Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dorëheqjet e drejtorëve në Bashki, Luan Baçi: Kanë frikë burgun, Prokuroria t’i hetojë të gjithë

By: V K
21 August 2025 at 15:54

Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ashpër pas shkarkimeve të fundit në administratën lokale, të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama.

Baçi e akuzoi Ramën për abuzim me pushtetin dhe përpjekje për të mbuluar aferat korruptive.

Sipas tij, dorëheqjet e disa drejtorëve janë një mënyrë për të shmangur hetimet dhe përgjegjësitë ligjore.

Ai kërkoi që Prokuroria të nisë sa më parë hetime, veçanërisht në qytetin e Fierit dhe në kompaninë shtetërore Albpetrol.

Deputeti demokrat paralajmëroi gjithashtu se; opozita do të vijë me një agjendë të qartë në shtator, ndërsa akuzoi qeverinë për manipulim të zgjedhjeve.

Luan Baçi: Rama tregoi dhe njëherë se i duket vetja perëndi, kur shkarkoi drejtorët nëpër Bashki. Prokuroria të hetojë të gjithë drejtuesit lokalë, mund të kenë qenë për burg. Prandaj edhe kryeministri Edi Rama donte t’i shkarkonte. Kur jep dorëheqjen vërteton se je i korruptuar. Këta drejtorë japin dorëheqje sepse ata që e dinë se janë për në qeli. Sa i përket asaj që do të bëjë PD, presim shtatorin për të përcaktuar agjendën e opozitës.

Këto nuk ishin zgjedhje. Rama nuk ka zhvilluar zgjedhje, por kishim makineri-shtet që ka paguar dhe ka bërë çdo pisllëk që mund të bëhet për të marrë zgjedhjet. Aq shumë vjedhje ka bërë, sa dolën llogaritë përtej pritshmërive, shkuan 83 deputetë. Ishte grabitje ditën për diell. Kjo qeveri nuk do e ketë të gjatë. Nëse Prokuroria sidomos në Fier, te Bashkia dhe tek Albpetrol, nis hetime, do të gjejë afera të tmerrshme korruptive.

The post Dorëheqjet e drejtorëve në Bashki, Luan Baçi: Kanë frikë burgun, Prokuroria t’i hetojë të gjithë appeared first on Albeu.com.

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Bizneset dhe qytetarët e Tiranës mund të kontrollojnë në kohë reale detyrimet e tyre vendore përmes shërbimit elektronik “Taksat dhe tarifat vendore – Bashkia Tiranë” në portalin unik qeveritar e-Albania.

Deri më tani ky shërbim ishte i orientuar kryesisht për bizneset, por tashmë është zgjeruar edhe për qytetarët që zotërojnë njësi tregtare apo pasuri të tjera të përdorura për aktivitet ekonomik.

Ky shërbim u jep mundësinë përdoruesve të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe në kohë reale mbi vlerën e përditësuar të detyrimeve të tyre vendore, përfshirë penalitetet për pagesat e vonuara.

Nga taksa mbi ndërtesën, truallin dhe tokën bujqësore, deri te tarifa e pastrimit, taksa e tabelës apo shfrytëzimi i hapësirës publike çdo detyrim shfaqet i detajuar sipas vitit, shumës dhe këstit.

Përveç transparencës mbi detyrimet, shërbimi “Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore – bashkia Tiranë” ofron edhe mundësinë për të shkarkuar dokumentin përkatës që subjekti nuk ka detyrime ndaj bashkisë Tiranë.

Ky vërtetim mund të nevojitet për procedura të ndryshme ligjore, administrative apo tregtare dhe tani merret menjëherë, pa pasur nevojë për paraqitje fizike në sportel.

Shërbimet nuk kërkojnë asnjë dokumentacion shoqërues, procedura kryhet me vetëm disa klikime dhe informacioni është i aksesueshëm nga çdo pajisje me internet. Përdoruesit mund të shkarkojnë detyrimet e papaguara në formën e një mandati arkëtimi në çdo moment, apo vërtetimin e likuidimit të këtyre detyrimeve duke kursyer kohë dhe shmangur burokracitë.

