Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Është thirrur protestë”/ Situata në Landfillin e Elbasanit, flet gazetarja:Situata e rëndë, kemi 24 orë që thithim tym

2 July 2025 at 21:57

Gazetarja, Bardha Nergjoni e ftuar në një studio televizive u shpreh se situata në Elbasan me djegien e landfillit të mbetjeve është e rëndë dhe se është thirrur edhe një protestë për reagim qytetar.

Nergjoni:

Problemi i djegies së mbetjeve urbane nuk është një çështje që është e re për qytetin e Elbasanit. Djegia e mbetjeve përfshin të gjithë Luginën e Shkumbinit.

Është një çështje që përsëritet. Por në fakt nuk ka qenë e këtyre përmasave herët e tjera.

Ose është administruar më mirë, por përmasat e këtij zjarri ishin aq të mëdha dhe sasia e mbetjeve është aq e madhe sa që ne kemi 24 orë që thithim tymin e djegies së mbetejve urbane.

Jetojmë në këtë ajrin e nxehtë të ndotur në qytetin e Elbasanit. Kjo situatë është vërtetë e rëndë.

Është thirrur edhe një protestë pasnesër nga një grup aktivistësh në mënyrë që të ketë një reagim qytetar. Tre zjarre të vazhdueshme, dy që bien gjatë muajit korrik është një gjë e tepërt. Është një krim mjedisor i tepërt.

The post “Është thirrur protestë”/ Situata në Landfillin e Elbasanit, flet gazetarja:Situata e rëndë, kemi 24 orë që thithim tym appeared first on Sot News | Lajme.

Dokumentar për Shqipërinë! Gazetarja dhe regjisori gjerman vizitojnë Shkodrën

2 July 2025 at 20:38

Shqipëria turistike po merr çdo ditë e më shumë vëmendjen e mediave më të mëdha botërore që po kthejnë sytë nga vendi ynë si destinacion turistik ende I pazbuluar dhe tepër tërheqës.

Gazetarja e rrjetit prestigjioz Gjerman WDR, Sussane Petersen së bashku me regjisorin Jonas Dress prej ditësh ndodhen në Shqipëri duke realizuar një dokumentar lidhur me udhëtimin me rulotë në Shqipëri të një çifti gjerman vegan.

Ndalesa e tyre e parë ishte kryeqendra e veriut Shkodra e cila rezultoi një surprizë e bukur për gazetaren.

“Të jem e sinqertë, pjesa e Shkodrës ku qëndruam ne është një parajsë e vërtetë. Natyra është pothuajse e paprekur, shumë e bukur dhe komplekse më pëlqen shumë. Liqeni është shumë I bukur për të notuar dhe për gjithçka. Gjithashtu pjesa e vjetër e qytetit është shumë e bukur me ndërtesa të vjetra me shumë ngjyra. Kur na dëgjuan ne që flisnim Gjermanisht, na u afruan dhe na pyetën “ A ju jeni nga Gjermania? Sa mirë, djali im jeton në Gjermani , shumë të sjellshëm. Më shijoi shumë të jem për herë të parë në Shqipëri. Po presim të shikojmë Gjirokastrën, Beratin, oqeanin , të notojmë në Adriatik”, thotë Sussane Petersen, gazetare e WDR.

Për regjisorin gjerman, Shkodra është një vend në të cilin patjetër do kthehet sërish.

“Për mua Shqipëria është impresionuese. Kurrë nuk e kisha imagjinuar të ishte kështu dhe me të vërtetë e rekomandoj tek të gjithë të tjerët në Gjermani që ta vizitojnë. Ka gjithçka; ka detin, ka malin, ka liqenin, njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe ushqimi është fantastik. Unë jam i sigurt që do të kthehem shumë shpejt”, shprehet Jonas Dress, regjisor WDR.

Regjisori tregon se Shqipëria po bëhet gjithnjë dhe më e njohur në Gjermani.

Pas Shkodrës, xhirimet do të vijojnë në jug të Shqipërisë për t’u përmbyllur në rivierën shqiptare.

