Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndreu apel pushuesve në Shëngjin: Denonconi çdo rast abuzimi

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu reagoi në një postim në rrjetet sociale, lidhur me një situatë abuzimi që po ndodh në plazhin e Shëngjinit.

Sipas Ndreut, persona të papërgjegjshëm, të cilëve u është dhënë mundësia të vendosin çadra me pagesë të ulët te Rana e Hedhun u kanë marrë klientëve dy herë lekë.

“500 lekë për parking, pa faturë, pa NIPT dhe pa asnjë të drejtë dhe 500 lekë për çadrat sa janë çmimi i bashkisë”, shkruan Ndreu.

Kryebashkiaku i Lezhës u bëri thirrje qytetarëve dhe pushuesve që të denoncojnë çdo rast të tillë, pasi bashkia nuk mund të jetë në kontratë me subjekte të tilla që abuzojnë.

Ndreu tha se do merren masa të menjëhershme për ndërprerjen e kontratës për këto subjekte.

“Ju kërkoj subjekteve të ndalojnë këtë maskaradë të turpshme”, pohoi Ndreu.

Kryetari i bashkisë Lezhë ka ndarë edhe numrat e kontakteve të institucioneve zyrtare për të gjithë qytetarët dhe pushuesit, ku ata mund të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje.

Pjerin Ndreu +355 69 404 5011 – Kryetari i bashkisë
Fatjon Zefi +355 69 559 1150 – Zv.kryetari i bashkisë
Brahim Demi +355 69 333 4446 – Administratori Shëngjin
Leonard Palaj +355 68 313 1061 – Kryeinspektori i Policisë Bashkiake
Besmir Frroku +355 69 393 0434 – Administratori “Lezha Invest”
Renaldo Xhanej +355 69 626 7623 – Drejtori i Turizmit

/e.i//r.e//a.f/

The post Ndreu apel pushuesve në Shëngjin: Denonconi çdo rast abuzimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denoncimi i Berishës: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

By: V K
4 July 2025 at 12:52

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se situata me kompanitë e mikrokredisë në Shqipëri, ka dalë jashtë çdo kontrolli dhe po kthehet në një tragjedi sociale.

Berisha ndan një denoncim të ardhur nga një qytetar nga Puka, i cili përshkruan në mënyrë rrëqethëse pasojat e përballjes me dy prej këtyre kompanive ‘Iute Kredit’ dhe ‘Kredo.al’.

Sipas qytetarit, këto kompani i kanë dhënë kredi pa asnjë kriter ligjor, për ta futur më pas në një spiral përmbarimi, presionesh psikologjike dhe shkatërrimi ekonomik.

Berisha deklaron se qeveria hesht përballë skandalit të mikrokredive që po bëhen shkak shqetësues për vetëvrasjet.

Reagimi i plotë nga Sali Berisha:

“E dërgojnë drejt fatalitetit!

Dënoj me forcën më të madhe indiferencën e narkoshtetit!

Lexoni denoncimin e qytetarit për mikrokreditë!

Përshëndetje Doktor Berisha. Jam një qytetar nga qyteti i Pukës dhe dua të bëj një ankesë, për 2 filiale mikrokredi, Iute Kredit dhe Kredo.al. Kam marrë tek këto kredi dhe ma morën shpirtin. Kam marrë 3.5 milion të vjetra tek njëra, si ka mundësi që japin dhe pa sigurime, pa marrëdhënie pune dhe pastaj vendosin lakun në fyt. Më kanë mbytur, sakatuar, me letra përmbarimi, me çdo gjë – vetëm banka nuk janë këto. Këto janë lekë me fajde. Më shkatërruan totalisht. A ka mundësi ta bësh një shkrim, një ankesë apo diçka, verifiko dhe shiko se na shkatërruan me presione kompanitë përmbaruese, po më çojnë drejt vetëvrasjes. Çfarë janë këto filiale, që mirë që me mua merren, por telefonojnë familjarët, vëllezër, motra, grua, nënën, babanë. Unë jam ndarë me familjen që 10 vite. Të lutem bëj diçka sepse nuk jam i pari – na shkatërruan fare. A i vra para SPAK-ut burri i huaj? Bëri vetëvrasje sepse e shkatërruan këto banka.

Kam marrë 2.5 milion dhe e kam lënë 35 ditë pa paguar këstin e parë dhe më ka shkuar kredia totale 5.2 milion, dhe ma kanë kaluar me studio ligjore. Studio ligjore fut dhe 30 përqind të principalit të mbetur që do me thënë miliona lekë pa fund.