Me këtë zgjerim, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës synon të thjeshtojë procedurat, të rritë transparencën dhe t’u ofrojë si bizneseve ashtu edhe qytetarëve një mjet praktik për të menaxhuar detyrimet e tyre vendore dhe për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm në kohë reale.

 

1 nga 2

/k.s/j.p/

The post Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përballja me flakët në Delvinë, nënkryetari i bashkisë në spital për shkak të tymit

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Delvina vijon të jetë në situatë kritike si pasojë e zjarrit të rënë ditët e fundit.

Aktualisht zjarret kanë rrethuar kodrat e qytetit, ndërsa nga ajri po ndërhyhet me dy helikopterë.

Mediet raportuan se nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi ka përfunduar në spital pas përballjes me flakët në terren. Ai ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit të rënduar në zonë, që çlirohet nga zjarret e fuqishme.

Në një video të publikuar në medie, nënkryetari i bashkisë së Delvinës po transportohet në spitalin e qytetit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ministria e Mbrojtjes, njoftoi sot se, ekipet e zjarrfikësve te BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vazhdojnë prej disa orësh luftën me zjarrin.

/k.s/j.p/

The post Përballja me flakët në Delvinë, nënkryetari i bashkisë në spital për shkak të tymit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reforma/ Zjarrfikësit as të “njerkës as të nënës”, kompetencat e transferuan pa fonde

By: Ela
13 August 2025 at 14:20

Sektori i zjarrfikësve në Shqipëri, që prej Reformës Territoriale të vitit 2015, është transferuar nën administrimin e bashkive, por pa fonde dhe mjete shtesë, duke lënë shumë prej tyre pa mjetet dhe pajisjet e nevojshme për reagim efikas. Një drejtues i sektorit të zjarrfikësve në një nga bashkitë e mëdha të vendit tha në kushtet […]

The post Reforma/ Zjarrfikësit as të “njerkës as të nënës”, kompetencat e transferuan pa fonde appeared first on BoldNews.al.

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

By: Ardit
25 July 2025 at 21:42

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas marrjes së tij të pandehur, për këshilltarin demokrat Ilir Alimehmeti, evitoi problemet kryesore të Tiranës, si investimet dhe drejtimin. Alimehmeti tha se Këshilli Bashkiak duhet t’i propozojë Këshillit të ministrave shkarkimin […]

The post Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë appeared first on BoldNews.al.

SPAK i komunikon akuzat Erion Veliajt

23 July 2025 at 15:00

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për çështjen ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili dyshohet se me bashkëshorten, Ajola Xoxa, u përfshi në një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash.

Të mërkurën SPAK i komunikoi akuzat kryebashkiakut në paraburgimin e Durrësit, atje ku qëndron prej rreth 165 ditësh. Pavarësisht kësaj periudhe larg zyrës, ai vijon ta mbajë formalisht mandatin.

Veliaj tashmë akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të paligjshme në burg – një celular që përdori për komunikime gjatë periudhës shkurt-mars. Njësoj akuza janë ngritur edhe për bashkëshorten Xoxa: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Përtej komunikimit të akuzave, SPAK siguroi nga gjykata edhe zgjatjen e afatit të hetimeve deri në muajin shtator.

Hetimet paraprake ndaj çiftit Veliaj-Xoxa kanë sugjeruar se ata mund të jenë përfshirë në një skemë korruptive me së paku gjashtë sipërmarrës.

Grupi i sipërmarrësve dyshohet se përfitoi leje ndërtimi apo tenderë publik nga bashkia dhe nga ana tjetër qarkulloi para të dyshuara si pagesa korruptive në kompani dhe organizata jofitimprurëse të kontrolluara apo lidhura me Xoxën.

Sipërmarrësi Elman Abule, ishte i pari të cilit iu paraqit akuza “pastrim parash”. Ai ka qenë në masën arrest shtëpie, teksa sipermarrësit e tjerë, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu janë hetuar në gjendje të lirë me detyrim paraqitje.

