Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil/ Dorian Teliti: Mungesë planifikimi dhe koordinimi nga ana e autoriteteve, shteti të marrë përgjegjësi

By: V K
20 July 2025 at 11:58

Ditën e sotme, përmes një reagimi në “Facebook”, këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka reaguar pas konfliktit të ndodhur në Ksamil mes dy biznesmenëve, për hapësirën në plazh.

Teliti ka dënuar dhunën në sy të pushuesve në jug të vendit dhe ka ngritur shqetësimin për politikat qeveritare, që sipas tij janë shkak i situatës së krijuar një ditë më parë.

Sipas tij, një ndryshim ligjor që u bë vitin e kaluar, i dha hotelerive të drejtën për të administruar çadrat në plazh, pa marrë në konsideratë bizneset ekzistuese që prej vitesh ushtronin aktivitet në të njëjtat hapësira me leje të ligjshme.

“Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij. Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone”, shkruan Teliti.

“Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese”, shkruan ai, ndërsa u ka bërë thirrje që shteti të marrë përgjegjësi për situatën.

“Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave”, përfundon ai.

Reagimi i Dorian Telitit:

DHUNA DUHET NDËSHKUAR, POR KUSH E NDEZI SHKËNDIJËN E KONFLIKTIT NË KSAMIL?

Së pari, dënoj me forcë dhunën e përdorur, pasi çdo mosmarrëveshje, pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë. Kjo është një pikënisje e qartë dhe e pandryshueshme.

Por, le të thellohemi pak më shumë: kush e shkaktoi këtë konflikt në radhë të parë? Përgjigja na çon direkt te shteti dhe ligjet e tij. Që prej vitit të kaluar, hotelerive u është dhënë e drejta që të zotërojnë edhe çadrat e tyre në plazh. Kjo masë, ndonëse mund të ketë pasur synime të mira, la pas dore realitetin ekzistues.

Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij.

Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone.

Kjo situatë nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën e planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”.

Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese, të cilat janë zhvilluar pikërisht me bekimin dhe lejen e vetë shtetit? Kjo paqartësi dhe ndryshim i papritur i rregullave është një burim i vazhdueshëm konfliktesh dhe pasigurie për biznesin.

🇦🇱Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave të tilla ku qytetarët dhe bizneset detyrohen të bien ndesh me njëri-tjetrin për shkak të vendimeve të nxituara dhe të pakoordinuara. Dhuna në këtë rast ishte pasojë, por shkaku është shpeshherë më i thellë dhe kërkon zgjidhje politike dhe administrative.

 

The post Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil/ Dorian Teliti: Mungesë planifikimi dhe koordinimi nga ana e autoriteteve, shteti të marrë përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil, PD: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta

By: armand
20 July 2025 at 11:43

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka reaguar pas konfliktit të ndodhur në Ksamil mes dy biznesmenëve, për hapësirën në plazh. Teliti ka dënuar dhunën në sy të pushuesve në jug të vendit dhe ka ngritur shqetësimin për politikat qeveritare, që sipas tij janë shkak […]

The post Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil, PD: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta appeared first on BoldNews.al.

“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit

11 July 2025 at 15:24

I ftuar në një studio televizive, Teliti deklaroi se lirimi i hapësirave publike është një detyrë normale e bashkisë dhe jo një veprim që duhet të vijë nga vetë kryeministri.

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëherazi nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka reaguar për aksionin e ndërmarrë nga qeveria për lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjektet private.

Dorjan Teliti:

“E kemi kërkuar me insistim në Këshillin Bashkiak që hapësirat publike të lirohen nga pushtimi i bizneseve dhe të përdoren në shërbim të qytetarëve. Kemi kërkuar vazhdimisht dokumentacionin mbi lejet e dhëna nga bashkia, por nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje. Sot që po realizohet ky aksion, është mirë që po ndodh, por është thjesht puna normale e një institucioni vendor,” tha Teliti.

Ai vuri në dukje se mungesa e transparencës dhe mosveprimi ndër vite e ngre pyetjen: “Për muajt dhe vitet ku nuk kemi jetuar me këtë standard, kush mban përgjegjësi?”

Sa i takon ndërhyrjeve në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje, Teliti ngriti dyshime mbi qëllimet e qeverisë, duke përmendur përkimin e këtij aksioni me nisjen e aplikimeve për të ashtuquajturën “Paketë të Maleve”, një program për zhvillimin turistik të zonave malore.

“Nesër hapen aplikimet për Paketën e Maleve, dhe lind pyetja nëse ky aksion në Theth është i motivuar vetëm nga ligjshmëria apo edhe nga interesat që lidhen me këto zhvillime të reja. Sot po shemben ndërtime pa leje, nesër do të shohim kush do të përfitojë të drejtën për të ndërtuar në ato territore.”

The post “Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit appeared first on Sot News | Lajme.

“Largohuni brenda 24 orëve”, Teliti akuzon: Rama përdori pushtetin për të shantazhuar drejtorët në Vlorë

4 July 2025 at 21:50

Anëtari i Këshillit bashkiak Tiranë i PD, Dorian Teliti në një  emision televiziv u shpreh se dorëheqja e drejtorëve në bashkinë e Vlorës ka ardhur si pasojë e presionit politik të kryeministrit Rama.

Teliti: Dorëheqja e tyre ka ardhur si pasojë e një presioni politik nga ana e kreut të mazhorancës që e bëri të qartë e të thjeshtë që largohuni vet për 24 orë ndryshe pastaj lindin pasojat.

