Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

UASHINGTON – Trump: Jemi afër marrëveshjes për armëpushim në Gaza

UASHINGTON, 7 korrik /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se janë afër një marrëveshjeje për Rripin e Gazës.

Duke folur me gazetarët në një aeroport, Trump shprehu shpresën lidhur me arritjen e një marrëveshje së shpejti në Gaza.

“Mendoj se jemi afër një marrëveshjeje për Gazën”, tha Trump duke theksuar vendosmërinë e tij për të arritur armëpushim në Gaza gjatë orëve kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po udhëtonte për në Uashington.

Trump bëri vërejtjet e mëposhtme në fjalimin e tij, ku vlerësoi se një armëpushim në Gaza mund të jetë i mundur “këtë javë”.

“Mendoj se ka një shans të mirë të arrijmë marrëveshje me Hamasin për shumë nga pengjet javën e ardhshme. E dini, ne kemi liruar shumicën e pengjeve, por shumë nga pengjet e mbetura do të lirohen. Mendojmë se këtë do ta bëjmë këtë javë”, tha presidenti amerikan.

Duke folur me gazetarët të premten, Trump tha se “mendojmë se do të arrijmë armëpushim në Gaza brenda javës së ardhshme”.

Në të njëjtën ditë, Hamasi dërgoi përgjigjen e tij “pozitive” ndaj propozimit të fundit për armëpushim ndërmjetësve Katarit dhe Egjiptit.

Trump sot pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë në orën 18:00 sipas kohës lokale të SHBA-së, me Netanyahun mbi të cilin ka ushtruar presion për armëpushim në Rripin e Gazës./   /os/

The post UASHINGTON – Trump: Jemi afër marrëveshjes për armëpushim në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Uashington, Seferi: Policia e Shtetit, e përkushtuar ndaj partnerëve strategjikë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Në kuadër të thellimit të partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë, drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Pëllumb Seferi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Uashington D.C., në bashkëpunim me organizatën Open Gov Hub.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Seferi zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve federale dhe shtetërore amerikane, organizata shqiptaro-amerikane dhe përfaqësues të diasporës, struktura të shoqërisë civile, si dhe vizitoi ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Uashington, disa universitete prestigjioze dhe qendra kërkimore që operojnë në fushat e sigurisë, drejtësisë dhe administratës publike.

Në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Seferi shprehu angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit për forcimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Fokusi i kësaj vizite ishte njohja dhe më tej aplikimi i praktikave më të mira amerikane në drejtimin policor, policimin në komunitet, menaxhimin e sfidave moderne të sigurisë, si dhe forcimi i lidhjes me qytetarët si partnerë në garantimin e rendit dhe sigurisë.

/gj.m//a.f/

The post Uashington, Seferi: Policia e Shtetit, e përkushtuar ndaj partnerëve strategjikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington

27 June 2025 at 19:55

Ruanda dhe Republika Demokratike e Kongos kanë firmosur një marrëveshje paqeje në Shtetet e Bashkuara, në një përpjekje për të dhënë fund dekadave të konflikteve të dhunshme midis fqinjëve afrikanë dhe për të hapur mundësi ekonomike për SHBA-në, veçanërisht në sektorin e mineraleve.

Marrëveshja parasheh “çangazhimin, çarmatimin dhe integrimin e kushtëzuar” të grupeve të armatosura që operojnë në lindje të Kongos, një zonë prej kohësh e përfshirë në konflikt të vazhdueshëm.

Megjithëse detajet e plota ende nuk janë publikuar dhe historikisht marrëveshjet e ngjashme në rajon kanë dështuar, presidentët Donald Trump dhe Félix Tshisekedi e kanë cilësuar këtë si një sukses historik.

“Një ditë e madhe për Afrikën dhe botën!” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social menjëherë pas nënshkrimit fillestar të marrëveshjes, ndërsa Zyra e Presidentit Tshisekedi e përshkroi atë si “suksesin më të rëndësishëm në më shumë se 30 vjet”.

Dokumenti u nënshkrua në Departamentin Amerikan të Shtetit nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve. Ndërkohë po diskutohet një takim i mundshëm në Uashington mes presidentëve Tshisekedi, Paul Kagame të Ruandës dhe Donald Trump, megjithëse data ende nuk është vendosur.

Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit rajonal dhe mund të forcojë pozicionin strategjik të SHBA-së në Afrikë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington appeared first on Euronews Albania.

