Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Humb jetën punonjësi i policisë/ Aksident në Sarandë, automjeti përfundon në kanal…

15 May 2025 at 14:15

Në aksin rrugor Borsh–Fterrë, ka ndodhur një aksident fatal, këtë mesditë. Drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor. Si pasojë e përplasjes humb jetën një person, punonjës policie, ndërsa janë lënduar dy persona, të cilët kanë përfunduar në spital.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie), ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes.

The post Humb jetën punonjësi i policisë/ Aksident në Sarandë, automjeti përfundon në kanal… appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

15 May 2025 at 13:50

Një aksident me vdekje e një efektivi policie është regjistruar mesditën e kësaj të enjte, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë në Vlorë. Autoritetet policore raportojnë se drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në një […]

The post Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike appeared first on BoldNews.al.

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

By: Ardit
10 May 2025 at 18:45

Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor ‘pushimi i shoferit’, Divjakë pranë fshatit Goriçaj. Policia konfirmon se viktima është Mina Gjini 65 vjeç banues në Këmishtaj dhe mblidhte kanoçe. Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që rreth orës 18:00 sot është gjetur nga kalimtarë […]

The post U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Dje i zhdukur, sot gjendet i pajetë 56-vjeçari në një kanal, mblidhte kanaçe…

10 May 2025 at 18:51

Është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë pranë fshatit Goriçaj.

Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka konfirmuar se viktima është Mina Gjini 65 vjeç, banues në Këmishtaj dhe mblidhte kanaçe. Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që rreth orës 18 është gjetur nga kalimtarë të rastit.

Policia po kryen procedurat për zbardhjen e ngjarjes.

The post Dje i zhdukur, sot gjendet i pajetë 56-vjeçari në një kanal, mblidhte kanaçe… appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, makina përfundon në kanal

By: user 11
4 April 2025 at 08:18

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur kryqëzimi i Dajçit.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës. Raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Autoritetet po kryejnë veprimet administrative të nevojshme.

 

The post Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, makina përfundon në kanal appeared first on Lapsi.al.

Gjenden një kallash dhe dy pushkë në një kanal në Maliq

1 April 2025 at 10:53

Tre armë zjarri, të mbështjella me qese plastike, janë gjetur këtë të martë në një kanal, në vendin e quajtur “Pompat” në fshatin Libonik të Maliqit. Autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një kallashnikov dhe dy pushkë, të cilat janë të ndryshkura dhe jo funksionale. Policia thotë se armët e zjarrit do të […]

The post Gjenden një kallash dhe dy pushkë në një kanal në Maliq appeared first on BoldNews.al.

Tentuan të grabisin biznesin, por përfunduan në kanal bashkë me kasafortën

By: user 11
31 March 2025 at 10:49

Një biznes në afërsi të Lushnjes është grabitur gjatë natës. Gjatë natës disa persona kanë hyrë dhe kanë vjedhur kasafortën në një biznes thertore. Ata kanë marrë edhe një nga furgonat e kompanisë për t’i transportuar dhe larguar nga vendngjarja. Gjatë largimit automjeti ka rënë në një kanal kullues, në dalje të fshatit Golem i Vogël. Autorët më pas janë largur me një mjet tjetër, dhe kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Në automjetin e rënë në kanal është gjetur edhe kasaforta.

Policia pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në kapjen e autorëve të përfshirë. Në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

The post Tentuan të grabisin biznesin, por përfunduan në kanal bashkë me kasafortën appeared first on Lapsi.al.

EMRI/ Makina përfundon në kanal në Berat, shoferi nxirret nga mjeti nga zjarrfikësit

25 March 2025 at 21:18

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”. Burime bëjnë me dije se një automjet tip “BMW”, duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Shoferi, shtetasi Adnand Çala, banues […]

The post EMRI/ Makina përfundon në kanal në Berat, shoferi nxirret nga mjeti nga zjarrfikësit appeared first on BoldNews.al.

Rindërtimi i kanalit kullues të Gjazës, mbrojtje 1500 hektarëve tokë bujqësore

24 February 2025 at 11:21


TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Kanali kullues i Gjazës në Lushnjë i është nënshtruar riparimit në pjesën fundore të tij.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se rehabilitimi i pjesës fundore të kanalit, shmang përmbytjet për një sipërfaqe toke prej 1500 ha.

“Ky kanal si një nyje kryesore e skemës kulluese LUK 1, siguron largimin e ujërave me rrjedhje të lirë drejt detit Adriatik, duke mbrojtur 1500 hektarë tokë bujqësore në njësitë administrative Allkaj, Shegan dhe Krutje”, informoi Denaj.

Aktualisht po rehabilitohet pjesa fundore prej 7600 metër lineare.

“Ky investim rrit sigurinë ndaj përmbytjeve dhe garanton rritjen e rendimentit dhe cilësinë e prodhimeve”, tha Denaj.

