Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BE i sheh me shqetësim shkarkimet në administratën vendore me urdhër të kryeministrit

24 July 2025 at 13:56

Prej disa javësh kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një aksion publik për të atë që ai e quan reformë të administratës vendore, duke urdhëruar publikisht kryetarët e bashkive që të shkarkojnë vartësit e tyre në nivele drejtuese. Argumentet me të cilat u përligj ky aksion iu faturuan problematikave që ka administrata vendore me menaxhimin e […]

The post BE i sheh me shqetësim shkarkimet në administratën vendore me urdhër të kryeministrit appeared first on Reporter.al.

“Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

23 July 2025 at 07:54

Nisma më e fundit e kryeministrit Edi Rama për të “reformuar” administratën vendore të bashkive, përveçse ngjall shqetësime për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor të garantuar me Kushtetutë, shihet nga analistë të politikës edhe si personalizim i të gjitha pushteteve në një dorë dhe rikthim i reminishencave të modelit të partisë-shtet. Mëngjesin e 3 […]

The post “Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore appeared first on BoldNews.al.

Fryrja e administratës/ Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit dhe ulin investimet

By: Ela
16 July 2025 at 08:05

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale në raport me shpenzime totale. Personeli zuri 56% të shpenzimeve totale bashkiake në 5 mujorin 2025 nga 52% që zunë vitin e kaluar në këtë periudhë. Të dhënat zyrtare nga Ministria […]

The post Fryrja e administratës/ Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit dhe ulin investimet appeared first on BoldNews.al.

Fryrja e administratës për zgjedhje, Rama vendos rekord për punësimet në shtet

26 June 2025 at 07:55

Në tre-mujorin e parë 2024 numri i të punësuarve në sektorin shtetëror arriti në 185,387 persona një rekord ky që nga viti 2018. Edhe pse numri i popullsisë gjate kësaj periudhe u pakësua me mbi 500 mijë persona dhe shumë shërbime publike janë tashmë online, administrata publik po fryhet vit pas viti dhe sidomos në […]

The post Fryrja e administratës për zgjedhje, Rama vendos rekord për punësimet në shtet appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Administrata patronazhiste nuk mund të administrojë zgjedhjet

By: user7
23 June 2025 at 13:45

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se administrata patronazhiste nuk mund të administrojë zgjedhjet. Sipas tij ka disa propozime që duhen parë. Berisha theksoi gjithashtu se ka shumë njerëz të korruptuar, të turpshëm, sepse ata u bënë promotorë të asgjësimit të drejtësisë për shqiptarët.

“Ka një propozim në rekomandimet që thuhet ti bëjnë administrata. Por në botë, nëse ka një administratë që nuk mund ti bëjë, sepse është e tëra patronazhiste, është administrata shqiptare.
Ajo do parë. Duhet studiuar përpara. Pse? Kur miratohej ligji i vetingut, unë me ato njohuri që kisha të gjendjes në Shqipëri, u thoja që do të krijoni një vakum, do të asgjësoni procesin gjyqësor.

Jo më thoni. Ka kaq shumë njerëz. Njerëz të korruptuar, të turpshëm, sepse ata u bënë promotorë të asgjësimit të drejtësisë për shqiptarët dhe sot nuk ka njerëz. A mund të gjinden, nuk mund të them. A mund të gjinden komisionerët, por nuk është për të mos u hetuar, për të mos u konsideruar,” tha Berisha.

The post Berisha: Administrata patronazhiste nuk mund të administrojë zgjedhjet appeared first on Lapsi.al.

Shifrat/ Si u zgjerua administrata publike para zgjedhjeve të 11 majit

By: user 6
13 June 2025 at 23:41

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i të punësuarve në administratën publike u shtua me 1109 persona.

Faktoje.al i është referuar shifrave të INSTAT, ku numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,387persona në fund të muajit mars. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024 numri i të punësuarve në shtet është shtuar me 3630 individë.

