Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 August 2025Main stream

Panairi “Me zemër për diasporën” në Prishtinë: Gratë në biznes prezantojnë suksesin dhe kreativitetin e tyre

By: Kult Plus
8 August 2025 at 17:46

Në zemër të kryeqytetit po mbahet Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), si një nismë për të promovuar punën, kreativitetin dhe fuqizimin ekonomik të grave në biznes.

Panairi është një platformë që mbledh gra sipërmarrëse nga e gjithë Kosova për të prezantuar produktet dhe historitë e tyre të suksesit para qytetarëve dhe diasporës, në një atmosferë mbështetëse dhe bashkëpunuese.

Në hapje të panairit, kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje, duke e quajtur “jo vetëm ekspozim produktesh, por dëshmi të sakrificës dhe suksesit të grave në biznes”.

“Fuqizimi i gruas është themeli i një ekonomie të fortë. Ky panair është një mundësi shumë e mirë për bashkëpunim dhe dëshmi e progresit që po bëjmë si shoqëri,” – tha Rafuna.

Në stendat e panairit ekspozohen produkte bujqësore si mjedra të freskëta, punime artizanale, veshje kombëtare, si dhe argjendari e produkte kreative, të cilat kanë zgjuar interes të madh te qytetarët dhe vizitorët nga diaspora./KultPlus.com

Dhunoi gruan dhe vajzën, vihet në pranga 56-vjeçari në Tiranë

By: V K
8 August 2025 at 15:25

Uniformat blu ,ë  Tiranë, kanë arrestuar shtetasin A. J., 56-vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasve S. B., 62- vjeç, dhe A. Ç., 45-vjeç, për konflikt fizik mes tyre për motive të dobëta.

Në një rast tjetër, prokuroria ka nisur procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. Sh., 32-vjeç, i cili dyshohet se ka kanosur një shtetase në rrugën “Nikolla Tupe”.

The post Dhunoi gruan dhe vajzën, vihet në pranga 56-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Nga gratë për gratë”, përvoja të sigurta në turizëm

21 June 2025 at 14:15

Oborri i shtëpisë së Jetmira Kajoshit në Shtoj të Ri u mbush me gra e vajza që kishin ardhur për t’u njohur me Shkodrën përmes duarve të një artizaneje.

Në katin e parë të shtëpisë së saj, Jetmira ka ngritur një punishte për prodhimin e sapunëve nga bimët vendase si livanda, sherebela apo çaji i malit.

Dhjetë vite më parë, ideja për të prodhuar sapunë dukej e largët. Sot, ajo është shembull i qëndrueshmërisë, kurajës dhe formalizimit të punës në tregun vendas.

“Në fillim askush nuk besonte që sapuni bëhej këtu. Me kalimin e kohës produkti u përqafua,” rrëfen Jetmira për Citizens.al.

Të bësh biznes në Shqipëri nuk është e lehtë, sidomos për gratë që ndeshen me mosbesim dhe pengesa administrative që nga dita e parë.

“Publiciteti bëhet bukur, por realiteti është ndryshe,” thotë ajo duke treguar vështirësitë që haste për të bindur klientët për produktin vendas.

Sot Jetmira administron punishten vetë. Në periudha sezoni punëson gra të tjera nga komuniteti për mbledhjen e bimëve dhe përgatitjen e sapunëve artizanalë.

Në dallim nga nismat e tjera, Jetmira e formalizoi biznesin që në fillim, edhe pse nuk kishte më shumë se 100 sapunë në magazinë.

“E hapa NIPT-in pa ditur si do shkonte. Por ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë,” kujton ajo me bindje.

Sot, sapunët e saj shiten si suvenire shqiptare në dyqane artizanale dhe në aeroportin e Rinasit, duke mbartur aromën dhe identitetin e Shtojit të Ri.

Pasdite në Shirokë me peshkatarët e liqenit

Në të njëjtën ditë, pak kilometra larg, Agim Kallmi përgatitej të nisej me varkë në liqenin e Shkodrës. Ai është një prej peshkatarëve të fundit të zonës.

Për 35 vite, Agimi ka dalë çdo ditë në liqen për të peshkuar. Sot, më shumë sesa punë, e quan këtë një mënyrë jetese.

“Kam peshkuar me vëllain pastaj dhe me nusen, por kemi punuar mirë,” thotë ai teksa shtyn varkën në ujë.

