Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Deputetët e rinj do mësojnë korrupsionin dhe kapjen e shtetit”/ Balliu godet Akademinë e PS

28 June 2025 at 22:08

Klevis Balliu, deputet i zgjedhur i PD-së, ka komentuar Akademinë e re Politike të Partisë Socialiste.

Ai e cilëson këtë akademi si një mjet për të “trajnuar” deputetët e rinj në mënyra korruptive dhe abuzive.

Sipas tij, politikanët socialistë do u mësojnë të rinjve se si të vjedhin dhe të bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Balliu përmend emra të njohur të PS-së, duke akuzuar ata për përfshirje në abuzime.

Klevis Balliu, deputet i zgjedhur i PD-së: E keni parë Akademinë e re të PS-së, ku këta deputetët hajdutë, më të mëdhenj të Shqipërisë, do i mësojnë deputetët e rinj, sesi të bëhen hajdutë profesionistë. Për shembull Olta Xhaçka do i mësojë deputetët e rinj, sesi të vjedhin tokat në bregdet, apo të bëjnë burrin apo gruan e tyre investitorë strategjikë, Taulant Balla do mësojë deputetët e rinj, sesi të bashkëpunosh me krimin e organizuar.

Belinda Balluku do iu mësojë deputetëve të rinj sesi të vjedhësh me energjinë, me infrastrukturën dhe me gjithçka tjetër. Dhe patjetër, Edi Rama do u mësojë deputetëve të rinj sesi krijohet narko-shteti i parë në Europë, duke bashkëpunuar me krimin, me drogën e gjithçka tjetër.

The post “Deputetët e rinj do mësojnë korrupsionin dhe kapjen e shtetit”/ Balliu godet Akademinë e PS appeared first on Sot News | Lajme.

“Krimi elektoral nuk mund të normalizohet”/ Balliu: Kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por…

26 June 2025 at 21:45

Ai bën thirrje për reflektim të thellë mbi rrezikun e normalizimit të krimit elektoral, duke e cilësuar atë si një nga aktet më të rënda që i bëhen demokracisë.

“Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund t’i them të gjitha, pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara,” deklaroi Klevis Balliu.

Ai shtoi se për të, pavarësisht përkatësisë politike të individëve të përfshirë, parimi i transparencës dhe ndëshkimit të shkelësve të ligjit duhet të jetë i padiskutueshëm.

Klevis Balliu: Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund ti them të gjitha pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara. Pavarësisht se kush është personi qoftë demokrat apo socialit që do kishte abuzuar me zgjedhjet unë do ti dilja në krah. Por duhet një fakt dhe një provë. Ka zero rëndësi nëse është edhe mik im Alimehmeti që mund të ketë abuzuar. Hajde denoncoje dhe do të mbështes. Në po flasim për prova që janë të pakundërshtueshme.

Shikoni sa lehtë po normalizohemi me krimin elektoral. Nuk ka krim më të madh ti bëjmë kombin sesa të normalizohemi me krimin elektoral.

The post “Krimi elektoral nuk mund të normalizohet”/ Balliu: Kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por… appeared first on Sot News | Lajme.

“Krimi po pastron paratë përmes lejeve ndërtimi”,Klevis Balliu shpërthen në akuza:Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini

25 June 2025 at 15:56

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka denoncuar kapjen e shtetit nga Hajrët dhe Troplinët dhe mosveprimin e SPAK ndaj krimit të organizuar.

‘Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë e cila është bashkëpunëtore’, deklaroi Balliu nga selia blu.

Deklarata e Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu:

Nëse ka një emër që mjafton për të kuptuar gjendjen e mjerueshme të drejtësisë në Shqipëri, ai është Altin Hajri, një nga figurat më të errëta të botës së krimit të organizuar në vend, i shpallur në kërkim ‘me letra’ nga SPAK.Në realitet ai vijon aktivitetin i lirë dhe i papenguar.

Pavarësisht se është zyrtarisht në kërkim për përfshirje në vepra të rënda penale, Altin Hajri, duke përdorur emrin dhe firmën e bashkëshortes, përfiton leje ndërtimi përmes të cilave pastron paratë e krimit dhe shton milionat.