Më herët televizioni prestigjioz gjerman WDR ka realizuar dokumentarë për Lumin e Shalës dhe pjesë të të tjera të veriut të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dokumentar për Shqipërinë! Gazetarja dhe regjisori gjerman vizitojnë Shkodrën appeared first on Euronews Albania.

“Veliaj ka pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë”/ Gazetarja: Ja çfarë tregojnë precedentët

By: Ardit
16 June 2025 at 21:25

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim që nga shkurti i këtij viti. Lala tha se pritet që vendimi i Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ndaj Veliajt të jepet brenda korrikut, ndërkohë që shtoi se precedentët e kësaj gjykate, e bëjnë të besojë se Veliaj […]

The post “Veliaj ka pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë”/ Gazetarja: Ja çfarë tregojnë precedentët appeared first on BoldNews.al.

VIDEO| Po raportonte nga protestat në Kaliforni, gazetarja qëllohet me plumb gome

By: fra nc
9 June 2025 at 16:27

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u qëllua në këmbë me një plumb gome nga policia amerikane, teksa raportonte drejtpërdrejt për protestat kundër politikave të emigracionit të Presidentit Donald Trump.

Incidenti ndodhi gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe autoriteteve në Los Angeles, ku mijëra qytetarë dolën në rrugë për të kundërshtuar vendimin e Trump për të vendosur trupa të Gardës Kombëtare, si pjesë e masave të tij të reja për kontrollin e emigracionit.

Tomasi, e cila raportonte për Nine News, u godit gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ndërsa përshkruante situatën gjithnjë e më të tensionuar mes protestuesve dhe policisë.

“Pas orësh të tëra protestash paqësore, situata papritur u përshkallëzua. LAPD po lëvizte me kuaj dhe qëllonte me plumba gome në drejtim të turmës”, tha ajo para se të goditej.

Pamjet filmike tregojnë një efektiv policie që shënjestron drejt Tomasit dhe operatorit të saj, përpara se të qëllojë.

Gazetarja shihet më pas duke kapur këmbën, e lënduar nga plumbi i gomës. Një kalimtar i rastësishëm dëgjohet duke i thënë policit: “Sapo qëllove gazetaren!”

Në një reagim të shkurtër, Tomasi u shpreh: “Jam mirë”, ndërsa situata rreth saj vijonte të ishte kaotike.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në Australi. Senatorja e të Gjelbërve, Sarah Hanson-Young, i kërkoi kryeministrit Anthony Albanese të kërkojë një shpjegim urgjent nga autoritetet amerikane.

“Është tronditëse dhe krejtësisht e papranueshme që një gazetare australiane të qëllohet nga forcat e rendit gjatë raportimit të saj”, deklaroi ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Po raportonte nga protestat në Kaliforni, gazetarja qëllohet me plumb gome appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

9 June 2025 at 14:45

Protestat kundër dëbimit të emigrantëve të paligjshëm në Los Angeles, SHBA, vazhdojnë për të tretën ditë me radhë, teksa autoritetet e shpallën qendrën e qytetit një zonë të paligjshme tubimi. Një gazetare australiane është goditur nga një plumb gome, teksa ishte duke raportuar nga Los Angeles, për televizionin 9News. Siç duket edhe nga pamjet gazetarja […]

The post VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles appeared first on BoldNews.al.

Gazetarja australiane qëllohet me plumb gome ndërsa mbulonte protestat në Los Angeles – incidenti është kapur drejtpërdrejt nga kamera

9 June 2025 at 10:46

Një gazetare australiane është qëlluar me një plumb gome ndërsa raportonte për protestat kundër bastisjeve të emigracionit në Los Angeles, me incidentin që është kapur drejtpërdrejt nga kamera.

Autoritetet amerikane, përfshirë Departamentin e Policisë së Los Angeles (LAPD) dhe trupat e Gardës Kombëtare, u përleshën me turmat e demonstruesve të dielën.

Ata po protestonin kundër goditjes së Donald Trump ndaj emigracionit, përcjell Telegrafi.

