Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksidenti me 1 të vdekur në Fushë-Krujë, arrestohet drejtuesja e njërit prej mjeteve

3 July 2025 at 12:39

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme nga aksidenti në aksin rrugor “Fushë Krujë-Thumanë”, autoritetet njoftojnë se pas përfundimit të hetimeve është arrestuar drejtuesja e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, Malvina Kani.

Automjeti që ajo drejtonte përplasi makinën e drejtuar nga shtetasi Idriz Saja. Në këtë automjet udhëtonin gjithashtu pasagjerët Lindita Saja dhe Bedrie Saja.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën Bedrie Saja, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksidenti me 1 të vdekur në Fushë-Krujë, arrestohet drejtuesja e njërit prej mjeteve appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ Një i vdekur dhe 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave, zbardhen detajet e pare

2 July 2025 at 11:57

Fushë-Krujë- Një aksident i rëndë me bilanc një të vdekur dhe 3 të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Borizanës.

Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur e për pasojë është regjistruar bilanci tragjik.

The post Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ Një i vdekur dhe 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave, zbardhen detajet e pare appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në Fushë-Krujë/ Raportohet për 1 viktimë dhe 3 të plagosur (EMRI)

By: V K
2 July 2025 at 12:34

Këtë të mërkurë, një aksident i rëndë me pasojw vdekjen e njw personi si dhe tret w plagosur, ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë.

Sipas informacioneve policore, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Borizanës ku dy automjete tip “Mercedes”, janë përplasur e për pasojë është regjistruar bilanci tragjik, ku një person ka humbur jetwn dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Burimet bëjnë me dije se ka humbur jetën Bedrie Saja, ndërsa të tjerët janë nisur për në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

Viktima ka qenë pasagjere në një prej mjeteve ku mbetën të plagosur shoferi dhe një grua tjetër, të tre familjarë mes tyre.

Në makinën tjetër ishte në timon një grua.

“Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, automjeti me drejtuese shtetasen M. K., rreth 30 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. S., rreth 50 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin I. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

The post Aksident në Fushë-Krujë/ Raportohet për 1 viktimë dhe 3 të plagosur (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Lëndë plasëse një biznesi në Fushë-Krujë, detajet e para

By: V K
27 June 2025 at 08:38

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 02:15 të mëngjesit, në aksin rrugor “Fushë Krujë–Derven”, ka ndodhur një shpërthim në hyrjen e një dyqani në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është përdorur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.

The post Lëndë plasëse një biznesi në Fushë-Krujë, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Rrezik murtaje te delet, shënohet shpërthimi i parë në Fushë-Krujë

21 June 2025 at 21:00

Konfirmohet një vatër e murtajës në fshatin Sukth Vendas, në njësinë administrative Thumanë, në Fushë-Krujë. Ka qenë vetë pronari i bagëtive të imta që ka njoftuar shërbimin veterinar pas dyshimeve se tufa e tij mund të ishte prekur nga kjo sëmundje e rrezikshme. Pas verifikimeve në terren dhe analizave laboratorike, është konstatuar se rreth 100 dele të tufës janë të prekura nga murtaja.

Pritet të bëhet eliminimi i tufës, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. Procesi i asgjësimit do të kryhet në Lezhë, nga firma kontraktore e specializuar në eliminimin e kafshëve të infektuara.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes specialistët iu këshillojnë fermerëve të respektojnë masat e biosigurisë. Të shmangin kontaktin e deleve dhe dhive me tufa të tjera në kullota e të kufizojnë hyrje daljet e vizitorëve në ferma.

Murtaja e ruminantëve të vegjël është sëmundje tipike për Afrikën ku përdoret dhe vaksina. Në vendin tonë specialistët shpjegojnë se futet në grupin e sëmundjeve për tu çrrënjosur dhe masat përqëndrohen në eleminimin e burimeve të mundëshme të infeksionit si asgjësimi I kafshëve të sëmura e izolimi dhe dezinfektimi i vatrave të infeksionit.

