Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 July 2025Main stream

Plagosi 70-vjeçarin për lojën domino dhe u largua me thikë në dorë, arrestohet autori

By: Ela
29 July 2025 at 09:09

Loja e dominove ka përfunduar me përdorimin e thikës pasditen e djeshme në zonën pranë sheshit “Pranvera”, në Durrës. Pas plagosjes së komshiut të tij, autori A. Sh., 67 vjeç, u largua, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës. Në momentin e kapjes, autori kishte me vete mjetin […]

The post Plagosi 70-vjeçarin për lojën domino dhe u largua me thikë në dorë, arrestohet autori appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Sulm me thikë në Londër, raportohet për dy viktima

28 July 2025 at 20:53

Një sulm me thikë është regjistruar në Londër. Dy persona kanë humbur jetën. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur pranë një biznesi ku katër persona janë sulmuar me thikë.

Një person humbi jetën në vendin e ngjarjes një 27-vjeçar ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Një person që dyshohet se ka lidhje me sulmin është arrestuar dhe gjithashtu theksohet se ka marrë plagë gjatë sulmit.

VIDEO/ Plagosja në Vlorë, 25-vjeçari u godit me thikë pranë zemrës, pamje nga vendngjarja

28 July 2025 at 19:47

VLORË- Një person është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini””, pranë një berberhane në qytetin bregdetar.

ABC News mëson se i plagosur ka mbetur një 25-vjeçar M. Shaka. I riu është goditur me thikë pranë zemrës. 25-vjeçari është transportuar në spital dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin  e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe kapjen e autorit, shtetasin Sh. S., 24 vjeç.

/abcnews.al/

 

Jepi gaz, na ndihmo se po na vret, ish-kandidatja për deputete e PD publikon pamjet dhe denoncon: Ky person kërcënoi familjen time (EMRI)

By: V K
27 July 2025 at 09:23

Policia e Sarandës, ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar nga Kamza, i dyshuar për kanosje me armë të ftohtë ndaj familjarëve të Matilda Qurkut, ish-kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, pranë një restoranti në pronësi të familjes Qurku.

I riu, Mariglen Bajrami, dyshohet se është përfshirë fillimisht në një debat verbal me familjarët, përpara se t’i afrohej babait të Matilda Qurkut, duke mbajtur një thikë të fshehur pas shpine.

Momenti është fiksuar në video dhe i është dorëzuar policisë, e cila ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim të riun.

“E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar”, shkruan në Facebook, Matilda Qurku.

Postimi i Matilda Qurkut:

Një nga netët më të vështira të jetës sime si nënë.
Një person i dhunshëm, pa asnjë arsye, u shfaq me thikë në dorë para lokalit tim.
U afrua makinës ku ishin fëmijët e mi (2 dhe 10 vjeç), dy nipërit dhe bashkëshorti.
Kur nipi pa armën, i thotë:
“Jepi gaz se ka armë!”

Elidoni largohet për të shpëtuar fëmijët, por më telefonon menjëherë:
“Dil ndihmo Donin, po i afrohen me armë!”
Babai im ishte shumë pranë agresorit.
Dal pa menduar dy herë dhe i dal përballë.

Reaguan edhe qytetarë të rastësishëm që i falënderoj me gjithë zemër.
Agresori largohet… por jo për t’u ndalur.
Ai ndjek makinën dhe e godet pesë herë me radhë, me shpejtësi dhe qëllim të qartë për të bërë keq.

Zëri i nipit tim në telefon që bërtiste:
“Na ndihmo, po na vret!”
është diçka që s’do ta harroj kurrë.
Mbrëmë më keni parë të vrapoja si “e çmendur” rrugëve të lagjes në kërkim të familjes sime që dikush po përpiqej t’ma vriste – pa bërë asnjë faj.

E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.
Nuk kërkoj asgjë më shumë se çfarë na takon si qytetarë:

SIGURI dhe DREJTËSI.
👉Veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit për të kapur autorin
👉Mbrojtje për familjen time.
👉Zbatim të ligjit për të gjithë.

Po ndaj disa prej videove të kësaj ngjarjeje –
jo për të bërë zhurmë,
por për të treguar të vërtetën.
P.S:

Kush nga ju miq e sheh këtë fytyrë të njoftoj sa më shpejt Policinë e Shtetit.

The post Jepi gaz, na ndihmo se po na vret, ish-kandidatja për deputete e PD publikon pamjet dhe denoncon: Ky person kërcënoi familjen time (EMRI) appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Kanosi me thikë familjarët e ish-kandidates për deputete, shpallet në kërkim i riu

By: Ardit
27 July 2025 at 09:23

Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet për kanosje me armë të ftohtë ndaj familjarëve të Matilda Qurkut, ish-kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, pranë një restoranti në pronësi të familjes Qurku. I riu, Mariglen Bajrami, dyshohet […]

The post EMRI/ Kanosi me thikë familjarët e ish-kandidates për deputete, shpallet në kërkim i riu appeared first on BoldNews.al.