Edhe pse ligjërisht punësimi në shtet përpara zgjedhjeve është i ndaluar, të dhënat ndër vite tregojnë se administrata publike në Shqipëri është rritur veccanërisht kur ka pasur zgjedhje.

Rasti më tipik ishte në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021. Të dhënat e INSTAT tregojnë se punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua brenda një viti me 7,812 të punësuar, apo 4,5% më shumë.

Punësime elektorale

“Punësimet elektorale janë një traditë e ndjekur në Shqipëri, sidomos në vitet e fundit kur në tre procese zgjedhore sistemi i patronazhizmit ka diktuar nevojën për mobilizim maksimal të burimeve njerëzore,” shprehet për Faktoje.al Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.

Sipas tij, ky fenomen nuk është i ri, por ka marrë përmasa më serioze në vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga të dhënat për vitin 2021.

“Pavarësisht se është një nga kritikat kryesore në raportet e ODHIR-it dhe OSBE-së ndër vite dhe ka pasur rekomandime për ndërhyrje në legjislacion për parandalim të një situate të tillë, progresi është krejtësisht minimal,” shton Krasniqi.

Ai thekson se në raste të tilla, “Prokuroria dhe SPAK do të duhet të bënin një hetim të thelluar të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale”, ndërsa “Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të hetojë mbi praktikat e ndjekura, që fenomene të tilla të mos përsëriten.” Sipas tij, kjo është një çështje që “duhet trajtuar me prioritet, edhe në kuadër të procesit të integrimit europian.”

Edhe Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare thekson për Faktoje.al rëndësinë e kësaj çështjeje, duke deklaruar se “jo vetëm ne si aktor lokal, por tashmë edhe OSBE-ODHIR përsërit se në zgjedhje përdorimi i burimeve shtetërore është një nga problemet kryesore në garën për pushtet.”

Ai nënvizon se më shumë sesa asetet materiale, “peshën më të rëndësishme e zënë burimet njerëzore, apo nëpunësit e shtetit,” duke shtuar se “nëse ne kemi një problem me përdorimin e nëpunësve në fushatë, rritja e numrit të tyre e shumëfishon problemin dhe gjithashtu shumëfishon benefitet elektorale të partisë në pushtet.”

Sipas Qiraxhit, kjo është një nga arsyet pse “administrata jonë vetëm rritet, aq sa të krijojë një administratë dyfish më të lartë se vendet europiane.” Ai kujton se “përgjatë pesë viteve të fundit, Qëndresa Qytetare ka denoncuar mbi 100 raste të përdorimit të administratës në fushatë dhe një pjesë e mirë e tyre janë gjetur në përdorim të shtetit për fushatë.”

Cfarë deklaroi Berisha?

Në linjë me shqetësimet mbi përdorimin elektoral të administratës publike, edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryesinë e degës së PD-së në Bruksel, deklaroi se “në 11 maj nuk u bënë zgjedhje, por farsë elektorale.”

Ai vijon të akuzoi qeverinë se ka ndërtuar “një makineri gjigante” të blerjes së votës përmes abuzimit me pushtetin ekzekutiv, duke përfshirë masa të ndaluara me ligj. Sipas Berishës, një nga mekanizmat më agresivë ishte rritja masive e punësimeve.

“Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Përfundim

Deklarata e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se gjatë zgjedhjeve janë punësuar mbi “10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, nuk mbështetet aktualisht nga të dhënat zyrtare. Sipas INSTAT, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror për tremujorin e parë të vitit, në prag të zgjedhjeve parlamentare, është rritur me vetëm 1109 persona krahasuar me tremujorin paraardhës. Kështu, ndonëse shqetësimi për përdorimin e administratës në funksion elektoral mbetet i ligjshëm, pretendimi për 10 mijë punësime është i pasaktë në raport me burimet zyrtare si INSTAT. /Nga Esmeralda Topi, Faktoje.al

The post Shifrat/ Si u zgjerua administrata publike para zgjedhjeve të 11 majit appeared first on Lapsi.al.