Është i njëjti person që, siç zbulojnë komunikimet e SKY EÇ, ka ndikuar drejtpërdrejt në përpilimin e listave të deputetëve të Partisë Socialiste në Durrës. Altin Hajri e ‘ngjiti’ Ergys Çyrben nga vendi i pestë në të tretin. Ky ishte shpërblimi  për faktin se Çyrbja e kishte fshehur gjatë kohës që ai kërkohej për një vrasje që dyshohet të ketë kryer.

SPAK që ka shpallur në kërkim burrin, nuk e vë dot re se gruaja bën ‘biznes’ e pashqetësuar?

Në zgjedhjet e fundit, SPAK dërgoi me bujë ‘task-forca’ në 12 qarqe, por nuk pa asgjë, nuk pa blerje votash, nuk pa presione, nuk pa dosje që prisnin arrestime.

Madje fletëarrestet për një tjetër ‘padrino’ në Durrës, Troplinët e shumënjohur, u shpallën pasi zgjedhjet përfunduan.

Sot Ergys Cyrbja ndodhet në burg, por krimi ka përfaqësues të tjerë në Partinë Socialiste. Ndaj edhe paratë e krimit nuk preken, por u lejohen kanale që t’i pastrojnë, siç është rasti i gruas ndërtuese të Hajrit.

Kjo është një situatë alarmante për sigurinë kombëtare.

Janë pikërisht këto raste, Altin Hajri dhe Troplini – që tregojnë se krimi nuk është thjesht një problem në Shqipëri. Krimi është një strukturë paralele pushteti, e mbështetur dhe e ushqyer nga qeveria dhe drejtësia e kapur.

Partia Demokratike denoncon me forcë këtë bashkëpunim të hapur midis krimit të organizuar dhe pushtetit politik. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve strategjikë të mos heshtin përballë këtij procesi të rrezikshëm të kriminalizimit të shtetit shqiptar.

 

 

The post “Krimi po pastron paratë përmes lejeve ndërtimi”,Klevis Balliu shpërthen në akuza:Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini appeared first on Sot News | Lajme.

“Opozita nuk do bëjë dot…”/ PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu zbulon skenarët e opozitës

8 June 2025 at 22:30

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion televizive u pyet nëse do të ishte dakord me një grevë urie brenda Parlamentit si pjesë e strategjisë së opozitës.

Përgjigjja e tij ishte e tillë: “Unë mendoj që ne duhet të provojmë gjithçka. Nuk duhet përjashtuar asgjë. Thjesht, duhet ta mendojmë mirë çdo akt që do të ndërmarrim dhe duhet të bëjmë plane afatgjatë për aksionin tonë politik. Mendoj që thelbësore në këtë kohë është informimi i ndërkombëtarëve për krimin elektoral të Edi Ramës dhe lidhjet që ka ai me krimin e organizuar”.

“Ka një dezinformim nëpërmjet disa kulisave të PS që vetëm gjezdisin nëpër botë për të dezinformuar aleatët e vendit tonë. Kjo qasje duhet kombinuar edhe me aksione të tjera”, deklaroi Balliu.

Kur u pyet se çfarë do të ndodhë gjatë verës, Balliu tha: “Ne kemi bërë protesta gjatë verës, por nuk është misioni i opozitës vetëm të bëjë protesta. Opozita nuk do bëjë dot asgjë nëse shoqëria nuk mbështet një plan për të sjellë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Të bëjë çfarë të dojë opozita. Demokracitë lindin nga revolta qytetare në çdo vend.

The post “Opozita nuk do bëjë dot…”/ PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu zbulon skenarët e opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

Denoncimi i Klevis Balliut: Ku janë paratë? Qytetarët paguajnë, por infrastrukturë nuk ka

By: V K
28 May 2025 at 11:51

Ditën e sotme, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një deklarate, ka denoncuar gjendjen e rëndë të infrastrukturës në një nga zonat e Tiranës.

Ai theksoi se qytetarët janë të detyruar të paguajnë taksa të larta, ndërkohë që nuk marrin asnjë shërbim në këmbim.