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

By: Elva
22 July 2025 at 22:31

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në fshatin Risili të Vlorës, ku një 27-vjeçar është plagosur me thikë. I riu ka marrë plagë në bark dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të

The post Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ I riu shkon i plagosur te Traumës, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes

22 July 2025 at 10:55

Një i ri është paraqitur i plagosur me thikë, pak pas mesnatës së kaluar, në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore. Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur është shtetasi Arben Ujka, 24 vjeç, i cili ka patur plagë të shkaktuara me mjet prerës në gjoks dhe kofshë. Spitali […]

The post EMRI/ I riu shkon i plagosur te Traumës, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas

22 July 2025 at 09:37

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në kufirin e Ventimiglia-s, teksa po kthehej nga Franca. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me thikë një 30-vjeçar, bashkëqytetarin e tij, po ashtu shqiptar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 16 Korrikut në parkingun e qendrës tregëtare Gran Reno, […]

The post Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes të rinjve në Tropojë, plagoset me thikë një 18-vjeçar

By: armand
20 July 2025 at 12:38

Një 18-vjeçar është goditur me thikë një ditë më parë në Bajram Curri. Adoleshenti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, disa orë pas kësaj ngjarje, policia ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar, një 25-vjeçar me iniciale S.D. Ky i fundit akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe […]

The post Sherr mes të rinjve në Tropojë, plagoset me thikë një 18-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë

By: Elva
12 July 2025 at 12:58

Një 64-vjeçar është arrestuar në Vlorë pas një konflikti ku ka goditur me mjet prerës një burrë 56-vjeçar. Ngjarja ndodhi më 11 korrik rreth orës 23:30 në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë vendit të quajtur “Rrapi”. Policia njofton se shtetasi Besnik Gjondeda, banues në këtë lagje, u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me […]

The post Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Theret me thikë një person në Mitrovicë, rasti po hetohet

10 July 2025 at 14:31

Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 11:45 i cili pas një përleshje fizike ishte sulmuar nga një person tjetër me mjet të mprehtë (thikë).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:45, policia në Mitrovicë ka pranuar informatë për një person të lënduar. Bazuar në  informatat fillestare bëhet e ditur se viktima m/k/sh, ka kërkuar tretman mjekësor pasi në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në një përleshje ishte sulmuar nga një person i dyshuar me një mjet i mprehtë”, ka thënë Zahiti.

Zahiti tha se njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Theret me thikë një person në Mitrovicë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Goditje me levë lëkuri dhe plagosje me thikë/ Dy ngjarje të rënda parandalohen në Vlorë

10 July 2025 at 12:45

Policia e Vlorës ka ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dy konflikteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Vlorë, duke vënë në pranga 2 persona.

-u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:30, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me levë hekuri, në kokë, shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

-u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. Z., 56 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:45, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. I., 64 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.

The post Goditje me levë lëkuri dhe plagosje me thikë/ Dy ngjarje të rënda parandalohen në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë/ Plagoset me mjet prerës shqiptari në Itali, i riu ndodhet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

10 July 2025 at 12:00

Raportohet se një 20-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë në gjoks dhe në bark. Bëhet e ditur se në qytetin e Rovigos ka ndodhur një sherr mes dy të rinjve, përleshje me thika në rrugën pranë qendrës së qytetit.

Skena në vendngjarje ishte tronditëse, gjak i derdhur në sasi të madhe mbi asfalt. Sipas të dhënave të para, konflikti kishte nisur si një takim për “sqarim” midis dy të rinjve, një shqiptar dhe një rumun, të dy rreth të njëjtës moshë, por ka përfunduar me një akt dhune të rëndë.

Dyshohet se ishte i riu me origjinë rumune ai që qëlloi me thikë bashkëmoshatarin shqiptar.I riu ndodhet aktualisht në spitalin e Rovigos nën kujdes mjekësor, në gjendje të qëndrueshme, megjithëse plagët janë në zona të ndjeshme të trupit, prandaj dhe mjekët kanë vendosur një prognozë të rezervuar.

