Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

DW: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

By: Ardit
17 July 2025 at 22:18

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit Zelenski me emërimet e reja? Parlamenti ukrainas e ka konfirmuar të enjten ish-Ministren e Çështjeve Ekonomike Yulia Svyrydenko si Kryeministren e re. Paraardhësi i saj, Shmyhal, do të bëhet Ministër i Mbrojtjes. Zërat për ndryshime […]

The post DW: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë? appeared first on BoldNews.al.

Rama “i heq” bashkive menaxhimin e ujësjellsave: Do krijojmë Operatorin Kombëtar të shpërndarjes së ujit

By: Oldi
14 July 2025 at 09:41

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër ndryshim në shërbimet publike, duke i hequr bashkive kompetencat për shpërndarjen e ujit të pijshëm. Në një takim me drejtuesit politikë të Tiranës, deputetët dhe drejtorët e bashkive, Rama tha se do të krijohet një Operator Kombëtar i ngjashëm me OSHEE-në për të menaxhuar ujin. “Kemi ngritur punët […]

The post Rama “i heq” bashkive menaxhimin e ujësjellsave: Do krijojmë Operatorin Kombëtar të shpërndarjes së ujit appeared first on BoldNews.al.

Transformimi i ri i Genta Ismajlit mahnit fansat

By: D Marku
4 July 2025 at 21:58

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje të re dhe mjaft natyrale.

Në një video të publikuar në Instastory, Genta shihet me flokë të shkurtër të stiluar pas, makeup minimalist dhe një bluzë të zezë casual, duke reflektuar një pamje të freskët dhe të relaksuar. Me një pozë lozonjare dhe një puthje drejtuar kamerës, ajo përcolli energji pozitive dhe vetëbesim të plotë.

Krahas videos, ajo kishte vendosur opsionin “Ask me a question”, duke u treguar e hapur për të komunikuar me fansat e saj dhe për të krijuar më shumë interaktivitet në rrjetet sociale.

Kjo paraqitje e saj vjen në një periudhë kur Genta po shijon momente pushimi dhe qetësie, por gjithmonë mbetet aktive dhe e afërt me ndjekësit, duke ndarë detaje nga përditshmëria e saj.

The post Transformimi i ri i Genta Ismajlit mahnit fansat appeared first on Albeu.com.

Propozimi për ndryshimin e ligjit për investimet e huaja, Tabaku: Arnim i rrezikshëm

By: Ardit
24 June 2025 at 11:05

Pas propozimit të deputetit të PS-së, Eduard Shalsi, për një ndryshim të vetëm në një nen të Ligjit për Investimet e Huaja të vitit 1993, që pritet të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Ajo e ka cilësuar këtë nismë si një “arnim socialist” dhe një përpjekje për […]

The post Propozimi për ndryshimin e ligjit për investimet e huaja, Tabaku: Arnim i rrezikshëm appeared first on BoldNews.al.

Meta kërkon ndryshim të masës “arrest në burg”, kërkesa depozitohet në GJKKO

By: user7
13 June 2025 at 13:05

Presidenti i Partisë së Lirsë, i cili ndodhet në qeli prej datës 21 tetor 2024, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Mësohet se avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka depozituar në GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës.

“Verifikimi kushteve të masës sigurimit personal të arrestit me burg për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” “Fallsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” Pastrimit produkteve te veprës penale” Zevendësimin e masës sigurimit personal të arrestit me burg, në një masë tjetër nga ato që parashikon kodi procedurës penale”, shkruhet në dokumentin e dorëzuar në GJKKO.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

The post Meta kërkon ndryshim të masës “arrest në burg”, kërkesa depozitohet në GJKKO appeared first on Lapsi.al.

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

By: Ardit
7 June 2025 at 19:50

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të gjithë besojnë se ato do të sillnin ndonjë ndryshim të madh në raportin e forcave politike. “E tëra që mund të ndodhë, është një rezultat i përafërt dhe rikthim në situatën ku jemi aktualisht. Është […]

The post Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare? appeared first on BoldNews.al.