Jashari në Uashington, prezanton arritjet e FSK-së

PRISHTINË, 18 qershor /ATSH/ Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari ka zhvilluar takime të rëndësishme në Uashington dhe JRTC.

Gjatë vizitës në ShBA, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u takua në Pentagon me Gjenerallejtënant Joseph ‘JS’ McGee, Drejtor i Strategjisë, Planeve dhe Politikave në Shtabin e Përbashkët të Forcave Amerikane.

Sipas njoftimit, gjenerallejtënant Jashari e informoi për arritjet e FSK-së, përfshirë pjesëmarrjen në UF DE25, trajnimet me ushtrinë amerikane dhe përgatitjet për dislokimin në JRTC, duke theksuar rëndësinë e arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale

Ndërsa Gjenerallejtënant McGee e përgëzoi FSK-në për progresin, falënderoi për mikpritjen gjatë UF DE25, si dhe konfirmoi mbështetjen e Pentagonit për zhvillimin dhe bashkëpunimin në misione të përbashkëta paqeruajtëse.

Në kuadër të kësaj vizite, Gjenerallejtënant Jashari u takua gjithashtu me Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Steven S. Nordhaus, dhe me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës në JRTC, Gjeneral Major Steven Osborn.

“Gjatë takimeve, Komandanti i FSK-së prezantoi të arriturat e fundit të forcës dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen në procesin e trajnimeve dhe përgatitjeve për misionin e dislokimit. Gjeneral Nordhaus vlerësoi lartë profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të FSK-së për bashkëdislokim”, thuhet në njoftim.

Këto takime pasqyrojnë përparimin e qëndrueshëm të FSK-së drejt kapaciteteve të plota operacionale dhe theksojnë psrtneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

/Kosovapress/

The post Jashari në Uashington, prezanton arritjet e FSK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akuzohet për vrasjen e 3 vajzave, ja çfarë kërkimesh tronditëse kishte bërë në internet pak ditë para zhdukjes së tyre

By: gaze tare
8 June 2025 at 16:00

Travis Decker, burri i akuzuar për vrasjen e tre vajzave të tij të mitura, kishte kërkuar në internet mënyra për t’u shpërngulur në Kanada, vetëm pak ditë para krimit tragjik.

Sipas një dosjeje të U.S. Marshals, e siguruar nga Fox 13 Seattle, Decker kishte kërkuar në Google fraza si “si të shpërngulesh në Kanada” dhe kishte vizituar një faqe për punësim në shtetin fqinj më 26 maj.

Autoritetet besojnë se ai ka tentuar të arratiset në Kanada, pasi trupat e vajzave u gjetën pranë kufirit kanadez dhe vetëm 18 km larg nga Pacific Crest Trail, një shteg malor që të çon drejtpërdrejt në Kanada.

Kërkimi për Decker vijon intensivisht, ndërsa ai është shpallur në kërkim për tre akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një për rrëmbim, pas zhdukjes dhe më pas zbulimit të trupave të vajzave të tij, Paityn (9 vjeç), Evelyn (8) dhe Olivia (5).

Tre fëmijët ishin parë për herë të fundit më 30 maj gjatë një takimi të planifikuar me të atin. Alarmimi për zhdukjen e tyre u bë më 31 maj, por tragjedia u konfirmua më 2 qershor, kur autoritetet zbuluan trupat e pajetë.

Sherifi i Chelan County, Mike Morrison, tha:
“Po e kërkojmë gjithandej. Ai është i rrezikshëm, sidomos për shkak të përvojës së tij ushtarake.”

Ndjekja ndaj tij vijon, ndërsa policia i bën thirrje publikut të mos e afrojnë nëse e shohin dhe të kontaktojnë menjëherë autoritetet.

The post Akuzohet për vrasjen e 3 vajzave, ja çfarë kërkimesh tronditëse kishte bërë në internet pak ditë para zhdukjes së tyre appeared first on iconstyle.al.

Vrasja e trefishtë në SHBA: Çfarë dihet deri më tani për Travis Decker, babain në arrati që dyshohet se vrau tre vajzat e tij

By: gaze tare
5 June 2025 at 10:50

Travis Decker, 32 vjeç, është ende në arrati ndërsa policia në Wenatchee, Washington dhe zonat përreth vazhdojnë kërkimin disa-ditor për babain që dyshohet se ka vrarë tre vajzat e tij të mitura: Paityn (9), Evelyn (8) dhe Olivia (5) Decker.

Trupat e vajzave u gjetën më 2 qershor pranë kampingut Rock Island në Chelan County, pasi autoritetet zbuluan makinën e braktisur të Decker afër vendit të ngjarjes.