Për përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar një buxhet prej 2.9 miliardë lekësh për vitin 2025, që është një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar.

Ky buxhet do të përdoret për përmirësimin e sistemeve të ujitjes dhe përfundimin e rehabilitimit të disa projekteve në rreth 16,000 hektarë tokë bujqësore.

Sipërfaqja ujitëse e rehabilituar është dyfishuar në 10 vitet e fundit. Nga 135 mijë ha në 2015, ka arritur në rreth 265 mijë ha. Kjo sipërfaqe përbën rreth 75% të sipërfaqes potencialisht të ujitshme për tokat bujqësore. /j.p/

The post Rindërtimi i kanalit kullues të Gjazës, mbrojtje 1500 hektarëve tokë bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lushnjë/ Ishte larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, gjendet i vdekur në kanal i moshuari

By: lia rda
2 February 2025 at 13:33

Një i moshuar është gjetur i vdekur në kanalin kullues të fshatit të Dushkut në Lushnjë. Mësohet se ai nuk pasur shenja dhune. Ndërkohë, ishte larguar nga shtëpia prej 10 ditësh.

“Në datë 01.02.2025, në kanalin kullues të fshatit Dushk, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi 89 vjeç, i cili është larguar nga banesa më datë 22.01.2025. Nga këqyrja e kufomës dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

MEKSIKË – Mulino: Kanali i Panamasë nuk është për diskutim

31 January 2025 at 10:51

MEKSIKO SITI, 31 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti panamez, Jose Raul Mulino përjashtoi çdo negociatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kanalin e Panamasë, pasi presidenti Donald Trump tha se SHBA do të rimerrte rrugën ujore.

“Unë nuk mund të negocioj, aq më pak të filloj një negociatë për kanalin”, tha Mulino në konferencën e tij javore për shtyp.

“Kjo çështje është e mbyllur. Kanali është i Panamasë”, theksoi ai.

Presidenti Mulino e tha këtë në prag të vizitës së sekretarit të ri të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në Amerikën Qendrore.

Javën e kaluar, një zëdhënëse konfirmoi udhëtimin, megjithatë pa përmendur vendet që Rubio do të vizitonte në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në këtë rol.

Sipas medias amerikane, nga fundi i kësaj jave janë planifikuar vizita në Panama, Guatemalë, Salvador, Kosta Rika dhe Republikën Domenikane.

Në fjalimin e tij të betimit më 20 janar, Trump pretendoi për Kanalin e Panamasë.

Që atëherë ai ka deklaruar qartë në disa raste se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë kontrolle në rrugën e rëndësishme ujore, pretendime që Mulino i ka hedhur poshtë me vendosmëri.

Kanali prej 82 kilometrash lidh Atlantikun me Paqësorin në Amerikën Qendrore.

Ai u ndërtua në fillim të shekullit XX nga korpusi inxhinierik i ushtrisë amerikane.

Më 31 dhjetor 1999, SHBA ia dorëzoi administrimin e kanalit Panamasë.

Transaksioni u negociua nga presidenti i ndjerë, Jimmy Carter./ a.jor.

The post MEKSIKË – Mulino: Kanali i Panamasë nuk është për diskutim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Rehabilitimi i rezervuarit të Bllacës vendos në funksion skemën vaditëse të fushës së Maqellarës

27 January 2025 at 10:45


TIRANË, 27 janar/ATSH/ Puna për rehabilitimin e rezervuarit të Bllacës, në Dibër po vijon me ritme të larta.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se rehabilitimi i rezervuarit të Bllacës dhe ushqyesit të tij është pjesë e projektit të madh për vënien në funksion të skemës vaditëse të fushës së Maqellarës, e cila mbulon një sipërfaqe prej 1,100 hektarësh.

Zona e Maqellarës ka qenë e njohur në të gjithë Shqipërinë si zonë bujqësore, me prodhimtari tepër të lartë të grurit dhe misrit.

Ka qenë e mbuluar afro 100% me vaditje, nga kanali i Bllacës, Kovashicës së Shupenzës që furnizonte pjesën në rrugë dhe pompat e Drinit të Zi.

Përveç këtyre ka pasur edhe disa basene ujëmbledhëse si Psejaka, Grezhdani, Vojnika e i Fushës së Vogël, në formën e liqeneve të vogla. /j.p/

The post Denaj: Rehabilitimi i rezervuarit të Bllacës vendos në funksion skemën vaditëse të fushës së Maqellarës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në Fier, makina përfundon në kanal

By: user 5
13 January 2025 at 18:17

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas informacioneve nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në Fier, makina përfundon në kanal appeared first on Lapsi.al.

Makina përfundon në kanal në aksin Vlorë-Fier, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital

10 January 2025 at 10:25

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Vlorë-Fier. Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një automjet tip “Volkswagen Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur […]

The post Makina përfundon në kanal në aksin Vlorë-Fier, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital appeared first on BoldNews.al.

