Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme

By: Ardit
4 May 2025 at 08:19

Zëri i Amerikës, të cilin administrata e Donald Trump filloi ta shpërbënte në mes të marsit, do të mund të rifillojë punën javën e ardhshme, njoftuan sot Ministria e Drejtësisë së SHBA dhe organizata “Gazetarët pa Kufij”. “Avokatët e ‘Gazetarëve pa Kufij’ (RSF) në SHBA dhe të koalicionit të mediave ‘Voice of America’ u informuan […]

The post U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme appeared first on BoldNews.al.

SHBA, Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së “Zërit të Amerikës”

3 May 2025 at 22:41

Gjykata e Apelit në Washington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shkallës së parë në rastin që përfshin gazetarët e Zërit të Amerikës (VOA), duke bllokuar përkohësisht urdhrin që kërkonte rikthimin e tyre në punë dhe vazhdimin e financimit për transmetuesit ndërkombëtar, të financuar nga Shtetet e Bashkuara.

Më herët gjatë ditës, organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij dhe një gazetar i VOA thanë se Departamenti amerikan i Drejtësisë kishte njoftuar se kjo media mund të riniste punën javën e ardhshme.

Këshilltarja e lartë e administratës së presidentit, Donald Trump, për Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM) – që mbikëqyrë Zërin e Amerikës –, Kari Lake, e quajti vendimin e Apelit, “fitore të madhe” për administratën amerikane.

VOA, që është transmetues i financuar nga shteti amerikan, ka audiencë ndërkombëtare dhe është mbyllur që kur Trump urdhëroi Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyrë VOA dhe transmetues të tjerë – përfshirë Radion Evropa e Lirë –dhe gjashtë agjenci të tjera federale që të ulnin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.

“Një avokat i Departamentit të Drejtësisë i ka dërguar një email avokatit tonë, David Seide, për ta informuar që USAGM pret që stafi i VOA të mund të nisë ‘rikthimin me faza’ në punë dhe transmetimi të rinisë javën e ardhshme”, tha më herët gjatë së shtunës, gazetari i VOA, Steve Herman në një postim në X.

Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij tha se avokatët e tyre, së bashku me ata të Zërit të Amerikës, ishin njoftuar nga Departamenti i Drejtësisë se punëtorët e transmetuesit do të lejoheshin që të ktheheshin në punë.

Më 21 mars, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, duke argumentuar se lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit ishin të paligjshme.

Më pas, USAGM dërgoi në pushim më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar VOA, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.

Padi ndaj USAGM ka ngritur edhe Radio Evropa e Lirë, për të “shmangur dëmin e pariparueshëm” ndaj transmetuesit për shkak të mbajtjes pezull të grantit – të miratuar nga Kongresi – si pjesë e përpjekjeve të USAGM-it për të ndërprerë financimin e REL-it.

Më 2 maj, Gjykata e Apelit në SHBA lëshoi një vendim për pezullimin e përkohshëm të vendimeve paraprake gjyqësore dhe duke lejuar administratën Trump që përkohësisht të ndalë financimin për REL-in dhe transmetuesit e tjerë.

Ky vendim, sipas gjykatësve të Apelit, u mor në mënyrë që të ketë mundësi të shqyrtohen kërkesat e paraqitura nga Departamenti i Drejtësisë në emër të USAGM.

Vendimi i Apelit erdhi disa ditë pasi një gjykatës federal urdhëroi USAGM-in t’i lëshojë REL-it fondet për muajin prill.

USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë./ REL

Gjykata urdhëron ndaljen e “shuarjes” së Zërit të Amerikës

By: Rovena
23 April 2025 at 15:25

Një gjykatës i një gjykate federale në Uashington ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump, që të ndalë përpjekjet që synojnë shuarjen e Zërit të Amerikës (VOA), që u mbyll muajin e kaluar. VOA i ka cilësuar të paligjshme lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit.

Gjykatësi Royce Lamberth vendosi më 23 prill për lëshimin e një urdhri paraprak që thotë se zyrtarët duhet “të marrin të gjithë hapat e nevojshme” për të rikthyer punonjësit dhe bashkëpunëtorët në pozitat e tyre në VOA dhe që të rikthehen fondet, e miratuara nga Kongresi, për dy transmetuesit e tjerë të financuar nga Qeveria amerikane – Radio Azia e Lirë dhe Rrjeti i Transmetuesit të Lindjes së Mesme – dhe të rifillojnë transmetimet në radio, televizion dhe internet.

Lamberth, i cili po trajton gjashtë padi nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët e prekur nga mbyllja e urdhëruar nga Agjencia e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyr transmetuesit federalë, urdhëroi po ashtu mediat që të paraqesin raporte mujore mbi ecurinë, për të treguar nëse USAGM po zbaton urdhrin për të lejuar ata të “ofrojnë lajme që vazhdimisht janë të besueshme, të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse”.

USAGM nuk ka reaguar publikisht për vendimin e gjykatës. Muajin e kaluar, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, pas administrata, përmes një urdhri ekzekutiv, e udhëzoi USAGM dhe gjashtë agjenci të tjera federale që të ulnin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.

Më pas, USAGM dërgoi në pushim më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar VOA, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.

USAGM kishte argumentuar se për këtë çështje nuk ka “një vendim përfundimtar” lidhur me të ardhmen e VOA dhe se paditë duhet të trajtohen si “mosmarrëveshje të punësimit” me punonjësit e larguar nga puna.

Radio Evropa e Lirë po ashtu ka ngritur padi ndaj USAGM për të “shmangur dëmin e pariparueshëm” ndaj transmetuesit për shkak të mbajtjes pezull të grantit – të miratuar nga Kongresi – si pjesë e përpjekjeve të USAGM-it për të ndërprerë financimin e REL-it.

Rasti i Radios Evropa e Lirë ende po trajtohet nga gjykata./REL

Gjykata del kundër Trump, urdhëron ndalimin e mbylljes së Zërit të Amerikës

23 April 2025 at 15:09

Një gjykatës i një gjykate federale në Uashington ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump, që të ndalë përpjekjet që synojnë shuarjen e Zërit të Amerikës (VOA), që u mbyll muajin e kaluar.

VOA i ka cilësuar të paligjshme lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit.

