Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

Ekspozita “Zeqa”, një retrospektivë shpirtërore

By: Kult Plus
16 July 2025 at 14:52

Galeria e arteve në Gjilan mbrëmjen e 15 korrikut, e kurorëzoi me hapjen e ekspozitës “Zeqa”, të krijuesit dhe piktorit Zeqirja Rexhepi, pikërisht në 70 vjetorin e lindjes së tij dhe 45 vjetorin e krijimtarisë.

Ekspozita “Zeqa” sjell për publikun një retrospektivë të veçantë pikturash të krijuesit, të ndërtuar mbi idenë e një kthimi në kohë. Përmes kësaj ekspozite, artisti ndërton një udhëtim emocional dhe artistik që rikthen kujtimet e vitit 1999, një periudhë e rëndë, e mbushur me dhimbje, humbje dhe përballje si për të si individ, njëlloj edhe për popullin e tij si kolektivitet.

Çdo vepër e paraqitur është më shumë se një kompozim estetik, është një dëshmi vizuale e plagëve të padukshme që bartin artisti dhe populli. Pikturat pasqyrojnë dhimbjen e artistit dhe të popullit të tij, duke shpalosur me ndjeshmëri dimensionet shpirtërore të një kohe të vështirë, e cila ka lënë gjurmë të thella në historinë tonë të afërt.

“Zeqa” më tepër se një ekspozitë arti, është një formë e kujtesës kolektive, një thirrje për të mos harruar dhe një dëshmi se si arti mbijeton edhe nëpërmjet vuajtjes, përcjellë KultPlus.

Nën udhëheqjen e kuratorit Avni Xh. Behluli, ekspozita “Zeqa” synon të vendosë publikun dhe artdashësit përballë dy periudhave jetësore thelbësore të artistit Zeqirja Rexhepi: periudha e jetës dhe krijimtarisë së tij në Kosovë, para vitit 1999, dhe periudha e mëvonshme, pas shpërnguljes së tij në Kanada.

“Të gjitha këto ndërtojnë jetën e tërë të artistit Zeqirja Rexhepi,” – shprehet kuratori Behluli, duke vënë theksin te forca e kujtesës dhe ndikimi i përvojave jetësore në krijimtarinë e tij.

Zeqirja Rexhepi, një artist me rrënjë shqiptare nga Gjilani, që jeton dhe vepron përtej oqeanit, përmes kësaj ekspozite synon të rikrijojë atmosferën shpirtërore të përjetimeve të tij më të thella, sidomos momentet dramatike të dëbimit nga forcat serbe në vitin 1999. Kjo ekspozitë është jo vetëm një rrëfim artistik, por edhe një akt kujtese që ngjall emocione dhe reflektim përmes fuqisë së pikturës.

“Është një reflektim mbi vuajtjet, mallin, shpresat dhe forcën që mban lidhjet e palëkundura me vendlindjen. Gjilani sot ndjehet më afër Kanadasë, falë artit që s’ka kufij. Falë një biri të këtij qyteti që, edhe pse larg në kilometra, kurrë nuk u largua në ndjenja dhe në përkushtim për kulturën shqiptare”, tha ndër të tjerë Morina Bunjaku, duke e falënderuar që me ngjyrat e shpirtit dhe fuqinë e kujtesës, ai rikthehet simbolikisht në vendlindje, duke ndihmuar në mbajtjen gjallë të identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore edhe jashtë kufijve./KultPlus.com

“Armiku i jashtëm”, ekspozita me karikatura e Bashkim Shehut

By: Kult Plus
16 July 2025 at 10:45

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri u çel ekspozita “Armiku i jashtëm” nga shkrimtari Bashkim Shehu. Tema që përcjellë ekspozita synon të shpërfaq mendësinë totalitare.

Ekspozita duke vënë theksin mbi totalitarizmin, nëpërmjet karikaturave të revistës politiko-humoristike Hosteni përgjatë viteve 1945-1990, paraqet përfytyrimet zyrtare të armikut të jashtëm, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si është përfytyruar ky armik në diktaturë.

“Kjo ekspozitë fokusohet në 2 shtylla të totalitarizmit shqiptar, njëra është njeriu i ri dhe tjetra vetëizolimi total, i cili ishte në funksion të kontrollit total. Kjo ishte arsyeja e marrëzisë, e vetëizolimit të vendit”. shprehet Shehu.

Përmes artit të karikaturës, Shehu ofron një këndvështrim ndryshe mbi historinë e Shqipërisë, duke treguar se si një vend me shumë aleatë, gradualisht e ngushton rrethin e miqve të tij, derisa përfundon si një nga shtetet më të izoluara në botë, përcjellë KultPlus.

“Këta karikatura kanë për temë armikun e jashtëm, siç quhej në atë kohë. Në të vërtetë më shumë se regjimet në vendet e tjera, flasim për regjimin shqiptar të kohës”, shton ai.

