Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Çdo qytetar ka të drejtën për akses të barabartë në drejtësi, pavarësisht gjendjes ekonomike, sepse drejtësia është një e drejtë, jo një privilegj.

Prezenca e OSBE në Shqipëri, në vijim të nismës për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe pushtetit vendor, këtë javë, zhvilloi takime informuese dhe bashkëpunuese në bashkitë Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.

Këto takime shërbyen për të ndërtuar ura bashkëpunimi, jo vetëm me përfaqësues vendorë, por edhe me organizata të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbështesin qytetarët për të pasur akses më të mirë në sistemin e drejtësisë.

“Përmes bashkëbisedimeve me qytetarët në terren dhe me përfshirjen në media lokale, përhapëm më gjerësisht informacionin mbi të drejtën për ndihmë juridike falas për ata që kanë më shumë nevojë”, theksoi Prezenca e OSBE në një postim në rrjetet sociale.

Sipas prezencës së OSBE, kjo qasje gjithëpërfshirëse synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe të sigurojë që askush të mos mbetet pa zë për shkak të pamundësisë ekonomike.

/gj.m/j.p/

The post Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni i IKMT në Theth, Qëndresa Qytetare: Kallashnikovë në vend të dialogut

By: Elva
11 July 2025 at 19:45

Qëndresa Qytetare ka reaguar në lidhje me aksionin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, duke dënuar përdorimin e forcës ndaj banorëve dhe duke vënë në dukje brutalitetin e strukturave ligjzbatuese. Sipas Qëndresës Qytetare, prezenca e policisë së armatosur me kallashnikovë dhe sjellja e inspektorëve ndaj banorëve reflekton një degradim të institucioneve […]

The post Aksioni i IKMT në Theth, Qëndresa Qytetare: Kallashnikovë në vend të dialogut appeared first on BoldNews.al.

Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme

By: user7
10 July 2025 at 14:16

Një protestë është thirrur ditën e nesërme në Tiranë kundër shëmbjeve të paligjshme që po kryen nga qeveria. Mësohet se protesta është njoftuar nga vetë qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për bashkim, kundër shembjeve të bizneseve që po ndodhin kudo në Shqipëri dhe kryesisht në Theth.

Protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 para kryeministrisë. Qytetarët e konsiderojnë ndërhyrjen e qeverisë për të shembur, hotelet, baret dhe restorantet në mes të sezonit turistik, të paligjshme dhe që po i bën një dëm të madh imazhit të vendit.

The post Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme appeared first on Lapsi.al.

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

6 July 2025 at 11:19

Një punonjës i policisë, i identifikuar si N/Komisar Edison Pema është arrestuar në kuadër të operacionit “Last Rent”, i zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Rajonin e Elbasanit dhe Korçës, Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sipas hetimeve, Edison Pema ka ofruar hua me kamatë (fajde) individëve të ndryshëm, dhe më pas, përmes kanosjes ose dhunës, i ka shtrënguar këta persona të kthejnë vlera të konsiderueshme parash.

Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar pesë automjete të vitprodhimeve të fundit, të cilat ishin në pronësi të personave të ndryshëm të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rrjet të fajdes dhe kanosjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

27 June 2025 at 12:16

Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Por këtë javë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe aleati i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ka bërë më shumë zhurmë se kurrë për të mbrojtur veten. Të martën […]

The post Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok appeared first on Reporter.al.

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët ‘kushëriri’ i deputetit

21 June 2025 at 14:54

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka si subjekt Dritan Lleshin, i njohur gjithashtu edhe si Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca.

Sipas një artikulli të publikuar në “OraNews”, Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Ai rrezikon 8 vite burg, pasi akuzohet për veprën penale: ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Kjo për shkak se i ka premtuar një bashkëfshatari, i identifikuar si Arjan Ndoni, se për 4 milionë lekë të vjetra do t’i fuste djalin në punë. I riu Eljo Ndoni kërkonte një vend punë si inspektor mjedisi në Fier. I pandehuri Ndreca, i ka premtuar Arjan Ndonit se emërimin e të birit në punë, do e realizonte përmes influencës që kishte “vëllai” i tij, Plarent Ndreca. Bëhet fjalë për periudhën që ky i fundit ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Në vazhdim të dëshmisë së Arjan Ndonit, ai ka treguar se i kishte besuar Dritan Lleshit alias Ndrecës, që do i punësonte të birin në administratën publike, pa aplikuar apo pa iu nënshtruar një konkursi,”-shkruan Qyno në artikull.

