Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Youth Exchange and Study, Hammond mirëpret nxënësit pas kthimit nga SHBA

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Zëvendësshefja në detyrë e misionit në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Kathryn Hammond mirëpriti sot nxënësit e programit Youth Exchange and Study (YES), të cilët u kthyen në shtëpi pas një viti studimi jashtë vendit në shkolla të mesme në të gjithë Amerikën.

Nxënësit ndanë përvojat e tyre nga pjesëmarrja në ekipet e sporteve, në mbrëmjet e maturës, festat e Super Boël, skuadra e debatit, si dhe mënyrat se si e prezantuan vendin e tyre, Shqipërinë, para nxënësve amerikanë.

/gj.m/j.p/

 

The post Youth Exchange and Study, Hammond mirëpret nxënësit pas kthimit nga SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I pari shqiptar Komandant i USS Pearl Harbor, Ambasada e SHBA përgëzon Alban Dervishin

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Alban Dervishi është i pari shqiptar që merr gradën e kapitenit të parë dhe që komandon që nga 27 qershori anijen USS Pearl Harbor, anije e flotës luftarake të SHBA-ve.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzoi sot Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor.

Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar.

Ky ishte një moment historik dhe rëndësishëm në karrierën e tij.

Pearl Harbor është një emër shumë domethënës sepse lidhet me vendin ku Amerika u përfshi në Luftën e Dytë Botërore pas sulmit të famshëm japonez.

Ai është larguar nga Shqipëria në moshën 15-16 vjeç në vitet e gjimnazit, është shkolluar në SHBA, ka punuar në flotën ushtarake amerikane në Paqësor dhe në Mesdhe dhe tani do të jetë drejtuesi i një anijeje ushtarake amerikane.

1 nga 3

/gj.m/

The post I pari shqiptar Komandant i USS Pearl Harbor, Ambasada e SHBA përgëzon Alban Dervishin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VanHorn takim me grupin e ri të pjesëmarrësve të programeve Fulbright dhe Humphrey

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me grupin e ri të pjesëmarrësve të programeve Fulbright dhe Humphrey.

VanHorn përgëzoi grupin e ri të pjesëmarrësve të programeve Fulbright dhe Humphrey gjatë orientimit të tyre para nisjes.

Ata po thellojnë ekspertizën e tyre në fusha ku Amerika udhëheq, duke nxitur mirëqenien.

“Nga inteligjenca artificiale te financa, turizmi dhe më shumë, këta individë të jashtëzakonshëm po thellojnë ekspertizën e tyre në fusha ku Amerika udhëheq, duke nxitur mirëqenien dhe duke çuar më tej udhëheqjen amerikane në teknologjitë kritike dhe ato në zhvillim”, thekson Ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m//r.e//a.f/

The post VanHorn takim me grupin e ri të pjesëmarrësve të programeve Fulbright dhe Humphrey appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e ambasadës së Shqipërisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, si dhe autoritete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Hasani e cilësoi këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.

“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare”, u shpreh Hasani.

1 nga 5

/gj.m//a.f//r.e/

The post Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA feston 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, festoi dje 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës së bashku me aleatët dhe partnerët e saj në Shqipëri.

Ambasada gjithashtu, duke nderuar liritë dhe heronjtë që luftojnë për to, festoi edhe 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara — degët e para të ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë.

Në fjalën e saj në këtë ceremoni E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn u shpreh ndër të tjera se  “falë sakrificës së kaq shumë amerikanëve dhe aleatëve mund të mblidhemi sonte për të festuar liritë tona”.

“Ne mund t’i rrisim fëmijët tanë të sigurt për një të ardhme ku ata do të gëzojnë ato të drejta të patjetërsueshme të përjetësuara në Deklaratën e Pavarësisë, nënshkruar 249 vjet më parë: Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”, theksoi ajo.

/gj.m/j.p/

 

The post Ambasada e SHBA feston 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon projekti dyvjeçar holandez për mbështetjen e SPAK

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Përfundoi sot projekti “Forcimi i SPO-së”, një iniciativë e financuar nga MATRA dhe e udhëhequr nga CILC Holanda.

Në ceremoni morën pjesë edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe ambasadori i Holandës në Tiranë, Reinout Vos.

Gjatë dy viteve të fundit, ky projekt ka mbështetur Strukturën Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duke trajnuar prokurorë dhe staf administrativ, duke pilotuar metoda të reja pune dhe duke ndarë praktikat më të mira holandeze.

Gjithashtu sot u dorëzuan licencat për ‘Analyst Notebook’ për të mbështetur projektin e ri të fokusuar në hetimet financiare.

Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë të fortë dhe të përbashkët për të mbështetur sundimin e ligjit, bën të ditur Ambasada holandeze.

