Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRI/ Autor i disa vjedhjeve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

By: D Marku
10 August 2025 at 10:31

Një 25-vjeçar autor i disa vjedhjve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.

Gjatë kontrollit fizik blutë i gjetën Françesko Doçit edhe një sasi lënde kokainë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë-Kurbin/ Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh dhe tentativa vjedhjesh në zonën e Lezhës dhe Laçit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Door”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua shtetasi në kërkim:

F. D., 25 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas dyshohet për një sërë vjedhjesh në lokale, restorante, agjenci udhëtimi e marketingu.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

The post EMRI/ Autor i disa vjedhjeve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Autor i disa vjedhjeve në Durrës, arrestohet 41 vjeçari

18 June 2025 at 09:42

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Again”, falë bashkëpunimit me qytetarët, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për mashtrim dhe të dyshuar për disa vjedhje të mëparshme.

Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi Amarild Muka 41 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet si autor i një sërë vjedhjesh të kryera në territorin e qarkut Durrës, përfshirë vjedhje në banesa, automjete, monopatina elektrike, portofola dhe sende të tjera me vlerë.

Ky shtetas ishte gjithashtu i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për veprën penale “Mashtrimi” dhe është i dyshuar si autor në disa ngjarje të tjera të ngjashme.

Policia e Durrësit vijon punën për zbardhjen e plotë të rasteve të vjedhjeve dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Autor i disa vjedhjeve në Durrës, arrestohet 41 vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Dalin FOTOT/ Ky është autori i mαsαkrës në shkollën e Gracit në Austri

By: user 6
11 June 2025 at 22:23

Mediat austriake kanë publikuar fotot e para të 21-vjeçarit Arthur A., i cili vrau 10 persona (9 nxënës dhe një mësues) përpara se të kryente vetëvrasje gjatë sulmit të tij në një shkollë në Graz. Një prej viktimave ishte edhe një 15-vjeçare me origjinë nga Vitia e Kosovës.

Në njërën nga fotot ai shfaqet si adoleshent, ndërsa në një tjetër mban në krahë një mace të vogël. Autoritetet austriake po hetojnë arsyet e sulmit nga 21-vjeçari, i cili jetonte me nënën e tij beqare, austriake, në Kalsdorf pranë Gracit. Babai i tij është armen.

Sipas informacioneve të mediave vendase në shënimin që la para vetëvrasjes në dhomën e tij, i riu shkroi se kishte dështuar në mësime dhe për këtë po kërkonte të fajësonte dikë. Sipas të njëjtave burime ai kishte ngelur në të njëjtën klasë disa herë.

Në një video lamtumire që ai e regjistroi në telefonin e tij celular dhe ia dërgoi nënës së tij pak para sulmit, ai i kërkon asaj ta falë “për atë që do të bënte tani”. Ai gjithashtu falënderon nënën e tij për kujdesin që mori prej saj. Autoritetet, siç raportohet nga mediat në Austri, thonë se nëna e autorit të krimit e hapi videon 24 minuta pasi e mori atë, kur sulmi kishte ndodhur dhe djali i saj i kishte dhënë fund jetës së tij. Ai la gjithashtu një letër ku akuzonte shkollën për ngacmim dhe u kërkonte atyre të kujdeseshin për macen e tij, me të cilën ai po pozonte.

BORG Dreierschützengasse ishte vendi i krimit për serinë më të keqe të të shtënave në historinë kriminale austriake: Arthur A. (21) u bë vrasës serial nga hakmarrja.

Mediat austriake raportojnë se Arthur A. kishte leje për armë, por jo leje për armë zjarri. Në Austri, blerja e një pushke është e ligjshme për ata mbi 18 vjeç, ndërsa blerja e një revolveri kërkon një vlerësim psikiatrik. 21-vjeçari hapi zjarr me një pistoletë dhe një pushkë në dy klasa dhe zona të tjera të shkollës. Një pajisje shpërthyese u gjet gjithashtu në shtëpinë e tij, por nuk ishte funksionale.

Viktimat, gjithsej 6 vajza dhe 3 djem, ishin kryesisht midis 15 dhe 17 vjeç, ndërsa njëri ishte 14 vjeç. Një mësues 59-vjeçar gjithashtu ra i vdekur nga plumbat e autorit. 11 të tjerë u plagosën në sulm. Nga këta, 4 janë në njësinë e terapisë intensive dhe të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme.

