Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve

By: user 6
5 June 2025 at 22:12

Shqipëria është renditur në nivelin e tretë nga pesë kategoritë e indeksit vjetor të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC), që mat shkeljet e të drejtave të punëtorëve në mbarë botën. Sipas raportit të publikuar së fundmi, vendi ynë vijon të jetë pjesë e shteteve ku shkeljet e të drejtave të punëtorëve janë të vazhdueshme.

Indeksi i ITUC vlerëson 151 vende duke përdorur 87 tregues të bazuar në standardet e Kombeve të Bashkuara dhe traktatet ndërkombëtare. Ai i ndan vendet në pesë kategori, ku kategoria e pestë përshkruhet me situatën më të keqe – për vendet ku nuk ka asnjë garanci ligjore për të drejtat e punëtorëve – ndërsa kategoria e parë përfshin vendet me shkelje sporadike.

Shqipëria mbetet në nivelin e tretë, duke u pozicionuar si një vend ku shkeljet ndodhin rregullisht.

Raporti thekson një përkeqësim të përgjithshëm të të drejtave të punëtorëve në mbarë botën, me më shumë se një në tre vende që klasifikohen në nivelin më të ulët të mundshëm – pa garanci për të drejtat e punëtorëve.

Në Evropë, vetëm 7 vende kanë arritur të ruajnë vlerësimin më të lartë, përballë 18 vendeve që ishte në vitin 2014.

“Ky trend i tmerrshëm nënvizon ashpërsinë e sulmit të vazhdueshëm nga qeveritë dhe korporatat mbi të drejtat dhe liritë themelore të punës gjatë dekadës së fundit,” thuhet në raport.

Ndërkohë, raporti përmend se në Shqipëri dhe disa vende të tjera si Hungaria, Moldavia, Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar, qeveritë kanë abuzuar me pushtetin ligjor duke e zgjeruar në mënyrë të tepërt përkufizimin e “shërbimeve thelbësore”, për të kufizuar të drejtën e grevës.

Sipas raportit shkeljet e të drejtës së punëtorëve për grevë mbetën në nivelin më të lartë globalisht që nga fillimi i Indeksit në vitin 2014.

“Në vitin 2025, grevat u kufizuan ose u ndaluan në 131 vende (87%), të pandryshuara nga viti 2024 dhe nga 63% në vitin 2014”.

Kjo shtypje, sipas raportit, ndodh në një kohë kur greva si e drejtë është njohur nga Konventa 87 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e ratifikuar nga 158 prej 187 shteteve anëtare të saj.

Raporti citon gjithashtu përpjekjet sistematike të disa kompanive në Evropë për të minuar aktivitetin sindikal, ndërsa në disa vende është vërejtur krijimi i të ashtuquajturave “sindikata të verdha”, të kontrolluara nga punëdhënësit, që zbehin rolin e mbrojtjes së të drejtave të punonjësve.

Në renditjen globale, 10 vendet me situatën më të keqe për të drejtat e punëtorëve përfshijnë Bangladeshin, Bjellorusinë, Ekuadorin, Egjiptin, Eswatinin (Afrikë), Mianmarin, Nigerinë, Filipinet, Tunizinë dhe Turqinë.

Në vitin 2025, ndalimi ose kufizimi i grevave u evidentua në 131 vende (87%), një shifër që ka mbetur e pandryshuar nga viti i kaluar, por përbën një rritje të madhe krahasuar me vitin 2014, kur kjo ndodhte në 63% të vendeve.

Raste konkrete përmenden edhe në Belgjikë dhe Zvicër, ku sindikalistë u arrestuan apo u gjobitën për pjesëmarrje në greva, duke përforcuar prirjen e frikësimit dhe shtypjes së të drejtës së organizimit sindikal. /Citizens.al

The post Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Ermir Dedjas: Identifikohen bashkëpunëtorët, 2 vihen në pranga, 1 në kërkim

4 June 2025 at 10:22

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Policia e Durrësit ka identifikuar 5 persona si të përfshirë në vrasjen ndaj 29 vjeçarit Ermir Dedja, i vili u vra në lagjen numër 18 të qytetit bregdetar.

Policia ka arrestuar 2 shtetas, të cilët dyshohet se kanë kontrabanduar automjetin që u përdor për vrasjen, si dhe një tjetër automjet që mund të ishte përdorur për një ngjarje tjetër kriminale. Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua automjeti tjetër tip “Seat”.

Lidhur me këtë ngjarje, është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër, Xh. D., 33 vjeç, i cili akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes, si dhe për kontrabandë mallrash.

Dy ditë pas vrasjes, Policia shpalli në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, me iniciale E. N., 44 vjeç, dhe M. D., 46 vjeç, të cilët akuzohen për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen dhe për trafikun e mjeteve motorike.

Nga hetimet ka rezultuar se të përfshirët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar dy automjete tip “Seat” në Shqipëri, nga të cilat njëri është përdorur për vrasjen e Dedjas.