SPAK dyshon se çifti Veliaj-Xoxa përfitoi rreth 1 milionë euro nga kjo skemë.

Hetuesit zbuluan shpenzime të majme për veshje dhe bizhuteri të bëra nga bashkëshortja e kryebashkiakut si dhe një vilë në bregdet, e cila mendohet se është pronë e tyre pavarësisht se nuk është deklaruar. Çifti ka mohuae akuzat.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi SPAK provoi në gjykatë se ai dhe bashkëshortja kishin tentuar të intimidonin dëshmitarët dhe të prishnin provat.

Kryebashkiaku e kundërshtoi vendimin duke e cilësuar të motivuar politikisht. Ai këmbënguli se po arrestohej pa gjyq, pa akuza dhe pa prova.

Në rrjetet sociale ai sulmoi me fyerje të rënda prokurorët dhe një prej gjyqtarëve që u përfshinë në vendim. Por masa e arrestit u cilësua e justifikuar në të gjitha shkallët e drejtësisë. Ajo u konfirmua edhe në Gjykatë të Lartë.

Familja e Veliajt angazhoi dy studio ligjore ndërkombëtare të kushtueshme për mbrojtjen e tij si dhe një kompani “PR”-i me seli në Londër dhe Nju Jork.

Teksa kompetencat e Veliajt si kryetar Bashkie i janë deleguar Anuela Ristanit, ai vijon të mbetet formalisht “në detyrë”, kjo së paku deri në një vendim të formës së prerë, shkarkim nga Kryeministri, apo Këshilli Bashkiak.

Lexoni gjithashtu:

The post SPAK i komunikon akuzat Erion Veliajt appeared first on Citizens.al.

Muzhaqi: 25 mijë të rinj përfitues nga Thirrja V për 32 projekte

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka nënshkruar kontratat me organizatat fituese të Thirrjes V për zbatimin e 32 projekteve në 42 bashki.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në një postim në rrjetet sociale.

“Këto projekte kanë fokus në teknologji, sipërmarrje, kulturë, sport, mirëqenie sociale dhe përfshirje qytetare, duke sjellë mundësi të reja për mbi 25,000 të rinj në gjithë Shqipërinë”, theksoi Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi u shpreh se “ky është një tjetër hap konkret në zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022–2029, ku përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë, nëpërmjet thirrjeve publike deri tani kemi financuar 85 projekte të organizatave, duke mbështetur rreth 43,600 të rinj në 61 bashkitë e vendit”.

 

/k.s/j.p/

The post Muzhaqi: 25 mijë të rinj përfitues nga Thirrja V për 32 projekte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Bashkitë mund të përfitojnë nga ankandet e energjisë së rinovueshme

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Belinda Balluku (@belindaballuku)

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Bashkitë e vendit mund të përfitojnë nga ankandet e energjisë së rinovueshme.

Kështu deklaroi dje zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut fotovoltaik të Belshit.

Balluku tha se “kemi kërkuar nga pushteti vendor identifikimin e tokave të pafrytshme për bujqësi dhe të papërdorshme për zhvillime urbanistike, të cilat do të vendosen në dispozicion për zhvillimin e ankandeve ndërkombëtare të energjisë së rinovueshme”.

“Gjatë gjitha analizave që kemi bërë dhe gjatë gjithë studimit të territorit kemi arritur në përfundimin se të gjitha ato toka të pafrytshme të ndodhura në bashkitë e ndryshme të vendit duhet të vendosen në dispozicion të ankandeve publike duke u bërë pjesë vetë kështu edhe vetë bashkitë në këto ankande”, theksoi Balluku.

E them këtë, vijoi Balluku, pasi shpesh herë na vijnë kërkesa për tokat të cilat merren me qira disavjeçare nga privatët në bashkitë e ndryshme të vendit ndërkohë që bashkitë nuk anë kapacitete për të ngritur ankande apo as kuadër mbi të cilin duhet të funksionojnë.