Në kallëzimin e tij, Arjan Ndoni ka treguar se Dritan Lleshi ia ka dhënë të gjithë dokumentet e shkollës së të birit dhe e ka bërë ai aplikimin në Tiranë. Por përveç dokumentave, njëherë i është kërkuar shuma prej 2 milionë lekësh të vjetra, si kapar. Pas dorëzimit të dokumentave, plani ishte që Eljo Ndoni të punësohej në qershor, por kur kishte kaluar afati i ishte shtyrë për në shtator.

Këtu kanë lindur dyshimet e para dhe Arjan Ndoni i ka kërkuar paratë mbrapsht. Në këtë moment, Dritan Ndreca i ka premtuar edhe njëherë se do të bënte punësimin në muajin nëntor. Kur ka kaluar edhe nëntorit, Arjan Ndoni i është drejtuar me një kallëzim penal Policisë së Fierit, duke akuzuar Dritan Lleshin alias Ndreca për “Mashtrim” dhe “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.
Nga aty, çështja përfundoi në Prokurorinë e Posaçme. Vetë Plarent Ndreca ishte pak ditë më parë në SPAK, por nuk zbuloi detaje se për cilën dosje ishte marrë në pyetje si person në dijeni. Ndaj nuk përjashtohet që të jetë pyetur edhe për dosjen në fjalë.

The post “Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët ‘kushëriri’ i deputetit appeared first on Sot News | Lajme.

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

20 June 2025 at 07:46

Më 16 qershor, në dhjetë shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës nisi zbatimin projekti pilot “Shkolla Verore” – një program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me organizatën World Vision Albania. Projekti do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë 1000 nxënës të arsimit fillor, por dhjetra mijëra nxënës të tjerë […]

The post Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës appeared first on Reporter.al.

Mbi 58 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi për deklarim për individët e dypunësuar ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që kanë dorëzuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2024.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 124,416 individë që kanë dorëzuar DIVA-n, nga të cilët rreth 58,500 janë deklarues të rinj, në krahasim me vitin 2023 kur u deklaruan 65,910 individë.

Kjo rritje lidhet me ndryshimet në ligj që ulën pragun e të ardhurave vjetore nga 2 milionë lekë në 1,2 milionë lekë, duke zgjeruar kategorinë e individëve që kanë detyrimin për të dorëzuar deklaratën.

Gjithashtu, individët e dypunësuar, pavarësisht nivelit të të ardhurave, kanë vijuar të mbeten subjekt i detyrimit për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA-s.

Një tjetër ndryshim për vitin 2024 ishte afati i dorëzimit, i cili u afrua nga 30 prill në 31 mars, duke shtuar presionin për përmbushjen e detyrimit në kohë.

Megjithatë, nga 143,369 individë që kishin detyrim për dorëzimin e DIVA për vitin 2024, rreth 19 mijë nuk e përmbushën atë brenda afatit ligjor dhe për këtë arsye do të penalizohen me gjobë prej 3,000 lekësh.

Administrata tatimore nxit të gjithë individët që përfshihen në detyrimin për deklarim, të jenë të kujdesshëm në përmbushjen e afateve dhe korrektësinë e të dhënave të raportuara. /a.gj. /a.g/

The post Mbi 58 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si do fshihen gjobat e papaguara, afati deri më 15 qershor, ja çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë detyrime

26 May 2025 at 09:49

Prej vetëm disa ditësh ka hyrë në fuqi vendimi për fshirjen e gjobave të paekzekutuara që datojnë deri në dhjetë vitet e fundit, një nismë që pritet të lehtësojë ndjeshëm barrën financiare për shumë qytetarë. Ky vendim përfshin gjobat administrative të vendosura nga institucione të ndryshme, të cilat nuk janë paguar apo nuk janë mbledhur me forcë nga organet përkatëse gjatë gjithë kësaj periudhe. Por çfarë duhet të bëjnë konkretisht qytetarët që kanë pasur gjoba të tilla dhe ende kanë detyrime të papaguara ndër vite? A përfitojnë automatikisht nga falja apo duhet të ndjekin një procedurë të caktuar?