“Qytetarët paguajnë taksa për të pasur një infrastrukturë të mirë, por infrastrukturë nuk ka”, u shpreh Balliu.

Gjithashtu, ai solli në vëmendje gjendjen e rrugëve në kryeqytet, duke i cilësuar si dëshmi të qarta të keqmenaxhimit dhe shpërdorimit të fondeve publike.

“Shikoni si është gjendja e rrugëve në Tiranë. Lind pyetja: Ku janë paratë”? – vijoi ai, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si menaxhohen financat publike nga autoritetet vendore dhe qendrore.

Deklarata e Balliut, vjen në një kohë kur pakënaqësitë e qytetarëve për mungesën e investimeve në infrastrukturë po shtohen, veçanërisht në periferi të kryeqytetit.

The post Denoncimi i Klevis Balliut: Ku janë paratë? Qytetarët paguajnë, por infrastrukturë nuk ka appeared first on Albeu.com.

Klevis Balliu: Sakrificat dhe puna heroike e qëndrestarëve demokratë nuk do të lejojmë të shkojnë kot, do të luftojmë për vlerat e tyre

By: V K
21 May 2025 at 09:20

Në një postim të tij të fundit në “Facebook”, Klevis Balliu, ka falenderuar qytetarët e Dega 16 për punën e tyre heroike dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që treguan gjatë fushatës së 11-majit.

Ai e ka cilësuar si të papranueshme pranimin e farsës elektorale si një zgjedhje, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte hedhjen poshtë të gjithë punës dhe sakrificës që këta njerëz të pamposhtur kanë bërë.

Me një mesazh të qartë dhe të fortë, Balliu shpreh angazhimin e tij për të mos lejuar që djersa dhe mundi i këtyre individëve të shkojë kot, duke e bërë të qartë se lufta për vlerat e sakrificës dhe përkushtimit do të vazhdojë me çdo kusht.

Postimi i plotë:

Me qëndrestarët e jashtëzakonshëm të degës 16, i falenderoj nga zemra për punën e tyre heroike.

Të pranosh farsën elektorale si zgjedhje do të thotë të hedhësh në kosh punën dhe sakrificën e këtyre njerëzve të pamposhtur. Kurrë nuk do ta lejojmë që djersa dhe mundi i tyre të shkojë kot.

The post Klevis Balliu: Sakrificat dhe puna heroike e qëndrestarëve demokratë nuk do të lejojmë të shkojnë kot, do të luftojmë për vlerat e tyre appeared first on Albeu.com.

Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

By: user 8
18 May 2025 at 17:00

Policia ka referuar në SPAK materialet për deputetin e PD Edi Paloka pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën e premte në Tiranë.

“Referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, njofton policia.

Ndryshe nga njoftimi i policise, gazetarja u tërhoq nga denoncimi për dy deputetët, në veçanti duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë përplasje me Klevis Balliun.

Gjatë protestës, Edi Paloka, ka pasur përplasje me disa gazetarë, gjë që shtyu dhe disa protestues që të përplaseshin fizikisht me ta dhe të hidhnin dhe ofendime.

“Mos bëj skema se… Mos bëj skema këtu! U bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, iu drejtua Paloka gazetarëve, që nxiti dhe qytetarët e pranishëm të “shpërthenin” në ofendime.

The post Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun appeared first on Lapsi.al.

Protesta e PD-së, Policia çon në SPAK deputetin Edi Paloka dhe Klevis Balliun

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorisë së Posaçme materialet mbi kallëzimin e depozituar nga gazetarja Besarda Demushi, ndaj deputetit të PD-së Edi Paloka dhe kandidatit Klevis Balliu, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

Policia ka referuar në SPAK materialet për deputetin Edi Paloka dhe Klevis Balliun, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën e premte në Tiranë.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se u “referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,  gazetare, se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”.

Veprimet paraprake janë kryer nga Komisariati nr. 3, që ka nën administrim zonal edhe sheshin ku u zhvillua protesta e PD-së.

