Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

By: Ela
26 August 2025 at 15:27

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve lidhen me shpejtësinë e lartë dhe parakalimet e gabuara Autoritetet vendore rendisin si akset më problematike “Pushimin e Shoferit”, “ Kryqęzimin e Savrës” dhe aksin “Savër-Çermë,” “Rrethrrotullimi […]

The post Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht appeared first on BoldNews.al.

Policia “lan gjak*n” e derdhur në rrugë me gjoba, 11 viktima nga aksidentet për muajin gusht

By: Elva
25 August 2025 at 16:20

Gushti i 2025-shit ka rezultuar një muaj tragjik në rrugët e Shqipërisë, me 11 viktima vetëm në 20 ditët e para të muajit. Përtej humbjes së jetëve, shqetësuese mbetet fakti se masat e policisë duket se janë më shumë simbolike sesa efektive. Dje, më 24 gusht, dy motra, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 […]

The post Policia “lan gjak*n” e derdhur në rrugë me gjoba, 11 viktima nga aksidentet për muajin gusht appeared first on BoldNews.al.

Rriten primet dhe kontratat për sigurimet motorike në gjashtëmujorin e parë

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Sektori i sigurimeve motorike në vend ka shënuar rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik për periudhën janar–maj 2025 kapën vlerën e rreth 7532 milionë lekëve, me një rritje prej 13,38% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i detyrueshëm i automjeteve në Shqipëri (MTPL e brendshme) regjistroi në periudhën janar–qershor 2025 një rritje prej 13,39% në vëllimin e primeve të shkruara bruto. Kjo rritje shoqërohet edhe me 7,01% më shumë kontrata, krahasuar me janar–qershor 2024.

Sigurimi ndërkombëtar “Kartoni Jeshil” shënoi gjithashtu rritje të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe. Vëllimi i primeve të shkruara bruto u rrit me 14,52%, ndërsa numri i kontratave u rrit me 11,23%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe sigurimi kufitar, i cili ofrohet për automjetet e huaja që hyjnë në territorin shqiptar, shënoi rritje. Primet e shkruara bruto u rritën me 5,50%, ndërsa numri i kontratave u rrit me 3,74%, krahasuar me janar–qershor 2024.

Rritjet e shënuara pasqyrojnë një interes më të madh të qytetarëve dhe bizneseve për të garantuar mbrojtje financiare nëpërmjet sigurimeve motorike.

/r.e/

The post Rriten primet dhe kontratat për sigurimet motorike në gjashtëmujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga janari në qershor, ulet numri i aksidenteve rrugore

By: redi
29 July 2025 at 15:09

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi aksidentet automobilistike për 6-mujorin e parë 2025, sipas të cilit, aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve…

Source

INSTAT: Ulet numri i aksidenteve rrugore

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Gjatë periudhës janar – qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi aksidentet automobilistike për 6-mujorin e parë 2025, sipas të cilit, aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin qershor 2025, numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilat 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë ose të plagosur). Ndërkohë që për këtë muaj, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së hënë me 19,6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së martë me 6,5%.

Sipas INSTAT, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22,4% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

/r.e/

The post INSTAT: Ulet numri i aksidenteve rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E mërkurë zie/ Përgjaken rrugët e Shqipërisë, 7 viktima vetëm në 24 orë

By: Rovena
23 July 2025 at 23:27

Një re zie ka mbuluar Shqipërinë këtë të mërkurë, 23 korrik 2025, teksa gjashtë jetë u shuan brenda vetëm 24 orëve në aksidente tragjike.

Një turiste nga Holanda humbi tragjikisht jetën në plazhin e Filikurit në zonën e Potamit në Himarë pasi u rrëzua nga lartësia. 23-vjeçarja holandeze rreshqiti aksidentalisht. Shoku i saj u përpoq ta mbajë, por nuk ka mundur, duke bërë që ajo bjerë nga një lartësi prej rreth 30 metrash.

Mesditën e kësaj të mërkure një aksident i rëndë ndodhi në Bulqizë, ku humbën jetën dy persona, Desta Gjeta dhe Burhan Gjoka. Kurse një fëmijë i mitur mbeti i plagosur dhe u ndodhet te Spitali i Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë një aksident tjetër u shënua në Dibër. Tek Ura e Luznis në fshatin Hotesh, një makinë u gjet e përmbysur në oborrin e një banesë, ku për pasojë ndërroi Arta Çera dhe mbeti i plagosur bashkëshorti i saj, Hajri Çera.