Mekanizmat e propagandës së kohës rikthehen përmes kësaj kujtese vizuale dhe kulturore. Ekspozita “Armiku i Jashtëm” do të qëndrojë e hapur në COD deri më 23 gusht, ku vizitorët kanë mundësi të shohin karikaturat e paraqitura dhe të lexojnë si diçiturat origjinale të kohës, ashtu edhe komentet e vendosura nga vetë Bashkim Shehu./TopChannel/KultPlus.com

Before yesterdayMain stream

Fotot më të çuditshme të javës

5 July 2025 at 13:36

Reuters ka përzgjedhur disa nga shkrepjet më të pazakonta të javës që lamë pas, nga gjyqi i i Diddy tek temperaturat e larta që kanë skuqur Europën.

Një qytetar futet në lum për t’u freskuar nga vapa, Francë.
Njerëz duke luajtuar në një fushë të pikturuar, Zvicër,
Një model nga Java e Modës në Paris, Francë.
Një ish-makineri lufte e rikthyer në objekt argëtues në festivalin e Glastonbury, Britani.
Panda gjigande Xin Xin feston 35-vjetorin, Meksikë
Një dhëndër meksikan puth një aligator të veshur si nuse. Sipas traditës 230 vjeçare kjo sjell fat.
Reagimi i Diddy kur mori vesh verdiktin e gjykatës dhe u shpall i pafajshëm në 3 nga 5 akuza, New York

The post Fotot më të çuditshme të javës appeared first on Gazeta Si.

Lot dhe trishtim / Tifozët vajtojnë vdekjen e Diogo Jotës

3 July 2025 at 22:04

Mijëra tifozë futbolli janë drejtuar drejt stadiumit Anfield për t’i bërë homazhe sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, pas vdekjes së tij në një aksident me makinë në Spanjë.

Jota, 28 vjeç, ndërroi jetë kur një Lamborghini me të cilin udhëtonte me vëllain e tij më të vogël, Andre Silva, i shpërtheu goma, u përplas dhe u përfshi nga flakët në provincën Zamora.

Mijëra lule, fanella futbolli, shalle, tullumbace dhe flamuj janë vendosur jashtë stadiumit të Liverpoolit nga tifozët që kur u përhap lajmi për vdekjen e tij.

The post Lot dhe trishtim / Tifozët vajtojnë vdekjen e Diogo Jotës appeared first on Gazeta Si.

Kosovë/ Avokati dërgon në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve (foto)

3 July 2025 at 11:24

Nga Gazeta ‘Si’- Avokati Arianit Koçi dërgoi në oborrin e Kuvendit të Kosovës disa gomerë.

Ai shpjegoi se veprimi i tij vjen si simbolikë e kryeneçësisë së deputetëve para seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit.

“Gomari është simbol i kryeneçësisë. Dua të tregoj që deputetët tanë janë kryeneçë në dëm të qytetarëve të Kosovës. Mos të na trajtojnë si gomerë sepse po ia kuptojmë lojën”, tha Arianit Koçi.

The post Kosovë/ Avokati dërgon në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve (foto) appeared first on Gazeta Si.

Trump futet edhe në botën e kozmetikës, hedh në treg parfumin e rij ‘Victory 45-47’

1 July 2025 at 12:20

I apasionuar pas biznesit, presidenti amerikan, Donald Trump ka hyrë edhe në botën e kozmetikës!

Me një aromë që premton fitore, fuqi dhe shkëlqim, presidenti amerikan prezantoi linjën e tij të re të parfumeve të hënën në mbrëmje nëpërmjet Truth Social: “Victory 45-47”. Sigurisht, numrat nuk janë të rastësishëm pasi i referohen mandateve të tij presidenciale.

“Parfumet Trump janë këtu. Ato quhen ‘Victory 45-47’ sepse simbolizojnë Fitoren, Fuqinë dhe Suksesin, për burrat dhe gratë”, shkruan ai.

“Merrni një shishe për veten tuaj dhe mos harroni të merrni një për të dashurit tuaj. Shijojeni, argëtohuni dhe vazhdoni të fitoni!”, përfundon presidenti në postim.

The post Trump futet edhe në botën e kozmetikës, hedh në treg parfumin e rij ‘Victory 45-47’ appeared first on Gazeta Si.

Me sytë e fëmijëve të Gazës

17 June 2025 at 14:35

Nga Emine Saner – Përballë një realiteti të dhunshëm që ndeshet çdo ditë me pasigurinë, mërgimin dhe humbjen, një grup fëmijësh palestinezë në Egjipt kanë mësuar të shohin botën përmes lentes së një aparati fotografik.

