Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, 15 persona humbin jetën, plagosen dhjetëra të tjerë

By: V K
9 June 2025 at 09:54

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën, pasi një autobus që transportonte studentë u përplas me një furgon pasagjerësh në një autostradë në Malajzi.

Ekipet e emergjencës u erdhën në ndihmë të lënduarve.

“Autobusi u përmbys dhe furgoni i pasagjerëve ra në një hendek. Disa persona arritën të çliroheshin, të tjerë u hodhën jashtë, ndërsa disa mbetën të bllokuar brenda autobusit”, thanë ekipet e shpëtimit që ndodheshin në vendngjarje.

The post Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, 15 persona humbin jetën, plagosen dhjetëra të tjerë appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe tentuan të arratiseshin, por u përplasën me automjetin e një polici, humbin jetën të katërt

By: V K
6 June 2025 at 09:32

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Malagas, ku një nën-inspektor i Policisë Kombëtare Spanjolle, 48-vjeç, dhe tre persona të dyshuar si pjesëtarë të grupeve kriminale shqiptare, humbën jetën pas një përplasjeje “kokë më kokë” mes dy automjeteve.

Ngjarja nisi pas një përpjekjeje për grabitje në një farmaci në rrugën Lope de Rueda, në lagjen Puerto de la Torre.

Tre grabitësit, të cilët besohet të jenë anëtarë të një bande të njohur shqiptare, tentuan të grabisin farmacinë, por dështuan dhe u larguan me shpejtësi në një automjet të fuqishëm.

Policia Kombëtare dhe ajo vendore u vu menjëherë në ndjekje të tyre.

Sipas raportimeve nga agjencia EFE, gjatë arratisjes, grabitësit morën një kthesë të gabuar duke hyrë në drejtim të kundërt në autostradën A-7 drejt Torremolinos.

Pikërisht aty ndodhi përplasja fatale me makinën e nën-inspektorit 48-vjeçar, i cili nuk po merrte pjesë në operacion, por po kthehej në shtëpi pas një turni nate.

Përplasja e fuqishme çoi në shpërthimin në flakë të të dy automjeteve. Sipas autoriteteve të Këshillit të Qytetit të Malagës, zjarrfikësit nga stacionet Churriana, Carretera de Cádiz dhe Martiricos mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat nga mjetet e djegura.

Tre personat në makinën e grabitësve u gjetën të pajetë, ndërsa oficerët e Policisë Lokale nxorën nga makina nën-inspektorin, por fatkeqësisht nuk mundën t’i shpëtonin jetën.

Në vendngjarje ndërhynë edhe Garda Civile, Policia Kombëtare dhe shërbimet emergjente 061. Hetimet për aksidentin po drejtohen nga Departamenti i Trafikut i Gardës Civile.

Nën-inspektori i ndjerë ishte baba i dy fëmijëve dhe kishte mbi 20 vite në shërbim. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllimet për familjen e tij.

The post Tragjike/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe tentuan të arratiseshin, por u përplasën me automjetin e një polici, humbin jetën të katërt appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, humbin jetën dy të rinjtë, 23 dhe tjetri 18-vjeç

By: V K
14 May 2025 at 10:53

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 02:30, një aksident me pasojë vdekjen e dy të rinjve 23 dhe 18-vjeç, është regjistruar  në “Shkallën e Tujanit”.

Sipas informacioneve policore, raportohet se dy të rinjtë kanë ndërruar jetë pas përplasjes së motorit me një makinë.

Bëhet me dije se uniformat blu, kanë arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia thotë se grupi hetimor, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24-vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23-vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18-vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.”.

The post Aksident tragjik në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, humbin jetën dy të rinjtë, 23 dhe tjetri 18-vjeç appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Gramsh/ Masivi i dheut zë poshtë punëtorët, humbin jetën dy të rinjtë

By: V K
10 May 2025 at 14:34

Këtë të shtunë, një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Holtës në Gramsh, ku dyshohet se një masiv dheu është shembur pranë një kanali që dërgon ujë në një hidrocentral.