“Askush në Austri nuk është në humor për të festuar” – tha kancelari Christian Stocker i cili shpalli tre ditë zie kombëtare për tragjedinë, duke folur gjithashtu për një “ditë të errët” për vendin. ©LAPSI.al

The post Dalin FOTOT/ Ky është autori i mαsαkrës në shkollën e Gracit në Austri appeared first on Lapsi.al.

Autori dyshohet se ka vdekur, ç’dihet deri tani nga masakra në shkollën në Austri

10 June 2025 at 11:54

Policia austriake ka nisur një operacion të madh sigurie pas raportimeve për të shtëna me armë në një shkollë të mesme në qytetin e Grazit, në juglindje të Austrisë. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 sipas kohës lokale në shkollën e mesme federale në rrugën Dreierschützengasse, jo shumë larg stacionit qendror të trenit të qytetit.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Austrisë, ekzistojnë dyshime të forta se disa persona kanë humbur jetën, përfshirë personin e dyshuar të armatosur, i cili besohet se ka kryer vetëvrasje pas sulmit. Mediat lokale raportojnë gjithashtu për shumë persona të plagosur rëndë, përfshirë nxënës dhe mësues.

Një prani e konsiderueshme policore ndodhet aktualisht në vendngjarje, ku ndërtesa e shkollës po evakuohet. Njësitë speciale dhe një helikopter janë angazhuar në operacionin e ndërhyrjes, i cili, sipas autoriteteve, vijon ende dhe është në zhvillim e sipër.

Zëdhënësi i policisë, Fritz Grundnig, konfirmoi për mediat se të shtënat kanë ndodhur brenda ndërtesës së shkollës dhe se situata është “ende e paqartë”. Transmetuesi publik ORF citon burime nga policia që shprehin shqetësimin se mund të ketë më shumë viktima, ndërkohë që forcat e rendit u kanë kërkuar qytetarëve të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të qëndrojnë larg zonës.

Sipas gazetës Kronen Zeitung, nxënësit e plagosur po marrin ndihmën e parë në Sallën Helmut List, një hapësirë për evente shumë pranë shkollës.

Grazi, qyteti ku ka ndodhur ngjarja, është i dyti për nga madhësia në Austri dhe ndodhet rreth 200 kilometra në jugperëndim të Vjenës.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të saktë të viktimave apo të plagosurve, ndërsa njoftojnë se do të publikojnë informacion të mëtejshëm sapo të jetë i konfirmuar.

The post Autori dyshohet se ka vdekur, ç’dihet deri tani nga masakra në shkollën në Austri appeared first on Sot News | Lajme.

“E vrava sepse më shantazhonte”/ Rrëfimi tronditës i autorit që mbyti dhe copëtoi eskortën rumune

5 June 2025 at 15:14

Vasile Frumuzache, një rumun 32-vjeçar i cili u arrestua të mërkurën me akuzën për vrasjen e Maria Denisa Adas, ka rrëfyer fajin. Burri, një roje sigurie, i martuar me dy fëmijë, jeton në Monsummano Terme. Pasi u arrestua, ai pranoi: “Ajo po më shantazhonte, prandaj e vrava”, duke iu referuar Denisës.

Gruaja 30-vjeçare u zhduk më 15 maj në Prato dhe u gjet e pajetë pranë një shtëpie fshati të braktisur në Montecatini Terme. Ajo u mbyt po atë mbrëmje që u zhduk. Sipas rindërtimit të hetuesve, të cilët përdorën imazhet nga një kamera, burri mbërriti në dhomën e hotelit në Prato, ku Denisa priste klientët e saj, në orën 22:50 të mbrëmjes ditën e zhdukjes së saj, pra më 15 maj. Ai kishte një çantë të zezë dhe qëndroi për dy orë e një çerek.

Pak më vonë, u pa duke u larguar me një karrocë të bardhë që i përkiste Denisës. Dhe ishte brenda asaj valixhe që ai fshehu trupin e pajetë të gruas. Burri pranoi se ishte ai që u filmua nga kamerat dhe rrëfeu se e kishte vrarë 30-vjeçaren sepse ajo e kishte shantazhuar duke e kërcënuar se do t’i tregonte gruas së tij se kishin paguar për seks nëse ai nuk do t’i jepte 10,000 euro. Kjo u raportua nga Prokuroria e Pratos.