Dhe frika pastaj i ka çuar të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës të largohen nga detyra.

Bashkia është institucion i pavarur pra është institucion i pushtetit vendor dhe është i pavarur nga qeverisja qendore.

Është i pavarur nga operimi dhe diktati i politikës së Tiranës.

Fakti që ndërhyhet me postin kryeministror dhe fuqinë kryeministrore, ndërhyhet në një pushtet i cili nuk varet nga ana e kryeministrit, kjo pastaj është në shkelje të hapur të parimeve dhe të Konventave Ndërkombëtare që Shqipëria ka firmosur këtu e 30 vite më parë siç është ajo e Konventave të drejtave të Njeriut pikë së pari.

Po ashtu edhe të Autoriteteve Europiane lokale që e bëjnë të qartë që pushtetet janë të ndarë, askush nuk duhet të ndërhyjë por të mos kemi raste të tilla të kërcënimit dhe largimeve masive nga puna.

Historia e Vlorës është histori e çuditshme midis kryeministrit dhe kryetarëve të bashkive të Vlorës.

 

The post “Largohuni brenda 24 orëve”, Teliti akuzon: Rama përdori pushtetin për të shantazhuar drejtorët në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

“Zgjidhja është qeveria teknike”/ Reagon ashpër Nënkryetari i Këshillit bashkiak: Çmimet kanë dalë jashtë kontrollit

4 July 2025 at 16:19

Në një deklaratë për shtyp, Teliti akuzoi Qeverinë se bën premtime për qytetarët, por nuk i mban.

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës dhe këshilltari ekonomik në PD, Dorian Teliti ngriti sot shqetësimin mbi çmimet dhe fuqinë blerëse. Sipas Telitit, zgjidhja e vetme e kësaj krize është qeveria teknike.

“Të shumta janë problemet me të cilat përballen shqiptarët, të shumta hallet e tyre, të shumta kanë qenë edhe premtimet qeveritare, por më të shumta kanë qenë dështimet në mbajtjen e tyre.

Dy ditë më parë, një tjetër raport serioz vlerësoi cilësinë e jetesës në Evropë dhe Shqipëri. Është pikërisht raporti i Numbeo-s, i cili e ka renditur Shqipërinë në vendin e 37 nga 37 vende të Evropës, e ka renditur Shqipërinë në fundin e listës përsa i përket jetesës dhe cilësisë së saj.

Sipas raportit, Shqipëria është vlerësuar me vetëm 46.3 pikë në treguesin e fuqisë blerëse, më e ultë në kontinent, madje edhe më keq se Ukraina në gjendje lufte. Familjet shqiptare shpenzojnë të paktën 40% të të ardhurave të tyre për t’u ushqyer, ndërkohë që mesatarja evropiane është të paktën tre herë më e ulët.

Gjithashtu, jemi ne shqiptarët që duhet të punojmë më shumë vite se çdokush tjetër në Evropë për të arritur të blejmë një apartament.

Ndotja vazhdon të jetë tejet shqetësuese, Shqipëria renditet në vendin e parafundit. Por akoma me shqetësues është fakti që jemi renditur të fundit në cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Gjithçka thamë më lart nuk janë opinione, nuk janë propagandë, por janë fakte që vërtetojnë edhe njëherë varfërinë e thellë dhe mungesën e qartë të një të ardhmeje pozitive për të gjithë shqiptarët.

A janë rastësi këto gjetje të raportit të Numbeo-s? Jo, nuk janë. Ato janë rezultati konkret i qeverisjes arrogante dhe të papërgjegjshme të 12 viteve të fundit. Vlerësimi i Numbeo-s nuk është thjesht një renditje statistikore, por një aktakuzë e rëndë publike ndaj autorëve dhe bashkëpunëtorëve që krijuan Shqipërinë që nuk ngjall shprese, por vetëm largon shqiptarët nga foleja familjare.

Shqiptarët duan punë, por pagat janë më të ultat në Evropë. Çmimet kanë dalë tashmë jashtë kontrollit, më të larta se mesatarja evropiane.

Shërbimet publike degradohen dita ditës, arsimi i braktisur si asnjëherë më parë, bujqësia jo thjesht e lënë në harresë, por edhe e goditur për të mbrojtur interesat e disa importuesve, falimentimi i sipërmarrjeve prodhuese shqiptare, korrupsioni endemik me pronën, tenderimet dhe fondet publike, etj, janë qartësisht realiteti i hidhur që ne shqiptarët jetojmë dhe raportet ndërkombëtare i zyrtarizojnë në vlerësimet dhe qëndrimet e tyre.

Të dashur qytetarë, zgjidhja nuk vjen përmes fjalëve të bukura, apo premtimeve boshe, apo reformave të rreme. Rruga e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza është ngritja e menjëhershme e qeverisë teknike që të krijojë besim dhe të garantojë më në fund zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët.

Vetëm përmes një qeverie teknike të çliruar nga kontrolli politik, vetëm përmes një procesi zgjedhor të besueshëm, shqiptarët do të mund të zgjedhin të ardhmen që meritojnë. Vetëm kështu vendi do të futet në shinat e zhvillimit të qëndrueshëm, vetëm kështu do të krijohet një ekonomi reale, konkurruese dhe përfshirëse. Dhe mbi të gjitha, vetëm kështu Shqipëria do të bëhet vërtet gati për integrimin në Bashkimin Evropian”,-deklaroi Teliti.