Qendra “Altax” ka bërë një detajim të vendimit të qeverisë me gjobat që fshihen automatikisht dhe ato që kërkojnë aplikim nga ana e qytetarëve borxhlinj, si dhe hapat që duhet të ndjekin këta të fundit për fshirjen e detyrimeve. Vendimi i qeverisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve qendrore shfuqizon masat administrative të vendosura në harkun kohor midis 1 janarit të 2015-ës dhe 30 nëntorit të 2024, të cilat kanë mbetur të paekzekutuara nga një gamë e gjerë institucionesh inspektuese dhe zbatuese.

Kjo nismë synon lehtësimin e barrës administrative dhe financiare për individët dhe subjektet ekonomike, kryesisht në zonat rurale, në kontekstin e një qasjeje më pajtuese dhe zhvillimore. Me këtë vendim qytetarët përfitojnë konkretisht fshirje automatike nga regjistrat financiarë e tatimorë për të gjitha masat e mbetura pa ekzekutim. Asnjë detyrim për pagesë të gjobave të përfshira në listën përkatëse; pastrim i historikut administrativ, duke shmangur penalitete të mëvonshme, por edhe mundësi më të lehta për të përfituar nga legalizimet, aplikimet për kredi, subvencione, ose projekte të mbështetura nga shteti.

Ajo çfarë duhet të bëjnë qytetarët është të verifikojnë nëse janë përfitues automatikë, pra nuk nevojitet asnjë aplikim. Në këtë rast janë institucionet përkatëse, ato që do të përgatisin listat e fshirjes brenda 15 qershorit 2025. Pas konfirmimit të përfshirjes, masat hiqen edhe nga sistemet e taksave dhe tarifave vendore, duke u reflektuar në situatën financiare të subjektit. Por nëse nuk figurojnë në listë, duhet të kërkojnë verifikim pranë institucionit përkatës (bashkia, inspektorati, tatimet etj..) dhe duhet të dorëzojnë një kërkesë me dokumentacion mbështetës, për të përfituar brenda afatit 15 janar 2026. “Altax” ka hartuar listën me hapat që duhet të ndjekin qytetarët rast pas rasti.

Së pari, këshillon kontaktin me bashkinë ose inspektoratin që ka vendosur masën dhe informacioni nëse jeni përfshirë në listë. Së dyti, verifikoni nëse masa është e paekzekutuar dhe e përputhshme me përshkrimet e vendimit. Nëse nuk jeni në listë, paraqisni një kërkesë për përfshirje pranë institucionit përkatës, duke bashkëlidhur dokumentacionin përkatës.

Gjatë kësaj kohe këshillohet të monitoroni afatet, pasi lista dhe fshirja duhet të bëhen brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit dhe listat të dorëzohen për trajtim si dhe mbani komunikim me drejtorinë e tatimeve vendore, për t’u siguruar që masa është fshirë nga sistemi dhe nuk reflekton më në detyrimet tuaja. Fshirja e masave referuar vendimit të qeverisë përfundon deri më 15 janar 2026.

The post Si do fshihen gjobat e papaguara, afati deri më 15 qershor, ja çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë detyrime appeared first on Sot News | Lajme.

Helmimi i fëmijëve me salmonelë në Gramsh, Qendresa Qytetare: Prindërit të reagojnë, kompania të pezullohet

25 May 2025 at 13:04

Qëndresa Qytetare ka reaguar pas helmimit të 70 fëmijëve në kopshtin në Gramsh nga ushqimi me salmonelë.