Për pasojë, konfirmohet se dy punëtorë të një kompanie që ndërton hidrocentralin, kanë ndërruar jetë pasi dyshohet se kanë përfundur poshtë masivit të dheut.

Sakaq, policia dhe disa ekipet mjekësore pas njoftimit të marrë për ngjarjen janë nisur drej zonës ku ndodhi tragjedia.

“Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22-vjeç dhe E. Ll., 32-vjeç”,- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Kujtomë që vetëm pak ditë më parë, një rast i ngjashëm tragjik ndodhi në zonën e Klosit, ku pas shembjes së një masivi të kromit humbi jetën 29-vjeçari Ardit Beshiri.

The post E rëndë në Gramsh/ Masivi i dheut zë poshtë punëtorët, humbin jetën dy të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Aksident i trefishtë në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

By: Oldi
19 April 2025 at 08:06

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën Kërçovë-Gostivar. Fatkeqësisht nga ky aksident kanë humbur jetën 3 persona. Më tej bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona. Aksidenti u regjistrua rreth orës 20:55 në fshatin Trapçindoll. Në këtë aksident të rëndë janë përfshirë tre makina. Të plagosurit janë […]

The post Aksident i trefishtë në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Publikohen pamjet e rënda/ Bie kulmi i diskotekës, humbin jetën 98 persona (VIDEO)

By: V K
9 April 2025 at 10:56

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, një ngjarje tragjike është regjistruar në në kryeqytetin Republikës Domenikane, Santo Domingo, ku humbën jetën 98 persona dhe më shumë se 150 janë plagosur, pasi një çati u shemb në një klub nate.

Sipas autoriteteve vendase mes viktimave, është edhe ish-lojtarët i Ligës së Madhe të Bejsbollit, Octavio Dotel dhe Tony Blanco.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se 51-vjeçari, vdiq rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur të merengues Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set.

Ai u raportua në mesin e të bllokuarve në rrënoja.

Qindra njerëz ishin brenda vendit dhe rreth 400 shpëtimtarë janë ende në kërkim të të mbijetuarve.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

Gjithashtu, mes viktimave ishte Nelsy Cruz, guvernatore e provincës Monte Cristi, tha Presidenti Luis Abinader.

Ajo ishte motra e ish-lojtarit të bejsbollit Nelson Cruz.

Të paktën 300 persona ndodheshin brenda klubit të natës Jet Set, në kryeqytetin e Santo Domingos, kur çatia u shemb rreth orës 1 të mëngjesit gjatë një shfaqjeje të artistit merengue Rubby Pérez dhe orkestrës së tij, thanë autoritetet. Ende nuk dihet shkaku i shembjes.

Familjet e të zhdukurve u mblodhën në vendngjarje dhe ndanë fotografitë e të dashurve të tyre mëngjesin e së martës, ndërsa dhjetëra autoambulanca dërguan të plagosurit në spital.

Abinader ka shpallur tri ditë zie pas katastrofës. Ai shkoi në klubin e natës të martën në mëngjes me gruan e tij, Zonjën e Parë Raquel Arbaje, për të shprehur ngushëllimet për viktimat.

 

#ULTIMAHORA Tragedia en Santo Domingo: colapsa parte del techo del club Jet Set, dejando al menos 12 muertos y más de 90 heridos. #8Abril
.
.
.
🎥RRSS pic.twitter.com/zytoOTHBNv

— 2001online (@2001OnLine) April 8, 2025

The post Publikohen pamjet e rënda/ Bie kulmi i diskotekës, humbin jetën 98 persona (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 11 persona, mes tyre dhe dy fëmijë të mitur

By: V K
9 April 2025 at 10:03

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur dhe i ka marrë jetën 11 personave.

Rreth 50 pasagjerë ishin në autobusin që udhëtonte nga shteti i Goias për në Ribeirao Preto në Sao Paulo, kur shoferi humbi kontrollin e automjetit në komunën e Araguari.

Dhjetë persona, mes të cilëve edhe fëmijë të moshës nga 2 deri në 4-vjeç, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq për shkak të plagëve në një spital lokal, tha policia.