The post “Zgjidhja është qeveria teknike”/ Reagon ashpër Nënkryetari i Këshillit bashkiak: Çmimet kanë dalë jashtë kontrollit appeared first on Sot News | Lajme.

Dorian Teliti: Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës, qeveria teknike është zgjidhja

By: V K
4 July 2025 at 15:21

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës dhe këshillari ekonomik i Partisë Demokratike Dorian Teliti, deklaroi se aktualisht shqiptarët po përballen me probleme të shumta.

Ai shtoi se raporti i Numbeo-s, e ka vlerësuar Shqipërinë e fundit në Europë për cilësinë e jetesës dhe se çmimet janë jashtë kontrollit.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Teliti theksoi se zgjidhja e vetme është qeveria teknike.

Deklarata e Dorian Teliti:

Të shumta janë problemet me të cilat përballen shqiptarët, të shumta hallet e tyre, të shumta kanë qenë edhe premtimet qeveritare, por më të shumta kanë qenë dështimet në mbajtjen e tyre.

Dy ditë më parë, një tjetër raport serioz vlerësoi cilësinë e jetesës në Evropë dhe Shqipëri. Është pikërisht raporti i Numbeo-s, i cili e ka renditur Shqipërinë në vendin e 37 nga 37 vende të Evropës, e ka renditur Shqipërinë në fundin e listës përsa i përket jetesës dhe cilësisë së saj.

Sipas raportit, Shqipëria është vlerësuar me vetëm 46.3 pikë në treguesin e fuqisë blerëse, më e ultë në kontinent, madje edhe më keq se Ukraina në gjendje lufte. Familjet shqiptare shpenzojnë të paktën 40% të të ardhurave të tyre për t’u ushqyer, ndërkohë që mesatarja evropiane është të paktën tre herë më e ulët.

Gjithashtu, jemi ne shqiptarët që duhet të punojmë më shumë vite se çdokush tjetër në Evropë për të arritur të blejmë një apartament.

Ndotja vazhdon të jetë tejet shqetësuese, Shqipëria renditet në vendin e parafundit. Por akoma me shqetësues është fakti që jemi renditur të fundit në cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Gjithçka thamë më lart nuk janë opinione, nuk janë propagandë, por janë fakte që vërtetojnë edhe njëherë varfërinë e thellë dhe mungesën e qartë të një të ardhmeje pozitive për të gjithë shqiptarët.

A janë rastësi këto gjetje të raportit të Numbeo-s? Jo, nuk janë. Ato janë rezultati konkret i qeverisjes arrogante dhe të papërgjegjshme të 12 viteve të fundit. Vlerësimi i Numbeo-s nuk është thjesht një renditje statistikore, por një aktakuzë e rëndë publike ndaj autorëve dhe bashkëpunëtorëve që krijuan Shqipërinë që nuk ngjall shprese, por vetëm largon shqiptarët nga foleja familjare.

Shqiptarët duan punë, por pagat janë më të ultat në Evropë.

Çmimet kanë dalë tashmë jashtë kontrollit, më të larta se mesatarja evropiane.

Shërbimet publike degradohen dita ditës, arsimi i braktisur si asnjëherë më parë, bujqësia jo thjesht e lënë në harresë, por edhe e goditur për të mbrojtur interesat e disa importuesve, falimentimi i sipërmarrjeve prodhuese shqiptare, korrupsioni endemik me pronën, tenderimet dhe fondet publike, etj, janë qartësisht realiteti i hidhur që ne shqiptarët jetojmë dhe raportet ndërkombëtare i zyrtarizojnë në vlerësimet dhe qëndrimet e tyre.

Të dashur qytetarë, zgjidhja nuk vjen përmes fjalëve të bukura, apo premtimeve boshe, apo reformave të rreme. Rruga e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza është ngritja e menjëhershme e qeverisë teknike që të krijojë besim dhe të garantojë më në fund zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët.

Vetëm përmes një qeverie teknike të çliruar nga kontrolli politik, vetëm përmes një procesi zgjedhor të besueshëm, shqiptarët do të mund të zgjedhin të ardhmen që meritojnë. Vetëm kështu vendi do të futet në shinat e zhvillimit të qëndrueshëm, vetëm kështu do të krijohet një ekonomi reale, konkurruese dhe përfshirëse. Dhe mbi të gjitha, vetëm kështu Shqipëria do të bëhet vërtet gati për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ju faleminderit!

The post Dorian Teliti: Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës, qeveria teknike është zgjidhja appeared first on Albeu.com.

Fundoset ‘Made in Albania’/ Teliti: Shqipëria në pikën kritike! Prodhimi vendas po vdes, dhe kjo nuk është…

27 June 2025 at 20:45

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe nënKryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ka reaguar pas publikimit të INSTAT për rritjen ekonomike në vend.

Teliti shkruan se, prodhimi ‘Made In Albania’ është përfshirë në një krizë të çimentuar thellë, në bujqësi dhe në industri.

Reagimi i Dorian Telitit:

Shqipëria është në pikën kritike! Prodhimi vendas po vdes, dhe kjo nuk është aksident.

Bujqësia dhe industria shqiptare janë zhytur në një krizë aq të thellë, aq sa duket qartë që kjo na kushton jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen.