Sipas Agimit, liqeni ka shumë specie, por peshkimi është përqendruar te krapi i madh, që kalon pesë kilogramët.

Dita për të nis në orën katër të mëngjesit dhe përfundon pas perëndimit. Ai thotë se të rinjtë nuk duan më të futen në varkë, e cila mbart dhe rreziqe. Këtu merr për shembull të birin.

“Më mirë thotë rri kamerier se të rrezikoj në liqen,” tregon Agimi i mësuar me motin e paparashikueshëm.

Fuqizimi i gruas përmes turizmit

Jetmira dhe Agimi ishin pjesë e një turi të organizuar nga UN Women Albania, që synon të fuqizojë gratë përmes përfshirjes në turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Sipas Irena Shtrazës, drejtuese e projektit, turizmi është një mundësi e artë për të përparuar barazinë gjinore dhe për të ndërtuar ekonomi lokale të qëndrueshme.

“Kjo nuk është vetëm tendencë, është një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës,” u shpreh ajo për Citizens.al.

Në guidë përfshihen gra nga zona të ndryshme, që ofrojnë përvoja të ndryshme: hiking, artizanat, kulinari, peshkim, apo kundrim shpendësh.

Shembuj konkretë janë: “Hello Albania” në Vlorë, “Guided Holidays” në Shkodër, apo “Balkan Pearls” në Tiranë që ofron ture për nënat me fëmijë.

Sipas Irenës, 82% e vendimeve për udhëtime në botë merren nga gratë dhe deri më 2028, ato do të kontrollojnë 75% të shpenzimeve për pushime.

“52% e grave në botë kanë udhëtuar solo me prirjen për destinacione të sigurta, fuqizuese dhe autentike nga ana kulturore,” shton ajo.

Industria turistike po përshtatet: gjithnjë e më shumë produkte dhe shërbime po krijohen për gratë që udhëtojnë vetëm, me fëmijë, apo për të takuar komunitete të tjera grash.

Kjo po nxit nevojën për një turizëm që ofron edhe përvoja njerëzore që nxisin ndërveprimin me komunitetet lokale.

The post “Nga gratë për gratë”, përvoja të sigurta në turizëm appeared first on Citizens.al.

“Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet

19 June 2025 at 22:12

Ramazan Dedja është një i moshuar 85-vjeçar që tregon për emisionin “Stop” se ka mbyllur rreth 12 milionë lekë në bankë me ish-bashkëshorten para shumë viteve, në mënyrë që kur njëri të ndahej nga jeta, tjetri t’i merrte pa shumë andralla. Por kur ka shkuar në bankë nuk i ka gjetur më paratë. Ramazani thotë […]

The post “Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet appeared first on BoldNews.al.

Vazhdon operacioni kërkimit për gruan e zhdukur në Kaçanik

30 April 2025 at 22:28

Drejtoria e Policisë Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se po vazhdon kërkimi për gruan nga Runjeva e Kaçanikut, zhdukja e së cilës është raportuar para tri ditësh.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “më datë 27.04.2025, rreth orës 04:35, është raportuar zhdukja e H.J., 54 vjeçe, nga fshati Runjevë i Kaçanikut”.

“Sipas familjarëve, ajo ka dalë nga shtëpia në orët e hershme të mëngjesit dhe nuk është kthyer më. Menjëherë pas raportimit, njësitë e policisë nga stacioni policor në Kaçanik, në bashkëpunim me njësi të tjera rajonale, kanë filluar operacionin e kërkimit në zonën përreth fshatit Runjevë”, njofton policia, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë në mbështetje të këtij operacioni janë angazhuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me operatorë në terren, dronë të sofistikuar dhe motoçikleta për terren të vështirë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me pjesëtarë aktivë në kërkime, qytetarë vullnetarë nga komuniteti lokal.

“Kërkimet kanë vazhduar pandërprerë që nga momenti i raportimit dhe janë në zhvillim edhe aktualisht. Në terren po përdoren edhe dronë me kamera termike për të ndihmuar në lokalizimin e personit të zhdukur”, thotë policia, duke bërë të ditur se “deri në këto momente, H.J. ende nuk është gjetur dhe operacioni i kërkimit do të vazhdojë”. /Telegrafi/

The post Vazhdon operacioni kërkimit për gruan e zhdukur në Kaçanik appeared first on Telegrafi.

Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar mbështet përkufizimin ‘biologjik’ të gruas

By: Rovena
16 April 2025 at 14:22

Gjyqtarët në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar kanë vendosur unanimisht se një grua përcaktohet nga seksi biologjik sipas ligjit të barazisë. Ky vendim nga Gjykata e Lartë shënon kulmin e një beteje ligjore të gjatë, e cila mund të ketë implikime të mëdha për mënyrën se si zbatohen të drejtat e bazuara në seks në Skoci, Angli dhe Uells.

Gjykata mbajti anën e grupit të fushatës “For Ëomen Scotland”, e cili ngriti një çështje kundër qeverisë skoceze duke argumentuar se mbrojtja e bazuar në seks duhet të zbatohet vetëm për njerëzit që kanë lindur femra.

Gjykatësi Lord Hodge tha se vendimi nuk duhet parë si një triumf i njërës palë mbi tjetrën dhe theksoi se ligji ende u jep mbrojtje kundër diskriminimit personave transgjinorë./abcnews.al

Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes

By: Mirgen
4 April 2025 at 21:31

Periudha post partum tek gratë zgjat më shumë se 6 javë. Një studim i fundit, më i gjeri i kryer deri më sot për të kuptuar ndryshimet e trupit të femrës gjatë shtatzanisë e pas, sjell riformulime të reja në shumë aspekte. Janë marrë në studim rreth 300 mijë lindje dhe 44 milionë analiza në […]

The post Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes appeared first on BoldNews.al.

‘Nga fshati i gruas!’ Shqiptari s’i shpëton dot arrestimit, edhe pse mori mbiemrin e gruas pas martesës

By: Mirgen
28 March 2025 at 22:01

Karabinierët italianë në Siculiana (Siçili) arrestuan një shqiptar 25-vjeçar, i akuzuar për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në territor. I riu ishte dëbuar nga Italia në muajin nëntor 2023, por u rikthye ilegalisht në vend, duke iu shmangur kontrolleve kufitar. Dhe këtë e ka arritur fal një strategjie martesore. Pikërisht pas martesës ai kishte marrë […]

The post ‘Nga fshati i gruas!’ Shqiptari s’i shpëton dot arrestimit, edhe pse mori mbiemrin e gruas pas martesës appeared first on BoldNews.al.

Dorian Teliti prezanton programin e PD për fuqizimin e gruas: Heqim taksat për gratë sipërmarrëse, bonuse për lindjet

By: V K
9 March 2025 at 10:15

Në një postim në rrjete sociale, koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka prezantuar një seri masash të reja që synojnë fuqizimin e gruas, duke e vendosur atë në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

Teliti theksoi se Partia Demokratike, me Sali Berishën në krye, angazhohet për të krijuar më shumë mundësi për gratë dhe familjet shqiptare.

Një prej masave kryesore të programit, është heqja e tatimit mbi fitimin për vitin e parë për gratë që hapin një biznes, një hap që synon të stimulojë sipërmarrjen femërore.

Gjithashtu, programi parashikon subvencionimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për gratë sipërmarrëse dhe stafin e tyre, me kushtin që të paktën 50% e stafit të jenë gra ose të rinj nën 30-vjeç.

Përveç kësaj, është parashikuar një investim në edukimin dhe trajnimin e grave sipërmarrëse dhe artizane, për t’u dhënë mundësi të mëdha për sukses.

Për nënat dhe familjet, programi ofron përjashtim të përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat për gratë që kanë tre fëmijë ose më shumë, si dhe për bashkëshortët e atyre që kanë katër fëmijë ose më shumë.

Po ashtu, programi ofron një leje lindjeje me përfitim financiar të plotë për 365 ditë. Ndërsa për çdo fëmijë të lindur, parashikohet një bonus financuar nga shteti, i cili varion nga 1,000 euro për fëmijën e parë deri në 5,000 euro për fëmijën e katërt dhe më shumë.

Buxheti i shtetit do të mbulojë edhe kostot për fëmijën e tretë dhe më shumë deri në moshën 23 vjeçare.

Teliti e përmbylli postimin e tij, duke theksuar se fuqizimi i gruas është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e familjes dhe për zhvillimin e gjithë vendit.

Ai e cilësoi këtë program si një mundësi për një Shqipëri më të zhvilluar dhe më të barabartë për gratë.

Postimi i Dorian Teliti:

FUQIZIMI I GRUAS PRIORITET ME BERISHËN KRYEMINISTËR DHE PD NË QEVERISJE!