Gjykatësi Royce Lamberth vendosi më 23 prill për lëshimin e një urdhri paraprak që thotë se zyrtarët duhet “të marrin të gjithë hapat e nevojshme” për të rikthyer punonjësit dhe bashkëpunëtorët në pozitat e tyre në VOA dhe që të rikthehen fondet, e miratuara nga Kongresi, për dy transmetuesit e tjerë të financuar nga Qeveria amerikane Radio Azia e Lirë dhe Rrjeti i Transmetuesit të Lindjes së Mesme dhe të rifillojnë transmetimet në radio, televizion dhe internet.

Lamberth, i cili po trajton gjashtë padi nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët e prekur nga mbyllja e urdhëruar nga Agjencia e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyr transmetuesit federalë, urdhëroi po ashtu mediat që të paraqesin raporte mujore mbi ecurinë, për të treguar nëse USAGM po zbaton urdhrin për të lejuar ata të “ofrojnë lajme që vazhdimisht janë të besueshme, të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse”.

USAGM nuk ka reaguar publikisht për vendimin e gjykatës.

Muajin e kaluar, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, pas administrata, përmes një urdhri ekzekutiv, e udhëzoi USAGM dhe gjashtë agjenci të tjera federale që të ulnin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.

Më pas, USAGM dërgoi në pushim më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar VOA, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.

USAGM kishte argumentuar se për këtë çështje nuk ka “një vendim përfundimtar” lidhur me të ardhmen e VOA dhe se paditë duhet të trajtohen si “mosmarrëveshje të punësimit” me punonjësit e larguar nga puna.

Radio Evropa e Lirë po ashtu ka ngritur padi ndaj USAGM për të “shmangur dëmin e pariparueshëm” ndaj transmetuesit për shkak të mbajtjes pezull të grantit – të miratuar nga Kongresi si pjesë e përpjekjeve të USAGM-it për të ndërprerë financimin e REL-it.

Rasti i Radios Evropa e Lirë ende po trajtohet nga gjykata.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata del kundër Trump, urdhëron ndalimin e mbylljes së Zërit të Amerikës appeared first on Euronews Albania.

Gjykata urdhëron administratën Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës

23 April 2025 at 15:37

Një gjykatës i një gjykate federale në Uashington ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump, që të ndalë përpjekjet që synojnë shuarjen e Zërit të Amerikës (VOA), që u mbyll muajin e kaluar. VOA i ka cilësuar të paligjshme lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit. Gjykatësi Royce Lamberth vendosi më 23 prill për lëshimin […]

The post Gjykata urdhëron administratën Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës appeared first on BoldNews.al.

Gjykata urdhëron ndalimin e përpjekjeve të Trump për çmontimin e “Zërit të Amerikës”

By: Besnik
23 April 2025 at 11:46

Një gjykatës federal ka urdhëruar administratën Trump të ndalojë përpjekjet e saj për të çmontuar “Zërin e Amerikës” dhe organet e tjera të lajmeve të mbështetura nga SHBA, përfshirë Radion Azia e Lirë.

Gjykatësi i qarkut amerikan Royce Lamberth vendosi se qeveria e kishte detyruar në mënyrë të paligjshme “Zërin e Amerikës” të ndërpresë veprimtarinë për herë të parë që kur transmetuesi u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Agjencia Amerikane për Median Globale (USAGM) e cila drejton “Zërin e Amerikës” vendosi pothuajse të gjithë 1300 punonjësit e transmetuesit në pushim administrativ në mars, ndërsa 500 kontraktorë u informuan se kontratat e tyre do të ndërpriteshin në fund të muajit të kaluar.

Kjo pasoi një urdhër ekzekutiv nga Presidenti i SHBA Donald Trump më 14 mars që urdhëronte që disa entitete federale, përfshirë USAGM, të “eliminoheshin në masën maksimale në përputhje me ligjin në fuqi”.

Shtëpia e Bardhë akuzoi “Zërin e Amerikës”, e cila u krijua për të kundërshtuar propagandën naziste, si “anti-Trump” dhe “radikale”.

Në vendimin e tij të martën, Lamberth tha se administrata Trump duhet “të marrë të gjitha hapat e nevojshëm” për të rikthyer punonjësit dhe kontraktorët në punët e tyre dhe për të rifilluar transmetimet radio, TV dhe në internet.

Ai urdhëroi qeverinë të bënte të njëjtën gjë për Radion e Azisë së Lirë dhe Rrjetet e Transmetimit të Lindjes së Mesme, të cilat gjithashtu operohen nga USAGM.

Administrata Trump ka të ngjarë të ketë shkelur ligje të shumta federale, duke përfshirë Aktin e Transmetimit Ndërkombëtar dhe Aktet e Ndarjeve të Kongresit, tha Lamberth.

Qeveria amerikane veproi “pa marrë parasysh dëmin e shkaktuar ndaj punonjësve, kontraktorëve, gazetarëve dhe konsumatorëve të mediave në mbarë botën”, shkroi ai në vendimin e tij.

“Është e vështirë të kuptosh një shfaqje më të drejtpërdrejtë të veprimeve arbitrare dhe kapriçioze sesa veprimet e të pandehurve këtu,” shkroi Lamberth.

Avokatët që përfaqësojnë punonjësit e “Zërit të Amerikës” thanë se vendimi ishte një fitore për lirinë e shtypit.

Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Patsy Widakuswara, e cila përmendet si paditëse në padi, tha se urdhri ishte “vetëm një hap i vogël përpara, pasi qeveria ka të ngjarë të apelojë”.

USAGM dhe Shtëpia e Bardhë nuk e kanë komentuar ende vendimin.

Tom Yazdgerdi, president i Shoqatës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm, tha se mediat ishin “burime të besuara të së vërtetës në vendet ku shpesh është e pakët”.

“Duke mbështetur pavarësinë editoriale, gjykata ka mbrojtur besueshmërinë e gazetarëve të USAGM dhe misionin global që ata shërbejnë”, tha ai në një deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata urdhëron ndalimin e përpjekjeve të Trump për çmontimin e “Zërit të Amerikës” appeared first on Euronews Albania.