Dhe derisa korrespondentja amerikane e Nine News, Lauren Tomasi, po raportonte para kameras, ajo u qëllua.

Ajo tha se “pas orësh qëndrimi në distancë, kjo situatë tani është përkeqësuar me shpejtësi, LAPD po lëvizte me kalë, duke qëlluar me plumba gome drejt protestuesve, duke i lëvizur ata nëpër zemër të Los Angeles”.

U.S. Correspondent Lauren Tomasi has been caught in the crossfire as the LAPD fired rubber bullets at protesters in the heart of Los Angeles. #9News

LATEST: https://t.co/l5w7JxixxB pic.twitter.com/nvQ7m9TGLj

— 9News Australia (@9NewsAUS) June 9, 2025

Sekonda më vonë, Tomasi u qëllua me një plumb gome.

Pamjet filmike treguan një oficer që synonte në drejtim të Tomasit dhe operatorit të saj të kameras dhe më pas qëllonte.

Në pamjet filmike, Tomasi qan dhe kap pjesën e goditur të saj.

Një kalimtar i rastësishëm dëgjohet duke i thënë oficerit: “Sapo e qëllove gazetaren!”

Në përgjigje të pyetjes së kalimtarëve nëse ishte mirë, Tomasi u përgjigj: “Jam mirë”.

Senatorja e të Gjelbërve australianë, Sarah Hanson-Young, i kërkoi kryeministrit, Anthony Albanese, të kërkonte “një shpjegim urgjent” nga administrata amerikane.

Albanese mund të flasë me Trump javën e ardhshme në konferencën e G7 në Kanada, megjithëse një takim nuk është konfirmuar ende.

Hanson-Young tha se qëllimi i një gazetareje australiane nga autoritetet ishte “thjesht tronditës” dhe “krejtësisht i papranueshëm”. /Telegrafi/

The post Gazetarja australiane qëllohet me plumb gome ndërsa mbulonte protestat në Los Angeles – incidenti është kapur drejtpërdrejt nga kamera appeared first on Telegrafi.

Gazetarja shpërthen ndaj Eglit: Ajo është depresive, u këndon ish-ave

By: M C
29 May 2025 at 18:10

Gazetarja Enki Braçaj ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur më shumë për lajmet e fundit që kanë bërë bujë në botën e showbiz-it.

Ajo është ndalur edhe te kënga e re e ish-finalistes së “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ku nuk i ka kursyer thumbat për të.

“Tani ajo po tregohet e zgjuar, që më në fund me këtë histori, ajo po fiton, se boll humbi.

Ajo është depresive, sepse që është një mesazh i qartë për Gjestin, këtë e dimë të gjithë. Dhe sot e kësaj dite, ajo vazhdon dhe i thotë:

“Unë nuk të fal” – nëse e dëgjojmë tekstin – dhe pastaj thotë “se zemra më sjell te ti”. Kjo nuk ndodh në realitet.

Nëse unë të urrej, të urrej”, tha gazetarja.

E pyetur ‘nuk mendon se je nxituar pak me termin “depresive”?’, Enki u përgjigj:

”Jo, absolutisht. Jemi bërë tani me këtë ‘bullizmin’, ‘depresionin’, kemi frikë të themi mendimin tonë, në këtë kohë që gjithë njerëzit kanë probleme mendore. Depresive, është një person që shikon vetëm zi dhe unë mendoj se shikon vetëm zi. Sepse është një vajzë që mori gjithë atë famë nga BBV, atë famë po e përdor për fama dhe para, bravo në fund të ditës.

Por mund t’a përdorte shumë më mirë dhe mund t’a përdorte larg hijes së Gjestit. Nuk mendoj se ajo duhet të vazhdojë karrierën e saj muzikore, të flasë vetëm për ish-at në këtë jetë. Mua nuk më pëlqeu, m’u duk depresive”.

The post Gazetarja shpërthen ndaj Eglit: Ajo është depresive, u këndon ish-ave appeared first on Albeu.com.