Ky është aksidenti i tretë me autobus që ndodh në Brazil në pak muaj, pasi në shkurt, një autobus që transportonte studentë të universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në shtetin Sao Paulo, duke vrarë 12 pasagjerë, ndërsa në dhjetor një aksident mes një autobusi pasagjerësh dhe një kamioni vrau gjithashtu 38 persona në një autostradë në shtetin Minas Gerais.

The post Aksidenti tragjik/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 11 persona, mes tyre dhe dy fëmijë të mitur appeared first on Albeu.com.

Tragjedi e dyfishtë/ Babai humb jetën kur mëson aksidentin fatal të djalit 31-vjeçar

By: V K
10 March 2025 at 10:52

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt, pasi u përplas nga një kamion.

Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31-vjeç, janë Kostas Papakonstantinou dhe 31-vjeç Kerasia Alimantiri.

Por siç raportojnë mediat greke, tragjedia nuk ndalet me humbjen e çiftit, pasi babai i 31-vjeçarit, me të dëgjuar për aksidentin e tmerrshëm automobilistik, nuk ka duruar dhimbjen dhe trishtimin dhe u nda nga jeta.

32-vjeçarja është vajza e një biznesmeni të njohur në Volos, i cili drejton një dyqan pjesësh këmbimi motorësh në qendër të qytetit, ndërsa 31-vjeçari punonte në një dyqan të ngjashëm.

Sipas taxydromos.gr, çifti u martua shtatorin e vitit që lamë pas.

Disa makina pas ishte një çift tjetër, miq të ngushtë të viktimave. Ata raportuan se të dy ishin dëshmitarë të skenës së tmerrshme, teksa panë miqtë e tyre të ngushtë duke dhënë frymën e fundit para syve.

Në gjendje shoku, ata u përpoqën të vrapojnë drejt tyre, por tashmë ishte tepër vonë.

The post Tragjedi e dyfishtë/ Babai humb jetën kur mëson aksidentin fatal të djalit 31-vjeçar appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ U aksidentua bashkë me bashkëshortin, humb jetën vajza e biznesmenit të njohur

By: V K
10 March 2025 at 08:49

Ditën e djeshme, një aksident tragjik në Greqi u mori jetën dy të rinjve të cilët sapo ishin martuar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Volos-Agria, pranë Platanidia, ku dy të rinjtë, Kostas Papakonstantinou, 31-vjeç dhe bashkëshortja e tij Kerasia Alimantiri, 31-vjeç, fatkeqësisht humbën jetën pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një automjet.

Sipas mediave vendase, mësohet se çifti i sapomartuar u përplasën nga një automjet, teksa ishin duke udhëtuar me motorin e tyre.

Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ata humbën jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Kanë qenë miqtë e ngushtë të viktimave, ata të cilët ishin dëshmitarë të skenës tragjike. Për mediat greke, ata kanë folur duke thënë se në momentin e aksidentit ndodheshin me automjetin e tyre mbrapa Kerasias dhe Kostas.

Ata kanë treguar se në momentin që dy shokët e tyre u aksidentuan, vrapuan për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi ata dhanë frymën e fundit në duart e tyre.

Ndërkohë, mësohet se vajza e cila humbi jetën është e bija e një prej biznesmenëve më të zëshëm në zonën e Volos.

Ndërkohë, mësohet se vajza e cila humbi jetën, është e bija e një prej biznesmenëve më të njohur në zonën e Volos.

 

Ne foto: Çifti qe humbi jeten dhe pamje nga vendi i ngjarjes

 

Pamje nga vendi i ngjarjes

The post E rëndë/ U aksidentua bashkë me bashkëshortin, humb jetën vajza e biznesmenit të njohur appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik/ Humbin jetën 3 persona, plagosen rëndë dy të tjerë

By: V K
9 March 2025 at 07:47

Ditën e djeshme, një aksident rrugor i shkaktuar nga një tentativë e dështuar për parakalim, ndodhi në shtetin jugor gjerman të Baden-Wuerttemberg të shtunën, duke lënë tre persona të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur rëndë, tha policia lokale.

