Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 August 2025Main stream

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

By: M C
26 August 2025 at 22:21

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve, dyshohet se në shënjestër ka qenë banesa e Jozefin Markut, ish-banorit të Big Brother Vip, i njohur për një incident gjatë spektaklit ku goditi me shuplakë një tjetër konkurrent, me nofkën Gjesti.

Dyshohet se autorët mund të kenë ngatërruar derën dhe kanë vendosur lëndën plasëse pranë portës së fqinjit. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Jozefini nuk është pyetur nga policia, pasi nuk është gjendur në banesë në momentin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D., alias M. B., në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”

The post Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

I vihet tritol një banese në Durrës

By: Ela
13 August 2025 at 12:04

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës. Policia bën me dije se shpërrthimi është raportuar në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ambientet e jashtme të banesës së […]

The post I vihet tritol një banese në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Tronditet Durrësi/ Shpërthim me tritol jashtë një banese, raportohet për dëme materiale

By: D Marku
13 August 2025 at 12:06

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës.

Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj, 66 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit raportohet vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç, në lagjen nr. 14, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Tronditet Durrësi/ Shpërthim me tritol jashtë një banese, raportohet për dëme materiale appeared first on Albeu.com.

Shembja me tritol e objektit tre katësh në Vlorë/ Momenti kur turistët dalin në ballkone të tronditur nga shpërthimi (VIDEO)

By: V K
11 August 2025 at 09:54

Mëngjesin e sotëm pavarësisht se është në kulmin e sezonit turistik, Vlora u zgjua nga shpërthimi i kontrolluar nga IKMT i një ndërtimi pa leje.

Shpërthimi i kontrolluar, i kryer në orën 07:30, përfshiu 410 furnela dhe 1.100 metra linearë fitil detonant.

Për arsye sigurie, rruga Vlorë–Orikum u bllokua përkohësisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta para operacionit.

Por duket se shpërthimi me 32 kg tritol në pikë të mëngjesit, ka shqetësuar turistët. Në videot e publikuara nga mediat, ata kanë dalë në ballkone të tromaksur.

Duket se shpërthimi ka shkaktuar edhe një ndotje masive rreth zonës bregdetare, ku sasi të mëdha pluhuri janë përhapur./B.news

 

The post Shembja me tritol e objektit tre katësh në Vlorë/ Momenti kur turistët dalin në ballkone të tronditur nga shpërthimi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rradhimë – Shembet me tritol një objekt tre katësh pa leje, pluhuri mbulon zonën

By: Ela
11 August 2025 at 08:37

Një objekt tre katësh është shembur mëngjesin e sotëm, në mes të sezonit turisti, me shpërthim të kontrolluar nga IKMT në zonën e Radhimës pasi ishte ndërtuar pa leje. Për shembjen e objektit janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është vendosur 32 kilogramë lëndë plasëse. Shpërthimi u krye rreth […]

The post Rradhimë – Shembet me tritol një objekt tre katësh pa leje, pluhuri mbulon zonën appeared first on BoldNews.al.

Shembet një objekt tre katësh në Vlorë, iu vendos 32 kg lëndë plasëse (VIDEO)

By: V K
11 August 2025 at 08:36

Ky është momenti i shpërthimit të një objekti trekatësh në zonën e Radhimës. Prej më shumë se 4 javësh, në mbarë vendin ka nisur aksioni për objektet e ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

IKMT në vijim të punës së saj, ndërhyri pak ditë më parë në një objekt tre katësh në zonën e Radhimës, i cili u shemb me tritol.

Për demolimin e këtij objekti janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është planifikuar vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse.

Ndërkohë që për mbarëvajtjen e procesit në kulmin e sezonit turistik, shpërthimi u krye në orët e para të mëngjesit ku në aksin Vlorë-Orikum qarkullimi u ndërpre, si dhe furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta përpara shpërthimit.

Sipas IKMT, ky objekt buzë detit rezulton pa lejen përkatëse.

