Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryebashkiaku i Hasit: S’kemi luksin për të bërë fshesë. Zbatojmë ligjin, por jo urdhrat pa shkresë

By: redi
18 July 2025 at 14:17

Kreu demokrat i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti ka reaguar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në bashkitë me performancë të dobët. Ai tha se administrata e Hasit është e angazhuar seriozisht në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ndonëse përballet me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve profesionale.

Source

Krybashkiaku i Hasit: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

By: lindita
14 July 2025 at 15:25

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, është shprehur se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin. Ai pohoi se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut. Ndërkohë Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të…

Source

Finalizohet operacioni policor ‘Koordinata’/ Has, procedohet kryeplaku i fshatit, kultivoi 93 bimë narkotike në pyll

10 July 2025 at 12:11

Operacioni u kodua “Koordinata” dhe zbulimi u bë gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Dronët e policisë zbulojnë parcelën me kanabis, e hapur në mes të fshatit Golaj në zonën e Hasit, ndërsa nën hetim është marrë kryeplaku dhe po investigohet për gjetjen e autorit apo autorëve të kultivimit.

Burime zyrtare thanë se kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Golaj 93 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Golaj, Sh. R., banues në këtë fshat, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike”, njoftoi policia vendore.

The post Finalizohet operacioni policor ‘Koordinata’/ Has, procedohet kryeplaku i fshatit, kultivoi 93 bimë narkotike në pyll appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarri përfshin kodrat e Hasit, era e fortë përhap flakët me shpejtësi, zjarrfikësit në “luftë” për ta shuar

By: M C
3 July 2025 at 17:34

Një tjetër vatër zjarri ka “shpërthyer” këtë të enjte në fshatin Domaj, në Bashkinë Has, duke krijuar panik te banorët. Flakët po përhapen me shpejtësi, kjo edhe si pasojë erës së fortë.

Forcat e zjarrfikësve, shërbimi pyjor, si dhe punonjës të shërbimeve dhe njësisë administrative Gjinaj, por edhe banorë të zonës janë nisur menjëherë për të ndërhyrë dhe për të parandaluar çdo mundësi për përhapjen e flakëve.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj vatre zjarri. Policia po punon për të zbardhur dinamikat e plota të kësaj ngjarje

The post Zjarri përfshin kodrat e Hasit, era e fortë përhap flakët me shpejtësi, zjarrfikësit në “luftë” për ta shuar appeared first on Albeu.com.

Digjet një depo me mjete pune në Rogovë të Hasit

21 June 2025 at 23:42

Zjarrfikësit e Gjakovës kanë njoftuar për një ndërhyrje të shpejtë në Rogovë të Hasit.

Sipas tyre, në fshatin Rogovë të Hasit, një depo me mjete pune është përfshirë nga zjarri.

“Falë ndërhyrjes së shpejtë të Njësisë së Zjarrfikësve Gjakovë, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja në fushat përreth”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, zjarrfikësit e Gjakovës bënë të ditur se nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

The post Digjet një depo me mjete pune në Rogovë të Hasit appeared first on Telegrafi.

Qeveria në krizë, partitë opozitare gati projektligjin për të shpërndarë Parlamentin

By: redi
11 June 2025 at 17:29

Debati mbi përjashtimin e hebrenjve ultra-ortodoksë nga shërbimi ushtarak kërcënon të destabilizojë qeverinë e koalicionit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Udhëheqësit e partive opozitare të Izraelit kanë paraqitur një projektligj në Knesset për ta shpërndarë atë, gjë që mund të hapë rrugën për zgjedhje të reja të parakohshme. ”Ky vendim ishte unanim dhe është i detyrueshëm për të…

Source

Kulla e Kurpalëve në Has e hapur për vizitorët pas rijetëzimit

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Kulla e Kurpalëve në Letaj, Has tashmë është restauruar dhe pret vizitorë.

Drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se kjo kullë historike iu nënshtrua rijetëzimit dhe tashmë është e hapur për komunitetin dhe vizitorët.

Projekti përbën një hap tjetër për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Kulla e Kurpalëve në Letaj, Has, është monument i veçantë kulture dhe historie, që i përket kategorisë së parë.