Aksidenti ndodhi në një autostradë pranë Haigerloch rreth orës 09:30 me orën lokale. Sipas policisë, një drejtues 32-vjeçar tentoi të parakalonte një automjet në korsinë e majtë të rrugës me dy korsi, por humbi kontrollin, duke rrëshqitur dhe duke u përplasur me një furgon që po afrohej.

Drejtuesi i furgonit 44-vjeçar dhe dy pasagjerët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dy pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar për në spital.

Shoferi përgjegjës për aksidentin dhe pasagjeri i tij gjithashtu u plagosën rëndë.

Policia tha se hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

The post Aksident tragjik/ Humbin jetën 3 persona, plagosen rëndë dy të tjerë appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ U përplasën për vdekje në aksin rrugor Elbasan-Peqin, identifikohen nënë e bir

2 March 2025 at 09:20

ELBASAN- Nga përplasja tragjike e një mjeti tip Benz dhe një furgoni pasagjerësh kanë humbur jetën dy persona dhe pesë të tjerë janë lënduar.

Viktimat janë nënë e bir, Fatbardha dhe Klodian Shahini, përkatësisht 55 dhe 33 vjeç.

Drejtuesi i furgonit dhe 4 pasagjerë janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se mjeti tip “Benz” ka rrëshqitur dhe i ka dalë para minibusit çka shkaktoi dhe përplasjen tragjike./abcnews.al

Aksident tragjik/ Autobusi me studentë përplaset me kamionin, humbin jetën 12 persona

By: V K
22 February 2025 at 09:44

Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil, ku një autobus me studentë është përplasur me një kamion, e për pasojë humbën jëtën 12 persona.

Autobusi që transportonte studentë të Universitetit dhe një kamion, u përplasën në një autostradë në juglindje të Brazilit, në shtetin e Sao Paulo.

Autoritetet lokale, bëjnë të ditur se 12 studentë humbën jetën dhe 21 të tjerë mbetën të plagosur.

Shoferi i kamionit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, por më pas u ndalua dhe u dërgua në spital.

Ai akuzohet për tentativë arratisjeje, vrasje nga pakujdesia dhe lëndim trupor.

The post Aksident tragjik/ Autobusi me studentë përplaset me kamionin, humbin jetën 12 persona appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në aksin Gjirokastër-Tepelenë, humbin jetën dy persona

By: V K
17 February 2025 at 14:44

Këtë të hënë, një aksident tragjik ka ndodhur në kthesën e Viroit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë, duke rezultuar në vdekjen e dy personave.

Raportohet se forcat e emergjencës dhe policia, kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Deri më tani, identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.

The post Aksident tragjik në aksin Gjirokastër-Tepelenë, humbin jetën dy persona appeared first on Albeu.com.

Po transportonte një vajzë të sëmurë, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë në Filadelfia

By: Oldi
1 February 2025 at 08:28

Një avion me dy motorë që transportonte një paciente fëmijë dhe nënën e saj u rrëzua në një lagje në verilindje të Filadelfias të premten në mbrëmje, duke shpërthyer në flakë. Learjet 55 me gjashtë persona në bord u rrëzua pasi u nis nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias, tha Administrata Federale e Aviacionit për CNN. […]

The post Po transportonte një vajzë të sëmurë, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë në Filadelfia appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti i rëndë/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 19 persona, mes tyre dhe tre fëmijë (VIDEO)

By: V K
27 January 2025 at 08:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Jug të Bolivisë, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, e për pasojë kanë humbur jetën 19 persona.

Policia shprehet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e tejkaluar. Autobusi ishte nisur nga La Paz për në Villachon, në kufi me Argjentinën.

Në një kthesë, autobusi doli nga rruga dhe u përmbys.

Fatkeqësisht 19 humbën jetën mes tyre 14 gra, tre burra dhe dy fëmijë. Nëntë persona të tjerë, përfshirë shoferin, i cili u arrestua, u plagosën.

