Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U rrëzua teksa po eksploronte zonën në Valbonë, policia transporton në spital turistin

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Policia njoftoi sot se “rreth orës 16:30, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në fshatin Kukaj, Valbonë, shtetasi I. H., banues në Kosovë, duke eksploruar zonën ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte dëmtuar këmbën”.

Pas njoftimi “shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë”.

“Pas dy orësh kërkimesh shërbimet e Policisë, lokalizuan turistin, i cili u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë”, njoftoi policia.

Sipas policisë “turisti ndodhet në Spitalin e Tropojë, jashtë rrezikut për jetën”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës është e angazhuar maksimalisht në përmbushje të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në ndihmë të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve në rast nevoje. /j.p/

The post U rrëzua teksa po eksploronte zonën në Valbonë, policia transporton në spital turistin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë ndodhi? Arrestohet polici i njohur, ja akuzat që rëndojnë mbi të (Emri)

25 June 2025 at 15:44

Një efektiv policie është arrestuar në Tropojë pasi u kap duke transportuar rreth 1000 litra naftë kontrabandë.

Polici Fatbardh Kuçana, me detyrë në patrullën e Komisariatit të Tropojës, në zonën e Qafë Morinës. Ai po udhëtonte me një automjet tip “Volksëagen” me rimorkio, ku kishte të ngarkuar një depozitë me naftë.

Sipas AMP-së, efektivi nuk iu bind urdhrave të kolegëve për të ndaluar në pikën e kontrollit dhe vijoi lëvizjen pa kaluar në verifikim. Pas peshimit të ngarkesës, u konstatua se bëhej fjalë për rreth 840 kilogramë karburant, që i korrespondojnë afro 1000 litra naftë.

Kuçana u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

The post Çfarë ndodhi? Arrestohet polici i njohur, ja akuzat që rëndojnë mbi të (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Naftë kontrabandë në rimorkio, arrestohet polici në Tropojë/ EMRI

By: Elva
25 June 2025 at 15:38

Një efektiv policie është arrestuar në Tropojë pasi u kap duke transportuar rreth 1000 litra naftë kontrabandë. Polici Fatbardh Kuçana, me detyrë në patrullën e Komisariatit të Tropojës, në zonën e Qafë Morinës. Ai po udhëtonte me një automjet tip “Volksëagen” me rimorkio, ku kishte të ngarkuar një depozitë me naftë. Sipas AMP-së, efektivi nuk […]

The post Naftë kontrabandë në rimorkio, arrestohet polici në Tropojë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Plagosja me thikë e 23-vjeçarit/ Zbardhet ngjarja në Tropojë, dy të arrestuar

25 June 2025 at 12:50

TROPOJË- Policia ka zbardhur ngjarjen e të martës në Tropojë ku mbeti i plagosur me thikë një 23-vjeçar.

Autoritetet kanë arrestuar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me thikë 23-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta.

Po ashtu u arrestua edhe një 21-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Procedohet në gjendje të lirë edhe 23-vjeçari i plagosur pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkaq u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen, sasia e lëndës narkotike dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, arrestohet 18-vjeçari

25 June 2025 at 13:04

Policia në Tropojë ka arrestuar një 18-vjeçar që dyshohet se goditur me thikë një 23-vjeçari ditën e djeshme, gjatë konfliktit për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dojan, ku u plagos me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. B., 23 vjeç. Në pranga u vu shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe A. H., 21 vjeç, banues në fshatin Dojan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Nga hetimet ka rezultuar se në fshatin Dojan, shtetasi O. L. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. B. dhe e ka goditur atë, me mjet prerës thikë. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin e dëmtuar, A. B., 23 vjeç, banues në Tropojë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa”, bëri me dije policia.

 

 

The post Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, arrestohet 18-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Sherr me thika në Tropojë, plagoset 23-vjeçari

By: user 11
24 June 2025 at 10:04

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë. Policia bën me dije se një 23-vjeçari është paraqitur në spital me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga Orgen Lataj, 18 vjeç, banues në Bajram Curri, i cili është shpallur në kërkim.

The post Sherr me thika në Tropojë, plagoset 23-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Përplasje mes dy të rinjve në Tropojë/ Një 23-vjeçar mbetet i plagosur me thikë

24 June 2025 at 09:43

Plagosi me mjet prerës, 23-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, policia ka arritur që të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin.

Sipas informacioneve të policisë autori është një 18-vjeçar nga Bajram Curri.

“Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Tropojës, është paraqitur shtetasi A. B., 23 vjeç, banues në Dojan, me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri. Shtetasi O. L. është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

The post Përplasje mes dy të rinjve në Tropojë/ Një 23-vjeçar mbetet i plagosur me thikë appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Tropojë, shpallet në kërkim autori

By: Ardit
24 June 2025 at 09:43

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Tropojë. U bë me dije se pas një sherri për motive të dobëta, një 23-vjeçar i indetifikuar si Artur Buçpapaj, ka qëlluar me thikë Orgen Lataj,, i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka shpallur në kërkim të riun që kreu plagosjen. […]

The post EMRAT/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Tropojë, shpallet në kërkim autori appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me mjet prerës 23-vjeçarin në Tropojë, identifikohet autori

24 June 2025 at 09:42

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive të dobëta me O.L., 18 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, 18-vjeçari ka goditur me mjete prerëse 23-vjeçarin A.B., i cili është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton gjithashtu se ka arritur të identifikojë autorin dhe po vijon punën për kapjen  tij.

“Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Tropojës, është paraqitur shtetasi A. B., 23 vjeç, banues në Dojan, me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.

Shtetasi O. L. është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagosi me mjet prerës 23-vjeçarin në Tropojë, identifikohet autori appeared first on Euronews Albania.

Nga Anglia në Tropojë… në këmbë/ Emigranti: U përlota kur preka tokën shqiptare

22 June 2025 at 13:59

E pabesueshme, por, e vërtetë. Ky është emigranti shqiptarë, Seb Ponari, i cili udhëtoi plotë 2733 km në këmbë nga Kembrixh drejt vendlindjes së tij, në Tropojë. 40-vjeçari prej 16 vitesh jeton në Angli, ndërsa sfida që i vendosi vetes i mori kohë plotë 38 ditë për të arritur në vendlindje në këmbë.

I emocionuar, Sebi tregon se shkelja në tokën shqiptare, i dhuroi atij lot gëzimi.

“Kur hyra në Shqipëri, në pikën e kalimit të Hanit Hotit.  ishte një ndjesi krejt ndryshe, Ndjeva një ngrohtësi që se kisha ndjerë kurrë. Më dolën lot, se kisha bërë gjithë atë vrapim. Nuk ka si Shqipëria, s’ka si nëna ime”

Pasi ka vrapuar për mbi 10 orë çdo ditë në këmbë, 40-vjeçari sot e konsideron një sfidë të çmendur, por, që nuk do pendohej kurrë. Ai tregon se vrapin e nisi si pakuptuar në një moment të vështirë që po kalonte me shëndetin mendor, ndërsa sot është kthyer për të në pasion.

“Fillova të vrapoj para dy vitesh, për këto… arsyeja sepse jetoj Kembrixh, dhe Tropoja është vendlindja ime, aty ku pushon babai im prej 10 vitesh. Kjo ishte edhe arsyeja. Vrapi nisi aksidentalisht, e gjeta qetësues. Më bën të rri me veten shumë. Vrapin e përdor  për të hequr  mendimet e këqija.. filloj si ide, dhe këtë vit më nisi prapë. Flas shpesh për shëndetin mendor, një nga ata jam unë që vuaj, dhe flas shpesh për këtë”

 Lodhja nuk llogaritet për 40-vjeçarin, ndërsa tregon dhe arsyen e fortë që nuk u dorëzua kurrë. Këtë udhëtim, Ponari ia dedikon 10-vjetorit të përkujtimores së humbjes së të atit.

“I lodhur shumë herë, por të ndaloja asnjëherë. Sepse arsyeja ishte shumë e fortë. Arsyeja ishte të arrij ku pushon babai”,  tha ai.

 Nga humbja e rrugëve nëpër male, tek përballja me gjarpërinjtë në rrugë, 40-vjeçari tregon disa nga vështirësitë e sfidës.

“Në male kam humbur disa herë, Francë, Austri e Gjermani. Gjarpërinjtë kanë qenë problem. Më e vështira në Kroaci, ku u futa në një mal, u bë errësirë dhe pashë një humnerë, ku pashë veten në rrezik. Vendosa të ndjek rrugën e makinës, dhe trafiku ishte tjetër vështirësi”

 Të paktë janë ata që e kanë përqafuar sfidën e 40-vjeçarit, kjo, sepse u është dukur e pamundur.

“Çmenduri, në përgjithësi, a je çmendur, të ka luajtur mendja. Pjesa tjetër u sa mirë, por, kjo e dyta ka qenë më e vogël. Shumica thonin do e lë, mbas 1 jave. Kur kam hyr në Kroaci kanë thënë ka qenë e mundur. Disa më shkruajnë e më thonë që ke mashtruar”, tha ai.

Që misionin ta quaj të përmbyllur, 40 vjeçari ka ende  km për të përshkruar në këmbë nga Tirana në jug të vendit në Ksamil. Ai tregon se misioni me vrapimin nuk përfundon këtu, pasi sfida ende më të rënda e presin në të ardhmen.

