Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Rama iu kërkon kryebashkiakëve shkarkimin e nënkryetarëve: Bëni rifreskim

TIRANË, 11 korrik /ATSH/  Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë këtij takimi Rama iu kërkoi kryebashkiakëve edhe shkarkimin e nënkryetarëve.

“Është e domosdoshme dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë. Sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. I shoh të rraskapitur. Juve s’ndryshoni dot. Edhe dy vjet, edhe dy vjet keni, si të doni”, iu drejtua Rama kryebashkiakëve.

“Nuk besoj se dëgjova bashkinë e Lezhës në këtë drejtim, apo një sërë bashkish të tjera, që jo se i kanë me shkëlqim ato yjet që kanë aty, po se e di që keni vështirësi të gjeni yje të tjera. Megjithatë, në nderin tënd është që t’i shkarkosh gjithë, po kjo është një çështje që ti e sheh vetë”, iu drejtua Rama, kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut.

“Ajo që unë them është që tek nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh. Se dhe nga mënyra si qeshët, ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni që mezi po i mbani në krahë ata. Edhe tani që u kujtuat po mendoni se në cilën orë të gjumit janë, ndërkohë që ju keni ardhur në Durrës këtu. S’besoj se ndonjëri nga ata është tani në terren”, tha Rama.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama iu kërkon kryebashkiakëve shkarkimin e nënkryetarëve: Bëni rifreskim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Diaspora, pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi sot në Durrës me krerët e bashkive, theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të pushtetit vendor për hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, të cilat mundësojnë edhe fonde nga Bashkimi Evropianë

“Duhet të krijojmë një krah të jashtëm jashtë Shqipërisë, duke përfshirë shqiptarët e diasporës, të cilët janë të ditur dhe të gatshëm për të punuar me bashkitë si shkrues projektesh dhe si bashkëpunëtorë me bërthamën dhe kabinetin e bashkisë,” tha Rama.

Ai theksoi se, bazuar në aplikimet dhe përzgjedhjet, do të duhet të caktohet një fond për të paguar këta bashkëpunëtorë të jashtëm me një shumë të arsyeshme. Sipas Ramës, kjo do të ndihmonte bashkitë që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme brenda territorit të tyre për të hartuar projekte konkurruese.

“Bashkia e Fushë-Arrëzit, ndoshta, nuk e ka këtë kapacitet brenda territorit të saj, por e ka nëse shkon jashtë territorit dhe kërkon ndihmën e njerëzve të vet që janë në diasporë,” shtoi ai.

Rama propozoi gjithashtu që të kërkohet bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së për të atashuar ekspertë pranë bashkive, duke theksuar se mungesa e kapaciteteve për hartimin e projekteve është një boshllëk që pengon përfitimin e fondeve të BE-së.

“Vendosim një fond më shumë për projekte dhe vetëm 6 bashki e aksesojnë, sepse vetëm ato kërkojnë. Nga njëra anë nuk ke kapacitet të shkruash projekte, nga ana tjetër nuk kërkon, dhe pastaj pret nga BE-ja fonde, që është pa sens” tha Rama, duke nënvizuar se përmes këtyre dy rrugëve të reja synohet të plotësohet nevoja për kapacitete në këtë fazë të zhvillimit vendor.

Sipas tij, ky angazhim do të forcojë dhe eficiencën e bërthamave të bashkive në hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore.

Rama më tej vlerësoi Bashkinë e Lezhës të drejtuar nga Pjerin Ndreu si shembull pozitivë dhe që duhet ndjekur nga drejtuesit  e tjerë lokal.

/a.f/

The post Rama: Diaspora, pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhuka: 70% e legjislacionit të BE-së ka ndikim në nivel vendor ose zbatohet nga bashkitë

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka tha sot se “standardet që i hedhim në ligje duam t’i shohim të realizuara në terren. Në këtë kuptim dua ta thyej mendimin nëse ekziston një i tillë që roli i bashkive është periferik në rrugën drejt BE-së, pasi roli i bashkive është qendror në rrugën drejt BE-së”.

Në takimin me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në BE, ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, Dhuka tha se “Shqipëria në tre vite ka bërë një kapërcim të madh nga çelja e negociatave. Sot ne i kemi çelur ato për 24 fusha, përgatitja teknike dhe për 9 fushat e mbetura kanë përfunduar, presim diskutimet nga vendet anëtare dhe shpresojmë e besojmë që brenda vitit negociatat për 33 fushat të jenë çelur”.