Më kanë shkatërruar, po më çojnë drejt vetëvrasjes”.

The post Denoncimi i Berishës: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht appeared first on Albeu.com.

Denoncimi me VIDEO: I riu tenton të rrëmbejë një fëmijë te Shkëmbi i Kavajës

15 June 2025 at 16:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një adoleshent ka rrëmbyer një fëmijë 4 vjeç i cili ishte duke luajtur me disa të vegjël të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në një moment kur në zonë kishte shumë njerëz. Prindërit e fëmijës kishin dalë për shëtitje dhe […]

The post Denoncimi me VIDEO: I riu tenton të rrëmbejë një fëmijë te Shkëmbi i Kavajës appeared first on BoldNews.al.

Berisha publikon videon “Patronazhistë që blenë vota në Babrru”

By: user 4
9 June 2025 at 12:31

Fenomeni i blerjes së votës është denoncuar në çdo proces votimi në Shqipëri, madje përsëritet në çdo raport të OSBE-ODHIR, por Sali Berisha pretendon se ka një video që e provon këtë. Bëhet fjalë për një filmim që zgjat pak sekonda, ku duken dy gra dhe një burrë që mbajnë në dorë lista dhe largohen nga dera e një shtëpie për të hipur në makinë. Gruaja që i filmon dëgjohet të thotë “Vazhdoni blini vota”, ndërsa një nga personat e filmuar i përgjigjet “Ne kemi punët tona”.

Gjatë konferencës me gazetarët në selinë e PD, Berisha u shpreh se filmimi është bërë në Babrru dhe tregon një ekip patronazhistësh që shpërndajnë para për vota.

“Natyrisht shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet sepse ata që kryejnë këtë krim elektoral, bëjnë çdo gjë që të fshihen gjurmët e tij dhe të mos dalë. Megjithatë kamerat e qytetarëve syçelët kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për vota. Dhe kjo jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo në Tropojë apo në zonat më të largëta. Jo, kjo në Tiranë, në Babrru dhe urdhëroni videon që do u paraqes sot para jush” u shpreh Berisha që shfaqi filmimin në konferencën për gazetarët.

Sipas tij, personat e filmuar janë të identifikuar, por në konferencë nuk u përmendën emrat e tyre.

“Personazhet në video janë të identifikuar plotësisht. Janë eksponentë të thekur të PS. Të bëjmë një marrëveshje: A mund të quhen zgjedhje, zgjedhjet në të cilat shteti, i quajtur shtet, përdor të gjithë financat e tij për të blerë vota?” u shpreh Berisha.

The post Berisha publikon videon “Patronazhistë që blenë vota në Babrru” appeared first on Lapsi.al.

Partia Demokratike: Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani, kapet mat duke abuzuar me detyrën, të hetohet dhe largohet nga detyra

By: V K
8 June 2025 at 12:48

Partia Demokratike, ka denoncuar kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanin, për abuzim me detyrën dhe përdorim të padrejtë të mjeteve të Bashkisë për interesa personale.

Denoncimi vjen pas publikimit të pamjeve filmike nga një emision investigativ.

Partia Demokratike, kërkon hetim nga prokuroria dhe shtimin në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak të një pike për llogaridhënie nga Ristani.

Po ashtu, opozita kërkon largimin e saj dhe shkarkimin e Veliajt, duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme në kryeqytet.

DEKLARATA:

Të nderuar qytetarë!

Muajt kalojnë, kryetarët ndryshojnë, por zakonet dhe abuzimet JO, ato mbeten të njëjta.

Abuzime kishim dhe abuzime vazhdojmë të kemi me financat dhe asetet e Bashkisë së Tiranës.

Vetëm dy ditë më parë, gazetarët kurajoze të emisionit “Piranja” në Syri Tv, i dhanë publikut me prova të qarta dhe të pakontestueshme, pamjet filmike sesi kryetarja në detyrë e Bashkisë së Kryeqytetit, znj. Anuela Ristani, abuzonte me asetet e blera me paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Me zë dhe me figurë pamë sesi jo vetëm nuk mbahej përgjegjësi nga ana e Kryetares se Komanduar për shkeljen e rëndë të kryer në vazhdimësi duke përdorur padrejtësisht mjetet e Bashkisë për interesa personale të saj dhe të të afërmve të saj, por pamë edhe sulmin e saj aspak etik, madje edhe me nota të larta nervozizmi edhe tone tejet kërcënuese ndaj gazetarëve të cilët po bënin detyrën e tyre.