Me anë të një postimi në rrjet sociale, Qëndresa Qytetare thotë që prindërit duhet të reagojnë në mënyrë që kompania të pezullohet. Gjithashtu kërkon që të gjitha institucionet të bëjnë transparence maksimale për rastin e helmimit të 70 fëmijëve në kopështin public të Grashmit.

“Ç’organizimi i organizuar i institucioneve publike u ekspozua edhe sot kur Policia e Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të helmimit të 70 fëmijëve të kopshtit publik të Gramshit, njofton se e ka marrë vesh në rrjetet sociale.
Qëndresa Qytetare informohet se është kompania “Nelsa shpk”, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka fituar tenderin për furnizimin e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë Gramsh që nga qershori i vitit 2023.
Në kushtet kur ka nisur hetimi për rastin konkret, kësaj kompanie duhet urgjentisht ti pezullohet liçenca deri në sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë.
Qëndresa Qytetare kërkon që të gjitha institucionet të bëjnë transparence maksimale për rastin e helmimit të 70 fëmijëve në kopështin public të Grashmit.
Qëndresa Qytetare fton prindërit të dalin në protestë për të kërkuar transparence, pasi shëndeti i fëmijëve të tyre nuk mund të jetë në mëshirë të babazisë.”, shkruan Qëndresa Qytetare.

The post Helmimi i fëmijëve me salmonelë në Gramsh, Qendresa Qytetare: Prindërit të reagojnë, kompania të pezullohet appeared first on Sot News | Lajme.

Qëndresa Qytetare: Intimidimi i reporterëve nga deputetët e PD-së, i papranueshëm

By: Besnik
16 May 2025 at 19:23

Qëndresa Qytetare ka reaguar pas sulmit dhe presionit ndaj gazetares së Euronews Albania nga disa përfaqësues të PD-së dhe pjesëmarrës në protestën e opozitës.

Sipas Qëndresës Qytetare, intimidimi i reporterëve nga deputetët e PD-së është i papranueshëm.

Qëndresa Qytetare thekson se Partia Demokratike duhet të kërkojë përgjegjësit për humbjen në vend tjetër dhe jo tek reporterët.

“Reporterët e terrenit nuk janë autorë të masakrës zgjedhore për të cilën protestohet. Intimidimi i tyre nga deputetët e PD-së është i papranueshëm! Sjellja e deputetëve të Partisë Demokratike, veçanërisht e Flamur Nokës dhe Edi Palokës, ndaj reporterëve të terrenit që po ndiqnin protestën e opozitës ishte e papranueshme,” thuhet në deklaratën e Qëndresës Qytetare.

“Reporterët e terrenit që prej 11 majit janë në çdo qendër votimi dhe qendër numërimi dhe kanë ndjekur me profesionalizëm dhe përkushtim procesin zgjedhor. Të njëjtën gjë bënë sot në protestën e Partisë Demokratike, teksa në mënyrë abuzive u fyen nga ligjvënësit që duhej t’i mbronin,” shtohet më tej.

“PD nuk duhet të kërkojë përgjegjësit për humbjen tek reporterët e terrenit. Qëndresa Qytetare e dënon këtë akt dhe i kërkon shoqatave për mbrojtjen e gazetarëve të reagojnë urgjentisht për këtë agresion,” përfundon deklarata.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qëndresa Qytetare: Intimidimi i reporterëve nga deputetët e PD-së, i papranueshëm appeared first on Euronews Albania.

Votimet u bënë nën patronazhim politik – theksojnë organizatat

12 May 2025 at 14:42

Në një deklaratë e përbashkët, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Studimeve Politike dhe Qëndresa Qytetare thanë të hënën se klima e zgjedhjeve ishte e polarizuar dhe se vëzhguesit vërejtën presione apo survejim të votuesve nga persona të paautorizuar jashtë qendrave të votimit. Një humbje të shansit të Shqipërisë për të treguar një proces zgjedhor […]

The post Votimet u bënë nën patronazhim politik – theksojnë organizatat appeared first on Reporter.al.