Sipas informacioneve policore, aktualisht tre shtetasit e shpallur në kërkim janë jashtë vendit, dhe po punohet në bashkëpunim me autoritetet e huaja për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Policia e Durrësit vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e Ermir Dedjas: Identifikohen bashkëpunëtorët, 2 vihen në pranga, 1 në kërkim appeared first on Euronews Albania.

E rëndë në Gramsh/ Masivi i dheut zë poshtë punëtorët, humbin jetën dy të rinjtë

By: V K
10 May 2025 at 14:34

Këtë të shtunë, një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Holtës në Gramsh, ku dyshohet se një masiv dheu është shembur pranë një kanali që dërgon ujë në një hidrocentral.

Për pasojë, konfirmohet se dy punëtorë të një kompanie që ndërton hidrocentralin, kanë ndërruar jetë pasi dyshohet se kanë përfundur poshtë masivit të dheut.

Sakaq, policia dhe disa ekipet mjekësore pas njoftimit të marrë për ngjarjen janë nisur drej zonës ku ndodhi tragjedia.

“Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22-vjeç dhe E. Ll., 32-vjeç”,- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Kujtomë që vetëm pak ditë më parë, një rast i ngjashëm tragjik ndodhi në zonën e Klosit, ku pas shembjes së një masivi të kromit humbi jetën 29-vjeçari Ardit Beshiri.

The post E rëndë në Gramsh/ Masivi i dheut zë poshtë punëtorët, humbin jetën dy të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Historia/ Pse 1 Maji është dita e punëtorëve

By: user 6
1 May 2025 at 22:25

1 Maji, Dita e Punëtorëve. Sot është pothuajse automatike për ne që ta lidhim ditën e parë të këtij muaji me këtë përvjetor. Por zgjedhja për të kujtuar këtë ditë i ka rrënjët në luftërat e fundit të shekullit të 19-të, në një periudhë në të cilën ndërgjegjësimi për të drejtat e punëtorëve po rritej.

Zyrtarisht, “shpikja” e 1 Majit daton që nga kongresi i Internacionales së Dytë, i cili u mbajt në Paris në vitin 1889 (data dhe vendi u zgjodhën për të përkujtuar 100-vjetorin e sulmit ndaj Bastijës). Me atë rast u vendos të promovohej një demonstrim global (dhe i njëkohshëm) për t’u lejuar punëtorëve të kërkonin njëzëri më shumë të drejta në punë.
Zgjedhja rastisi në këtë datë në kujtim të një aksidenti të rëndë që kishte ndodhur në

Çikago në vitin 1886, kur një grup punëtorësh vendosën të demonstronin për të pasur më shumë marrë masa mbrojtëse. Në atë periudhë, në fakt, pranohej që njerëzit punonin edhe më shumë se 16 orë në ditë (ideja e 8 orëve të punës në ditë lindi në fund të shekullit të 19-të), në kushte katastrofike higjienike dhe sanitare dhe duke rrezikuar jetën e tyre për ato që sot konsiderohen punë të sigurta. Protesta zgjati 3 ditë dhe u shtyp me gjak, duke shënuar 11 të vrarë. ©LAPSI.al

The post Historia/ Pse 1 Maji është dita e punëtorëve appeared first on Lapsi.al.

1 Maji, protestë në kryeqytet për të drejtat e punonjësve

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Unioni i Sindikatave të Shqipërisë dhe Qendra për të drejtat në punë kanë organizuar sot në kryeqytet një protestë, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Në këtë protestë, të pranishëm ishin punëtorë nga sektorë të ndryshëm në vend, sindikalistë dhe aktivistë, të cilët kërkuan kushte më të mira, paga më të larta dhe trajtim me dinjitet për ta.

“Kriza më e madhe sot është mungesa e punëtorëve sepse ikin. Por, nëse duam t’i mbajmë në Shqipëri duhet t’i paguajmë mirë e t’i trajtojmë me dinjitet”, u shpreh Gertjana Hasalla, nga Qendra për të Drejtat në Punë.

Gjatë protestës, foli edhe Gent Stroni nga Sindikata e punonjësve të shëndetësisë, i cili kërkoi më shumë dinjitet në punë për kolegët e tij dhe punonjësit shqiptarë në sektorë të tjerë.

“U bëj thirrje të gjithë punëtorëve, të vrasin frikën për të protestuar për të drejtat e tyre dhe të organizohen në sindikata. Të kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Ilia Kondi nga Unioni i Sindikatave të Shqipërisë.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve i ka fillesat prej ngjarjeve të majit të 1886-ës, kur 400 mijë punëtorë të SHBA-së dolën në grevë, duke kërkuar një ditë pune 8-orëshe. Greva filloi në mënyrë paqësore, por në ditën e tretë të protestave në Çikago pati dhunë. Policia qëlloi mbi punëtorët e paarmatosur, duke vrarë disa prej tyre. Të nesërmen pati protesta të tjera dhe dikush hodhi një bombë. Shtatë oficerë policie dhe katër punëtorë u vranë nga bomba ose të shtënat e policisë menjëherë pas bombës. Personi që hodhi bombën nuk u identifikua kurrë, por tetë punëtorë u arrestuan. Shtatë prej tyre u dënuan me vdekje dhe një prej tyre u dënua me 15 vjet burg. /j.p/

Nga protesta e USSH dhe QDP në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve
1 nga 4

The post 1 Maji, protestë në kryeqytet për të drejtat e punonjësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë/ Punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave

By: Ardit
1 May 2025 at 14:14

Me moton “Qeveri – Kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në Prishtinë më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Kreu i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë “trajtuar si skllevër” nga ana e institucioneve, […]

The post Kosovë/ Punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave appeared first on BoldNews.al.