32-vjeçari pranoi gjithashtu se e kishte mbytur atë në dhomën e rezidencës në Prato, më pas ia kishte prerë kokën dhe ia kishte futur kokën në një qese plehrash, të cilën e kishte vendosur në valixhen e viktimës së bashku me pjesën tjetër të trupit të saj, duke i ngarkuar të gjitha në bagazhin e makinës së tij.

The post “E vrava sepse më shantazhonte”/ Rrëfimi tronditës i autorit që mbyti dhe copëtoi eskortën rumune appeared first on Sot News | Lajme.

Autori e priti për 1 orë, çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë nga vrasja në Lezhë

2 June 2025 at 10:51

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme me vrasjen e 57-vjeçarit, Pjetër Kaza në fshatin Tale të Lezhës, policia ka shoqëruar disa persona, përfshirë familjarë dhe të afërm të fisit Gjini, të cilët janë në hasmëri me familjen Kaza.

Megjithëse dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetimin, dhe të shoqëruarit janë liruar më pas, autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe dyshohet se autori i atentatit është larguar në këmbë nga vendngjarja. Sipas hetimeve paraprake, ekzistojnë dyshime se ekzekutori ka qëndruar për më shumë se një orë në afërsi të oborrit, duke pritur kthimin e viktimës në banesë.

Pjetër Kaza u qëllua për vdekje brenda makinës në oborrin e shtëpisë së tij sapo u kthye nga puna në minierën e Spaçit. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e gjakmarrjes, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe konfliktet personale që mund të kenë ndodhur më parë. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

The post Autori e priti për 1 orë, çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë nga vrasja në Lezhë appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren/ Autori i dyshuar sulmoi gruan dhe dy vajzat e tij me thikë 20 cm: Të vdesim të gjithë

8 May 2025 at 11:27

Prizreni është tronditur mëngjesin e së martës pas një krimi të rëndë në familje ku për pasojë humbi jetën një 15-vjeçare turke. Krimin po dyshohet se e kreu babai i saj, Mehmet Gorenç. Ai tashmë është dërguar në paraburgim, pasi Gjykata Themelore në Prizren aporovoi kërkesën e Prokurorisë.

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e gruas e cila ka zbuluar se çfarë i ka thënë bashkëshorti teksa ka plagosur edhe atë së bashku me dy vajzat e tyre. Gjithçka dyshohet se ndodhi pas orës 05:00 të mëngjesit, kur i dyshuari nisi t’i sulmojë të bijat që ishin në gjumë. Fillimisht ai ka qëlluar me thikë 15-vjeçaren, e cila nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Krimi i rëndë u krye me një thikë mbi 20 centimetra, me të cilën i dyshuari e goditi edhe vajzën tjetër rreth 10-vjeçare, që mbeti e plagosur rëndë, si dhe bashkëshorten e tij, e cila pësoi lëndime më të lehta trupore. Autori i dyshuar i është drejtuar gruas së tij se “duhet të vdesim të gjithë”.

Gorenç do të hetohet, nën dyshimin se ka kryer veprat “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Masa e sigurisë është caktuar në seancën dëgjimore të mbajtur dje dhe do të zgjashë 30 ditë.

The post Vrasja e 15-vjeçares në Prizren/ Autori i dyshuar sulmoi gruan dhe dy vajzat e tij me thikë 20 cm: Të vdesim të gjithë appeared first on Sot News | Lajme.

Këmbimi valuator: Euro vijon rënien, me sa këmbehen monedhat e tjera

By: fra nc
8 May 2025 at 09:30

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Ditën e fundit euro ka shënuar një rënie të lehtë, ku këtë të enjte, 8 maj, blihet në tregun valutor me me 97.8 lekë dhe shitet me 98.7 lekë.

Nga ana tjetër, dollari amerikan qëndron në të njëjtat nivele, ku në tregun valutor blihet me 86 lekë dhe shitet me 87.4 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rënie, ai blihet me 114.4 lekë dhe shitet me 115.8 lekë.