Në vend që të flasim për rritje dhe zhvillim, shifrat zyrtare të INSTAT tregojnë një realitet të hidhur: bujqësia bie me -2.76% dhe industria bie me -5.66%

Pasoja dihen, mijëra vende pune të humbura, emigracioni në nivele të larta, dhe një ekonomi që po shkon drejt humnerës.

Produktet ‘Made in Albania’ po zhduken duke ua lënë vendin importeve, ndërkohë që potenciali ynë prodhues po shuhet dita-ditës.

Kjo gjendje nuk është thjesht paaftësi, por pasojë e interesave të ngushta që kanë mbërthyer shtetin dhe po shkatërrojnë çdo mundësi për një Shqipëri të fortë dhe të zhvilluar.

Është koha të ndalim këtë rrëshqitje dramatike dhe të kërkojmë llogari nga ata që po sakrifikojnë vendin tonë për përfitime personale!

The post Fundoset ‘Made in Albania’/ Teliti: Shqipëria në pikën kritike! Prodhimi vendas po vdes, dhe kjo nuk është… appeared first on Sot News | Lajme.

Koha për zgjedhje të parakohshme/ Teliti: Tirana në kolaps, drejtimi i Bashkisë ‘i dështuar’

22 June 2025 at 21:14

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar keqmenaxhimin dhe mungesën e transparencës në Bashkinë e Tiranës.

Ai shprehet se situata është duke u përkeqësuar, me shërbime që kanë degraduar dhe abuzim të fondeve publike. Teliti kërkon që të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, si një zgjidhje për krizën e thelluar në menaxhimin dhe drejtimin e kryeqytetit.

Postimi i Dorian Telitit:

EDHE PAK “PUNË” NGA RISTANI, DHE VELIAJ DO NA DUKET “AI I MIRI”.

Nuk me vjen aspak mirë ta them, por kemi një drejtuese të komanduar në krye të Bashkisë Tiranë që po “ngre” qytetin në nivele të reja…të abuzimit, mungesës së shërbimeve, mungesës së transparencës dhe plehrave kapicë.

Nuk mjafton që trashëguam nga Veliaj një incenerator fantazëm që thithi miliona euro nga taksat tona, por pagesat e majme vazhdojnë edhe me shumë se më parë.

Tenderat “e pilotuar” që rëndojnë buxhetin dhe dëmtojnë operatorët janë bërë normë, uji vazhdon të jetë një ëndërr në shumë lagje, trafiku dhe transporti publik rëndohen dita ditës, ndërsa luksi i drejtuesve dhe përdorimi antiligjor i aseteve publike “shkëlqen në karshillik” ndaj halleve të kryeqytetit dhe banorëve të saj.

Kjo nuk është qeverisje lokale, por një parodi ku qytetarët paguajnë faturën e një strukture drejtuese menaxhimi të paaftë dhe korruptiv.

Cfarë e pengon qeverinë të hapë rrugën për zgjedhje të parakohshme në Tiranë?

The post Koha për zgjedhje të parakohshme/ Teliti: Tirana në kolaps, drejtimi i Bashkisë ‘i dështuar’ appeared first on Sot News | Lajme.

Partia Demokratike: Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani, kapet mat duke abuzuar me detyrën, të hetohet dhe largohet nga detyra

By: V K
8 June 2025 at 12:48

Partia Demokratike, ka denoncuar kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanin, për abuzim me detyrën dhe përdorim të padrejtë të mjeteve të Bashkisë për interesa personale.

Denoncimi vjen pas publikimit të pamjeve filmike nga një emision investigativ.

Partia Demokratike, kërkon hetim nga prokuroria dhe shtimin në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak të një pike për llogaridhënie nga Ristani.

Po ashtu, opozita kërkon largimin e saj dhe shkarkimin e Veliajt, duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme në kryeqytet.

DEKLARATA:

Të nderuar qytetarë!

Muajt kalojnë, kryetarët ndryshojnë, por zakonet dhe abuzimet JO, ato mbeten të njëjta.

Abuzime kishim dhe abuzime vazhdojmë të kemi me financat dhe asetet e Bashkisë së Tiranës.

Vetëm dy ditë më parë, gazetarët kurajoze të emisionit “Piranja” në Syri Tv, i dhanë publikut me prova të qarta dhe të pakontestueshme, pamjet filmike sesi kryetarja në detyrë e Bashkisë së Kryeqytetit, znj. Anuela Ristani, abuzonte me asetet e blera me paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Me zë dhe me figurë pamë sesi jo vetëm nuk mbahej përgjegjësi nga ana e Kryetares se Komanduar për shkeljen e rëndë të kryer në vazhdimësi duke përdorur padrejtësisht mjetet e Bashkisë për interesa personale të saj dhe të të afërmve të saj, por pamë edhe sulmin e saj aspak etik, madje edhe me nota të larta nervozizmi edhe tone tejet kërcënuese ndaj gazetarëve të cilët po bënin detyrën e tyre.

Sipas pamjeve të publikuara, sjellja e kryetares së komanduar në krye të Tiranës, përbën abuzim me detyrën, shfrytëzim të pasurisë shtetërore për përfitime familjare dhe shkelje të rëndë të etikës së funksionarit publik.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve të prokurorisë të fillojnë hetimet mbi denoncimin e kryer nga emisioni Piranjat. Gjithashtu, në emër të këshilltarëve të opozitës, kërkoj që pasnesër, ditën e martë mbasdite në të cilën është planifikuar të zhvillohet mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak, në rendin e ditës të shtohet një pikë mbi llogaridhënien administrative nga ana e znj. Ristani dhe diskutimin mbi këtë skandal të publikuar nga emisioni Piranjat, ku në vend që paratë e Tiranës të shkojnë për ndërtimin e cerdheve, kopshteve, shkollave, apo financimin e transportit për mësuesit dhe nxënësit, na alokohen për financimin e interesave private të drejtuesve të lartë të ekzekutivit.