“Për këtë arsye në një bashkëpunim të plotë me të gjithë bashkitë e vendit kemi nisur një proces për të identifikuar ato prona, të cilat janë në regjistrat dhe inventarët e bashkive, të cilat nënvizoj janë të pafrytshme dhe nuk mund të kontribuojnë në sektorin bujqësor shqiptar apo për arsye të tjera zhvillimore”, nënvizoi Balluku.

Balluku u shpreh se “këto prona duhet të vendosen në dispozicion të Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë, e cila me të gjithë kapacitetet teknike që ka, të gjithë eksperiencën dhe partneritetin e mirë që kemi me trupat ndërkombëtare në vend ne mund të arrijmë që të gjitha këto sipërfaqe të disponohen për ankandet ndërkombëtare me të gjithë certifikimin dhe transparencën që tashmë kemi krijuar, por duke bërë bashkitë e vendit partnerë në këtë proces dhe duke i dhënë atyre përfitimin që i takon dhe qytetarëve të bashkive përkatëse”.

Balluku tha se ky proces do të sjellë më shumë përfitime për qytetarët dhe Shqipëria do të jetë eksportues neto i energjisë brenda vitit 2030.

/k.s/j.p/

The post Balluku: Bashkitë mund të përfitojnë nga ankandet e energjisë së rinovueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aplikimet për drejtoritë e bashkive, Rama: Me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re në Tiranë

By: redi
21 July 2025 at 18:25

Disa nga bashkitë në vend kanë hapur thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre. Kryeministri Edi Rama ka një thirrje për të gjithë qytetarët që të aplikojnë me kurajo dhe besim. Rama thekson se Vlora si bashkia që filloi e para këtë proces, është në fazën e intervistave për kandidatët e interesuar. Në bashkëpunim me Institutin…

Source

Bashkitë hapin thirrjet për prurje të reja, Rama: Aplikoni me kurajo dhe besim

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Një sërë bashkish në vend kanë hapur thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.

Kryeministri Edi Rama në një postim sot në rrjetet sociale bëri apel që qytetarët të aplikojnë me kurajo dhe besim.

“Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre. Aplikoni me kurajo dhe besim”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore”.

“Është koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, tha Rama.

1 nga 3

/k.s//r.e/

The post Bashkitë hapin thirrjet për prurje të reja, Rama: Aplikoni me kurajo dhe besim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Ndryshimet e drejtorëve, domosdoshmëri për angazhim të të rinjve

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndryshimet e drejtorëve në bashkive kryesore të vendit janë një domosdoshmëri për të dhënë një impuls të ri dhe për të adresuar problematikat që nuk lidhen vetëm me buxhetin, por edhe me përkushtimin dhe vëmendjen ndaj zhvillimit të këtyre bashkive.

Në rubrikën “Sy Më Sy”, ku Kryeministri i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale, Rama tha se gjithsesi nuk duhet të futen të gjithë në një “thes”.

“Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat e bashkive kryesore janë një nevojë urgjente për të dhënë një impuls të ri dhe për të shkundur mekanizmat e topitura të disa bashkive. Kjo është e domosdoshme për të adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhetet e mëdha, por me vëmendjen dhe përkushtimin që duhet të kenë drejtuesit e këtyre bashkive”, u shpreh Kryeministri.

Ai përmendi gjithashtu ndryshimet pozitive që po ndodhin në disa bashki, si ato në Vlorë, ku ka pasur një rritje të menjëhershme të performancës, jo për shkak të buxheteve, por për shkak të vëmendjes së shtuar.

“Vlora është një shembull i qartë për ndryshimin e menjëhershëm që po ndodh në një kohë të shkurtër, jo për shkak të shtimit të buxhetit, por për shkak të vëmendjes të shtuar. Këtu janë angazhuar të gjithë deputetët, së bashku me kryetarin e bashkisë”, tha ai.

Kryeministri theksoi se është hapur një proces, janë ftuar të rinjtë, djem dhe vajza, nga të gjitha rrugët e jetës, që të bëhen drejtues të rinj të bashkive.