Vajzat ishin nën kujdesin e të atit gjatë një vizite të planifikuar, por Decker kishte shkelur marrëveshjen prindërore, diçka që sipas policisë ishte e pazakontë dhe alarmuese. Ato u panë për herë të fundit më 30 maj, ndërsa policia nisi zyrtarisht kërkimin më 31 maj.

Decker, një ish-ushtarak, konsiderohet i rrezikshëm dhe mund të jetë i armatosur. Ai ka jetuar si i pastrehë në automjete, hotele apo kampingje. Ai përshkruhet si 1.73 m i gjatë, 86 kg, me flokë të zinj të lidhur bisht dhe veshur me këmishë të çelët dhe pantallona të shkurtra të errëta.

Në automjetin e tij policia gjeti dy shenja gjaku, një batanije, ushqime, ulëse për fëmijë dhe portofolin mbi konzolën qëndrore. Gjurmët telefonike tregojnë se ai kishte qenë në kamping një ditë para rrëmbimit.

Decker është tashmë i akuzuar për tre vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe ndërhyrje në kujdestari.

Nëna e vajzave, Whitney Decker, po mbështetet nga një fushatë GoFundMe që ka mbledhur afro 400,000 dollarë për të ndihmuar me shpenzimet dhe për të ofruar mbështetje gjatë kësaj tragjedie të thellë. Organizatorja, një mikeshë familjare, e përshkroi humbjen si “të paimagjinueshme”.

The post Vrasja e trefishtë në SHBA: Çfarë dihet deri më tani për Travis Decker, babain në arrati që dyshohet se vrau tre vajzat e tij appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Uashington: Gjenden të pajeta tre motra të mitura, në kërkim babai i tyre

By: gaze tare
4 June 2025 at 08:24

Një ngjarje tronditëse ka tronditur Uashingtonin, pasi tre motra të mitura — Paitin, Evelyn dhe Olivia Decker, janë gjetur të pajeta pranë një kampingu në zonën pyjore të Leavenworth. Vajzat, të moshës 5 deri në 9 vjeç, ishin zhdukur teksa vizitonin babanë e tyre, një ish-ushtar i pastrehë.

Autoritetet dyshojnë se babai i tyre, 32-vjeçari Travis Decker, është përgjegjës për rrëmbimin dhe vrasjen e tyre. Ndaj tij është lëshuar urdhër arresti dhe vijon kërkimi në bashkëpunim me Marshallët amerikanë, ndërsa është vendosur një shpërblim deri në 20,000 dollarë për çdo informacion që ndihmon në kapjen e tij.

Policia pranoi se nuk lëshoi menjëherë një alarm Amber, çka ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën si u trajtua rasti. “Këtë herë, sistemi dështoi,” deklaroi një zëdhënës i policisë.

Kërkimet dhe hetimet në zonën e kampingut vazhdojnë edhe sot.

The post Tragjedi në Uashington: Gjenden të pajeta tre motra të mitura, në kërkim babai i tyre appeared first on iconstyle.al.

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 May 2025 at 20:40

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar në Uashington me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, me të cilin ka biseduar për raportet dypalëshe dhe tregtinë.

Takimi, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, vuri në pah “raportin e fortë mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe theksoi interesat e përbashkët në stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe NATO”.

DASH tha po ashtu se dy kryediplomatët kanë biseduar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik përfshirë “tregtinë dhe investimet”.

Ndërkaq, Mucunski tha se në takimin në Uashington me Rubion u konfirmua bashkëpunimi mes dy shteteve, që sipas tij, është i bazuar mbi vlera të përbashkëta, “interesa politike dhe miqësi të kamotshme”.

“Shpreha përkushtimin e Qeverisë maqedonase për të avancuar dialogun politik me SHBA-në, si dhe përkushtimin konkret për të institucionalizuar partneritetin strategjik përmes zbatimit të Planit të përbashkët të Veprimit”, shkroi ai në Facebook.

Uashingtoni dhe Shkupi më 2022 thelluan raportet me nisjen e dialogut strategjik, që fokusohet në thellimin e partneritetit dypalësh.

Mucunski tha se gjatë takimit me Rubion është kanë biseduar edhe për raportet tregtare dhe uljen e tarifave, por edhe “nisjen e procesit të nënshkrimit të një marrëveshjeje për tregti të lirë”.