Gazetarja Llabani: Ambasada e SHBA certifikoi zgjedhjet e 11 majit! CIA dhe DEA monitoruan procesin, ja çfarë pritet

By: M C
27 May 2025 at 21:32

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar ne emisionin “Now” me Erla Mëhillin, ka komentuar deklaratën e Ambasadës së SHBA në Tiranë për zgjedhjet e 11 Majit.

Llabani u shpreh se deklarata e Ambasadës nuk është normale ndërsa theksoi se procesi zgjedhor në Shqipëri është monitoruar nga punonjës të CIA-s dhe DEA-s amerikane të cilët kanë mbajtur shumë shënime.

Sakaq, Anduena Llabani theksoi se deklaratën e Ambasadës së SHBA e sheh si certifikim të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

“E shikoj si certifikim të zgjedhjeve, të procesit zgjedhor. E shikoj që ka edhe shumë pikëpyetje. Kam informacion se që nga 11 Maji, dy ditë më përpara ambasada e SHBA doli me një moto, që vota të mos blihet, etj.

Dua të përmend një moment tjetër me SHBA, para pak ditësh ku SHBA thanë që të gjitha problemet, informacionet që keni në lidhje me trafiqet e drogës duhet t’i çoni në këtë numër.

I bëri sfidë të hapur institucioneve ligjzbatuese në vend. Dalin amerikanët që thonë në sillni të dhënat, tregon që institucionet tona nuk e kanë bërë punën siç duhet.

Sa i përket shpalljes së strukturës së hetimit të krimit zgjedhor, kishin gjashtë muaj që punonin ekspertë të SPAK, prokurorë, me ambasadën e SHBA dhe me vende të tjera, ku janë trajnuar si duhet të procedojnë me krimin zgjedhor.

Amerikanët kanë një kartë të kuqe ose jeshile. Nëse do ta kenë, do ta kenë për qeverisjen. Shumë informatorë të DEA-s dhe punonjës të CIA-s kanë qenë në Shqipëri gjatë procesit zgjedhor.

Kanë monitoruar dhe kanë mbajtur shumë shënime. Mbase kjo justifikon tekstin e varfër dhe aspak diplomat të Ambasadës së SHBA.”-tha Llabani.

The post Gazetarja Llabani: Ambasada e SHBA certifikoi zgjedhjet e 11 majit! CIA dhe DEA monitoruan procesin, ja çfarë pritet appeared first on Albeu.com.

Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

By: Ardit
18 May 2025 at 12:01

Edi Paloka dhe Klevis Balliu janë proceduar nga policia e Tiranës, pasi kanë kanosur me fjalë një gazetarë gjatë protestës së opozitës ditën e premte. Sipas policisë, ishte gazetarja që ka kallëzuar dy përfaqësuesit e PD, të cilëve iu janë referuar materialet në SPAK. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: […]

The post Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun appeared first on BoldNews.al.

Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit të dështuar

By: user 11
10 May 2025 at 17:07

Gazetarja Fatjona Medini ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas intervistës së djeshme të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion”. Medini ishte pjesë e panelit të gazetarëve që i drejtuan pyetje Ramës teksa shkruan se ky i fundit refuzoi të përgjigjej në çdo pyetje, duke i etiketuar gazetarët si të painformuar, të paaftë për të bërë pyetje dhe madje duke vënë në dyshim të drejtën e tyre për të qenë në atë studio.

Ajo shprehet se qasja e kryeministrit ka qenë e njëjtë: intimidues, bullizues, me gjuhë rruge dhe shmangie nga përgjegjësia. Medini shton se kjo nuk është një sjellje spontane, por një strategji e mirëllogaritur, e ndërtuar mbi një bilanc të dështuar të qeverisjes së tij. Gazetarja thotë se është e vështirë të japësh llogari për çështje të rënda si skandali i inceneratorëve, një nga dështimet dhe aferat më të mëdha të kësaj qeverie.

