Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, Apeli lë në fuqi sekuestron për apartamentin te Kodra e Diellit

By: Oldi
17 June 2025 at 11:14

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin e sekuestros së apartamentit në “Kodrën e Diellit” në pronësi të kompanisë ndërtuese “Agikons”, por hetimet e autoriteteve dyshojnë se apartamenti është një pasuri e fshehur dhe në fakt është përdorur nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe bashkëshortja e tij, […]

The post Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, Apeli lë në fuqi sekuestron për apartamentin te Kodra e Diellit appeared first on BoldNews.al.

Plagosje me armë zjarri në Gosë të Rrogozhinës, qëllohen burrë e grua

By: fra nc
6 June 2025 at 11:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona janë plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Sami Disha dhe bashkëshortja e tij, Nadire Disha, janë qëlluar me armë nga një komshi i tyre, pas një konflikti për motive ende të paqarta, por që dyshohet të kenë qenë banale.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave ngajrjes.

“Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagosje me armë zjarri në Gosë të Rrogozhinës, qëllohen burrë e grua appeared first on Euronews Albania.

‘Dashuri dhe urrejtje’/ Çifti Macron mbërrin në Indonezi, nga shuplaka e një dite më parë, sot dorë për dore

27 May 2025 at 22:17

Pas incidentit të shumëpërfolur me shuplakën që presidenti francez thuhet se mori nga gruaja e tij, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër pas largimit nga Vietnami, një ditë pas mbërritjes së tyre.

Kur mbërritën në Xhakarta të Indonezisë, ata zbritën shkallët duke u mbështetur te njëri-tjetri. Një ditë më parë, gjatë mbërritjes, pamjet e transmetuara drejtpërdrejt kapën momentin kur Brigitte Macron duket se i dha një shuplakë ose e shtyu burrin e saj.

Emmanuel dhe Brigitte Macron zbresin së bashku shkallët e avionit presidencial, duke e mbajtur njëri-tjetrin për dore dhe duke buzëqeshur. Presidenca franceze u përpoq ta minimizonte situatën, duke thënë se ishte thjesht një shaka.

Kështu u shpreh edhe vetë presidenti francez në deklaratat e tij, duke hedhur poshtë “teoritë” që po qarkullonin mbi marrëdhënien e tij me gruan. Pas incidentit, u vu re një tension mes tyre: Brigitte Macron refuzoi të i jepte dorën Emmanuelit dhe zbriti shkallët duke u mbështetur në parmak.

The post ‘Dashuri dhe urrejtje’/ Çifti Macron mbërrin në Indonezi, nga shuplaka e një dite më parë, sot dorë për dore appeared first on Sot News | Lajme.

Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë, moderatorja e njohur ndan lajmin e bukur pas një muaji (Foto)…

14 May 2025 at 13:13

Einxhel Shkira është bërë nënë për herë të dytë! Moderatorja dhe partneri i saj, Dj Dagz, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë më 10 prill, por lajmin e ëmbël e kanë ndarë me ndjekësit vetëm sot në rrjete sociale.

Me një postim plot emocion, Einxhel ka publikuar një video të veçantë, duke prekur zemrat e fansave që prej kohësh prisnin këtë lajm. Dyshja janë tashmë prindër të dy djemve dhe duket se po e jetojnë më të bukurën fazë të jetës së tyre.

The post Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë, moderatorja e njohur ndan lajmin e bukur pas një muaji (Foto)… appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata e Kukësit ‘pret’ 21-vjeçaren hasjane për vendimin/ Kreu aktin e rëndë ndaj çiftit të bashkëshortëve për…

8 May 2025 at 14:31

Pas konfliktit për motive pronësie në fshatin Pla në Has është paraqitur sot në Gjykatën e Kukësit për masën e sigurisë 21-vjeçarja nga Hasi. E reja u arrestua më 7 maj për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Sipas burimeve bëhet me dije se asnjë familjar i saj nuk është i pranishëm.

Një ditë më parë për këtë konflikt mes dy familjeve pati edhe një viktimë, përktësisht vëllai i 21-vjeçares. Reshit Sallahu, u vra me armë zjarri nga e Ylber Jaku 41- vjeç, i afërm i bashkëshortëve të plagosur. Jaku dyshohet e ka pritur 34-vjeçarin disa metra nga shtëpia, dhe sapo ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.

