Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

By: Ardit
18 July 2025 at 22:31

Një 72-vjeçar i cili rezultonte i humbur prej disa ditësh, është gjetur i vdekur në fshatin Sektor Seman të Fierit. Sipas policisë nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. I moshuari ishte denoncuar si i humbur nga vëllai në 12 korrik të këtij viti, ndërsa vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. “Në […]

The post I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit appeared first on BoldNews.al.

I moshuari gjendet i pajetë në rrugë në Durrës, çfarë dyshohet

By: Elva
16 July 2025 at 08:33

Një i moshuar 91-vjeç është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Durrës, në banesën e tij shtetasi L. M., 91 vjeç. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se i moshuari është vetëvarur, ndërsa ka qenë familjarët ata që e kanë gjetur trupin pa shenja jete. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet që mund ta […]

The post I moshuari gjendet i pajetë në rrugë në Durrës, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Aksident në kryqëzimin e Cërrikut, i moshuari plagoset rëndë

3 July 2025 at 11:26

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi sot në Kryqëzimin e Cërrikut, ku një person i moshuar mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes me një automjet të tonazhit të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 dhe, sipas dëshmitarëve, përplasja ishte e fortë.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forcat e rendit dhe një ambulancë që transportoi të moshuarin në spital për ndihmën mjekësore të nevojshme.

Aktualisht, rrethanat e sakta të aksidentit nuk janë bërë të ditura. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në kryqëzimin e Cërrikut, i moshuari plagoset rëndë appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ E rëndë në Britani, 88-vjeçari me demencë dhunohet nga kujdestarja

1 July 2025 at 13:29

Pamjet rrëqethëse të një kamere sigurie të instaluar në një banesë në Kent, Britani, kanë zbuluar abuzimin e rëndë fizik dhe psikologjik ndaj një burri të moshuar me demencë, nga gruaja e punësuar për t’u kujdesur për të.

42-vjeçarja Bilikesu Olagundzu është filmuar duke e zvarritur me forcë 88-vjeçarin John Attard, duke e kërcënuar dhe duke e trajtuar në mënyrë çnjerëzore në prag të Krishtlindjeve të vitit 2022. Pamjet u regjistruan nga djali i viktimës, Chris, i cili kishte vendosur një kamera pas dyshimeve për trajtim të keq.

Të nesërmen, i moshuari u gjet pa ndjenja, me fytyrën e mbuluar nga gjaku, dhe u dërgua menjëherë në spital, ku ndërroi jetë dhjetë ditë më vonë.

Në një proces gjyqësor në Londër, Olagundzu u shpall fajtore për keqtrajtim ose neglizhencë të qëllimshme ndaj një personi të pambrojtur dhe u dënua me gjashtë javë burg me kusht si dhe 50 orë punë komunitare. Dënimi u konsiderua i papranueshëm nga familja e viktimës, e cila e cilësoi vendimin si “fyes”.

Chris Attard deklaroi pas seancës se veprimet e kujdestares kontribuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në përkeqësimin e gjendjes së babait të tij:

“Nëse nuk do të ishin kamerat, ky person mund të kishte vazhduar t’i trajtonte të moshuarit në këtë mënyrë. Prisja një dënim tjetër, por kohëzgjatja dhe numri i orëve të shërbimit komunitar janë një fyerje. Çfarë lloj mesazhi dërgon kjo?”

Pamjet tregojnë se kujdestarja mbërrin në shtëpi në orën 11:20 të mëngjesit për t’i bërë banjë dhe përgatitur mëngjesin z. Attard. Ajo e urdhëron të ngrihet, por ai rrëshqet dhe bie. Më pas, Olagundzu shihet duke e zhveshur pranë dritares, duke e tërhequr me dhunë nga krahu dhe jaka.

Në një moment, ajo telefonon punëdhënësin dhe njofton se i moshuari ka rënë. Udhëzohet të thërrasë ambulancë dhe të mos e prekë, por ajo e shpërfill këtë dhe vazhdon ta zvarrisë. Gjithashtu, dëgjohet teksa thotë se “duhej të kishin dërguar një burrë për këtë punë”.

Chris Attard tha se babai i tij ishte në dhimbje të madhe dhe se në fytyrën e tij dukej qartë vuajtja:

“Ajo përpiqet ta ngrejë sikur të mos ishte qenie njerëzore, por një kukull lecke. Fytyra e tij tregon shqetësimin dhe dhimbjen që ai ndjen… Ajo e ngre nga dyshemeja, e tërheq drejt kolltukut të tij.”