Ndërkohë që franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, ajo blihet me 104 lekë dhe shitet me 105.2 lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Këmbimi valuator: Euro vijon rënien, me sa këmbehen monedhat e tjera appeared first on Euronews Albania.

Vrasja në Has/ Autorit i ishin dhunuar prindërit dy ditë më parë

By: user 8
7 May 2025 at 18:29

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 34-vjeçarit, Ryshyt Sallahu, në Has, i cili i ekzekutua me armë zjarri nga 41-vjeçari Ylber Jaku, për motive pronësie.

Mësohet se dy ditë më parë, pjesëtarë të familjes Sallahu dhunuan babanë dhe nënën e autorit. Dy prindërit e autorit ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Sot, 41-vjeçari ka marrë armën dhe ka vrarë 34-vjeçarin në shenjë hakmarrjeje për dhunë ndaj prindërve të tij.

Burime bëjnë me dije se konflikti për motive pronësie mes familjes Jaku dhe Sallahu vijon prej mbi 10 vitesh.

Familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime nder vite për konfliktin.

Kallëzimet janë bere nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

The post Vrasja në Has/ Autorit i ishin dhunuar prindërit dy ditë më parë appeared first on Lapsi.al.

Vrasje në Has, policia kap autorin

By: user 8
7 May 2025 at 18:14

Vrasje në fshatin Pla. Sipas policisë, dyshohet se shtetasi Ulje Jaku 41-vjeç ka qëlluar ne arnë zjarri viktimën Rushit Sallahun 34 vjeç.

Sipas informacionit zyrtar të policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori dhe konflikti mes tyre dyshohet se ka qenë për motive pronësie. Autori është arrestuar.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

The post Vrasje në Has, policia kap autorin appeared first on Lapsi.al.

“Ishim të dehur, po ziheshim”/ Dëshmia e turistit amerikan që vrau gruan në Shkodër, autori shfaq pendesë për krimin

3 May 2025 at 13:55

Amerikan Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër ka dhënë një deklaratë para hetuesve. Sipas burimeve Saporito ka shfaqur pendesë për krimin, ndërsa ka thënë se vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin.

Shkak për zënkën janë bërë sharjet që 54-vjeçarja ka nisur të bëj ndaj tij, ai ka thënë se zënkat i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë.

The post “Ishim të dehur, po ziheshim”/ Dëshmia e turistit amerikan që vrau gruan në Shkodër, autori shfaq pendesë për krimin appeared first on Sot News | Lajme.

Atentati në Lundër/ Karamuço: ADN e autorëve, e përzier. Është e vështirë që të identifikohet

25 April 2025 at 08:56

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ADN e autorëve të atentatit në Lundër është e vështirë të identifikohet. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Karamuço u shpreh se mund të ketë ndihmë nga autoritetet e huaja.

“ADN është e përzier, nuk e identifikon dot, është shumë e vështirë. Këto janë gjëra shumë shkencore, por mendoj se mund të na ndihmojnë ndërkombëtarët në këtë drejtim. Por ne kemi pasur edhe autorë që e kanë kyçur gojën. Nuk flasin dhe nuk e kupton dot se kush është porositësi i tij”, theksoi ndër të tjera, profesori i kriminalistikës.

The post Atentati në Lundër/ Karamuço: ADN e autorëve, e përzier. Është e vështirë që të identifikohet appeared first on Sot News | Lajme.

Plagosën 50-vjeçaren, shpallen në kërkim babë e bir në Fier, policia ngre pika kontrolli për kapjen e tyre (Emrat)

9 April 2025 at 15:18

Policia ka shpallur shtetasit Afrim Cimili dhe Ali Cimili, pasi akuzohen si autorë të plagosjes me armë zjarri të shtetases Suzana Mernica, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit” në Fier.

Blutë kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e baba e bir në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”, si edhe shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

“Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim”, informuan blutë.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir). Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

The post Plagosën 50-vjeçaren, shpallen në kërkim babë e bir në Fier, policia ngre pika kontrolli për kapjen e tyre (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Robert de Niro do të nderohet me “Palmën e Artë” të karrierës

By: D Marku
8 April 2025 at 13:54

Dy herë fitues i çmimit “Oskarit”, aktori Robert De Niro, i konsideruar si një nga më të mirët në botë  do të nderohet me Palmën e Artë për karrierën në Festivalin e 78-të të Filmit në Kanë.

