Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Main stream

Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët ndihen më të lumtur

21 July 2025 at 10:22

Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët më të lumtur – 70% hapësira për qytetarët, 30% për bizneset   Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fushata për çlirimin e trotuareve ka dhënë efektet e para pozitive, duke theksuar se qytetarët tashmë ndihen më të lirë dhe më të lumtur në hapësirat publike. Gjatë një daljeje publike, ai […]

The post Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët ndihen më të lumtur appeared first on Saranda Web.

Fisnik Qosja kërkoi reformim në PD/ Dash Sula: Të rinjtë në postet drejtuese..

By: e xh
21 July 2025 at 11:53

Pas deklaratës së bërë nga kryebashkiaku i Kavajës ku kërkoi reformim të thellë në PD, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, Dashnor Sula.

Sipas Sulës, më në fund dje, pas më shumë se dy muajsh dikush nga te “preferuarit” në PD doli publikisht për të kërkuar ndryshime të thella në Selinë Blu.

‘E thënë nga Fisnik Qosja, kërkesa për reformim të thellë në PD ka një vlerë edhe më domethënëse.

Fisnik Qosja është një i ri i cili theu “mitin” se mazhoranca aktuale nuk mundet me Ramën kryeministër. Qosja tregoi se edhe farsa nuk bën punë kur ka alternativë të re dhe punë të palodhur’, shkruan Sula.

Sipas tij, postet drejtuese në PD t’i atribuohen të rinjve që sipas tij e treguan në 11 Maj se nuk mungojnë por se nuk u lihet hapsirë. Gjithashtu Sula thekosi se Partia Demomratike duhet të bëj një analizë të thellë të rezultateve të 11 majit.

‘Ndërkohë, Partia Demokratike, selia e saj, postet drejtuese në të duhet ti atribuohen të rinjve që e treguan në 11 Maj se nuk mungojnë por se nuk u lihet hapsirë.

Partia Demomratike duhet të bëj një analizë të thellë të rezultateve të 11 majit, të performancës në vitet e kaluar, të ndahet nga galloshet e vjetra që janë bërë “gogoli” i qytetarëve’, theksoi Sula./opinion.al

Postimi i Dashnor Sulës

Pse duhet të degjohet ajo çfarë tha kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja?!

Më në fund dje, pas më shumë se dy muajsh dikush nga te “preferuarit” në PD doli publikisht për të kërkuar ndryshime të thella në PD.

E thënë nga Fisnik Qosja, kërkesa për reformim të thellë në PD ka një vlerë edhe më domethënëse.

Fisnik Qosja është një i ri i cili theu “mitin” se mazhoranca aktuale nuk mundet me Ramën kryeministër. Qosja tregoi se edhe farsa nuk bën punë kur ka alternativë të re dhe punë të palodhur.

Fatkeqësisht, si Fisniku këto kohë mendojnë shumë pak. Janë shumë pak sepse në Partinë Demokratike, parimi i futjes në garë për të fituar ka shkuar me kohën. Mendimi më dritë gjatë në selinë blu është si të mbajmë karriget tona e ta përdorim për ndonjë skemë të vogël. Pikërisht nga këta llojë duhet të shkëputet PD.

OPSION PËR ZGJIDHJE?!

Që Partia Demokratike të mos mbesë një relike në histori, do duhet patjetër të reformohet. Në mënyrë që edhe Partia Demomratike të mos jetë si ato shifrat që jep INSTAT (POPULLSIA PO PLAKET), do duhet që të rienërgjizojë Partinë.

Grupi Parlamentarë, ta tregojë në jetën parlamentare punën, ta justifikojnë mandatin që kanë marrë në masën 90% qyl nga kryetari. Secili prej tyre ta dëshmojë sa vlen.

Ndërkohë, Partia Demokratike, selia e saj, postet drejtuese në të duhet ti atribuohen të rinjve që e treguan në 11 Maj se nuk mungojnë por se nuk u lihet hapsirë.

Partia Demomratike duhet të bëj një analizë të thellë të rezultateve të 11 majit, të performancës në vitet e kaluar, të ndahet nga galloshet e vjetra që janë bërë “gogoli” i qytetarëve.