“Sfida është 500 kilometra pa ndaluar në Amerikë për 7 ditë”/abcnews.al

 

E rëndë në Tropojë, 54-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë, familjarët njoftojnë policinë

By: M C
16 June 2025 at 16:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Tropojë ku një 54-vjeçar është gjendur i pajetë. Sipas raportimeve, viktima me inicialet K.N., është vetëvarur dhe u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij.

Motivet që kanë çuar 54-vjeçarin të ndërmarrë aktin e vetëvrasjes janë ende të paqarta ndërsa ka reaguar edhe policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 14:40, në fshatin Shumicë, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në oborrin e banesës, shtetasi K. N., 54 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post E rëndë në Tropojë, 54-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë, familjarët njoftojnë policinë appeared first on Albeu.com.

Me vrap nga Anglia në Tropojë/ Seb Ponari prek tokën shqiptare, pas 36 ditësh

By: Rovena
15 June 2025 at 14:43

Ky është momenti kur Seb Ponari prek tokën shqiptare në pikën e kalimit kufitar në Han të Hotit, pas 36 ditësh vrap nga Anglia.

U nis nga Cambrige,duke përshkuar 2750 km me një qëllim, për të mbërritur në vendlindjen e tij në Tropojë. Sfidën e menduar, emigranti shqiptar në Angli e ka realizuar me sukses.

Në një ceremoni mikpritjeje të organizuar në pikën doganore të Hanit të Hotit, Seb shpërtheu në lot kur shkeli në tokën Shqiptare. Rrugën ku kaloi duke vrapuar në disa shtete e përshkruan si jo të lehtë.

“Aventurë sfiduese, por mbi të gjitha shërbyese. E kam ditur që do jetë vështirë ditën që u nisa, e kam ditur që do ketë rreziqe, por jo kaq rreziqe. Maksimumi kam menduar ndonjë gjarpër rrugës, por jo të përfundoj në një moment që u futa në errësirë në Kroaci, ishte një shkëmb dhe aty e pashë veten në rrezik. Kroaci ka qenë shteti më sfidues.”

Vrapimin e nisi rastësisht ndërsa tashmë është kthyer në një pasion, i cili u finalizua në këtë udhëtim të çmendur ku përshkoi 9 shtete për të mbërritur në vendlindjen e tij.

“Karriera e vrapit ka filluar vite më parë. gjithmonë e kam pasur merak barkun rrafsh. Më pëlqen vrapi se të bën të rrish me veten shumë, të reflektosh. I bëra një pyetje vetes a mund të shkosh në Tropojë me vrap.”

Kjo sfidë për të, është një betejë e fituar edhe me vetveten, për shëndetin fizik por dhe me atë mendor , me të cilin Ponari thotë se është përballur.

“Vrapi ka qenë faktor për të përmirësuar kualitetin e jetës time. Është e pabesueshme të vraposh 2400 dhe të ndihesh bosh.”

Vrapimi nga Anglia në Tropojë ka një dedikim të veçantë dhe domethënës për emigrantin shqiptar.

“Babi bën vjetorin e 10 që ka ndërruar jetë dhe thashë do ia dedikoj babit, thash do shkoj nga shtëpia ime te shtëpia e babit. Çdo gjë që i vëmë qëllim jetës nëse arsyeja nuk është e fortë ëndrra bëhet thjesht ëndërr.”

Por, sfidën Seb Ponari nuk e mbyll me kaq do ta vijojë deri në jug të Shqipërisë.

“Janë edhe 500 km për t’i bërë deri në Ksamil, do bëj disa ditë plazh. Dua ta kaloj 3 mijë.”/abcnews.al

 

 

Malli për vendlindjen e tyre/ Historia e dy miqve nga Tropoja që ruajnë me fanatizëm traditën

By: Re Nato
24 May 2025 at 20:31

Hysni Osmanaj dhe Ali Berbati janë dy figura të njohura, miq dhe shokë të kahershëm, që kanë kaluar një pjesë të madhe të jetës së tyre në Tiranë, por që nuk e kanë harruar asnjëherë vendlindjen e tyre të dashur, Tropojën. Edhe pse tashmë jetojnë në kryeqytet, lidhja e tyre me Tropojën mbetet e pandashme.

Për të dy, Tropoja është shumë më tepër sesa një vendlindje. Ajo është një thesar kulturor që ruan vlerat dhe traditat e një kombi.

Por historia e Hysniut dhe Aliut është më shumë se thjesht një dashuri për natyrën dhe bukuritë e Tropojës. Ata kanë qenë aktivë që në rininë e tyre, duke kontribuar në zhvillimin e kulturës dhe artit të qytetit dhe më gjerë.

Hysni Osmanaj rrëfen angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në Tropojë, ku ka kontribuar edhe politikisht.