Abuzimi vazhdoi edhe gjatë përgatitjes së mëngjesit, ku kujdestarja i hodhi reçel në kafe – ndonëse ai ishte diabetik – dhe i vuri pengesa për të ngrënë, madje edhe i hodhi kafe të nxehtë. Ndërsa largohej, ajo e kërcënoi sërish:

“Hej, do të të denoncoj në polici.”

Nëse ke të tjera lajme për përpunim, mund të mi dërgosh!

The post VIDEO/ E rëndë në Britani, 88-vjeçari me demencë dhunohet nga kujdestarja appeared first on Sot News | Lajme.

“Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet

19 June 2025 at 22:12

Ramazan Dedja është një i moshuar 85-vjeçar që tregon për emisionin “Stop” se ka mbyllur rreth 12 milionë lekë në bankë me ish-bashkëshorten para shumë viteve, në mënyrë që kur njëri të ndahej nga jeta, tjetri t’i merrte pa shumë andralla. Por kur ka shkuar në bankë nuk i ka gjetur më paratë. Ramazani thotë […]

The post “Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Doli të marrë pensionin, zhduket i moshuari në Lushnje! Familjarët ngrejnë alarmin

By: Ardit
16 June 2025 at 21:52

Një 85-vjeçar, ka humbur që nga mëngjesi i ditës së sotme në Lushnje. Kanë qenë familjarët e tij që kanë dhënë alarmin për humbjen e tij. I moshuari i identifikuar si Dhimitër Ciko, banues në Ngurrëz të Madhe, ka dalë në mëngjes dhe ka tërhequr pensionin në Krutje dhe ka qenë duke u kthyer në […]

The post EMRI/ Doli të marrë pensionin, zhduket i moshuari në Lushnje! Familjarët ngrejnë alarmin appeared first on BoldNews.al.

Ra brenda në shpellë, humb jetën një person në Lezhë

By: user7
16 June 2025 at 14:57

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës. Një person dyshohet se ka rënë në një shpellë natyrale rreth 20 metra të thellë dhe si pasojë ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Preng Mandreaj.

Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të të moshuarit.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë njoftuar policinë për largimin nga banesa të të moshuarit, të cilin pas kërkimeve kanë arritur ta gjejnë në një shpellë në mal, përballë banesës së tij.

The post Ra brenda në shpellë, humb jetën një person në Lezhë appeared first on Lapsi.al.

U largua nga banesa, zhduket i moshuari në Korçë

By: Ardit
4 June 2025 at 10:58

Një i moshuar ka humbur në Korçë. Policia bën me dije se gruaja e 75-vjeçari ka denoncuar se i moshuari është larguar nga banesë që më 2 qershor dhe nuk është kthyer. Gjithashtu në njoftim theksohet se po punohet për gjetjen e tij. “Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja Zh. F., 71 vjeçe, […]

The post U largua nga banesa, zhduket i moshuari në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Divjakë, humb jetën i moshuari

By: user 11
30 May 2025 at 09:37

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor nacional “Pushimi Shoferit-Divjakë”.

Një makinë e drejtuar nga 18-vjeçari me iniciale M. Xh. ka përplasur një kalimtar të moshuar në zonë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet hetimore.

“Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sipas policisë.

The post Aksident në Divjakë, humb jetën i moshuari appeared first on Lapsi.al.

Bie në prangat e policisë 25 vjeçari/ Sulmoi fizikisht të moshuarin

25 April 2025 at 13:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku i riu 25 vjeçar ka sulmuar të moshuarin për motive të dobëta. Policia ka arritur të arrestojë autorin, dhe raporton deklaratën:

Komisariati i Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.04.2025, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ku një person i paidentifikuar, dyshohet për motive të dobëta, ka sulmuar fizikisht shtetasin J. K., 70 vjeç, banues në këtë lagje, bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. D., 25 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjet një përforcues metalik grushti me thikë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy përforcues të tjerë grushti, një biçak dhe një pajisje elektroshoku.

The post Bie në prangat e policisë 25 vjeçari/ Sulmoi fizikisht të moshuarin appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në një banesë në Kolonjë, lëndohet i moshuari

By: Mirgen
15 April 2025 at 20:16

Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Sallonjas. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në banesë jetonte i vetëm një 80 vjecar, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup. Raportohet jashtë rrezikut për jetën. Banesa u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era […]

The post Zjarr në një banesë në Kolonjë, lëndohet i moshuari appeared first on BoldNews.al.

Makina përplas të moshuarin/ Aksident i rëndë në Shkodër, i plagosuri në gjendje të…

10 April 2025 at 11:37

“Rreth orës 09:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi B. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin N. K., rreth 76 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi N. K., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Me shtetasin B. M. po kryhen veprimet procedurale.”, njofton policia.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Lezhë ku një automjet ka përplasur një shtetas tjetër. I plagosur ka mbetur një 76 vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

 

The post Makina përplas të moshuarin/ Aksident i rëndë në Shkodër, i plagosuri në gjendje të… appeared first on Sot News | Lajme.

