Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Main stream

Ergest Dule refuzoi të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!”

14 July 2025 at 22:34

Kryetari i Bashkisë Konispol refuzon të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!”   Një debat i fortë është regjistruar mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Konispol, Ergest Dule, gjatë një takimi të zhvilluar me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit vendorë.     Burime të besueshme nga takimi bëjnë me dije për […]

The post Ergest Dule refuzoi të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!” appeared first on Saranda Web.

Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke

14 July 2025 at 22:02

Deputeti Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke Sarandë, 14 Korrik 2025 – Deputeti i Qarkut të Vlorës, Vasil Llajo, ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme në mbrojtje të interesit të qytetarëve të jugut të vendit, duke kërkuar që Dogana e Qafë Botës – Mavromati të funksionojë […]

The post Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke appeared first on Saranda Web.

Yesterday — 14 July 2025Main stream

Edhe Olti Çaçi zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Sarandë

14 July 2025 at 21:36

 Edhe Olti Çaçi zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Sarandë   Valës së reagimeve ndaj ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama për pastrimin e administratës nga paaftësia dhe performanca e dobët i është bashkuar edhe Saranda.     Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të të […]

The post Edhe Olti Çaçi zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Sarandë appeared first on Saranda Web.

Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë

14 July 2025 at 21:07

Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë   Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, ka reaguar menjëherë pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të institucioneve vartëse në qytet.     Ky vendim vjen pas thirrjes së Kryeministrit për një […]

The post Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë appeared first on Saranda Web.

Tentoi t’i ikte policisë dhe njëri u hodh në det, arrest me burg për 3 të rinjtë

14 July 2025 at 19:39

Tentoi t’i ikte policisë dhe njëri u hodh në det, arrest me burg për 3 nga Kamza Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të cilët u ndaluan nga policia teksa lëviznin me një automjet luksoz dhe mbanin armë zjarri pa leje.     Me […]

The post Tentoi t’i ikte policisë dhe njëri u hodh në det, arrest me burg për 3 të rinjtë appeared first on Saranda Web.

Ksamil: Pushuesi mbytet duke ngrënë në restorant, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

14 July 2025 at 18:48

Ksamil: Pushuesi mbytet duke ngrënë në një restorant, dërgohet me helikopter drejt Tiranës   Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil, ku një pushues është mbytur teksa ndodhej në një restorant. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai është mbytur gjatë konsumimit të ushqimit, duke humbur ndjenjat në vend.   Stafi i restorantit […]

The post Ksamil: Pushuesi mbytet duke ngrënë në restorant, dërgohet me helikopter drejt Tiranës appeared first on Saranda Web.

Before yesterdayMain stream

Zëvendësguvernatori i Thesprotisë: E papranueshme çfarë po ndodh në Mavromati

13 July 2025 at 19:30

Zëvendësguvernatori i Thesprotisë: E papranueshme çfarë po ndodh në Mavromati Radhë kilometrike në doganën e Mavromatit pas arrestimit të doganierëve   Radhë kilometrike janë krijuar në Zyrën Doganore të Mavromatit, si në anën greke ashtu edhe në atë shqiptare, pasi pas arrestimit të 14 doganierëve, vetëm dy ose tre persona të dërguar nga Zyra Doganore […]

The post Zëvendësguvernatori i Thesprotisë: E papranueshme çfarë po ndodh në Mavromati appeared first on Saranda Web.

Radhë të gjata në Qafë Botë pas arrestimit të 14 doganierëve grekë

13 July 2025 at 14:29

Radhë të gjata në Qafë Botë pas arrestimit të 14 doganierëve grekë në Mavromati   Që prej arrestimit të bujshëm të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në këtë pikë hyrjeje ka pësuar ngarkesa të ndjeshme, duke sjellë radhë të gjata automjetesh […]

The post Radhë të gjata në Qafë Botë pas arrestimit të 14 doganierëve grekë appeared first on Saranda Web.