“Asnjë prej atyre që kanë drejtuar më parë nuk duhet të qëndrojë për vite të tjera aty. Ndërkohë ka të tjerë që kanë vite që mendojnë se duhet t’u vijë radha dhe duhet ta kenë këtë mundësi, kudo në të gjitha bashkitë e mëdha. Nuk po flasim vetëm për bashkitë e vogla, ku burimet njerëzore janë më të kufizuara”, u shpreh Rama. /j.p/

The post Rama: Ndryshimet e drejtorëve, domosdoshmëri për angazhim të të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeson Tirana dhe Kavaja/ Borxhet e bashkive arritën 33 mln euro në 2024

By: Oldi
21 July 2025 at 08:15

Deri më 20 Korrik 2025 është afati i fundit për bashkitë me probleme financiare dhe për ato me detyrime të prapambetura, të kenë përfunduar hartimin e planit të shlyerjes së borxheve. Ministri i Financave Petrit Malaj më herët u kërkoi bashkive që planin e rehabilitimit financiar, pasi ta kenë miratuar në këshillat bashkiak ta paraqesin […]

The post Kryeson Tirana dhe Kavaja/ Borxhet e bashkive arritën 33 mln euro në 2024 appeared first on BoldNews.al.

Dredha: Angazhim qytetar për pastërtinë dhe rregullin në qytet

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka bërë sot një thirrje publike për të gjithë qytetarët dhe vizitorët, duke theksuar se Vlora është një qytet që u përket të gjithëve dhe kërkon angazhim të përbashkët për ta mbajtur të pastër dhe të rregullt.

Në një reagim publik, Dredha apeloi për ndërgjegjësim qytetar për çështje të tilla si hedhja e mbeturinave jashtë orarit të përcaktuar, parkimet e paligjshme dhe mungesa e kujdesit ndaj hapësirave publike.

“Rregulli, pastërtia dhe qarkullimi nuk janë privilegj, janë detyrim kolektiv dhe kulturë urbane. Për këtë nevojitet edukim dhe disiplinë qytetare, jo thjesht ndëshkim,” u shpreh ai.

Sipas tij, Bashkia do të përcaktojë orare të qarta për hedhjen dhe grumbullimin e mbetjeve, duke i bërë ato publike dhe të detyrueshme për t’u respektuar nga qytetarët, bizneset dhe shërbimet përkatëse.

“Kjo është një thirrje për reflektim dhe bashkëpunim, që të gjithë të japin kontributin e tyre me propozime konkrete në dëgjesa publike dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve,” përfundoi Dredha.

Ai shtoi se qyteti do të jetë ashtu siç sillemi me të, duke e konsideruar Vlorën si shtëpinë e përbashkët të të gjithëve.

/a.f/

The post Dredha: Angazhim qytetar për pastërtinë dhe rregullin në qytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Çdo qytetar ka të drejtën për akses të barabartë në drejtësi, pavarësisht gjendjes ekonomike, sepse drejtësia është një e drejtë, jo një privilegj.

Prezenca e OSBE në Shqipëri, në vijim të nismës për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe pushtetit vendor, këtë javë, zhvilloi takime informuese dhe bashkëpunuese në bashkitë Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.

Këto takime shërbyen për të ndërtuar ura bashkëpunimi, jo vetëm me përfaqësues vendorë, por edhe me organizata të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbështesin qytetarët për të pasur akses më të mirë në sistemin e drejtësisë.

“Përmes bashkëbisedimeve me qytetarët në terren dhe me përfshirjen në media lokale, përhapëm më gjerësisht informacionin mbi të drejtën për ndihmë juridike falas për ata që kanë më shumë nevojë”, theksoi Prezenca e OSBE në një postim në rrjetet sociale.

Sipas prezencës së OSBE, kjo qasje gjithëpërfshirëse synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe të sigurojë që askush të mos mbetet pa zë për shkak të pamundësisë ekonomike.