Presidenti Trump planifikon t’i ndryshojë emrin Gjirit Persik në Gjirin Arabik

8 May 2025 at 11:25

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka në plan të shpallë gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite vendimin se Shtetet e Bashkuara në të ardhmen do t’i referohen Gjirit Persik si Gjiri Arabik ose Gjiri i Arabisë. Gjiri Persik është njohur gjerësisht me këtë emër që nga shekulli i 16-të, megjithëse përdorimi i “Gjirit të Arabisë” dhe “Gjirit Arabik” është dominues në shumë vende në Lindjen e Mesme.

Qeveria e Iranit, më parë Persia, kërcënoi të padiste Google në vitin 2012 për shkak të vendimit të kompanisë për të mos e etiketuar fare sipërfaqen ujore në hartat e saj. Në Google Maps në SHBA, sipërfaqja ujore shfaqet si Gjiri Persik (Gjiri Arabik). Apple Maps thotë vetëm Gjiri Persik. Ushtria amerikane për vite me radhë i është referuar në mënyrë të njëanshme Gjirit Persik si Gjiri Arabik në deklaratat dhe imazhet që publikon.

Emri i zonës ujore është bërë një çështje emocionale për iranianët që përqafojnë historinë e gjatë të vendit të tyre si Perandoria Perse. Një debat u zhvillua në vitin 2017 gjatë mandatit të parë të Trump kur ai përdori emrin Gjiri Arabik për rrugën ujore. Presidenti i Iranit në atë kohë, Hassan Rouhani, sugjeroi që Trump duhej të “studonte gjeografinë”. Të mërkurën, ministri i jashtëm i Iranit u shpreh duke thënë se emrat e rrugëve ujore të Lindjes së Mesme “nuk nënkuptojnë pronësi nga ndonjë komb i veçantë, por përkundrazi pasqyrojnë një respekt të përbashkët për trashëgiminë kolektive të njerëzimit”.

“Përpjekjet e motivuara politikisht për të ndryshuar emrin e Gjirit Persik të vendosur historikisht janë tregues të qëllimit armiqësor ndaj Iranit dhe popullit të tij, dhe dënohen fuqimisht”, shkroi Abbas Araghchi në platformën sociale X.

“Çdo hap i shkurtër në këtë lidhje nuk do të ketë vlefshmëri, efekt ligjor apo gjeografik, ai vetëm do të sjellë zemërimin e të gjithë iranianëve nga të gjitha sferat e jetës dhe bindjet politike në Iran, SHBA dhe në të gjithë botën”. Trump mund ta ndryshojë emrin për qëllime zyrtare të SHBA-së, por ai nuk mund të diktojë se si e quan pjesa tjetër e botës.

Organizata Ndërkombëtare Hidrografike – anëtare e së cilës janë Shtetet e Bashkuara – punon për të siguruar që të gjitha detet, oqeanet dhe ujërat e lundrueshme të botës të studiohen dhe të hartohen në mënyrë uniforme, dhe gjithashtu emërton disa prej tyre. Ka raste kur vendet i referohen të njëjtit trup uji ose pikë referimi me emra të ndryshëm në dokumentacionin e tyre.

Përveç Arabisë Saudite, Trump do të vizitojë edhe Dohën, Katarin dhe Abu Dhabin, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat gjithashtu dalin në det. Fillimisht i planifikuar si udhëtimi i parë jashtë shtetit i Trump që kur mori detyrën më 20 janar, ky udhëtim vjen ndërsa Trump është përpjekur të afrohet me vendet e Gjirit, ndërsa kërkon investimet e tyre financiare në SHBA dhe mbështetjen në konfliktet rajonale, duke përfshirë zgjidhjen e luftës Izrael-Hamas në Gaza dhe kufizimin e programit bërthamor të Iranit në përparim.

Presidenti i SHBA-së gjithashtu ka lidhje të rëndësishme financiare me vendet përmes bizneseve të tij personale, mbi të cilat ai ka ruajtur pronësinë nga Zyra Ovale. Ky veprim vjen disa muaj pasi Trump tha se SHBA-të do ta quanin Gjirin e Meksikës Gjirin e Amerikës.