Sipas pamjeve të publikuara, sjellja e kryetares së komanduar në krye të Tiranës, përbën abuzim me detyrën, shfrytëzim të pasurisë shtetërore për përfitime familjare dhe shkelje të rëndë të etikës së funksionarit publik.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve të prokurorisë të fillojnë hetimet mbi denoncimin e kryer nga emisioni Piranjat. Gjithashtu, në emër të këshilltarëve të opozitës, kërkoj që pasnesër, ditën e martë mbasdite në të cilën është planifikuar të zhvillohet mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak, në rendin e ditës të shtohet një pikë mbi llogaridhënien administrative nga ana e znj. Ristani dhe diskutimin mbi këtë skandal të publikuar nga emisioni Piranjat, ku në vend që paratë e Tiranës të shkojnë për ndërtimin e cerdheve, kopshteve, shkollave, apo financimin e transportit për mësuesit dhe nxënësit, na alokohen për financimin e interesave private të drejtuesve të lartë të ekzekutivit.

Një gjë është e sigurt, të vërtetave dhe publikimit të tyre, nuk do mund t’u fshihen dot askush.

Të dashur qytetare!

Partia Demokratike dhe Këshilltarët e saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës, falenderojnë kurajon gazetareske të ekipit të emisionit “Piranja” dhe inkurajonë ata dhe jo vetëm, por cdo media të lirë dhe secilin gazetar që në fokus të punës së tyre kanë gjithnjë dhe vetëm denoncimin e abuzimeve dhe zbardhjen e së vërtetës, që të vijojnë edhe në të ardhmen me denoncimin, rast pas rasti, të cdo personi të veshur me pushtet, që marrin përsipër të përfitojnë padrejtësisht nga mundi i punës dhe taksat e shqiptarëve të ndershëm.

Gjithashtu, Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të znj. Ristani nga detyra e kryetares së komanduar dhe njëkohësisht edhe shkarkimin e Veliaj një orë e më parë nga Këshilli i Ministrave.

Tirana meriton ndryshe, dhe ndryshimi do vijë me zgjedhje të lira e të ndershme, me zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend. Tirana nuk duhet të trajtohet më si një pronë private por si një institucion shërbyes ndaj nevojave të qytetit.

Ju faleminderit!

The post Partia Demokratike: Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani, kapet mat duke abuzuar me detyrën, të hetohet dhe largohet nga detyra appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i Klevis Balliut: Ku janë paratë? Qytetarët paguajnë, por infrastrukturë nuk ka

By: V K
28 May 2025 at 11:51

Ditën e sotme, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një deklarate, ka denoncuar gjendjen e rëndë të infrastrukturës në një nga zonat e Tiranës.

Ai theksoi se qytetarët janë të detyruar të paguajnë taksa të larta, ndërkohë që nuk marrin asnjë shërbim në këmbim.

“Qytetarët paguajnë taksa për të pasur një infrastrukturë të mirë, por infrastrukturë nuk ka”, u shpreh Balliu.

Gjithashtu, ai solli në vëmendje gjendjen e rrugëve në kryeqytet, duke i cilësuar si dëshmi të qarta të keqmenaxhimit dhe shpërdorimit të fondeve publike.

“Shikoni si është gjendja e rrugëve në Tiranë. Lind pyetja: Ku janë paratë”? – vijoi ai, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si menaxhohen financat publike nga autoritetet vendore dhe qendrore.

Deklarata e Balliut, vjen në një kohë kur pakënaqësitë e qytetarëve për mungesën e investimeve në infrastrukturë po shtohen, veçanërisht në periferi të kryeqytetit.

The post Denoncimi i Klevis Balliut: Ku janë paratë? Qytetarët paguajnë, por infrastrukturë nuk ka appeared first on Albeu.com.

Berisha denoncoi gjetje të materialeve zgjedhore në një biznes në Peqin, policia procedon pronarin: Gjetëm fletë të falsifikuara dhe…

By: V K
23 May 2025 at 11:11

Ditën e djeshme, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka denoncuar se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur materiale zgjedhore dhe shuma të konsiderueshme parash, sipas tij për të blerë votat.