Gjykata bllokon përpjekjet e Trumpit për të ndaluar Zërin e Amerikës

By: Oldi
29 March 2025 at 14:24

Një gjykatës federal ka bllokuar përpjekjet e administratës Trump për të ndaluar funksionimin e transmetuesit ndërkombëtar amerikan Zëri i Amerikës, duke e quajtur masën një rast klasik të vendimmarrjes arbitrare, shkruan ewronews. Gjykatësi James Paul Oetken bllokoi Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila drejton Zërin e Amerikës, nga shkarkimi i më shumë se […]

The post Gjykata bllokon përpjekjet e Trumpit për të ndaluar Zërin e Amerikës appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e Zërit të Amerikës, Ilir Konomi: Është e trishtueshme, por Trump ka mandat për të bërë reforma

By: redi
25 March 2025 at 16:30

Ilir Konomi dikur pjesë e ”Zëri i Amerikës”, komentoi kërkesën e presidentit Trump për ta mbyllur këtë media. Ai tha se kjo është diçka e trishtueshme, por presidenti amerikan ka fituar mandatin për të bërë reforma dhe do të vazhdojë agjendën e tij. ”Kjo është diçka e trishtueshme për mua por presisodenti Trump ka agjendën e tij, është i zgjedhur ka një mandat për të bërë ndryshime dhe reforma…

Source

DW: Trump po e bën Amerikën të heshtë me mbylljen e VOA dhe REL

By: user 6
19 March 2025 at 21:40

Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një “dhuratë masive”. Kështu e sheh Stephen Capus, drejtuesi i stacionit Radio Evropa e Lirë / Radio Liberty (RFI/RL) vendimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë. “Ajatollahët iranianë, udhëheqësit komunistë kinezë, autokratët në Moskë dhe Minsk do të festonin shuarjen e Radios Evropa e Lirë pas 75 vjetësh. Dorëzimi i një fitoreje tek kundërshtarët tanë do t’i bënte ata më të fortë dhe Amerikën më të dobët.”

Shkaku për deklaratën e zymtë ishte një urdhër ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë i datës 14 mars. Nën titullin “Vazhdim i Reduktimit të Burokracisë Federale”, 8 autoritete udhëzohet të reduktojnë aktivitetet dhe stafin e tyre në nivel minimal.

Zëdhënësja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt veshur me fustan ngjyrë bizele duke folur në informimin e përditshëm para mediave

Mes tyre Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM), përgjegjëse për transmetuesit e huaj të financuar nga qeveria. Ajo drejton ndër të tjera stacionin e Zërit të Amerikës (VOA) dhe financon zyrtarisht stacione të pavarura si RFI/RL dhe Radio Free Asia. Të gjithë tani janë të kërcënuar me mbyllje.

Reporterë pa kufij: Goditje e rëndë ndaj lirisë së shtypit

Ndërprerja e më shumë se 60 programeve në gjuhë të ndryshme do të prekte miliona njerëz, veçanërisht në vendet ku qeveritë autokratike e pengojnë shtypin vendas të raportojë lirisht.

“Kjo është me të vërtetë një goditje serioze për lirinë e shtypit” – tha Maren Pfalzgraf, drejtuese e Amerikës së Veriut dhe Jugut për seksionin gjerman të Reporterëve pa Kufi (RSF), në një intervistë për DW. “Vendimi prek miliona njerëz në mbarë botën, të cilëve u është dhënë informacion i pavarur nga transmetuesit e huaj amerikanë”.

Shembulli Zimbabve: Një zë kritik hesht

Çfarë do të thotë kjo konkretisht mund të kuptohet duke përdorur shembullin e Zimbabvesë. RSF e rendit këtë vend të Afrikës së Jugut në pozicionin e 116 në renditjen e lirisë së shtypit dhe ia atribuon renditjen e dobët, ndër të tjera, mbikëqyrjes arbitrare të telekomunikacionit, shpifjeve kundër opozitës në televizionin shtetëror dhe arrestimeve të rregullta të gazetarëve të pavarur. Në këtë situatë të vështirë informacioni, Zëri i Amerikës ka transmetuar deri më tani në tre gjuhët më të rëndësishme: anglisht, Shona dhe Ndebele.

Radio e vogël me valë të shkurtra në Harare

Një gazetar nga Zimbabveja, i cili më parë ka punuar kryesisht për Zërin e Amerikës, i tha DW: “Media e kontrolluar nga qeveria ka injoruar deri tani çështje të tilla si të drejtat e njeriut, korrupsioni e kështu me radhë. Në mediat sociale, përfaqësuesit dhe mbështetësit e qeverisë brohorisnin gjatë fundjavës. Kjo tregon gjithçka se i rëndësishëm ka qenë Zëri i Amerikës deri më tani.”

Përveç urdhrit ekzekutiv, Shtëpia e Bardhë lëshoi ​​një deklaratë me një titull që satirizonte emrin e Zërit të Amerikës: “Zëri i Amerikës Radikale”. Më tej thuhej, se urdhri siguron që “tatimpaguesit nuk duhet të paguajnë më për propagandën radikale”. Në një grumbullim linqesh thuhej se përfshiheshin provat e pretenduara për kritikat.

Formulimi të kujton një postim të këshilltarit të Trump për uljen e burokracisë dhe efikasitetit, Elon Musk: Në shkurt, ai i quajti Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë si “radikalë të majtë që flasin me veten e tyre duke djegur një miliard të taksapaguesve amerikanë”.

Maren Pfalzgraf nga Reporterët pa Kufij tregon për Kari Lake, drejtuesen de-facto të USAGM nën Trump. “Ajo postoi në Twitter se donte të përhapte arritjet e Amerikës. Kjo të le të kuptosh që ajo dëshiron të ushtrojë ndikim editorial dhe të përhapë perspektivat e saj në botë, pra ato të administratës Trump,” thotë Pfalzgraf.

Kari Lake me fustan të kuq në skenë duke treguar me gisht

Administrata Trump pezulloi nga puna më shumë se 1300 punonjës të Zërit të Amerikës gjatë fundjavës, urdhër që hyri në fuqi menjëherë. Një gazetare aziatike që kishte punuar më parë në selinë qendrore në Uashington tha për DW se rreth 550 gazetarë ishin pushuar nga puna në fund të muajit.

“Shumë nga këta 550 gazetarë nuk janë shtetas amerikanë, por janë në SHBA me viza trajnimi dhe duhet të largohen nga vendi”, shkruan ajo për DW. Ajo tha se ishte e zemëruar, e trishtuar dhe thellësisht e shqetësuar për situatën: “Lajmet neutrale, objektive, të sakta dhe të bazuara në fakte po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u ofruar në një botë të përmbytur nga propaganda dhe dezinformata. Jam krenare që kam pasur mundësinë të punoj me gazetarë që kanë prioritet të vërtetën.”

LEXO EDHE: Mbyllja e Zërit të Amerikës: Goditje për gazetarinë apo një relike që duhej arkivuar?