The post Presidenti Trump planifikon t’i ndryshojë emrin Gjirit Persik në Gjirin Arabik appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Arbenita Ismajli shfaqet natyrale pa grim, duke surprizuar fansat e saj

By: M C
4 May 2025 at 20:18

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit. Së fundmi, Arbenita ka vendosur që të shfaqet pa grim, duke u paraqitur në mënyrë natyrale dhe duke e lënë pas qenëstonin e zakonshëm të modës. Kjo zgjedhje ka qenë përhapëse në mediat sociale, duke nxitur një bisedë të gjerë për bukurinë natyrale dhe për standardet e bukurisë që shpesh janë të krijuara nga shoqëria. Edhe pa asnjë pikë grimi, Arbenita po shkëlqen me pamjen e saj.

Mënyra se si ajo e pranon veten, sidomos pas ndarjes nga Fero, është një mesazh i fortë për shumë vajza e gra, duke treguar se bukuria e vërtetë vjen nga brenda. Arbenita ka fituar zemrat e shumë fansave me këtë qasje të saj, duke i inkurajuar ata të pranonin gjendjen e tyre natyrale.

Me vendosjen e saj në Dubai dhe fokusin në rritjen e vajzës së saj, Arbenita ka krijuar një jetese që është frymëzuese për shumë të rinj. Ajo vazhdon të jetë një figurë e njohur në industrinë e modës dhe një simbol i forcës për të gjitha gratë që duan të pranojnë veten të vërtetë.

The post FOTO/ Arbenita Ismajli shfaqet natyrale pa grim, duke surprizuar fansat e saj appeared first on Albeu.com.

Kriza/ Ndryshimi i çmimit të energjisë, nga 1 maji shtrenjtohet buka dhe shumë produkte të tjera

28 April 2025 at 11:53

Edhe pse çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet nga 1 maj, disa biznese tashmë kanë ngritur çmimet e produkteve, ndërsa të tjera kanë paralajmëruar shtrenjtim që nga 1 maji. Një bukë shitet 80 centë në një nga furrat e Prishtinës, ndërsa para dy javësh kushtonte 60 centë. Kurse, një lokal në kryeqytet bën të ditur se nga fillimi i muajit maj, një kafe do të kushtojë 50 centë më shtrenjtë.

Përditësimi i çmimeve nga bizneset po bënë që qytetarët të ankohen. Ata thonë se krahasuar me të ardhurat e tyre, çmimet po bëhen të pa përballueshme. Në anën tjetër, shoqata e bizneseve thotë se kjo qasje rrjedh nga pasojat e shtrenjtimit të energjisë elektrike, që i detyron ato të rrisin çmimet. Përveç në furra e lokale, qytetarët thonë se ngritje të çmimeve kanë vërejtur edhe nëpër markete. Krahasuar me standardin e jetesës në Kosovë, çmimet janë të larta.

The post Kriza/ Ndryshimi i çmimit të energjisë, nga 1 maji shtrenjtohet buka dhe shumë produkte të tjera appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/G Bani nuk njihet më! Ja sa e ka ndryshuar operacioni i syrit

By: M C
23 April 2025 at 23:34

G Bani nuk njihet më! Ja sa e ka ndryshuar operacioni i syrit

Pas përfundimit të pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP”, G-Bani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në syrin e majtë.

Pas operacionit, ai qëndroi për disa ditë me fashë në sy, duke ndjekur me përpikëri udhëzimet mjekësore për rikuperim.
Sot, ai ka ndarë me ndjekësit e tij një foto ku vëmendje ka marrë syri pas ndërhyrjes.

The post FOTO/G Bani nuk njihet më! Ja sa e ka ndryshuar operacioni i syrit appeared first on Albeu.com.

Berisha thirrje diasporës: Bashkojuni ndryshimit, refuzoni fotografimin e votës

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot gjatë një takimi me banorët e njësisë 15 në Tiranë, ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë të Aleancës për Shqipërinë Madhështore se votuesit nga jashtë duhet të refuzojnë fotografimin e votës më 11 maj.

Berisha I bëri thirrje diasporës të votojnë për ndryshimin.

“Të votojnë këtë vit, që është viti i tyre për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe, që po e zbraz dhe po e shkreton Shqipërinë. Ju bëj thirrje, refuzoni dhe mos bëni asnjë fotografi të votave tuaja, sepse ju duhet të jeni qytetarë të mirë të vendeve ku jetoni”, u shpreh Berisha.

“Dhe në vendet ku jetoni dënohet me ligj fotografimi i votes”, shtoi ai.