Postimi i Fatjona Medinit:

Gjatë pesë viteve të fundit, kam pasur disa përballje me Kryeministrin Rama në emisionin “Opinion”. Në çdo rast, qasja e tij ndaj meje dhe kolegëve të mi ka qenë e njëjtë: intimidim, bullizim, gjuhë rruge dhe shmangie nga përgjegjësia. Dje në emisionin e fundit, intensiteti i kësaj sjelljeje arriti kulme të reja. Kryeministri refuzoi të përgjigjej në çdo pyetje, duke na etiketuar si të painformuar, të paaftë për të bërë pyetje dhe madje duke vënë në pikëpyetje të drejtën tonë për të qenë në atë studio.

Kjo nuk është një sjellje spontane, por një strategji e mirëllogaritur, e ndërtuar mbi një bilanc të dështuar të qeverisjes së tij. Është e vështirë të japësh llogari për çështje të rënda si skandali i inceneratorëve, një nga deshtimet dhe aferat më të mëdha të kësaj qeverie.

Ashtu sic dëshmohet edhe në ketë video, në tetor 2020, Kryeministri më premtoi se do të më ftonte në përurimin e inceneratorit të Fierit në dhjetor të atij viti. Por ky përurim nuk është bërë as sot, katër vjet e gjysmë më vonë. Sepse, ashtu si në Tiranë dhe Elbasan, edhe në Fier nuk ka asnjë incenerator funksional. Ka vetëm male mbetjesh të papërpunuara, zyrtarë të dënuar për korrupsion apo në arrati dhe dhjetëra miliona euro të qytetarëve të vjedhura dhe shpërdoruara.

The post Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit të dështuar appeared first on Lapsi.al.

Dorëzohet Albin Kurti/ Gazetarja: Po i lutet LDK-së për bashkëqeverisje, por ftesa e tij nuk është e sinqertë

5 May 2025 at 17:30

PRISHTINË- Gazetarja dhe analistja Afërdita Maliqi, në një intervistë në “Ballkan Update” në ABC News komentoi dorëzimin e Albin Kurtit dhe letrën që ky i fundit i ka dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës për të formuar një koalicion qeverisës.

Mungesa e konstituimit të Kuvendit ka detyruar Albin Kurtin të zbusë qëndrimet e tij dhe t’i lutet LDK për bashkëqeverisje. Një letër e tillë nuk ka marrë ende përgjigjen e kreut të LDK, Lumir Abdixhiku.

Analistja Maliqi theksoi se letra e Kurtit nuk është letër e sinqertë, por e imponuar nga halli, që ka mbi supe.

“Jemi në një situatë, që ka qenë tentativa e 11 për të zgjedhur kryeparlamentarin dhe nuk kanë arritur të zgjedhin pasi Vetëvendosje qëndron në pozitat e veta pasi është po i njëjti emër. Kjo është hera e tretë që i ka dërguar letër, në letrën e dytë, ka qenë krijimi i institucioneve dhe letra e tretë është lutja për të pasur një koalicion. Nuk është letër e sinqertë, por është letër e bërë nga zori”, tha Maliqi.

Ajo theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhet të pranojë ftesën e Albin Kurtit, sepse kjo do kishte kosto elektorale të madhe për të.

“LDK dy herë e ka refuzuar, nuk ka pranuar as të shkojë në takim. Mendoj se LDK duhet të qëndrojë në pozitat e veta dhe nuk duhet t’i shkojë në takim a të pranojë ndonjë koalicion, sepse e dëmton veten në të ardhmen. Nuk kanë traditë të mirë në të kaluarën e tyre”, u shpreh ajo

Sipas saj, Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por duhet të ketë një qeverie, pjesë e së cilës të jenë partitë opozitare si LDK, PD, AAK dhe Nisma.

“Nuk e kemi luksin që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse në zgjedhje mund të ketë ndryshime në përqindje të vogël. Kjo e dëmton ekonominë pasi nën qeverisjen e Kurtit kemi patur regres në fushën ekonomike”, theksoi Maliqi/abcnews.al

Ngacmoi seksualisht mbesën, gazetarja: Gjyshi pinte alkool, veprimet janë pohuar…

25 April 2025 at 19:20

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 55-vjeçar që dyshohet se ka abuzuar me mbesën e tij të mitur. Lidhur me këtë ngjarje, ka folur në emisionin People Laureta Roshi, gazetare dhe njëkohësisht psikologe.