Fuqizimi i gruas, themeli i një shoqërie të fortë!

Sali Berisha dhe Partia Demokratike angazhohen për më shumë mundësi për gratë dhe familjet shqiptare, duke i vendosur ato në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social.

Në programin tonë për gratë sipërmarrëse:

Heqje e tatim-fitimit për vitin e parë për gratë që hapin një biznes.

Subvencionim i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 6 muajt e parë për gratë sipërmarrëse dhe stafin e tyre, me kusht që minimumi 50% e stafit të jenë gra apo të rinj nën 30 vjeç.

Edukim, trajnime dhe promovim për gratë sipërmarrëse dhe artizane, duke krijuar më shumë hapësira për suksesin e tyre.

Mbështetje për nënat dhe familjet:

Përjashtim të përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat për çdo nënë me 3 fëmijë ose më shumë dhe për bashkëshortin nëse familja ka 4 fëmijë ose më shumë.

Leje lindjeje me përfitim financiar të plotë të garantuar për 365 ditë.

Bonusi i lindjes:

1,000€ për fëmijën e parë.

2,000€ për fëmijën e dytë.

3,000€ për fëmijën e tretë.

5,000€ për fëmijën e katërt e më shumë fëmijë

Buxheti i shtetit do përballojë deri në moshën 23 vjecare kostot e fëmijës së tretë apo më shumë.

Fuqizimi i gruas është fuqizimi i familjes dhe i gjithë vendit! Më shumë mbështetje për gratë, më shumë mundësi për një Shqipëri që përparon!

#FuqizimiIGruas #MëShumëMundësi #FamiljaNëQendër #PD

The post Dorian Teliti prezanton programin e PD për fuqizimin e gruas: Heqim taksat për gratë sipërmarrëse, bonuse për lindjet appeared first on Albeu.com.

Dita e Gruas, Osmani pret gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës

8 March 2025 at 17:08

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për nder të 8 Marsit-Ditës së Grua, ka pritur sot gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Osmani i ka cilësuar gratë e Shërbimit Korrektues të forta, të përkushtuara dhe të palëkundura në misionin e tyre për drejtësi.

“Në një profesion sfidues, ato dëshmojnë çdo ditë se forca, profesionalizmi dhe dinjiteti nuk kanë gjini”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.

Osmani ka thënë se “këto gra janë dëshmi se ndryshimi vjen kur guxojmë, veprojmë dhe mbështesim njëra-tjetrën”.

“ Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë që me punën dhe përkushtimin e tyre e bëjnë shoqërinë më të drejtë!”, ka shkruar presidentja. /Telegrafi/

The post Dita e Gruas, Osmani pret gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Gratë marshojnë për barazi gjinore dhe drejtësi sociale në Shqipëri

8 March 2025 at 13:57

Nën sloganin “Mos ma prek lirinë”, qindra aktivistë, qytetarë, gra dhe vajza të Tiranës iu bashkuan të shtunën paradite marshimit për Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars. Ato kërkuan respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre, duke bërë thirrje që t’i jepet fund kulturës patriarkale në Shqipëri dhe shtypjes së të drejtave themelore […]

The post Gratë marshojnë për barazi gjinore dhe drejtësi sociale në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Dita e Gruas, Policia në Ferizaj me fushatë për parandalimin e dhunës në familje: Një akt guximi fillon kur raportoni dhe kërkoni ndihmë

8 March 2025 at 13:17

Në kuadër të fushatave vetëdijesuese për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, Policia Rajonale e Ferizajt ka organizuar aktivitete ndërgjegjësuese dhe simbolike me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes projektit “Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë”, policia ka shpërndarë lule në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes dhe barazisë.

Në njoftim tutje thuhet se në kuadër të kësaj fushate, theksohet rëndësia e raportimit të dhunës.

“’Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë’!

Një akt guximi fillon kur raportoni dhe kërkoni ndihmë. Telefononi 192 ose përdorni aplikacionin digjital ‘Lajmëro Policinë’”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe fuqizimin e grave dhe të gjithë qytetarëve, duke promovuar një shoqëri të sigurt, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. /Telegrafi/

The post Dita e Gruas, Policia në Ferizaj me fushatë për parandalimin e dhunës në familje: Një akt guximi fillon kur raportoni dhe kërkoni ndihmë appeared first on Telegrafi.