“Prandaj mos zbatoni kodin dhe kërkesën e këtyre mafiozëve të cilët duan t’ju kontrollojnë vullnetin tuaj, qëndroni njerëz të lirë, shqiptarë dinjitozë dhe votoni për ndryshimin”, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

The post Berisha thirrje diasporës: Bashkojuni ndryshimit, refuzoni fotografimin e votës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DW: A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

By: lindita
16 April 2025 at 09:58

Rreziqet rriten me rritjen e temperaturave, ndërsa emetimet e gazrave të dëmshëm vazhdojnë të rriten. Një raport i ri tregon mënyrat për tejkalimin e gjendjes. Kriza ekologjike dhe ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu janë bërë prej kohësh një problem shumë serioz i njerëzimit. Kjo nuk është asgjë e re. Megjithatë, njerëzit djegin më shumë qymyr, naftë dhe gaz se kurrë më parë…

Source

Nga “Koha për ndryshim” te “dhondri” me dajre, si i kanë çelur fushatat ndër vite PS dhe PD

11 April 2025 at 17:24

Sot nis zyrtarisht gara politike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Në fletët e votimit më 11 Maj qytetarët do të kenë 11 alternativa, parti politike ose koalicione. Partia Socialiste synon të marrë mandatin e 4-ërt me premtimin kryesor se do të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ndërkohë Partia Demokratike ka hyrë në një koalicion […]

The post Nga “Koha për ndryshim” te “dhondri” me dajre, si i kanë çelur fushatat ndër vite PS dhe PD appeared first on BoldNews.al.

Trump: I hapur për negociata, do t’i heq vetëm për oferta të jashtëzakonshme

By: Mirgen
4 April 2025 at 21:39

Pasi vendosi tarifat ndaj vendeve të ndryshme të botës, Donald Trump tha se është i hapur për negociata me vendet e tjera. Por, kjo do të varej nga fakti nëse ato kishin diçka “të jashtëzakonshme” për të ofruar në këmbim, , shkruan Sky News. Duke folur me gazetarët në Air Force One, Trump gjithashtu përsëriti […]

The post Trump: I hapur për negociata, do t’i heq vetëm për oferta të jashtëzakonshme appeared first on BoldNews.al.

Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes

By: Mirgen
4 April 2025 at 21:31

Periudha post partum tek gratë zgjat më shumë se 6 javë. Një studim i fundit, më i gjeri i kryer deri më sot për të kuptuar ndryshimet e trupit të femrës gjatë shtatzanisë e pas, sjell riformulime të reja në shumë aspekte. Janë marrë në studim rreth 300 mijë lindje dhe 44 milionë analiza në […]

The post Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes appeared first on BoldNews.al.

Sot u ndërrua ora, akrepat shkuan 60 minuta para në 02:00 të mëngjesit!

By: gaze tare
30 March 2025 at 11:04

Sot në orët e para të së dielës, (30 mars), u ndërrua ora. Në orën 02:00, akrepat e orës shkuan 60 minuta para.

Kjo do të bëjë që të humbasim 1 orë nga gjumi i mëngjesit, duke u zgjuar më herët. Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike.
Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të kthehen 1 orë pas.

Si lindi koncepti i orës verore?
Ishte viti 1907 kur anglezi Ëilliam Ëillett paraqiti idenë e “Kohës verore”, në mënyrë që njerëzit të mos i çonin kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.
Willett e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi që ora duhej të shtyhej për 80 minuta në katër hapa progresivë gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator. Ëillett pastaj e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.
Për fat të keq, ai vdiq nga një grip në vitin 1915, në moshën 58-vjeçare, një vit para se gjermanët ta adaptonin planin e tij për ta ndryshuar orën më 30 prill 1916, por jo për 80 minuta, por për 60, kur ora u kthye mbrapa në 23:00. Britania më pas ndoqi këtë ndryshim më vonë, më 21 maj.
Akti i “Kohës verore” ishte miratuar nga Parlamenti i Britanisë më 1916, dhe më 21 maj 1916 ishte dita e parë e llogaritjes së ‘Kohës Verore’.

