Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kurbin/ U futën për t’u larë, dyshohet se ka humbur jetën një 16-vjeçar te Laguna e Patokut

By: Rovena
24 July 2025 at 16:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Luginën e Patokut, pasditen e kësaj të enjteje. Dy 16-vjeçarë kanë hyrë në det për t’u larë, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin, njëri prej 16-vjeçarëve është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital.

Ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Tragjedi në familjen mbretërore: Gjendet e pajetë kushërira e William dhe Harry

By: D Marku
22 July 2025 at 14:11

Rosie Roche, 20 vjeç, kushërirë e largët e Princ William dhe Harry, është gjetur e pajetë nga nëna dhe motra e saj në banesën familjare në Wiltshire, më 14 korrik. Ajo po përgatitej për një udhëtim me miqtë kur ndodhi ngjarja tragjike. Pranë saj u gjet një armë zjarri, ndërsa policia e ka cilësuar vdekjen si jo të dyshimtë dhe pa përfshirje të palëve të treta.

Rosie ishte studente në vitin e parë për Letërsi Angleze në Universitetin e Durhamit dhe ishte shumë e dashur për energjinë, krijimtarinë dhe pasionin për librat. Familja dhe miqtë e saj janë shprehur të shkatërruar nga humbja. Një ceremoni përkujtimore do të mbahet në një datë të mëvonshme.

The post Tragjedi në familjen mbretërore: Gjendet e pajetë kushërira e William dhe Harry appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Indonezi: Trageti përfshihet nga flakët, një i vdekur dhe dhjetëra të evakuuar

By: gaze tare
20 July 2025 at 16:59

Të paktën një person ka humbur jetën dhe numri i viktimave pritet të rritet, pasi një traget me 280 pasagjerë shpërtheu në flakë të dielën në brigjet e Indonezisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 me orën lokale, ndërsa trageti KM Barcelona VA po udhëtonte nga Ishujt Talaud drejt Manado. Pamjet tronditëse tregojnë pasagjerë që hidhen në det me jelekë shpëtimi mes flakëve dhe tymit të dendur.

Një pasagjer, Abdul Rahmad Agu, u filmua në një transmetim live në Facebook duke mbajtur një fëmijë të vogël në krahë dhe duke kërkuar ndihmë. Autoritetet detare dërguan menjëherë tre anije shpëtimi për evakuim, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur.

The post Tragjedi në Indonezi: Trageti përfshihet nga flakët, një i vdekur dhe dhjetëra të evakuuar appeared first on iconstyle.al.

Fjalët e fundit tronditëse të pilotit të Air India para rrëzimit fatal me 260 të vdekur

By: gaze tare
19 July 2025 at 17:39

Disa javë pas rrëzimit fatal të avionit të Air India, hetimet tregojnë se kapiteni Sumeet Sabharwal dyshohet se ndërpreu furnizimin me karburant vetëm sekonda pas ngritjes, duke shkaktuar ndalimin e motorëve dhe përplasjen ku humbën jetën 260 persona.

Regjistrimet e “black box”-it zbulojnë një dialog alarmant në kabinë, ndërsa hetuesit dyshojnë se veprimi i papritur ishte i Sabharwalit, i cili para fluturimit i kishte thënë rojës: “Kujdesu për babanë tim. Do të kthehem shpejt.”

Pavarësisht reputacionit të tij të mirë dhe eksperiencës së madhe, ende nuk dihet nëse ndalja e karburantit ishte gabim, akt i qëllimshëm apo defekt teknik. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkakun e saktë të kësaj tragjedie.

The post Fjalët e fundit tronditëse të pilotit të Air India para rrëzimit fatal me 260 të vdekur appeared first on iconstyle.al.

“Kujdesu për babanë tim”/ Fjalët e fundit të pilotit të Air India para tragjedisë me 260 viktima

By: Elva
19 July 2025 at 18:13

Fjalët e fundit të pilotit të Air India para rrëzimit fatal, ku humbën jetën 260 persona, tronditin opinionin. Hetimet tregojnë se kapiteni Sumeet Sabharwal dyshohet se ndërpreu furnizimin me karburant vetëm sekonda pas ngritjes, duke shkaktuar ndalimin e motorëve dhe rrëzimin e avionit. Regjistrimet e “black box”-it zbulojnë një dialog alarmant në kabinë, ndërsa hetuesit […]

The post “Kujdesu për babanë tim”/ Fjalët e fundit të pilotit të Air India para tragjedisë me 260 viktima appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër mbyten në lumin Shkumbin

18 July 2025 at 20:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Labinot-Fushë, ku dy të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve të para të marra nga korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku, fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë dhe së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 8 dhe 10 vjeç.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie./tch/

The post Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër mbyten në lumin Shkumbin appeared first on Telegrafi.