Me ndihmën e organizatës Save the Children dhe fotografit britanik Misan Harriman, këta fëmijë  të shpërngulur nga Gaza kanë realizuar imazhe që nuk kanë nevojë për fjalë për të prekur zemrat e publikut.

Çdo fotografi është një dëshmi e jetës, kujtesës, shpirtit dhe qëndresës. Më poshtë, përmes syve të tyre dhe zërit të Harriman, rrëfehen disa nga këto imazhe.

Dashuria e parë. Portreti i nënës, nga Rawan

Në këtë imazh të ndritshëm dhe të përmbajtur, një vajzë i jep vetes të drejtën ta përjetësojë dashurinë për nënën e saj. Drita që përshkon portretin është thuajse shpirtërore. Harriman e përshkruan si një akt respekti: “Nënat palestineze, për mua, janë hyjni  dhe kjo foto është një nderim i heshtur për to.”

Macja e Shadit

Në një përqafim të qetë me batanijen, një mace është bërë simbol i ngushëllimit. “Më e dashura është ajo e maces sime, sepse ajo është gjëja më e çmuar që kam”, thotë Shadi. Një gjest i vogël i butësisë në një realitet shpesh të pamëshirshëm.

Kujtim gjeneratash. Portreti i gjyshit

Portreti i gjyshit të Shadit, i ulur në heshtje, me duar që mbajnë mbi vete breza historie. “Ky është një burrë që ndoshta ka qenë fëmijë gjatë Nakbës së 1948-s”, vëren Harriman, “dhe ende është këtu, përballë nipit të tij që mban aparatin.”

Shtëpia si strehë. Portreti i motrës, nga Ayman

Në sfondin e një dhome të ngrohtë, e ndriçuar nga drita natyrale, Layla shfaqet me një qeshje spontane. Në një tjetër foto, Ayman ka kapur gjithë familjen e tij në një çast të zakonshëm aq i rrallë për realitetin palestinez. “Ata janë ende bashkë, pavarësisht gjithçkaje,” thotë Harriman.

Loja e thjeshtësisë. Autoportreti i Aymanit

Në një moment gazmor, Ayman i bën “brirë” vetes me gishta, si çdo fëmijë 11-vjeçar kudo në botë. Fotoja mbart diçka universale dhe thellësisht çliruese: të drejtën për të qenë fëmijë.

Rreth meje, bota: Toleen

Toleen kap jetën urbane me një godinë shumëkatëshe të zbukuruar për Ramazan, e më pas shfaq vetveten në pasqyrë paksa e turpshme, por e ndritur nga drita e aparatit. “Tani e shoh jetën ndryshe, më bukur,” thotë ajo.

Shpirt i qetë: Taleen me Kuranin

Një imazh i heshtur , Taleen, duke lexuar Kuranin në një qoshe të dhomës, ndërsa drita e mëngjesit përthyhet mbi faqet e librit. Më pas, ajo shfaqet në një skulpturë hënore gjatë Ramazanit spiritualiteti si ndihmesë për të përballuar të pamundurën.

Paqe dhe krenari. Masa me kefijen

Në një portret të fuqishëm, Masa shfaqet me kefijen në kokë dhe dorën në shenjë paqeje. “Është një imazh që flet butë, por me forcë,” shprehet Harriman. Kefija bëhet flamur i heshtur i identitetit të saj.

Mësuesja, figura që ngre urat

Adam ka fotografuar mësuesen e tij në hapësirën e komunitetit palestinez në Kajro. Në sfond ndihen zërat e fëmijëve dhe besimi që përçon prania e një të rrituri që nuk i ka braktisur. “Është një portret që flet për përkatësinë në një tokë të huaj,” thotë Harriman.

Këto imazhe janë akte kujtese, dëshmi të jetës, dhe një pohim i thellë: “Ne jemi ende këtu. Shikojeni botën me sytë tanë.” Dhe mbase, më në fund, dëgjojeni.

Burimi: The Guardian

The post Me sytë e fëmijëve të Gazës appeared first on Gazeta Si.

Në foto: Izraeli kundër Iranit

14 June 2025 at 11:23

Nga Gazeta Si – Izraeli nisi sulme të paprecedenta kundër Iranit të premten, duke synuar programin e tij bërthamor dhe udhëheqësit ushtarakë.

Operacioni, “Rising Lion”, synon të ndalojë atë që Izraeli e quajti përparim të shpejtë të Teheranit në zhvillimin e armëve bërthamore. Synimet e tij përfshinin impiantin kryesor të pasurimit të Iranit në Natanz dhe atë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti “zemra e programit të raketave balistike të Iranit”.

Ai tha se operacioni do të vazhdojë “për aq ditë sa të duhen” për të eliminuar kërcënimin bërthamor të Iranit.

The post Në foto: Izraeli kundër Iranit appeared first on Gazeta Si.