Zëri i Amerikës u transmetua për herë të parë në vitin 1942 – në gjermanisht, për të ofruar një alternativë ndaj programeve radiofonike që ishin standardizuar nga regjimi nazist. Numri i gjuhëve u rrit me shpejtësi. Me një mision të ngjashëm, RFE/RL u themelua gjatë Luftës së Ftohtë dhe RFA u shtua në vitin 1996.

Chang Ping nga programi kinez i DW ishte i pranishëm në protestat pro-demokracisë në Kinë në vitin 1989.

Pamje nga sheshi Tian'anmen, tanke në rrugë mbledhur një ditë pas shtypjes së përgjakshme të demonstratës për demokraci

“Më kujtohet mirë që të gjithë u mblodhën në një cep të kampusit për të dëgjuar Zërin e Amerikës përmes megafonëve të vendosur nga studentët. Në atë kohë, ai ishte burimi më i besueshëm dhe i pacensuruar i informacionit, që na siguronte vëmendjen ndërkombëtare për lëvizjen e demokracisë kineze dhe inkurajonte protestat e studentëve”, shkruan Chang. Protestat përfundimisht u shtypën përgjakshëm dhe çdo përkujtim i qindra viktimave shtypet nga shteti.

A mund BE të shpëtojë “Evropën e Lirë”?

Zëri i Amerikës është pjesë e unionit ndërkombëtar të shërbimit publik DG8, anëtare e së cilës është edhe Deutsche Welle. Drejtori i DW, Peter Limbourg kritikoi në një konferencë shtypi të thirru shpejt online, se administrata Trump kishte dobësuar me këtë hap lirinë dhe kishte forcuar autokracinë.

Hyrja e radios Evropa e Lirë

“Përvoja e deritanishme e kolegëve tanë në Evropë është: Sapo të krijohet një vakum, kinezët dhe rusët do të hyjnë atje, dhe kjo është për të ardhur keq. Kjo është arsyeja pse unë besoj se Europa me të vërtetë duhet të bëjë diçka urgjentisht tani.”

Të paktën në rastin e Radios Evropa e Lirë me bazë në Pragë, kjo madje mund të ndodhë: Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky ka thënë se do të angazhohet brenda Bashkimit Evropian për të mbështetur buxhetin e transmetuesit në të ardhmen. /Marrë nga DW

The post DW: Trump po e bën Amerikën të heshtë me mbylljen e VOA dhe REL appeared first on Lapsi.al.

Trump po e bën Amerikën të hesht

19 March 2025 at 09:34

Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë: Këto media janë një zë qendror, i pacensuruar për qytetarët në shumë shteteve autokratike. Presidenti i SHBA-së tani u ka prerë paratë me dekret. Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një “dhuratë masive” – ​​kështu e sheh Stephen Capus, drejtuesi i stacionit Radio […]

The post Trump po e bën Amerikën të hesht appeared first on BoldNews.al.

E-mail-i i dërguar punonjësve të Zërit të Amerikës: Mos hyni në institucion

By: user 11
15 March 2025 at 22:33

Urdhri ekzekutiv i nënshkruar nga Presidenti Donald Trump për të kufizuar disa agjenci federale, prek edhe Zërin e Amerikës. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se punonjësit e “Zërit të Amerikës” nga sot kanë kaluar në leje të paguar. Punonjësve u është shkruar me email ku njoftoheshin se ishin vendosur në leje administrative me pagë dhe përfitime të plota “deri në një njoftim tjetër”.

Po kështu email-et, e dërguara nga ekzekutivi i burimeve njerëzore në Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), agjencia mëmë e “Zërit të Amerikës”, i udhëzonin ata të mos hynin në ambientet e punës ose të aksesonin sistemet e brendshme. Nuk është e qartë sa punonjës u prekën nga ky vendim.

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv, për shkurtim drastik të stafit të gjashtë agjencive të lajmeve të financuara nga SHBA. Shkatë agjencitë e lajmeve janë: Radio Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Kubës (Radio Marti), Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur. Më shumë se 1000 punonjës me kohë të plotë në Zërin e Amerikës dhe Zyrën për Transmetimin e Kubës, e cila drejton Radio dhe Televizionin Martí , u prekën.

The post E-mail-i i dërguar punonjësve të Zërit të Amerikës: Mos hyni në institucion appeared first on Lapsi.al.

Mbyllja e Zërit të Amerikës, Berisha: Akt anticensure

TIRANË, 15 mars/ATSH/Kreu i PD, Sali Berisha u pyet sonte nga gazetarët lidhur me mbylljen e  Zërit të Amerikës.

Berisha tha se gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, pavarësisht se çfarë thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar.

:Unë e kam ndjekur sepse atë e kam tregues.
Dhe e dyta, fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën, garancitë që ai dha se nuk do ketë censurë në SHBA. Në këtë kontekst, mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e gjeopolitikës globale. Pra, ata konsiderojnë se shpenzimet kolosale që bëhen me këtë radio të kufizohen ose të shmangin një propagande që administrata aktuale dhe zonja Lake e konsideronte të tepërt, u shpreh Berisha pas përfundimit të protestës së mbajtur kundër mbylljes së TikTok.

Sipas tij, ky vendim nuk ka të bëjë me censurën.

“Ai është një ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror, por në qoftë se televizionet private kanë të gjithë hapësirën, shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë. Në këtë aspekt, mund të them se ai ishte një akt anticensure mbyllja e Zërit të Amerikës”, tha Berisha.

The post Mbyllja e Zërit të Amerikës, Berisha: Akt anticensure appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Largohet stafi i Zërit të Amerikës pasi Trump firmosi mbylljen e saj

By: M C
15 March 2025 at 22:45

Punonjësit e Zërit të Amerikës u vendosën në pushim me pagesë të shtunën dhe fondet për dy shërbime të lajmeve amerikane që transmetonin regjimet autoritare u shkurtuan, një ditë pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që shkatërronte themeluesen e mediave të financuara nga qeveria dhe gjashtë agjenci të tjera federale.

Punonjës të shumtë në Zërin e Amerikës, një transmetues mediatik ndërkombëtar që operon në më shumë se 40 gjuhë, ndanë me Reuters një email që i vendoste ata në leje administrative me paga dhe përfitime të plota derisa të njoftohej ndryshe. Emailet e dërguara nga një ekzekutiv i burimeve njerëzore në Agjencinë Amerikane për Media Globale, agjencia mëmë e Zërit të Amerikës, i udhëzonin ata që të mos hynin në ambientet e tyre të punës dhe të mos hynin në sistemet e brendshme.

