica më e madhe e shqiptarëve po largohen jashtë vendit. Ai shtoi se programi i tij synon që forca punëtore e Shqipërisë të mbahet këtu dhe kjo sipas tij arrihet duke u ofruar kushte […]

The post “Shqipëria sot ka kapital, por jo forcë punëtore”/ Qori: Synojmë përmirësimin e kushteve të punës appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e shtunë, 12 Prill 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 April 2025 at 22:59

Horoskopi, e shtunë, 12 Prill 2025 Dashi Gjatë kësaj dite do jeni disi antikonformistë dhe do keni goxha fantazi. Falë Venusit, planetit të dashurisë dhe Marsit, planetit të dëshirave, jeta juaj në çift do jetë e jashtëzakonshme. Emocionet që do përjetoni do jeni të jashtëzakonshme. Edhe ju beqarët do keni një ditë euforike dhe të […]

The post Horoskopi, e shtunë, 12 Prill 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Paralizohet Italia, vendi përballet me grevë 48 orëshe

By: user 5
9 April 2025 at 21:32

Italia futet në grevë, ndalesa 48-orëshe është zyrtare: shkollat ​​dhe puna ndalojnë në të gjithë vendin. Priten ndërprerje në sektorët e tjerë.

Në ditët në vijim pritet një ndryshim i papritur në jetën e përditshme të miliona italianëve. Një vendim i paralajmëruar prej disa kohësh është gati të bëhet realitet konkret që do të përfshijë çdo cep të vendit.

Pasojat do të ndihen jo vetëm në qytetet e mëdha, por edhe në qytetet e vogla, duke i bërë të ndërlikuara udhëtimet dhe aktivitetet e punës.

E gjithë makina organizative e gjen veten duke u përballur me një ngjarje të jashtëzakonshme që premton të paralizojë më shumë se një sektor kyç. Me rritjen e shqetësimit mes qytetarëve dhe bizneseve, vëmendja përqendrohet në të kuptuarit se si të përgatitemi për të kufizuar shqetësimin. Trazirat në fakt mund të kenë gjithashtu efekte serioze në menaxhimin e shërbimeve thelbësore.

Mes hipotezave, frikës dhe konfirmimeve fillestare, dalin detaje që ndezin debatin publik. Shumë po pyesin se cilat kategori do të përfshihen dhe cilat shërbime mund të garantohen, megjithëse në një formë të reduktuar. Ndërkohë paralajmërimet dhe rekomandimet po shumëfishohen për ata që do të duhet të udhëtojnë apo punojnë në ditët e planifikuara për nismën.

Sektori hekurudhor në grevë kombëtare

Nëse deri pak orë më parë qarkullonin vetëm thashetheme, tashmë kanë mbërritur konfirmimet zyrtare. Ndalesa do të jetë e gjerë dhe do të prekë njëkohësisht shkollat, zyrat dhe transportin. Sipas Fanpage, ky është një nga momentet më të mprehta të protestës në muajt e fundit.

Sindikata bazë USB Lavoro Privato ka thirrur një grevë në sektorin hekurudhor për 11 dhe 12 prill. Mobilizimi do të përfshijë të gjithë sektorin, si për transportin e udhëtarëve ashtu edhe për transportin e mallrave me hekurudhë. Mbyllja do të fillojë në orën 03:00 të së premtes 11 prill dhe do të përfundojë në orën 02:00 të së shtunës më 12 prill , me pasoja të përhapura për të gjithë sistemin hekurudhor kombëtar.

Shërbime të garantuara dhe shqetësime të mundshme

Greva përhapet edhe në kategori të tjera falë aderimit të sindikatës Orsa , e cila thirri një grevë në të njëjtën kohë për stafin e Trenitalia që vepron në Piemonte dhe Valle d’Aosta. Në të njëjtën kohë, nga mesnata e 11 prillit deri në orën 23:59 të së njëjtës ditë, do të zhvillohet edhe një grevë e përgjithshme në sektorin publik dhe privat të shpallur nga Si Cobas. Gjatë protestës, Trenitalia do të garantojë vetëm shërbimet minimale thelbësore , siç kërkohet nga legjislacioni aktual.

Trenat tashmë në tranzit në fillim të grevës do të mund të arrijnë destinacionin e tyre përfundimtar vetëm nëse planifikohen të nisen brenda një ore nga fillimi i grevës. Përndryshe, trenat mund të ndalojnë në stacionet e mëparshme. Megjithatë, do të sigurohen disa lidhje në distanca të gjata që konsiderohen thelbësore. Qytetarët këshillohen të informohen paraprakisht për oraret dhe itineraret e disponueshme për të minimizuar shqetësimet.