/a.f/

The post Protesta e PD-së, Policia çon në SPAK deputetin Edi Paloka dhe Klevis Balliun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

By: Ardit
18 May 2025 at 12:01

Edi Paloka dhe Klevis Balliu janë proceduar nga policia e Tiranës, pasi kanë kanosur me fjalë një gazetarë gjatë protestës së opozitës ditën e premte. Sipas policisë, ishte gazetarja që ka kallëzuar dy përfaqësuesit e PD, të cilëve iu janë referuar materialet në SPAK. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: […]

The post Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun appeared first on BoldNews.al.

Incidenti në qendrën e votimit në Kashar/ “SPAK duhet të hetojë”, Klevis Balliu: Autorët janë lejuar të largohen

By: E.K
15 May 2025 at 15:43

Koordinatori i PD-së, Klevis Balliu, në një lidhje të drejpërdrejtë për mediat së bashku me Belind Këlliçin ka reaguar për incidentin e ndodhur pak më parë në qendrën e votimit në Kashar. Ai tha se është ushtruar presion ndaj vëzhguesve dhe gjithë procesit zgjedhor prandaj mund të konsiderohet si krim zgjedhor. Sipas tij SPAK duhet […]

The post Incidenti në qendrën e votimit në Kashar/ “SPAK duhet të hetojë”, Klevis Balliu: Autorët janë lejuar të largohen appeared first on FaxWeb.

Klevis Balliu në njësinë 3 në Tiranë: Në 100 ditët e para do të rrisim rrogat

By: nilda
26 April 2025 at 13:27

Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Klevis Balliu ka zhvilluar disa takime me qytetarë në njëisnë nr.3 në Tiranë, ku ka prezantuar programin ekonomik të PD. Në një postim në rrjetin social facebook, Balliu shkruan se ky program garanton mirëqënien e qytetarëve. “Ishte kënaqësi të ndalesha në njësinë tre në takime me qytetarët të cilët më shumë se kurrë po bashkohen me programin tonë që…

Source

“Ministria u kthye në kasafortë korrupsioni”, Balliu akuzon Ballukun për vjedhje dhe dështime: 12 vite zero investime

23 April 2025 at 21:25

Klevis Balliu mbajti fjalën e tij sot në mitingun e PD-së në Vorë dhe Kashar në vijim të fushatës elektorale të 11 majit.

Drejtuesi politik i PD-së në Kashar, hodhi akuza ndaj qeverisë Rama, që në 12 vite vetëm ka vjedhur.

Balliu u shpreh se Rama ka vjedhur me çdo ministër vartës të tij, që nga Belinda Balluku dhe te Olta Xhaçka.

Sakaq, shton se shqiptarët nuk kanë nevojë për tallava por për Aleancën e Shqipërisë Madhështore.

Fjala e Klevis Balliu:

Përshëndetje të nderuar qytetarë të Kasharit dhe Vorës!

Përshëndetje i nderuar profesor Doktor Sali Berisha, Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë.

Të nderuar miq, për 12 vite Edi Rama, ka vjedhur, ka plaçkitur gjithçka i ka dalë përpara. Ka vjedhur të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka vjedhur të ardhmen e fëmijëve shqiptarë. Ai ka vjedhur gjithçka i doli përpara. Vodhi me rrugët, vodhi me bashkëpunëtorët e tij në bashkinë e Tiranës dhe në çdo bashki tjetër.

Vodhi në ministri me Lubi Ballukun. Vodhi me Erion Veliajn, vodhi me Olta Xhaçkën, vodhi me Delina Ficon, vodhi me këdo që kishte partner. Vodhi paratë tuaja.

Në 12 vite, nuk ka bërë asnjë investim për Shqipërinë. Nuk ka bërë asnjë investim për qytetarët. Dhe sot ka fytyrë të vijë dhe të ftojë qytetarët shqiptarë, duke i quajtur ata dikë çyryk, e dikë gjëra të tjera.

Nga ana tjetër, u kërkon fëmijëve që të shohin fotot e tij nudiste, sepse ai është një njeri pa Zot, pa familje, pa komb, thjesht dhe vetëm një hajdut që ne duhet ti japim përgjigjen më 11 Maj.