E ndërtuar rreth 150 vite më parë nga bijtë e Kurpalit, kjo kullë ka mbijetuar kohërat e vështira dhe ruan në gurët e saj një histori të pasur atdhetarie dhe krenarie. Kulla e Kurpalëve ka rifituar shkëlqimin e saj të dikurshëm dhe tashmë është shndërruar në një muze të hapur për të gjithë.

Vizitorët kanë mundësinë të njohin nga afër arkitekturën karakteristike të kullës, mënyrën tradicionale të jetesës dhe ngjarjet historike që kjo kullë ka përjetësuar ndër vite.

Me historinë e saj frymëzuese, kulla jo vetëm që dëshmon identitetin kulturor të krahinës së Hasit, por edhe kujton forcën e shpirtit shqiptar për të mbrojtur atdheun.

Një pasuri e trashëgimisë sonë kombëtare që mirëpret të gjithë ata që duan të ndihen më pranë historisë dhe traditës shqiptare.

The post Kulla e Kurpalëve në Has e hapur për vizitorët pas rijetëzimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

18 vite konflikt! Tragjedia e paralajmëruar në Has që i mori jetën 34-vjeçarit

20 May 2025 at 21:29

Më 7 maj të këtij viti, rreth mesditës, në fshatin Tpla të Krumës në Has ndodhi një vrasje. 41-vjeçari Ylber Jaku vrau komshiun e tij 34-vjeçar, Reshit Sallahun. Por çfarë kishte pas kësaj vrasjeje? Babai i autorit të vrasjes Agim Jaku, tregon për emisionin “Stop” se familja e tij ka një konflikt me fqinjët Sallahu […]

The post 18 vite konflikt! Tragjedia e paralajmëruar në Has që i mori jetën 34-vjeçarit appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

By: Oldi
15 May 2025 at 20:44

Emisioni “Vetting” ka zbardhur detaje të reja nga tragjedia e 7 majit 2025, në fshatin Pla të Hasit që tronditi opinionin publik, ku Reshit Sallahu, 34 vjeç, u vra nga fqinji i tij, Ylber Jaku, 41 vjeç. Kjo nuk ishte thjesht një vrasje mes komshinjsh, por fundi i një konflikti për pronën që kishte zgjatur […]

The post Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu appeared first on BoldNews.al.

Përfundon numërimi në bashkinë e Hasit, PD-ASHM 52.57%, PS 33.07%

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Në Kukës janë numër 76 qendra votimi nga 139 qendra votimi në total. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bashkinë Has ka përfunduar numërimi në 28 qendra votimi nga 28 në total.

Në përfundim të procesit të numërimit të votave për bashkinë e Hasit fitues është Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 52.57 % ose 3547 vota. Ndërsa, Partia Socialiste ka marrë 33.07% ose 2231 vota.

Në 28 qendra votimi të bashkisë Has, Partia Socialdemokrate ka marrë
841 vota ose 12.46 %, Partia Mundësia 37 vota ose 0.55%, Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet 32 vota ose 0.47%, Partia Koalicioni Euroatlantik 22 vota ose 0.33%. /e.i/ /a.g/

The post Përfundon numërimi në bashkinë e Hasit, PD-ASHM 52.57%, PS 33.07% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Kukës, pa probleme dhe incidente

10 May 2025 at 20:13

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament. Në Kukës në KZAZ 11 kanë mbetur vetëm dy kutitë e fundit ende pa shpërndarë. Procesi vijoi i qetë dhe asnjë problematikë nuk u regjistrua.

Tropoja ka qenë e para që ka përfundyar shpërndarjen e materialeve zgjedhore, ndërkohë që Hasi ka shpërndarë pak më parë materialet e fundit për votimet e nesërme.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi. Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurtë.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Kukës, pa probleme dhe incidente appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit kërkoi policisë të shmangte krimin

By: Ardit
10 May 2025 at 12:55

Avokatja Aurora Guska, ka deklaruar se vrasja e Reshit Sallahut në Has nga fqinji i tij, pas sherrit mes familjarëve të tyre për pronat , mund të ishte parandaluar nga policia. Guska, përfaqësuesja ligjore e Ylber Jakut, autorit të vrasjes së 34-vjeçarit, ka treguar se familja e viktimës kishte tentuar t’i bllokuar rrugën që e […]

The post Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit kërkoi policisë të shmangte krimin appeared first on BoldNews.al.