“Punësime elektorale”/ Si u fry administrata publike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit

By: Ela
13 June 2025 at 15:48

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i të punësuarve në administratën publike u shtua me 1109 persona. Faktoje.al i është referuar shifrave të INSTAT, ku numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,387persona në fund […]

The post “Punësime elektorale”/ Si u fry administrata publike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

Administrata publike u zgjerua në prag zgjedhjesh

By: FAKTOJE
13 June 2025 at 14:00

Esmeralda Topi 

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i të punësuarve në administratën publike u shtua me 1109 persona. Faktoje.al i është referuar shifrave të INSTAT, ku numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,387 persona në fund të muajit mars. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024 numri i të punësuarve në shtet është shtuar me 3630 individë. 

Burimi: INSTAT

Edhe pse ligjërisht punësimi në shtet përpara zgjedhjeve është i ndaluar, të dhënat ndër vite tregojnë se administrata publike në Shqipëri është rritur veccanërisht kur ka pasur zgjedhje. 

Rasti më tipik ishte në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021. Të dhënat e INSTAT tregojnë se punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua brenda një viti me 7,812 të punësuar, apo 4,5% më shumë. 

Burimi: INSTAT

Punësime elektorale 

“Punësimet elektorale janë një traditë e ndjekur në Shqipëri, sidomos në vitet e fundit kur në tre procese zgjedhore sistemi i patronazhizmit ka diktuar nevojën për mobilizim maksimal të burimeve njerëzore,” shprehet për Faktoje.al Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike. 

Sipas tij, ky fenomen nuk është i ri, por ka marrë përmasa më serioze në vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga të dhënat për vitin 2021.

“Pavarësisht se është një nga kritikat kryesore në raportet e ODHIR-it dhe OSBE-së ndër vite dhe ka pasur rekomandime për ndërhyrje në legjislacion për parandalim të një situate të tillë, progresi është krejtësisht minimal,” shton Krasniqi. 

Ai thekson se në raste të tilla, “Prokuroria dhe SPAK do të duhet të bënin një hetim të thelluar të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale”, ndërsa “Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të hetojë mbi praktikat e ndjekura, që fenomene të tilla të mos përsëriten.” Sipas tij, kjo është një çështje që “duhet trajtuar me prioritet, edhe në kuadër të procesit të integrimit europian.”

Edhe Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare thekson për Faktoje.al  rëndësinë e kësaj çështjeje, duke deklaruar se “jo vetëm ne si aktor lokal, por tashmë edhe OSBE-ODHIR përsërit se në zgjedhje përdorimi i burimeve shtetërore është një nga problemet kryesore në garën për pushtet.” 

Ai nënvizon se më shumë sesa asetet materiale, “peshën më të rëndësishme e zënë burimet njerëzore, apo nëpunësit e shtetit,” duke shtuar se “nëse ne kemi një problem me përdorimin e nëpunësve në fushatë, rritja e numrit të tyre e shumëfishon problemin dhe gjithashtu shumëfishon benefitet elektorale të partisë në pushtet.” 

Sipas Qiraxhit, kjo është një nga arsyet pse “administrata jonë vetëm rritet, aq sa të krijojë një administratë dyfish më të lartë se vendet europiane.” Ai kujton se “përgjatë pesë viteve të fundit, Qëndresa Qytetare ka denoncuar mbi 100 raste të përdorimit të administratës në fushatë dhe një pjesë e mirë e tyre janë gjetur në përdorim të shtetit për fushatë.”

Cfarë deklaroi Berisha?

Në linjë me shqetësimet mbi përdorimin elektoral të administratës publike, edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryesinë e degës së PD-së në Bruksel, deklaroi se “në 11 maj nuk u bënë zgjedhje, por farsë elektorale.” 