The post Rrezik murtaje te delet, shënohet shpërthimi i parë në Fushë-Krujë appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës/ Karamuço zbulon detajet: Jo atentat, por shantazh personal

20 June 2025 at 18:43

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në një lokal në Fushë Krujë. Pronari i lokalit rezultoi të jetë Mond Voga, i cili ka qenë ish-shoferi i Arjan Ndojës, të cilit iu bë atentat në vitin 2019, në një kohë kur ishte prokuror.

Sipas ekspertit të Kriminalistikës, Ervin Karamuço, kjo ngjarja është një mesazh që kanë tentuar të japin autorët.

“Nga rrethanat në vendngjarja ajo është vetëm për kërcënim, shantazh. Apo për të dhënë një mesazh. Ngjarja me avokatin mendoj që është shumë larg dhe nuk ka lidhje me atë ngjarje. Mund të ketë lidhje me ngjarje që janë më të freskëta. Pasi avokati Ilia, ka pasur problemet që ka pasur dhe drejtësia është marrë. E mira është të mos vendosim një paralele sepse mendoj që janë gjëra që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën”, tha ai.

Po ashtu theksoi se kjo ngjarje sipas tij mund të ketë në problematiken e saj situata që i përkasin individit.

“Nuk mendoj se kjo ka lidhje me zotin Ndoja. Por me probleme që lidhen me zonën, pasurinë dhe që i përkasin ati si individ. Pra duhet të jetë fokusi më shumë tek kjo pjesë. Në lidhje me motivet duhet të flasë vetë i shënjestruari, por në të tilla ngjarje duhet të shihen kamerat e sigurisë, gëzhojat, në vendngjarje, të dhëna nga dëshmitarë të ndryshëm. Janë shumë veprime që po ndërmerren nga ana e grupit hetimor”, tha më tej ai.

 

The post Të shtëna ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës/ Karamuço zbulon detajet: Jo atentat, por shantazh personal appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthim me tritol në burgun e Fushë-Krujës, Artan Hoxha: Po të ishte serioz, tritoli do vinte me dron

30 May 2025 at 14:26

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vendosja e tritolit në burgun e Fushë Krujës nuk ka qenë një ngjarje e sofistikuar dhe më tepër sesa dëme ka prodhuar zhurmë. Sipas Hoxhës, nëse do kishte qenë një ngjarje më e mirëmenduar do ishte dërguar me dron dhe do ishte izoluar lënda plasëse.

“Është nën hetim. Duke mos qenë e sofistikuar të çon te mendimi se nuk është gjë madhe. E vërtetë është hedhur te vendi tek gjeneratori. Nëse nuk është e izoluar e ka efektin pak të dëmshëm. Vetëm zhurmë. Nëse do i ishte i izoluar do ishte shpërthim i fuqishëm. Ka shkuar në këmbë. Efekti nuk ka qenë i madh. Nëse do ishte i sofistikuar, çfarë kemi kapur herët e fundit, dronët. Ne kemi kapur dronët. Në Fushë Krujë nuk ka ndonjë të nivelit të lartë. Ai e çon me dron dhe e lë gjeneratorin mbi gjenerator. Është ngjarje që duhet marrë seriozisht, se është ide që ia çon të tjerëve.
I ndalur tek bastisjet në burgun e Durrësit, Hoxha tha se janë bërë me urdhër nga Drejtoria e Përgjithshme pa vënë në dijeni burgjet.”, tha ai.

Sipas Hoxhës, bastisje janë bërë në disa burgje dhe qëllimi ka qenë të hiqen telefonat.

“U lëshuan bastisjet. Bastisjet u bënë papritmas nga Drejtoria e Përgjithshme, pa njoftuar burgjet fare. Sepse burgjet kanë rrjetin e brendshëm dhe mund t’i njoftojnë. Fakti që erdhën nga Drejtoria e Përgjithshme. Ne kemi marrë vesh për burgun e Durrësit, por janë bërë në shumë burgje bastisjet sepse mbaruan zgjedhjet dhe duhen hequr telefonat. Janë provë telefonat.”, tha Hoxha.

The post Shpërthim me tritol në burgun e Fushë-Krujës, Artan Hoxha: Po të ishte serioz, tritoli do vinte me dron appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthimi në IEPV në Fushë-Krujë, “Burgjet”: Asnjë person i lënduar

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në lidhje me lëndën plasëse që shpërtheu brenda ambienteve të burgut të Fushë-Krujës.