 

Un bus que cubría la ruta La Paz-Villazón sufrió un accidente de tránsito en la carretera entre Uyuni y Atocha. Se aguarda el reporte oficial de la Policía sobre las víctimas del siniestro.
📹Nilo Mamani Vizahttps://t.co/pWLgckSqnQ#VideoNoticias pic.twitter.com/5wieBcsK73

— La Razón Digital (@LaRazon_Bolivia) January 26, 2025

The post Aksidenti i rëndë/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 19 persona, mes tyre dhe tre fëmijë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tragjike në Turqi/ Resorti përfshihet nga zjarri, humbin jetën 10 persona, plagosen 32 të tjerë (VIDEO)

By: V K
21 January 2025 at 09:57

Rreth orës 03:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, një tragjedi ka ndodhur në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu të Turqisë, që u përfshi nga flakët e zjarrit natën e kaluar.

10 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë mbetën të plagosur nga zjarri, që fillimisht ranë në katin e katërt të një ndërtesë 11-katëshe.

Zjarri filloi rreth orës 03:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, fillimisht në katin e restorantit të hotelit dhe më pas u përhap në ndërtesë.

Në hotel ndodheshin 234 persona të akomoduar në momentin që ra zjarri. Ekipet zjarrfikëse luftuan me flakët e zjarrit, për të evakuuar turistët dhe për të vendosur situatën nën kontroll.

Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, të cilat ende nuk janë bërë me dije.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gelikaya, është shprehur se autoritetet janë duke punuar me përkushtim për të ndihmuar të lënduarit dhe për të bërë të mundur dërgimin e ndihmës së nevojshme.

Ndërkohë, hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke vazhduar.

🚨#BREAKING: A fire broke out at the Grand Kartal Hotel in ski resort of Kartalkaya in Bolu, Turkey, killing 3 people and injuring 21 others.

The governor said there were 234 guests at the hotel, according to local media. The condition of the others weren’t immediately clear. pic.twitter.com/hV7g2HrTYJ

— R A W S G L 🌎 B A L (@RawsGlobal) January 21, 2025

The post Tragjike në Turqi/ Resorti përfshihet nga zjarri, humbin jetën 10 persona, plagosen 32 të tjerë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

19 persona kanë vdekur brenda 3 ditëve në Stamboll nga alkooli i falsifikuar

By: user7
16 January 2025 at 11:46

19 persona kanë humbur jetën pas konsumimin e alkoolit të falsifikuar në Stamboll në 72 orët e fundit. Sipas zyrtarëve vendas gjithsej 65 persona, përfshirë 26 shtetas të huaj janë shtruar në spital për të njëjtën arsye. Guvernatori i Stambollit, Davut Gul bëri të ditur se 63 dyqaneve u janë hequr licencat dhe bizneset janë mbyllur.

“Të gjithë personat që shkaktojnë vdekje duke shitur alkool të falsifikuar identifikohen dhe sillen para drejtësisë. Ju lutemi kini kujdes – vdekjet po shtohen”, ka shkruar Gul në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, ai vuri në dukje një direktivë të lëshuar nga zyra e guvernatorit për të luftuar përhapjen e alkoolit të falsifikuar, e cila thotë se bizneset që zbulohen se janë të përfshira në shitjet e palicencuara të alkoolit ose që kontribuojnë në vdekje do t’u hiqen përgjithmonë licencat.

Për më tepër, zyra e guvernatorit zbuloi se 110 persona u helmuan nga alkooli në Stamboll në vitin 2024, ku 48 prej tyre iu nënshtruan efekteve toksike. Problemi vazhdon pavarësisht inspektimeve të intensifikuara nga ekipet e zbatimit të ligjit dhe monitorimit.

Prodhimi i paligjshëm i alkoolit mbetet i shfrenuar në Turqi, i nxitur nga çmimet e larta të pijeve alkoolike legale. Duke përfituar nga situata, prodhuesit e paligjshëm të alkoolit shpesh përdorin substanca më të lira, por toksike si alkooli metil, duke çuar në një rritje të vdekjeve.