Për çfarë protestojnë punëtorët shqiptarë këtë 1 Maj?

By: Ardit
1 May 2025 at 12:32

“Paga shqiptare, çmime evropiane!” është slogani që mbledh punëtorët shqiptarë në protestë këtë “1 Maj”. Rritja e ndjeshme e kostos së jetesës kundrejt pagave të ulëta që ofrojnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë në vend është kryefjala e organizimit, që fokusohet te kërkesat për paga dinjitoze dhe kushte të sigurta pune. Koordinatori Kombëtar i Unionit […]

The post Për çfarë protestojnë punëtorët shqiptarë këtë 1 Maj? appeared first on BoldNews.al.

“Shqipëria sot ka kapital, por jo forcë punëtore”/ Qori: Synojmë përmirësimin e kushteve të punës

24 April 2025 at 22:47

Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori, i ftuar në ABC News tha se Shqipëria sot vuan për forcë punëtore dhe se shumica më e madhe e shqiptarëve po largohen jashtë vendit. Ai shtoi se programi i tij synon që forca punëtore e Shqipërisë të mbahet këtu dhe kjo sipas tij arrihet duke u ofruar kushte […]

The post “Shqipëria sot ka kapital, por jo forcë punëtore”/ Qori: Synojmë përmirësimin e kushteve të punës appeared first on BoldNews.al.

Kostot e punës në të gjithë Evropën – ku janë ato më të larta dhe më të ulëta?

22 April 2025 at 07:40

A keni menduar ndonjëherë se sa varion kostoja e punësimit të dikujt në pjesë të ndryshme të Evropës?

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në vitin 2024, kostoja e punës për orë varionte nga 10,6 € në Bullgari në 55,2 € në Luksemburg midis vendeve të BE-së sipas Eurostat.

Kostoja mesatare e vlerësuar në BE ishte 33,5 €.

Kostot më të larta në Evropën Veriore dhe Perëndimore

Kostot më të larta të punës janë të përqendruara në Evropën Veriore dhe Perëndimore, veçanërisht kur Islanda dhe Norvegjia përfshihen krahas vendeve anëtare të BE-së.

Të pesë vendet nordike janë mbi mesataren e BE-së. Norvegjia, Islanda dhe Danimarka renditen në katër vendet e para, secila me kosto pune për orë që i kalon 50 €.

Përveç tyre, Belgjika (48,2 €), Holanda (45,2 €), Austria (44,5 €), Franca (43,7 €) dhe Gjermania (43,4 €) janë gjithashtu ndër vendet me kosto të lartë.

Kostot më të ulëta të punës në Evropën Lindore

Kostot e punës në BE janë më të ulëtat në Evropën Lindore. Bullgaria (10,6 €), Rumania (12,5 €) dhe Hungaria (14,1 €) kanë normat më të ulëta.

Evropa Jugore sheh kosto të moderuara. Por ka ende një hendek të madh në krahasim me Veriun. Italia (30,9 €), Spanja (25,5 €), Portugalia (18,2 €) dhe Greqia (16,7 €) hyjnë në këtë grup.

Dr. Agnieszka Piasna, studiuese e lartë në Institutin e Sindikatave Evropiane (ETUI) deklaroi se këto dallime të vazhdueshme ndjekin një model shumë të qartë rajonal, me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) dhe Evropës Jugore që kanë kostot më të ulëta të punës dhe nivelet më të ulëta të pagave. /Telegrafi/

The post Kostot e punës në të gjithë Evropën – ku janë ato më të larta dhe më të ulëta? appeared first on Telegrafi.

Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat

3 February 2025 at 15:47

Punëtorët e sektorit privat të Kosovës që kryejnë shërbime për institucionet shtetërorë dhe komunale kërkojnë rritje te pagave sikurse punëtorëve te sektorit publik ku rritja e tyre u be nga 55 euro.

Kryetari i Federatës Sindikale të Puntorëve te Sektorit Privat te Kosovës, Jusuf Azemi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka paralajmëruar se të martën udhëheqja e ngushtë e Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës në ora 14:00 në selinë e Sindikatës do të mbaj mbledhje të jashtëzakonshme ku do të specifikohet koha dhe masat e veprimit për realizimin e kësaj rritje që Qeveria e Kosovës e bëri nga ky muaj për sektorin publik.