1 nga 3

/gj.m//a.f//r.e/

The post Përfundon projekti dyvjeçar holandez për mbështetjen e SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hammond: SHBA, mbështetje financiare dhe ekspertizë kibernetike për Shqipërinë

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kathryn Hammond mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në kursin “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, një trajnim dyditor i organizuar nga Ambasada e SHBA nën kujdesin e Programit të Ndihmës së Sigurisë Diplomatike për Antiterrorin, mbi hetimin dhe ndjekjen penale të provave digjitale.

Në fjalën e saj Hammond, pasi falënderoi prokurorët pjesëmarrës në trajnim, u shpreh se, “në botën e sotme të ndërlidhur, nuk mendoj se mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e luftës kundër krimeve kibernetike”.

“Krimet kibernetike paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e qytetarëve. Kriminelë, terroristë, regjime shtypëse dhe aktorë të tjerë abuzojnë me mjetet digjitale duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, duke dëmtuar të tjerët dhe duke ushtruar ndikim të dëmshëm”, tha ajo.

“Vetëm të premten që kaloi, pamë një incident kibernetik në Bashkinë e Tiranës, të cilin Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ua ka atribuuar aktorëve iranianë. Luftërat bashkëkohore fillojnë online. Mbrojtja e aeroporteve, spitaleve, rrjeteve energjetike dhe të dhënave personale është mbrojtje kombëtare. Gatishmëria kibernetike është thelbësore për misionin”, theksoi Hammond.

“Aktorët e këqij po përdorin teknologji gjithnjë e më të sofistikuara, gjë që e bën të domosdoshme që forcat e rendit dhe prokurorët të jenë një hap përpara këtyre kërcënimeve që zhvillohen me shpejtësi. Trajnimi juaj në këtë kurs ju ka përgatitur për të përballuar këto sfida drejtpërdrejt, duke siguruar që drejtësia të vihet në vend në epokën digjitale”, nënvizoi ajo.

Hammond shtoi se, “qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon me partnerët për të çuar përpara një të ardhme digjitale që mbron sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve duke ndëshkuar ata që përdorin mjetet digjitale për qëllime kriminale”.

“Që nga ndërhyrjet shkatërruese kibernetike të korrikut dhe shtatorit 2022, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar miliona dollarë në ndihmë dhe ekspertizë kibernetike për Shqipërinë’, tha Hammond.

Ajo theksoi se, “Shtetet e Bashkuara e marrin me seriozitet rolin e tyre në ndihmën ndaj partnerëve për të ndërtuar mbrojtjen e tyre kibernetike – dhe një pjesë kyçe e kësaj mbrojtjeje është aftësia për të hetuar dhe ndjekur penalisht autorët e krimeve kibernetike”.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve Hammond u shpreh se, “gjatë këtij kursi, ju keni thelluar njohuritë tuaja mbi kompleksitetin e provave digjitale dhe rolin e tyre kyç në ndjekjen penale të terrorizmit dhe krimeve të tjera të mëdha. Keni fituar njohuri të vlefshme mbi mënyrat se si terroristët dhe kriminelët e tjerë shfrytëzojnë internetin dhe teknologjinë për të planifikuar dhe kryer veprat e tyre të tmerrshme”.

“Ndërsa ktheheni në rrethet tuaja përkatëse, jam e bindur se do të zbatoni njohuritë dhe aftësitë që keni fituar për të pasur një ndikim të rëndësishëm në luftën kundër krimit”, tha ajo.

“Faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj mbrojtjes së komuniteteve tuaja. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten partnerë të përkushtuar, si në botën reale, ashtu edhe në hapësirën kibernetike”, përfundoi fjalën e saj Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë, Kathryn Hammond.

1 nga 5

/a.f/

The post Hammond: SHBA, mbështetje financiare dhe ekspertizë kibernetike për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEPJ apelon qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik për kujdes të shtuar

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme apeloi për kujdes qytetarët shqiptarë që jetojnë në Gjirin Persik.

MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

MEPJ vë në dispozicion numrat e kontaktit të 4 ambasadave shqiptare në Gjirin Persik, teksa thekson se, për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: embassy.doha@mfa.gov.al

Tel: +974 77180778

AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: embassy.kuëait@mfa.gov.al

Tel: +965 2524 0627

AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al

Tel: +966501422449

AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: embassy.UAE@mfa.gov.al

Tel: +971 50 980 7881

/gj.m/j.p/

The post MEPJ apelon qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik për kujdes të shtuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada në Abu Dhabi numra emergjence në dispozicion të qytetarëve shqiptarë

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi ka vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe numrat e telefonit dhe adresën e e-mailit ku mund të kontaktojnë në rast emergjence.