Detaje të reja tronditëse për incidentin e Air India! Piloti dyshohet se ka fikur ndërprerësit e karburantit pas ngritjes

By: gaze tare
17 July 2025 at 22:27

Detaje shqetësuese kanë dalë nga hetimet për incidentin me një avion të Air India muajin e kaluar, ku sipas Wall Street Journal, kapiteni Sumeet Sabharwal dyshohet se ka çaktivizuar furnizimin me karburant për motorët vetëm pak sekonda pasi avioni u ngrit nga pista.

Të dhënat e nxjerra nga “kutia e zezë” tregojnë një moment tensioni në kabinë mes Sabharwal dhe zëvendëskomandantit Clive Kunder, i cili në ato çaste kishte komandën e avionit. Pasi motorët u ndalën papritur, Kunder dëgjohet duke pyetur i tronditur pse ndërprerësit ishin vendosur në “cutoff”.

Raporti indian për incidentin ende nuk ka arritur në një përfundim, por hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë e ndonjë defekti teknik. Ndërkohë, Air India i ka bërë thirrje stafit të mos nxjerrë përfundime të parakohshme, duke theksuar se hetimet vazhdojnë.

The post Detaje të reja tronditëse për incidentin e Air India! Piloti dyshohet se ka fikur ndërprerësit e karburantit pas ngritjes appeared first on iconstyle.al.

Arma e tragjedisë në Vlorë gjendet dhe sekuestrohet pranë banesës së gjyshërve

By: gaze tare
17 July 2025 at 16:41

Policia ka mundur të gjejë armën me të cilën një vajzë 17-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës më 14 korrik, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës. E mitura mbeti e plagosur rëndë nga plumbi dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të hetimeve, shërbimet hetimore zbuluan se arma e zjarrit, një pistoletë, ishte hedhur brenda një qeseje plastike në një vend ku grumbulloheshin materiale të ndryshme shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të saj.

Pistoleta është sekuestruar si provë materiale dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve nga Instituti i Policisë Shkencore për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, materialet shtesë të çështjes i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Arma e tragjedisë në Vlorë gjendet dhe sekuestrohet pranë banesës së gjyshërve appeared first on iconstyle.al.

Shkëmbi shembet gjatë një selfie-je: humb jetën 15-vjeçarja në Itali

By: gaze tare
15 July 2025 at 21:25

Në Cesiomaggiore të Bellunos, një vajzë 15-vjeçare humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një shkëmb u shkëput dhe ra mbi to gjatë një ngjitjeje në një shpat pranë lumit Piave. Vajzat po përpiqeshin të bënin një foto kur ndodhi aksidenti tragjik.

Ndihma mjekësore mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa zjarrfikësit nisën kërkimet duke dyshuar fillimisht se viktima kishte rënë në ujë. Trupi i saj u gjet i shtypur nën masën shkëmbore dhe vdekja u konfirmua në vend.

Karabinierët po hetojnë rrethanat, ndërsa ngjarja ka rikthyer vëmendjen te pasojat e rrezikshme që sjell mungesa e kujdesit në natyrë dhe presioni për të realizuar “momente perfekte” për rrjetet sociale.

The post Shkëmbi shembet gjatë një selfie-je: humb jetën 15-vjeçarja në Itali appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Massachusetts: Nëntë të vdekur nga zjarri në qendrën e të moshuarve

By: gaze tare
14 July 2025 at 15:17

Nëntë persona kanë vdekur dhe një është në gjendje kritike pas një zjarri të madh që shpërtheu të dielën në mbrëmje në një qendër për të moshuar në Fall River, Massachusetts.

Departamenti i Zjarrfikësve të Fall River u thirr menjëherë pas orës 9:30 të mbrëmjes sipas kohës lokale për një zjarr në Gabriel House, një qendër për të moshuar, tha Shefi i Zjarrfikësve Jeffrey Bacon në një konferencë për shtyp të hënën në mëngjes.