Ai vijon të akuzoi qeverinë se ka ndërtuar “një makineri gjigante” të blerjes së votës përmes abuzimit me pushtetin ekzekutiv, duke përfshirë masa të ndaluara me ligj. Sipas Berishës, një nga mekanizmat më agresivë ishte rritja masive e punësimeve. 

“Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, deklaroi ndër të tjera Berisha. 

Përfundim 

Deklarata e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se gjatë zgjedhjeve janë punësuar mbi “10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, nuk mbështetet aktualisht nga të dhënat zyrtare. Sipas INSTAT, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror për tremujorin e parë të vitit, në prag të zgjedhjeve parlamentare, është rritur me vetëm 1109 persona krahasuar me tremujorin paraardhës. Kështu, ndonëse shqetësimi për përdorimin e administratës në funksion elektoral mbetet i ligjshëm, pretendimi për 10 mijë punësime është i pasaktë në raport me burimet zyrtare si INSTAT.

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

29 May 2025 at 20:54

Kabineti i ish-Presidentit Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të fundit gjyqësor që sfidon ligjshmërinë e tarifave të vendosura nga administrata e tij, duke e cilësuar ndërhyrjen e gjykatës si të pajustifikuar dhe të rrezikshme për autoritetin ekzekutiv.

Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, e përshkroi vendimin si një “grusht shteti gjyqësor”, duke akuzuar gjykatën për uzurpim të kompetencave presidenciale në trajtimin e emergjencave kombëtare. Zëdhënësi Kush Desai shtoi se “nuk është detyrë e gjyqtarëve të pazgjedhur të vendosin se si të adresohen krizat kombëtare.”

Vendimi, që ka të bëjë me një çështje të ngritur nga disa shtete dhe kompani ndaj tarifave të vendosura nga Trump, ka ndezur një përplasje të re midis pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor në SHBA, duke ringjallur tensionet mbi kufijtë e kompetencave kushtetuese.

Administrata Trump ka pasur më parë përplasje të ngjashme me gjykatat, veçanërisht në çështje që lidhen me politikën e imigracionit, përfshirë ndalimin e fluturimeve të deportimit, mbylljen e kufijve, dhe përpjekjen për të ndaluar të drejtën e shtetësisë për të lindurit në SHBA, të gjitha këto të sfiduara në gjykata.

Në një rast të fundit, një gjykatë ndaloi përkohësisht revokimin e lejes së Harvardit për regjistrimin e studentëve të huaj me viza, duke shtuar më tej përplasjet institucionale.

Ekspertët ligjorë paralajmërojnë se këto beteja nuk kanë të bëjnë vetëm me politikat e një presidenti të caktuar, por me formën dhe funksionimin e qeverisë amerikane në tërësi, me ndikim afatgjatë për raportet ndërmjet gjyqësorit dhe ekzekutivit.

Ndërsa vendimi për tarifat pritet të shkojë në instanca më të larta, përfshirë Gjykatën e Lartë, rezultati i këtij konflikti pritet të vendosë precedent të rëndësishëm kushtetues, që do të ndikojë mënyrën se si presidentët e ardhshëm do të mund të veprojnë në emër të sigurisë kombëtare dhe tregtisë ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës appeared first on Euronews Albania.

Elon Musk konfirmon largimin nga Shtëpia e Bardhë, pas zhgënjimit me Trump

29 May 2025 at 09:18

Miliarderi Elon Musk, pas zhgënjimit që ka pësuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë administratën e këtij të fundit. Largimi i tij nuk është dhe kaq i befasishëm, pasi roli i tij në Shtëpinë e Bardhë ishte i përkohshëm. Gjithsesi, ai lajmëron se DOGE nuk do të “zhduket”. Falenderues […]

The post Elon Musk konfirmon largimin nga Shtëpia e Bardhë, pas zhgënjimit me Trump appeared first on BoldNews.al.