Dhuka u shpreh se “besojmë se do të kemi progres të dukshëm deri në vjeshtë dhe kjo do të na japë çelësin për të filluar mbylljen e negociatave”.

“Objektivi është që do të trupëzojmë në të gjitha fushat në pjesën më të madhe përfundimisht standardet e BE-së në çdo fushë. Kjo ka ndodhur ndër vite, por tani i shterojmë përfundimisht”, tha Dhuka.

Kryenegociatorja Dhuka u shpreh se “70% e ligjeve të BE-së që po i përfundojmë janë me ndikim në nivelin vendor ose zbatohen në bashkitë qytetet dhe fshatrat që ju drejtoni. 23 nga 33 këto fusha, më shumë se 2/3 janë të lidhura drejtpërdrejtë me ju dhe rolin tuaj si në bashki edhe në territor. Për çdo bashki, fshat, që nga ekonomia, tek rritja, bujqësia, siguria ushqimore, transporti, mjedisi, tek shërbimet sociale në territor etj., janë fusha të cilat lidhen drejtpërdrejt me punën që ju bëni”.

“Më konkretisht, ne do punojmë bashkë së paku në 3 drejtime për këto fusha. Së pari, do punojmë për transformimin që do të vijë si rezultat i zbatimit të standardit të BE si në infrastrukturë, edhe tek bizneset. Së dyti, do të punojmë për eksportet. Tregu i BE-së është një treg me 450 milionë konsumatorë, është tregu më i madh, ku mund të futemi për të gjeneruar rritje në 5 deri 10 vitet që vijnë. Së treti, do të punojmë me fondet si mundësi për projektet tona që na jep BE”, nënvizoi Dhuka.

Më tej Dhuka u ndal tek transformimi në sektorë të ndryshëm.

“Po punojmë t’i bëjmë gati hartat e transformimit. Këto do të ndodhin si në nivelin e infarstrukturës publike, edhe në nivelin e bizneseve”, tha Dhuka.

/k.s//r.e//a.f/

The post Dhuka: 70% e legjislacionit të BE-së ka ndikim në nivel vendor ose zbatohet nga bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Legalizimet, 46 bashki në vend numëro

11 July 2025 at 15:58

Verën e kaluar, kryeministri Edi Rama u la tre muaj kryebashkiakëve për të ngritur zyra të posaçme legalizimesh në çdo bashki. Ai kërkoi përshpejtim të procesit me stafe të dedikuara që do të ishin në ndihmë të qytetarëve. Një vit më vonë, në një mbledhje të ngjashme, rezultoi se 46 bashki ende nuk e kanë përmbushur këtë detyrim.

Esmeralda Topi

Që prej qershorit të shkuar, bashkitë kanë marrë zyrtarisht një rol të ri për t’i dhënë shtysë procesit të legalizimeve të ndërtimeve pa leje. Vendimi i qeverisë përcakton rregullat e bashkëpunimit mes bashkive dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke u dhënë palëve rol koordinues në funksion të përmbylljes së legalizimeve.

Bashkitë kanë detyrim ngritjen e zyrave të posaçme me staf të dedikuar, pas nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me Kadastrën. 

“…Procesi do të udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar që ju do të krijoni deri në muajin shtator, kur ky proces do të fillojë”, deklaroi kryeministri Edi Rama, verën e kaluar gjatë një takimi me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Procesi që duhet të niste zbatimin prej muajit shtator, do të kontrollohej nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, pasi palët kanë detyrimin për t’i raportuar çdo muaj.

Fakt

46 bashki ende nuk kanë caktuar staf të dedikuar, e as kanë ngritur zyra të posaçme për legalizimet, një detyrim që duhej të ishte përmbushur një vit më parë. 

Në një mbledhje të zhvilluar një vit më pas, me të njëjtët aktorë institucionalë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, bëri një përmbledhje të ecurisë. Ai tha se të gjitha bashkitë kanë nënshkruar marrëveshjen me ASHK-në, por vetëm 14 prej tyre kanë firmosur aneksin që përcakton tipologjinë e bashkëpunimit. Ndërkohë, Malësia e Madhe nuk figuron tek harta e bashkëpunimit të bashkive me ASHK-në.

“Kemi një seri bashkish që akoma nuk kanë aneks. Dhe ato që s’kanë aneks, janë tipikisht edhe ato që nuk kanë caktuar staf për këtë çështje”, deklaroi Mazniku. 