Rama: 11 maji do të hyjë në historinë e zgjedhjeve, si e diela e detit kuqezi për Shqipërinë Europiane

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Në përfundim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, shprehu mirënjohjen e thellë për çdo qytetar që u bë pjesë e këtij rrugëtimi.

Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga takimet elektorale të PS-së përballë fotove nga takimet elektorale të Partisë Demokratike në bashkitë kryesore të vendit.

“Me mirënjohje për të gjithë ju, që ishit me mua në këtë rrugëtim të bukur dhe me bindjen se e diela e 11 majit do të hyjë në historinë e zgjedhjeve, si e diela e detit kuqezi për Shqipërinë Europiane”, tha Rama.

/m.m/r.e/a.f/

The post Rama: 11 maji do të hyjë në historinë e zgjedhjeve, si e diela e detit kuqezi për Shqipërinë Europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pak orë para heshtjes zgjedhore, Presidenti Begaj mesazh qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të votuar

9 May 2025 at 14:51

Kur kanë mbetur pak orë nga heshtja zgjedhore, Presidenti i vendit Bajram Begaj iu është drejtuar me një mesazh qytetarëve për të marrë pjesë në votimet e 11 Majit për Kreun e Qeverisë. Presidenti Begaj u bëri thirrje të ushtrojnë të drejtën për të votuar ditën e dielë “me përgjegjësi dhe dinjitet”.

“Të gjithë së bashku mund ta kthejmë këtë proces në një shembull të qytetarisë, të transparencës dhe të pjekurisë demokratike, sepse demokracia nuk është thjesht një ditë votimi, është një angazhim i përditshëm që nis me pjesëmarrjen dhe kulmon me përgjegjësinë”, shkroi Kreu i Shtetit.

Ai thekson se zgjedhjet e 11 majit s’janë vetëm ushtrim demokracie, por test i rëndësishëm pjekurie politike për qytetarët dhe faktorin politik.

“Ndaj, si përfaqësuesi juaj, ju kërkoj me zemër që 11 majin ta ktheni në ditë feste dhe angazhimi qytetar në emër të demokracisë dhe të shpresës për të ardhmen. Vota është zëri juaj. Përdoreni me dinjitet, sepse përmes saj ju merrni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Mesazhi i Bajram Begajt:

Të dashur qytetarë,

Sot, dua t’ju drejtohem me një mesazh të posaçëm:

11 maji është një ditë e veçantë për secilin prej jush. Në këtë ditë ju keni mundësinë dhe të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen tuaj, të familjes dhe të Shqipërisë sonë të përbashkët.

Unë ju ftoj të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar ditën e diel me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet! Të gjithë së bashku mund ta kthejmë këtë proces në një shembull të qytetarisë, të transparencës dhe të pjekurisë demokratike, sepse demokracia nuk është thjesht një ditë votimi, është një angazhim i përditshëm që nis me pjesëmarrjen dhe kulmon me përgjegjësinë.

Institucionet kanë një detyrim të qartë dhe të panegociueshëm: të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të qeta. Vetëm përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm ndërtohet besimi i qytetarëve te shteti, tek institucioni i votës dhe te vetë e ardhmja demokratike e vendit tonë.

Unë besoj thellësisht se populli shqiptar meriton më të mirën. Meritoni një proces zgjedhor që përfaqëson vullnetin tuaj të lirë, që respekton ligjin dhe që i shërben vetëm interesit publik.

Zgjedhjet e 11 majit nuk janë vetëm ushtrim demokracie, por janë test i rëndësishëm pjekurie politike për qytetarët dhe faktorin politik.

Ndaj, si përfaqësuesi juaj, ju kërkoj me zemër që 11 majin ta ktheni në ditë feste dhe angazhimi qytetar në emër të demokracisë dhe të shpresës për të ardhmen. Vota është zëri juaj. Përdoreni me dinjitet, sepse përmes saj ju merrni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë.

Pavarësisht sfidave që mund të hasim, unë kam besim se ne mund dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar, të palëkundur në përkushtimin tonë për një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më demokratike.