Një tragjedi ndodhi në Krujë. Ku një vajzë e mitur, rreth moshës 4-vjeçare u përplas aksidentalisht me makinë nga babai i saj, në afërsi të biznesit të tyre. E mitura u çua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në afërsi të fshatit Piraj, mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Një autoveturë u përplas me një trailer me targa serbe dhe më pas ka përfunduar jashtë rruge, duke u rrëzuar në një kanal. Si pasojë e përplasjes, një grua e moshuar që udhëtonte si pasagjere në autoveturë ka humbur jetën në vend, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë, si dhe drejtuesi i mjetit, kanë mbetur të plagosur./abcnews.al

Aksident tragjik në Ekuador, të paktën 9 viktima, mes tyre edhe 2 fëmijë

21 July 2025 at 07:26

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Ekuador.

Mes viktimave raportohet se janë edhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 11 vjeç.

Aksidentet rrugore në Ekuador janë shqetësuese dhe një ndër shkaqet e numrit të lartë të vdekshmërisë.

Nga janari deri në muaji maj u regjistruar mbi 4 700 aksidente me mbi 656 viktima.

/abcnews.al/

Punëtorë të lënduar në dy aksidente minerare në Bulqizë dhe Martanesh

30 May 2025 at 17:43

Dy aksidente në minierat e kromit në Bulqizë dhe Martanesh rikthejnë në vëmendje mungesën e sigurisë në sektorin minerar. Ngjarjet ndodhën më 29 dhe 27 maj, por u raportuan më vonë nga policia.

I.D, 40 vjeç, u plagos në Martanesh të enjten, më 29 maj, teksa policia e raportoi ngjarjen sot. Ajo tha për mediat se “40-vjeçari u lëndua në këmbë gjatë punës” dhe “ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”.

Njësoj, me 24 orë vonesë, policia raportoi dhe aksidentin e së martës, ndodhur në galeritë e Bulqizës, ku mbeti i lënduar A.N, 40 vjeç. Policia tha se ai u godit nga një masiv gurësh teksa ndodhej nëntokë, por që aktualisht gjendet në spital pa rrezik për jetën.

Aksidentet në sektorin minerar kanë qenë të shpeshta ditët e fundit. Po të martën, më 27 maj, në minierën e Katjelit në Përrenjas humbi jetën Saimir Bego, 57 vjeç, me profesion minator.

Ai u zu nga një masiv minerar që u shkëput në galerinë ku po punonte.

Në fillim të muajit maj, për një javë rresht, 29 vjeçari Ardit Beshiri, punëtor pranë fabrikës së pasurimit të kromit në zonën e Bulqizës u shpall i humbur.

Trupi i tij u gjet  pas disa ditësh kërkimi, ndërkohë që familjarët ngritën akuza ndaj autoriteteve për neglizhencë dhe mungesë logjistike.

Më shumë se 65 punëtorë kanë humbur jetën në dy vitet e fundit, shumica në sektorin minerar dhe atë të ndërtimit. Sektorët me shkeljet më të rënda të standardeve të sigurisë në punë.

Po gjatë muajit maj, Abaz Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, humbën jetën në kantierin e ndërtimit të një hidrocentrali në fshatin Holtë në Gramsh.

Shumica e aksidenteve lidhen me mungesën e kontrolleve nga institucionet, mbikëqyrjes teknike, kushtet e amortizuara të galerive, logjistikës, apo mungesës së pajimeve dhe trajnimeve për sigurinë.

Lexo gjithashtu:

The post Punëtorë të lënduar në dy aksidente minerare në Bulqizë dhe Martanesh appeared first on Citizens.al.

“Jet Ski” pa kontroll, pushimet që rrezikojnë të kthehen në tragjedi

4 July 2025 at 18:07

Në bregdetin shqiptar, përdorimi i pakontrolluar i motorëve të ujit (jet ski) po kthehet në kërcënim serioz për pushuesit. Mungesa e kontrolleve, licencave dhe edukimit mbi sigurinë, bashkë me prioritetin që u jepet fitimeve, ka sjellë aksidente fatale. Ekspertët kërkojnë masa urgjente: rregulla strikte, inspektime, trajnime dhe bashkëpunim institucional, për ta bërë turizmin detar të […]

The post “Jet Ski” pa kontroll, pushimet që rrezikojnë të kthehen në tragjedi appeared first on BoldNews.al.

35 aksidente të rënda me monopatina në vend në 17 muaj

By: redi
1 July 2025 at 21:54

Për aksidenten me monopatina në harkun kohor të 17 muajve të fundit, tregojnë tendencë në rritje të përplasjeve, përkeqësim që sa vjen e shtohet në 5 muajt e parë të viti 2025. Gjatë gjithë vitit 2024 u regjistruan 20 aksidente me monopatina në të gjithë vendin. Tirana mbajti peshën më të madhe, me 13 ngjarje, ndërsa në 11 qarqet e tjera u raportuan edhe 7 aksidente të tjera.

