Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit pa leje në Theth

By: Ardit
15 July 2025 at 16:31

Është shembur paraditen e sotme me eksploziv ndërtesa e fundit pa leje në zonën e Thethit, duke përmbyllur kështu aksionin për lirimin e hapësirave në një prej destinacioneve turistike më të njohura të veriut të vendit. Prej disa orësh forcat Xhenio montuan kallëpet e eksplozivit ndërsa tashmë u bë i mundur edhe shpërthimi i komanduar. […]

The post IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit pa leje në Theth appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim me eksploziv në derën e një lokali në Berat

By: Ela
25 May 2025 at 09:32

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në derën e një lokali në Berat. Policia sqaron se ngjarja u regjistrua rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen “Çlirim”, ndërsa lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale S.F. Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale. “Rreth orës 04:00, në […]

The post Shpërthim me eksploziv në derën e një lokali në Berat appeared first on BoldNews.al.

Eksplozivi i gjetur te “Veliera” në Durrës, forcat xheniere kryejnë shpërthimin

By: user7
21 May 2025 at 08:15

Një sasi eksplozivi është gjetur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Veliera” në qytetin e Durrësit. Sasia e lëndës plasëse, u pika nga kalimtarë të rastit, të cilët ishin ata që njoftuan policinë e Durrësit.

Zona është mbajtur e rrethuar nga policia gjatë mbrëmjes së djeshme për disa orë dhe qarkullimi u ndërpre, derisa eksplozivi u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga ekspertët xhenierë.

Ndërkohë ende nuk dihet asgjë lidhur me ngjarjen, ndërsa nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga policia.

The post Eksplozivi i gjetur te “Veliera” në Durrës, forcat xheniere kryejnë shpërthimin appeared first on Lapsi.al.

Alarm për eksploziv në sheshin pranë Velierës në Durrës

By: user 6
20 May 2025 at 23:29

Një prezencë e shtuar e forcave të policisë është vërejtur mbrëmjen e sotme në rrugën Egnatia, sheshin përgjatë Velierës dhe bulevardin Epidamn në qytetin e Durrësit.

Mësohet se disa mjete të policisë janë vendosur përgjatë këtyre segmenteve, ndërsa këto zona janë rrethuar me shiritin e sigurisë.

Sipas burimeve për news 24 dyshohet për një eksploziv me telekomandë i cili është konstatuar nga shërbimet e policisë, të cilët janë në pritje të ekipeve të ekspertëve antieksploziv nga Tirana.

Pako ka rënë në rrugë dhe pritet të vijnë forca xheniere për të bërë verifikimin. /BW

The post Alarm për eksploziv në sheshin pranë Velierës në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Kalimtarë rastit pikasin një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

By: M C
20 May 2025 at 22:51

Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë në Durrës se kanë konstatuar një sasi eksplozivi. Sipas inforamcioneve paraprake, sasia e eksplozivit është pikasur në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”.

Gjithashtu bëhet me dije se momentalisht policia ka rrethuar të gjithë zonën tek Veliera, ndërsa pritet edhe mbërritja e forcave xhiniere.

The post Kalimtarë rastit pikasin një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën appeared first on Albeu.com.

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

20 May 2025 at 22:40

Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë në Durrës se kanë konstatuar një sasi eksplozivi. Sipas inforamcioneve paraprake, sasia e eksplozivit është pikasur në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”.

Gjithashtu bëhet me dije se momentalisht policia ka rrethuar të gjithë zonën tek Veliera, ndërsa pritet edhe mbërritja e forcave xhiniere.

 

The post Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën appeared first on Sot News | Lajme.

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

By: Mirgen
20 May 2025 at 22:43

Policia e Durrësit është njoftuar nga kalimtarë të rastit se kanë konstatuar një sasi eksplozivi. Sasia e eksplozivit është konstatuar në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”, në qytetin bregdetar. Sipas burimeve dyshohet për një sasi lënde plasëse. Ndërkohë policia ka rrethuar të gjithë zonën tek Veliera, ndërsa pritet edhe mbërritja e forcave xhiniere.