Sipas tij, informacioni i është përcjellë deputetit të ardhshëm të Elbasanit, Blendi Himçi, i cili ka shkuar në ambientet e lokalit dhe ka gjetur aty fletë votimi, lista votuesish dhe materiale të tjera zgjedhore, në një vend të dyshuar si pjesë e asaj që Berisha e quajti “treni bullgar”.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.

Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve.

Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive).

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

The post Berisha denoncoi gjetje të materialeve zgjedhore në një biznes në Peqin, policia procedon pronarin: Gjetëm fletë të falsifikuara dhe… appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të denoncojnë trafikun e drogës: Telefononi DEA-n

By: fra nc
22 May 2025 at 14:57

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka ndarë një mesazh të rëndësishëm në rrjetet sociale, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit të qytetarëve në luftën kundër trafikut të drogës.

Në njoftimin e saj, ambasada u bën thirrje qytetarëve që kanë informacione në lidhje me aktivitetete të paligjshme që lidhen me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimin e parave nga droga, që t’i ndajnë këtë informacion me DEA-n amerikane. Për këtë qëllim, është vendosur një linjë e veçantë sinjalizimi, ku qytetarët mund të kontaktojnë në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale.

Në vijim është njoftimi i plotë i ambasadës:

“Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të denoncojnë trafikun e drogës: Telefononi DEA-n appeared first on Euronews Albania.

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit (VIDEO)

By: V K
22 May 2025 at 13:21

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Bledar Himçi, në një konferencë për mediat, ka denoncuar një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit, kryeplakut të një fshati.

Sipas Himçit, gjatë qëndrimit në këtë lokal, ai ka gjetur fletë votimi të vulosura. Ai shtoi se Beqiri, i cili ishte vëzhgues i Partisë Socialiste në Peqin, i shpjegoi se këto fletë votimi ishin thjesht “për të mësuar dorën”.

 

 

Ngjarja ka ngritur dyshime në lidhje me mundësinë e manipulimit të procesit zgjedhor. Ky denoncim erdhi gjatë një konference për media të organizuar nga Himçi dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Bledar Himçi, përfaqësues i PD: Në bar kafe gjeta fletë votimi të vulosura. Isha në lokalin e kryeplakut Dervish Beqiri. Paralel me qendrat e votimit ishin zyrat e patronazhistëve. Dervish Beqiri më tha se fletët janë sa për të mësuar dorën. Beqiri ishte vëzhgues i PS-së në Peqin.

The post Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kandidati i PD-së denoncon “patronazhistët” e PS-së: Kanë listat e zgjedhësve

By: V K
11 May 2025 at 14:41

Kandidati i PD-së së Lushnjes, Gentian Çala, ka denoncuar praninë e patronazhistëve, të cilët sipas tij, mbanin në tryezë listën e votuesve të Karbunarës.

Pjesë nga komunikimi mes tyre:

Çala: Ja regjistrat e votuesve. Këtu jemi në Karbunarë

Qytetari: Çfarë problemi ka? Ka problem?

Çala: Ky s’është aq qytetar i Lushnjës, është një i deleguar nga Belinda Balluku në Karbunarën e zgjedhësve.

Qytetari: Nuk janë listë zgjedhësish, janë fletë të bardha që ne shikojmë njerëzit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gentian Cela (@gentiancela10)

The post Kandidati i PD-së denoncon “patronazhistët” e PS-së: Kanë listat e zgjedhësve appeared first on Albeu.com.

Zaka: Kandidatë të PD kanë hyrë brenda qendrave të votimit

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Kiduina Zaka ka reaguar sot përmes një deklaratë për shtyp ku ka denoncuar me disa kandidatë të PD-së për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Kandidatja e PS-së thotë se PD po zbaton një aksion të organizuar për të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit. Sipas Zakas, përfaqësues të kësaj force politike kanë braktisur detyrën në disa raste, siç është sekretari i QV 3209/1 në Topojë të Fierit, i cili ka marrë edhe vulën me vete.

“PS  ka bërë kërkesë për zëvendësim të menjëhershëm të sekretarit të QV 3209/1, Jani Sharka. PS edhe njëherë iu bën thirrje të gjithë komisionerëve të PD-së që të mos ju binden urdhrave të drejtuesve të tyre për shkelur ligjin. Çdo shkelje e ligjit do të denoncohet në organet ligjzbatuese”, thotë ajo.