Ajo që nuk duhet të ndodh në PD është ajo që në fakt po ndodh tani. Dështakët, humbsit serial mblidhen nëpër dreka peshku për të thurur kulisa në mënyrë që të mos analizohen humbësit dhe të sulmohen të rinjtë qe kanë qëllime dhe projekte për të sjellë demokratët në PUSHTET.

 

 

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 50-të

By: b b
21 July 2025 at 11:49

Deputetët nuk arritur as për të 50-ën herë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht zërave se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës.

Të pranishëm në seancë kanë qenë 104 deputetë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos lejojë “të keqpërdoret”.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka akuzuar Deharin për “abuzim” me pozitën.

Para nisjes së seancës, avokati Arianit Koci e ka qethur kokën para Kuvendit, duke thënë se ky është akt simbolik, përmes së cilit po dëshmon se “ka ardhur fundi”.

“Kjo nuk është më politikë prandaj unë kërkoj që menjëherë sot të formohet Kuvendi”, ka thënë avokati Koci, duke përsëritur se nga kjo zvarritje po rrezikohet “shtetësia e Kosovës”.

Kuvendi nuk është konstituuar as pas një takimi të zhvilluar të shtunën mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Hollësitë e takimit nuk janë bërë të ditura.

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku ka deklaruar paraprakisht se partia të cilës i takon ajo kërkon që Limaj të propozohet për kryetar Kuvendi.

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë përsëritur të hënën se nuk kanë votë për Limajn si kryetar Kuvendi.

Situata është bllokuar pasi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese këtë javë.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi./REL

“Kurti ka humbur arsyen, po nxit konflikt”, çfarë paralajmëroi Vuçiç

By: e xh
21 July 2025 at 11:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpërthyer me akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për atë që ai e quan si “provokim të qëllimshëm për të ndezur një konflikt në Ballkan”.

“Serbia ka probleme shumë më të mëdha sesa ata që bllokojnë rrugët. Sjellja e Albin Kurtit, arrestimet dhe persekutimet e qytetarëve tanë janë problemi real. Arrestimi i fundit i Igor Popoviçit tregon se Kurti ka humbur çdo sens logjik dhe po nxit tensione serioze në rajon. Kemi njoftuar të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, pasojat mund të jenë të paparashikueshme. Ky terror duhet të ndalet”, ka deklaruar Vuçiç.

Krahas tensioneve në Kosovë, Vuçiç shprehu shqetësim edhe për luftën në Ukrainë.

“Sigurisht që më shqetëson konflikti Rusi-Ukrainë. Do thoni se nuk jemi palë, por ndikimi është i drejtpërdrejtë. Që nga 2014-a, kemi kaluar përmbytje, krizë migracioni, pandemi, dhe tani një luftë në Evropë e një tjetër në Lindjen e Mesme. Të gjitha na prekin”, tha ai.

“Nuk do ketë luftë civile në Serbi!”

Duke folur për protestat dhe bllokadat në disa qytete, Vuçiç theksoi se nuk do të ketë përplasje civile në Serbi.

“Serbia nuk do të zhytet në kaos. Me përgjegjësi, përkushtim dhe shumë kujdes, kemi shmangur çdo përplasje. Qytetarët nuk kanë pse të ndihen të rrezikuar. Edhe për ata që bllokojnë rrugët, ne kemi treguar kujdes, nuk donim të përdornim forcë, për të shmangur përshkallëzime. Edhe ata janë qytetarët tanë, edhe kur gabojnë. Disa prej tyre i kam falur personalisht“, u shpreh ai.

Zgjedhjet?

Lidhur me zgjedhjet, presidenti serb u shpreh se ato do të zhvillohen sipas ligjit dhe kur t’i përshtatet interesit të shtetit, jo kërkesave të opozitës.

“Le të mos harrojmë, ka 13 vjet që Serbia po ecën në një kurs të qëndrueshëm. Paga mesatare është rritur ndjeshëm dhe tani duhet të përqendrohemi te rajonet e pazhvilluara, si jugu dhe jugperëndimi i vendit.”/tvklan.al

Bujar Osmani: Disa parti shqiptare e tradhtuan zotimin për integrimin europian

By: b b
21 July 2025 at 11:30

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë për Klan News ka akuzuar partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për shkelje të marrëveshjes së arritur para zgjedhjeve, që kishte në thelb angazhimin për integrimin europian të vendit.