Maqedonia e Veriut ishte në mesin e shteteve që u goditën nga tarifa bazë prej 10 për qind dhe me një tarifë shtesë prej 33 për qind për importet maqedonase. Trump shpalli këto tarifa në prill të këtij viti.

“Në këtë drejtim, theksova gatishmërinë e Qeverisë maqedonase për të promovuar bashkëpunim ekonomik, tërheqjen e investimeve amerikane dhe rritjen e pranisë të kompanive amerikane në shtetin tonë”, tha ai.

SHBA-ja kërkon që të arrijë marrëveshje të posaçme për tregtinë e lirë me shtetet që kanë suficit tregtar me Uashingtonin. REL/

The post Rubio takohet me homologun maqedonas appeared first on Sot News | Lajme.

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

By: E.K
22 May 2025 at 21:16

Duke komentuar sulmin që vrau dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite në Uashington, ligjvënësi republikan i sapozgjedhur Randy Fine thotë: “Kauza palestineze është e ligë.’ “Në Luftën e Dytë Botërore, ne nuk negociuam një dorëzim me nazistët. Ne nuk negociuam një dorëzim me japonezët. Ne i bombarduam japonezët dy herë me armë bërthamore për […]

The post Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore appeared first on FaxWeb.

Nga Gaza në SHBA: Vrasje e dyfishtë politike në zemër të Uashingtonit

By: user 8
22 May 2025 at 14:35

Një çift i ri që punonte për Ambasadën Izraelite është qëlluar për vdekje jashtë një muzeu hebre në Washington DC. 

Policia thotë se viktimat, të cilët janë identifikuar si Yaron Lischinsky dhe Sarah Lynn Milgrim, janë vrarë nga një burrë që bërtiste “Liri, liri për Palestinën”.

I dyshuari është në paraburgim.

Çfarë ndodhi?

Në orën 21:08 me orën lokale të së mërkurës, policia mori disa telefonata për një të shtënë jashtë një eventi në Capital Jewish Museum në qendër të Washington DC.

Një burrë dhe një grua u gjetën pa ndjenja dhe pa shenja jete në vendngjarje dhe më vonë vdiqën.

Departamenti i Policisë Metropolitane (MPD) tha se çifti po largohej nga eventi në muze në rrugën 3rd St NW, një zonë me shumë vende turistike, muze dhe godina qeveritare, përfshirë zyrën rajonale të FBI-së në Washington.

Policia pretendon se i dyshuari është Elias Rodriguez, 30 vjeç, nga Chicago, i cili po merret në pyetje në paraburgim.

Shefja e policisë Pamela Smith tha se ai është parë duke lëvizur nervoz përpara muzeut përpara se të qëllonte me një armë zjarri drejt një grupi prej katër vetash.

I dyshuari më pas hyri brenda muzeut, ku u ndalua. Policia tha se ai bërtiste “Liri, liri për Palestinën” ndërsa ishte në paraburgim.

Policia e Uashingtonit po udhëheq hetimin. FBI tha se po shqyrton “lidhje me terrorizëm të mundshëm ose motivim të bazuar në krim urrejtjeje”. 

Çfarë dimë për viktimat? 

Ambasada e Izraelit në SHBA identifikoi çiftin e vrarë dhe tha se stafi i saj “ishte i shkatërruar dhe i dëshpëruar nga vrasja e tyre”. 

“Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë thellësinë e dhimbjes dhe tmerrit për këtë humbje shkatërruese. Zemrat tona janë me familjet e tyre, dhe ambasada do të jetë pranë tyre gjatë kësaj kohe të tmerrshme.” 

Ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, tha se z.Lischinsky ishte gati t’i propozonte zonjushës Milgrim.

“Djali i ri kishte blerë një unazë këtë javë me qëllimin për t’i propozuar të dashurës javën tjetër në Jeruzalem,” tha ai në një konferencë për shtyp.

“Ata ishin një çift i bukur.” 

Një rabin në Washington që kishte takuar çiftin tha “ishin njerëz të mirë dhe të dashur”.

Komiteti Hebraik Amerikan (AJC), organizator i eventit në muze, tha: “Ata na u morën. Ata kishin gjithë jetën përpara tyre.” 

Gjermania gjithashtu konfirmoi se z.Lischinsky kishte pasaportë gjermane.

The Times of Israel raportoi se ai ishte zhvendosur në Izrael si adoleshent, përpara se të transferohej në Washington DC për të punuar për ambasadën izraelite.

Çfarë thanë dëshmitarët?

Dëshmitarët përshkruan çfarë ndodhi pas sulmit jashtë Capital Jewish Museum.