/gj.m/j.p/

The post Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSBE nxit bashkëpunimin mes bashkive kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Rreth 50 përfaqësues nga bashkitë, forcat e rendit, sistemi i drejtësisë, shërbimet sociale dhe shoqëria civile nga Kukësi dhe Dragashi u mblodhën sot në Kukës, për të forcuar bashkëpunimin në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Veprimtaria, e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, pason një takim të mëparshëm të mbajtur në dhjetor 2024 në Prizren, i cili shërbeu si një platformë për shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Qëllimi i takimit të dytë ishte krijimi i një mekanizmi ndërkomunal për përmirësimin e parandalimit dhe të reagimit.

Përfundimi kryesor i veprimtarisë ishte nevoja për të formalizuar bashkëpunimin dhe për të hartuar një manual apo protokoll për adresimin e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore ndërmjet juridiksioneve.

Fjalët përshëndetëse në hapje u mbajtën nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, kryetari i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilan Wahl, prefekti i Kukësit, Dritan Baji, kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Edvina Murati.

Temat kryesore të agjendës përfshinin rolin e drejtësisë dhe të mbrojtjes sociale në luftën kundër dhunës në familje, sfidat në trajtimin e rasteve dhe strategjitë për forcimin e përgjigjes ndërjuridiksionale.

Koordinatorë nga Kukësi dhe Dragashi ndanë përvojat vendore, ndërsa misionet e OSBE-së theksuan rëndësinë e kornizave bashkëpunuese ndërmjet bashkive dhe përtej kufijve.

Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, kjo nismë synon të shndërrohet në një platformë rajonale më të gjerë për veprim të përbashkët kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ambasador Wahl ftoi që takimi i radhës të mbahet në Maqedoninë e Veriut.

/gj.m//r.e//a.f/

The post OSBE nxit bashkëpunimin mes bashkive kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Edi Rama: Shërbimet e “e-Albania” janë falas në Bashki, zyrat private që kërkojnë para po shkelin ligjin

By: V K
16 July 2025 at 13:22

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama, ka përcjellë një mesazh të qartë për qytetarët që hasin vështirësi në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të ndryshme.

Kreu i shtetit theksoi se ndihma për këto shërbime ofrohet falas nga njësitë vendore në të gjithë vendin.

“Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania, mund t’i drejtohen zyrave të bashkive apo njësive administrative përkatëse, ku do të marrin ndihmën që u nevojitet, pa asnjë pagesë”, deklaroi Rama.

 

 

Ai paralajmëroi se çdo subjekt privat, përfshirë noterë, avokatë apo zyra të tjera, që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga platforma shtetërore është në shkelje të ligjit.

“Çdo rast i tillë mund të denoncohet dhe do të sanksionohet deri në heqjen e licencës”, theksoi kryeministri.

The post Edi Rama: Shërbimet e “e-Albania” janë falas në Bashki, zyrat private që kërkojnë para po shkelin ligjin appeared first on Albeu.com.

Fryrja e administratës/ Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit dhe ulin investimet

By: Ela
16 July 2025 at 08:05

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale në raport me shpenzime totale. Personeli zuri 56% të shpenzimeve totale bashkiake në 5 mujorin 2025 nga 52% që zunë vitin e kaluar në këtë periudhë. Të dhënat zyrtare nga Ministria […]

The post Fryrja e administratës/ Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit dhe ulin investimet appeared first on BoldNews.al.

Asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive, Balluku: Avokatët dhe noterët që kërkojnë pagesë shkelin ligjin

TIRANË 15 korrik/ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi nga afër sportelet në bashkinë e Lushnjës, ku tashmë ofrohet shërbimi për qytetarët që kanë nevojë për asistencë për aplikime të ndryshme në portalin e-Albania.

E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, ministrja Balluku tha se “kemi nisur një inspektim në të gjitha bashkitë për të parë se si ju tashmë keni filluar të jepni shërbimin e mbështetjes për të gjithë ata qytetarë, të cilët nuk arrijnë të aksesojnë e-Albania nga telefonat apo nga pajisjet e tjera elektronike të tyre”.

Balluku theksoi se “kemi identifikuar në treg përgjithësisht në disa nga zyrat e avokatëve dhe noterëve janë duke ofruar me pagesë ndihmën për e-Albania. Kjo platformë është një nga projektet që na bën krenarë ne si qeveri dhe është pjesë e të gjithë procesit të digjitalizimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë. Është totalisht falas, e aksesueshme për të gjithë qytetarët që kanë kodin e tyre personal”.