The post E rëndë/ Plagoset me mjet prerës shqiptari në Itali, i riu ndodhet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

By: Ela
5 July 2025 at 22:43

Një shtetas shqiptar me inicialet K. B, 40 vjeç, u arrestua nën dyshimin se ka tentuar të vrasë një shtetas tjetër shqiptar në Tuz të Malit të Zi mëngjesin e sotëm. Mediat malazeze raportojnë se shërbimi i urgjencës i Departamentit të Sigurisë në Podgoricë u informua sot në mëngjes rreth orës 6 të mëngjesit nga […]

The post Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

5 July 2025 at 16:59

Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Mësohet se një person i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës në dorë një 41-vjeçar.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapur autorin.

“Më datë 04.07.2025, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një person ende i paidentifikuar, ka goditur me një mjet prerës (thikë), në dorë shtetasin R. A., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë/ Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar appeared first on Sot News | Lajme.

Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

By: Ela
5 July 2025 at 16:45

Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Mësohet se një person i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës në dorë një 41-vjeçar. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapur autorin. “Më datë 04.07.2025, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një person […]

The post Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Sarandë/ I riu italian lëvizte me thikë në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat

By: armand
5 July 2025 at 08:58

Një shtetas i huaj është shoqëruar në komisariat nga policia e Sarandës, pasi lëvizte me një thikë në dorë. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, ndërkohë që shëtitorja ka qenë e mbushur me qytetarë. Policia ka bërë shoqërimin e tij në Komisariat dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Shtetasi italian që u neutralizua nga […]

The post Sarandë/ I riu italian lëvizte me thikë në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat appeared first on BoldNews.al.

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, disa të plagosur

3 July 2025 at 19:48

Një person në Finlandë ka sulmuar me thikë njerëz të shumtë të mbledhur pranë një qendre tregtare në qytetin jugor Tempere, pasditen e së enjtes.

Është ende e paqartë se sa persona kanë mbetur të lënduar nga sulmi, por policia lokale ka deklaruar se në vendin e ngjarjes nuk ka më rrezik.

Autoritetet lokale kanë nënvizuar se një person është arrestuar lidhur me sulmin dhe se të plagosurve u është dhënë ndihmë menjëherë.

Sipas mediave finlandeze, për kapjen e autorit agjentët bllokuan të gjitha dyert e qendrës tregtare dhe njerëzit nuk u lanë të hynin apo të dilnin. Ndërkohë, dëshmitarë të episodit të dhunshëm po merren në pyetje nga policia.

 

 

The post Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, disa të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Theren me thikë disa persona në një qendër tregtare në Finlandë

By: D Marku
3 July 2025 at 19:43

Disa persona janë therur me thikë pranë një qendre tregtare në Tampere, qyteti i tretë më i madh në Finlandë ndërsa një person është arrestuar, njoftoi policia.

Situata nuk paraqet më rrezik për të tjerët, njoftoi policia gjersa shtoi se “të plagosurit po marrin ndihmën e parë”. Nuk u dhanë detaje për shkallën e plagëve apo për autorin e sulmit.

Policia tha se po interviston dëshmitarët dhe kishte rrethuar vendin e ngjarjes, shkruan reuters.

Transmetuesi publik YLE raportoi se trafiku në qendrën e Tampere – e cila ndodhet rreth 180 kilometra në veri të Helsinkit dhe është qyteti i tretë më i madh në vend – është ndalur plotësisht.

Gazeta Ditore Ilta-Sanomat raportoi se një dëshmitar pa kalimtarë duke i dhënë ndihmë dy personave të shtrirë në tokë kur arriti policia, dhe sipas informacionit të saj, personi i arrestuar është një burrë finlandez në të njëzetat e tij.

Gazeta lokale Aamulehti raportoi se personi i arrestuar është një burrë.

The post Theren me thikë disa persona në një qendër tregtare në Finlandë appeared first on Albeu.com.

FINLANDË – Disa të plagosur pas një sulmi me thikë

HELSINKI, 3 korrik /ATSSH-AFP/ – Disa persona u plagosën sot me thikë pranë një qendre tregtare në qytetin e Tamperes, Finlandë, dhe një i dyshuar është arrestuar, njoftoi policia në një deklaratë.

“Situata nuk është më e rrezikshme. Viktimat po marrin ndihmën e parë”, shtuan ata, duke theksuar se nuk ishin në gjendje të specifikonin menjëherë numrin e viktimave.

Disa makina policie dhe ambulanca u dërguan shpejt në vendin e sulmit, sipas mediave lokale.

Zona jashtë qendrës tregtare ‘’Ratina’’ në Tampere u rrethua dhe policia ende po merrte në pyetje dëshmitarët e vendit të ngjarjes, më shumë se një orë pas incidentit.

Qyteti i Tampere, me një popullsi prej afërsisht 260 000 banorësh, ndodhet 180 kilometra në veri të Helsinkit./ /os/

The post FINLANDË – Disa të plagosur pas një sulmi me thikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