Por, nuk ndërrohej gjithmonë për një orë.
Orët sot vendosen pothuajse gjithmonë një orë prapa ose para, por përgjatë historisë ka pasur disa ndryshime, si gjysmërregullimi me 30 minuta, apo rregullimi i dyfishtë me dy orë, dhe rregullimet e tjera për 20 dhe 40 minuta. Një rregullim dyorësh ishte përdorur në disa vende të ndryshme gjatë viteve ’40 të shekullit XX.

Një gjysmërregullim ishte përdorur në Zelandë të Re në gjysmën e parë të shekullit XX. Në Australi në ndërkohë ora dikur shtyhej apo kthehej për 30 minuta.
Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të muajit tetor. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës së diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita fillon të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë./TAR

The post Sot u ndërrua ora, akrepat shkuan 60 minuta para në 02:00 të mëngjesit! appeared first on iconstyle.al.

Nga kjo datë, gjithçka ndryshon për këto shenja të horoskopit

By: Mirgen
23 March 2025 at 22:47

Për tre shenja të horoskopit, nga fundi i muaj mars mund të ndodhin kthesa të papritura, veçanërisht në fushën e financave dhe dashurisë. Binjakët Karriera është në fokus, 29 marsi sjell strukturë dhe disiplinë, si dhe ndryshime të papritura në punë. Stabiliteti financiar vjen përmes punëve kreative. Në dashuri sfidat janë të mundshme për shkak […]

The post Nga kjo datë, gjithçka ndryshon për këto shenja të horoskopit appeared first on BoldNews.al.

Plani ekonomik i PD-së, Teliti: Ja 5 shtyllat për të ndryshuar Shqipërinë

By: V K
16 February 2025 at 14:08

Koordinator i programit ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, prezantoi 5 shtyllat kryesore të modelit ekonomik të PD-së.

Ekonomi që prodhon dhe krijon vende pune, sistem fiskal të drejtë dhe taksa të ulëta, barazi ekonomike dhe zhdukja e varfërisë ekstreme, tërheqja e investimeve dhe kthimi i shqiptarëve në atdhe dhe qeverisje e vogël, efikase dhe transparente, ishin 5 shtyllat që PD ka në programin e saj të qeverisjes 2025-2029.

Teliti theksoi rëndësinë e një sistemi fiskal të drejtë dhe të qëndrueshëm, si dhe garantoi rritjen e pensioneve dhe mbështetje për familjet me të ardhura të ulta.

Me Sali Berishën Kryeministër dhe Partinë Demokratike në qeverisje, qytetari, familja dhe sipërmarrja do të kenë vendin që u takon, në qendër të modelit dhe politikave tona ekonomike e sociale.

Modeli ynë ekonomik do të bazohet dhe ndërtohet mbi 5 shtylla të forta:

Një ekonomi që prodhon dhe krijon vende pune.

Një sistem fiskal të drejtë dhe taksa të ulëta.

Një shtet që garanton barazi ekonomike dhe zhduk varfërinë ekstreme.

Një Shqipëri që tërheq investime dhe kthen shqiptarët në atdhe.

Një qeveri të vogël, por efikase dhe transparente.

Prej 12 vitesh, Shqipëria prodhon gjithnjë e më pak. PS-ja në qeverisje ka ndërtuar një ekonomi të bazuar në importe dhe ndërtim, duke shkatërruar sektorët strategjikë si industria dhe bujqësia. Ky model aktual nuk krijon as vende pune të qëndrueshme dhe as zhvillim të vërtetë.

Pyetja është: Si do ta ndryshojmë këtë situatë?

Fillimisht do t’i heqim nga gryka e sipërmarrjes dhe konsumatorëve zinxhirët e rëndë të një politike dhe administrate të korruptuar, duke çliruar të gjitha energjitë pozitive që vijnë nga konkurrenca e lirë, reale dhe e ndershme midis operatorëve ekonomikë.

Gjithashtu, me një paketë lehtësirash fiskale dhe proceduriale për sipërmarrjet prodhuese dhe për ato që krijojnë gjithnjë e më shumë vende pune, me skema konkrete mbështetjeje të financuara apo bashkefinancuara me Bankën Zhvillimore Kombëtare që do të financojnë startup-et, sipërmarrësit e rinj dhe projektet strategjike në prodhim, industri, bujqësi dhe energji, mund të ndalim rrokullisjen e rrënimit ekonomik dhe të kthejmë prodhimin në epiqendër.