Sipas drejtorisë së Burgjeve nga hetimet e deritanishme lënda plasëse është hedhur në zonën e rrethimit të jashtë, zonë që nuk cenon sigurinë apo jetën brenda perimetrit të brendshëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve.

“Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e IEVP Fushë-Krujë është dëgjuar një shpërthim brenda rrethimit. Menjëherë pas ngjarjes, janë njoftuar strukturat përkatëse: Policinë e Shtetit, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Prokurorinë”, njoftoi drejtoria e Burgjeve.

Sipas drejtorisë së Burgjeve “nga verifikimet paraprake në vendin e ngjarjes, është konstatuar një gropë në tokë pranë zonës ku ndodhet gjeneratori, duke ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sasi e dyshuar lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar dhe nuk ka dëme materiale”.

Grupet hetimore bëri me dije Drejtorisë së Burgjeve ndodhen në ende në terren dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve të mundshëm.

“Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se lënda plasëse është hedhur në zonën e rrethimit të jashtëm, pranë rrugës kryesore. Kjo zonë nuk ndikon dhe nuk cenon sigurinë apo jetën brenda perimetrit të brendshëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve”, njoftoi Drejtoria e Burgjeve.

Drejtoria e Burgjeve njofton se “pamjet filmike të sigurisë janë administruar dhe janë marrë në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor. Gjithashtu, po mblidhen pamje edhe nga kamerat e sigurisë në rrugët përreth, për të ndihmuar në identifikimin e autorëve”.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë garanton siguri brenda regjimit të banuar nga të paraburgosurit dhe të dënuarit.

/a.f/

The post Shpërthimi në IEPV në Fushë-Krujë, “Burgjet”: Asnjë person i lënduar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rama ik”/ Qytetari nuk i’a përton Ramës, kryeministri: Vdeksha unë për ty, o hudhër

7 May 2025 at 11:39

Kryeministri Edi Rama është përballur me një incident ditën e sotme gjatë fushatës elektorale në Fushë Krujë. Teksa po mbante fjalim, një qytetar i është drejtuar me fjalët ‘Rama ik’. Në këto momente, Rama ka ndërprerë fjalimin dhe i është përgjigjur qytetarët, duke e quajtur hudhër.

“Ne nuk konkurrojmë me Gjermaninë. Garën me Gjermaninë e bentë bufi kur ishte në qeveri…aman vdeksha, se po e prisja këtë. A vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove. Tani jemi në rregull. Po e prisja që në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’ që të plasë syri i keq, e plasi syrin e keq, tani kanë për ta parë në 11 maj. E ku e tha?! Sa përmenda unë fjalën kënetë. Po ju nuk e patë si ishte, se i kishte flokët e lagur sepse sa kishte dalë nga dushi”, tha Rama.

The post “Rama ik”/ Qytetari nuk i’a përton Ramës, kryeministri: Vdeksha unë për ty, o hudhër appeared first on Sot News | Lajme.

“Rama ik”/ Kryeministri i përgjigjet qytetarit në Fushë-Krujë: Vdeksha unë për ty o hudhër, plasi syri i keq

By: V K
7 May 2025 at 11:35

Në takimin me qytetarët në Fushë-Krujë, gjatë fjalës së tij Kryeministri Edi Rama, hasi me një qytetar që tha “Rama ik”.

Kreu i qeverisë iu përgjigj qytetarit, duke i thënë se ai “plasi syrin e keq” dhe ndaj opozita “do ta shohë rezultatin më 11 maj”.

“E prisja këtë. Vdeksha unë për ty. O hudhër. Plasi syri i keq. Do ta shohim rezultatin më 11 maj”, tha kryeministri.

 

Edi Rama: Vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove, o hudhër. Po e prisja, në Krujë desha ta dëgjoj një “Rama ik” që të plasë syri i keq. Plasi syri i keq, tani ta shikojnë më 11 maj. E tha fiks kur përmenda Kënetën, tak, doli bretkosa. Ta shikonit, kishte flokët e lagura.