Ne sot më shumë se kurrë dhe më të fortë se kurrë, vijmë, jo vetëm me frymën e ndryshimit. Ne sot vijmë me një program konkret që zgjidh problemet që shkaktoi partia socialiste. Ne vijmë me një program konkret që zgjidh problemet dhe hallet e shqiptarëve. Ndërsa Edi Rama vjen me tallave.

Shqiptarët nuk zgjedhin tallave, por zgjedhin zgjidhjen.

Zgjidhja për më 11 Maj, është Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Rroftë Kashari, rroftë Vora, rroftë, Shqipëria!

Rrofshin shqiptarët…!

The post “Ministria u kthye në kasafortë korrupsioni”, Balliu akuzon Ballukun për vjedhje dhe dështime: 12 vite zero investime appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ Balliu në Yzberisht: Gjobat për ujin dhe energjinë falen, çmimet do të ulen

5 April 2025 at 20:43

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Klevis Balliu ka takuar qytetarët në Yzberisht.

Balliu ka thënë se do të falen gjobat për ujin dhe energjinë për pensionistët, nënat kryefamiljare, të papunët, biznesin e vogël, punonjësit me rroga të vogla dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Ai ka theksuar se çmimi i energjisë do të ulet në 7 lekë, çmimi i naftës do të ulet me 35% deri në 40%. Gjithashtu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 1 për Shqipërinë Madhështore që të bëhet realitet largimi i Edi Ramës.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Balliu në Yzberisht: Gjobat për ujin dhe energjinë falen, çmimet do të ulen appeared first on Sot News | Lajme.

Rama ironizon kandidatin e opozitës për deputet: Thellohet programi madhështor


TIRANË, 26 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ironizoi sot programin e aleancës “Për Shqipërinë Madhështore.

Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet kandidati për deputet nga radhët e opozitës Klevis Balliu i cili dëgjohet të thotë se “ne kemi një program për të gjitha gjërat që t’i nuk i ke bërë në 12 vite”. Bashkangjitur me fjalët e kandidatit për deputet dëgjohen të qeshura në sfond, ndërsa në fund shfaqet “bufi”, siç e portretizon kryeministri Rama, kreun e PD, Sali Berisha, i cili thotë “deputeti iku nga lista”.

“Thellohet programi madhështor por… ndiqeni deri në fund”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë Balliu shprehej se me programin e PD-së pas 11 majit tavolinat e shqiptarëve do të mbushen plot.

/a.f/

The post Rama ironizon kandidatin e opozitës për deputet: Thellohet programi madhështor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazetari: Video si ajo e Klevis Balliut i shërbejnë Ramës, PD mos të bjerë në batakun e tij

24 March 2025 at 22:44

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në Euronews Albania, shprehu kritika për një trend të fundit politik, ku Edi Rama dhe Lulzim Basha shkëmbejnë akuza në distancë përmes videove, duke u munduar të “vënë në lojë” njëri-tjetrin. Sipas Kokes, kjo lëvizje i shërben vetëm kryeministrit Rama, pasi me këto video ai largon vëmendjen nga problemet kryesore […]

The post Gazetari: Video si ajo e Klevis Balliut i shërbejnë Ramës, PD mos të bjerë në batakun e tij appeared first on BoldNews.al.

Klevis Balliu: Integrimi i Shqipërisë në BE kërkon punë, jo gënjeshtra, 12 vite mashtrime nga qeverisja e Edi Ramës

By: V K
19 March 2025 at 15:41

Në një postim në “Facebook”, shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverisjen e Edi Ramës për 12 vite mashtrimesh,lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Balliu theksoi se, për të arritur integrimin në BE, duhet të punohet me seriozitet dhe angazhim, dhe jo të vazhdohet me premtime të rreme dhe manipulime politike.

Gjithashtu, Balliu u shpreh se procesi i integrimit është penguar për shumë vite nga qeverisja aktuale dhe se, për të arritur realisht në BE, duhet të merren masa konkrete dhe të ndershme.

Ai shtoi se e vetmja mundësi për të garantuar integrimin në BE është të votohet Partia Demokratike, e cila, sipas tij, ka qenë forca që ka liberalizuar vizat me Bashkimin Europian dhe ka treguar angazhim të vërtetë për rrugën drejt integrimit europian.