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohet çifti i bashkëshortëve

10 January 2025 at 10:29
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën Vlorë-Fier. Një makinë është aksidentuar, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Gazetari Marjus Seiti raporton se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona që ndodheshin në automjetin tip “Volkswagen Golf”. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal

Lushnjë/ Makina përfundon në kanal, plagosen babë e bir

By: Oldi
7 January 2025 at 16:15

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Lushnjë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona, babë e birë. Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve si dhe shkaqet që sollën aksidentin. Të aksidentuarit janë dërguar […]

The post Lushnjë/ Makina përfundon në kanal, plagosen babë e bir appeared first on BoldNews.al.

Rehabilitohet kanali prej 3016 m në Përmet, siguron ujitje për rreth 100 ha tokë bujqësore

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Në fshatin Buhal të Përmetit vijojnë punimet për rehabilitimin e kanalit ujitës, me financim nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Bashkia e Përmetit bën të ditur në një postim në rrjetet sociale se “ky projekt i rëndësishëm po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit, duke sjellë më afër realizimin e synimeve për rritjen e sipërfaqeve të ujitshme dhe ndihmën për fermerët dhe banorët e zonës”.

Me një gjatësi prej 3016 metrash, kanali do të sigurojë ujitje për rreth 100 ha tokë bujqësore duke përmirësuar ndjeshëm prodhimin bujqësor në Buhal dhe Kutal.

Mbështetja për bujqësinë ngelet një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe bashkisë Përmet.

Projekte të tilla i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm të zonave rurale dhe fuqizimin e fermerëve të zonës.

/k.s//a.f//r.e/

The post Rehabilitohet kanali prej 3016 m në Përmet, siguron ujitje për rreth 100 ha tokë bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tjetër aksident tragjik në kanalin e La Manshit

By: user 8
29 December 2024 at 16:22

Të paktën tre persona kanë ndërruar jetë pasi tentonin që të kalonin kanalin anglez me një varkë të vogël të dielën në mëngjes.

Rreth 45 individë të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në plazh. Shumë prej tyre vuanin nga hipotermia dhe disa prej tyre janë dërguar në spital.

Rasti ndodhi në ujërat franceze, kështu që autoritetet në Francë po hetojnë rastin.

Më shumë se 36,000 njerëz kanë kaluar kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit.

The post Tjetër aksident tragjik në kanalin e La Manshit appeared first on Lapsi.al.

KAJRO – Egjipti teston një zgjerim të ri të Kanalit të Suezit

29 December 2024 at 14:00

KAJRO, 29 dhjetor /ATSH-AFP/ – Egjipti ka testuar një zgjerim të ri të Kanalit të Suezit, i projektuar për të përmirësuar lundrimin duke reduktuar rrymat përçarëse në kalimin vendimtar për tregtinë globale, njoftoi Autoriteti i Kanalit (SCA).

”Zgjerimi prej 10 kilometrash u përdor të shtunën nga dy anije”, sipas të njëjtit burim.

Kreu i SCA dhe admirali Ossama Rabie tha se zhvillimi në zonën jugore të kanalit “do të përmirësojë sigurinë e lundrimit dhe do të zvogëlojë efektet e rrymave të ujit dhe ajrit në anijet që kalojnë”.

Anijet që përdorin kanalin ndonjëherë janë bllokuar, kryesisht për shkak të erërave të forta dhe stuhive të rërës.

Në vitin 2021, anija gjigante e kontejnerëve ”Ever Given” u bllokua diagonalisht përgjatë kanalit, duke bllokuar tregtinë për gati një javë dhe duke shkaktuar një mungesë miliarda dollarësh në vonesat e transportit.

”Zgjerimi i ri pritet gjithashtu të rrisë kapacitetin e kanalit nga gjashtë në tetë anije në ditë”, shtoi Rabie, dhe do të hapet pas publikimit të tabelave të reja të lundrimit.

Në vitin 2015, Egjipti ndërmori një projekt zgjerimi prej tetë miliardë dollarësh, i ndjekur nga disa projekte të zhvillimit të rrugëve ujore.

Kanali i Suezit ka qenë prej kohësh një burim kyç i valutës së huaj për Kajron, i cili është zhytur në krizën më të keqe ekonomike në historinë e tij.

Kanali i Suezit përbën rreth 10% të tregtisë detare globale./  a.jor.

The post KAJRO – Egjipti teston një zgjerim të ri të Kanalit të Suezit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Makina humb kontrollin dhe përmbyset në kanal në aksin Sarandë-Delvinë

By: user 11
26 December 2024 at 08:22

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Sarandë-Delvinë, pranë fshatit Shijan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, kur një automjet ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy shtetas, drejtuesi i mjetit L. B dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar në spital. Mjekët konfirmuan se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

The post Makina humb kontrollin dhe përmbyset në kanal në aksin Sarandë-Delvinë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