The post “Rama ik”/ Kryeministri i përgjigjet qytetarit në Fushë-Krujë: Vdeksha unë për ty o hudhër, plasi syri i keq appeared first on Albeu.com.

Shëngjin, gjendet pa jetë një person në afërsi të bregut

4 May 2025 at 17:35

Një 37-vjeçar në Shëngjin është gjetur pa shenja jete, në afërsi të bregut, nga punonjësit e Policisë Kufitare.

Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.

Dyshohet se viktima është 37-vjeçari N. Z., banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.“Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi”.

“Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

The post Shëngjin, gjendet pa jetë një person në afërsi të bregut appeared first on Telegrafi.

Policia aksion në Fushë Krujë, kontrolle kundër trafikut të lëndëve narkotike

3 May 2025 at 11:13

Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Fushë Krujë, ku po kryhen kontrolle të imtësishme në zonat e malësisë me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.

Operacioni synon të godasë grupet kriminale që mund të jenë përfshirë në kultivim të kanabisit apo drogërave të tjera në terrenet e vështira malore. Një numër i madh efektivësh janë përfshirë në aksion, duke kontrolluar zona të thella dhe të pyllëzuara.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për ndonjë të arrestuar apo sasi të sekuestruar.

The post Policia aksion në Fushë Krujë, kontrolle kundër trafikut të lëndëve narkotike appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna me armë zjarri, çfarë ndodhi në Fushë Krujë? (Detajet e para)

22 April 2025 at 13:52

Policia e Tiranës thotë se mbrëmjen e djeshme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në ajër. Ngjarja ka ndodhur në dalje të Fushë Krujës, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur e sekuestruar tre gëzhoja.Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thote policia.

The post Të shtëna me armë zjarri, çfarë ndodhi në Fushë Krujë? (Detajet e para) appeared first on Sot News | Lajme.

Pjesë e një grupi kriminal/ Bie në prangat e policisë një nga anëtarët e shpallur në kërkim në Fushë Krujë

4 April 2025 at 13:54

Arrestohet një nga anëtarët e një grupi kriminal që kryenin vjedhje në Fushë Krujë.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale L.K., 33 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia dy ditë më parë. Sakaq janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar për të njëjtën vepër penale.

“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një pjesëtar i grupit, i shpallur në kërkim 2 ditë më parë.

Gjatë fazës së parë të operacionit u vunë në pranga 4 pjesëtarë të grupit dhe u zbardhën 2 vjedhje që ata kishin kryer.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ndaluan shtetasin L. K., 33 vjeç, banues në Kamzë.

Ai ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në 2 biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Pjesë e një grupi kriminal/ Bie në prangat e policisë një nga anëtarët e shpallur në kërkim në Fushë Krujë appeared first on Sot News | Lajme.

Policia “blindon” Fushë-Krujën, kontrolle në sera, tunele dhe shtëpi të braktisura

By: V K
21 March 2025 at 08:53

Këtë të premte, një operacion antidrogë është duke u zhvilluar nga policia. Bëhet me dije se forca të shumta policie, kanë zbarkuar në Fushë-Krujë dhe po ushtrojnë kontrolle në sera, tunele dhe banesa të braktisura.

Operacioni synon goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, ndërsa deri më tani nuk informacion për të shoqëruar apo arrestuar.

Operacioni pritet të shtrihet në të gjithë rrethin e Krujës, ndërsa në terren kanë dalë forcat speciale, njësitë e antidrogës dhe policisë vendore.

Operacioni është ende në zhvillim dhe ddetaje të reja pritet të dalin në vazhdim.

The post Policia “blindon” Fushë-Krujën, kontrolle në sera, tunele dhe shtëpi të braktisura appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Konsumoi fotoksinë, humb jetën një 39-vjeçari në Fushë Krujë

12 March 2025 at 14:10

Një 39-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se 39-vjeçari konsumoi fotoksinë në banesën e tij.

“Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, në banesën e tij, në Fushë Krujë, një 39-vjeçar, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Punohet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post E rëndë/ Konsumoi fotoksinë, humb jetën një 39-vjeçari në Fushë Krujë appeared first on Sot News | Lajme.