“Para zgjedhjeve, partitë shqiptare kishin nënshkruar një dokument, ku angazhoheshin se pas zgjedhjeve nuk do të bënin koalicion me cilëndo parti që nuk deklarohej qartë se do të vijonte rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Për fat të keq, disa nga nënshkruesit e këtij dokumenti janë bërë pjesë e një qeverie që nuk ka asnjë kalendar për integrimin dhe që po saboton aktivisht rrugën europiane të vendit,” u shpreh Osmani.

Deklarata e tij vjen në një kohë të ndjeshme politike, pasi qeveria e re në Shkup është përballur me kritika për mungesë transparence dhe angazhimi në procesin e afrimit me BE-në.

A do paraqitet në seancën “Partizani”? Berisha: Pjesëmarrja ose mungesa caktohet…

By: e xh
21 July 2025 at 11:18

Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.

Pas daljes nga SPAK, Berisha u pyet nëse do të paraqitet në seancën e dosjes “Partizani”?

Sipas Berishës, paraqitja ose mosparaqitja e tij do të caktohen nga avokatët, pasi siç pretendon ai kjo është një seancë ku do të paraqiten pretendimet nga avokatët.

‘Paraqitja ose mos paraqitje ime caktohet nga avokatët. Kjo është një seancë ku do të paraqiten pretendimet nga avokatët. Kemi të bëjmë me gjykatës që në mënyrë anti kushtetuese, në kundërshtim më Kartën Europian të të Drejtave të Njeriut janë nën kontrollin e një delinkuenti të quajtur Altin Troplini. Ky është një problem në themel i drejtësisë shqiptare. Jam i gatshëm të paraqitem sipas këshillës së avokatëve’, tha Berisha.

 

 

Negociatat për armëpushim/ Presidenti Zelensky i bën ofertë Rusisë

By: b b
21 July 2025 at 11:14

Presidenti ukrainas Zelenski dëshiron t’i japë një shtysë të re negociatave për armëpushim me Rusinë.

Ai propozon një takim në nivel udhëheqësish për javën e ardhshme.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka përsëritur gatishmërinë për të zhvilluar bisedime personale me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Një takim i nivelit të lartë është i nevojshëm për të arritur vërtet paqe të qëndrueshme”, deklaroi ai në mesazhin e tij të fundit me video.

Zelenski shtoi se nevojitet një shtysë e re për negociatat e armëpushimit. Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare Rustem Umjerov i ka ofruar Moskës një takim javën e ardhshme.

Agjencia ruse e lajmeve Tass raportoi se një burim pranë ekipit negociator rus kishte konfirmuar se Kremlini kishte marrë një propozim të ngjashëm nga Kievi.

Moska kohët e fundit kishte shprehur gatishmërinë e saj bazë për të zhvilluar bisedime me udhëheqjen e Kievit, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump i dha Rusisë 50 ditë për të përfunduar luftën kundër Ukrainës. Përndryshe, Trumpi kërcënoi me sanksione ekonomike kundër partnerëve tregtarë të Rusisë.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu furnizimin e Ukrainës me sisteme të reja të mbrojtjes ajrore Patriot.

Megjithatë, këto do të paguhen nga Gjermania dhe partnerë të tjerë evropianë të NATO-s. Bashkimi Evropian vendosi të premten paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë për të rritur presionin mbi Moskën.

Bisedime në Stamboll

Përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës zhvilluan bisedime të drejtpërdrejta në metropolin turk të Stambollit në maj dhe qershor.

Megjithatë, shkëmbimi i të burgosurve të luftës dhe kthimi i ushtarëve të rënë ishin të vetmet rezultate konkrete të bisedimeve. Nuk është bërë asnjë përparim drejt një armëpushimi në luftën e nisur nga Rusia në vitin 2022.

Gjatë negociatave të qershorit, Rusia përsëriti kërkesat e saj më të larta. Kremlini kërkon, ndër të tjera, ndërprerjen e ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin dhe tërheqjen e ushtrisë ukrainase nga katër rajone ukrainase që Rusia i pretendon si të vetat. Kievi i hedh poshtë këto kërkesa si të papranueshme.