“Në orët e para të procesit të votimit janë vërejtur kandidatë të PD-së që në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor kanë hyrë brenda qendrave të votimit. Përmendim këtu kandidatët Zana Lumani, Luljeta Sejko, Luan Baçi, Eduard Sharka, Samena Malenaj, Gentian Çelaj dhe Silva hasa të cilët në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor hynë në qendra e votimit duke ushtruar presion mbi komisionerët dhe votuesit”, thotë Zaka.

Kandidatja e PS-së për qarkun e Fierit, pohon se të gjitha këto situata janë të vërtetuara me pamje filmike dhe fotografi, ndërsa shton se “PS e qarkut Fier kërkon nga kandidatët e të gjitha forcave politike të respektojnë Kodin Zgjedhor që të mos afrohen pranë QV-ve më shumë se 150 metra”.

“PS është e angazhuar me të gjitha strukturat e saj në respekt të plotë të Kodit Zgjedhor për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt votimi. Të gjitha këto veprime në shkelje të ligjit nga kandidatët e PD janë referuar pranë KZAZV-e dhe KQZ-së dhe skuadra juridike e PS qarkut Fier po procedon me kallëzime personale për secilin kandidat të PD që hyn brenda qendrave të votimit dhe ushtron presion ndaj komisionerëve dhe zgjedhësve”, përfundon Zaka.

/e.i/ /a.g/

 

The post Zaka: Kandidatë të PD kanë hyrë brenda qendrave të votimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet në Mat administratori i Xibrit, lista me emra dhe fletë votimi për Agron Malaj (VIDEO)

By: V K
11 May 2025 at 07:57

Denoncime të shumta po vijnë për blerje votash. Një i tillë ka ardhur sërish nga Mati, ku duket se është një nga zonat e nxehta të fushatës.

Kandidatja e PD në Mat, Denisa Vata, ka kapur në makinën e administratorit të njësisë Xibër, lista me emra të bonueseve te qirave dhe fletë votimi, ku kërkohet votimi i Agron Malaj.

“Në makinën Administratorit të njësisë Xiber gjenden lista e bonusve të qerave, shoqëruar me fletën e votimit të printuar dhe të orientuar për PS dhe Agron Malaj”, shkruan kandidatja e PD-së në Mat, Denisa Vata.

 

The post Kapet në Mat administratori i Xibrit, lista me emra dhe fletë votimi për Agron Malaj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

10 May 2025 at 19:40

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka denoncuar me emra personat, ku demokratët pretendojnë se po blejnë vota dhe po ushtrojnë presion ndaj elektoratit për vota për PS-në dhe PSD-në. Më konkretisht, pretendohet se Broz Pjetra, administratori i njësisë Dajç, po vepron në fshatin e Dajçit, Samrishtit dhe Rrushkullit. Melazim Mustafa, i punësuar si veteriner […]

The post Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i Xhelal Mziut: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale, janë dhunuar 2 persona (VIDEO)

By: V K
10 May 2025 at 15:53

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka ndarë në Facebook disa video, ku shihen një grup personash teksa konfliktohen me njëri-tjetrin.

Mziu shkruan se Rilindja është në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpërndarë para në këmbim të votës.

Ai denoncon se Ndriçim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, ka shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër.

Mziu thotë se janë dhunuar nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes dy qytetarë që po i ndiqnin.

Ai i bën thirrje SPAK-ut të reagojë, pasi nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.

Denoncimi i plotë:

Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpernda para në këmbim të votës!

Ndricim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër!

Janë dhunuar dy qytetarë që po i ndiqnin, nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes së krimit.

Kjo është skenë krimi.

Ky është krim elektoral.

Ky është krim zgjedhor.

Kjo është skemë e organizuar me regji e krimit zgjedhor në qarkun Dibër!

Policia e shtetit, sistemi i drejtësisë, SPAK duhet të reagojnë, nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.

Qytetarët më 11 maj do të votojnë të lrë dhe me zemër, i ftoj për pjesmarrje masive.