Zjarrfikësit, sipas Bacon, u përballën me tym të dendur, flakë dhe banorë që kërkonin me dëshpërim ndihmë nga dritaret. Më shumë se 30 banorë u dërguan në spitale, ndërsa më shumë se 50 zjarrfikës, i gjithë personeli i disponueshëm i qytetit, luftuan për të nxjerrë njerëzit dhe për të vënë zjarrin nën kontroll.

“Kemi të bëjmë me një tragjedi pothuajse të paimagjinueshme”, tha shefi i zjarrfikësve, duke theksuar se operacioni i shpëtimit ishte “ i vështirë dhe kaotik”. Ai tha se të gjithë zjarrfikësit morën pjesë në operacionet e shpëtimit. Zjarri u shua herët të hënën në mëngjes, ndërsa shkaku është nën hetim.

Pesë zjarrfikës u dërguan në spital me lëndime të lehta. Disa banorë u shpallën të vdekur në vendngjarje.

The post Tragjedi në Massachusetts: Nëntë të vdekur nga zjarri në qendrën e të moshuarve appeared first on iconstyle.al.

Një jetë e humbur, mbi 20 të zhdukur: Tragjedia e emigrantëve në brigjet e Republikës Dominikane

By: gaze tare
12 July 2025 at 09:15

Një varkë që transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme u fundos pranë brigjeve të Republikës Dominikane, duke shkaktuar humbjen e një jete dhe zhdukjen e më shumë se 20 personave. Autoritetet lokale konfirmuan se 17 veta arritën të shpëtohen, mes tyre edhe një fëmijë.

Mjeti lundrues mbante të paktën 40 persona dhe ishte nisur drejt Porto Rikos, një territor amerikan vetëm 130 kilometra larg. Në mesin e të mbijetuarve janë 10 shtetas dominikanë dhe 7 haitianë, që po kërkonin një të ardhme më të mirë përtej kufirit të detit.

Sipas autoriteteve, shumë prej emigrantëve paguajnë deri në 7,000 dollarë për t’u futur në këto udhëtime të rrezikshme, të organizuara nga kontrabandistë që shfrytëzojnë dëshpërimin dhe varfërinë.

Fatkeqësisht, për shumë prej tyre, shpresa për një jetë më të mirë mbytet para se të arrijë në destinacion.

The post Një jetë e humbur, mbi 20 të zhdukur: Tragjedia e emigrantëve në brigjet e Republikës Dominikane appeared first on iconstyle.al.

Tragjedia e Air India/ Çelësat e karburantit ishin të fikur, hetimet fokusohen te pilotët

By: Elva
11 July 2025 at 20:36

Hetimi për rrëzimin tragjik të avionit të Air India me destinacion Anglinë, që ndodhi më 12 qershor pranë qytetit të Ahmedabadit, ka hyrë në një fazë të re. Sipas një raportimi të Wall Street Journal, gjetjet paraprake tregojnë se çelësat që kontrollonin rrjedhën e karburantit në motorët e avionit ishin në gjendje të fikur — […]

The post Tragjedia e Air India/ Çelësat e karburantit ishin të fikur, hetimet fokusohen te pilotët appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi e dyfishtë në Modena: Baba e bir humbin jetën në të njëjtën ditë

By: gaze tare
9 July 2025 at 19:34

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Sestolës në Modena, Itali, ku një baba dhe i biri humbën jetën brenda pak orësh në dy rrethana të ndara, por të lidhura tragjikisht.

Fabio Marchioni, 36 vjeç, djali i një familjeje të njohur hotelierësh, humbi jetën të martën, më 8 korrik, pasi ra në lumin Dardagna pranë ujëvarave të Porrettanës. Dyshohet se ai u godit rëndë në kokë gjatë një zhytjeje, duke humbur ndjenjat dhe për pasojë jetën. Trupi i tij u pikas nga një grup turistësh anglezë, ndërsa përpjekjet për reanimim rezultuan të pamundura.

Vetëm disa orë pas lajmit të hidhur, një tjetër tragjedi goditi familjen Marchioni: babai i Fabio-s, Aurelio, u gjet i pajetë nën urën Leo në Fanano. Sipas autoriteteve, ai nuk arriti ta përballojë dhimbjen për humbjen e të birit. Edhe pse hetimet janë ende në vijim, gjithçka tregon për një akt të dëshpërimit të thellë.