The post Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën appeared first on BoldNews.al.

Selanik/ Donte të vendoste eksploziv në bankomat, 39-vjeçares i shpërthen në dorë

By: armand
3 May 2025 at 10:34

Një grua 39-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi një sasi lënde plasëse e improvizuar shpërtheu në Selanik, jashtë degës së Bankës Kombëtare në kryqëzimin e rrugëve Agios Dimitrios dhe Platonos. Që në momentin e parë, një ekip i Skuadrës Antiterrorizëm, mbërriti në vendngjarje. Shpërthimi ndodhi jashtë një parkingu të mbyllur në një bllok apartamentesh, në katin përdhes të […]

The post Selanik/ Donte të vendoste eksploziv në bankomat, 39-vjeçares i shpërthen në dorë appeared first on BoldNews.al.

Gjendet lëndë plasëse në Shkodër, u hodh nga të rinjtë që po ndiqeshin nga policia

1 April 2025 at 13:40

Një pako me lëndë të dyshuar plasëse është gjetur nga policia në lagjen “3 Heronjtë”, në Shkodër.

Sipas njoftimit të Policisë së Shkodrës, dyshohet se lënda plasëse është hedhur para disa ditësh nga dy persona me motor, gjatë momenteve kur ata po ndiqeshin nga efektivët pasi nuk iu bindën urdhrit të ndalimit.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.03.2025, për arrestimin e shtetasve M. T. dhe D. S., të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, me targë të vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar, bëjmë me dije se nga kontrollet e kryera në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, dje, në lagjen “3 Heronjtë”, është gjetur një pako me lëndë të dyshuar plasëse, e cila dyshohet se është hedhur aty nga këta shtetas më datë 26.03.2025. Pakoja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,” thuhet në njoftimin e kësaj të marte nga policia.

Kujtojmë se Policia e Shkodrës arrestoi dy të rinjtë të cilët po lëviznin me motomjet me targë të vjedhur në Tiranë dhe numër shasie të ndryshuar, më datë 26 mars të këtij viti.

Gjatë patrullimit, efektivët konstatuan në lagjen “Ndoc Mazi” një motomjet që lëvizte me shpejtësi dhe i bënë shenjë ndalimi. Por, 32-vjeçari i cili drejtonte motomjetin nuk iu bind urdhrit të Policisë duke u larguar së bashku me pasagjerin.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar motomjetin, duke vendosur në pranga dy të rinjtë nga Shkodra.

Gjithashtu, janë kryer kontrolle në automjetet e dy shtetasve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi kokaine.

The post Gjendet lëndë plasëse në Shkodër, u hodh nga të rinjtë që po ndiqeshin nga policia appeared first on Telegrafi.

Tronditet Tirana, eksploziv lokalit, për kë ishte mesazhi?

By: V K
25 March 2025 at 08:21

Pak pas mesnate reth orës 01:15, një sasi lënde plasëse i është vendosur një lokali në rrugën ” Ramazan Gaxherri”. Policia thotë sa ka vetëm dëme të vogla materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.

The post Tronditet Tirana, eksploziv lokalit, për kë ishte mesazhi? appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se i shërbente një grupi kriminal dhe iu gjet armë e eksploziv, arrestohet 57-vjeçari

By: p.gj
20 March 2025 at 11:00

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi mbante të fshehura armë dhe eksplozivë për llogari të grupeve kriminale. Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar pranë banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri, të fshehura në një çantë, një sasi lëndë eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, operacioni policor i koduar “Explosion”. Falë inteligjencës policore dhe pajisjeve operacionale, bëhet e mundur sekuestrimi i 3 armëve zjarri dhe një sasie lënde eksplozive plastike të shkëputur në 10 kallëpe.