Eksplozivi në fabrikën në Fushë-Krujë, identifikohet autori (EMRI)

By: V K
7 March 2025 at 09:41

Policia ka identifikuar autorin e një shpërthimi me eksploziv të ndodhur pak ditë më parë në një punishte sallami në Fushë-Krujë.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Kristian Caka, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, është gjetur dhe sekuestruar automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Njoftimi:

Zbardhet autorësia e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë, 2 ditë më parë.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të shtetasit D. M., se gjatë natës së datës 05.03.2025, në murin rrethues të dyqanit të tij, në Fushë Krujë, kishte shpërthyer lëndë plasëse, që kishte shkaktuar dëme të vogla materiale, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Kristian Caka, 26-vjeç, banues në Krujë.

Në vijim të veprimeve procedurale, 26-vjeçari u shpall në kërkim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Eksplozivi në fabrikën në Fushë-Krujë, identifikohet autori (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Eksploziv fabrikës në Fushë-Krujë, policia del me njoftim zyrtar

By: V K
5 March 2025 at 12:05
Gjatë natës në lagjen ish-Grumbullimi në Fushë-Krujë, një sasi eksplozivi ka shpërthyer. Sasia e eksplozivit që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ka shpërthyer pranë pjesës së jashtme të një fabrike sallami në pronësi të shtetasit Dorjan Miri.

Informacion paraprak

Rreth orës 06:50, në Stacionin e Policisë Fushë Krujë, është paraqitur shtetasi D. M., i cili ka deklaruar se gjatë natës, në rrethimin e jashtëm të biznesit të tij, ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë ka patur dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Eksploziv fabrikës në Fushë-Krujë, policia del me njoftim zyrtar appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me eksploziv në një fabrikë në Fushë-Krujë, pamje nga vendngjarja (VIDEO)

By: V K
5 March 2025 at 09:13

Gjatë natës në lagjen ish-Grumbullimi në Fushë-Krujë, një sasi eksplozivi ka shpërthyer. Sasia e eksplozivit që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ka shpërthyer pranë pjesës së jashtme të një fabrike sallami në pronësi të shtetasit Dorjan Miri.

Në momentin e shpërthimit, në fabrikë nuk ndodhej askush dhe fatmirësisht, nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Fabrika është një biznes familjar, ku prej 30 vitesh punojnë anëtarë të familjes së Dorian Mirit, të cilët nuk kanë pasur probleme apo konflikte me njeri.

Nuk dihen ende shkaqet apo autorët e kësaj ngjarjeje, e cila ka tronditur jo pak pronarët dhe fqinjët.

 

The post Shpërthim me eksploziv në një fabrikë në Fushë-Krujë, pamje nga vendngjarja (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ndihmoi në vënien e një tritoli në Fushë-Krujë, arrestohet 41-vjeçari, ende në kërkim autori (EMRAT)

By: V K
10 February 2025 at 10:49

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur me datë 31 janar, ku u dëmtua me lëndë plasëse fasada e një lokali në Fushë-Krujë.

Si rezultat e hetimeve të thelluara, është identifikuar autori kryesor i vendosjes së lëndës eksplozive dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërsa është kapur dhe vënë në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim më parë për këtë ngjarje, si bashkëpunëtor i autorit kryesor të ngjarjes.

Njoftimi:

Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë.

Si rezultat e hetimeve të thelluara identifikohet autori kryesor i vendosjes së lëndës eksplozive dhe vijon puna për kapjen e tij.

Po në vijim të punës, është kapur dhe vënë në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim më parë për këtë ngjarje.

Nga hetimet rezultoi se 41 vjeçari është bashkëpunëtor i autorit kryesor të ngjarjes.

Sekuestrohen armë gjahu, armë sportive dhe municion luftarak.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasin M. Z., 40 vjeç si dhe kapjen dhe ndalimin e shtetasit Mondi Topalli, 41 vjeç, i identifikuar si bashkëpunëtori i shtetasit Mirgen Zalla.

Shtetasi M. Z., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit M. T.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit M. Z.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Ndihmoi në vënien e një tritoli në Fushë-Krujë, arrestohet 41-vjeçari, ende në kërkim autori (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