Shkak i këtij konflikti është një rrugë kalimi, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. Toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie. Mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre.

The post Gjykata e Kukësit ‘pret’ 21-vjeçaren hasjane për vendimin/ Kreu aktin e rëndë ndaj çiftit të bashkëshortëve për… appeared first on Sot News | Lajme.

Futbollisti i Kombëtares po bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan lajmin e ëmbël (Foto)

7 May 2025 at 11:39

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, dhe partnerja e tij, Klea Verri, do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i njohur, që prej vitesh janë në një lidhje, pritet të mirëpresë një anëtar të ri në familje, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër hap të rëndësishëm.

Prej ditësh kishin qarkulluar dyshime për shtatzëninë e saj, pasi në disa foto të fundit barku i saj ishte i dallueshëm, por tashmë gjithçka është bërë zyrtare nga vetë Klea.

Lajmin e ka bërë publik vetë Klea përmes një fotoje në “InstaStory”, ku shfaqet në plazh me bikini, duke treguar barkun e rrumbullakosur. Postimi është shoqëruar me një ikonë gruaje shtatzënë dhe një diell, duke konfirmuar lajmin e bukur.

The post Futbollisti i Kombëtares po bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan lajmin e ëmbël (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Ndarja me sherr e çiftit/ Butrint Imeri e tradhtoi, modelja turke e “zhduku” nga jeta pasi e zbuloi

20 April 2025 at 16:51

Prej disa kohësh këngëtari Butrint Imeri dhe modelja turke Sezen Cifcioglu po shijonin një romancë dashurie. Dyshja e bënë të ditur lajmin përmes postimeve në rrjetet sociale ku shfaqeshin më të dashuruar se kurrë. Mirëpo së fundmi duket se çifti i kanë dhënë fund romancës së tyre të shkurtër, pasi modelja ka fshirë në profilin e saj fotot […]

The post Ndarja me sherr e çiftit/ Butrint Imeri e tradhtoi, modelja turke e “zhduku” nga jeta pasi e zbuloi appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Stresi sapo konfirmoi se mund të jetë rikthyer me Kejsin, “ish-i” shfaqet në videoklip

18 April 2025 at 09:24

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, duket se është rikthyer me ish-partneren e tij, Kejsin. Dyshja janë shfaqur me njëri-tjetrin, por këtë herë video e tyre nuk është publikuar nga mediat, por nga vetë këngëtari. Stresi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më […]

The post VIDEO/ Stresi sapo konfirmoi se mund të jetë rikthyer me Kejsin, “ish-i” shfaqet në videoklip appeared first on BoldNews.al.

Këngëtari i njohur nuk fshihet më/ Blero prezanton të dashurën e re, që i ka rrëmbyer zemrën

10 April 2025 at 13:15

Në një postim në rrjetet sociale, Blero ka publikua një foto krah partneres së tij, teksa të dy pozojnë para një pasqyre. Lajmi se ai ishte në një lidhje romantike pas ndarjeve të bujshme, u bë i ditur kur ku i fundit e uroi partneren e re për Ditën e Shën Valentinit.

Këngëtari ka qenë tejet i rezervuar në lidhje me këtë romancë, duke u kujdesur gjithmonë të mos postojë portretin e plotë të saj, por nuk ka kursyer dedikimet e veçanta për të dashurën e re.Blero i bëri asaj edhe një urim mjaft romantik për ditëlindjen e saj, ku me anë të një postimi në Instagram la të kuptohet se romanca e çiftit po zhvillohet në distancë.

 

The post Këngëtari i njohur nuk fshihet më/ Blero prezanton të dashurën e re, që i ka rrëmbyer zemrën appeared first on Sot News | Lajme.

Çifti australian ‘detyrohen’ të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

26 February 2025 at 09:45

Një çift kanë thënë se u detyruan të uleshin pranë një trupi të pajetë për katër orë në një fluturim të Qatar Airways.