Ecuria e dobët e këtij procesi u faktua fundvitin e kaluar nga një hulumtim i Faktoje.al. Të dhënat e siguruara përmes ligjit “Për të drejtën e informimit” vërtetuan ecurinë e dobët të procesit. Deri në tetor të 2024, 16 bashki nuk kishin nënshkruar as marrëveshjen e bashkëpunimit me ASHK-në, siç kërkon VKM-ja. 

Burimi: ASHK

Legalizimet, roli i bashkive me rëndësi

Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive e sheh me rëndësi përfshirjen e bashkive në procesin e legalizimeve. “Është kërkuar vazhdimisht nga bashkitë që të kenë rol në këtë proces. Në thelb të këtyre ndryshimeve qëndron interesi për ta përshpejtuar procesin”, thotë ai.

Haxhimali shton se veç rolit koordinues bashkitë duhet të ushtrojnë presion edhe tek Agjencia Shtetërore e Kadastrës. “Agjencia e Kadastrës ka monopolin për certifikimin final, për çdo rast që mendojnë se dosja është korrekte dhe zvarrijet janë të pajustifikuara”, shprehet ai.

Ligji parashikon dhjetorin e vitit 2028 si afat për përfundimin e procesit të legalizimeve të ndërtimeve pa leje në Shqipëri.

Përfundim

Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se procesi i legalizimeve do të udhëhiqej nga bashkitë, me një staf të dedikuar deri në muajin shtator 2024 e kategorizojmë të pavërtetë.

The post Legalizimet, 46 bashki në vend numëro appeared first on Faktoje.al.

Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve brenda 20 korrikut

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se bashkitë që përballen me vështirësi financiare duhet të hartojnë dhe miratojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura deri më 20 korrik.

Sipas tij, çdo plan duhet të miratohet në këshillin bashkiak përkatës dhe më pas të dorëzohet pranë Ministrisë së Financave.

Më tej, Ministria do të ndjekë zbatimin e shlyerjes së detyrimeve brenda një afati 12-mujor.

“Bashkitë me vështirësi financiare duhet të përgatisin edhe planet e rehabilitimit financiar, të cilat po ashtu duhet të miratohen deri më 20 korrik dhe t’i kalohen Ministrisë së Financave për komente dhe rekomandime”, u shpreh Malaj.

Pas vlerësimit nga Ministria, theksoi Malaj, këto plane do t’i kalohen degëve të Thesarit për ndjekje dhe zbatim.

Ministri vlerësoi një sërë bashkish për rezultatet e arritura në realizimin e të ardhurave vendore dhe të investimeve.

Bashkitë që kanë realizuar mbi 70% të buxhetit të tyre të miratuar, si në aspektin e të ardhurave, ashtu edhe të investimeve, janë: Tirana, Kamza, Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Shkodra.

Në këtë listë, Malaj përfshiu edhe bashkinë e Lezhës, e cila ka treguar performancë të mirë veçanërisht në zbatimin e projekteve investuese.

/a.gj//a.f//r.e/

The post Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve brenda 20 korrikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Vjosa, “mbretëresha e lumenjve të Evropës” në mëshirë të ndotjes

10 July 2025 at 15:26

Shtatë bashki përgjatë Vjosës vazhdojnë të derdhin ujëra të ndotura në lumë, ndërsa ndërtimi i impianteve të premtuara ende nuk ka nisur.

Esmeralda Topi 

Në korrik të vitit 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaronte me entuziazëm nisjen e një investimi të rëndësishëm mjedisor për lumin Vjosë

Janë shtatë bashki midis qarkut të Gjirokastrës dhe të Vlorës të cilat do të pajisen me impiante sepse nuk mund të flasim për Vjosën mbretëreshën e lumenjëve të Europës, ndërkohë që sot e kësaj dite vazhdojnë gjithë ujërat e ndotura të derdhen në Vjosë”, premtonte Kumbaro asokohe.

Dy vite pas këtij angazhimi, Faktoje verifikoi ecurinë e projektit të shumëpërfolur. Verifikimet tregojnë se qeveria shqiptare është ende larg përmbushjes së plotë të këtij zotimi. Vjosa, pagëzuar si lumi i vetëm i egër i Europës, tashmë edhe Park Kombëtar, vijon të ndotet nga ujërat e zeza të shtatë bashkive përgjatë saj. Ndërtimi i impianteve nuk ka nisur, pasi projekti 80 milionë dollarë nga Banka Botërore është në hapat e parë të zbatimit.