Pas paralajmërimit nga Rama, reagon OSHEE: S’ka energji nëse ke ndërtuar pa leje

13 July 2025 at 13:47

Asnjë Ndërtim pa Leje Nuk Do të Pajiset me Energji Elektrike – OSHEE Zbaton Paralajmërimin e Kryeministrit Rama   Në vijim të paralajmërimit të bërë nga Kryeministri Edi Rama për të ndalur paligjshmërinë në sektorin e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dalë me një deklaratë të prerë: asnjë objekt pa leje […]

The post Pas paralajmërimit nga Rama, reagon OSHEE: S’ka energji nëse ke ndërtuar pa leje appeared first on Saranda Web.

Nesër nis aksioni: do të sekuestrohet çdo bidon qumësht pa faturë tatimore

13 July 2025 at 13:17

Nesër nis aksioni: do të sekuestrohet çdo bidon qumësht pa faturë tatimore   Nesër nis aksioni i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për sekuestrimin e produkteve të bulmetit që shiten pa faturë tatimore. Qeveria thotë se ky veprim bëhet për të luftuar evazionin dhe për të mbrojtur sigurinë ushqimore. Por shumë dyshojnë se qëllimi i […]

The post Nesër nis aksioni: do të sekuestrohet çdo bidon qumësht pa faturë tatimore appeared first on Saranda Web.

Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil

12 July 2025 at 13:45

Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil Një ngjarje e pazakontë është regjistruar më 10 korrik 2025 në Ksamil, ku një turiste serbe ka kallëzuar se është sulmuar fizikisht. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, shtetasja M. P., 31 vjeçe, banuese në Beograd, ka bërë kallëzim duke deklaruar se është goditur […]

The post Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil appeared first on Saranda Web.

Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

12 July 2025 at 13:27

Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare   Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Polici, ku dy të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç, janë vënë nën hetim penal pas një episodi të dhunshëm ndaj një vajze vetëm 12 vjeçe.     Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së […]

The post Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare appeared first on Saranda Web.

Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë

11 July 2025 at 22:44

Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë   Në kuadër të reformës së re të Policisë së Shtetit, Elvid Shehu është emëruar zyrtarisht në krye të strukturës së Policisë Kufitare në Sarandë. Ky emërim vjen si pjesë e një riorganizimi të gjerë në pesë komisariate të vendit, me qëllim forcimin e […]

The post Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë appeared first on Saranda Web.

Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf

11 July 2025 at 22:35

Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf   Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një ndjekje policore përfundoi në ujërat e detit Jon. Një automjet luksoz është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa tre persona ndodheshin […]

The post Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf appeared first on Saranda Web.

30-vjetori i Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe

11 July 2025 at 19:51

Disa mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e Srebrenicës, në lindje të Bosnjes, për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur nga Evropa pas Holokaustit.

Në korrik 1995, mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u rrethuan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe brenda fare pak ditëve pas rënies së Srebrenicës, që ishte shpallur një zonë e sigurt nga OKB dhe supozohej se ishte e mbrojtur nga prania e paqeruajtësve ndërkombëtarë.

Të paktën 7 viktima, të sapoidentifikuara, përfshirë dy djem 19-vjeçarë, u varrosën të premten në varrezën kolektive në lokalitetin Potoçari, pranë më shumë se 6 mijë viktimave të varrosura tashmë atje.

Varrimet mbahen çdo vit për viktimat që ende zhvarrosen nga varret masive të hapura në pjesën lindore të Bosnjes. Në disa raste, të mbijetuarit mund të varrosin vetëm pjesë të mbetjeve trupore të të dashurve të tyre.

Në reagimin e saj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shprehu nderimet e saj për djemtë dhe burrat e Srebrenicës, si dhe nënat e tyre që sipas saj mbajnë prej dekadash peshën e humbjes.

“Duhet të mbajmë mend dhe të mbrojmë të vërtetën, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme ta dijnë mirë se çfarë ndodhi në Srebrenicë”, tha Von der Leyen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vendi i të cilit kishte detyrën e mbrojtjes së Srebrenicës, iu adresua të mbledhurve me një mesazh të regjistruar.

“Ne nuk do ta harrojmë kurrë tmerrin e atyre ditëve të errëta dhe mendimet tona janë me ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, tha Rutte.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavinë, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe disa gjykata në Serbi kanë dënuar 54 persona me 781 vite burg dhe disa dënime të përjetshme për krimet e kryera në Srebrenicë, përfshirë për akuzën e gjenocidit.