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa punonjës ishin vendosur në pushim. Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) gjithashtu ndërpreu fondet për Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty, e cila transmeton në vendet e Evropës Lindore, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, si dhe për Radion e Azisë së Lirë, e cila transmeton në Kinë dhe Korenë e Veriut, sipas letrave të paa nga Reuters.

Në faqen e saj të internetit, Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty vë në dukje se është shpallur një organizatë e padëshirueshme nga qeveria ruse dhe paralajmëron lexuesit në Rusi dhe Ukrainën e pushtuar nga Rusia se ata mund të përballen me gjoba ose burgim për ndarjen, pëlqimin, komentimin ose ruajtjen e përmbajtjes sonë, ose për kontakt me to.

Lëvizja vjen pas nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv të premten nga Trump që udhëzon USAGM dhe gjashtë agjenci të tjera pak të njohura që të reduktojnë operacionet e tyre në minimumin e mandatuar nga ligji, duke thënë se ishte e nevojshme të tkurret burokracia. Trump, i cili u përplas me Zërin e Amerikës gjatë mandatit të tij të parë, zgjodhi ish-spikerin e lajmeve Kari Lake si drejtor të tij për mandatin e tij të dytë. Lake, një aleat i vendosur i presidentit, ka akuzuar shpesh mediat kryesore se ushqejnë paragjykime anti-Trump.

Në një mesazh në platformën e mediave sociale X të shtunën, Lake tha se urdhri i Trump ndikoi USAGM dhe mediat e saj VOA dhe OCB, duke iu referuar Zyrës së Transmetimeve të Kubës. Ajo u tha punonjësve të agjencisë që të kontrollonin menjëherë emailet e tyre.

AVOKATËT E SHTYPIT TË LIRË KRITIKË

Presidenti i Klubit Kombëtar të Shtypit në Uashington, Mike Balsamo, lëshoi ​​një deklaratë në mediat sociale duke kundërshtuar lëvizjet në Zërin e Amerikës.

“Për dekada, Zëri i Amerikës ka ofruar gazetari të pavarur të bazuar në fakte për audiencën në mbarë botën, shpesh në vende ku liria e shtypit nuk ekziston. Vendimi minon angazhimin e Amerikës për një shtyp të lirë dhe të pavarur,” tha Balsamo.

Organizata Reporterët pa Kufij me bazë në Paris e kritikoi gjithashtu masën, me drejtorin e saj të përgjithshëm, Thibaut Bruttin, duke thënë se ajo kërcënon lirinë e shtypit në mbarë botën dhe mohon 80 vjet histori amerikane në mbështetjen e një rrjedhje të lirë informacioni.

Disa republikanë kanë akuzuar Zërin e Amerikës dhe media të tjera të financuara nga publiku se janë të njëanshme kundër konservatorëve. Muajin e kaluar, miliarderi Elon Musk, i cili po drejton përpjekjet për zvogëlimin e qeverisë së Trump, bëri thirrje që Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty të mbyllen në një postim në platformën e tij të mediave sociale X.

Në një fjalim në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, Lake tha se ndërsa i kuptonte thirrjet për të çmontuar plotësisht Zërin e Amerikës, ajo besonte se mund të përmirësohej. Përveç USAGM, urdhri i Trump synonte gjithashtu shkurtime Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit, Qendrën Ndërkombëtare të Woodrow Wilson për Studiuesit, Institutin e Shërbimeve të Muzeut dhe Bibliotekës, Këshillin Ndërinstitucional të SHBA për të pastrehët, Fondin e Institucioneve Financiare të Zhvillimit të Komunitetit dhe Agjencinë e Zhvillimit të Biznesit të Minoriteteve.

Urdhri thoshte se ato agjenci duhet të eliminojnë të gjitha operacionet e pakodifikuara në statut si dhe të reduktojnë performancën e funksioneve të tyre statutore dhe personelin e lidhur në praninë dhe funksionin minimal të kërkuar nga ligji.

Deri më tani, Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i Musk ka prodhuar shkurtime të mundshme të më shumë se 100,000 vendeve të punës në fuqinë punëtore civile federale prej 2.3 milionë anëtarësh, ngrirjen e ndihmës së huaj dhe anulimin e mijëra programeve dhe kontratave. Të premten, disa punonjës të DOGE mbërritën në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara, të shoqëruar nga dy agjentë të FBI-së, sipas Gonzo Gallegos, drejtori i komunikimit të institutit.

Ata u larguan pas një diskutimi të shkurtër për statusin e institutit. Instituti nuk është pjesë e degës ekzekutive federale, por është një agjenci e pavarur, jofitimprurëse, e themeluar nga Kongresi në 1984.

The post Largohet stafi i Zërit të Amerikës pasi Trump firmosi mbylljen e saj appeared first on Albeu.com.

‘Zëri i Amerikës’ do të mbyllet, Biberaj: VOA ka shërbyer si një fanar shprese për qindra milionë qytetarë

By: Ardit
15 March 2025 at 20:58

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përmes një urdhëri ekzekutiv, duket se ka vendosur të mbyllë “Zërin e Amerikës”. Ish-drejtori i sektorit të Euroazisë të Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj ka bërë të ditur se VOA po mbyllet në emër të reduktimit të burokracisë federale. Në një reagim në rrjetet sociale, shprehet se VOA ka […]

The post ‘Zëri i Amerikës’ do të mbyllet, Biberaj: VOA ka shërbyer si një fanar shprese për qindra milionë qytetarë appeared first on BoldNews.al.

Reuters: Stafi i Zërit të Amerikës largohet nga puna pas urdhrit të Trump

By: armand
15 March 2025 at 20:56

Punonjësit e Zërit të Amerikës u detyruan të largoheshin nga puna ditën e sotme, pasi presidenti i SHBA, Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për shkurtimet federale ndaj agjencive që financoheshin nga qeveria, shkruan Reuters. Qindra punonjës të VOA-s, një transmetues mediatik ndërkombëtar që operon në më shumë se 40 gjuhë, i treguan Reuters një email […]

The post Reuters: Stafi i Zërit të Amerikës largohet nga puna pas urdhrit të Trump appeared first on BoldNews.al.

Presidenti amerikan Donald Trump mbyll “Zërin e Amerikës”

By: user 11
15 March 2025 at 19:26

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka vendosur të mbyllë “Zërin e Amerikës”. Lajmi është bërë i ditur nga një prej gazetarëve të rëndësishëm të “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj.

“Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe të vërtetës për qindra miliona anembanë globit, u mbyll sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, Zëri i Amerikës ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke paraqitur me besnikëri politikat e SHBA-së, duke avancuar interesat kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besueshëm lajmesh të besueshme për miliona në rajone të privuara nga informacioni.

Vendimi për të çmontuar një nga asetet më të mëdha kombëtare të Amerikës do të shkaktojë dëm të thellë në imazhin e SHBA-së, interesat e saj globale dhe promovimin e vlerave demokratike – dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta arrijë kurrë. Sot shënon një kapitull thellësisht të trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën”, shkruan Biberaj.

The post Presidenti amerikan Donald Trump mbyll “Zërin e Amerikës” appeared first on Lapsi.al.

Trump urdhëron, stafi i Zërit të Amerikës dërgohet në shtëpi

15 March 2025 at 18:54

Disa punonjës të Zërit të Amerikës janë dërguar në pushim me pagesë, një ditë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që urdhëron shpërbërjen e shtatë agjencive federale, përfshirë atë që mbikëqyrë Zërin e Amerikës.

Punonjës të shumtë në Zërin e Amerikës, një transmetues mediatik ndërkombëtar që operon në më shumë se 40 gjuhë, e kanë ndarë me Reuters një email që i vendoste ata në leje administrative me paga dhe përfitime të plota “derisa të njoftoheshin për ndryshime”.

Bëhet e ditur se emailet e dërguara nga një ekzekutiv i burimeve njerëzore në Agjencinë Amerikane për Media Globale, agjencia mëmë e Zërit të Amerikës, i udhëzonin ata që të mos hynin në ambientet e tyre të punës dhe të mos hynin në sistemet e brendshme, përcjell Telegrafi.

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa punonjës ishin vendosur në pushim.

Agjencia e SHBA-së për Media Globale (USAGM), e cila gjithashtu financon Radion Evropa e Lirë, ende nuk ka dhënë komentet e saj për urdhrin.

Por, dihet se lëvizja vjen pas nënshkrimit të urdhrit nga Trump, që udhëzon USAGM dhe gjashtë agjenci të tjera pak të njohura që të reduktojnë operacionet e tyre në minimumin e mandatuar nga ligji, duke thënë se ishte e nevojshme të tkurret burokracia. /Telegrafi/

The post Trump urdhëron, stafi i Zërit të Amerikës dërgohet në shtëpi appeared first on Telegrafi.

Zëri i Amerikës: Kosova votoi, çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve të së dielës

By: lindita
10 February 2025 at 13:19

Kur janë numëruar 90 për qind e votave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41 për qind e pasuar nga Partia Demokratike me 22.37 për qind, Lidhja Demokratike me 17.57 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.56 për qind. Kryeministri Albin Kurti tha të dielën në mbrëmje se “ne jemi fituesit që do të formojmë kabinetin e ardhshëm”, por pa dhënë ndonjë hollësi se me kë mund të provojë ta…

Source

Kryetari i Komunës së Prishtinës: Jemi sabotuar dhe bllokuar nga pushteti qendror

18 January 2025 at 22:06

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama akuzoi lëvizjen Vetëvendosje, se ka sabotuar dhe bllokuar projektet për zhvillimin e kryeqytetit.

Ai sjell si shembuj unazën dhe spitalin e Prishtinës. Por pavarërsisht kësaj situate thotë zoti Rama, Prishtina është transformuar.

Zoti Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të 47 të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 20 janar.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës kryetari i komunës së Prishtinës u përgjigjet kritikëve që e akuzojnë për mos zgjidhje të problemeve me trafikun, mbledhjen e mbeturinave, apo ndotjen e mjedisit. Po kështu zoti Rama flet dhe mbi hetimet e nisura nga Prokuroria Speciale mbi tenderin prej 12 milionë eurosh për themelimin e shërbimit të ‘Arkitektit të Kryeqytetit’.

Zoti Rama thotë se me tenderin janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore duke e cilësuar atë si një projekt madhor që ka ndihmuar në transformimin e Prishtinës.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, Kosova ndodhet tashmë zyrtarisht në fushatë zgjedhore për përballjen më 9 shkurt. A mendoni se ka ndryshuar diçka nga zgjedhjet pararendëse, ku partia juaj Lidhja Demokratike u rendit e treta. A ka shanse që LDK-ja të jetë forcë e parë apo edhe e dytë?

Përparim Rama: Lidhja Demokratike e Kosovës më ka ftuar që të garoj për kryetar të kryeqytetit. Pra është e vetmja parti e cila që në atë kohë ka filluar transformimin e menjëhershëm të saj, pra rivitalizimin e partisë, rishqyrtimin e strukturave të brendshme dhe ka bërë një punë të madhe që nga ajo kohë, pra rreth më shumë se tre vite, kur fituam garën, pra kur u bëra kryetar i kryeqytetit, kryetar i Prishtinës, një garë që mendohej se nuk mund të fitohej. Por ja që e kemi fituar dhe kemi tregu se me një vizion të mirëfilltë, me një analizë dhe njohje të mirëfilltë të problemeve, dhe me një vision për të ardhmen e kryeqytetit, nuk ka asgjë që mund të na ndalë. Dhe kjo po shihet tashmë pas më shumë se tre vitesh në menaxhimin e kryeqytetit.

Zëri i Amerikës: Por a e ka këtë vizion fitues partia (LKD-ja) për zgjedhjet e përgjithshme?

Përparim Rama: Po, ne jemi duke punuar së bashku me Dr. Lumir Abdixhikun, i cili është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku strukturat e brendshme janë ristrukturuar dhe rivitalizuar, pra është një ekip fantastik e fitues në garën e 9 shkurtit. Kemi pasur një konferencë të përbashkët ku edhe jemi zotuar që investimet në kryeqytet të jenë 1.5 miliardë euro, investime të cilat i duhen kryeqytetit për arsye se kryeqyteti është taksapaguesi më i madh në buxhetin e Kosovës. Pra 49.8 për qind e gjithë buxhetin të Kosovës paguhet nga bizneset dhe qytetarët e kryeqytetit, për këtë arsye është me rëndësi që investimet të vijnë së pari dhe më të mëdhajat të jenë, për kryeqytetin.

Zëri i Amerikës: Logjika ta do të mendosh se një drejtues i pushtetit lokal do të preferonte që në pushtetin qendror, të kishte partinë e tij në mënyrë që të avanconte projektet dhe vizionin për qytetin. A keni ndjerë ju probleme në punën tuaj, duke pasur parasysh që në qeverisjen qendrore është lëvizja Vetëvendosje. Si do ta përkufizoni ju bashkëpunimin me qeverinë?