 

 

The post Denoncimi i Xhelal Mziut: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale, janë dhunuar 2 persona (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Denoncimi me EMRA i PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ si vëzhgues të pavarur

3 May 2025 at 15:05

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Komisioni Qëndron i Zgjedhjeve i drejtuar nga Ilirjan Celibashi në listat e akredituar për vëzhgues të procesit zgjedhor të 11 Majit ka futur një numër të madh patronazhistësh të PS-së. Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD Genta Vangjeli tha se deri tani […]

The post Denoncimi me EMRA i PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ si vëzhgues të pavarur appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i shqiptarit në Amerikë: “Lajthiza” kundërmon erë, sikur është mbushur në kanal

29 April 2025 at 08:52

Disa muaj pas denoncimeve masive për erën e rëndë të ujit “Lajthiza”, problemi i kahershëm duket se është rishfaqur përsëri. Këtë herë, një qytetar që jeton në New York të SHBA-ve ka ndarë shqetësimin e tij për këtë problem. Në një video të dërguar për JOQ, qytetari thotë se uji duket sikur është ujë përroi […]

The post Denoncimi i shqiptarit në Amerikë: “Lajthiza” kundërmon erë, sikur është mbushur në kanal appeared first on BoldNews.al.

Fushata/ Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin

By: user 4
28 April 2025 at 16:46

Ka një moment në takimet e fushatës së Edi Ramës, kur ai nuk e mban dot më rolin me të cilin del nga shtëpia çdo politikan; atë të shërbëtorit të popullit, të njeriut që ka ardhur për të dëgjuar hallet e qytetarëve dhe që herë pas here i hedh ndonjë romuz apo akuzë rivalëve politikë. Ky është momenti kur ndonjë qytetar i ankohet se ka paguar ryshfet, se ka qenë i detyruar të bëjë pagesa nën dorë për të marrë shërbimet që normalisht i takojnë falas dhe me shansin që i jepet për të pasur kryeministrin përballë, shpreson t’i përmirojë gjërat duke e vënë në dijeni për zyrtarët e korruptuar që sillen pandershmërisht dhe i kërkojnë qytetarëve t’i dorovisin me para.

Ndodh në atë moment që buzëqeshja e Ramës kthehet në skërmitje, premtimet për rivitalizimin ndalen dhe ekranet me projeksionet 3D, fiken. Qytetarit të gjorë që ka guxuar të hapë temën e korrupsionit, të thyejë këtë tabu të takimeve elektorale dhe të ngrejë zërin për t’u ankuar, i del përballë fytyra tjetër e kryeministrit, ajo e arrogancës, e intimidimit dhe gjuhës së shantazhit.

Skena u përsërit këtë të hënë në Shkozë, gjatë një takimi që synonte t’i siguronte banorët e zonës për garancitë dhe standartet e fabrikës së armëve që pritet të ndërtohet pranë shtëpive të tyre. Teatri i dëgjesës së halleve me popullin nisi më së miri, me fjalimet e ministrave të rinj që recituan fjalimet dhe i siguruan qytetarët se nuk ishte rasti për t’u panikosur, përkundrazi fabrika e re sjell edhe punësim, edhe investime. Pati edhe qytetarë që kërkuan ndërtimin e rrugëve, ndonjë kërkoi legalizime dhe një tjetër falenderoi qeverinë për punët e mëdha që kishte bërë në Shkozë. Por takimi mori rrjedhë tjetër, gati u prish pikërisht kur një prej qytetarëve u ngrit dhe pa iu dridhur qerpiku i përmendi Edi Ramës korrupsionin e inspektorëve të IMT dhe të policisë, që sapo tenton të ngresh ndonjë kotec bie fjala, paraqiten njëri pas tjetrit në radhë dhe nuk ikin pa u dorovitur mirë me të holla.

“Një moment që do të bësh një kotec pulash, po e zej, të vjen IMT, IKMT, policia bashkiake, policia e rendit. Edhe nuk vijnë në zbatim të ligjit, por vijnë thonë 5 mijë njëri, 5 mijë tjetri, 20 mijë euro. Shikoje vet këtë punë” u shpreh qytetari.

Kaq u desh dhe Rama e la rolin e shtetarit që ka ardhur aty për të dëgjuar dhe për t’u qarë hallet bashkëqytetarëve të tij. Njësoj si të ishte vetë ndonjë nga inspektorët e akuzuar, a thua se e kishin kapur në flagrancë, kryeministri u ndez dhe nisi t’i flasë me ton tjetër qytetarit, duke e fajësuar edhe atë me fjalët:

“Nuk mund të flasësh në hava” “Zotnia jote ka ndërtu pa leje ktu? Apo jo? Ëëë?” “Është edhe turp i madh që e thua kështu”, “Ti do ta denoncosh sepse nuk mund të ma bësh mua kështu e të qeshësh, më kupton?”, “Në bazë të ligjit shqiptar, ti je po aq fajtor sa dhe kushdo qoftë që ka bërë këtë gjë”

Video e ankesës së qytetarit për korrupsionin e inspektorëve dhe përgjigjen e Ramës e shihni më poshtë:

I bindur se qytetari do të kishte frikë të shkonte më tej me denoncimin përderisa e shpalli njësoj fajtor për korrupsion, Rama e ka ftuar të shkojë në polici, ose të heshtë, gjithnjë duke i kërkuar përgjegjësi për fjalët e thëna publikisht.