Administrata e Trump i heq të drejtën Harvardit për të regjistruar studentë të huaj

By: Kult Plus
23 May 2025 at 13:16

Administrata Trump i ka hequr Universitetit të Harvardit të drejtën për të regjistruar studentë të huaj – mes mosmarrëveshjeve në rritje me shkollën elitare.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar Harvardin dhe universitete të tjera elitare amerikane se ndjekin një ideologji të krahut të majtë dhe lejojnë antisemitizmin në kampus. Administrata e tij i dërgoi një listë kërkesash më 11 prill shkollës, të cilat Harvardi ka refuzuar t’i miratojë.

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem tha se administrata e ka shpallur Harvardin përgjegjës për nxitjen e dhunës, antisemitizmit dhe koordinimin me Partinë Komuniste Kineze në kampusin e saj.

“Është një privilegj, jo një e drejtë, që universitetet të regjistrojnë studentë të huaj dhe të përfitojnë nga pagesat e tyre më të larta të shkollimit për të ndihmuar në plotësimin e fondeve të tyre multimiliardë dollarëshe”, shkroi Noem në X.

“Harvardi kishte mundësinë për të bërë gjënë e duhur, por ai refuzoi”, tha ajo.

Universiteti ka humbur certifikimin e Programit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit dhe studentët ekzistues ndërkombëtarë do të duhet të transferohen në universitete të tjera ose rrezikojnë të humbasin statusin e tyre ligjor”, tha Noem.

“Le të shërbejë kjo si një paralajmërim për të gjitha universitetet dhe institucionet akademike në të gjithë vendin”, shtoi ajo.

Në një deklaratë, Harvard tha se veprimet e qeverisë ishin të paligjshme.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur aftësinë e Harvardit për të pritur studentët dhe studiuesit tanë ndërkombëtarë, të cilët vijnë nga më shumë se 140 vende dhe e pasurojnë Universitetin – dhe këtë komb – pa masë”, tha deklarata.

“Ky veprim hakmarrës kërcënon dëm serioz për komunitetin e Harvardit dhe vendin tonë, dhe minon misionin akademik dhe kërkimor të Harvardit.”

Më parë këtë vit, administrata Trump ngriu më shumë se 2 miliardë dollarë në grante dhe kontrata federale në Harvard. /atsh/ KultPlus.com

Punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson dhe kush kategori e preferon më shumë

By: Mirgen
19 May 2025 at 09:47

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane është gjithashtu e lartë në krahasimin global. Puna nga shtëpia është mjaft e popullarizuar në Gjermani. Në këtë vend, njerëzit mesatarisht punojnë nga shtëpia veçanërisht shpesh krahasuat me vendet e tjera. […]

The post Punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson dhe kush kategori e preferon më shumë appeared first on BoldNews.al.

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

10 May 2025 at 22:52

Kandidati i PD-së në Korçë, Enton Çaçani, ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale se administrata e Bashkisë së Kolonjës po shpërndan para në këmbim të votave për PS-në, si dhe po intimidon votuesit. Ai i bën thirrje urgjente SPAK-ut të merren masa, duke thënë se socialistët vijojnë me të njëjtin avaz si në […]

The post Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i Xhelal Mziut: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale, janë dhunuar 2 persona (VIDEO)

By: V K
10 May 2025 at 15:53

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka ndarë në Facebook disa video, ku shihen një grup personash teksa konfliktohen me njëri-tjetrin.

Mziu shkruan se Rilindja është në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpërndarë para në këmbim të votës.

Ai denoncon se Ndriçim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, ka shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër.

Mziu thotë se janë dhunuar nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes dy qytetarë që po i ndiqnin.

Ai i bën thirrje SPAK-ut të reagojë, pasi nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.

Denoncimi i plotë:

Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpernda para në këmbim të votës!

Ndricim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër!

Janë dhunuar dy qytetarë që po i ndiqnin, nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes së krimit.