Presidenti i atëhershëm i Republika Srpska, Radovan Karadžić dhe komandanti i trupave serbe, Ratko Mladić ishin mes atyre që u dënuan me burgim të përjetshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 30-vjetori i Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe appeared first on Euronews Albania.

Kujdesi për nishanet gjatë verës, dermatologia: Bëni kontroll, ja risku i mundshëm

11 July 2025 at 19:37

Ekspozimi i nishaneve në diell pa përdorur krem mbrojtës mund të bëhet shkak për shfaqjen e melanomës. Për këtë arsye mjekët dermatolog rekomandojnë që personat që kanë shumë nishanë, të bëjnë vizita tek mjeku përpara se të nisin pushimet dhe të ekspozohen në plazh.

“Para ekspozimit do të rekomandoja një kontroll të nishaneve sepse shpesh herë risku është më i lartë te disa individë për të transformuar këto nishanë në një melanomë ose për të patur sëmundje të tjera të lëkurës”, tha Monika Fida, dermatologe.

Por kush janë më të rrezikuar për të zhvilliar kancer lëkure apo melanomë?

“Individët që kanë predispozitë familjare, individët që kanë ngjyrë lëkure të çelur, individët që kanë mbi 50 nishane”, shtoi Monika Fida.

Edhe pse Shqipëria nuk ka shifra të sakta sa i takon kancerit të lëkurës apo melanomës, mjekët dermatolog thonë se në vitin 2024 kanë trajtuar 90 raste me melanomë, e cila nëse nuk kapet në kohë është jetëkërcënuese.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kujdesi për nishanet gjatë verës, dermatologia: Bëni kontroll, ja risku i mundshëm appeared first on Euronews Albania.

Ekskluzive/ Ish-lojtari i Real Madrid firmos në Vlorë, Flamurtari godet në merkato

11 July 2025 at 19:22

Flamurtari vijon përforcimet në prag të sezonit të ri futbollistik, ndërsa një tjetër futbollist i është bashkuar kuqezinjve.

Këtë herë drejtuesit e klubit kanë udhëtuar deri në Spanjë për të gjetur një mesfushor, teksa gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Jose Rodriguez Martinez, i cili më herët ka mbajtur veshur fanellën e Real Madrid.

30-vjeçari ishte prej kohësh në survejim nga drejtuesit kuqezi, të cilët arritë ndhe akordin me lojtarin. Rodriguez ka një karrierë të pasur ku krahas Real Madrid, ka luajtur dhe për Deportivo La Coruna, Galatasaray, Mainz, Malaga, si dhe me skuadra të tjera të njohura në kontinentin e vjetër. Ai cilësohet përforcimi i duhur në repartin difensiv, pasi mund të aktivizohet si mbrojtës qendre dhe mesfushor “6”.

Gjatë qëndrimit në Madrid ofertat ndaj Rodriguez ishin të shumta, ku asokohe lojtari u bë i njohur për refuzimin që i bëri Arsenalit, por dhe marrëdhëniet e mira me trajnerin Mourinho.

Më poshtë është dhe skeda e lojtarit 30-vjeçar, i cili ka veshur dhe fanellën e ekipeve zinxhir të kombëtares iberike, por jo skuadrën A.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive/ Ish-lojtari i Real Madrid firmos në Vlorë, Flamurtari godet në merkato appeared first on Euronews Albania.

Fluks në urgjencën e QSUNT: 350 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmë, ja shkaqet

11 July 2025 at 18:44

Temperaturat e larta të ditëve të muajit korrik kanë pasur me shtim të urgjencave mjeksore në QSUNT. Mjekët e urgjencës, thonë se fluksi është në rritje, dhe shkak duket se është dehidratimi nga mungesa e lëngjeve dhe vapa.

“Janë shtuar pacientët që vinë me gjendje të fikti, kjo vjen nga mungesa e lëngjeve, por edhe nga pacientë që vuajnë nga sëmundjet kronike. Numri i vizitave ditët e fundit është shtuar, një mesatare 300-350 në ditë”, tha Anduela Mino, mjeke urgjence QSUNT.

Moshat e thyera dhe të sëmurët kronik janë ato që kanë problematika më të mëdha në stinën e verës.