Sulmet me dronë ukrainase ndaj Moskës

Ndërkohë, sulmet e ndërsjella vazhdojnë. Autoritetet ruse raportuan sulme të reja me dronë ukrainase ndaj kryeqytetit, Moskës, dhe zonave të tjera gjatë natës së së shtunës për të dielën.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, u rrëzuan gjithsej 93 raketa pa pilot, 19 prej tyre mbi rajonin e Moskës. Trafiku ajror në katër aeroportet e Moskës u pezullua përkohësisht, raportoi Tass. Deri tani nuk ka raportime për viktima.

Me sulmet e tyre ndaj objektivave brenda Rusisë, trupat ukrainase synojnë kryesisht të godasin furnizimet ushtarake të kundërshtarit. Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, Rusia lëshoi 344 dronë luftarakë, si dhe 35 raketa, drejt Ukrainës natën e së shtunës. U kapën 208 predha.

Dy persona janë vrarë në një sulm me raketa në rajonin e Dnipropetrovskit, në Ukrainën qendrore, tha guvernatori rajonal Serhij Lysak. Një klinikë, një shkollë dhe një qendër kulturore në qytetin Vasylkivska u shkatërruan.

Disa shtëpi private dhe makina u dëmtuan gjithashtu. Në qytetin portual të Detit të Zi, Odesë, një grua u vra në një sulm me dron, sipas shërbimeve rajonale të emergjencës./DW

“Irena Gjoka është…”/Berisha para SPAK: Altin Dumani, anëtar i organizatës Troplini

By: b b
21 July 2025 at 10:52

Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, nga ku hodhi sërish akuza ndaj kreut të këtij institucioni dhe gjyqtares, Irena Gjoka.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Berisha e quajti kreun e SPAK, anëtar të organizatës së Troplinëve.

Ndërsa për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha thotë se është një mashtruese ordinere, me 3 mbiemra.

“Po lexoj deklaratën që unë lashë për kreun e SKAP-it, Altin Troplini. Pasi mbajti në xhep për javë të tëra mandatin e arrestit të kreut të kartelit Troplini, duke u bërë kështu anëtar i organizatës Altin Troplini, hapi dosje për Irenën me 5 mbiemra, pa emër.

Ka hapur çështje penale pa emër, ky është një krim, një abuzim i madh me drejtësinë. Irena me 3 apo 5 mbiemra është një delikuente e cila ka vendin, jo në drejtësi, por atje ku e meriton. Altin Troplini me urdhër të Ramës, bën çdo gjë ti zgjasë kësaj qenie delikuente qëndrimin në sistem, duke u bërë bashkë me Altinin fytyra  e vërtetë e sistemit.

Irena me 3 mbiemra, është mashtruese ordinere, është shkarkuar në 1996 për korrupsion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe këtë ua ka mohuar avokatëve të mi. Irena me 3 mbiemra, që mbrohet me të gjitha mënyrat nga altin Troplini, është një delikuente e cila ka mashtruar në formularët”, tha Berisha.

Devolli në zjarr/ Flakët përparojnë drejt kufirit me Greqinë, situata në alarm

By: e xh
21 July 2025 at 10:39

Vijon zjarri i përmasave të mëdha në Devoll. Siç raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, fillimisht zjarri ka nisur në fshatin Vërnik. Më pas, për shkak të erës së fortë, është përhapur në masivin pyjor të fshatit.

Forca të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Devollit, të policisë dhe shërbimit pyjor punuan për lokalizimin dhe mbajtjen nën kontroll të flakëve, por era e fortë gjatë orëve të mbrëmjes, bëri që zjarri të kalojë në fshatin Kapshticë.

Përparimi i flakëve me shpejtësi drejt postës kufitare vuri në gatishmëri policinë e kufirit, e cila angazhoi dhjetëra forca në ndihmë të shërbimeve të tjera për të frenuar përhapjen e flakëve. Në ndihmë të grupeve të punës, kanë ardhur mjete dhe forca zjarrfikëse të bashkisë së Korçës, Maliqit dhe Pustecit, por vënia në kontroll e flakëve është e vështirë jo vetëm për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, por edhe të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonë.

Grupet do të vijojnë të mbajnë në mbikëqyrje situatën ndërkohë që autoritetet lokale kanë komunikuar edhe me palën greke të cilët janë treguar të gatshëm të sjellin mjete dhe forca nëse zjarri do të vijojë të jetë intensiv.

Seanca për “Partizanin”, Berisha mbërrin në SPAK

By: b b
21 July 2025 at 10:34

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e SPAK, ku është pritur nga simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Partizani”.

Nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Seanca e parë, që u mbajt më 30 qershor, u shty për shkak të mungesës së kryedemokratit Berisha, i cili pretendoi se nuk kishte marrë fletëthirrjen zyrtare për t’u paraqitur në gjykatë.

Në atë seancë mungoi gjithashtu edhe Bektashi, për arsye shëndetësore.

Dosja “Partizani” lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, që dikur ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Hetimet e SPAK pretendojnë se ky proces është zhvilluar në mënyrë të paligjshme dhe ka sjellë përfitime të padrejta për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Irani konfirmon bisedimet e reja bërthamore me fuqitë evropiane

By: e xh
21 July 2025 at 10:30

Zyrtarët iranianë pritet të takohen me homologë të tyre nga Britania, Franca dhe Gjermania më 25 korrik në Stamboll, për të diskutuar programin bërthamor të Iranit, teksa vendet perëndimore e rrisin presionin ndaj Teheranit për të arritur marrëveshje, pasi në të kundërtën rrezikon të përballet me sanksione.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë më 20 korrik se bisedimet do të mbahen në nivel të zëvendësministrave të Jashtëm.

“Si përgjigje ndaj kërkesave të kombeve evropiane, Irani është pajtuar për të mbajtur rundin e ri të negociatave”, ka thënë Baghaei për televizionin shtetëror.

Edhe ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Aragchi ka konfirmuar se po punohet në mbajtje të takimit. Këto tri vende evropiane kanë paralajmëruar që nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin deri në fund të gushtit, ato do t’i rikthejnë të gjitha sanksionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kundër Iranit, përmes të ashtuquajturit “mekanizëm rikthimi”.

Më 18 korrik, Aragchi u ka bërë thirrje fuqive evropiane që t’i ndalin kërcënimet ndaj Teheranit, përfshirë paralajmërimet për rikthim sanksionesh. Nën marrëveshjen e arritur më 2015 mes Teheranit dhe fuqive botërore, këto të fundit i kanë hequr kufizimet në shitje armësh, sektorin bankar dhe teknologjinë e lidhur me çështje bërthamore. Qeveritë evropiane mund të shfrytëzojnë mekanizmin e OKB-së deri më 15 tetor.

Irani e ka pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike pas bombardimeve amerikane dhe izraelite në qendrat e tij bërthamore një muaj më parë. Evropianët janë duke iu bërë presion inspektorëve bërthamorë të OKB-së që të rikthejnë bashkëpunimin me Iranin, për të parandaluar Teheranin që të riorganizojë programin bërthamor, pas dëmit që i është shkaktuar nga sulmet.

Irani dhe SHBA-ja ishte planifikuar që të takoheshin në Oslo më herët gjatë këtij muaji, mirëpo takimi është shtyrë, pa caktuar një datë të re.

Ndonëse të dyja palët pretendojnë se mbështesin diplomacinë, Irani kërkon garanci se nuk do të ketë sulme tjera në të ardhmen. Presidenti amerikan, Donald Trump ka sinjalizuar se është i interesuar në një marrëveshje më të gjerë, mirëpo ka paralajmëruar për sulme të reja, nëse Irani rinis pasurimin e uraniumit në nivele të larta.

Një pikëpyetje e madhe ekziston për vendndodhjen e uraniumit të pasuruar të Iranit – mbi 60 për qind – shifër mbi nivelet e nevojshme për përdorim civil dhe nën nivelin e kërkuar për prodhim armësh. Irani besohet se i ka rreth 400 kilogramë të uraniumit të pasuruar në atë shkallë. REL

Sarandë/ Plagosi me tytën e pistoletës ish-efektivin e policisë, shpallet në kërkim 44-vjeçari

By: E.K
21 July 2025 at 11:56

Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 20.07.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka […]

The post Sarandë/ Plagosi me tytën e pistoletës ish-efektivin e policisë, shpallet në kërkim 44-vjeçari appeared first on FaxWeb.

Dosja “Partizani”/ Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe Malltezit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

By: E.K
21 July 2025 at 11:54

Është shtyrë procesi gjyqësor për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, të përfshirë në dosjen “Partizani”. Seanca e ardhshme do të mbahet më 15 shtator. Mbrojtja kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese. Avokati Genc Gjokutaj nga seanca ka thënë se ‘Gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshëm pasi janë nën vëzhgim nga SPAK. Kemi një […]

The post Dosja “Partizani”/ Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe Malltezit, ja kur do të mbahet seanca e radhës appeared first on FaxWeb.