“Dita Ndërkombëtare e Gruas”, vlerësim dhe reflektim për rolin e tyre në shoqëri

TIRANË, 8 mars/ATSH/- Në mbarë botën sot përkujtohet 8 Marsi, “Dita Ndërkombëtare e Gruas” për të nderuar sakrificat dhe përkushtimin e të gjitha grave në familje, shoqëri, në punë dhe kudo.

“Dita Ndërkombëtare e Gruas’’ (IWD) lindi nga lëvizja punëtore. Hapat e parë të të drejtave të grave datojnë që prej vitit 1908, kur 15 000 gra marshuan në qytetin e Nju-Jorkut duke kërkuar “orë më të shkurtra pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës’’.

Ideja për ta bërë atë një ngjarje ndërkombëtare erdhi nga Clara Zetkin, një aktiviste dhe mbështetëse e të drejtave të grave.

Në vitin 1910 ajo e ngriti kauzën në Konferencën Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë, ku kauza e saj u mbështet njëzëri nga 100 gra nga 17 vende që merrnin pjesë në konferencë.

Pikërisht 1910 u vendos që çdo 8 Mars të përkujtohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.  Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju-Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kombet e Bashkuara (OKB) filluan të festojnë ngjarjen në vitin 1975. Tema e parë e miratuar nga Kombet e Bashkuara (në vitin 1996) ishte “Festoni të kaluarën, planifikoni për të ardhmen”.

Në Shqipëri për herë të parë 8 Marsi u kremtua në vitin 1942 në grupe të vogla grash dhe njihet edhe si Dita e Nënës.

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile e cilësojnë si një ditë për të theksuar progresin e bërë, por edhe për të vënë në pah të drejtat dhe liritë e grave në mbarë botën.

The post “Dita Ndërkombëtare e Gruas”, vlerësim dhe reflektim për rolin e tyre në shoqëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

By: Kult Plus
8 March 2025 at 08:59

Dita Ndërkombëtare e Gruas (8 mars) është një ditë botërore që feston arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave. Dita shënon gjithashtu një thirrje për veprim për përshpejtimin e barazisë gjinore.

Dita Ndërkombëtare e Grave i ka fillesat e saj qysh në fillim të viteve 1900, nga aktivitetet e lëvizjeve të punës në Amerikën e Veriut dhe në të gjithë Evropën. Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ditë kolektive e celebrimit global dhe një thirrje për barazi gjinore. Kjo ditë ka të bëjë me unitetin, festimin, reflektimin, avokimin dhe veprimin. Dita Ndërkombëtare e Gruas po ndodh për më shumë se një shekull – dhe vazhdon të rritet.

“Historia e luftës së grave për barazinë nuk i përket asnjë feministeje të vetme, dhe as një organizate, por përpjekjeve kolektive të të gjithë atyre që kujdesen për të drejtat e njeriut” – Gloria Steinem, aktiviste, feministe, gazetare, politike. / KultPlus.com

Sot 8 Marsi/ Festë apo protestë? Si nisi Dita e Gruas, gjithçka që duhet të dini

By: Oldi
8 March 2025 at 09:00

Për më shumë se një shekull, njerëzit në mbarë botën kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars. Por për çfarë është dita dhe pse ka rëndësi? Si nisi Dita Ndërkombëtare e Gruas? Dita Ndërkombëtare e Gruas (IWD) erdhi nga lëvizja e punës. Gjithçka nisi në vitin 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër qytetin […]

The post Sot 8 Marsi/ Festë apo protestë? Si nisi Dita e Gruas, gjithçka që duhet të dini appeared first on BoldNews.al.

Sot, 8 Marsi! Dita Ndërkombëtare e Gruas, historia dhe domethënia

By: gaze tare
8 March 2025 at 08:42

Dita Ndërkombëtare e Gruas, e festuar më 8 mars, është një ditë që nderon arritjet dhe kontributet e grave në çdo fushë të jetës, si dhe kërkon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Grave ka origjinën në lëvizjen e punës, duke filluar në vitin 1908 kur 15,000 gra marshuan në Nju Jork për të kërkuar kushte më të mira pune dhe të drejta politike. Dy vjet më vonë, Partia Socialiste e Amerikës shpalli Ditën Kombëtare të Gruas. Në vitin 1910, Clara Zetkin propozoi idenë për një ditë ndërkombëtare në një konferencë në Kopenhagë, ku u miratua nga 100 gra nga 17 shtete. Dita u festua për herë të parë në 1911 në disa shtete evropiane dhe u njoh globalisht. Kështu, këtë vit po festohet 109-vjetori i kësaj dite simbolike.