Çdo zyrë avokatie apo noterie, vijoi Balluku, që merr para për këtë shërbim dhe që e ofron këtë si një shërbim të tyre është në shkelje totale të ligjit dhe ministri i Drejtësisë dhe gjithë skuadra e kësaj ministrie kanë marrë përsipër të venë rregull sa i përket këtij abuzimi.

“Ndërkohë që moshat e thyera, apo ata që mund të kenë pamundësi për sa i përket pajisjeve elektronike, duhet të mbështeten nga bashkitë”, shtoi ajo.

Balluku e vuri theksin edhe tek domosdoshmëria e një punonjësi në njësitë administrative, i cili, sipas saj, ndërkohë që kryen detyra të tjera mund të ndihmojë qytetarët sa i përket këtij shërbimi.

Kryebashkiakja Sefa tha se “e kemi afishuar njoftimin, në mënyrë që të gjithë qytetarët që vijnë pranë bashkisë për të marrë shërbime të tjera të shikojnë mundësinë që këtu ofrohet edhe shërbimi online i e-Albania”.

/k.s//a.f//r.e/

The post Asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive, Balluku: Avokatët dhe noterët që kërkojnë pagesë shkelin ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pastrohen bashkitë/ Nga veriu në jug largohen nga detyra dhjetëra drejtues

By: Rovena
15 July 2025 at 15:31

Harta e dorëheqjeve të drejtuesve vendorë është zgjeruar këtë të martë.

Në Bashkinë Belsh, janë larguar një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokale, duke i hapur rrugë një faze të re, të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe përformancës.

Në Përrenjas tre administrator kanë dhënë dorëheqjen ndërsa drejtorët do ti nënshtrohen një vlerësimi të thelluar të punës së kryer deri më tani.

Dorëheqjet janë finalizuar edhe në Bashkinë e Gramshit, përkatësisht 9 administratorë, drejtorë dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.

Përpara kryebashkiakut Kristjan Shkreli, dorëheqjen e kanë paraqitur tre nënkryetarët, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët në Bashkinë e Vaut të Dejës. Dorëheqjet e administratorëve janë konfirmuar edhe në Bashkinë e Selenicës.

Largime ka edhe në qarkun e Beratit. Kryetarët e njësive administrative në Polican dhe Kucovë janë dorëhequr ndërsa në Skrapar, kryebashkiaku Adriatik Mema thotë se nuk do të bëjë lëvizje pasi administratorët dhe drejtorët janë emëruar së fundmi.,

Sa i përket bashkive të jugut, të gjithë nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë Sarandë kanë paraqitur dorëheqjen. në Konispol nuk ka ende largime ndërsa burime thonë se ka patur një debat mes kryebashkiakut Dule dhe kreut të qeverisë lidhur me shkarkimet e mundshme.

Të hënën pati dorëheqje dhe shkarkime të shumta të kryetarëve të njësive administrative në bashkitë e mëdha. Në Fier, u larguan nga detyrat nënkryetaret, administratorët e njësive dhe drejtorët e bashkisë.

Në Durrës, dorëheqjen e dhanë administratorët e pesë njësive administrative së bashku me administratorët e gjashtë rajoneve. Po ashtu largimi pati edhe në Korçë, Elbasan, Librazhd dhe Shkodër. Pikërisht në dy qytetet e fundit, u hap këtë të martë edhe thirrja për aplikim në postet e lëna bosh.  E këtu dera është e hapur jo vetëm për socialistët por edhe demokratët./abcnews.al

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

By: Ardit
14 July 2025 at 19:37

Pas urdhri të Kryeministrit Rama, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka mbledhur pasditen e sotme drejtorët dhe administratorët vendorë, ku këta të fundit kanë dhënë dorëheqje. Mësohet se dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe, ku u bë me dije se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe dy zëvendëskryetarët e bashkisë. […]

The post Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje appeared first on BoldNews.al.

❌
❌