Vihet në pranga një 57-vjeçar, Xhevair Sinanaj, i cili posedon dhe mban të fshehura armët dhe eksplozivin, dyshohet për llogari të grupeve kriminale. Bazuar në të dhënat e sigurisë nga inteligjenca policore, shërbimet e sigurisë së DVP Vlorë, organizimi i suksesit të operacioneve policore të koduar “Explosion”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe pozimit të lëndës së eksplozivimit.

Gjatë operacionit, në fshatin Gorrisht, Selenicë, lagjja Rexhepaj, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. S., 57 vjeç, banues në këtë zonë. Gjatë kontrollit të ushtruar pranë materialeve të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës:

•3 armë zjarri, të fshehura në një çante.
•Një sasi lëndë eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.

Nga hetimet e fundit se këto armë dhe lëndë eksplozive plastike dyshohen se mbaheshin të fshehura nga 57-vjeçari për llogari të grupeve kriminale, me qëllim në aktivitetet e paligjshme. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Dyshohet se i shërbente një grupi kriminal dhe iu gjet armë e eksploziv, arrestohet 57-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Eksploziv fabrikës në Fushë-Krujë, policia del me njoftim zyrtar

By: V K
5 March 2025 at 12:05
Gjatë natës në lagjen ish-Grumbullimi në Fushë-Krujë, një sasi eksplozivi ka shpërthyer. Sasia e eksplozivit që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ka shpërthyer pranë pjesës së jashtme të një fabrike sallami në pronësi të shtetasit Dorjan Miri.

Informacion paraprak

Rreth orës 06:50, në Stacionin e Policisë Fushë Krujë, është paraqitur shtetasi D. M., i cili ka deklaruar se gjatë natës, në rrethimin e jashtëm të biznesit të tij, ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë ka patur dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Eksploziv fabrikës në Fushë-Krujë, policia del me njoftim zyrtar appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me eksploziv në një fabrikë në Fushë-Krujë, pamje nga vendngjarja (VIDEO)

By: V K
5 March 2025 at 09:13

Gjatë natës në lagjen ish-Grumbullimi në Fushë-Krujë, një sasi eksplozivi ka shpërthyer. Sasia e eksplozivit që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ka shpërthyer pranë pjesës së jashtme të një fabrike sallami në pronësi të shtetasit Dorjan Miri.

Në momentin e shpërthimit, në fabrikë nuk ndodhej askush dhe fatmirësisht, nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Fabrika është një biznes familjar, ku prej 30 vitesh punojnë anëtarë të familjes së Dorian Mirit, të cilët nuk kanë pasur probleme apo konflikte me njeri.

Nuk dihen ende shkaqet apo autorët e kësaj ngjarjeje, e cila ka tronditur jo pak pronarët dhe fqinjët.

 

The post Shpërthim me eksploziv në një fabrikë në Fushë-Krujë, pamje nga vendngjarja (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sulmohet me eksploziv zyra e noterit Fran Gjoni në Lezhë

26 February 2025 at 13:20

Zyra e noterit Fran Gjoni, vëlla i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni tani kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë u sulmua me eksploziv mëngjesin e të mërkurës.  Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit, në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar dhe policia njoftoi se kishte regjistruar vetëm dëme […]

The post Sulmohet me eksploziv zyra e noterit Fran Gjoni në Lezhë appeared first on Reporter.al.

Shpërthim me eksploziv në një automjet në Shkodër, detajet e para për ngjarjen

31 January 2025 at 07:51
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Rus’ të këtij qyteti në orët e para të mëngjesit. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Shpërthen depoja e eksplozivit në Turqi, 12 viktima dhe disa të plagosur

24 December 2024 at 10:00

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në një fabrikë eksplozivësh në fshatin Kavakli, në provincën e Balikesir, në Turqinë veriperëndimore. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka shkaktuar të paktën 12 viktima dhe ka plagosur katër persona të tjerë. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, […]

The post Shpërthen depoja e eksplozivit në Turqi, 12 viktima dhe disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Ngjarje tronditës/ Një eksploziv hidhet drejt festivalit muzikor, raportohet për viktima, të dyshuarit…

14 December 2024 at 15:05

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur pasi një eksploziv u hodh në një turmë në një festival muzikor në Tailandë. Policia tajlandeze tha se dy të dyshuar ishin në paraburgim të shtunën.