“Rreth orës 09:07 dëgjuam të shtëna, dhe pastaj hyri një djalë që dukej shumë i shqetësuar dhe menduam se thjesht kishte nevojë për ndihmë dhe për strehim,” tha Katie Kalisher.

Yoni Kalin, i cili gjithashtu ndodhej në event, tha: “Njerëzit po e qetësonin, i jepnin ujë, po kujdeseshin për të. Nuk e dinim që ai ishte personi që kishte ekzekutuar njerëz me gjakftohtësi.” 

“Ai ishte autori. Kur erdhi policia, ai tha: ‘Unë e bëra këtë. Jam i paarmatosur.’ 

“Ai nxori një shall tradicional palestinez të kuq dhe tha: ‘E bëra këtë për Gazën. Liri për Palestinën. Ka vetëm një zgjidhje. Revolucioni i Intifadës’, dhe vazhdonte të bërtiste ‘liri për Palestinën’.” 

Çfarë ishte eventi?

Eventi në Capital Jewish Museum ishte promovuar si një ngjarje që bashkonte të rinjtë hebrenj profesionistë dhe komunitetin diplomatik.

Organizatori, Komiteti Hebraik Amerikan (AJC), tha se ishte i hapur për anëtarët e komunitetit diplomatik në DC. Tema e eventit ishte e shpallur si “ta kthesh dhimbjen në qëllim”. 

Përshkrimi i eventit thoshte se ftonte organizatorë ndihme humanitare që po përgjigjen ndaj krizave humanitare në Lindjen e Mesme, përfshirë Gazën.

Orari i eventit ishte i shpallur publikisht, por vendndodhja u nda vetëm me ata që u regjistruan për të marrë pjesë.

Çfarë tha Donald Trump?

Presidenti Donald Trump e dënoi sulmin dhe e quajti antisemitik.

Duke postuar në platformën e tij sociale Truth Social, ai tha: “Këto vrasje të tmerrshme në DC, bazuar qartësisht në antisemitizëm, duhet të ndalen, tani!

“Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA. Ngushëllime për familjet e viktimave.

“Sa e trishtueshme që ndodhin gjëra të tilla! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

Çfarë tha Izraeli?

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ishte “i tërbuar nga vrasja e tmerrshme antisemite” e viktimave.

“Zemra ime pikëllohet për familjet e të rinjve të dashur, jeta e të cilëve u ndërpre përnjëherë nga një vrasës antisemit i neveritshëm,” tha ai.

“Kam dhënë urdhër që të shtohet siguria në misionet izraelite në të gjithë botën dhe për përfaqësuesit e shtetit.” 

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar tha se vdekja e çiftit ishte një “pasojë e drejtpërdrejtë e nxitjes toksike dhe antisemitike kundër Izraelit dhe hebrenjve në mbarë botën që ka vijuar që nga masakra e 7 tetorit”. 

Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza si përgjigje ndaj sulmit përtej kufirit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku rreth 1,200 persona u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.

Të paktën 53,475 persona janë vrarë në Gaza që nga ajo kohë, përfshirë 3,340 që nga rifillimi i ofensivës izraelite, sipas ministrisë së shëndetësisë së territorit.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Nga Gaza në SHBA: Vrasje e dyfishtë politike në zemër të Uashingtonit appeared first on Lapsi.al.

“Të shtohen masat në misionet diplomatike”/ Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, reagon Netanyahu…

22 May 2025 at 11:51

Pas sulmit me armë të mërkurën në mbrëmje në Uashington, ku humbën jetën dy punonjës të ambasadës, Benjamin Netanyahu njoftoi se po forcon masat e sigurisë në misionet diplomatike izraelite në mbarë botën dhe po rrit mbrojtjen për përfaqësuesit e vendit të tij.

Zyra e Netanyahut njoftoi në platformën X se Kryeministri izraelit kishte kontaktuar me Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-ve, Pam Bondi, për t’u informuar rreth autorit të dyshuar dhe për dy viktimat  një çift i ri që do të fejoheshin së shpejti.

Sipas njoftimit të zyrës së tij, Bondi shprehu trishtimin e saj të thellë ndaj Netanyahut dhe shtoi se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po kontribuon në menaxhimin e situatës. Ajo gjithashtu deklaroi se autori do të përballet me drejtësinë.

 

The post “Të shtohen masat në misionet diplomatike”/ Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, reagon Netanyahu… appeared first on Sot News | Lajme.

Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite qëllohen për vdekje në Uashington

By: Re Nato
22 May 2025 at 07:48

Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje jashtë një muzeu hebre në qendër të Uashingtonit. Viktimat ishin çift, ndërsa u qëlluan teksa po dilnin nga aktiviteti në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC, i cili kishte në fokus ndihmën e banorëve të Gazës.

I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari Elias Rodriguez. Ky i fundit, sipas Policisë, bërtiti “Palestina e lirë” pasi u arrestua. Oficerët do të hetojnë lidhjet e mundshme me terrorizmin.

Ambasada izraelite ka reaguar mbi ngjarjen duke pretenduar se viktimat janë qëlluar nga një distancë e afërt.

Zëdhënësja e ambasadës izraelite, Tal Naim Cohen, shkroi në X se anëtarët e stafit të ambasadës po merrnin pjesë në një aktivitet në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC, ndërsa shpreson të zbatimi i ligjit dhe vënia e drejtësisë në vend.

“Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite u qëlluan sonte nga afër, ndërsa merrnin pjesë në një aktivitet hebraik në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC. Ne kemi besim të plotë tek autoritetet e zbatimit të ligjit si në nivel lokal ashtu edhe në atë federal për të kapur autorin e sulmit dhe për të mbrojtur përfaqësuesit e Izraelit dhe komunitetet hebraike në të gjithë Shtetet e Bashkuara”, shkroi ajo./abcnews.al

Shefi i NATO-s do të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington

24 April 2025 at 16:53

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë gjatë dy ditëve të ardhshme në Uashington.

Mark Rutte ka zhvilluar bisedime me sekretarin amerikan të mbrojtjes Pete Hegseth dhe gjithashtu do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare të Donald Trump, Mike Waltz.

Takimet vijnë pasi Rubio u tërhoq dje nga bisedimet e nivelit të lartë në Londër së bashku me të dërguarin Steve Witkoff, duke lënë disi të anashkaluar të dërguarin e Ukrainës Keith Kellogg për të udhëhequr delegacionin.

Ky është udhëtimi i dytë i Rutte në kryeqytetin amerikan në po aq muaj, pasi ai u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë në mars.

/abcnews.al/

Gjykata del kundër Trump, urdhëron ndalimin e mbylljes së Zërit të Amerikës

23 April 2025 at 15:09

Një gjykatës i një gjykate federale në Uashington ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump, që të ndalë përpjekjet që synojnë shuarjen e Zërit të Amerikës (VOA), që u mbyll muajin e kaluar.

VOA i ka cilësuar të paligjshme lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit.

Gjykatësi Royce Lamberth vendosi më 23 prill për lëshimin e një urdhri paraprak që thotë se zyrtarët duhet “të marrin të gjithë hapat e nevojshme” për të rikthyer punonjësit dhe bashkëpunëtorët në pozitat e tyre në VOA dhe që të rikthehen fondet, e miratuara nga Kongresi, për dy transmetuesit e tjerë të financuar nga Qeveria amerikane Radio Azia e Lirë dhe Rrjeti i Transmetuesit të Lindjes së Mesme dhe të rifillojnë transmetimet në radio, televizion dhe internet.

Lamberth, i cili po trajton gjashtë padi nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët e prekur nga mbyllja e urdhëruar nga Agjencia e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyr transmetuesit federalë, urdhëroi po ashtu mediat që të paraqesin raporte mujore mbi ecurinë, për të treguar nëse USAGM po zbaton urdhrin për të lejuar ata të “ofrojnë lajme që vazhdimisht janë të besueshme, të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse”.

USAGM nuk ka reaguar publikisht për vendimin e gjykatës.

Muajin e kaluar, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, pas administrata, përmes një urdhri ekzekutiv, e udhëzoi USAGM dhe gjashtë agjenci të tjera federale që të ulnin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.

Më pas, USAGM dërgoi në pushim më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar VOA, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.

USAGM kishte argumentuar se për këtë çështje nuk ka “një vendim përfundimtar” lidhur me të ardhmen e VOA dhe se paditë duhet të trajtohen si “mosmarrëveshje të punësimit” me punonjësit e larguar nga puna.

Radio Evropa e Lirë po ashtu ka ngritur padi ndaj USAGM për të “shmangur dëmin e pariparueshëm” ndaj transmetuesit për shkak të mbajtjes pezull të grantit – të miratuar nga Kongresi si pjesë e përpjekjeve të USAGM-it për të ndërprerë financimin e REL-it.