Përparim Rama: Unë mendoj se në çdo qeverisje normale nuk do të duhej të ishte problem se kush është në nivelin qendror dhe kush në atë lokal, por ja që përkundër faktit që unë kam qenë neutral në aspektin e qeverisjes, pra Prishtina ka qenë për të gjithë, ashtu e kam qeverisur dhe ashtu do të vazhdoj ta qeveris, duke parë në përbashkim dhe jo në përçarje, për fat të keq nuk e kemi pasur përkrahjen e qeverisë, pra kemi pasur sabotazh dhe bllokada të ndryshme në zhvillimin e kryeqytetit. Për shembull për projekte madhore si ai i unazës dhe spitali i kryeqytetit. Mirëpo përkundër faktit të bllokadave dhe sabotazhave ne kemi arritur të realizojmë buxhetin e kryeqytetit me 80 për qind, që është faktikisht realizim historik, më i madhi në historinë e kryeqytetit, po ashtu edhe në investime kapitale 63 për qind. Paramendo po të kishim pas një qeverisje më normale, nëse e quaj kështu, çka do të kishim pas mundësi të bënim. Do të kishim pas mundësi të bëjmë shumë më shumë edhe në kryeqytet, por edhe në të gjithë Kosovën.

Zëri i Amerikës: Por megjithatë çfarë do t’u thoshit ju kritikëve tuaj që u fajësojnë për mos zgjidhje të problemeve që lidhen me trafikun e ngarkuar, ngushtimin e hapësirave për lëvizjen e makinave, problemet me mbledhjen e mbeturinave, ndotjen e mjedisit, ndërtimet pa leje apo edhe kritika të tjera të kësaj natyre?

Përparim Rama: Pikërisht këto janë edhe problemet të cilat i përmenda dhe më herët. Pra unaza e kryeqytetit, një projekt madhor për kryeqytetin i cili është i gatshëm tashmë prej dy vite e gjysmë, e që bllokohet nga qeveria. Një projekt 206 milionësh, në të cilin 40 për qind e të gjitha fondeve janë faktikisht grant nga Komuniteti Evropian, vazhdon të bllokohet nga qeveria. Pra ky është një projekt madhor i cili do ta kishte zbutur dhe përmirësuar dukshëm trafikun në kryeqytet. Me informatat të cilat ne i marrim çdo ditë, kemi 748 mijë hyrje në qytet, po them hyrje, pra vetëm prej telefonisë mobile IPKO, i kemi këto të dhëna prej tyre. Pra paramendoni kur i marrim edhe ata që kanë telefona VALA e të tjerë, kemi afër një milion hyrje. Çfarë do të thotë kjo? Që gati më shumë se gjysma e Kosovës vjen çdo ditë në kryeqytet dhe del nga kryeqyteti dhe kjo normal që shkakton presion në trafik në kryeqytet. Për këtë arsye edhe projektet madhore siç është unaza e kryeqytetit…

Zëri i Amerikës: E keni fjalën për rrugën ‘A’, çfarë po ndodh me të?

Përparim Rama: Pikërisht vazhdojmë tash me punë në rrugën A, por ja që tre herë e kemi fituar gjyqin, pra na e kanë bllokuar. Kemi dalë në gjykatë e kemi fituar herën e parë, po ashtu e kemi fituar edhe herën e dytë edhe herën e tretë. Pra na e kanë bllokuar projektin për më shumë se gjashtë muaj. Projekte madhore të cilat janë në të mirën e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit edhe jo vetëm. Pra kur janë për kryeqytetin janë për të gjithë Kosovën, sepse e përmenda që jemi taksapaguesit më të mëdhenj në buxhetin e Kosovës. Pra këto janë sfidat. Mirëpo nuk është vetëm kjo, ka pasur edhe mungesë të ndërtimit të shkollave, jemi duke ndërtuar shkolla gjithandej përrreth. Kemi vazhduar tashmë mësimin tërëditor edhe kjo është shndërruar në problem sepse prindërve u është dashur t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, jo në zonat ku jetojnë, por në qendër në mëngjes dhe t’i marrin në orën dymbëdhjetë, gjë që ka shkaktuar edhe probleme në trafik. Pra kur e kemi një qytet i cili po zhvillohet dhe që ka një energji fantastike, një energji pozitive dhe po i mundësojmë bizneseve dhe çdo qytetari që të vijë, të punojë, të zhvillohet, i duhet edhe infrastruktura, i duhet edhe bashkëpunimi me nivelin qendror. Ja që këtu s’e kemi. Mirëpo përkundër faktit, po them që nuk e kemi mbështetjen e nivelit qendror, ne vazhdojmë ta transformojmë kryeqytetin dhe vazhdojmë me projekte të mira e madhore për të.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, Prokuroria Speciale ka konfirmuar para pak muajsh se ka nisur hetimin mbi tenderin 12 milionë eurosh për themelimin e shërbimit të ‘Arkitektit të Kryeqytetit’. A besoni se gjatë tenderimit janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore?

Përparim Rama: Po unë të gjitha informatat i kam që të gjitha procedurat ligjore janë ndjekur edhe normal që të gjitha kontratat në spektrin publik duhet të analizohen, të shihet a është çdo gjë ligjore. Unë i kam mirëpritur këto dhe i mirëpres edhe në të ardhmen. Mirëpo kontrata e Arkitektit të Kryeqytetit është një projekt madhor i cili e ndihmon kryeqytetit në transformim. Deri më tani nuk është shpenzuar as gjysma e kësaj kontrate, kemi më shumë se 65 projekte për të mirën e kryeqytetit. Për herë të parë kryeqyteti ka projekte të shumta ku edhe mundësohet që punimet në terren të kryen më mirë, më shpejt dhe në mënyrë të planifikuar. Për këtë arsye po them edhe kemi arritur që realizimi i buxhetit të jetë historikisht më i madhi këtë vit dhe do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Projektet do të vazhdojnë dhe projektet e mëdha pavarësisht faktit që kemi bllokadë nga niveli qendror.

Zëri i Amerikës: A do të rikandidoni për Prishtinën?