Familja Marchioni ishte e njohur në zonë si pronare e hotelit “Del Corso”, një ndër më të hershmit në qendrën e qytetit. Kjo nuk është tragjedia e parë që i godet, vite më parë, ata kishin humbur edhe vajzën.

The post Tragjedi e dyfishtë në Modena: Baba e bir humbin jetën në të njëjtën ditë appeared first on iconstyle.al.

“Jet Ski” pa kontroll, pushimet që rrezikojnë të kthehen në tragjedi

4 July 2025 at 18:07

Në bregdetin shqiptar, përdorimi i pakontrolluar i motorëve të ujit (jet ski) po kthehet në kërcënim serioz për pushuesit. Mungesa e kontrolleve, licencave dhe edukimit mbi sigurinë, bashkë me prioritetin që u jepet fitimeve, ka sjellë aksidente fatale. Ekspertët kërkojnë masa urgjente: rregulla strikte, inspektime, trajnime dhe bashkëpunim institucional, për ta bërë turizmin detar të […]

The post “Jet Ski” pa kontroll, pushimet që rrezikojnë të kthehen në tragjedi appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Pallatin e Versajës: Ndërron jetë vajza 10-vjeçare nga nxehtësia

By: gaze tare
3 July 2025 at 08:52

Një vajzë 10-vjeçare nga SHBA humbi jetën të martën pasdite pasi i ra të fikët për shkak të të nxehtit ekstrem në oborrin e Pallatit të Versajës, ku ndodhej me prindërit.

Sipas burimeve policore për Le Figaro, vajza ishte ankuar për vapën pak çaste para se të rrëzohej rreth orës 18:20. Ajo trajtohej për çrregullime të spektrit të autizmit, por nuk kishte probleme të njohura me zemrën.

Autoritetet franceze pritet të hapin një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

The post Tragjedi në Pallatin e Versajës: Ndërron jetë vajza 10-vjeçare nga nxehtësia appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Indi: Të paktën 39 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë farmaceutike

By: gaze tare
1 July 2025 at 16:29

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike në shtetin Telangana të Indisë i ka marrë jetën të paktën 39 personave, sipas raportimeve të Reuters dhe Associated Press.

Ngjarja ndodhi më 30 qershor në fabrikën e kompanisë “Sigachi Industries”, rreth 50 km nga qyteti Hyderabad. Më shumë se 140 punëtorë ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shpërthimit, e cila është shembur totalisht.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur deri tani 34 trupa, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital për shkak të djegieve të rënda. Dhjetëra të tjerë janë ende të shtruar në spital.

Për shkak të dëmtimeve të mëdha trupore, 25 viktima nuk janë identifikuar ende, ndërsa autoritetet kanë nisur testet e ADN-së përmes një ekipi të posaçëm mjekësor.

Autoritetet e shtetit Telangana kanë ngritur një komision hetimor, ndërsa kompania ka pezulluar operimin e fabrikës për 90 ditë. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur.

The post Tragjedi në Indi: Të paktën 39 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë farmaceutike appeared first on iconstyle.al.

Rrëmuja në shkolla shkakton vdekjen e 29 fëmijëve në Republikën e Afrikës Qendrore

By: gaze tare
26 June 2025 at 18:51

Një shpërthim transformatori brenda një ndërtese provimesh ka shkaktuar panik dhe ka çuar në një tragjedi të rëndë në Republikën e Afrikës Qendrore. Zhurma dhe tymi që shpërndanë u bënë shkak që rreth 6,000 nxënës nga pesë shkolla të ndryshme të përfshihen në një rrëmujë të madhe, duke u përpjekur të largohen shpejt nga ndërtesa.

Dëshmitarët raportojnë se daljet e ngushta dhe turma e madhe krijuan një situatë kaotike, ku të paktën 29 fëmijë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Presidenti Touandera reagoi menjëherë, duke shpallur periudhë zie kombëtare dhe duke garantuar trajtim falas për më shumë se 280 të plagosurit. Një plagë që tronditi jo vetëm vendin, por gjithë komunitetin ndërkombëtar.

The post Rrëmuja në shkolla shkakton vdekjen e 29 fëmijëve në Republikën e Afrikës Qendrore appeared first on iconstyle.al.