Ekspertët thonë se edhe sasi të vogla të alkoolit metil mund të jenë fatale, me të mbijetuarit që përballen me pasoja të rënda shëndetësore duke përfshirë verbërinë, dështimin e veshkave dhe çrregullimet neurologjike.

The post 19 persona kanë vdekur brenda 3 ditëve në Stamboll nga alkooli i falsifikuar appeared first on Lapsi.al.

Aksident tragjik/ Kamioni bie në lumë, humbin jetën 71 persona

By: V K
30 December 2024 at 08:27

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Etiopi të Afrikës, ku të paktën 71 persona humbën jetën kur një kamion me pasagjerë ra në një lumë.

Ngjarja e rëndë u shënua në rrethin Bona, sipas zëdhënësit të qeverisë rajonale të Sidama-s jugore.

Disa pasagjerë po ktheheshin nga një ceremoni martese dhe disa familje kanë humbur anëtarë të shumtë.

Aksidentet vdekjeprurëse të trafikut janë të zakonshme në Etiopi, ku standardet e drejtimit janë të dobëta dhe shumë automjete të mirëmbajtura keq.

Të paktën 38 persona, kryesisht studentë, u vranë në vitin 2018 kur një autobus u rrëzua në një luginë në Veriun malor të Etiopisë.

The post Aksident tragjik/ Kamioni bie në lumë, humbin jetën 71 persona appeared first on Albeu.com.

Tragjedi/ Përplasja e avionit, vetëm dy jetë të shpëtuara midis 181 pasagjerëve në bord

29 December 2024 at 15:33

Vetëm dy persona i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, thanë zyrtarët. Avioni me 181 persona në bord, teksa po tentonte të ulej, preku pistën, u kaplua nga flakët dhe më pas u përplas për një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut. Për shkak të këtij aksidenti ajror, në këtë shtet janë shpallur shtatë ditë zie.

Dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit, tha zëdhënësi i zjarrfikësve në Korenë e Veriut, Lee Jung-hyun, duke shtuar se është arritur që të shuhet zjarri.

Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës tentoi të ulej në pistë pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit.

Autoritetet thanë se dy nga pasagjerët e këtij avioni ishin shtetas të Tajlandës, ndërkaq pjesa tjetër besohet se ishin nga Koreja e Jugut.

Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit.

Dy anëtarët e ekuipazhit, që i mbijetuan aksidentit, po trajtohen në spitale dhe autoritetet thanë se ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Hetuesit po shikojnë nëse faktorët e rrëzimit të avionit mund të jenë goditjet nga zogjtë apo kushtet atmosferike, tha Lee. Agjencia e lajmeve Yonhap citoi autoritetet e aeroportit të kenë thënë se goditjet nga zogjtë mund të kenë shkaktuar mosfunksionimin e pajisjeve për uljen e avionit.

The post Tragjedi/ Përplasja e avionit, vetëm dy jetë të shpëtuara midis 181 pasagjerëve në bord appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjike në Korenë e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, humbin jetën 120 persona (VIDEO)

By: V K
29 December 2024 at 08:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku një avion teksa po kryente uljen në pistën e aeroportit u rrëzua, ku humbën jetën mbi 120 persona.

Avioni i operuar nga linja ekonomike Jeju Air, ishte duke u ulur në aeroport kur ndodhi përplasja, thanë zyrtarët lokalë.

Pamjet e aksidentit tregojnë një avion duke përshpejtuar në pistë derisa kapërcen atë dhe godet një barrierë e më pas shpërthen në flakë.

Raprtohet përplasja me një shpend se bërë që mjetet e uljes së avionit të mos funksionojnë, duke e detyruar atë të rrëzohet.

Në avion ndodheshin 181 pasagjerë, teksa vetëm dy prej tyre kanë shpëtuar dhe të tjerë ende nuk janë identifikuar.

 

BREAKING: Video shows crash of Jeju Air Flight 2216 in South Korea. 181 people on board pic.twitter.com/9rQUC0Yxt8

— BNO News (@BNONews) December 29, 2024

The post Tragjike në Korenë e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, humbin jetën 120 persona (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