Rasti i Radios Evropa e Lirë ende po trajtohet nga gjykata.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata del kundër Trump, urdhëron ndalimin e mbylljes së Zërit të Amerikës appeared first on Euronews Albania.

SHBA – Trump kërcënon Kinën me tarifa edhe më të larta

UASHINGTON, 7 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi sot se do të rrisë ndjeshëm tarifat doganore amerikane për produktet kineze, nëse Pekini vazhdon të përgjigjet ndaj ofensivës së tij doganore, duke lënë derën e hapur për negociatat me vendet e tjera të prekura.

“Nëse Kina nuk tërheq rritjen e saj prej 34% [në tarifat doganore për produktet amerikane] (…) deri nesër [e martë] 8 prill, Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa doganore shtesë prej 50% ndaj Kinës duke filluar nga 9 prilli”, tha presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social.

Donald Trump e kishte kritikuar më herët Kinën se “nuk e kishte marrë parasysh paralajmërimin [e tij] (…) për të mos iu përgjigjur” ofensivës së saj tregtare.

Që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë në janar, Donald Trump ka goditur tashmë produktet kineze me një shtesë prej 20%, që pritet të rritet në 54% nga 9 prilli, me +34% të shpallur javën e kaluar.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se nëse Donald Trump do të zbatonte kërcënimin e tij të ri, kjo do ta rriste këtë shtesë në 104%.

Donald Trump tha gjithashtu se “negociatat me vendet e tjera, të cilat gjithashtu kanë kërkuar bisedime, do të fillojnë menjëherë”./  /os/

The post SHBA – Trump kërcënon Kinën me tarifa edhe më të larta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Kina kritikon politikën e jashtme amerikane: Jo edhe miq edhe sanksione

PEKIN, 7 mars /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi kritikoi politikën e jashtme të SHBA-së dhe paralajmëroi Uashingtonin kundër mosmarrëveshjeve tregtare.

”Nëse çdo vend do të ndiqte shembullin e SHBA-së duke pasur përparësi vetëm interesat kombëtare në çdo vendim të politikës së jashtme, bota do të kthehej në ligjin e xhunglës”, theksoi Wang në Kongresin Kombëtar të Popullit.

Wang u bëri thirrje fuqive të mëdha të mbajnë angazhimet dhe përgjegjësitë e tyre ndërkombëtare, duke iu referuar shkurtimeve të ndihmës së huaj nën presidencën e Trump.

Ai gjithashtu paralajmëroi Uashingtonin për politikën tarifore të SHBA-së kundër Kinës. Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka vendosur tarifa të reja për importet nga Kina, fillimisht në 10%, më pas dyfishuar në 20% në një fazë të dytë.

“Asnjë vend nuk duhet të fantazojë se mund të shtypë Kinën dhe të mbajë një marrëdhënie të mirë me Kinën në të njëjtën kohë. Akte të tilla me dy fytyra nuk janë të mira për stabilitetin e marrëdhënieve dypalëshe apo për ndërtimin e besimit të ndërsjellë”, theksoi Wang.

Në përgjigje të tarifave të SHBA-së, Pekini u hakmor duke vendosur tarifa ndaj produkteve bujqësore amerikane dhe njoftoi masa të mëtejshme kundër disa kompanive amerikane./ /os/

The post FOKUS – Kina kritikon politikën e jashtme amerikane: Jo edhe miq edhe sanksione appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – SHBA heq përkohësisht tarifat për disa produkte meksikane

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-AA/ – Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se Meksika nuk do të paguajë tarifa për mallrat e mbuluara nga Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) deri më 2 prill.

Vendimi erdhi pas diskutimeve me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum, të cilën Trump e vlerësoi për bashkëpunimin në sigurinë kufitare dhe luftimin e trafikut të fentanilit.

“Pasi fola me presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës, kam rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë tarifa për çdo gjë që bie nën Marrëveshjen USMCA”, shkroi Trump në Truth Social.

Kjo masë ishte gjest respekti për Sheinbaum, tha ai, duke theksuar përpjekjet e tyre bashkëpunuese për të trajtuar imigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës.

Përjashtimi zbatohet për sektorët kyç si qumështi, automobilat dhe farmaceutikët. Ai pason vendosjen e një tarife prej 25 për qind nga SHBA-ja për importet meksikane që hyri në fuqi më 4 mars.

Meksika kishte shqyrtuar më parë tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane.