Nga mënyra se si reagoi, kuptohet se kryeministri nuk e sheh si viktimë qytetarin që ankohet për korrupsion.

Përkundrazi, në sytë e kryeministrit ky është fajtor, sepse guxoi ta bëjë denoncimin para kamerave, të mos heshtë për një të vërtetë që e njohin të gjithë, në një takim elektoral ku duhet respektuar rregulli i pashkruar i heshtjes dhe aktrimi sikur çdo gjë po shkon më së miri. Edhe kur mbaroi takimi, (VIDEO Më LART), shihet se si ministri i brendshëm, Ervin Hoxha i kërkon qytetarit të heshtë dhe i thotë se ka gabuar, duke i tërhequr vërejtjen për akuzën që bëri për korrupsion, edhe pse ky këmbëngul se kjo është një e vërtetë që e dintë të gjithë, sepse të gjithë kishin paguar para për legalizimet.

E vërteta për korrupsionin nuk janë disa inspektorë dhe policë, që rastisën “djem të këqinj” në një rrugicë në periferi të Tiranës. Ata janë pjesë e një mekanizmi më të gjerë, të projektuar që të vjelë ryshfet dhe më pas t’i kalojë paratë dorë më dorë, deri lart në administratën shtetërore. Kjo është dhe mënyra se si furnizohet dhe mbahet në këmbë makineria e madhe e fushatave elektorale.

Ndaj kushdo që ngre zërin për këtë padrejtësi, s’ka si të marrë zgjidhje, por kërcënime dhe intimidim nga lideri,  i cili vetë qëndron ulur, këmbëkryq në majë të sistemit. Nga ky pozicion, ai gati është gjithmonë ta dëgjojë popullin, por jo kur populli i thotë të vërtetën./Lapsi.al

The post Fushata/ Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin appeared first on Lapsi.al.

Denoncimi i PD: Kandidatët e PS që nuk japin dorëheqje nga posti, të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhje

By: Oldi
12 April 2025 at 13:39

Partia Demokratike kërkon që kandidatët e PS që nuk kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbajnë të mos lejojnë të marrin pjesë në zgjedhje. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli thotë se sipas KQZ janë deklaruar të pezulluar apo dorëhequr nga funksioni vetëm 35 kandidatë nga lista e plotë e kandidaturave të PS. Vangjeli […]

The post Denoncimi i PD: Kandidatët e PS që nuk japin dorëheqje nga posti, të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhje appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i gazetarit Tomorri: Conad në Shqipëri edhe të rrjep edhe të helmon (Foto)

By: Oldi
4 April 2025 at 22:12

Siguria ushqimore në vendin tonë është në pikën alarmante. Klodian Tomorri ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale të një produkti ushqimor të mykur që është blerë në supermarketin “Conad” në kryeqytet. Gazetari shkruan se ricota “Valle Verde” tek “Conad”, e cila datën e skadencës e ka në 12 maj, nje ditë pas zgjedhjeve, është […]

The post Denoncimi i gazetarit Tomorri: Conad në Shqipëri edhe të rrjep edhe të helmon (Foto) appeared first on BoldNews.al.

Çudia! Çon makinën për rregullim, mekaniku e përdor dhe bën aksident

By: Oldi
3 April 2025 at 21:25

Sait Ruçi tregon se solli një automjet në Tiranë, për ta riparuar te mekaniku, por ky i fundit padrejtësisht e përdori atë në gjendje të dehur e për pasojë, jo vetëm që shkaktoi dëme në mjete të tjera, por prej këtij veprimi, u sekuestrua edhe “Audi”, që sot ndodhet në gjendje të mjerë. “Unë quhen […]

The post Çudia! Çon makinën për rregullim, mekaniku e përdor dhe bën aksident appeared first on BoldNews.al.

❌
❌