Ndryshe, ekzekutivi vitin e kaluar kishte vendosur, që nga janar i këtij viti të rris pagat për punonjësit e sektorit publikë për 55 euro në muaj, ndërsa nga korriku do të ketë rritje për 110 euro. /Telegrafi/

The post Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat appeared first on Telegrafi.

Japonia shënon rritjen më të madhe të numrit të punëtorëve të huaj

By: lia rda
31 January 2025 at 08:56

Japonia ka regjistruar rritjen e saj më të madhe vjetore të numrit të punëtorëve të huaj në rekord, tha qeveria të martën, pasi vendi kërkon të trajtojë mungesën e fuqisë punëtore të përkeqësuar nga një popullsi në plakje.

Në tetor 2024, 2.3 milionë të huaj punonin në arkipelag, një rritje prej rreth 254,000 njerëz nga një vit më parë, njoftoi Ministria Japoneze e Punës.

Kjo është rritja më e madhe që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 2008.

Numri i punëtorëve të huaj në Japoni është tre herë më i lartë se një dekadë më parë, kur numri ishte 788,000 në 2014.

Japonia ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë pas Monakos, dhe për shkak të rregullave relativisht të rrepta të emigracionit, ajo po përballet me një mungesë në rritje të fuqisë punëtore./abcnews.al

Fasoneria nuk u jep punëtorëve rrogat, shumë muaj pa paguar sigurimet

By: Oldi
24 January 2025 at 21:30

Më 9 Janar të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e zotit Ergin Isa, i cili u drejtua në redaksinë e “Stop” pasi ka një rrobaqepësi të vogël në qytetin e Durrësit dhe herë pas here lidhet me firma të mëdha, për të marrë punë. Në muajin Prill firmosi një kontratë me firmën Do-Al shpk […]

The post Fasoneria nuk u jep punëtorëve rrogat, shumë muaj pa paguar sigurimet appeared first on BoldNews.al.

Trump publikon “listën e zezë”, poshtëron ish-bashkëpunëtorët

By: fra nc
16 January 2025 at 15:54

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka tërhequr sërish vëmendjen me komentet e tij në rrjetin social “Truth Social”. Përveç se ka bërë të ditur se deri tani stafi i tij ka punësuar mbi 1 mijë persona që do të shërbejnë në administratën e re dhe do ta bëjnë Amerikën të madhe sërish, Trump nuk është kursyer në kritikat ironike ndaj ish-bashkëpunëtorëve të tij.

“Për të kursyer kohë dhe para, do të ishte mirë të mos na rekomandonit njerëz me të cilët kemi punuar, si: budallai kokëshkëmb John Bolton, tru-pula Nikki Haley dhe Mike Pence, tradhtari Dick Cheney dhe e bija psikopate Liz, apo gjeneralët e vjetër që vuajnë nga sindroma e çrregullimit Trump. Faleminderit për vëmendjen,” u është drejtuar Trump ndjekësve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump publikon “listën e zezë”, poshtëron ish-bashkëpunëtorët appeared first on Euronews Albania.

Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit

8 January 2025 at 08:49

Paga dukshëm më të larta dhe kushte më të mira pune – gjithnjë e më shumë gjermanë duan të punojnë në Luksemburg.

Ora tetë e mëngjesit. Somaeh Metzger troket në derën e zonjës Pennig-Chaussy dhe hyn brenda. “Mirëmëngjes, si jeni?” thotë infermierja. “Gudde Moien,” përgjigjet ajo. Marie Josée Pennig-Chaussy është 94 vjeç dhe prej gjashtë vitesh jeton në shtëpinë e të moshuarve “Op Lamp” në Wasserbillig, Luksemburg. Somaeh Metzger është 50 vjet më e re. Fillon procedura e zakonshme e kujdesit.

Somaeh Metzger e vesh zonjën Pennig-Chaussy, e ndihmon të ngrihet nga shtrati, e vendos në një karrige me rrota dhe e çon në banjë. Pas dhjetë minutash kthehen në dhomë. Zonja Pennig-Chaussy kujdeset për vendosjen e buzëkuqit, edhe pse kujdestarja e ndihmon duke i mbajtur dorën që i dridhet. Ato diskutojnë për karrierën e mëparshme teatrore të zonjës së moshuar – herë në gjermanisht, herë në gjuhën e Luksemburgut, me plot fraza në frëngjisht.

Shumë më mirë se në Gjermani

Pothuajse 20 vjet më parë, Somaeh Metzger vendosi të linte punën e saj në një shtëpi të moshuarish në Gjermanidhe shkoi në Luksemburgun fqinj. Ajo mësoi gjuhën luksemburgase në një kurs të organizuar nga punëdhënësi i saj. Nga shtëpia e saj në Trier të Gjermanisë, ku jeton me familjen e saj, deri në vendin e saj të punës janë vetëm 13 kilometra. “Nuk jam penduar për vendimin tim për asnjë sekondë”, thotë Metzger.