Ambasada Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi bën të ditur se po ndjek evolimin e situatës në koordinim të vazhdueshëm me Njësinë e Krizave në Abu Dhabi.

“Në rast emergjence, bashkatdhetarët që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH në:

Celulari i emergjencës +971509807881

E-maili i ambasadës: Embassy.uae@mfa.gov.al

Telefoni: +971-2-6582505”, bën të ditur ambasada në një postim në rrjetet sociale. /gj.m/ /j.p/

The post Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada në Abu Dhabi numra emergjence në dispozicion të qytetarëve shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konflikti Izrael-Iran, ambasada e SHBA në Tiranë ndan paralajmërimin e DASH për qytetarët amerikanë në mbarë botën

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një paralajmërim të Departamentit të Shtetit për të gjithë qytetarët e saj në mbarë botën.

Në njoftim thuhet se ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit.

Për këtë arsye Departamenti i Shtetit i këshillon qytetarët e saj në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar.

“Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme”, thuhet ndër të tjera në postimin që ka shpërndarë ambasada amerikane në Tiranë.

Aty u kërkohet qytetarëve amerikanë që të lexojnë me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikojnë një udhëtim. /j.p/

The post Konflikti Izrael-Iran, ambasada e SHBA në Tiranë ndan paralajmërimin e DASH për qytetarët amerikanë në mbarë botën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tel Aviv, mbyllet ambasada amerikane/ Dëme afër godinës nga raketat iraniane

By: Re Nato
16 June 2025 at 07:33

Ambasadori i SHBA në Izrael, mike Huckabee thotë se ambasada amerikane në Tel Aviv do të mbetet e mbyllur pasi pati dëme të vogla afër gjatë sulmeve iraniane gjatë natës.

Mike Huckabee tha se nuk pati lëndime në personelin amerikan gjatë sulmeve.

“Ambasada dhe Konsullata Amerikane në Izrael zyrtarisht do të mbeten të mbyllura sot, pasi strehimi është ende në fuqi. Disa dëme të vogla nga goditjet me raketa iraniane pranë Degës së Ambasadës në Tel Aviv, por nuk pati lëndime në personelin amerikan.”, shkroi Huckabee në X./abcnews.al

Izraeli mbyll ambasadën në Tiranë, thirrje qytetarëve: 6 hapat që duhet të ndiqni në rast emergjence

By: redi
13 June 2025 at 16:10

Izraeli mbyll shërbimet edhe në Ambasadën izraelite në Tiranë. Sot Ambasada njoftoi mbylljen edhe të shërbimeve konsullore, në kuadër të zhvillimeve të fundit. Kjo masë është marë për të gjitha ambasadat dhe shërbimet konsullore izraelite në të gjithë botën. ”Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në të gjithë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen.

Source

Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada e Shqipërisë në Izrael këshillon qytetarët shqiptarë: Qëndroni në zona të sigurta

By: M C
13 June 2025 at 16:23

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael ka bërë njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që jetojnë atje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada këshillon qytetarët që të qëndrojnë në zona të sigurta dhe të ndjekin me përpikmëri udhëzimet.

Bëhet me dije se janë anuluar të gjitha fluturimet, teksa ka bërë publike kontaktet e emergjencës.

Postimi i plotë:

E RËNDËSISHME!!!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv këshillon qytetarët e saj në Izrael të qëndrojnë në zona të sigurta dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm (https://ëëë.oref.org.il/eng).

Për ata që planifikojnë të vizitojnë Izraelin, të gjitha fluturimet anulohen deri në njoftim të mëtejshëm.

Kontaktet e emergjencës së Ambasadës janë: +972544806601 dhe +972 54-9042813.

Qëndroni të sigurt!

The post Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada e Shqipërisë në Izrael këshillon qytetarët shqiptarë: Qëndroni në zona të sigurta appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

By: Ardit
13 June 2025 at 14:55

Pas nisjes së sulmeve të gjera ajrore ndaj Iranit, Izraeli ka marrë masa të jashtëzakonshme duke mbyllur të gjitha ambasadat e tij në botë dhe duke ndaluar përkohësisht ofrimin e shërbimeve konsullore. Ministria e Jashtme izraelite i ka kërkuar qytetarëve izraelitë që ndodhen jashtë vendit të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin shfaqjen e simboleve izraelite […]

The post Sulmi ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Izraeli mbyll ambasadat dhe konsullatat në të gjithë botën

TEL AVIV, 13 qershor /ATSH-DPA-AFP/ – Izraeli po mbyll të gjitha ambasadat dhe konsullatat e tij në të gjithë botën, pas sulmeve në shkallë të gjerë izraelite ndaj Iranit, tha sot Ministria e Jashtme izraelite.