Ajo ka bërë një zbardhje të kësaj situate të rëndë dhe shpjegon se prindërit e 5-vjeçares ishin divorcuar dhe vajza e tyre ishte nën kujdestarinë e babait.

Më tej, Roshi shton se gjyshi 55-vjeçar njihej si një person që konsumonte alkool dhe nuk punonte. Ajo tregon se për shkak të rrethanave, baba i vajzës ka ikur të punojë në Sarandë duke bërë që e mitura të jetojë me gjyshin në shtëpi dhe të ndodhin veprimet abuzuese. Gazetarja thekson se këto veprime janë pohuar edhe nga persona të tjerë.

“Kemi të bëjmë me një nënë të vetmuar dhe të braktisur pas divorcit. Kemi një baba që ka marrë kujdestarin e vajzës së mitur për shkak të rrethanave ku gjendej e ëma dhe gjykata në ato momente e ka parë si mjedis më të sigurtë, mjedisin me babain. Babai e ka lënë vajzën e vet në shoqërinë e gjyshit gjithë kohën.

Gjyshi që jeton me bashkëshorten e tij në një shtëpi fshati, njihej nga të gjithë banorët si abuzues i alkoolit, si person që nuk punon dhe bashkëshortja e tij shkon herë pas here në Greqi me punën e saj që të mbajë bashkëshortin, pra gjyshin e vajzës së mitur, duke bërë kështu që të lërë vetëm burrin e saj me 5-vjeçaren. Të njëjtën gjë ka bërë edhe babai i vajzës, i cili ka zgjedhur të ikë dhe të punojë në Sarandë dhe vajza mbetet në mbështetjen e gjyshit.

Në dukje duket si një inat i asimiluar nga nëna denoncuese për rrethanat apo fatin që ajo kishte në këtë histori, por veprimet abuzuese të gjyshit janë pohuar edhe nga dëshmitarë okularë.

Është parë në veprime që në fillim të japin dyshimet si veprime përkëdhelëse në mjedisin e shtëpisë por nuk janë vetëm kaq. Nxitja e parë ishte kur nëna ka ardhur, ka marrë vajzën për të kaluar një ditë në hotel, në kushtet që po në këtë fshat ku jeton mbesa janë edhe gjyshërit nga ana e nënës të cilët kanë mohuar vajzën si mbesën e tyre për shkak të rrethanave të divorcit. Kemi një mjedis që mbart një mentalitet të kalbur”, tha Laureta Roshi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ngacmoi seksualisht mbesën, gazetarja: Gjyshi pinte alkool, veprimet janë pohuar… appeared first on Euronews Albania.

Gazetarja Dorjana Bezat humb bashkëshortin në moshë të re: Do të jetojë në kujtimet tona!

5 April 2025 at 09:39

Gazetarja e kronikës, Dorjana Bezat ka humbur bashkëshortin e saj, Anis Fama, i cili është ndarë parakohe nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë gazetarja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ai luftoi për jetën me forcë dhe besim, por nuk […]

The post Gazetarja Dorjana Bezat humb bashkëshortin në moshë të re: Do të jetojë në kujtimet tona! appeared first on BoldNews.al.

Skandali/ Gazetarja: 4 herë më ra të fikët! Si përfundova në spital pasi hëngra fileto pule

By: Oldi
29 March 2025 at 11:20

Pasiguria ushqimore është në nivele alarmante në Shqipëri. Së fundmi në skandalin ushqimor është përfshirë kompania “diMal” e cila ka futur nga Brazili në Shqipëri 18 ton mish pule që rezultojnë se janë infektuar me llojin më të rëndë të bakterit salomnelë e cila shkakton rrezik për shëndetin e konsumatorit. Gazetarja Arestina Skenderi tregon përvojën […]

The post Skandali/ Gazetarja: 4 herë më ra të fikët! Si përfundova në spital pasi hëngra fileto pule appeared first on BoldNews.al.