 

The post Shembet një objekt tre katësh në Vlorë, iu vendos 32 kg lëndë plasëse (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shpërthimi me tritol në garazhin e “Visit të garave”, pamjet kapin autorin duke vendosur lëndën plasëse

5 August 2025 at 09:03

Publikohen pamjet nga shpërthimit me tritol në garazhin në pronësit të shtetasit Elvis Kosova, i njohur ndryshe edhe si “Visi i garave”.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga policia, duken lëvizjet e autorit i cili pasi vendos lëndën plasëse, largohet fillimisht në këmbë, më pas merr edhe automjetit që duket që e ka parkuar pak më larg zonës.

Gjithashtu, policia ka gjetur edhe automjetin me të cilin dyshohet se 36-vjeçari ka lëvizur gjatë kohës së kryerjes së krimit.

Klodian Steli 36- vjeç banues në Fushë-Krujë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij./abcnews.al/

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës në Tiranë, Policia e Shtetit publikon pamje – dentifikohet autori nga Fushë-Kruja

5 August 2025 at 09:47

Policia e Tiranës njofton se ka zbardhur ngjarjen e datës 24 korrik, kur një sasi lënde plasëse u vendos në garazhin e shtetasit Elvis Kosova.

Në njoftimin e policisë thuhet se është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar se ka vendosur lëndën plasëse në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova, raporton euronews.al.

“Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën ‘Peti’, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thekson se po punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

 

The post Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës në Tiranë, Policia e Shtetit publikon pamje – dentifikohet autori nga Fushë-Kruja appeared first on Telegrafi.

Shpërthimi me tritol në një garazh më 24 korrik, identifikohet autori (EMRI)

By: V K
5 August 2025 at 08:55

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 24 korrik 2025, në rrugën “Peti” në Tiranë, ku u vendos një sasi lënde plasëse në portën e garazhit të shtetasit Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i Garave”.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Klodian Steli 36-vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjithashtu, policia ka gjetur edhe automjetin me të cilin dyshohet se 36-vjeçari ka lëvizur gjatë kohës së kryerjes së krimit.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Shpërthimi me tritol në një garazh më 24 korrik, identifikohet autori (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Tritoli në lokalin te ‘Rruga e Durrësit’, kapet një prej autorëve! 46-vjeçari i dha motorin autorit/ VIDEO

By: Ela
30 July 2025 at 10:52

Policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të vendosjes së eksplozivit më 18 korrik në një lokal në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë. I ndaluari është H.L., 46 vjeç, i cili akuzohet se i dha motorin që u përdor për vendosjen e tritolit në biznes, autorit të dyshuar të krimit. Ndërkohë, vijojnë hetimet për […]

The post Tritoli në lokalin te ‘Rruga e Durrësit’, kapet një prej autorëve! 46-vjeçari i dha motorin autorit/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te garazhi i Elvis Kosovës

24 July 2025 at 15:30

Janë publikuar pamjet e shpërthimit me tritol të regjistruar në orët e para të mëngjesit në derën e garazhit të automjeteve të 39-vjeçarit Elvis Kosova. Video është publikuar nga Klan News, teksa një kamera sigurie nga larg ka xhiruar momentin nga shpërthimi që tronditi këtë mëngjes banorët e rrugës “Peti”, pranë liqenit të Thatë të Tiranës. […]

The post VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te garazhi i Elvis Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Shpërthimi me tritol në Tiranë/ Kush është pronari 39-vjeçar me precedentë penal, para një viti u arrestua për vjedhjen e ‘Audi’-t 200 mijë euro

By: V K
24 July 2025 at 09:16

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 Korrik) në rrugën “Peti” tek zona e Liqenit të Thatë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

“Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39-vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Sipas policisë, 39-vjeçari turk, Yucehan Er banues në Gjermani, ka marrë një automjet me qira, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Mësohet se pronar i garazhit që iu vendos tritol është Elvis Kosova, me precedentë të mëparshëm penal.

Ai u arrestua në gusht të vitit 2024, për shkak se u akuzua për vjedhjen e nje Audi R8 me vlerë 200 mijë euro.

Lidhur me këtë rast, së bashku me të u vu në pranga edhe shtetasin turk, Yucehan Er.

Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, 39-vjeçari turk Yucehan Er, banues në Gjermani, kishte marrë një automjet me qira, të cilin e solli në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kishin vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Yucehan Er ia kishte dhënë automjetin Elvis Kosovës dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij për qëllime përfitimi.