Kjo ditë është një kujtesë që gratë e çdo kombi meritojnë të kenë mundësi të barabarta dhe të vlerësohen për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri.

The post Sot, 8 Marsi! Dita Ndërkombëtare e Gruas, historia dhe domethënia appeared first on iconstyle.al.

Italiani përdhunon të miturën shqiptare në krevat me nënën e saj, e detyron për s*ks oral dhe anal

28 February 2025 at 21:48

Është mbrëmja e 17 Shkurtit 2025, dhe së bashku me kolegët italianë të emisionit “Le Iene”, po përballemi me një person tepër agresiv, i cili ka bërë diçka vërtetë të tmerrshme. Gjithçka po ndodh brenda shtëpisë të këtij të riu shqiptar, në Selci Lama, një fshat i vogël pranë Citta del Castelo, në zemër të […]

The post Italiani përdhunon të miturën shqiptare në krevat me nënën e saj, e detyron për s*ks oral dhe anal appeared first on BoldNews.al.

DINAMIKA/ U plagos në sy të fëmijës nga i dashuri i gruas! Çfarë ndodhi në lokalin në Fier, sherri nisi për…

By: gsh
11 January 2025 at 09:39

NIKOLETA KOVAÇI/ Gledian Hoxhallari nga Fieri po bën betejën e jetës, pasi një plumb po ia rrezikon seriozisht atë.

I dashuri i ish-gruas së tij ka qëlluar mbi të në një kafene në afërsi të “Zogut të Zi” në Fier pas një zënke që ka nisur mes të treve për kujdestarinë e djalit. Ose ky është versioni që ka mundur të mësojë policia pas më shumë se 6 ditësh nga krimi i rëndë.

Gjithçka që ka ndodhur më pas është edhe më tronditëse kur mësohet se në tavolinë me ta gjendej edhe djali i çiftit, të cilët kishin hyrë në proces divorci. Dhe ngjarja nuk mbetet me aq. Pasi i riu, që sipas policisë është i dashuri i ish-bashkëshortes së Hoxhallarit, ka plagosur 40-vjeçarin, ai ka ikur duke marrë me vete edhe të dashurën e tij.

Fëmija i mbetur mes të atit të gjakosur dhe nënës së tij, i ka kërkuar kësaj të fundit që të mos largohej, por ajo ka ikur duke e lënë djalin me të atin në gjendje kritike. Hoxhallari mësohet se gjendet në Spitalin e Traumës, nën terapi intensive, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të krimit dhe të gruas, nënë e djalit 9 vjeç.

NGJARJA

40-vjeçari, Gledian Hoxhallari dhe ish-bashkëshortja e tij, Melisa Hoxhallari mësohet se prej 3 muajsh kishin hyrë në një poçes divorci. Në seancat e para gjyqësore është vendosur edhe një lloj kalendari në lidhje me mbajtjen e fëmijës, konkretisht të djalit 9 vjeç të çiftit. Gjykata ka vendosur që deri sa të përfundojë divorci, djali do të qëndronte ditën me të atin dhe në mbrëmje me nënën.

Të dielën, përgjatë gjithë ditës fëmija ka qëndruar me të atin dhe në darkë Hoxhallari ka telefonuar nënën e djalit dhe ka vendosur ta priste në një bar në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në Fier. Gruaja ka ardhur të marrë të birin bashkë me të dashurin e saj, thotë policia dhe sapo janë takuar, kanë nisur sherrin për kujdestarinë e djalit, i cili ka qenë i pranishëm në të gjithë skenën e sherrit. Pas debatit të ashpër, i riu që më pas u identifikua si Klement Beqaj, 25 vjeç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi Hoxhallarin duke e lënë të plagosur në lokal.