Barometri zbardh shifrat/ Gazetarja tregon pse të rinjtë po i largohen votës

26 March 2025 at 21:50

Në emisionin “Barometri” u diskutua këtë të mërkurë mbi pjesmarrjet e votuesve në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Gazetarja Fiorela Beleshi, tha se për socialistët në këtë prag zgjedhjesh, më së shumti vërehet një mungesë votash dhe si rrjedhojë edhe mungesë pjesmarrjeje.

“Sot socialistët janë të shqetësuar që nuk do ketë votë në Tiranë. I referohem një shifre shqetësuese edhe për rotacionin politik.

Një tjetër shqetësim është mosvotimi i moshave të reja, një shqetësim që lidhet dhe me pjesmarrjen 80% sipas barometrit. 20.4% nuk votojnë.

Edhe mosha 25-34 është një përqindje e konsiderueshme që nuk votojnë. Të rinjtë ose nuk kanë besim tek vota ose tek rezultati, por kjo lidhet edhe me migrantët jashtë. Mosha 18-24 ka numrin më të ulët të aplikimeve për të votuar me 11 maj edhe nga diaspora sipas të dhënave të KQZ-së.

Të rinjtë nuk kanë besim dhe shpresë tek opozita por nga ana tjetër, duken të zhgënjyer për të votuar një parti që është në pushtet prej 12 vitesh”, tha Beleshi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Barometri zbardh shifrat/ Gazetarja tregon pse të rinjtë po i largohen votës appeared first on Euronews Albania.

Arrestimet e SPAK në Universitetin Bujqësor, gazetarja nxjerr provat: 275 milionë lekë për laboratorin fantazmë

By: V K
25 February 2025 at 14:47

Ditën e sotme, SPAK ka urdhëruar arrestime në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Gazetarja Anila Hoxha, tregon se si një projekt i AKSHI-t që lëvroi rreth 275 milionë lekë u përdorën për një laborator fantazmë që gjendet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku praktikisht në këtë laborator nuk ka dalë asnjë lloj analize e produkteve ushqimore.

Kjo për shkak sepse sipas gazetares, për sigurinë ushqimore nuk është blerë asnjë pajisje e duhur që të kryejë testet përkatëse.

Postimi i plotë:

Pasazhe korrupsioni ….

Një projekt i AKSHIT që lëvroi rreth 275 milionë lekë ( të vjetra) garantoi se në Shqipëri për herë të pare do të hapej një qendër laboratorike e sigurisë ushqimore dhe shendetit të kafsheve. Zyrat e këtij laboratori fantazme teorokisht gjenden në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Praktikisht në këtë laborator nuk ka dale asnjë lloj analize e produkteve ushqimore.

Përse? Sepse për sigurinë ushqimore nuk është blerë de fakto asnjë pajisje e duhur që të kryejë testet përkatëse.

Cfarë është blerë ? Janë blerë kapa ( pajisje të tjera jo funksionale) që shërbejnë për dicka tjetër .

Me cfarë cmimesh?

Një blender shtrydhës frutash me cmim 600 mijë lekë; 2 herë 600= 1 milionë e 200 mijë lekë (foto 1)

Dollap për ruajtjen e reagentëve , që janë pa aspirim , pra thjesht dollapë me cmim ;të dy 1 milionë e 728 mijë lekë ( të vjetra); (foto 2)

Pajisje të modelit të vjetër dhe për to nuk ka kite në treg, pra të moshës 40 vite më parë; cmimi 8 milionë e 700 mijë lekë (foto 3)

Pajisje e cila nuk ka kryer asnjë lloj analize për shkak se i ka reagentët shumë të shtrenjtë; është blerë 93 milionë e 600 mijë lekë edhe kjo jashtë funksionit dhe në pritje të një specialisti që ta rregullojë ( foto 4)

mikropskopë me cmimin 3 milionë secili

konxhelator me cmim 5 milionë e 760 mijë lekë ; ndryshe frigorifer me ngrirje ( i vetmi që punon)

vorteksi , përzierës trëtësirash me cmimin 1 milionë e 500 mijë lekë secili

E të tjera…; të tilla si blerje gjysmake pa set, apo blerje të banjo marisë 1, 5 milionë lekë!!!
Pra …