Të tillë që shkojnë në punojnë në Luksemburg nga Gjermania ka shumë. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, mbi 52,000 gjermanë punojnë atje – 30 për qind më shumë se një dekadë më parë. Shumica dërrmuese e tyre ende jetojnë në Gjermani dhe shkojnë në punë në Luksemburg. Vetëm në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social janë të regjistruar 6,300 gjermanë, mes tyre të paktën 4000 kujdestarë si Somaeh Metzger.

Kjo shihet edhe në vendin e saj të punës: mbi 80 për qind e 147 punonjësve në shtëpinë e të moshuarve “Op Lamp” janë gjermanë që kujdesen për 81 banorët e shtëpisë së të moshuarve. “Ne nuk po kërkojmë veçanërisht kujdestarë nga Gjermania,” thotë drejtoresha Mireille Wirtz-Lenertz. Por në rajonin kufitar u përhap lajmi se kushtet e punës në Luksemburg janë shumë më të mira se në Gjermani. Nuk ka pothuajse asnjë orë më shumë jashtë orarit të punës, punonjësit respektohen, ndërsa paga është pothuajse dyfish më e lartë se në Gjermani. “Unë fitoj më shumë në Luksemburg duke punuar 60% të orarit, sesa në Gjermani kur punoja me orar të plotë,” thotë Metzger.

Shqetësime ka edhe në Luksemburg

Luksemburgu me 670 mijë banorë, së fundmi ka rritur sërish pagat e punonjësve në kujdesin e të moshuarve dhe të sëmurëve. Me dhjetë vjet shërbim, një kujdestare në një shtëpi për të moshuar fiton rreth 65,000 euro në vit – plus bonuse. Ndërsa një infermiere mund të marrë rreth 100,000 euro.

Luksemburgu me sa duket është gati t’i paguajë kujdestarët edhe më mirë, sepse popullsia edhe atje po plaket. Sipas vlerësimit të shoqatës së kujdestarëve Copas, në pesë vitet e ardhshme do të jetë e nevojshme të plotësohen 4000 vende pune shtesë në sektorin e përkujdesit: kujdestarë, infermiere, fizioterapistë e deri tek asistentët e kuzhinës. Por në Luksemburg, vetëm pak më shumë se 100 kujdestarë përfundojnë trajnimin e tyre çdo vit. Tashmë rreth 50 përqind e infermierëve vijnë nga vendet fqinje. Wirtz-Lenertz ka frikë se do të bëhet më e vështirë për të gjetur kujdestarë nga Gjermania në vitet e ardhshme.”Pagat po rriten edhe atje,” thotë ajo. Por ajo është e sigurt për kushte më të mira pune, taksa më të ulëta dhe sigurisht pensione më të mira në Luksemburg.

Gjendja në Gjermani

Në të njëjtën kohë, është një fatkeqësi për shtëpitë e të moshuarve dhe spitalet në anën gjermane të kufirit. Vetëm nga spitali Barmherzige Brüder në Trier, 25 deri në 30 infermierë nisen për në Luksemburg çdo vit, thotë Jörg Mogendorf, drejtor i departamentit të infermierisë së spitalit, “Tendenca po rritet”, shpjegon ai. Edhe Dhoma e Punëtorëve të Kujdesit të shtetit të Rheinland-Pfalz dëshmon se situata “nuk është përmirësuar aspak. Përkundrazi: është përkeqësuar”. Presidenti Markus Mai mendon se pak mund të bëhet kundër pagave të shkëlqyera në vendet fqinje: “E vetmja gjë që mund të bëhet është rritja e përgjithshme e numrit të punonjësve në rajonet e prekura. Por Dhoma jonë ka pak ndikim ose mundësi për të ndryshuar gjendjen”.

Nuk kthehem!

Somaeh Metzger nuk do të kthehet në Gjermani: “Në Gjermani kam qenë përgjegjëse për nëntë ose dhjetë të moshuar në një turn, kam punuar shpesh 15 ditë pa pushim. Në Luksemburg, kam pesë persona për të cilët kujdesem”. Ajo nuk beson se gjërat do të ndryshojnë. Në Luksemburg, punëdhënësi respekton dëshirat e saj kur organizon orarin. Somaeh Metzger është jashtëzakonisht e kënaqur: “Unë mund të balancoj punën dhe jetën time private pa vështirësi”. Në Gjermani ka gjithnjë e më shumë që mendojnë si Metzger dhe largohen, jo vetëm në sektorin e kujdesit. /DW/

 

 

The post Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit appeared first on Telegrafi.

Në Berat ullinjtë ngelen në pemë/ Mungojnë punëtorët dhe infrastruktura e shkatërruat

By: Oldi
7 January 2025 at 16:05

Theodhori Bello nga fshati Gjeroven, rreth 10 kilometra nga Berati, u kthye nga emigrimi i gjatë në Greqi për të investuar në kultivimin e ullirit. Por pasi derdhi kursimet e 27 viteve punë në emigrim për ngritjen e një fabrike moderne të prodhimit të vajit të ullirit, ai e gjeti veten para vështirësive që nuk […]

The post Në Berat ullinjtë ngelen në pemë/ Mungojnë punëtorët dhe infrastruktura e shkatërruat appeared first on BoldNews.al.