Një gjë është e sigurt, të vërtetave dhe publikimit të tyre, nuk do mund t’u fshihen dot askush.

Të dashur qytetare!

Partia Demokratike dhe Këshilltarët e saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës, falenderojnë kurajon gazetareske të ekipit të emisionit “Piranja” dhe inkurajonë ata dhe jo vetëm, por cdo media të lirë dhe secilin gazetar që në fokus të punës së tyre kanë gjithnjë dhe vetëm denoncimin e abuzimeve dhe zbardhjen e së vërtetës, që të vijojnë edhe në të ardhmen me denoncimin, rast pas rasti, të cdo personi të veshur me pushtet, që marrin përsipër të përfitojnë padrejtësisht nga mundi i punës dhe taksat e shqiptarëve të ndershëm.

Gjithashtu, Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të znj. Ristani nga detyra e kryetares së komanduar dhe njëkohësisht edhe shkarkimin e Veliaj një orë e më parë nga Këshilli i Ministrave.

Tirana meriton ndryshe, dhe ndryshimi do vijë me zgjedhje të lira e të ndershme, me zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend. Tirana nuk duhet të trajtohet më si një pronë private por si një institucion shërbyes ndaj nevojave të qytetit.

Ju faleminderit!

The post Partia Demokratike: Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani, kapet mat duke abuzuar me detyrën, të hetohet dhe largohet nga detyra appeared first on Albeu.com.

Teliti: Mandati i Veliajt ka mbaruar, kërkojmë zgjedhje në bashkinë e Tiranës

By: redi
2 June 2025 at 21:29

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti thotë se mandati i Erion Veliajt ka mbaruar dhe PD kërkon menjëherë zgjedhje në bashkinë e Tiranës. ”Një kryetar bashkie i cili mungon të paktën 3 muaj në detyrë këshillit bashkiak i lind e drejta për të kërkuar shkarkimin e tij. Mandati i Veliajt ka mbaruar. PD ka qenë e qartë, ne duam një orë e më parë zgjedhje në bashkinë e Tiranës”…

Source

Prerja e pemëve për koncertin e Noizy-t/ Dorian Teliti: Shkelje ligjore, kryetarja do mbajë përgjegjësi

By: Mirgen
25 May 2025 at 20:53

Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës tha se vendimi për të shkatërruar 42,934 m² gjelbërim në Parkun e Liqenit ku do të mbahet një koncert i Noizy-t nuk ka kaluar në Këshillin Bashkiak dhe se ka nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me këtë situatë. Teliti tha se kjo vendimmarrje është një shkelje […]

The post Prerja e pemëve për koncertin e Noizy-t/ Dorian Teliti: Shkelje ligjore, kryetarja do mbajë përgjegjësi appeared first on BoldNews.al.

‘Minimum jetik prej 200 euro’, Teliti: Do të kthejmë prodhimin në ekonominë shqiptare

18 April 2025 at 21:33

Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka komentuar premtimet e forcës politike që përfaqëson, duke theksuar se ato janë të realizueshme, por nuk mund të përmbushen të gjitha brenda 100 ditëve të para. I ftuar në një emision televiziv, Teliti theksoi se qëllimi i PD-së nuk është të shpikë rrotën, por të zgjidhë sfidat madhore të vendit.

Një ndër pikat kyçe të programit është paketa “Dhembshuria”, që synon të garantojë një minimum jetik prej 200 euro në muaj për qytetarët në nevojë. Sipas Telitit, kjo është një masë që synon të reduktojë varfërinë ekstreme në vend.

Ai vuri në dukje se ekonomia shqiptare vuan nga mungesa e prodhimit vendas dhe nga një varësi e madhe ndaj importeve. Një ndër prioritetet e PD-së është fuqizimi i produkteve “Made in Albania”, për të rritur qëndrueshmërinë ekonomike dhe për të ofruar më shumë mundësi punësimi dhe zhvillimi lokal.

“Premtimet e PD-së kanë kosto, por janë të realizueshme. Nuk do të bëhet gjithçka për 100 ditë. Ne nuk duam të shpikim rrotën, por do i japim zgjidhje sfidave madhore që ka Shqipëria. Do kthejmë prodhimin vendas dhe do minimizojmë abuzimet. Paketa e Dhembshurisë ka prioritet minimumin jetik 200 euro.” – u shpreh Dorian Teliti.

The post ‘Minimum jetik prej 200 euro’, Teliti: Do të kthejmë prodhimin në ekonominë shqiptare appeared first on Sot News | Lajme.

Teliti: Premtimet ekonomike të Ramës ngjajnë me ato të PD-së, i quante të pamundura

By: Besnik
30 March 2025 at 20:54

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka komentuar premtimet ekonomike të partive politike për zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se shumë nga premtimet që kryeministri Edi Rama po bën në fushatën aktuale, janë të ngjashme me ato që ka propozuar Partia Demokratike gjatë vitit të fundit.