“Pacientët kardiak duke mos marrë lëngje dhe duke marrë medikamente anti-hipertensiv të tensionit, ulet tensioni akoma më shumë. Moshat e pacientëve janë mbi 60-vjeç e sipër, por edhe moshat e reja”, shtoi mjekja.

Në këto kushte mjekja apelon që të evitohet dalja ndërmjet orës 11- dhe 5 pasdite, të konsumohen sa më shumë lëngje të freskëta, ujë dhe jo kafe, pije me gaz apo alkool.

 

 

The post Fluks në urgjencën e QSUNT: 350 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmë, ja shkaqet appeared first on Euronews Albania.

Humbi jetën duke shpëtuar turistët, zhvillohen homazhe për Arben Anamalin

11 July 2025 at 18:29

Këtë të premte janë zhvilluar homazhet për ndarjen nga jeta të 51-vjeçarit  “Dëshmori  I Atdheut” Arben Anamali.

Kapiteni i anijes turistike u mbyt në liqenin e Shkodrës, teksa shpëtoi disa turistë që kishin rënë në ujë. Për bashkëshorten e tij, Najada Anamali, kjo është një ngjarje e rëndë dhe dhimbje e madhe për familjen. Mes lotësh, ajo thotë se Arbeni ka qenë shumë punëtor dhe i përkushtuar pas familjes, ndërkohë njoftimin e mori nga një koleg i tij.

“Është një dhimbje e madhe për krejt familjen tonë, për nënën e tij në radhë të parë që e ka në shtëpi, për mua, për fëmijët e tij, djalin dhe vajzën, për këdo që e ka njohur sepse ka qenë njëri shumë i mirë. Ka bërë shumë për të gjithë”, tha Najada Anamali.

Edhe nipi i Arbenit, Mirsad Isufi, kërkoi që daja i tij të respektohet si hero…

“Është një humbje shumë e madhe, i falenderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar te gjetja e tij. Shpresojmë të mos harrohet dhe të respektohet si një hero”, tha ai.

Pas 48 orësh kërkime, në ditën e tretë të operacionit nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i Arben Anamalit u gjet në liqenin e Shkodrës mëngjesin e së enjtes. Kapiteni Arben Anamali  njihej si një operator me përvojë në lundrim dhe ishte i angazhuar prej vitesh në turizmin ujor në liqenin e Shkodrës.

The post Humbi jetën duke shpëtuar turistët, zhvillohen homazhe për Arben Anamalin appeared first on Euronews Albania.

Vllaznia mposhtet minimalisht nga Daugavpuls, Partizani barazon me Nomme Kalju

11 July 2025 at 18:19

Një lojë e dominuar nga Vllaznia, por në fund fati i buzëqesh skuadrës nga Letonia, Daugavpils që mori një fitore me shumë vlerë në Elbasan.

Ndeshja e parë zyrtare nuk shkoi ashtu siç duhet për Edi Martinin, me skuadrën e tij që e pati të pamundur të merrte rezultat pozitiv ndaj një ekipi me të cilin diferencat ishin të mëdha. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me një paraqitje pozitive të shkodranëve, teksa në pjesën e dytë ritmi ishte po i njëjtë.

Nga momenti në moment pritej goli i Vllaznisë, por në minutën e 85’, miqtë nga Letonia gjetën avantazhin me Lizunovs, pas një devijimi të saktë me kokë që u ndal në rrjetën e Qarrit. 0-1 dhe Daugavpils merr një fitore me shumë vlerë për çështjen kualifikim.

Skuadra tjetër e Superligës, Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim përballë Nomme Kalju në transfertë. Të kuqtë krijuan pak raste shënimi, me kundërshtarin që diktoi lojën. Ishin vendësit që gjetën të parët avantazhin në nisje të pjesës së dytë ku Mannilaan ndëshkoi demat. 4 minuta zgjati avantazhi i estonezëve, pasi Xhuliano Skuka riktheu ekuilibrat, teksa më tej shifrat mbetën të pandryshuara 1-1. Ndeshjet e kthimit luhen më 17 korrik.

The post Vllaznia mposhtet minimalisht nga Daugavpuls, Partizani barazon me Nomme Kalju appeared first on Euronews Albania.

❌
❌