Mitchell Ring dhe Jennifer Colin po udhëtonin nga Melburni në Doha, kur një grua doli nga tualeti dhe u rrëzua pranë rreshtit të tyre rreth 10 orë pas udhëtimit, transmeton Telegrafi.

“Fatkeqësisht, zonja nuk mundi të shpëtohej, gjë që ishte shumë e tmerrshme për t’u parë”, tha Ring për programin australian A Current Affair.

“Ata u përpoqën ta drejtonin atë drejt klasës së biznesit, por ajo ishte një zonjë mjaft e madhe dhe nuk mund ta kalonin atë në korridor”, shtoi ai.

Dyshja, të cilët ishin të vetmit në një rresht prej katër vetash, thanë se stjuardesat e vendosën gruan në një nga ulëset rezervë për katër orët e mbetura të fluturimit.

“Ata thanë, a mund të lëvizni, ju lutem dhe unë thjesht thashë, po nuk ka problem. Pastaj e vendosën zonjën në karrigen ku isha unë”, u tha Ring mediave australiane

Ai theksoi se kishte disa vende rezervë aty pranë, por pretendoi se ekuipazhi nuk ofroi t’i lëvizte ato.

Ring tha gjithashtu se atij iu tha të qëndronte në vend ndërsa ekipet mjekësore hoqën batanijet që mbulonin gruan kur ata zbarkuan, dhe se atyre nuk iu ofrua asnjë mbështetje.

Në një deklaratë për NBC News, Qatar Airways tha: “Mendimet tona në radhë të parë janë me familjen e pasagjerit që fatkeqësisht vdiq në bordin e fluturimit tonë”.

“Ne kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar ky incident, dhe jemi në proces të kontaktimit të pasagjerëve në përputhje me politikat dhe procedurat tona”, shtuan nga Qatar Airways. /Telegrafi/

The post Çifti australian ‘detyrohen’ të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways appeared first on Telegrafi.

Aksidenti i mori jetën 20-vjeçares, në gjendje të rëndë i fejuari, shkak shpejtësia e lartë

By: M C
15 February 2025 at 17:31

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec.

Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj.

Nga përplasja ndërroi jetë 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.

Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë.Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë, tej normave të lejuara

The post Aksidenti i mori jetën 20-vjeçares, në gjendje të rëndë i fejuari, shkak shpejtësia e lartë appeared first on Albeu.com.

Vrau prindërit e partnerit dhe kufomat i fshehu në valixhe, dënohet me 30 vjet burg Elona Kalesha

12 February 2025 at 17:24

Gjykata e Apelit në Firence të Italisë ka konfirmuar dënimin me 30 vite burgim për 41-vjeçaren shqiptare Elona Kalesha, e cila është shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortëve Teuta dhe Shpëtim Pasho. Trupat e pajetë u gjet të copëtuar dhe të futur brenda 4 valixheve, në një fushë në periferi të Firences, pranë burgut Sollicciano, […]

The post Vrau prindërit e partnerit dhe kufomat i fshehu në valixhe, dënohet me 30 vjet burg Elona Kalesha appeared first on BoldNews.al.

Video për të mos u humbur/ Çifti Veliaj-Xoxa: Ne bëjmë një jetë modeste, kemi një derrkuc ku mbledhim kursimet

By: V K
11 February 2025 at 12:34

Çifti Veliaj-Xoxa, padyshim jo vetëm partnerë në jetën private, por janë edhe bashkëpunëtorë të mirë në korrupsionin dhe vjedhjen e parave të qytetarëve të Tiranës.

I arrestuar ditën e djeshme, kryebashkiaku Veliaj, guxoi sërish që të gënjente opinionin publik, përmes një deklarate nga qelia, ku shprehet se ‘Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze.

Dukshëm kryebashkiaku, tashmë nën arrest, vazhdon me absurditetet e tij të cilat duket se zanafillën e paskan kohë më parë.

Në videon më poshtë, gjatë një interviste teksa ‘dy zogjtë e dashuruar; kanë dhënë, Veliaj ‘modest’ shprehet se në shtëpinë e tyre gjendet një derrkuc i vogël, të cilën dyshja e mbushin me para për të siguruar të ‘ardhura bazike’ të jetës.