Sipas tij, shumë nga pikat që Rama po i reklamon tani janë të ngjashme me ato të PD-së, për të cilat kryeministri ka thënë më herët se ishin të pamundura për të realizuar për shkak të pasigurisë financiare dhe pasojave të mundshme në buxhetin e shtetit.

Teliti e cilësoi këtë si kontradiktë që ekziston ndërmjet premtimeve që Rama po jep dhe deklaratave të mëparshme të tij.

“Po të shikoni pikat kryesore, ato janë të programit të Partisë Demokratike, që ne i kemi prezantuar prej një viti. Një ditë të bukur, del kryeministri dhe reklamon një program për mandatin e katërt të tij, i cili ka një ngjashmëri të frikshme me programin e PD-së. Ne na duket sikur është një tallje, sepse kur ne i prezantuam këto pika, vetë kryeministri na akuzonte dhe thoshte se nëse do të implementoheshin këto premtime të PD, shteti shqiptar do të falimentonte. Por tani, ai vjen dhe premton të njëjtat gjëra,” tha Teliti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Teliti: Premtimet ekonomike të Ramës ngjajnë me ato të PD-së, i quante të pamundura appeared first on Euronews Albania.

‘Rama po kopjon premtimet e PD-së për zgjedhjet e 11 majit’, Teliti: Dikur i quante në pamundura

30 March 2025 at 20:58

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka kritikuar premtimet ekonomike të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ato janë të ngjashme me propozimet e Partisë Demokratike gjatë vitit të fundit.

Gjatë një interviste në një studio televizive, Teliti vuri në dukje kontradiktën mes premtimeve aktuale të Ramës dhe deklaratave të tij të mëparshme, ku ai i kishte quajtur të parealizueshme disa nga propozimet e PD-së për shkak të pasojave financiare.

“Po të shikoni pikat kryesore, ato janë të programit të Partisë Demokratike, që ne i kemi prezantuar prej një viti. Një ditë të bukur, del kryeministri dhe reklamon një program për mandatin e katërt të tij, i cili ka një ngjashmëri të frikshme me programin e PD-së. Ne na duket sikur është një tallje, sepse kur ne i prezantuam këto pika, vetë kryeministri na akuzonte dhe thoshte se nëse do të implementoheshin këto premtime të PD, shteti shqiptar do të falimentonte. Por tani, ai vjen dhe premton të njëjtat gjëra,” deklaroi Teliti.

The post ‘Rama po kopjon premtimet e PD-së për zgjedhjet e 11 majit’, Teliti: Dikur i quante në pamundura appeared first on Sot News | Lajme.

U la jashtë listës për kandidat për deputet/ Teliti: Jam personi i gabuar për këtë pyetje

27 March 2025 at 22:18

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i PD-së Dorian Teliti është një nga eksponentët e opozitës që është lënë jashtë listave të PD-së për kandidat për deputet.

Në një intervistë për një media televizive, Teliti ka deklaruar se është personi i gabuar për këtë pyetje.

Megjithatë Teliti theksoi se do të vazhdojë të jetë një zë i fortë i PD kryesisht sa i takon çështjeve ekonomike.

“Jam personi i gabuar për të më bërë kë të pyetje. Do vazhdojë të jem një zë i fortë i PD, kryesisht sa i përket çështjeve ekonomike e gjithashtu të kryej funksionet si anëtar i këshillit kombëtar, si nënkryetar i këshillit bashkiak. Përsëris edhe një herë, politika çdo katër vjet këtë punë ka, uroj që të përfshihem në zgjedhjet e radhës.

Duhet konsideruar edhe fakti që nuk është një listë kombëtare por listë rajonale. Lista e Tiranës, pothuajse gjysma është e përbërë nga forcat aleate, dhe kjo ka kushtëzuar praktikisht pjesëmarrjen tonë në listën e mbyllur apo të hapur. Në politikë ndodhin ato të panjohurat e ndryshme”, tha Teliti.

The post U la jashtë listës për kandidat për deputet/ Teliti: Jam personi i gabuar për këtë pyetje appeared first on Sot News | Lajme.

Dorian Teliti prezanton programin e PD për fuqizimin e gruas: Heqim taksat për gratë sipërmarrëse, bonuse për lindjet

By: V K
9 March 2025 at 10:15

Në një postim në rrjete sociale, koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka prezantuar një seri masash të reja që synojnë fuqizimin e gruas, duke e vendosur atë në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

Teliti theksoi se Partia Demokratike, me Sali Berishën në krye, angazhohet për të krijuar më shumë mundësi për gratë dhe familjet shqiptare.

Një prej masave kryesore të programit, është heqja e tatimit mbi fitimin për vitin e parë për gratë që hapin një biznes, një hap që synon të stimulojë sipërmarrjen femërore.

Gjithashtu, programi parashikon subvencionimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për gratë sipërmarrëse dhe stafin e tyre, me kushtin që të paktën 50% e stafit të jenë gra ose të rinj nën 30-vjeç.

Përveç kësaj, është parashikuar një investim në edukimin dhe trajnimin e grave sipërmarrëse dhe artizane, për t’u dhënë mundësi të mëdha për sukses.

Për nënat dhe familjet, programi ofron përjashtim të përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat për gratë që kanë tre fëmijë ose më shumë, si dhe për bashkëshortët e atyre që kanë katër fëmijë ose më shumë.

Po ashtu, programi ofron një leje lindjeje me përfitim financiar të plotë për 365 ditë. Ndërsa për çdo fëmijë të lindur, parashikohet një bonus financuar nga shteti, i cili varion nga 1,000 euro për fëmijën e parë deri në 5,000 euro për fëmijën e katërt dhe më shumë.