Si u kthye në tragjedi, festa për titullin e MC Alger: bie tribuna, humb jetën tifozi

By: user 2
23 June 2025 at 12:56

Duhej të ishte një festë për titullin e 9-të kombëtar të fituar nga MC Alger në shtëpi, përpara tifozëve të vet, por dita e fitores u shndërrua në një dramë të vërtetë që i prishi gjithçka dhe pezulloi menjëherë çdo festim: përballë shpalljes kampion, tifozët e grumbulluar në unazën e dytë u derdhën drejt parmakëve për të festuar, duke shkaktuar shembjen e një tribune. Disa të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, dhe pavarësisht ndërhyrjeve të menjëhershme nga disa ekipe mjekësore, për momentin është raportuar një tifoz i vdekur nga përplasja me tokën.

Ligue 1
Chute d’un certain nombre de supporters du Mouloudia Club d’Alger de la tribune supérieure du stade du 5-Juillet, la barrière métallique a cédé, à l’issue de la rencontre MC Alger +NC Magra.
L’un des supporters aurait perdu la vie sur place, ربي يرحمو pic.twitter.com/UkvHF5S5LU

— Le Soir d’Algérie (@soir_officiel) June 21, 2025

Festa që u kthye në makth

Ajo që duhej të ishte një ditë historike për MC Alger u shndërrua tragjikisht në një makth me sy hapur. Në fushë, barazimi 0-0 ndaj NC Magra kishte vulosur titullin e nëntë kombëtar të klubit algjerian. Entuziazmi, megjithatë, u mbyt nga një incident dramatik që ndodhi në shkallët e “Stadiumit Olimpik të 5 Korrikut”, duke detyruar autoritetet të anulojnë çdo ceremoni shpërndarjeje të çmimit. Menjëherë pas vërshëllimës së fundit, një valë euforie kolektive përfshiu mijëra tifozët e mbledhur për të festuar titullin. Kur disa tifozë u dyndën drejt barrierave dhe parmakëve të “Curva Sud” në nivelin e unazës së dytë, struktura nuk përballoi peshën e turmës dhe një pjesë e tribunës u shemb.

90+3’ | FULL-TIME
We Are the Champions 🏆

MC Alger 0⃣ ✘ 0⃣ NC Magra #MCAvsNCM #TeamMCA #التاسعة_في_باب_الواد pic.twitter.com/PIbRtQWZCt

— MCA Insider ⭐ (@MCA_Insider) June 21, 2025

Çfarë ndodhi?

Disa persona ranë nga një lartësi rreth dhjetë metrash nga maja e tribunave, duke përfshirë zonën e shtypit më poshtë dhe duke shkaktuar skena paniku. Ende nuk janë publikuar informacione zyrtare për numrin përfundimtar të të plagosurve, edhe pse disa prej tyre janë dukur në gjendje të rëndë, me mjetet e ndihmës së shpejtë që kanë hyrë në fushën e lojës për të dhënë ndihmën e menjëhershme. Fatkeqësisht, është raportuar vdekja e të paktën një tifozi si pasojë e rrëzimit të tmerrshëm. Një tragjedi që hedh një hije të rëndë mbi një ditë që duhej të shënonte kulmin e një sezoni të suksesshëm për MC Alger. Përballë rëndësisë së situatës, Liga Kombëtare e Futbollit vendosi menjëherë të anulojë ceremoninë zyrtare të dorëzimit të trofeut. Si lojtarët, ashtu edhe stafi teknik qëndruan mënjanë, të tronditur nga kthesa dramatike e ngjarjeve.

The post Si u kthye në tragjedi, festa për titullin e MC Alger: bie tribuna, humb jetën tifozi appeared first on Lapsi.al.

Dëshmia e të mbijetuarit të fluturimit Air India: Nuk e di se si mbijetova

By: user7
13 June 2025 at 12:48

I mbijetuari i vetëm dhe dëshmitari okular i tragjedisë ka përshkruar momentet që pasuan rrëzimin e aeroplanit të Air India. Vishwas Kumar Ramesh, i cili ishte ulur në sediljen 11A pranë daljes së emergjencës, ende nuk mund ta kuptojë se si arriti të shpëtonte.

Aeroplani u rrëzua në një konvikt mjekësh disa minuta pasi u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel i Ahmedabadit. Në bordin e fluturimit ishin gjithsej 169 indianë, 53 britanikë, një kanadez, shtatë portugezë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Duke folur për Hindustan Times, Ramesh përshkroi momentet dramatike: “Edhe unë nuk mund ta besoj që dola gjallë. Për një moment mendova se do të vdisja edhe unë. Por kur hapa sytë dhe shikova përreth, kuptova se isha gjallë. Ende nuk mund ta shpjegoj.”