The post Pak orë para heshtjes zgjedhore, Presidenti Begaj mesazh qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të votuar appeared first on Sot News | Lajme.

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

7 May 2025 at 12:51

Më 15 prill, sheshi “Skënderbej” në zemër të Tiranës u mbush me qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit dhe telajot e tyre në një aktivitet të titulluar “Europa në sytë e fëmijëve” –  pjesë e programit “Art, Zeje, Sport” të Ministrisë së Arsimit. Me ngjyra të ndezura mbi kanavacë, nxënësit pikturuan vizionin e tyre […]

The post Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës appeared first on Reporter.al.

“Rama ik”/ Qytetari nuk i’a përton Ramës, kryeministri: Vdeksha unë për ty, o hudhër

7 May 2025 at 11:39

Kryeministri Edi Rama është përballur me një incident ditën e sotme gjatë fushatës elektorale në Fushë Krujë. Teksa po mbante fjalim, një qytetar i është drejtuar me fjalët ‘Rama ik’. Në këto momente, Rama ka ndërprerë fjalimin dhe i është përgjigjur qytetarët, duke e quajtur hudhër.

“Ne nuk konkurrojmë me Gjermaninë. Garën me Gjermaninë e bentë bufi kur ishte në qeveri…aman vdeksha, se po e prisja këtë. A vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove. Tani jemi në rregull. Po e prisja që në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’ që të plasë syri i keq, e plasi syrin e keq, tani kanë për ta parë në 11 maj. E ku e tha?! Sa përmenda unë fjalën kënetë. Po ju nuk e patë si ishte, se i kishte flokët e lagur sepse sa kishte dalë nga dushi”, tha Rama.

The post “Rama ik”/ Qytetari nuk i’a përton Ramës, kryeministri: Vdeksha unë për ty, o hudhër appeared first on Sot News | Lajme.

Fushata/ Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin

By: Ela
28 April 2025 at 19:45

Ka një moment në takimet e fushatës së Edi Ramës, kur ai nuk e mban dot më rolin me të cilin del nga shtëpia çdo politikan; atë të shërbëtorit të popullit, të njeriut që ka ardhur për të dëgjuar hallet e qytetarëve dhe që herë pas here i hedh ndonjë romuz apo akuzë rivalëve politikë. […]

The post Fushata/ Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin appeared first on BoldNews.al.

Dëbimi i shtetasve kroatë nga Serbia/ Analiza e REL: Drama njerëzore në mes të tensioneve politike

By: Mirgen
24 April 2025 at 09:17

“Rrezik për sigurinë e Republikës së Serbisë”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë me të cilin shtetasit kroat Nikolla Francetiç i është anuluar leja e qëndrimit në Serbi. Në Beograd, siç ka deklaruar ai për gazetën kroate Jutarnji list, “kishte qenë për shtatë vjet, kishte punuar, kishte krijuar miq” […]

The post Dëbimi i shtetasve kroatë nga Serbia/ Analiza e REL: Drama njerëzore në mes të tensioneve politike appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama ironizon opozitën: Nuk dinë çfarë është tallavaja, janë përbuzës të kulturës shqiptare

24 April 2025 at 09:06

Kryeministri Edi Rama ka nisur edhe sot komunikimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.

“Thonë Rama bën fushatë me timon, tepsi, e tani me pasaportat.

Reformën në drejtësi e bëri timoni sepse nuëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me vendosmëri nuk do të bëhej, sepse palët e tjera nuk e duan atë që po ndodh me drejtësinë.

Thonë pastaj gjysma e qeverisë është në burg. Kjo nuk është e vërtetë. Pastaj ata që kanë probleme me drejtësinë janë anëtarë kabinetesh të mandateve të mëparshme, rëndësi ka fakti që ne jemi në mbështetje të procesit, nuk i vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit drejtësisë.

Thonë fushata e PS është tallava e tallje. Si është e mundur? Këta nuk dinë çfarë është tallavaja, janë përbuzës të kulturës shqiptare”, tha ai.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Rama ironizon opozitën: Nuk dinë çfarë është tallavaja, janë përbuzës të kulturës shqiptare appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