‘Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri’

7 June 2025 at 18:53

Disa orë para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi në “Arenën Kombëtare”, Tirana është “përmbytur” nga tifozët kuqezi, të cilët krahas festës me këngë e valle patriotike, kanë bërë edhe banderola ku një ndër to e kanë shpalosur te Piramida, duke thënë se “Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri”.

The post ‘Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri’ appeared first on Gazeta Si.

Flamingot folezojnë për herë të parë në Shqipëri

5 June 2025 at 10:09

Për herë të parë, flamingot kanë nisur të folezojnë në territorin tonë.

Lajmin e jep Organizata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”, ku shkruan se janë regjistruar plot 281 fole me vezë, të cilat pritet të çelin së shpejti.

default

“Ky lajm i mrekullueshëm nuk kishte nga të vinte tjetër, veçse nga laguna e Nartës, në të cilën flamingot kishin vite që tentonin të folezonin”, shkruhet në postimin e Organizatën, ku ndër të tjera thuhet se çelja e flamingove të vegjël në Nartë do të thotë se territori shqiptar nuk e ka këtë lloj vetëm si vizitor nga vendet e tjera, por kontribuon në qëndrueshmërinë e kësaj popullate në Shqipëri dhe Europë, në rast se sigurohet mbarëvajtja e folezimit çdo vit.

Flamingo është lloji më i ri që i shtohet listës së shpendëve folezues në Shqipëri.

The post Flamingot folezojnë për herë të parë në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

Shpërthen vullkani Etna në Itali

2 June 2025 at 15:29

Vullkani Etna në Itali shpërtheu këtë të hënë me një re që e pasoi atë deri në një lartësi të paktën disa kilometra.

Sipas Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, kjo u shkaktua nga një rrjedhë piroklastike, ndoshta e prodhuar nga një shembje e materialit në krahun verior të kraterit Juglindor.

Nga pamjet e siguruara shihet se si turistët largohen me vrap, ndërsa nga ana tjetër filmojnë.

The post Shpërthen vullkani Etna në Itali appeared first on Gazeta Si.

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

By: mirseda
28 May 2025 at 22:30
Ish-deputeti Myslim Murrizi është shfaqur së fundmi në një poligon qitjeje, ku ka publikuar një video duke qëlluar me pistoletë nga një distancë prej 25 metrash. Gjatë postimit të tij, Murrizi ka ironizuar figurat politike dhe diplomatike, duke shoqëruar demonstrimin me një mesazh të qartë politik. “Jo keq për një distancë 25 metra dhe në […]

Zgjohet dhe gjen në oborr anijen rreth 130 metra

23 May 2025 at 15:18

Një burrë në Norvegji u zgjua dhe zbuloi se një anije e madhe kontejnerësh kishte ngecur në breg dhe ishte përplasur në kopshtin e tij të përparmë.

Anija 135 metra e gjatë ‘u parkua’ në oborrin e shtëpisë së Johan Helberg rreth orës 05:00 të enjten.

Z. Helberg u njoftua për këtë nga fqinji i tij i panikosur, i cili e kishte parë anijen teksa po shkonte drejt bregut.

“Shkova te dritarja dhe u habita shumë kur pashë një anije të madhe”, tha Helberg në një intervistë me Guardian.

“Ishte kaq joreale”.

The post Zgjohet dhe gjen në oborr anijen rreth 130 metra appeared first on Gazeta Si.

Botohet në Itali libri “Notturno” me autor ish-Presidentin Bamir Topi (FOTO)

By: mirseda
20 May 2025 at 22:04
Salloni i Librit në Torino, më i madhi në Itali dhe një nga më të njohurit në nivel europian, ofroi një mundësi shumë të mirë për prezantimin e librit “Notturno” të ish-Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili është përkthyer së fundi në italisht nga Shtëpia Botuese “Morrone”. Të pranishëm ishin njerëz të kulturës dhe […]

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto

16 May 2025 at 14:53

Të dielën e 11 majit, shqiptarët votuan për zgjedhjet parlamentare.  Korridoret e shkollave apo palestrave të përshtatura në qëndra votimi për qytetin e Tiranës ishin të tejmbushura me votues kryesisht gjatë orëve të paradites, pasuar nga një rënie e fluksit të votuesve gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Pavarësisht se fillimisht u duk se pjesëmarrja […]

The post Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto appeared first on Reporter.al.

Reshje në pranverë, Thethi zbardhet nga bora

16 May 2025 at 11:30

Edhe pse në pranverë, temperaturat janë ulur dhe janë rikthyer reshjet në të gjithë vendin.

Ndërkohë nuk ka munguar as dëbora në Theth. Në videon e siguruar nga Gazetasi.al, shihet aksi Bogë-Theth i mbuluar nga bora.

The post Reshje në pranverë, Thethi zbardhet nga bora appeared first on Gazeta Si.

❌
❌