Aktori njihet për përgatitjen intensive për secilin rol dhe për t’u zhytur thellë për të transformuar veten, si për shembull në filmin “Taxi Driver”, apo në rolin e veteranit të zhgënjyer nga lufta e Vietnamit në filmin “The Deer Hunter” dhe ish-të dënuarin hakmarrës në “Cape Fear”.

De Niro u shfaq së fundmi në tapetin e kuq të Kanës për rolin e tij në filmin “Killers of the Floëer Moon” të regjisorit Martin Scorsese.

Aktori amerikan ka qenë i përfshirë edhe në prapaskenat e festivalit prestigjioz të Kanës, duke qenë anëtar i jurisë në vitin 2011.

Festivali i 78-të i Filmit në Kanë fillon më 13 maj dhe do të zgjasë deri më 24 Maj.

The post Robert de Niro do të nderohet me “Palmën e Artë” të karrierës appeared first on Albeu.com.

Ngacmoi sek*ualisht të miturën, Prokuroria Fier kërkon arrest me burg për autorin

2 April 2025 at 11:37

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar caktimin e masës “Arrest në burg” për shtetasin me iniciale Sh.L., i cili akuzohet për veprën penale të “Ngacmimit seksual” ndaj një vajze të mitur.

Kallëzimi është bërë nga familja e të miturës një ditë më parë, e cila ka deklaruar se shtetasi Sh.L. ka kryer veprime të papranueshme seksuale ndaj vajzës së saj. Pas hetimeve dhe mbledhjes së provave, shtetasi Sh.L. është arrestuar nga policia ndërsa Prokuroria ka kërkuar vlerësimin ligjor të arrestit , duke kërkuar që të caktohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.

The post Ngacmoi sek*ualisht të miturën, Prokuroria Fier kërkon arrest me burg për autorin appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja gjendjet e pajetë në banesë, partneri autor!

By: gaze tare
27 February 2025 at 19:15

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një grua e huaj, rreth 30 vjeç, është gjetur e vdekur në një apartament të marrë me qira.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, dhe se gjatë kontrollit paraprak të trupit janë gjetur plagë të dyshuara të shkaktuara nga një mjet prerës.

Viktima dhe partneri i saj, kishin marrë me qira apartamentin në datën 19 shkurt. Ata kishin paguar për 10 ditë qëndrimi në banesën ku gruaja u gjet e pajetë.

Në vijim të veprimeve, Policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases Ryyan Alwan 24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin Fadi Alwan 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë.

Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit, i cili dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të kohës së ngjarjes, nëpërmjet ekspertizës mjekoligjore dhe analizimit të provave të sekuestruara.

The post E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja gjendjet e pajetë në banesë, partneri autor! appeared first on iconstyle.al.

Vrau 81-vjeçarin Xhemal Meta pasi pretendonte se i ngacmonte gruan, gjykata merr vendimin për autorin Isuf Hasa

17 January 2025 at 11:12

Gjykata ka lënë në burg, Isuf Hasën, autorin i cili vrau me çekiç 81-vjeçarin Xhemal Meta me pretendimin se i ngacmonte gruan. Ngjarja ndodhi më 13 janar, ku fillimisht u raportua se i moshuari u gjet i pajetë, por më pas policia zbardhi ngjarjen duke thënë se bëhej fjalë për vrasje.

Në dëshminë e tij para autoriteteve autori Hasa u shpreh se shkak i vrasjes ka qenë pasi viktima i ngacmonte gruan. Hasa tregon se ai punonte roje nate dhe kishte raste që nuk shkonte për disa netë në shtëpi. Sipas tij, Xhemali e merrte në telefon dhe i thoshte që ‘si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde’. Ai tregon se nuk e ka duruar dot më, duke kryer edhe vrasjen.

“Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas. E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja disa netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte që si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar po ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë ku fsheha çekiçin”, tregoi 64-vjeçari Hasa.

The post Vrau 81-vjeçarin Xhemal Meta pasi pretendonte se i ngacmonte gruan, gjykata merr vendimin për autorin Isuf Hasa appeared first on Sot News | Lajme.