Terrorizoi banorët me kallash një vit më parë/ Ndërron jetë i moshuari në Korçë, jetonte i vetëm

8 April 2025 at 15:59

Ka ndërruar jetë 72-vjeçari Edmond Naska, i cili një vit më parë terrorizoi banorët e lagjes Nr.16 në qytetin e Korçës, duke qëlluar me kallash nga ballkoni i banesës së tij. Mësohet se i moshuari, i cili vuante nga probleme të shendetin mendor, është gjetur këtë të martë pa shenjajete në banesën e tij, ku […]

The post Terrorizoi banorët me kallash një vit më parë/ Ndërron jetë i moshuari në Korçë, jetonte i vetëm appeared first on BoldNews.al.

Jeton në kushte çnjerëzore, njihuni me historinë e trishtë të 80-vjeçarit nga Laçi

14 March 2025 at 22:56

Ali Kolina është një 80-vjeçar nga fshati Gorre i Bashkisë Kurbin. Prej më shumë se 3 vjetësh, i moshuari jeton në kushte çnjerëzore, në një objekt që më parë ka shërbyer si kasolle lopësh. Deri në 26 nëntor 2019, Aliu ka jetuar në kushte normale në shtëpinë e tij, e cila u shkatërrua nga tërmeti […]

The post Jeton në kushte çnjerëzore, njihuni me historinë e trishtë të 80-vjeçarit nga Laçi appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Durrës, makina përplaset me një motor, niset drejt spitalit i moshuari

By: Oldi
8 February 2025 at 15:53

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Një makinë është përplasur në rrethana ende të paqarta me një motor i cili po drejtohej nga një i moshuar. Si pasojë e përplasjes i moshuari ka mbetur i plagosur dhe është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Raportohet se ai ka […]

The post Aksident në Durrës, makina përplaset me një motor, niset drejt spitalit i moshuari appeared first on BoldNews.al.

Ngacmoi seksualisht të miturën dhe i kërcënoi të afërmen, arrestohet 75-vjeçari në Tiranë

8 February 2025 at 14:38

Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Në pranga është vënë shtetasi N.U., 75 vjeç. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se i moshuari dyshohet dhe se ka kërcënuar me armë sportive një të afërme të të miturës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve […]

The post Ngacmoi seksualisht të miturën dhe i kërcënoi të afërmen, arrestohet 75-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Vlorë/ Dyshohet se u rrëzua në breg të detit, 67 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

By: Mirgen
6 February 2025 at 19:25

Një person rreth 67 vjeç është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se 67 vjeçari të jetë rrëzuar në breg të detit. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekësve në reanimacion.

The post Vlorë/ Dyshohet se u rrëzua në breg të detit, 67 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital appeared first on BoldNews.al.

Ngjarje e rëndë në Ersekë\I moshuari bie nga skela ku po punonte,humb jetën në vend

By: E.K
6 February 2025 at 15:45

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në Ersekë, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga një skelë ndërtimi. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4 të qytetit, shtetasi Dh. P., 70 vjeç, ka pësuar një aksident fatal teksa po punonte në një objekt. Për pasojë, ai ka […]

The post Ngjarje e rëndë në Ersekë\I moshuari bie nga skela ku po punonte,humb jetën në vend appeared first on FaxWeb.

Kishte humbur prej disa ditësh, i moshuari gjendet pa shenja jete në një kanal kullues

By: Ela
2 February 2025 at 13:51

Një 89-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej disa ditësh është gjendur ditën e sotme pa shenja jete. I moshuari u gjend pa shenja jete në një kanal kullues në fshatin Dushk. Dyshohet se 89-vjeçari ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. “Në datë 01.02.2025, në kanalin kullues të fshatit Dushk, është gjetur pa shenja jete […]

The post Kishte humbur prej disa ditësh, i moshuari gjendet pa shenja jete në një kanal kullues appeared first on BoldNews.al.

Lushnjë/ Ishte larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, gjendet i vdekur në kanal i moshuari

By: lia rda
2 February 2025 at 13:33

Një i moshuar është gjetur i vdekur në kanalin kullues të fshatit të Dushkut në Lushnjë. Mësohet se ai nuk pasur shenja dhune. Ndërkohë, ishte larguar nga shtëpia prej 10 ditësh.

“Në datë 01.02.2025, në kanalin kullues të fshatit Dushk, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi 89 vjeç, i cili është larguar nga banesa më datë 22.01.2025. Nga këqyrja e kufomës dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

❌
❌