The post Paralizohet Italia, vendi përballet me grevë 48 orëshe appeared first on Lapsi.al.

GJKKO kalon për gjykim dosjen/ Spahia: Akuzë qesharake! Nuk pranova gjykimin e shkurtuar

2 April 2025 at 10:35

Gjykata e Posaçme ka pranuarb ditën e sotme kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen e ish kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. Sipas SPAK, Bardh Spahia, kur ushtronte detyrën e […]

The post GJKKO kalon për gjykim dosjen/ Spahia: Akuzë qesharake! Nuk pranova gjykimin e shkurtuar appeared first on BoldNews.al.

Trump fillon pushimet e 10 mijë punonjësve në agjencitë shëndetësore amerikane

By: Mirgen
1 April 2025 at 22:34

Administrata Trump filloi pushimet masive të 10,000 punonjësve në agjencitë shëndetësore amerikane të martën, sipas burimeve të shumta të njohura me situatën, me rojet e sigurisë që ndaluan hyrjen për disa punonjës vetëm disa orë pasi ata morën njoftimet për pushim nga puna. Shkurtimet, të cilat prekin disa agjenci të profilit të lartë nën Departamentin […]

The post Trump fillon pushimet e 10 mijë punonjësve në agjencitë shëndetësore amerikane appeared first on BoldNews.al.

Ja mënyra e duhur si t’i thuash shefit që po lë punën

By: M C
23 March 2025 at 21:13

Të japësh dorëheqjen nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur ke një shef që mund të reagojë me habi, zhgënjim ose edhe nervozizëm.

Por nëse e menaxhon siç duhet, mund ta bësh këtë hap profesional në mënyrën më të qetë të mundshme dhe pa e bërë të sikletshme as për veten, as për të tjerët.

Ja disa hapa për t’ia komunikuar lajmin shefit në mënyrën më korrekte dhe profesionale.

1. Zgjidh momentin e duhur

Mos e lër lajmin për sekondën e fundit ose ta japësh në mes të një krize pune. Nëse është e mundur, kërko një takim kokë më kokë me shefin dhe bëje kur ai/ajo nuk është i/e zënë me afate të rëndësishme.

Kjo tregon respekt dhe i jep kohë ekipit të përgatitet për largimin tënd.

2. Përgatit një shpjegim të shkurtër dhe pozitiv

Nuk është nevoja të hysh në detaje përse po largohesh, sidomos nëse nuk është për arsye pozitive. Mjafton të thuash diçka si:

• “Kam vendosur të marr një mundësi të re që përputhet më shumë me objektivat e mia profesionale.”

• “Pas një reflektimi të gjatë, kam vendosur të marr një drejtim tjetër në karrierën time.”

Nëse ke pasur përvoja të këqija, është më mirë të mos i përmendësh, sepse nuk ka kuptim të lësh përshtypje negative në momentin e fundit.

3. Jep një lajmërim të arsyeshëm

Standardi është të lajmërosh të paktën dy javë më parë, por në varësi të pozicionit tënd dhe marrëveshjes me kompaninë, mund të nevojitet edhe më shumë kohë. Nëse është e mundur, ofro ndihmë gjatë kalimit të detyrave te kolegët e tjerë ose te pasuesi yt.

4. Shkruaj një letër dorëheqjeje

Edhe nëse e ke bërë bisedën me gojë, është mirë të përgatisësh një letër të shkurtër dhe profesionale. Ajo mund të përmbajë:

Datën e fundit të punës.

Falënderim për mundësitë e ofruara.

Një frazë të shkurtër për kalimin e detyrave.

Diçka si:

“I nderuar [Emri i shefit],

Dua t’ju informoj se kam vendosur të largohem nga pozicioni im si [pozicioni yt] në [kompania]. Dita ime e fundit e punës do të jetë më [data].

Dua t’ju falënderoj për mundësitë dhe përvojat e vlefshme që kam fituar këtu. Gjatë kësaj periudhe do të bëj çmos për të siguruar një shkëmbim të lehtë të detyrave.

Me respekt,

[Emri yt]”

5. Mbaj profesionalizmin deri në ditën e fundit

Mos e humb entuziazmin në ditët e fundit të punës. Vazhdimi i punës me përkushtim tregon profesionalizëm dhe lë një përshtypje të mirë. Madje, mund të të ndihmojë nëse një ditë do të të duhet një referencë nga ish-shefi yt.