Kjo është skenë krimi.

Ky është krim elektoral.

Ky është krim zgjedhor.

Kjo është skemë e organizuar me regji e krimit zgjedhor në qarkun Dibër!

Policia e shtetit, sistemi i drejtësisë, SPAK duhet të reagojnë, nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.

Qytetarët më 11 maj do të votojnë të lrë dhe me zemër, i ftoj për pjesmarrje masive.

 

 

The post Denoncimi i Xhelal Mziut: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale, janë dhunuar 2 persona (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

PD denoncon me EMRA ata që po blejnë vota për PS-në në të gjithë qarqet

9 May 2025 at 15:58

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka dalë këtë të premte në një deklaratë nga selia blu, ku ka denoncuar qark më qark emrat e atyre që demokratët pretendojnë se po blejnë vota për Partinë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Vokshi u shpreh se që nga muaji mars dhe deri në ditët e fundit, […]

The post PD denoncon me EMRA ata që po blejnë vota për PS-në në të gjithë qarqet appeared first on BoldNews.al.

Liberation Day

9 May 2025 at 15:37

Nga Ilir Kalemaj Haberet vijnë aradhë në këtë kohë shtese të fushatës zgjedhore. Fillimisht pyetja e gazetarit të mirënjohur amerikan dhe korrespondentit të Shtëpisë të Bardhë, Mark Caputo për Departamentin e Shtetit në lidhje me ndonjë vizitë të mundshme të kryetarit të PD-së dhe opozitës shqiptare Sali Berishës në SHBA, ku përgjigja qe e zeza […]

The post Liberation Day appeared first on BoldNews.al.

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

8 May 2025 at 22:46

Emisioni “Xhadat” ishte në Fushë – Krujë në takimin përmbyllës që Edi Rama zhvilloj atje, të mërkurën, më 7 maj, ora 11:00 ku faktoj se si punonjës të Njësisë Administrative Fushë-Krujë dolën në takimin elektoral gjatë orarit të punës dhe po ashtu dhe nxënës të shkollës së mesme “Shote Galica”. Punonjësi që u ndoq nga […]

The post Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës appeared first on BoldNews.al.

Trump propozon shkurtim prej 163 miliardë dollarësh në buxhetin federal

By: Mirgen
3 May 2025 at 22:35

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozoi një shkurtim prej 163 miliardë dollarësh të shpenzimeve federale vitin e ardhshëm – gjë që do të eliminonte më shumë se një të pestën e shpenzimeve jo-ushtarake, duke përjashtuar programet e detyrueshme, sipas “Reuters”. Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) në Shtëpinë e Bardhë, tha se buxheti […]

The post Trump propozon shkurtim prej 163 miliardë dollarësh në buxhetin federal appeared first on BoldNews.al.

Lapaj i përgjigjet Ramës: Të ka zënë frika se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

By: Oldi
1 May 2025 at 16:38

Kreu i koalicionit “Nisma – SHqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i është përgjigjur sulmeve të kryeministrit Edi Rama. Lapaj ka treguar arsyet pse kanë marrë vendimin që të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme. “Të ka zënë frika, e di ti që do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Do të shkojmë që të mos e dhunosh […]

The post Lapaj i përgjigjet Ramës: Të ka zënë frika se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme appeared first on BoldNews.al.

Berisha premtim administratës: Ata që punojnë në shërbim të qytetarëve nuk do të preken pas 11 Majit

23 April 2025 at 16:49

Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, u shpreh se administrata shtetërore po jeton në një terror real, e detyruar të marrë pjesë në takime të pa interesa të Edi Ramës për të mbrojtur vendin e punës. Lideri demokrat u premtoi punonjësve të administratës se ata që punojnë në përputhje me ligjet dhe […]

The post Berisha premtim administratës: Ata që punojnë në shërbim të qytetarëve nuk do të preken pas 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