Në fund, Hysniu ka edhe një mesazh të thjeshtë, por tepër të rëndësishëm për bijtë e Tropojës./abcnews.al

 

 

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

By: Mirgen
13 May 2025 at 19:29

Ka përfunduar dhe procesi i numërimit të votave për kandidatët në Tropojë. Më konkretisht, rezultati paraqitet sipas kësaj renditje: Isuf Çela rezulton të ketë marrë 5359 vota Shkelqim Shehu rezulton të ketë marrë 114 vota Elvira Peka rezulton të ketë marrë 111 vota.

The post Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson appeared first on BoldNews.al.

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

13 May 2025 at 19:15

Ka përfunduar dhe procesi i numërimit të votave për kandidatët në Tropojë. Më konkretisht, rezultati paraqitet sipas kësaj renditje:

  • Isuf Çela rezulton të ketë marrë 5359 vota
  • Shkelqim Shehu rezulton të ketë marrë 114 vota
  • Elvira Peka rezulton të ketë marrë 111 vota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson appeared first on Euronews Albania.

Përfundon numërimi i votave në bashkinë e Tropojës, PD shënon një fitore bindëse

By: fra nc
12 May 2025 at 21:02

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Tropojës, ku rezultati ka sjellë një fitore të thellë për Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Sipas të dhënave përfundimtare, ky subjekt politik ka marrë 6,056 vota, që përfaqësojnë 66.81% të totalit të votave të vlefshme.

Partia Socialiste e Shqipërisë renditet e dyta, me 2,510 vota ose 27.69%, duke pësuar një humbje të ndjeshme në këtë zonë të veriut të vendit. Ndërkohë, Partia Socialdemokrate ka arritur të sigurojë 340 vota, përkatësisht 3.75%, duke ruajtur një prani modeste.

Subjektet e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka grumbulluar 69 vota (0.76%), ndërsa Partia Mundësia ka marrë 31 vota (0.34%). Partia Koalicioni Euroatlantik është ndalur në 27 vota (0.30%), dhe Lëvizja Bashkë ka siguruar 20 vota (0.22%).

Votuesit në Tropojë i kanë dhënë shumë pak mbështetje partive të tjera të vogla. Lëvizja Atdheu ka marrë vetëm 6 vota (0.07%), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 3 vota (0.03%), dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim vetëm 2 vota (0.02%). Partia Aleanca Demokracia e Re nuk ka marrë asnjë votë të vlefshme në këtë bashki.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon numërimi i votave në bashkinë e Tropojës, PD shënon një fitore bindëse appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Kukës, pa probleme dhe incidente

10 May 2025 at 20:13

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament. Në Kukës në KZAZ 11 kanë mbetur vetëm dy kutitë e fundit ende pa shpërndarë. Procesi vijoi i qetë dhe asnjë problematikë nuk u regjistrua.

Tropoja ka qenë e para që ka përfundyar shpërndarjen e materialeve zgjedhore, ndërkohë që Hasi ka shpërndarë pak më parë materialet e fundit për votimet e nesërme.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi. Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurtë.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Kukës, pa probleme dhe incidente appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Kukës, Has e Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

9 May 2025 at 13:17

KUKËS- Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Kryetari i këtij komisioni, Uran Cengu, bëri të ditur se gjithçka është gati për ditën e shtunë, kur do të nisë edhe shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit.

Qendra e Numërimit do të jetë e vendosur në palestrën e gjimnazit të qytetit, e cila ruhet nga forcat e Policisë. Në total, 44.535 qytetarë të Bashkisë Kukës kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, një rënie krahasuar me vitin 2023, kur ishin 45.855 votues.

Nw 11 maj do hapen 73 qendra votimi, një me pak nga 2023 ku hapen 74. Kjo ulje është pasojë e rënies së numrit të banorëve në fshatin Kalis, ku janë larguar rreth 300 persona. Edhe në KZAZ-të e Hasit dhe Tropojës kanë mbërritur materialet zgjedhore, përfshirë kutitë e votimit, fletët, pajisjet ndihmëse dhe sistemin monitorues me kamera e ekrane për të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Kukës, Has e Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit appeared first on Sot News | Lajme.

Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

By: Oldi
9 May 2025 at 13:20

Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Kryetari i këtij komisioni, Uran Cengu, bëri të ditur se gjithçka është gati për ditën e shtunë, kur do të nisë edhe shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit. Qendra e Numërimit do të jetë […]

The post Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit appeared first on BoldNews.al.

I dënuar për dhunë në familje, kapet 39-vjeçari i shpallur në kërkim

9 May 2025 at 11:30

Policia e Tropojës ka arrestuar një 39-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.

Në pranga u vu shtetasi M. I., 39 vjeç, banues në fshatin Lekbibaj.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post I dënuar për dhunë në familje, kapet 39-vjeçari i shpallur në kërkim appeared first on Euronews Albania.

❌
❌