Ekonomia shqiptare nuk mund të mbijetojë vetëm me turizëm dhe remitanca. Ajo duhet të mbështetet në sektorë që krijojnë vende pune të qëndrueshme dhe të paguara mirë.

Sot, shteti shqiptar nuk është mik i sipërmarrjes, por një armik i saj”, tha Teliti.

The post Plani ekonomik i PD-së, Teliti: Ja 5 shtyllat për të ndryshuar Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Chris LaCivita në Tiranë/ Mediu: E sollëm ne, është dëshira e tij të ndryshojë Shqipërinë, do vijë dhe Tony Fabrizio

By: V K
14 February 2025 at 22:20

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, teksa ishte i ftuar në emisionin Log, komentoi ardhjen në Tiranë të Chris LaCivita.

Mediu theksoi se LaCivita në Shqipëri, është sjellë nga Partia Demokratike. Ai tha se ka qenë dëshira e LaCivita që të ndryshojë situatën në Shqipëri.

Fatmir Mediu: Ardhja e Chris LaCivita nuk ka qenë çështje financiare, por edhe qëndrim ndryshe i tij, që Europa të ndryshojë, pasi e majta e zhyti kontinentin në krizë. La Civita-n e sollëm ne. Kam njohur njerëz pranë LaCivita-s. Është dëshira e tij që të sjellë ndryshim në Shqipëri. Është marrëdhënie e menaxhimit elektoral, nuk është lobim. Është kualitet i lartë i menaxhimit të fushatës. Do të vijë edhe Tony Fabrizio.

The post Chris LaCivita në Tiranë/ Mediu: E sollëm ne, është dëshira e tij të ndryshojë Shqipërinë, do vijë dhe Tony Fabrizio appeared first on Albeu.com.

KQZ: Afati 5-ditor për ankesat rreth listës së zgjedhësve, i pazbatueshëm

7 February 2025 at 15:47

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka nisur një shkresë partive politike ku shprehet se rregullimet e parashikuara në nenin 25, pika 8, të Kodit Zgjedhor, me shumë mundësi nuk do të gjejnë zbatim praktik.

Ai thekson se nga përmbajtja e kësaj dispozite duket se objektivisht është e pamundur të realizohet procesi i votimit nga jashtë vendit në afatin 5-ditor të parashikuar.

Për këtë Celibashi propozon të ndryshohet neni 25, pika 8.

Celibashi shprehet se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar përgatitjet për zhvillimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve, si dhe në vlerësim të takimeve konsultuese që KQZ-ja ka zhvilluar me përfaqësues të aktorëve të ndryshëm, Celibashi çmon se rregullimet e parashikuara në nenin 25, pika 8, të Kodit Zgjedhor, me shumë mundësi nuk do të gjejnë zbatim praktik.

Sipas parashikimeve të kësaj dispozite, shprehet ai, zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 7 ditë përpara datës së zgjedhjeve, kur vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi. Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën brenda 24 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës, por jo më vonë se 5 ditë para datës së zgjedhjeve. Emri dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet vendimi i gjykatës.

“Në vlerësimin tonë, – vijon shkresa e Celibashit, – nga përmbajtja e kësaj dispozite duket se objektivisht është i pamundur të realizohet procesi i votimit nga jashtë vendit në afatin 5-ditor të parashikuar. Nga momenti që gjykata pranon kërkesën e zgjedhësit, ngelen vetëm 5 ditë për t’i dërguar atij fletën e votimit dhe për kthimin e saj mbrapsht në KQZ.”

Për sa më sipër, Celibashi propozon që kërkesa për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kjo kërkesë mund të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën, nëpërmjet kësaj platforme, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës. Emri dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet vendimi i gjykatës.

Ky ndryshim, shton Celibashi, do t’i siguronte zgjedhësit nga jashtë mundësinë reale për të ushtruar të drejtën e tij përmes një procesi të thjesht dhe të aksesueshëm pa u penguar nga distanca gjeografike dhe kohore.

Në këto rrethana, Celibashi propozon të ndryshohet neni 25, pika 8.

/r.e/a.f/

The post KQZ: Afati 5-ditor për ankesat rreth listës së zgjedhësve, i pazbatueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