Punëtorët e fasonerisë “Altek” dalin në protestë: Po na shkelen të drejtat!

6 January 2025 at 12:54

Rreth 200 punëtorë të fasonerisë “Altek” në Krujë kanë bojkotuar punën dhe kanë dalë këtë të hënë në protestë, pasi pretendojnë se iu janë shkelur të drejtat dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga kompania. Më konkretisht, shpërbilimi i fundvitit nuk iu është dhënë këtë vit nga ana e punëdhënësit, ndryshe nga vitet e tjera, duke […]

The post Punëtorët e fasonerisë “Altek” dalin në protestë: Po na shkelen të drejtat! appeared first on BoldNews.al.

Punëtorët në Francë në grevë/ Ndërpritet energjia elektrike

By: Mirgen
10 December 2024 at 19:28

Greva e punëtorëve në impiantet bërthamore dhe hidrike ndërpreu energjinë elektrike në Francë. Rreth 2.5 gigavat (GW) të prodhimit të energjisë elektrike në Francë u ndërprenë nga një greva e operuar nga gjiganti shtetëror i energjisë EDF të martën, sipas të dhënave nga kompania. Gati 1 gigavat i prodhimit të energjisë hidrikë u largua nga […]

The post Punëtorët në Francë në grevë/ Ndërpritet energjia elektrike appeared first on BoldNews.al.

Shkodra e zbrazët, punëtorët shkojnë në Mal të Zi

By: user 5
5 December 2024 at 18:25

Qindra punëtorë nga Shkodra dhe rrethinat e gdhijnë dhe e ngrysin ditën në doganë, ndërsa udhëtojnë çdo ditë drejt Malit të Zi për punë më të paguar dhe trajtim më të drejtë.

Nga Emi Kalaja

Për Ilir Dibrën, marangoz nga Shkodra, puna në Mal të Zi nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por një nevojë e diktuar nga vështirësitë ekonomike në qytetin e tij. Ai punon prej nëntë vitesh si marangoz në Ulqin – ku thotë se kushtet e punës dhe pagat janë më të mira se në Shqipëri.

“Këtu pagat për punimin e drurit janë më të larta. Jemi të pajisur me letra pune dhe na paguhen sigurimet shoqërore. Shpresoj që shumë shpejt të na njihen këto vite, sepse numri i shqiptarëve që punojnë këtu është i konsiderueshëm,” tha Dibra.

Dibra është vetëm një nga qindra banorët e qarkut të Shkodrës, të cilët po punojnë në vendin fqinj të Malit të Zi. Ndërsa statistikat zyrtare mungojnë, përfaqësues të pushtetit vendor thonë se qindra punëtorë nga zona e Shkodrës dhe rrethinat udhëtojnë çdo ditë për punë në Mal të Zi, kryesisht në Ulqin.

“Kjo lëvizje e banorëve nga e gjithë zona dhe fshatrat, që janë afër kufirit me Malin e Zi, ka bërë që të ketë një largim të fuqisë punëtore për shkak të nivelit të pagave,” thotë Adnan Shullani, administrator i Njësisë Administrative Ana e Malit, zonë kufitare me Malin e Zi.

Në pikën kufitare të Muriqanit, punëtorët kalojnë të ndarë në grupe çdo mëngjes.

Eraldi dhe Ili, dy të rinj nga Muriqani, i thanë BIRN se nisen çdo mëngjes në orën 5:00 dhe kthehen mbrapsht rreth orës 16:00. Djemtë thonë se u detyruan të kërkojnë punë në Mal të Zi, pasi me mbarimin e shkollës nuk arritën të gjenin hapësirë në tregun e punës në vendin e tyre.

“Pothuajse gjithë djemtë e rinj të zonës nisin punë atje, disa merren me sektorin e turizmit dhe disa të tjerë me vjeljen e frutave të stinës. Patëm ofertë nga një fabrikë, e cila neve si fillestarë na ofroi 30 euro ditën e punës, e më pas mund të kalonim me 50 euro ditën,” thotë Eraldi.

Të rinjtë thonë se kushtet e punës në vendin fqinj janë shumë më të mira se në Shkodër. Veç një page të kënaqshme, ta kanë të siguruar transportin, drekën dhe një orë pushim në ditë. “Në zonën tonë kjo konsiderohet luks,” thonë ata.

Megjithatë, një situatë e tillë ka sjellë efektet e saj në tregun vendas, veçanërisht në Shkodër dhe Malësi të Madhe, dhe në zonat në afërsi të pikave kufitare, si ajo e Muriqanit dhe e Hanit të Hotit.

Me largimin e profesionistëve dhe të rinjve drejt Malit të Zi, bizneset lokale apo familjare në sektorë si ndërtimi, mobilieria dhe prodhimi po përballen me vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore të kualifikuar.