Source

Dy aksidente njëra pas tjetrës në juglindje/ Përplasja e automjeteve, raportohen të plagosur

1 July 2025 at 18:28

Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Dy aksidente janë rregjistruar njëra pas tjetrës në juglindje. Në hyrje të Bilishtit, në afërsi të fshatit Bitinckë janë përplasur dy mjete ku sipas informacioneve kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Aksidenti tjetër është shënuar në afërsi të fshatit Plasë, ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën e kanë përfunduar në barrierat anësore por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, vetëm dëme të shumta materiale.

Policia ndodhet në të dyja vendngjarjet për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Dy aksidente njëra pas tjetrës në juglindje/ Përplasja e automjeteve, raportohen të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

“Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera

15 June 2025 at 18:59

Ndërsa kullat shumëkatëshe shtohen dita-ditës, ajo që ka më pak rëndësi është siguria e atyre që i ndërton. Sektori i ndërtimit dhe ai minerar po shndërrohen në arenat më të rrezikshme, ku humbja e jetës është bërë statistikë dhe drejtësia një iluzion. Me dhjetëra kantiere në zhvillim e sipër, punonjës të pa pajisur me mjete […]

The post “Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ Policia Rrugore bën bilancin për 24 orë: 7 të plagosur, 5 shoferë të arrestuar dhe 4 të tjerë nën hetim

6 June 2025 at 16:59

Një valë aksidentesh rrugore ka përfshirë Tiranën gjatë 24 orëve të fundit, me bilancin e 7 të plagosurve, mes tyre dy gra, dhe ndalimin e 5 shoferëve nga Policia Rrugore, ndërsa 4 të tjerë janë vënë nën hetim.

Sipas burimeve zyrtare, katër nga shoferët ishin në gjendje të dehur në momentin e aksidenteve, dy prej të cilëve u përfshinë në përplasje me pasoja për shëndetin e njerëzve. Në disa raste u konstatuan drejtues pa leje ose me konsum të lartë alkooli.

Një nga incidentet ndodhi në fshatin Ibë, ku A. D., 39 vjeç, i dehur në timon, u përplas me makinën e K. L., duke lënduar veten dhe pasagjeren E. D. Të dy janë shtruar në spital.

Në një tjetër rast në “Rrugën e Elbasanit”, L. B., 42 vjeç, goditi një motor, duke plagosur drejtuesin E. N., 30 vjeç, dhe pasagjeren Xh. M. Ngjarja po hetohet me drejtuesin në gjendje të lirë.

S. M., 28 vjeçe, përplasi me makinën e saj një motor në rrugën “Mihal Duri”, duke lënduar drejtuesin E. H., ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, D. K., 32 vjeç, shkaktoi një tjetër aksident duke plagosur pasagjeren e një motori, A. K., 22 vjeçe.

Një përplasje tjetër ndodhi në Qafë-Kashar, ku R. G., 40 vjeç, humbi kontrollin dhe goditi trafikndarësen, duke pësuar vetë dëmtime.

Në pranga ranë gjithashtu M. C., 27 vjeç, për drejtim mjeti pa leje, si dhe L. R., 33 vjeç dhe Xh. H., 60 vjeç, të kapur në timon në gjendje të dehur.

Ndërkohë, N. Xh., 46 vjeç, u arrestua pasi në bulevardin “Bajram Curri”, nën efektin e alkoolit, u përfshi në aksident me një motor, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia Rrugore ka përsëritur thirrjen për kujdes në drejtimin e automjeteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos në kushtet e fluksit dhe temperaturave të larta të verës.

The post Tiranë/ Policia Rrugore bën bilancin për 24 orë: 7 të plagosur, 5 shoferë të arrestuar dhe 4 të tjerë nën hetim appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidentet rrugore u ulën në prill por sjellja e shoferëve mbetet problem

By: Ela
28 May 2025 at 15:42

Të dhënat zyrtar tregojnë se aksidentet rrugore pësuan një rënie në prill 2025 në raport më të njëjtin muaj të një viti më parë. Sipas Institutit të Statistikave që publikoi të dhënat paraprake në muajin e katër të vitit numërohen 112 aksidente rrugore, nga të cilët 162 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të […]

The post Aksidentet rrugore u ulën në prill por sjellja e shoferëve mbetet problem appeared first on BoldNews.al.