Buxheti i shtetit do të mbulojë edhe kostot për fëmijën e tretë dhe më shumë deri në moshën 23 vjeçare.

Teliti e përmbylli postimin e tij, duke theksuar se fuqizimi i gruas është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e familjes dhe për zhvillimin e gjithë vendit.

Ai e cilësoi këtë program si një mundësi për një Shqipëri më të zhvilluar dhe më të barabartë për gratë.

Postimi i Dorian Teliti:

FUQIZIMI I GRUAS PRIORITET ME BERISHËN KRYEMINISTËR DHE PD NË QEVERISJE!

Fuqizimi i gruas, themeli i një shoqërie të fortë!

Sali Berisha dhe Partia Demokratike angazhohen për më shumë mundësi për gratë dhe familjet shqiptare, duke i vendosur ato në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social.

Në programin tonë për gratë sipërmarrëse:

Heqje e tatim-fitimit për vitin e parë për gratë që hapin një biznes.

Subvencionim i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 6 muajt e parë për gratë sipërmarrëse dhe stafin e tyre, me kusht që minimumi 50% e stafit të jenë gra apo të rinj nën 30 vjeç.

Edukim, trajnime dhe promovim për gratë sipërmarrëse dhe artizane, duke krijuar më shumë hapësira për suksesin e tyre.

Mbështetje për nënat dhe familjet:

Përjashtim të përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat për çdo nënë me 3 fëmijë ose më shumë dhe për bashkëshortin nëse familja ka 4 fëmijë ose më shumë.

Leje lindjeje me përfitim financiar të plotë të garantuar për 365 ditë.

Bonusi i lindjes:

1,000€ për fëmijën e parë.

2,000€ për fëmijën e dytë.

3,000€ për fëmijën e tretë.

5,000€ për fëmijën e katërt e më shumë fëmijë

Buxheti i shtetit do përballojë deri në moshën 23 vjecare kostot e fëmijës së tretë apo më shumë.

Fuqizimi i gruas është fuqizimi i familjes dhe i gjithë vendit! Më shumë mbështetje për gratë, më shumë mundësi për një Shqipëri që përparon!

#FuqizimiIGruas #MëShumëMundësi #FamiljaNëQendër #PD

The post Dorian Teliti prezanton programin e PD për fuqizimin e gruas: Heqim taksat për gratë sipërmarrëse, bonuse për lindjet appeared first on Albeu.com.

100 ditët e para të PD në qeverisje, Teliti tregon çfarë ndodh

By: redi
5 March 2025 at 18:40

Dorjan Teliti ka dhënë disa detaje nga programi ekonomik i PD në lidhje me rimbursimin e TVSH-së për bizneset prodhuese dhe ato eksportuese. Ai thotë se PD-ja në angazhimin e saj të 100 ditëve të para te qeverisjes, do të ofrojë rimbursim real dhe në kohë të TVSH-së për sipërmarrjen dhe prodhuesit shqiptarë. Postimi i plotë Pa prodhim, nuk ka ekonomi. Pa prodhim, nuk ka mirëqenie.

Source

Rama mbledh administratën e Bashkisë së Tiranës, Teliti: Grusht shteti

By: redi
20 February 2025 at 15:36

Këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë dalë kundër kryeministrit Edi Rama. Sot Rama mbledh në sheshin Skënderbej administratën e Bashkisë së Tiranës. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, shprehet se kryeministri ka kapur çdo pushtet. Postimi i Telitit: Grusht shteti institucional në mes të Tiranës! Kryeministri që ka kapur çdo pushtet, tani vendos të vetëshpallet edhe…

Source

PD prezanton programin ekonomik

16 February 2025 at 16:34

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Partia Demokratike prezantoi sot programin ekonomik.

Dorjan Teliti, koordinator i programit ekonomik të Partisë Demokratike, prezantoi 5 shtyllat kryesore të modelit ekonomik të PD-së që janë ekonomi që prodhon dhe krijon vende pune. Sistem fiskal të drejtë dhe taksa të ulëta. Barazi ekonomike dhe zhdukja e varfërisë ekstreme. Tërheqja e investimeve dhe kthimi i shqiptarëve në atdhe. Qeverisje e vogël, efikase dhe transparente.

Teliti kritikoi politikën e keqe ekonomike të qeverisë aktuale dhe ofroi një plan për të çliruar ekonominë nga burokracitë dhe korrupsioni, duke ofruar lehtësira fiskale për bizneset dhe sipërmarrësit, si dhe mbështetje për zhvillimin e sektorëve të prodhimit, bujqësisë dhe energjisë.

Teliti theksoi rëndësinë e një sistemi fiskal të drejtë dhe të qëndrueshëm, si dhe garantoi rritjen e pensioneve dhe mbështetje për familjet me të ardhura të ulta.

Ai po ashtu paraqiti masa për të tërhequr investitorë dhe për të rikthyer shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Koordinatori i programit ekonomik të PD, theksoi se, ky plan është i realizueshëm dhe ka si synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.

Geoffrey Van Orden, një ish-oficer britanik dhe themelues i New Directions European Conservative Foundation, theksoi gjatë prezantimit të programit ekonomik të Partisë Demokratike për vitet 2025-2029, se Evropa po përballet me sfida të mëdha, duke përfshirë tensionet e vazhdueshme në Gaza dhe agresionin rus ndaj Ukrainës.