“Më ngacmonte gruan”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 81-vjeçarit: Pimë kafe në shtëpinë e tij, më pas…

16 January 2025 at 09:45

Isuf Hasa, autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta ka pranuar krimin, ndërsa ka treguar me detaje vrasjen, shprehet se shkak ka qenë, pasi sipas tij viktima i ngacmonte gruan. 64-vjeçari thotë se fillimisht kanë pirë kafe në shtëpinë e 81-vjeçarit, më pas do të shkonin në lokalin e fshatit, por sapo kanë dalë ai tregon se ka parë një çekiç në oborrin e shtëpisë, të cilin e ka marrë dhe e ka qëlluar.

“Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas. E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja disa netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte që si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde.

Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar po ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë ku fsheha çekiçin”, ka treguar Isuf Hasa.

The post “Më ngacmonte gruan”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 81-vjeçarit: Pimë kafe në shtëpinë e tij, më pas… appeared first on Sot News | Lajme.

Autor i disa grabitjeve, arrestohet 37-vjeçari/ Vodhi çantën me 6 mijë euro në një hotel, policia publikon pamjet

6 January 2025 at 12:14

Ka rënë në prangat e policisë një 37-vjeçar, autor i disa vjedhjeve. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.M, banues në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se 37-vjeçari dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera, të kryera gjatë muajit dhjetor 2024, në qytete të tjera.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më 04.01.2025, në lagjen nr. 2, Ksamil, në ambientet e një hoteli, ka vjedhur një çantë me 6000 euro, ndërsa në lagjen nr. 4, Sarandë, ka tentuar të vjedhë sende nga një automjet i markës “Audi Q5”, duke thyer xhamin e derës së drejtuesit të automjetit. Nga veprimet hetimore të mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. M. ishte shpallur në kërkim për katër vjedhje të tjera, konkretisht:

-më datë 13.12.2024, në Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë, si dhe ka vjedhur një celular;

-më 08.12.2024, në Tiranë, dyshohet se ka vjedhur në një banesë dhe në një kioskë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Serial thief”. Vodhi një çantë me 6000 euro në një hotel dhe tentoi të vidhte në një automjet të parkuar, identifikohet dhe arrestohet 37-vjeçari, me precedent penal për vjedhje. 37-vjeçari dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera, të kryera gjatë muajit dhjetor 2024, në qytete të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas një pune intensive hetimore dhe nga këqyrja kamerave të sigurisë, për zbardhjen e vjedhjeve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Serial thief”, si rezultat i të cilit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit:

A. M., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më 04.01.2025, në lagjen nr. 2, Ksamil, në ambientet e një hoteli, ka vjedhur një çantë me 6000 euro, ndërsa në lagjen nr. 4, Sarandë, ka tentuar të vjedhë sende nga një automjet i markës “Audi Q5”, duke thyer xhamin e derës së drejtuesit të automjetit. Nga veprimet hetimore të mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. M. ishte shpallur në kërkim për katër vjedhje të tjera, konkretisht:

-më datë 13.12.2024, në Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë, si dhe ka vjedhur një celular;

-më 08.12.2024, në Tiranë, dyshohet se ka vjedhur në një banesë dhe në një kioskë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

The post Autor i disa grabitjeve, arrestohet 37-vjeçari/ Vodhi çantën me 6 mijë euro në një hotel, policia publikon pamjet appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkon masë më të lehtë sigurie, mbahet në Apel seanca për autorin e vrasjes së Martin Canit

17 December 2024 at 12:53

Në gjykatën e Apelit të Përgjithshëm po mbahet seanca për ndryshimin e masës së sigurisë për Mario Përlleshajn, i arrestuar si autor i vrasjes së Martin Canit mesditën e 18 Nëntorit në Tiranë. Avokati i të miturit ka kërkuar masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg me argumentin se klienti i tij ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 18 nëntor rreth 300 metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku pas një konflikti mes disa adoleshentëve mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagosën dy bashkëmoshatar, njëri prej të cilëve autori i ngjarjes, Mario Përlleshi.

The post Kërkon masë më të lehtë sigurie, mbahet në Apel seanca për autorin e vrasjes së Martin Canit appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