Lumi Vjosë
Lumi Vjosë

Fakt

Banka Botërore konfirmoi për Faktoje se huaja prej 80 milionë dollarësh është bërë efektive vetëm në 31 mars 2025. Pra, më shumë se 20 muaj pas deklaratës së ministres Kumbaro.

“Projekti u bë efektiv në momentin që u plotësuan të gjitha kushtet e nevojshme të berjes efektiv”, sqaroi Banka Botërore në një përgjigje zyrtare.

Sipas saj, aktualisht po përgatiten termat e referencës për aktivitetet që parashikon projekti. Zbatimi në terren ende nuk ka nisur, ndërsa përfundimi i plotë i këtij investimi parashikohet në mars të vitit 2030.

Shkak për vonesën e miratimit të kredisë Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), institucioni përgjegjës për implementimin e projektit, rendit disa arsye :

  1. Ndryshimi i fushës së përgjegjësive të institucionit implementues, pas heqjes së kompetencës për Menaxhimin e Mbetjeve nga AKUK dhe kalimit të saj tek Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në nëntor 2023, çka solli rishikim të dokumentacionit të projektit.
  2. Ristrukturimi i elementëve teknikë dhe financiarë të projektit.
  3. Rishikimi i objektivave dhe rezultateve të pritshme të projektit.
  4. Kalendari i punimeve të Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, që ndikoi në vonesën e ratifikimit.

Në lidhje me zbatimin në terren, AKUK thotë se projekti ka nisur zbatimin në aspektin administrativ dhe sipas Planit të Prokurimit, procedurat për ndërtimin në terren pritet të nisin në fund të vitit 2026.

Nga ana tjetër, ministria e Turizmit, pas një procesi ankimimi pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit (pasi refuzoi dhënien e informacionit siç e parashikon ligji), ndau në mënyrë të përmbledhur datën përmbyllëse të projektit.

“Sipas marrëveshjes së huasë me Bankën Botërore, datë përmbyllëse e projektit është marsi i vitit 2030”, njofton ndër të tjera ministria.

Kjo do të thotë se realizimi i premtimit për ndërtimin e 7 impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura është ende në fazë paraprake dhe mbrojtja e lumit Vjosë nga ujërat e ndotura do të kërkojë të paktën edhe 5 vite të tjera. 

Çfarë ndodh sot me bashkitë përgjatë Vjosës?

Faktoje kërkoi informacion zyrtar nga bashkitë që përmenden në projekt. Disa prej tyre konfirmuan mungesën e investimeve konkrete, teksa katër prej tyre refuzuan dhënien e informacionit.

Libohovë

Në territorin e kësaj bashkie nuk ekziston asnjë impiant për trajtimin e ujërave të ndotura. Bashkia pohon për Faktoje.al se rrjetet e kanalizimeve janë të pjesshme dhe të vjetra. Në shumë zona rurale, ujërat e ndotura menaxhohen me gropa septike. 

Memaliaj

Kjo bashki ka rrjet kanalizimi, por ujërat e ndotura derdhen 100% në lumin Vjosë, për shkak të mungesës së një impianti. Bashkia thotë se nuk ka kapacitete financiare për ta përballuar vetë një investim të tillë dhe aktualisht është në negociata me organizata të huaja për të aplikuar në projekte mjedisore. Deri tani, asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë.

Përmet

Përmeti është ndër të paktat bashki që ka konfirmuar përfshirjen zyrtare në projektin e financuar nga Banka Botërore, përmes iniciativës ‘Care for blue sea’. Sipas bashkisë, ndërtimi i impiantit është pjesë e një strategjie për të reduktuar ndotjen përgjatë luginës së Vjosës. Por, edhe këtu projekti është ende në fazën e studimit, dhe nuk ka nisur ende asnjë punim në terren.

Ndërsa, bashkitë Gjirokastër, Tepelenë, Këlcyrë dhe Selenicë, nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Përfundim

Premtimi për një “revolucion” mjedisor me ndërtimin e 7 impianteve përgjatë Vjosës, është ende larg zbatimit. Projekti, ndonëse i rëndësishëm dhe i financuar nga një institucion ndërkombëtar si Banka Botërore, është ende në hapat e parë. Ndërkohë, Vjosa vazhdon të ndotet çdo ditë nga ujërat e zeza të bashkive që duhej ta mbronin. Nisur nga këto të dhëna, premtimin e ministres Mirela Kumbaro për ndërtimin e 7 impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në bashkitë që përshkon Vjosa, e kategorizojmë pjesërisht të mbajtur.