Përparim Rama: Patjetër që po. Unë kam thënë edhe gjatë kandidimit tim të parë që më duhen tetë vite ta transformoj kryeqytetin, jemi në proces të transformimit, pra kemi filluar transformim e kryeqytetit. Tashmë Prishtina është e njohur ndërkombëtarisht në aspektin e artit, kulturës, të eventeve të mëdha, e po ashtu të një jete të mirë, ku edhe sektori për shembull i teknologjisë ka më shumë se 35 mijë të punësuar, ku shumica prej tyre janë të fokusuar në kryeqytet, me kompani tashmë gjithnjë e më të mëdha, e më të shumta prej vendeve të ndryshme, që po vijnë në kryeqytet, të krijojnë bazën e tyre.

Zëri i Amerikës: Si mund ta ndikojë rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit tek fati i Prishtinës në zgjedhjet lokale të vjeshtës?

Përparim Rama: Me siguri që do të ketë ndërlidhshmëri, por them nëse ne kemi qendrën e djathtë që e fiton nivelin qendror, atëherë zhvillimi jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë territorin e Kosovës do të jetë më i mirë, më i përshpejtuar. Nëse kemi fitore të të majtës ekstreme atëherë normal që do të vazhdohet me pengesa. Mirëpo ne nuk do të ndalemi. Kryeqyteti e ka edhe ligjin e vet dhe fuqinë e vet, kështu që nuk ka gjë që na ndal në transformimin e Prishtinës, e me të Prishtinës edhe të të gjjthë vendit./VOA

The post Kryetari i Komunës së Prishtinës: Jemi sabotuar dhe bllokuar nga pushteti qendror appeared first on Sot News | Lajme.

Zëri i Amerikës: Ç’pritet pas armëpushimit në Gaza

By: user 8
16 January 2025 at 17:37

Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dhe pasuesi i tij, Donald Trump e përshëndetën marrëveshjen. Trump u zotua ta shfrytëzojë atë për të vazhduar përmirësimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe. Këto të fundit këmbëngulin që zgjidhja përfundimtare të jetë krijimi i një shteti të pavarur palestinez. Megjithatë, disa analistë thonë se Izraeli po përgatitet për një qëndrim afatgjatë në një pjesë të Gazës.

Faza e parë e marrëveshjës së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit fillon me një tërheqje të pjesshme të forcave izraelite. Kjo do t’u mundësonte palestinezëve që ikën në pjesën jugore të Gazës të kthehen në shtëpitë e tyre, në veri.

Në fazën e dytë, ushtria do të tërhiqej pasi të lirohen të gjithë pengjet, që kërkon negociata të reja. Qëllimi i fazës së dytë është dhënia fund e konfliktit.

Për këtë mund të duhen muaj të tërë.

Analistët thonë se ndërkohë sulmet janë të mundshme.

“Do të shihni sulme të rregullta izraelite në Gazë, ashtu siç ndodhin në Bregun Perëndimor, gjë që nuk kërkon praninë e një numri të madh të forcave në Rripin e Gazës. Për sulme duhet vetëm liria e lëvizjes”, thotë analisti ushtarak Yonah Bob nga gazeta ‘Jerusalem Post’.

Faza e tretë dhe e fundit, mbulon periudhën pasi të marrë fund konflikti: rindërtimin e Gazës me një strukturë të re qeverisëse.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti i zgjedhur Donald Trump e përshëndetën marrëveshjen.

Analistët thonë se kërcënimet Trump javën e kaluar se “ferri e pret” Hamasin nëse nuk arrihej një marrëveshje përpara inaugurimit të tij, mund të kenë luajtur rol.

“Banorët e Gazës tanimë janë në ferr, por ekziston gjithashtu ndjenja se Trumpi mund të ketë bërë trysni ndaj kryeministrit Netanyahu. Kjo është arsyeja pse po ecim përpara”, thotë Mirette Mabrouk nga Institui i Lindjes së Mesme.

Trump, në një postim në rrjetin social ‘Truth’ tha se ai do ta shfrytëzojë marrveshjen për të zgjeruar Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara nga Uashingtoni, për të normalizuar marrëdhëniet arabo-izraelite. Vendet arabe vazhdojnë të këmbëngulin në krijimin e një shteti palestinez, apo dhënien fund të konfliktit përmes të ashtuquajturës zgjidhja me dy shtete.

“Nuk e shoh këtë si të mundshme nën administratën Trump dhe kjo nuk është një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj tij apo dikujt tjetër. Izraelitët dhe palestinezët janë shumë larg arritjes së marrëveshjeve të vështira që janë të nevojshme për zgjidhjen e konfliktit me krijimin e dy shteteve”, thotë Jonathan Ruhe nga Instituti Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës.

Analistë të tjerë thonë se Izraeli po përgatitet për një qëndrim afatgjatë në një pjesë të Gazës.

Korridori ‘Netzarim’ ndan Gazën në pjesën veriore dhe atë jugore. Ajo është shndërruar në një rrugë të gjerë, të asfaltuar, e veshur me dhjetëra kazerma ushtarake, që tregon se Izraeli do të ketë një prani ushtarake afatgjatë në Gazë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se ky nuk është plani i tyre.

“Vendimi se sa do të qëndrojmë i takon qeverisë. E kemi thënë shumë herë, nëse është e nevojshme, mund ta pastrojmë atë zonë brenda 24 orëve”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Nadav Shoshani.

Zyrtarët e Hamasit thanë se organizata e tyre e fitoi luftën. Ushtruesi i detyrës së shefit të Hamasit, Khalil al Hayya, tha se Izraeli nuk arriti qëllimet e tij në Gazë.

Disa analistë izraelitë paralajmërojnë se Hamasi mbetet me ndikim në Gazë dhe mund të forcohet, nëse Izraeli tërhiqet plotësisht pas lirimit të të gjithë pengjeve.

“Hamasi ende nuk është mposhtur plotësisht ushtarakisht dhe ende e kotrollon Rripin e Gazës. Këto ishin dy qëllimet më të rëndësishme izraelite që u përcaktuan nga qeveria dhe ende nuk janë arritur. Kjo është arsyeja pse kjo marrëveshje nuk është e mirë strategjikisht, por është e mirë nga pikëpamja morale dhe kombëtare për të liruar pengjet”, thotë Jonathan Concricus, ish-zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Ushtria thotë se dëshiron krimin e një zone neutrale prej të paktën një kilometri përgjatë kufirit për t’u siguruar që një sulm i Hamasit në Izrael nuk mund të ndodhë më kurrë. /VOA

The post Zëri i Amerikës: Ç’pritet pas armëpushimit në Gaza appeared first on Lapsi.al.

❌
❌