Gjatë javës së kaluar në Ferizaj regjistrohen 27 aksidente dhe një mijë e 314 gjoba

26 May 2025 at 13:54

Policia Rajonale në Ferizaj gjatë javës së kaluar ka qenë mjaftë aktive me qëllim të parandalimit të aksidenteve duke shqiptuar gjithsejtë një mijë e 314 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Sipas Policisë, gjatë javës së kaluar janë pezulluar gjithsejtë 14 patentë shofer për drejtuesit e automjeteve.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thënë se Policia ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 19-25.05.2025, janë shqiptuar 1,314 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 14 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 27 aksidente, nga të cilat: 12 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 19 persona,15 aksidente me dëme materiale Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, ka thënë Veseli.

Ai ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik./Telegrafi/

The post Gjatë javës së kaluar në Ferizaj regjistrohen 27 aksidente dhe një mijë e 314 gjoba appeared first on Telegrafi.

Aksidentet rrugore/ Si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

By: Ela
15 May 2025 at 18:36

Aksidentet rrugore renditen ndër shkaqet kryesore të vdekjeve dhe aftësive të kufizuara në Europë, si pasojë e të cilave humbasin jetën mbi 62 000 persona dhe plagosen rëndë rreth 892 000 të tjerë. OBSH vlerëson se të paktën një e treta e viktimave në aksidente rrugore janë këmbësorë dhe çiklistë. Nisur nga këto shifra ekspertët […]

The post Aksidentet rrugore/ Si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve appeared first on BoldNews.al.

Java e Sigurisë Rrugore, OBSH: 1.2 milion njerëz humbasin jetën në aksidente

10 May 2025 at 14:33

Çdo vit, në botë humbin jetën mbi 1.2 milionë njerëz në aksidente rrugore, ndërsa 50 milionë të tjerë plagosen. Viktimat më të shumta janë të rinj, mes moshës 5 deri në 29 vjeç. Gati gjysma e tyre janë këmbësorë dhe çiklistë.

Në Javën Globale të Sigurisë Rrugore, Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për masa urgjente për ta bërë ecjen dhe çiklizmin më të sigurtë.

Ekspertët vëne në dukje se ecja dhe çiklizmi jo vetëm që parandalojnë aksidentet dhe përmirësojnë shëndetin, por ndihmojnë edhe në uljen e emetimeve të karbonit, ndotjes së ajrit dhe zhurmës, duke krijuar qytete më të pastra dhe më të jetueshme.

Raporti nxjerr në pah se në shumë qytete, megjithëse 35–45% e udhëtimeve janë brenda 2–5 km, ato vazhdojnë të kryhen me makina, duke rënduar ndjeshëm mjedisin, ndërsa vetëm 0.2% e rrugëve në botë kanë korsi biçikletash.

OBSH kërkon që vendimmarrësit të investojnë në trotuare, korsitë e biçikletave dhe kufizimin e shpejtësisë, për të shkurtuar viktimat dhe për të ndërtuar qytete më të sigurta për të gjithë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Java e Sigurisë Rrugore, OBSH: 1.2 milion njerëz humbasin jetën në aksidente appeared first on Euronews Albania.

Në pak minuta dy aksidente/ Detaje nga përplasja automobilistike në Elbasan, dy të plagosur dhe një viktimë…

6 May 2025 at 09:39

Brenda pak minutash, dy aksidente rrugore janë regjistruar në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit. Raportohet se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së automjeteve.

Ngjarja më e rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, konkretisht në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë, ku dy automjete janë përplasur mes tyre me një shpejtësi të konsiderueshme. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona, të cilët u transportuan me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në ambientet spitalore.

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në Kthesat e Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga, por fatmirësisht pa pasoja serioze për drejtuesin e mjetit. Megjithatë, incidenti ka shtuar shqetësimet për sigurinë rrugore në këtë zonë.

Rrethanat e plota dhe shkaqet e saktë të këtyre ngjarjeve nuk janë ende të qarta, ndërsa grupet hetimore ndodhen në vendngjarje për të kryer verifikimet përkatëse. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë dhe kushtet e vështira atmosferike, me reshje të dendura shiu në zona të ndryshme të qarkut, kanë ndikuar në përkeqësimin e kushteve të qarkullimit dhe për pasojë në shtimin e rrezikut të aksidenteve.

Qarkullimi në akset rrugore të Elbasanit vijon të jetë i vështirë dhe kërkohet kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, sidomos në segmentet me kthesa dhe pamje të kufizuar. Autoritetet rrugore kanë bërë thirrje për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe uljen e shpejtësisë, veçanërisht në kushtet e motit të keq.

The post Në pak minuta dy aksidente/ Detaje nga përplasja automobilistike në Elbasan, dy të plagosur dhe një viktimë… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