Artikulli u ndryshua më datë 11 korrik, një ditë pas publikimit, duke reflektuar përgjigjen e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK). 

The post Vjosa, “mbretëresha e lumenjve të Evropës” në mëshirë të ndotjes appeared first on Faktoje.al.

Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

By: Ardit
7 July 2025 at 15:07

Nga Basir Çollaku Tirana, Tepelena, Tropoja, Mati e Berati, janë pesë bashki të cilat do të kalojnë detyrimisht në zgjedhje të pjesëshme lokale, ndonëse afatet ligjore janë kapërcyer e shkelmuar prej kohësh. Shkelësi është i njohuri urdhër-munguari kryeministër, kontrolluesi i procedurës së pushtetit në qendër e nëpër qarqe, ku prefektët, pas lajmërimeve nga këshillat bashkiakë […]

The post Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki appeared first on BoldNews.al.

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

4 July 2025 at 22:22

Ish-kryetari socialist i Bashkisë së Vorës, i arrestuar edhe si trafikant kokaine, Agim Kajmaku, ka fituar gjyqin ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për shkarkimin e tij të 6 viteve më parë. Kajmaku u shkarkua 5 me 0 me vota pro nga anëtarët e atëherëshëm të KQZ-së, për shkak të ligjit të dekriminalizimit, por sipas Gjykatës […]

The post Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ appeared first on BoldNews.al.

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat

4 July 2025 at 17:50

Nga Klodian Tomorri Të mirat e mandatit të katërt kulmuan këtë javë, veçanërisht në bastionet e pamposhtura që e hodhën votën e tyre plumb për armikun në 11 maj dhe u bashkuan si një trup i vetëm rreth Partisë. Në Elbasan, po eksperimentohet një formë e re e shfarosjes në masë. Ekocidi. Efektiviteti tij do […]

The post Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat appeared first on BoldNews.al.

21 dorëheqje në një ditë/ A mund ta ristrukturojë kryeministri një bashki?!

4 July 2025 at 15:14

Një urdhër me dyer të mbyllura, pa komunikim zyrtar, nga ana e kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar drejtorët e Bashkisë së Vlorës, ka hapur një debat sa publik aq edhe institucional për ligjshmërinë e një veprimi të tillë.

Pas një mbledhjeje jo publike në ambientet e Bashkisë, ku Rama ka shprehur kritika për disa problematika konkrete në Vlorë si mungesa e ujit të pijshëm apo djegia e plehrave, pasojat kanë qenë të menjëhershme.

Pa kaluar as 24 orë, 21 drejtorë të bashkisë së Vlorës kanë paraqitur dorëheqjen zyrtarisht tek kryetari i bashkisë Ermal Dredha. Ky i fundit, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka firmosur ende dorëheqjet  

Çfarë thotë ligji?

Kushtetuta dhe ligji për vetëqeverisjen vendore e përcaktojnë qartë autonominë e pushtetit vendor. Bashkitë janë të zgjedhura me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe përgjegjësitë për administrimin e qytetit u takojnë drejtuesve lokalë. Drejtuesi i Insitutit të Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali, thotë për Faktoje.al se, sipas ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe Kushtetutës së Shqipërisë, bashkitë janë njësi të vetëqeverisjes vendore me autonomi të garantuar në menaxhimin e kompetencave të tyre.

“Kryeministri, si përfaqësues i pushtetit ekzekutiv qendror, nuk ka tagër ligjor të ndërhyjë në organizimin e brendshëm të bashkive, përfshirë ristrukturimin apo emërimin e komisioneve të brendshme administrative. Çdo akt i tillë përbën një cenim të drejtpërdrejtë të parimit të autonomisë vendore dhe nderhyrjes në pushtete të pavarura”, thotë Haxhimali

A cenohet parimi i autonomisë vendore në këtë rast?

“Po, në mënyrë të qartë. Parimi i autonomisë vendore, i sanksionuar në Kushtetutë (neni 108) dhe në Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore (ratifikuar nga Shqipëria), kërkon që njësitë e vetëqeverisjes të kenë liri të plotë për të marrë vendime brenda kompetencave të tyre. Ndërhyrjet politike nga niveli qendror, sidomos nga Kryeministri, bien ndesh me këtë parim dhe krijojnë precedent të rrezikshëm për kapjen politike të pushtetit lokal”, përgjigjet Haxhimali

Zinxhiri i emërimeve në bashki

Në të njëjtën mbledhje në Vlorë,  kryeministri Edi Rama prezantoi edhe komisionet e ristrukturimit, të cilët jo vetëm do të ndjekin emërimet e brendshme të bashkisë, por edhe do të dalin në terren për të mbledhur problematika dhe për t’i raportuar çdo të hënë në institucionin vendor.