Pasi ka zbuluar skemën, gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, blutë gjetën të parkuar automjetin tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare. Në kërkim, në atë kohë, u shpall edhe një 20-vjeçar, pronari i baneses ku ishte parkuar makina.

The post Shpërthimi me tritol në Tiranë/ Kush është pronari 39-vjeçar me precedentë penal, para një viti u arrestua për vjedhjen e ‘Audi’-t 200 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Njihet si Visi i garave, kush është shënjestra e shpërthimit me tritol në Tiranë

By: Ela
24 July 2025 at 08:31

Elvis Kosova është pronari i garazhit, që iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në portën hyrëse të garazhit të 39 vjeçarit. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara. Një emër i njohur për policinë, Elvis […]

The post Njihet si Visi i garave, kush është shënjestra e shpërthimit me tritol në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

By: Oldi
18 July 2025 at 10:49

Publikohen pamje të dëmeve nga lokali ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse në Tiranë. Policia bëri me dije se lënda plasëse është vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, xhamat e biznesit janë thyer. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në […]

The post Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi appeared first on BoldNews.al.

Tritol lokalit në Tiranë/ Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale

By: Re Nato
18 July 2025 at 08:37

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Tri

I vihet tritol lokalit në Rrugën e Durrësit

By: Ela
18 July 2025 at 08:42

Një sasi e vogël lënde plasëse ka plasur në derën e një lokali në rrugën e Durrësit rreth orës 03:45. Lokali të cilit iu vendos lënda plasëse është në pronësi të shtetasit A. S. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar vetëm për dëme materiale. “Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi […]

The post I vihet tritol lokalit në Rrugën e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

I përfshirë në atentate dhe në zhdukjen e Koçoles/ Kush është Ervis Cukali që u kap në Sarandë

12 July 2025 at 10:19

Një prej tre të rinjëve të arrestuar në Sarandë në kuadër të operacionit “Diving” është edhe 27-vjeçari nga Kamza Ervis Cukali. Ai rezultonte në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, teksa u arrestua edhe për veprat penale […]

The post I përfshirë në atentate dhe në zhdukjen e Koçoles/ Kush është Ervis Cukali që u kap në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar

By: Ela
27 June 2025 at 09:44

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një dyqan në aksin rrugor Fushë Krujë-Derven. Lënda shpërthyese ishte vendosur në hyrje të dyqanit të mishit në pronësi të 30-vjeçarit Donald Luka. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, teksa policia ka mbledhur kamerat e sigurisë dhe po punon për identifikimin […]

The post I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Shpërthimi me tritol në biznesin në Vlorë, vijojnë hetimet. Pronari: S’kam konflikte

25 June 2025 at 09:04

Në një biznes në Vlorë mbrëmjen e djeshme u vendos një sasi lënde eksplozive tritol, duke shkaktuar dëme.

Viktor Bezhani pronari i këtij biznesi jashtë kamerave shprehet se ka 30 vite që i shërben banorëve të Vlorës, që nga biçikleta deri tek motorët; “Nuk kam pas asnjë konflikt. Nuk e di pse ma kanë bërë këtë dëm”.

Ndërkohë nga pamjet e dëmtimit të dritares duket që sasia e lëndës plasëse ka qenë e konsiderueshme, pasi betoni i dritares është dëmtuar shumë. Po ashtu dhe në brendësi të dyqanit ka dëme të konsiderueshme.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë së biznesit, por autori mesa duket e ka njohur mirë terrenin dhe zonën pasi lëndën plasëse e ka vendos në dritaren pas godinës së dyqanit ku nuk ka kamera sigurie. Policia po vijon hetimet për ngjarjen.

/abcnews.al/

EMRI-PAMJET/ Shpërthim me tritol në Vlorë, kush ishte “shënjestra”

25 June 2025 at 07:55

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e të martës në qytetin e Vlorës. Mësohet se tritoli i është vendosur godinën së biznesit në pronësi të Vasillaq Bezhani, në rrugën Transballkanike, që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motorësh. Ngjarja ka ndodhur rreth rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”. Si pasojë e shpërthimit ka […]

The post EMRI-PAMJET/ Shpërthim me tritol në Vlorë, kush ishte “shënjestra” appeared first on BoldNews.al.

❌
❌