Një pajisje shpërthyese u hodh në një turmë gjatë një shfaqjeje në natyrë në një festival vjetor në qytetin Umphang, në provincën Tak, e cila kufizohet me Mianmarin, pak para mesnatës të së premtes, sipas Shoqatës së Grupeve të Shpëtimit Umphang. Policia tha se të paktën 48 persona ishin lënduar dhe se akuzat kundër të dyshuarve nuk ishin ngritur ende për shkak se hetimet po vazhdonin.

Thanathip Sawangsang, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes, tha se policia lokale raportoi se kishte pasur një përleshje mes grupeve rivale të njerëzve përpara shpërthimit dhe se nuk kishte kërcënim më të gjerë të sigurisë. Provat treguan se pajisja shpërthyese ishte një bombë e bërë vetë, tha ai.

Provinca Tak ka një prani të madhe ushtarake në zonat e saj kufitare, përfshirë në Umphang. Kryeministrja Paetongtarn Shinawatra shprehu ngushëllimet e saj për viktimat dhe familjet e tyre. Zëdhënësi i qeverisë, Jirayu Houngsap, tha se kryeministri kishte urdhëruar personelin e sigurisë dhe agjencitë përkatëse në zonë për të hetuar dhe ndihmuar ata që ishin prekur.

The post Ngjarje tronditës/ Një eksploziv hidhet drejt festivalit muzikor, raportohet për viktima, të dyshuarit… appeared first on Sot News | Lajme.

Sot do të prishet me eksploziv ura e vjetër e Babrroit

13 December 2024 at 08:36

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në bashkëpunim me grupin e ekspertëve të xhenios kanë planifikuar ditën e sotme ( premte), në orën 14:00, prishjen e urës ekzistuese të Babrroit në Tiranë, e cila do të realizohet me shpërthim të kontrolluar me eksploziv. IKMT njofton se prishja e kësaj ure do të bëhet në […]

The post Sot do të prishet me eksploziv ura e vjetër e Babrroit appeared first on BoldNews.al.

Del EMRI dhe VIDEO, ky është i riu që i vendosi tritol lokalit të nënës së Bledar Birçajt

By: Ela
12 December 2024 at 08:31

Policia ka vendosur në pranga 28-vjeçarin Beqir Selamaj alias Beqir Murati, si autor i vendosjes së eksplozivit në lokalin në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, ngjarje e ndodhur më 8 Dhjetor në lagjen “Uji i Ftohtë”. Kujtojmë se Bledar Birçaj u ekzekutua me breshëri plumbash më 10 Maj të vitit 2021 në makinën e […]

The post Del EMRI dhe VIDEO, ky është i riu që i vendosi tritol lokalit të nënës së Bledar Birçajt appeared first on BoldNews.al.

I vendosi ekspløziv një lokali në Vlorë tre ditë më parë, arrestohet 28-vjeçari

By: user 11
12 December 2024 at 08:51

Policia e Vlorës ka arrestuar një 28-vjeçar pasi vendosi një sasie eksplozivi në një lokal në Vlorë. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë.

28-vjeçari me dy emra, Beqir Selamaj alias Beqir Murati, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Ai do të përballet me akuzat “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, përmes një pune të thelluar hetimore dhe profesionale, finalizuan operacionin e koduar “DANGER”.

Bazuar në veprimet intensive hetimore dhe dokumentimin me prova ligjore, u bë i mundur ndalimi i shtetasit B. S. alias B. M, 28 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” dhe me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë. Nga hetimet rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës eksplozive më datë 08.12.2024, rreth orës 05:50, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të shtetases R. B., 73 vjeçe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Gjatë operacionit, përmes veprimeve të koordinuara dhe mbështetura në prova shkencore, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

The post I vendosi ekspløziv një lokali në Vlorë tre ditë më parë, arrestohet 28-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

❌
❌