“Kjo ka bërë që shumë biznese të përballen me vështirësi dhe të kthehen në biznese familjare, ku të gjithë punojnë së bashku, pasi është e vështirë të gjesh fuqi punëtore. Konkurrenca në paga është ajo që ndikon në këtë fenomen,” thotë Shullani.

Administratori i Anës së Malit thotë se fenomeni u bë i dukshëm kur u hap dogana e përbashkët që lidh Shqipërinë me Malin e Zi në Muriqan.

“Kërkesat për punëtorë nga Ulqini dhe më pas edhe nga qytetet e tjera me paga më të larta se ato të bizneset private në Shqipëri kanë shtyrë banorët të kërkojnë punë matanë kufirit. Një pjesë e tyre udhëtojnë çdo ditë në mëngjes dhe kthehen pasdite, ndërsa ka edhe nga ata që qëndrojnë për javë të tëra dhe kthehen vetëm në fundjavë,” thotë ai.

Të dhëna zyrtare për këtë emingrim ditor apo javor nuk ka, pavarësisht se fluksi është i dukshëm. Policia vendore e Shkodrës, përmes një emaili zyrtar i tha BIRN se ata nuk shënonin arsyet e kalimit të kufirit dhe nuk kishin statistikë. Kjo mungesë e të dhënave zyrtare krijon një boshllëk në kuptimin e plotë të fenomenit dhe ndikimit që ai ka në tregun e punës në Shqipëri.

Simon Shkreli, gazetar dhe aktor në Teatrin Migjeni, i cili është me origjinë nga Ulqini, thotë se fenomeni është gjithnjë e më i ndjeshëm.

“Në Shkodër është jashtëzakonisht e vështirë të gjesh një person për një shërbim minimal, si p.sh. një elektricist për ndryshimin e një prize apo një hamall. Sa për brigadat e ndërtimit, ato nuk ekzistojnë më. Në bujqësi dhe blegtori, fermerët janë detyruar të pakësojnë tufat dhe të ulin prodhimet për shkak të mungesës së punëtorëve. Kjo ka ndikuar jashtëzakonisht shumë negativisht,” thotë Shkreli.

Sipas Shkrelit, Ulqini nuk ofronte mundësi vite më parë, por së fundmi është transformuar në një qytet ku turizmi dhe prodhimtaria janë përherë e më shumë në rritje.

“Pas diplomimit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në vitin 2004, u ktheva në Ulqin. Por aty, ashtu si edhe sot, nuk kishte as teatër, as kinema, as galeri arti. Media ishte një fjalë e madhe për të përshkruar atë që mund të quhej media lokale,” kujton ai.

Ai thotë se para 10 vitesh Ulqini kishte emigracion të madh, por tani mund të flitet për migrim të brendshëm. Zonat rurale rreth qytetit po afrohen gjithnjë e më shumë në periferi, dhe kjo për shkak të planit urbanistik që lejon ndërtimin e 25,000 objekteve.

“Kjo ka krijuar nevojë për shumë punëtorë, dhe numri i shqiptarëve që punojnë në Mal të Zi është rritur”, thotë ai.

Në Ulqin ka rreth 550 punëtorë shqiptarë që punojnë gjatë gjithë vitit në sektorë të ndryshëm, si ndërtimi dhe hoteleria. Gjatë sezonit të verës, ky numër rritet edhe më shumë, pasi pagesat janë më të larta dhe trajtimi është më i mirë.

Sipas tij paga ditore në Ulqin është 40 euro për 8 orë pune dhe ka të garantuar ushqimin dhe fjetjen. “Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë shqiptarë që punojnë në Mal të Zi. Në fund të ditës, secili punon aty ku paguhet më shumë,” përfundon Shkreli.

The post Shkodra e zbrazët, punëtorët shkojnë në Mal të Zi appeared first on Lapsi.al.

‘Shkop dhe karrotë’: Bashkia thyen grevën e punonjësve të pastrimit

By: user 5
2 December 2024 at 20:00

Nga Valbona Davidhi

Mbi 30 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit për zonat rurale në bashkinë e Fierit njoftuan më 18 nëntor nisjen e një greve pa afat dhe listuan si kërkesa rritjen e pagës, kushte më të mira të punës dhe respektim të disa të drejtave, përfshi lejet vjetore që thanë se nuk i merrnin.

Por vetëm një ditë pas shpalljes së grevës pa afat, punonjësit e pastrimit të zonave rurale në bashkinë e Fierit u rikthyen në punë pa iu plotësuar kërkesat dhe pa u shqyrtuar pretendimet e ngritura.

Një nga punonjësit, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit për shkak të frikës për vendin e punës, tha se greva dështoi që të nesërmen, pasi punonjësit u kontaktuan nga zyrtarë të bashkisë që premtuan kushte më të mira dhe një pagë të 13-të. Ai tha gjithashtu se njëri prej organizatorëve u penalizua, duke u transferuar në turnin e natës.