The post Klevis Balliu: Integrimi i Shqipërisë në BE kërkon punë, jo gënjeshtra, 12 vite mashtrime nga qeverisja e Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

PD mbyll primaret, fitojnë drejtuesit lokalë dhe deputetët

3 March 2025 at 15:22

Partia Demokratike në opozitë përmbylli të hënën procesin e “Primareve”, një votim për renditjen e kandidatëve për deputetë me vota nga anëtarësia. Në një njoftim për shtyp, PD tha se në primare morën pjesë rreth 51 mijë anëtarë. Ndërkohë, rezultatet e tre qendrave të votimit, dy në Tiranë dhe një në Vlorë, u shpallën të […]

The post PD mbyll primaret, fitojnë drejtuesit lokalë dhe deputetët appeared first on Reporter.al.

Policia sekuestroi bazën materiale që PD përdorte në tubime, reagon Balliu: Protesta është e drejtë universale, mbrohet me ligje kombëtare e ndërkombëtare

By: gsh
11 January 2025 at 15:16

Koordinatorit i PD për rajonin e Tiranës, Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë përmes së cilës denoncon sekuestrimin nga policia, të bazës materiale që PD përdor për tubimet dhe protesta.

Balliu thotë se një gjë e tillë është antiligjore, teksa thekson se protestat janë drejtë universale që parashikohen dhe mbrohen me konventa dhe ligje kombëtare e ndërkombëtare.

“Ligji parashikon qartë se Policia njoftohet për tubimin, vendin, orën dhe qëllimin e saj. Ajo nuk jep leje, por vetëm monitoron dhe siguron rendin”, tha Balliu.

Balliu thotë se Partia Demokratike dënon me forcë dhe e neverit këtë polici që sipas tij “fut duart në rraqet e opozitës pasi i ka ngritur duart përballë krimit”.

Balliu njoftoi se do të ketë padi penale për shkelje të ligjit dhe mohim të së drejtës për tubim dhe protestë ndaj shefit të komisariatit nr. 1 Robert Losha dhe ndaj ministrit Brendshëm, Ervin Hoxha.

Deklaratë e koordinatorit të PD për rajonin e Tiranës, Klevis Balliu:

Kushtetuta dhe ligji nuk lënë vend për interpretime sa i takon të drejtës së protestës dhe tubimit. Protesta është e drejtë universale që parashikohet dhe mbrohet me konventa dhe ligje kombëtare e ndërkombëtare. Ligji parashikon qartë se Policia njoftohet për tubimin, vendin, orën dhe qëllimin e saj. Ajo nuk jep leje, por vetëm monitoron dhe siguron rendin.

Për terroristët e kuq ligji, Kushtetuta dhe konventat nuk kanë rëndësi. Ata nuk janë policë të ligjit, por të urdhrit. Pasi përndoqën opozitën dhe dështuan me turp, tani kanë vendosur të bllokojnë bazën materiale të Partisë Demokratike.

Dje policët dhe shefi i Komisariatit 1, Robert Losha, kanë marrë urdhër nga ai që urdhërohet nga bandat, narkoministri Hoxha, që të sekuestrojnë bazën materiale të Partisë Demokratike, e cila përdoret në protestat apo takime të kryetarit të opozitës.

Narkopolicët që i tremb hija e narkobanditëve, kanë filluar operacione publicitare për të ndaluar foninë, mikrofonat, pultin e regjisë të takimeve të Sali Berishës dhe opozitës.
Deri këtu e ka poshtëruar veten policia e të birit të Kristaqit dhe nipit të Enverit.

Partia Demokratike e dënon me forcë dhe e neverit këtë polici ‘që fut duart’ në rraqet e opozitës pasi i ka ngritur duart përballë krimit. Për shefin e komisariatit nr. 1 Rober Losha dhe për ministrin e Brendshëm, do të ketë padi penale për shkelje të ligjit dhe mohim të së drejtës për tubim dhe protestë.

Përdhunuesit serial të Kushtetutës, po nga Kushtetuta dhe ligji që shkelen do të dënohen. Në Librin e Zi të shkelësve të ligjit, emrat e tyre do të shënohen me të kuqe, në mënyrë që nesër të marrin përgjigjen, jo të hakmarrjes, por të rivendosjes së ligjit. NarkoProdës i bëjmë thirrje të mos e provokojë opozitën dhe të mos e bëjë qesharake armën e Policisë.