Ajo që u propozua që të ngrihej në kërkim dhe shërbim për të tretët dhe njëkohësisht për të shërbyer si qendër reference për diagnostikën laboratorike veterinare dhe sigurinë e produkteve me origjinë shtazore në Shqipëri, është vetëm imazhi i një qendre laboratorike në Universitetin Bujqësor të Tiranës që u vizatua në avull nga krerët e Univestitetit Bujqësor Një rast i pastër i vjedhjes së fondeve të shtetit. Madje listë pagesat tregojnë se po paguhen njerëz fantazmë që sknë punuar asnjë ditë në një laborator që nuk funksionon!

Ekziston vetëm një dhomë për Sigurinë Ushqimore e cila nuk përmbush standardet minimale për realizimin e analizave, që nga infrastruktura (sheshi, muret, tavolinat e punës,etj.), apo dhe ndarja e saj në dhoma të ndryshme për kryerjen e analizave ushqimore në varësi të produktit ushqimor që do testohet.

Natën e mirë 275 milionë lekë kudo që të jeni !

The post Arrestimet e SPAK në Universitetin Bujqësor, gazetarja nxjerr provat: 275 milionë lekë për laboratorin fantazmë appeared first on Albeu.com.

Raporti i OECD/ Aktivistja rrëzon propagandën: Shqipëria nuk është lidere në rajon për tenderat

5 February 2025 at 09:52

Aktivistja Aranita Brahaj ka reaguar për mënyrën se si u trajtua ditën e djeshme raporti i OECD Sigma nga Qeveria dhe mediat pranë saj, se Shqipëria është lidere në rajon për Prokurimin Publik. Në një postim në rrjetet sociale, aktivistja shkruan se ky titull është propagandë, pasi sipas saj, e sakta duhet të ishte se […]

The post Raporti i OECD/ Aktivistja rrëzon propagandën: Shqipëria nuk është lidere në rajon për tenderat appeared first on BoldNews.al.

E trishtë/ Gazetarja ukrainase gjendet e vdekur në banesën e saj në kryeqytet

By: Ardit
22 January 2025 at 16:35

Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e medias shqiptare. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetarja ukrainase Olga Priadko është gjetur vdekur në banesën e saj në Prishtinë U bë me dije, se Priadko, 51 vjeç, ishte pjesë e programit “Gazetarët në rezidencë – Kosova”, ku për më shumë se dy […]

The post E trishtë/ Gazetarja ukrainase gjendet e vdekur në banesën e saj në kryeqytet appeared first on BoldNews.al.

Momenti viral/ Gazetarja e ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare

By: lia rda
22 January 2025 at 17:55

Është bërë viral momenti kur gazetarja e CBS Neës Chicago, i drejtohet këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa në gjuhën shqipe.

Ajo e nisi intervistën me një përshëndetje, duke i thotë: “Përshëndetje, motra ime shqiptare”,.

Kështu vazhdon edhe më tej, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon?

Dua Lipa: Përshëndetje!

Gazetarja: Si shkon?

Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni?

Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.

Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.

Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Dua Lipa: Tingëllon bukur.

Gazetarja: Shumë urime!

Dua Lipa: Faleminderit shumë!/abcnews.al

U ekstradua nga Turqia, gazetarja: Dritan Rexhepi do të lëvizë çdo ‘gur shahu’ për të shpëtuar

By: Ardit
8 January 2025 at 22:02

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje për lidhjet e Dritan Rexhepit, narkotrafikantit që u ekstradua sot nga Turqia, me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Klodiana Lala tha në News24 se, në momentin që Jan Prenga u rrëmbye, pasi vëllai i tij në Britaninë e Madhe kishte grabitur një sasi të madhe kokaine, Rexhepi ka […]

The post U ekstradua nga Turqia, gazetarja: Dritan Rexhepi do të lëvizë çdo ‘gur shahu’ për të shpëtuar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