Disa ambasada izraelite në mbarë botën kanë njoftuar mbylljen e tyre për publikun pas sulmeve të kryera gjatë natës nga e enjtja deri të premten kundër lokacioneve ushtarake dhe bërthamore në Iran.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen”, njoftohet në një mesazh të postuar në faqet e internetit të ambasadave në disa vende, përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Rusinë, Ukrainën, Holandën, Suedinë, Norvegjinë, Nigerinë dhe Ganën./  a.jor.

The post FOKUS – Izraeli mbyll ambasadat dhe konsullatat në të gjithë botën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Çlirimit të Kosovës përkujtohet në Gjenevë

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë organizoi dje në Gjenevë, një aktivitet përkujtimor dhe kulturor, duke shfaqur dokumentarin “Kthimi në Kosovë – Një histori lufte, qëndrese dhe ribashkimi”.

Filmi ndjek historinë prekëse të Besnik Deliut, pesëvjeçarit që i mbijetoi masakrës së Abrisë së Epërme në vitin 1998, përmes rrëfimit të gazetarit britanik Julius Strauss dhe pamjeve autentike nga Vaughan Smith.

Pas shfaqjes u mbajt një diskutim me pjesëmarrjen e protagonistit Besnik Deliu, gazetares zvicerane Veronique Pasquier dhe producentes së dokumentarit Lemane Kamberi-Muriqi

Në këtë veprimtari, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë u përfaqësua nga Këshilltarja Monika Zguro dhe Sekretari i Parë, Valon Gashi.

Të pranishmit theksuan rëndësinë e kujtesës historike, të vërtetës dhe drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë.

Dokumentari dhe diskutimi pasues shërbyen si një homazh për sakrificën dhe qëndresën e popullit të Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë. /gj.m/ /a.g/

The post Dita e Çlirimit të Kosovës përkujtohet në Gjenevë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reuters: Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi

By: Mirgen
11 June 2025 at 21:18

Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë për amerikanët në rajonin e gjerë, raportoi agjencia e lajmeve Reuters , duke cituar një zyrtar irakian dhe një burim të mirë informuar amerikan. “Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një evakuim të pjesshëm të […]

The post Reuters: Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi appeared first on BoldNews.al.

“Të fortë së bashku”, Ambasada e SHBA-së: Krenar me FSK-në

30 May 2025 at 18:14

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në trajnimin ushtarak me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson – Luiziana në SHBA.

Në një postim në Facebook thuhet se ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe tregon përkushtimin e FSK-së për ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të gatshme për mision, të aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.

“Të fortë së bashku në rrugën drejt gatishmërisë! Jemi krenarë që mbështesim FSK-në përmes programit EUCOM J7 – TWWFC teksa stërviten së bashku me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson, Luiziana – një nga qendrat kryesore të trajnimit luftarak të ushtrisë amerikane”, shkruan ambasada.

Më 28 maj, një kontingjent prej 152 ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në programin e trajnimit Joint Readiness Training Center.

Qendra e Përbashkët e Trajnimit të Gatishmërisë  (Joint Readiness Training Center) në Fort Polk të shtetit Luiziana, fokusohet në përmirësimin e gatishmërisë së njësisë duke ofruar trajnime shumë realiste, stresuese, të përbashkëta dhe të kombinuara të armëve në të gjithë spektrin e konfliktit aktual dhe të ardhshëm.

Misioni i qëndrueshëm i JRTC për 25 vjet ka qenë trajnimi i ekipeve luftarake të brigadës dhe përgatitja e ushtarëve për t’i mbijetuar ashpërsisë së luftës. JRTC krijon aleanca dhe partneritete dhe siguron një forcë vdekjeprurëse që është e gatshme të luftojë sot dhe në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Të fortë së bashku”, Ambasada e SHBA-së: Krenar me FSK-në appeared first on Euronews Albania.

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

30 May 2025 at 15:21

Deklarata e fundit e ambasadës amerikane në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit ka ngjallur shumë pikpyetje për dy fakte të thjeshta. E para sepse ajo është katërcipërisht më diskrete se ajo për fitoren e Edi Ramës katër vite më parë, dhe së dyti se ajo është ku e ku më e ftohtë se urimet […]

The post Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën appeared first on BoldNews.al.

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

By: Oldi
29 May 2025 at 18:25

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi për herë të parë të martën, më 27 maj, plot 16 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri që i dhanë kryeministrit Edi Rama një supermazhorancë, ndërkohë që opozita e konteston procesin. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, reagimi këtë herë ishte lakonik. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet […]

The post Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje appeared first on BoldNews.al.

❌
❌