Kapet me amfetaminë në dalje të Shqipërisë, arrestohet 25-vjeçarja belge

By: E.K
21 July 2025 at 11:40

Një 25-vjeçare me shtetësi belge është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Rinas, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të dilte nga Shqipëria me një sasi lënde narkotike të dyshuar amfetaminë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme. […]

The post Kapet me amfetaminë në dalje të Shqipërisë, arrestohet 25-vjeçarja belge appeared first on FaxWeb.

Dosja “Partizani”/ Mbahet seanca për Berishën dhe Malltezin, avokati Gjokutaj: Kërkojmë përjashtimin e trupës gjykuese nga procesi

By: E.K
21 July 2025 at 11:37

Ka nisur në GJKKO seanca e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezit. Avokati Genc Gjokutaj nga seanca ka thënë se ‘Gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshëm pasi janë nën vëzhgim nga SPAK. Kemi një kërkesë për të përjashtuar treshen gjykuese nga procesi’. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër […]

The post Dosja “Partizani”/ Mbahet seanca për Berishën dhe Malltezin, avokati Gjokutaj: Kërkojmë përjashtimin e trupës gjykuese nga procesi appeared first on FaxWeb.

Kosovë/ Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit, procesi institucional në ngërç

By: E.K
21 July 2025 at 11:35

Edhe tentativa e 50-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka dështuar, duke thelluar krizën institucionale që po zvarritet prej javësh. Mungesa e konsensusit mes partive politike vazhdon të jetë pengesa kryesore për formimin e institucioneve të reja. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se përpjekja e radhës do të zhvillohet të mërkurën, në orën […]

The post Kosovë/ Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit, procesi institucional në ngërç appeared first on FaxWeb.

Vuçiç akuzon Kurtin për tensione në rajon pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë

By: E.K
21 July 2025 at 11:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas arrestimit të zyrtarit serb Igor Popoviç nga autoritetet kosovare, duke e akuzuar këtë të fundit për përshkallëzim të situatës dhe nxitje të konflikteve në rajon. Gjatë një interviste për televizionin serb TV Pink, Vuçiç deklaroi se “Kurti po provokon incidente […]

The post Vuçiç akuzon Kurtin për tensione në rajon pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë appeared first on FaxWeb.

Vijon të digjet mali në Dukat të Vlorës, shërbimet zjarrfikëse në ‘luftë’ për lokalizimin e flakëve

By: E.K
21 July 2025 at 11:18

Vijon prej ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat të Vlorës, një situatë e rënduar, kur vështirësia për të ndërhyrë nga toka është e madhe. Aktualisht vijon puna ku në terren ndodhen 30 efektivë të forcave të armatosura si edhe 17 efektivë të zjarrfikësve, por edhe punonjës të emergjencave civile Vlorë dhe te pyjores. Pritet […]

The post Vijon të digjet mali në Dukat të Vlorës, shërbimet zjarrfikëse në ‘luftë’ për lokalizimin e flakëve appeared first on FaxWeb.

Nis seanca për “Dosjen Partizani”, mungon Berisha: Do përfaqësohem nga avokatët

By: E.K
21 July 2025 at 11:15

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur sot seanca për “Dosjen Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha është i pandehur për korrupsion. Berisha nuk është paraqitur në sallë, por përmes një shkrese drejtuar gjykatës ka bërë të ditur se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës. “Kam dijeni për […]

The post Nis seanca për “Dosjen Partizani”, mungon Berisha: Do përfaqësohem nga avokatët appeared first on FaxWeb.

E rëndë në Gjakovë! Dy punëtorë humbin jetën pas rrëzimit nga një objekt ndërtimi

By: E.K
21 July 2025 at 11:07

Dy burra kanë vdekur në mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas raportimeve të mediave lokale, nëpër të cilat viktimat janë përshkruar si punëtorë ndërtimi. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj është cituar të ketë thënë se viktimat kanë rënë nga një lartësi […]

The post E rëndë në Gjakovë! Dy punëtorë humbin jetën pas rrëzimit nga një objekt ndërtimi appeared first on FaxWeb.

❌
❌