“Ne bëjmë një jetë shumë modeste, është turp ta themi, por kemi një derrkuc të vogël nga ato që vihen kursimet.

Arjola: Është shumë mirë e laburuar si mënyrë kursimi ( qesh)

Nuk jua rekomandojmë më mirë mbajini kurimet në bankë

Ajo që dimë të themi është se kemi një xhep të vogël dhe si ashtu pa dashje gjithmonë vëmë diçka mënjanë e kur bëhet mjaftueshëm gjithmonë gjejmë një mënyrë të shpejtë e të lirë për të udhëtuar e bëjmë’,– shprehet çifti.

Mirëpo, sipas dosjes së SPAK-ut për Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, kishin ngritur një skemë kriminale të përfitimit dhe pastrimit të parave.

Në dosje e publikuar ditën e djeshme, thuhet se Ajola Xoxa brenda 4 viteve, ka blerë rroba dhe bizhu të pa deklaruara në shumën 86 milionë lekë ose rreth 850 mijë euro.

Teka akuzohet për korrupsion që përfshin të paktën 1.1 milionë euro fonde publike, duke u dhënë para publike bizneseve të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme, nga ana tjetër Veliaj e ‘shiste’ veten si një njeri i cili jetonte me kursime.

Ndiqni videon:

View this post on Instagram

A post shared by Syri TV (@syri.tv)

The post Video për të mos u humbur/ Çifti Veliaj-Xoxa: Ne bëjmë një jetë modeste, kemi një derrkuc ku mbledhim kursimet appeared first on Albeu.com.

Makina përfundon në kanal në aksin Vlorë-Fier, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital

10 January 2025 at 10:25

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Vlorë-Fier. Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një automjet tip “Volkswagen Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur […]

The post Makina përfundon në kanal në aksin Vlorë-Fier, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital appeared first on BoldNews.al.

Konflikt i dhunshëm mes çiftit në Itali, gruaja vret me thikë 38-vjeçarin

By: Mirgen
7 January 2025 at 20:16

Një 38-vjeçar italian, Marco Magagna, u vra me thikë nga bashkëshortja e tij. Mediat italiane bëjnë me dije se para ngjarjes çifti kanë pasur një konflikt të ashpër fizik, dhe sipas dëshmisë së autores së krimit, i shoqi e ka dhunuar atë dhe ajo është mbrojtur duke e sulmuar me thikë. Pas aktit ajo ka […]

The post Konflikt i dhunshëm mes çiftit në Itali, gruaja vret me thikë 38-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

“Ishte turp i madh!”/ Çifti Briseida e Jori nxjerrin “blof” produksionin e Big Brother: Mos votoni kot…

By: Oldi
30 December 2024 at 10:39

Çifti Briseida dhe Jori nuk arritën që të bëhen pjesë e shtëpisë së VIP-ave. Ata qëndruan për katër ditë në shtëpinë e xhuxhave në formatin e Big Brother Vip, mirëpo me votat e publikut nuk arritën që të futen te shtëpia e madhe ku janë të gjithë personazhet e njohur. Por, sipas çiftit ky vendim […]

The post “Ishte turp i madh!”/ Çifti Briseida e Jori nxjerrin “blof” produksionin e Big Brother: Mos votoni kot… appeared first on BoldNews.al.

Romanca në BBVIP, gazetarja bëhet “mollë sherri” për çiftin: Ti po tall atë që s’thuhet?!

By: Ardit
28 December 2024 at 16:41

Dy nga banorët e Big Brother VIP Albania 4, Loredana dhe Jozi, duket se po përfshihen në një romancë. Mëngjesin e sotëm dyshja e kanë nisur ditën ëmbël, teksa kanë shkëmbyer përqafime dhe puthje me njëri-tjetrin. Mirëpo pa u krijuar akoma diçka e mirëfilltë, kanë filluar edhe xhelozitë e para mes tyre, pasi Jozi dhe […]

The post Romanca në BBVIP, gazetarja bëhet “mollë sherri” për çiftin: Ti po tall atë që s’thuhet?! appeared first on BoldNews.al.