Përbërja e komisioneve raportohet se përfshin deputetë dhe njerëz që angazhohen në PS.

Ndryshe nga sa është urdhëruar, Agron Haxhimali, sqaron se në praktikë dhe sipas ligjit, drejtorët në një bashki janë pjesë e administratës vendore dhe për pasojë emërohen apo shkarkohen nga kryetari i bashkisë, si drejtuesi ekzekutiv i njësisë vendore. “Ky proces është i brendshëm dhe duhet të udhëhiqet nga kriteret profesionale, strukturat e miratuara dhe ligji për nëpunësin civil kur aplikohet. Asnjë institucion qendror nuk ka kompetencë të ndikojë drejtpërdrejt në këto vendime, përveç rasteve kur ka shkelje të rënda të ligjit dhe procedura të hapura nga organet e drejtësisë apo institucionet e kontrollit”, thotë ai.

The post 21 dorëheqje në një ditë/ A mund ta ristrukturojë kryeministri një bashki?! appeared first on Faktoje.al.

Rama, “dush” Bashkisë së Vlorës/ Cilët janë drejtorët që kanë paraqitur dorëheqjen (EMRAT)

By: Re Nato
4 July 2025 at 12:23

‘Valë’ dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të kryeministrit Rama në qytetin bregdetar një ditë më parë.

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë Kryebashkiakut Ermal Dredha.

Dorëheqjen e kanë paraqitur:

1- Zambak Selmanaj,  drejtor i Infastrukturës dhe Urbanistikës

2-Olsi Durrolli, drejtor i përgjithshëm i ekonomisë

3- Dorjan Demiri, drejtor i përgjithshëm juridik

4- Kozma Mali, drejtor i financave

5- Jovan Jaupaj, drejtor i Aseteve

6-Arlinda Tepelena, drejtoreshë e turizmit

7-Dorjan Xhelili , drejtor NSHP

8-Francesko Toza,  drejtor i pastrimit

9-Endri Rrokaj, drejtor i gjelbërimit

10-Anila Hitaj,  drejtoreshë e shtepisë së foshnjes

11-Irena Stasa, drejtoreshë e shërbimeve sociale pranë bashkisë

12-Elida Grabova, drejtoreshë e shtëpisë për personat me probleme mendore

13-Lorela Ballaj,  drejtoreshë e shtëpisë së fëmijëve me aftësi të veçanta

14-Sokol Kananaj, drejtor i tatimeve pranë bashkisë

15-Ardian Vreshtazi, drejtor i emergjencave civile

16-Sokol Toto, drejtor i teatrit “Petro Marko”

17-Genci Demiraj, drejtor i Pallatit të Kulturës

18-Laura Brinja, drejtoreshë e burimeve njerëzore

19-Igli Zahaj, i dorëhequr, drejtor i IMT

20-Emiljano Ismalili, i dorehequr, drejtor i policisë bashkiake

21- Elona Merka,  drejtoreshë e Pallatit të Sportit

Rama mbledh sërish deputetët e Tiranës dhe përfaqësuesit e bashkisë në selinë e PS

By: user 11
4 July 2025 at 09:57

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS deputetët aktualë të qarkut të Tiranës dhe ata të zgjedhur më 11 maj, si dhe përfaqësuesit e bashkisë. Kjo për shkak se një pjesë e deputetëve nuk ishin prezent në mbledhjen e djeshme sepse ishin në seancën plenare të Kuvendit.

Mësohet se në mbledhje janë të pranishëm kryetarja e komanduar, Anuela Ristani dhe nëndrejtorët e bashkisë. Ky takim i Ramës vjen pas atij të Vlorës, ku nuk munguan shkarkimet në degën e PS dhe gjithashtu Rama kërkoi largimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Vlorës, të cilët sot paraqitën dorëheqjen.

Rama shihet teksa hyn me një bllok në dorë brenda selisë rozë. Ndërkohë, kreu i qeverisë feston sot edhe 61 vjetorin e lindjes. Rama është pritur me duartrokitje në seli, ku bashkëpunëtorët dhe anëtarë të stafit i kanë dhuruar një tufë trëndafila të kuq, simbolikë e së majtës.