Ai theksoi se, Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten të angazhuara për sigurinë evropiane dhe se shtetet e Evropës duhet të mbajnë përgjegjësinë për mbrojtjen e vet, duke u referuar ndryshimeve që kanë ndodhur që nga rënia e Murit të Berlinit, ku Evropa ka çarmatosur shumë.

Van Orden u bëri thirrje vendeve evropiane të rishikojnë politikën e mbrojtjes, duke nxjerrë mësime nga historia dhe duke u angazhuar më shumë në sigurimin e rajonit.

Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Industrisë, Grant Van Cleve, në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit ekonomik në PD, tha se, Shqipëria është vendi më pro-amerikan në Evropë dhe se Amerika ka qenë në mbështetje të saj.

Teksa fliste për reformat e presidentit Trump, Van Cleve theksoi se, vitet e fundit Shqipëria po përballet me shpopullimin dhe se, në vend mungojnë ato elementët thelbësorë dhe këto po pengojnë zhvillimin ekonomik.

Drejtuesi i fondacionit amerikan ‘Heritage’, Steven Bucci, i cili më herët ka shërbyer edhe si atasheu i parë ushtarak i SHBA në Shqipëri tha se, në Shqipëri ndryshimet do të kenë ndikim pozitiv.

Duke folur në takimin e prezantimit të programit ekonomik të PD, Bucci theksoi se të paktën Amerika nuk do të ketë një vend aleat që po bën gjëra shkatërrimtare për interesin e Shqipërisë, siç ka ndodhur edhe vitet e fundit.

Ai ka sjellë në vëmendje edhe ambasadorët amerikanë që kanë qenë më herët në Shqipëri, ndërsa është shprehur i shqetësuar duke thënë se ‘më ka ardhur turp vitet e fundit dhe kërkoj ndjesë për faktin se u duk që përfaqësuesit e Amerikës ishin më shumë në merak për ta bërë Xhorxh Soros, sesa të mbronin interesat e shqiptarëve apo të Amerikës’.

/a.f/

 

The post PD prezanton programin ekonomik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plani ekonomik i PD-së, Teliti: Ja 5 shtyllat për të ndryshuar Shqipërinë

By: V K
16 February 2025 at 14:08

Koordinator i programit ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, prezantoi 5 shtyllat kryesore të modelit ekonomik të PD-së.

Ekonomi që prodhon dhe krijon vende pune, sistem fiskal të drejtë dhe taksa të ulëta, barazi ekonomike dhe zhdukja e varfërisë ekstreme, tërheqja e investimeve dhe kthimi i shqiptarëve në atdhe dhe qeverisje e vogël, efikase dhe transparente, ishin 5 shtyllat që PD ka në programin e saj të qeverisjes 2025-2029.

Teliti theksoi rëndësinë e një sistemi fiskal të drejtë dhe të qëndrueshëm, si dhe garantoi rritjen e pensioneve dhe mbështetje për familjet me të ardhura të ulta.

Me Sali Berishën Kryeministër dhe Partinë Demokratike në qeverisje, qytetari, familja dhe sipërmarrja do të kenë vendin që u takon, në qendër të modelit dhe politikave tona ekonomike e sociale.

Modeli ynë ekonomik do të bazohet dhe ndërtohet mbi 5 shtylla të forta:

Një ekonomi që prodhon dhe krijon vende pune.

Një sistem fiskal të drejtë dhe taksa të ulëta.

Një shtet që garanton barazi ekonomike dhe zhduk varfërinë ekstreme.

Një Shqipëri që tërheq investime dhe kthen shqiptarët në atdhe.

Një qeveri të vogël, por efikase dhe transparente.

Prej 12 vitesh, Shqipëria prodhon gjithnjë e më pak. PS-ja në qeverisje ka ndërtuar një ekonomi të bazuar në importe dhe ndërtim, duke shkatërruar sektorët strategjikë si industria dhe bujqësia. Ky model aktual nuk krijon as vende pune të qëndrueshme dhe as zhvillim të vërtetë.

Pyetja është: Si do ta ndryshojmë këtë situatë?

Fillimisht do t’i heqim nga gryka e sipërmarrjes dhe konsumatorëve zinxhirët e rëndë të një politike dhe administrate të korruptuar, duke çliruar të gjitha energjitë pozitive që vijnë nga konkurrenca e lirë, reale dhe e ndershme midis operatorëve ekonomikë.

Gjithashtu, me një paketë lehtësirash fiskale dhe proceduriale për sipërmarrjet prodhuese dhe për ato që krijojnë gjithnjë e më shumë vende pune, me skema konkrete mbështetjeje të financuara apo bashkefinancuara me Bankën Zhvillimore Kombëtare që do të financojnë startup-et, sipërmarrësit e rinj dhe projektet strategjike në prodhim, industri, bujqësi dhe energji, mund të ndalim rrokullisjen e rrënimit ekonomik dhe të kthejmë prodhimin në epiqendër.

Ekonomia shqiptare nuk mund të mbijetojë vetëm me turizëm dhe remitanca. Ajo duhet të mbështetet në sektorë që krijojnë vende pune të qëndrueshme dhe të paguara mirë.

Sot, shteti shqiptar nuk është mik i sipërmarrjes, por një armik i saj”, tha Teliti.

The post Plani ekonomik i PD-së, Teliti: Ja 5 shtyllat për të ndryshuar Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

❌
❌