“Kur vajta ditën tjetër te parku (vendparkimi i automjeteve të pastrimit të bashkisë ku nisi greva e punonjësve), nuk ishte asnjë nga kolegët, ishin shpërndarë në punë. I kishin marrë në telefon që atë natë. Kështu u detyrova edhe unë të nis punën, se e kemi bukën e gojës,” tha punonjësi.

“Ta gjejnë kleçkën këta e të heqin nga puna”, shtoi ai duke iu referuar eprorëve.

Një tjetër punonjës, pjesëmarrës i grevës i tha BIRN se punonjësit ishin takuar ditën tjetër me zyrtarët e bashkisë, ku u ishte premtuar se do t’u jepet paga e 13-të dhe do të furnizoheshin me mjete dhe veshje shtesë për të përmirësuar kushtet e punës.

“Jo, ne e ndaluam grevën se ata na premtuan pagë të 13-të. Na thanë që do sjellin veshje dhe pajisje të reja dhe do përmirësojnë kushtet e punës. Tani s’e dimë kur do na e hedhin pagën këtë vit apo nga fillimin e vitit tjetër,” tha Enver Licaj, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Fierit

Emiljano Skenda, drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit në bashki, i pranon problemet e denoncuara nga punonjësit, por tha se ata po përpiqeshin që t’u jepnin zgjidhje.

“Ajo që kemi bërë menjëherë pas protestës se punonjësve, e cila duhet ta theksoj, mund të ishte shmangur nëse punëtorët do të drejtoheshin fillimisht në drejtori sepse do t’i kishim dhënë zgjidhje problematikës, është se kemi shlyer dhe po shlyejmë, pagesat e orëve shtesë dhe lejet vjetore të prapambetura,” tha Skenda.

Skenda pranoi se punonjësve u ishte premtuar një pagë e 13-të, por tha se kjo nuk ishte kompetencë e ndërmarrjes dhe ai thjeshtë e dinte që po diskutohej. Skëndaj tha se menjëherë pas grevës punonjësit ishin pajisur me uniforma të reja dhe shtoi se kishte vetëm pak javë në detyrë, duke lënë të kuptohet se s’kishte pasur dijeni për problematikat.

Për më shumë se dy javë pas fillimit të grevës dhe denoncimit të trajtimit të padrejtë në punë, punonjësit thanë se nuk u kontaktuan nga Inspektorati i Punës dhe se askush veç zyrtarëve të bashkisë nuk u interesua për ta.

“Nuk na ka kontaktuar asnjë tjetër përveç takimit që patëm me drejtuesit në bashki, ku na thanë se do na paguajnë vështirësi pune, pagë të 13-të, do na paguajnë për orët shtësë dhe do na japin pajisje të reja, veshje etj”, tha Enver Licaj për BIRN.

BIRN mësoi se Inspektorati i Punës u vu në lëvizje vetëm dy javë pas grevës. Drejtoresha e Inspektoriatit për rajonin, Tereza Lacaj tha se inspektimi si procedurë nis kryesisht sa herë ka pretendime apo denoncime nga punonjësit. Ajo tha se inspektimi për rastin nisi të hënën më 2 dhjetor dhe se vonesa vinte pasi ata ishin angazhuar në një procedurë tjetër.

“Ne jemi duke u marrë me një tjeter inspektim këtë periudhë, ndaj rasti i punonjësve të bashkisë së Fierit do të hapet sot si procedurë. Inspektimi në të tilla raste kërkon kohë, por ajo që mund të themi në këtë moment është se pretendimet e punonjësve, edhe kur ato bëhen vetëm në media, janë shkak për nisjen e procedurës së inspektimit,” tha Lacaj për BIRN.

Ndërmarrja e Pastrimit në bashkinë e Fierit ka 150 punonjës që paguhen me pagën minimale prej 40,100 (bruto) lekësh, por brigada e pastrimit të zonave rurale punon në kushte të vështira për shkak të mungesës së mjeteve dhe heqjes së koshave në zonat rurale./BIRN

The post ‘Shkop dhe karrotë’: Bashkia thyen grevën e punonjësve të pastrimit appeared first on Lapsi.al.

Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e tij

By: lia rda
16 November 2024 at 17:39

Një incident u njoftua pasditen e kësaj të shtune në polici në Paris. Sipas informacioneve nga mediat franceze, një burrë që besohet të jetë pronari i restorantit po mban peng punëtorët.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka kërkuar që askush të mos afrohet derisa të përfundojnë negociatat me burrin, i cili nuk pranon të flasë me efektivët.

Nuk dihet nëse burri është i armatosur. Restoranti në fjalë ndodhet në lagjen e 15-të të qytetit dhe më konkretisht në zonën Issy-les-Moulineaux.

Nuk bëhen të ditura motivet e autorit. Sipas mediave franceze, banorëve të zonës u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa qarkullimi është ndalur dhe policia ka rrethuar rrethin./abcnews.al

❌
❌