45-vjeçari tha se menjëherë pas ngritjes, dritat në kabinë filluan të dridheshin dhe më pas aeroplani u përplas në një ndërtesë. Pjesa e avionit në të cilin ai ishte mbeti në tokë, ndryshe nga pjesa tjetër e aeroplanit që ishte e ngjitur në çatinë e ndërtesës.

“Në fillim mendova se kisha vdekur. Pastaj pashë një vrimë në trup, arrita të zgjidhja rripin e sigurimit, përdora këmbën për të hapur kapakun dhe dola jashtë”, tha ai.

I shokuar Ramesh shtoi: “Nuk e di se si mbijetova. Pashë njerëz që vdisnin para syve të mi  asistentë fluturimi, dy persona që ishin pranë meje… Dola nga rrënojat.”

Siç është raportuar nga Hindustan Times, Ramesh kishte qenë në Indi për disa ditë për të vizituar familjen e tij dhe po kthehej në Britani me vëllain e tij.

Duke mbajtur ende biletën e tij, Ramesh përshkroi momentin kur e kuptoi tragjedinë: “Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U frikësova. U ngrita dhe fillova të vrapoja. Kishte copa të aeroplanit kudo. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çuan në spital.”

The post Dëshmia e të mbijetuarit të fluturimit Air India: Nuk e di se si mbijetova appeared first on Lapsi.al.

VIDEO E RE/ Kamerat fokusuan çastin rrëqethës të rrëzimit të avionit në Indi

By: user 6
12 June 2025 at 21:06

Më shumë se 290 persona humbën jetën kur një avion i Air India me destinacion Londrën, me 242 persona në bord, u rrëzua vetëm pak minuta pas ngritjes nga qyteti perëndimor i Ahmedabad-it, të enjten.

Mes viktimave kishte edhe persona që ndodheshin në tokë, pasi avioni, i cili duhej të mbërrinte në aeroportin Gatëick në jug të Londrës, u rrëzua mbi një konvikt të një kolegji mjekësor gjatë orës së drekës.

Autoritetet e kanë quajtur këtë katastrofën më të rëndë ajrore në botë gjatë dekadës së fundit.

#BREAKING – New video from surveillance cameras shows the entire flight of #AI171, including the takeoff roll. #Ahmedabad #AirIndia #AirIndiaCrash pic.twitter.com/eNtXt00uDh

— PoliticalPilot (@PilotPoli) June 12, 2025


Sipas policisë, të paktën një pasagjer ka mbijetuar. Ai tregoi për mediat se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë menjëherë pas ngritjes. Pasagjeri ndodhej në vendin 11A, pranë një daljeje emergjente, çka mund të ketë ndihmuar në mbijetesën e tij. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe të mbijetuar të tjerë që po trajtohen në spitale.

Mes viktimave ishte edhe një zyrtar i njohur lokal. Autoritetet kanë kërkuar nga familjarët të ofrojnë mostra të ADN-së për të ndihmuar në identifikimin e trupave.

Hetuesit pritet të kërkojnë kutitë e zeza të avionit, pajisje të vogla por tepër të forta që regjistrojnë të dhëna të rëndësishme për të kuptuar shkaqet e një aksidenti ajror.

Avionët zakonisht mbajnë dy kuti të tilla: një që regjistron zërat në kabinën e pilotëve dhe një tjetër që mbledh të dhëna fluturimi si lartësia dhe shpejtësia.

Këto pajisje ndodhen në pjesën e pasme të avionit, pasi besohet se është pjesa më pak e dëmtuar gjatë një përplasjeje.

Ende nuk dihet nëse kutitë e zeza të fluturimit 171 janë gjetur, por edhe nëse gjenden, analizimi i të dhënave mund të zgjasë disa ditë apo edhe javë.

Video të shumta kanë qarkulluar në rrjet që tregojnë momentin e ngritjes dhe më pas rrëzimin në pak minuta të avionit mbi godinë. 

The post VIDEO E RE/ Kamerat fokusuan çastin rrëqethës të rrëzimit të avionit në Indi appeared first on Lapsi.al.

❌
❌