6. Largohu pa drama

Edhe nëse shefi yt nuk e merr lajmin mirë ose përpiqet të të mbajë me premtime të reja, trego qetësi dhe përmbahu te vendi yt. Mos u fut në diskutime të panevojshme dhe largohu me dinjitet.

Të largohesh nga puna është një hap i madh dhe mund të jetë stresues, por nëse e menaxhon siç duhet, mund të dalësh me kokën lart dhe me një marrëdhënie të mirë me ish-kolegët. Fundja, bota është e vogël dhe s’ke nga e di kur mund të të duhet një derë e hapur në të ardhmen!

The post Ja mënyra e duhur si t’i thuash shefit që po lë punën appeared first on Albeu.com.

Si t’i thuash shefit që po lë punën – pa e bërë situatën të sikletshme

22 March 2025 at 22:45

Nëse e menaxhon siç duhet, mund ta bësh këtë hap profesional në mënyrën më të qetë të mundshme dhe pa e bërë të sikletshme as për veten, as për të tjerët

Të japësh dorëheqjen nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur ke një shef që mund të reagojë me habi, zhgënjim ose edhe nervozizëm

Të largohesh nga puna është një hap i madh dhe mund të jetë stresues, por nëse e menaxhon siç duhet, mund të dalësh me kokën lart dhe me një marrëdhënie të mirë me ish-kolegët. Fundja, bota është e vogël dhe s’ke nga e di kur mund të të duhet një derë e hapur në të ardhmen!

Ja disa hapa për t’ia komunikuar lajmin shefit në mënyrën më korrekte dhe profesionale.

1. Zgjidh momentin e duhur

Mos e lër lajmin për sekondën e fundit ose ta japësh në mes të një krize pune. Nëse është e mundur, kërko një takim kokë më kokë me shefin dhe bëje kur ai/ajo nuk është i/e zënë me afate të rëndësishme. Kjo tregon respekt dhe i jep kohë ekipit të përgatitet për largimin tënd.

2. Përgatit një shpjegim të shkurtër dhe pozitiv

Nuk është nevoja të hysh në detaje përse po largohesh, sidomos nëse nuk është për arsye pozitive. Mjafton të thuash diçka si:

• “Kam vendosur të marr një mundësi të re që përputhet më shumë me objektivat e mia profesionale.”
• “Pas një reflektimi të gjatë, kam vendosur të marr një drejtim tjetër në karrierën time.”

Nëse ke pasur përvoja të këqija, është më mirë të mos i përmendësh, sepse nuk ka kuptim të lësh përshtypje negative në momentin e fundit.

3. Jep një lajmërim të arsyeshëm

Standardi është të lajmërosh të paktën dy javë më parë, por në varësi të pozicionit tënd dhe marrëveshjes me kompaninë, mund të nevojitet edhe më shumë kohë. Nëse është e mundur, ofro ndihmë gjatë kalimit të detyrave te kolegët e tjerë ose te pasuesi yt.

4. Shkruaj një letër dorëheqjeje

Edhe nëse e ke bërë bisedën me gojë, është mirë të përgatisësh një letër të shkurtër dhe profesionale. Ajo mund të përmbajë:

– Datën e fundit të punës.
– Falënderim për mundësitë e ofruara.
– Një frazë të shkurtër për kalimin e detyrave.

Diçka si:

“I nderuar (Emri i shefit),

Dua t’ju informoj se kam vendosur të largohem nga pozicioni im si (pozicioni yt) në (kompania). Dita ime e fundit e punës do të jetë më (data).

Dua t’ju falënderoj për mundësitë dhe përvojat e vlefshme që kam fituar këtu. Gjatë kësaj periudhe do të bëj çmos për të siguruar një shkëmbim të lehtë të detyrave.

Me respekt,

(Emri yt)”

5. Mbaj profesionalizmin deri në ditën e fundit

Mos e humb entuziazmin në ditët e fundit të punës. Vazhdimi i punës me përkushtim tregon profesionalizëm dhe lë një përshtypje të mirë. Madje, mund të të ndihmojë nëse një ditë do të të duhet një referencë nga ish-shefi yt.

6. Largohu pa drama

Edhe nëse shefi yt nuk e merr lajmin mirë ose përpiqet të të mbajë me premtime të reja, trego qetësi dhe përmbahu te vendi yt. Mos u fut në diskutime të panevojshme dhe largohu me dinjitet. /Telegrafi/

The post Si t’i thuash shefit që po lë punën – pa e bërë situatën të sikletshme appeared first on Telegrafi.

❌
❌