Ky akt antiligjor që dhunon të drejtën e protestës dhe ligjin për tubimet, tregon qartë porosinë që ka marrë narkopolica në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Çdo gjë kundër opozitës dhe Sali Berishës! Edhe ne do t’u përgjigjemi me çdo gjë, me çdo mjet, me çdo mënyrë.

The post Policia sekuestroi bazën materiale që PD përdorte në tubime, reagon Balliu: Protesta është e drejtë universale, mbrohet me ligje kombëtare e ndërkombëtare appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Tirana do të çlirohet nesër”, Balliu thërret qytetarët: Të bashkohemi kundër varfërisë dhe qeverisë së babëzisë

22 December 2024 at 15:57

Koordinatori Rajonal në PD, Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në 23 dhjetor, ora 17:00, qytetarët do të çlirojnë Tiranën.

Referuar protestës së thirrur nga opozita, në kuadër të mosbindjes civile, Balliu thekson se nesër të bashkohemi kundër korrupsionit duke mbushur çdo rrugë dhe çdo shesh si asnjëherë tjetër.
“Nesër në ora 17:00 të çlirojmë Tiranën nga Sinaloa dhe Ndrageta

Është koha e rikthimit të shtetit ligjor, është koha e ndërtimit të Shqipërisë për shqiptarët.

Nesër të bashkohemi kundër korrupsionit duke mbushur çdo rrugë dhe çdo shesh si asnjëherë tjetër.

Kundër varfërisë kundër dhe shfrytëzimit nga kjo qeveri babezie.

Fitorja është me ne”, shkruan Balliu.

Opozita ka thirrur një protestë në kuadër të aksionit të saj, ndërsa është paralajmëruar bllokimi i rrugëve në të paktën 6 pika kyçe të Tiranës. Policia në anën tjetër i ka bërë thirrje organizatorëve që të mos bllokojnë rrugët, pasi kjo përbën vepër penale.

The post “Tirana do të çlirohet nesër”, Balliu thërret qytetarët: Të bashkohemi kundër varfërisë dhe qeverisë së babëzisë appeared first on Sot News | Lajme.

“Rama po fsheh krimin duke fajësuar TikTok”, reagon koordinatori rajonal i PD, Klevis Balliu

21 December 2024 at 16:00

Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për mbylljen e TikTok.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu thekson se Rama po kërkon të mbrojë kriminelët dhe se aksioni i tij për të fajsuar platformën TikTok për rritjen e krimit, është një tentativë për të mbuluar pasigurinë dhe dështimin e tij në luftën kundër krimit.

Balliu gjithashtu akuzon Kryeministrin për inkriminimin e institucioneve të shtetit, duke përmendur lidhjet e kriminelëve me listat e tij dhe administratën.

“Shpëtuam, ska më drogë dhe krim tani që Rama mbylli Tik Tok!

Akti i Edi Rames për të fajsuar Tik Tok për krimin provon që ai kërkon të mbrojë kriminelët!

Inkriminimi i institucioneve të shtetit erdhi si rjedhoj e kriminelëve në listat e Edi Ramës dhe në Administratën e tij, kur Edi Rama inkriminonte institucionet e shtetit dhe mbushi vendin me kanabis ku u përfshi e gjithë Rinia Tik Tok nuk ekzistonte në Shqiperi.

Por Edi Rama që ska si të luftoj krimin sepse ai është shefi i krimit ka një hall tjetër me Tik Tok, faktin që nuk kontrollon dot sic kontrollon mediat e vëndit tonë të cilat kanë urdhër nga mengjesi në darkë të merren me opozitën.

Vetëm një njeri i çprishur mund të shfrytëzoj humbjen e jetës të një fëmije për të kryer krime ndaj lirisë së shprehjes dhe mendimit”, shkruan Balliu.

The post “Rama po fsheh krimin duke fajësuar TikTok”, reagon koordinatori rajonal i PD, Klevis Balliu appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