The post Rama mbledh sërish deputetët e Tiranës dhe përfaqësuesit e bashkisë në selinë e PS appeared first on Lapsi.al.

Pas kritikave të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës

By: user 11
4 July 2025 at 08:25

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryebashkiakut Ermal Dredha.

Burime nga brenda Bashkisë bëjnë me dije se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, kryetari Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre.

Sipas Ramës, çdo drejtues që nuk ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesit e tyre do të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore për të vërtetuar aftësitë e tyre.

Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në bashkinë e Vlorës, shumë prej pjesëmarrësve kanë qenë të thirrur personalisht nga vetë Kryeministri. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e qarkut, ku dy prej tyre, Erjona Ismaili dhe Zamira Sinaj, kanë qenë mjaft kritikë ndaj punës së Bashkisë. Në sy të të gjithëve, ato janë ankuar për vonesat dhe zvarritjet që, sipas tyre, po bëhen në zgjidhjen e problematikave të qytetarëve.

The post Pas kritikave të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës appeared first on Lapsi.al.

Rama mbledh shefat e bashkisë dhe deputetët e Tiranës, i jep një porosi specifike

By: user 8
3 July 2025 at 19:44

Pas mbledhjes së papritur të thirrur me deputetët e Tiranës dhe drejtuesit lokalë të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka dhënë udhëzime konkrete për intensifikimin e kontaktit me qytetarët dhe identifikimin e problematikave në çdo lagje të kryeqytetit.

Në takim morën pjesë deputetët e zgjedhur të Tiranës, kryetarja në detyrë e bashkisë Anuela Ristani, si dhe drejtues nga Bashkia e Tiranës.

Rama ka kërkuar që të krijohen grupe të strukturuara pune, të cilat do të ndahen sipas zonave, me qëllim që të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me banorët.

The post Rama mbledh shefat e bashkisë dhe deputetët e Tiranës, i jep një porosi specifike appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Rama takim në hotel me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë

3 July 2025 at 18:52

Edi Rama ka thirrur në një takim pasditen e kësaj të enjte deputetët e zgjedhur të Tiranës së bashku me përfaqësues të bashkisë Tiranë. Mësohet se takimi do të mbahet në ambientet e një prej hoteleve të kryeqytetit, ku Edi Rama ka shkuar, teksa e pranishme është edhe krytearja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, […]

The post FOTO/ Rama takim në hotel me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë appeared first on BoldNews.al.

Vlorë/ Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtorëve

By: user 8
3 July 2025 at 14:09

Zbadhen detaje nga vizita që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Bashkinë e Vlorës. Mediat raportojnë se në takim ka pasur debate dhe tensione të forta.

Kryesocialisti ka kërkuar dorëheqjen e nënkryetarëve të Bashkisë Vlorë, shkarkimin e drejtorëve dhe gjysmën e administratës së Bashkisë.

Po ashtu kritika të forta ka patur dhe për deputetët aktualë të qarkut të Vlorës, të cilët i ka kritikuar për punën e deritanishme.

Po ashtu ka patur ndryshime edhe në Partinë Socialiste në Vlorë. Ai ka ndryshuar kryetarët dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste, dega Vlorë.

Nga Admir Malaj dhe Vilma Bello si bashkëkryetare Rama ka komanduar në krye të Partisë Socialiste Vlorë, Klevis Kason dhe bashkëkryetare Erjona Ismailin.

Shkëndijat e para të pakënaqësisë që kishte Rama me drejtuesit e Bashkisë së Vlorës u panë në 34-vjetorin e Partisë Socialiste, që u mbajt në oborrin e selisë.

Mediat kapën momente kur Rama debatonte me Kryebashkiakun Ermal Dredha, ndërsa gjuha e trupit linte hapësirë për të interpretuar se mes tyre kishte pakënaqësi.

The post Vlorë/ Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtorëve appeared first on Lapsi.al.

Lezha në forumin e qyteteve në Krakow, Poloni

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Bashkia e Lezhës mori pjesë në forumin e qyteteve, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Komisionit Evropian për politikën urbane dhe kohezionin, të zhvilluar në Krakow, Poloni.

Në forumin e organizuar nga DG REGIO dhe Urban Initiative Europe, morën pjesë  aktorë nga e gjithë Evropa për të ndarë ide, praktika dhe vizione për të ardhmen e qyteteve.