Autori i krimit ka ikur bashkë me 29-vjeçaren Melisa Hoxhallari duke e lënë fëmijën në lokal me të atin e plagosur. Në fakt policia njoftoi menjëherë që e ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe se ishte vënë në ndjekje të tij, por ai ende nuk është vënë në pranga. Nga sa u mësua më vonë nga policia, që ka marrë edhe dosjen e divorcit të çiftit, bëhet me dije se Melisa e kishte kallëzuar më herët ish-bashkëshortin e saj për dhunë dhe se ndaj saj ekzistonte një urdhër mbrojtjeje, por ende nuk dihet se si është lënë që ata të takoheshin nga gjykata, ndonëse ndaj saj ishte lëshuar një urdhër. Sipas të dhënave të policisë së Fierit, mësohet se djali i vogël tashmë është në duart e gjyshërve të tij nga ana e të atit, ndërsa Klementi dhe Melisa janë të shpallur në kërkim për një sërë akuzash.

Sipas policisë, u mësua se ditën e mërkurë për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme!

The post DINAMIKA/ U plagos në sy të fëmijës nga i dashuri i gruas! Çfarë ndodhi në lokalin në Fier, sherri nisi për… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Pse ma shave çunin”- Si u plagos 40-vjeçari në Fier nga i dashuri i gruas

By: Besnik
10 January 2025 at 15:34

Të dielën e 5 janarit në Fier u qëllua me armë ndaj 40 vjeçarit G. H, babai i një djali 10 vjeçar.

Nga hetimet e para dyshohet se ai u qëllua pas një debati me të dashurin e ish-bashkëshortes.

Prej të dielës G.H po lufton me jetën në spital ndërsa drama e familjes ka prekur rëndë edhe djalin e tij, i cili është në gjëndje të rënduar emocionale.

Sipas gazetarit të Euronews Albania 40 vjeçari G.H prej disa muash kishte nisur procesin e divorcit me bashkëshorten e tij  Melisa Beluli, 29 vjeçare, e cila në këtë periudhë kishte nisur bashkëjetesën me Klement Beqaj, 25 vjeçar.

Djali i tyre 10 vjeçar jetonte me nënën dhe të dashurin e saj ndërsa në fundjavë qëndronte me babain.

Në ditën e ngjarjes djali ishte me babanë G.H, ndërkohë gjatë ditës ka telefonuar disa herë mamanë për ta marrë.

Përgjatë telefonatave mamaja i ka thënë djalit se nuk është në Fier, moment ky kur djali ka debatuar me nënën e tij duke i thënë; “Ti gjithmonë kështu më thua, nuk jam në Fier, sjam këtu, e sjam atje… si fëmijë”.

Në këtë moment ka ndërhyrë bashkëjetuesi i saj duke e sharë me fjalë të rënda djalin me fjalinë: “Here rri aty ti, mos na çaj ….”

Babai i djalit e ka dëgjuar dhe ka marrë në telefon, nga celulari i djalit, ish-bashkëshorten me të cilën ka debatuar shkurt me të, pasi ajo i ka mbyllur telefonin.

Pak më vonë ish-bashkëshortja me të dashurin e saj kanë mbërritur në lokalin ku ishte G.H. Në momentin e takimit babai i 10-vjeçarit G.H i ka kërkuar shpjegim 25 vjeçarit, autor i plagosjes, arsyet e këtij komunikimi me djalin e tij.

Klement Beqaj i është përgjigjur me fyerje në sy të fëmijës dhe ish-bashkëshortes, e pas fyerjeve ka nxjerrë armën duke e qëlluar.

Ish-bashkëshortja ka marrë të dashurin e saj dhe janë larguar në drejtim të Patosit, ku edhe është gjetur aumjeti i braktisur.

Familjarët e të plagosurit hedhin akuza ndaj ish-bashkëshortes dhe kërkojnë që dhe ajo të akuzohet si bashkëautore në krim pasi sipals tyre nuk ka ndërhyrë për të z butur konfliktin, dhe është bërë shtysë dhe shkaktare e ngjajres duke nisur bashkëjetesë me të dashurin pa mbyllur procesi ne divorcit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Pse ma shave çunin”- Si u plagos 40-vjeçari në Fier nga i dashuri i gruas appeared first on Euronews Albania.

Dhunonte gruan dhe fëmijët e mitur, arrestohet 34-vjeçari në Has

By: lia rda
8 January 2025 at 15:51

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Hasit. Mësohet se ai dhunonte intensivisht gruan dhe fëmijët e tij të mitur. Menjëherë pas kallëzimit, blutë kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

“Komisariati i Policisë Has arrestoi shtetasin 34 vjeç, banues në Krumë, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur, ndaj saj dhe fëmijëve të tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

 

❌
❌