Vrasja për motive pronësie në Has, “arrest me burg” për Ylber Jakun

By: Re Nato
10 May 2025 at 11:15

Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” 41-vjeçarit Ylber Jaku, i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj, një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte dhunuar prindërit e Ylber Jakut.

Ylber Jaku, i cili jetonte në Angli si emigrant, është kthyer në Shqipëri për të kryer krimin, sipas hetimeve paraprake. Vrasja ndodhi në fshatin Plan të Hasit më 6 maj të këtij viti.

Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, për dhunën ndaj prindërve të autorit të vrasjes se Reshit Sallahu./abcnews.al

Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Kukës, Has e Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

9 May 2025 at 13:17

KUKËS- Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Kryetari i këtij komisioni, Uran Cengu, bëri të ditur se gjithçka është gati për ditën e shtunë, kur do të nisë edhe shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit.

Qendra e Numërimit do të jetë e vendosur në palestrën e gjimnazit të qytetit, e cila ruhet nga forcat e Policisë. Në total, 44.535 qytetarë të Bashkisë Kukës kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, një rënie krahasuar me vitin 2023, kur ishin 45.855 votues.

Nw 11 maj do hapen 73 qendra votimi, një me pak nga 2023 ku hapen 74. Kjo ulje është pasojë e rënies së numrit të banorëve në fshatin Kalis, ku janë larguar rreth 300 persona. Edhe në KZAZ-të e Hasit dhe Tropojës kanë mbërritur materialet zgjedhore, përfshirë kutitë e votimit, fletët, pajisjet ndihmëse dhe sistemin monitorues me kamera e ekrane për të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Kukës, Has e Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit appeared first on Sot News | Lajme.

Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

By: Oldi
9 May 2025 at 13:20

Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Kryetari i këtij komisioni, Uran Cengu, bëri të ditur se gjithçka është gati për ditën e shtunë, kur do të nisë edhe shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit. Qendra e Numërimit do të jetë […]

The post Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Kukësit ‘pret’ 21-vjeçaren hasjane për vendimin/ Kreu aktin e rëndë ndaj çiftit të bashkëshortëve për…

8 May 2025 at 14:31

Pas konfliktit për motive pronësie në fshatin Pla në Has është paraqitur sot në Gjykatën e Kukësit për masën e sigurisë 21-vjeçarja nga Hasi. E reja u arrestua më 7 maj për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Sipas burimeve bëhet me dije se asnjë familjar i saj nuk është i pranishëm.

Një ditë më parë për këtë konflikt mes dy familjeve pati edhe një viktimë, përktësisht vëllai i 21-vjeçares. Reshit Sallahu, u vra me armë zjarri nga e Ylber Jaku 41- vjeç, i afërm i bashkëshortëve të plagosur. Jaku dyshohet e ka pritur 34-vjeçarin disa metra nga shtëpia, dhe sapo ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.

Shkak i këtij konflikti është një rrugë kalimi, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. Toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie. Mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre.

The post Gjykata e Kukësit ‘pret’ 21-vjeçaren hasjane për vendimin/ Kreu aktin e rëndë ndaj çiftit të bashkëshortëve për… appeared first on Sot News | Lajme.

Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Has/ Ja mesazhi që la autori në rrjete sociale: E hoqa qafe për t’u dhënë një mësim atyre që bënin si të…

By: V K
8 May 2025 at 11:18

Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Has, ku shtetasi Ylber Jaku, ekzekutoi 34-vjeçarin Reshit Sallahun, pa një konflikti për një pronë.

Autori i aktit të rëndë, kishte bërë edhe një postim në rrjete sociale. 41-vjeçari, i cili ishte kthyer nga Anglia një ditë para kryerjes së krimit, ai lë të kuptohet se familja e tij ka pasur përplasje të vazhdueshme me atë të viktimës.

“Shërbimet sekrete shqiptare kanë vënë rrugeçër për të fyer anëtarët e familjes time. Më duhej të hiqja qafe njërin prej tyre, arsyeja është e qartë, për t’i dhënë një mësim të tjerëve që prisnin në radhë për t’u treguar të fortë me mua dhe familjen time”, ka shkruar autori i vrasjes në rrjete sociale.

Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në fshatin Pla të Hasit, 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet e ka pritur 34-vjeçarin disa metra nga shtëpia, dhe sapo ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.

Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj, ku dy bashkëshortë përfunduan në spital pasi u sulmuan nga një 21-vjeçare.

Postimi i autorit në rrjete sociale:

The post Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Has/ Ja mesazhi që la autori në rrjete sociale: E hoqa qafe për t’u dhënë një mësim atyre që bënin si të… appeared first on Albeu.com.

21-vjeçarja godet me sëpatë fqinjët/ Djali i tyre vjen nga Anglia e i vret të vëllain

By: user 6
7 May 2025 at 23:01

Një 34-vjeçar u ekzekutuα me αrmë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Pla të Hasit. Viktima është identifikuar si Reshit Sallahu (djathtas në foto) ndërsa autori i arrestuar nga policia është Ylber Jaku, 41-vjeç (majtas në foto).

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë qëndrojnë konflikte pronësie dhe hakmarrjeje. Sipas raportimeve të mediave autori dyshohet se e ka pritur viktimën pak metra pranë shtëpisë dhe sapo ai është kthyer nga Kukësi e ka qëlluar në momentin që ka zbritur nga makina duke i marrë jetën.

Sipas policisë ngjarja ka lidhje me një konflikt të ndodhur më 6 maj ku prindërit e autorit ishin dhunuar nga motra e viktimës. Për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë u arrestua një 21-vjeçare e cila i kishte goditur të moshuarit me një sëpatë.

Me të mësuar për dhunimin e prindërve të tij, Jaku ka ardhur nga Anglia për të kryer krimin. Një nga familjet ka hapur një rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. ©LAPSI.al

The post 21-vjeçarja godet me sëpatë fqinjët/ Djali i tyre vjen nga Anglia e i vret të vëllain appeared first on Lapsi.al.

Ngjarja në Has/ Motra e viktimës dhunoi prindërit e Ylber Jakut! Mbi 20 kallëzime në vite në polici për konfliktin, babai i autorit u kërkoi institucioneve zgjidhje

By: M C
7 May 2025 at 20:00

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në fshatin plan të Hasit, ku viktimë mbeti Rushit Sallahu. Mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Siç raportohet kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit. Por me sa duket autoritetet nuk kanë ndërhyrë për të zgjidhur konfliktin.

Përplasja mes familjeve Sallahu dhe Jaku ka pasur në thelb mosmarrëveshje për çështje pronësore, që kanë degjeneruar në dhunë fizike dhe përfunduan tragjikisht me humbjen e një jete. Sakaq Artjola Sallahu, motra 21-vjeçare e viktimës Rushit Sallahu, që u vra sot nga Ylber Jaku në fshatin Pla në qarkun e Kukësit, ka dhunuar fizikisht dy prindërit e autorit të krimit.

Si pasojë e dhunës, të dy të moshuarit janë shtruar në spitalin e Traumës, ku nëna e autorit Ylber Jaku ka thyerje të legenit. Për këtë konflikt, motra e viktimës është arrestuar një ditë më parë dhe ndodhet në burg. Gjatë ditës së sotme, autori Ylber Jaku 41-vjeç ka vizituar të moshuarit në spital dhe duke parë gjendjen e tyre të rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës, ka vrarë në fshat vëllain e vajzës që dhunoi të moshuarit.

The post Ngjarja në Has/ Motra e viktimës dhunoi prindërit e Ylber Jakut! Mbi 20 kallëzime në vite në polici për konfliktin, babai i autorit u kërkoi institucioneve zgjidhje appeared first on Albeu.com.

Ky është 34-vjeçari që u vra me pushkë në Has, motra e tij rrahu prindërit e autorit

7 May 2025 at 19:07

Personi që shihni në foton e mësipërme është 34-vjeçari Ryshyt Sallahu, i cili u vrau pasditen e sotme me pushkë në fshatin Pla të Hasit. Autori i krimit është 41-vjeçari Ylber Jaku, i cili e qëlloi me një plumb Ryshyt Sallahun, teksa ky i fundit po udhëtonte me automjetin e tij. Pas krimit, autori u […]

The post Ky është 34-vjeçari që u vra me pushkë në Has, motra e tij rrahu prindërit e autorit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