Krizë në çift, probleme dhe divorc! 3 shenjat e horoskopit që mund të ndahen gjatë vitit 2025

By: D Marku
10 December 2024 at 17:00

Sipas astrologëve, përgjatë vitit 2025 ka probabilitet që tre shenja të horoskopit të ndeshen me probleme dhe krizë në çift, që mund të çojnë deri në ndarje.

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që mund të kenë probleme në çift:

Dashi

Duhet të keni parasysh se viti 2025 do të jetë një vit krizash në marrëdhëniet tuaja. Kjo është arsyeja pse duhet të jeni të përgatitur për kompromise dhe diskutime të sinqerta. Sigurisht, jo të gjitha bisedat janë të këndshme, por është më mirë t’i bëni ato sesa të mbështeteni në gënjeshtra ose keqkuptime. Me shumë mundësi, me vitin e ri, marrëdhënia juaj mund të kalojë nëpër prova – për shkak të distancës ose konflikteve.

Akrepi

Në fillim të vitit të ri, mund të dëshironi të kaloni pak kohë vetëm. Nuk ka asgjë të keqe me këtë pasi të gjithë kanë nevojë për pushim dhe kohë për të rimarrë energjitë e humbuar. “Çelësi” është të flisni me partnerin tuaj. Yjet ju këshillojnë të mësoni të shprehni ndjenjat tuaja. Në këtë mënyrë, ju mund ta kaloni vitin 2025 në harmoni dhe të qetësoni me shkathtësi tensionet.

Peshorja

Jo të gjitha ëndrrat janë të destinuara për t’u realizuar për Peshoret. 2025 do të sjellë zhgënjim dhe lajme të pakëndshme për ju. Megjithatë, nëse arrini ta kuptoni në kohë situatën, problemet do ju kalojnë më lehtë. Horoskopi i dashurisë për vitin 2025 ju premton sfida jo aq të lehta që mund të ndikojnë në marrëdhëniet tuaja. Nëse nuk doni të mbeteni vetëm me një zemër të thyer, është koha të filloni të bëni ndryshime.

The post Krizë në çift, probleme dhe divorc! 3 shenjat e horoskopit që mund të ndahen gjatë vitit 2025 appeared first on Albeu.com.

Skandali/ Çifti mori kredi për banesën, MCA i “gllabëroi” ndërtesën tre kate, makinën e llogaritë bankare

By: Ardit
7 December 2024 at 21:31

Emri i të ndjerit Pal Trashaj i cili kërkoi ndihmë nga drejtësia ndër vite dhe që më pas i dha fund jetës, është një nga emrat e qytetarëve që prokuroria e Tiranës e rendit tek lista e gjatë e shtetasve që u dëmtuan nga skema mashtruese e mikrokredive për të cilën dyshohet se funksionoi si […]

The post Skandali/ Çifti mori kredi për banesën, MCA i “gllabëroi” ndërtesën tre kate, makinën e llogaritë bankare appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarja që vrau të dashurin, çfarë u gjet në apartamentin luksoz në SHBA

2 December 2024 at 16:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku gruaja ka vrarë burrin me armë dhe më pas veten në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve, mbrëmjen e 27 nëntorit, ku Pajtim Krasniqi 34-vjeç nga Peja e Kosovës është vrarë me armë nga gruaja e tij Sabrina Krasniqi, 27-vjeç.

Sipas mediave amerikane, trupat e pajetë të çiftit u gjetën në zona të ndryshme të apartamentit në katin e 45-të.

“Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët. Të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje”, tha policia.

Banorët e zonës ishin ata të cilët raportuan se dhe para ngjarjes, ata kishin dëgjuar të bërtitura.

“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme. Më pas dëgjova të shtënat dhe pas disa minutash makinat e policisë. Ishte një skenë e mbushur me njerëz”, tha Max Braendlin, i cili jeton në atë lagje.

Pas ngjarjes një reagim ka ardhur edhe nga motra e viktimës Pajtim Krasniqi, Albana e cila thotë se  Sabrina Krasniqi zgjodhi t’i marrë jetën Pajtimit, duke e qëlluar me disa plumba.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj”, shkruan ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqiptarja që vrau të dashurin, çfarë u gjet në apartamentin luksoz në SHBA appeared first on Euronews Albania.

❌
❌