Me moton “Fuqizimi i qyteteve, formësimi i së ardhmes së Evropës”, ky forum  nënvizoi rolin kyç të qyteteve në zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe përfshirje.

Gjatë forumit, Lezha si bashki fituese në thirrjen URBACT Accelerators, pati mundësinë të takojë përfaqësues të sekretariatit teknik të programit si dhe partnerë nga shtete të tjera evropiane për të diskutuar hapat e ardhshëm drejt nisjes zyrtare të projekteve në shtator 2025.

1 nga 4

/k.s/j.p/

The post Lezha në forumin e qyteteve në Krakow, Poloni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmi kibernetik, Bashkia e Tiranës: Të dhënat janë të paprekura

TIRANË, 24 qeshor/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka qenë së fundmi objekt i një sulmi kibernetik shumë të sofistikuar. Ky është një ndër 15 sulmet e ngjashme që Bashkia ka regjistruar vetëm në gjashtë muajt e fundit, duke reflektuar realitetin e ri të kërcënimeve digjitale që përballim çdo ditë.

Përmes një deklarate për shtyp, Bashkia e Tiranës informoi se sulmi i fundit u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, çka tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti.

“Edhe pse platforma jonë nuk klasifikohet si infrastrukturë kritike sipas legjislacionit aktual dhe nuk është nën mbikëqyrjen direkte të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për rikuperimin e plotë të sistemeve”, bën të ditur Bashkia.

Të gjitha të dhënat, theksohet në deklaratë, janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni.

“Prej 80 serverëve gjithsej, 10 prej tyre janë nën vëzhgim. Aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve po kontrollohen në mënyrë rigoroze për të garantuar që nuk ka mbetje malware-i përpara se të aktivizohen”, citohet deklarata.

Në këtë fazë, bën të ditur Bashkia, po kalojmë drejt një procesi rehabilitimi dhe forcimi të mëtejshëm të infrastrukturës sonë digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të sigurisë./a.gj/j.p/

The post Sulmi kibernetik, Bashkia e Tiranës: Të dhënat janë të paprekura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhje të parakohshme në disa bashki, flet Blendi Klosi

By: redi
23 June 2025 at 14:43

Pa kaluar mirë 11 Maji, në vjeshtë do të ketë zgjedhje, por të parakohshme në vetëm 3 bashkitë e vendit. Qytetarët e Matit, Beratit dhe Tepelenës do të thirren për herë të dytë para kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, pasi të vjetrit u bënë deputetë. Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi thotë se vjeshta është periudha e përshtatshme për ta kryer procesin zgjedhor në…

Source

Partia Socialiste nis përgatitjet/ Zgjedhje të reja në tre Bashki në vjeshtë, Blendi Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

By: V K
23 June 2025 at 13:23

Sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, deklaroi se vjeshta është periudha e përshtatshme për ta kryer procesin zgjedhor në bashkitë e mbetura pa kryetar.

Vjeshta nuk do të jete vetëm stina e krijimit të qeverisë së re, por edhe stina e një procesi të dytë zgjedhor.

Qytetarët e Matit, Beratit dhe Tepelenës, do të thirren për herë të dytë para kutive të votimit, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, pasi të vjetrit u bënë deputetë.

“Të tre bashkitë padyshim duhet të shkojnë në zgjedhje edhe besoj periudha e përcaktuar në kod pra vjeshta, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë proces”, tha Klosi.

Ende pa u vulosur vota e 11 majit, Partia Socialiste, është në përgatitje të garës së dytë elektorale për 2025-ën.

Të njëjtën gjë nuk mund të themi për Partinë Demokratike, që është në betejë për të vërtetuar se zgjedhjet parlamentare ishin një farsë elektorale.

“Tre bashkitë të cilat janë në garë pas dorëheqjes së tre kryetarëve, janë në planet organizative të PS-ës dhe shkojmë për t’i fituar të treja bashkitë.

Kemi filluar, të paktën në Mat për përzgjedhjen e kandidaturave, për rifreskimin e strukturës elektorale, por besoj edhe Berati dhe Tepelena.

Pasi të shpallet data nga presidenti ne do të jemi të gatshëm të garojmë dhe t’i fitojmë të treja bashkitë”, deklaroi Klosi.

The post Partia Socialiste nis përgatitjet/ Zgjedhje të reja në tre Bashki në vjeshtë, Blendi Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha appeared first on Albeu.com.

❌
❌