USMCA është zëvendësimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) në 2020, që rregullon tregtinë midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë.   /os/

The post UASHINGTON – SHBA heq përkohësisht tarifat për disa produkte meksikane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: Kundërshtova marrëveshjen me Uashingtonin për mineralet e rralla

15 February 2025 at 18:42

KIEV, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se ka kundërshtuar marrëveshjen me Uashingtonin për mineralet e rralla.

Zelensky thotë se marrëveshja “duhet të lidhet me garancitë e sigurisë”.

“Marrëveshja ishte gati në nivel ministror. Por unë jam president dhe do të ndikoj në cilësinë e këtij dokumenti. Nuk i lashë ministrat të nënshkruajnë marrëveshjen, sepse sipas meje nuk është gati. SHBA nuk është ende gati të mbrojë interesat tona”, theksoi ai. /os/

The post KIEV – Zelensky: Kundërshtova marrëveshjen me Uashingtonin për mineralet e rralla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjiknuri në Uashington: Aleancë e fortë ndaj ndaj kërcënimit që vjen prej autokracive

5 February 2025 at 22:28

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Sekretari i Organizimit dhe Zgjedhjeve në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, gjatë vizitës në Uashington mori pjesë në Forumin për Çështjet e Sigurisë, Përballimin e Veprimeve të Dëmshme të Kinës, Rusisë dhe Iranit, organizuar në Kongresin Amerikan.

Zyrtarë të lartë të administratës amerikane në institucionet e sigurisë dhe inteligjencës, kongresmenët Session, Aderhold, Self, Moolenaar, Fallon, Diaz-Balart, Souzzi dhe Wilson diskutuan me përfaqësues politikë nga Evropa Juglindore dhe më gjerë në lidhje me sfidat e sigurisë me të cilat përballemi.

Forumi u bashkëdrejtua nga kongresmenët Session, Aderhold dhe deputeti i opozitës, Fatmir Mediu, ndërsa të ftuar ishin dhe një grup deputetësh nga Kuvendi i Shqipërisë, përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës.

Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Gjiknuri theksoi se “sfida e botës së lirë ndaj kërcënimit që vjen prej autokracive është një aleancë e fortë e cila ndonëse mund të mos kontrollojë çdo ngjarje, do të jetë e aftë të kontrollojë reagimin pas ngjarjeve”.

“Ky forum po bëhet i përhershëm dhe kjo është gjë e mirë. Si një vend i vogël i botës së lirë, apo nga familja e botës së lirë, ne po japim kontributin tonë se si mund të punojmë më mirë dhe si t’i kuptojmë më mirë problemet tona. Nuk do të hyj në secilin çështje, por mendoj se kjo tryezë ka përcjellë dy, apo tre mesazhe. Pikësëpari, ne nuk mund të kontrollohemi nga ngjarjet, apo nga njerëzit e këqinj që krijojnë ngjarje. Por cilësia e aleancës varet nga mënyra se si ne reagojmë ndaj ngjarjeve. Dhe mendoj se një Amerikë më e fortë, ose politika “Amerika e Para” – siç ne e kuptojmë nga jashtë – do të thotë Aleancë më e fortë”, u shpreh ai.

“Kjo sepse, pa udhëheqjen e fortë të Amerikës, kjo Aleancë do të ishte e dobët. Mendoj se gjëja më e rëndësishme këtu, që besoj se të gjithë kombet e vegjël të pranishëm këtu do t’i përcjellin Kongresit, është që të jeni të angazhuar. E dimë që Amerika ka shumë probleme për të sfiduar, por lidershipi dhe angazhimi i Shteteve të Bashkuara në të gjitha pjesët e familjes së botës së lirë është jetik për paqen dhe sigurinë”, tha Gjiknuri.

“Ne flasim për sanksione, por pa patur një familje të fortë të botës së lirë dhe bashkëpunim të botës së lirë, sanksionet do të ishin të pakuptimtë. Ne e dimë shumë mirë që gjysma e botës i përket atyre që janë quajtur si BRICs, apo Jugu Global, por ne duhet ta zgjerojmë familjen tonë të lirisë, pasi përndryshe ne do ta humbnim këtë aleancë dhe pastaj do të përballeshim me sfida edhe më të mëdha. Prandaj është një mundësi e mirë tani që ne si kombe të vegjël ta përcjellim këtë mesazh: jini të angazhuar. Amerika e Para do të thotë Amerikë më e fortë dhe do të thotë aleancë më e fortë”, përfundoi Gjiknuri. /j.p/

The post Gjiknuri në Uashington: Aleancë e fortë ndaj ndaj kërcënimit që vjen prej autokracive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