Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Justin Bieber rrëfen krizën martesore me Hailey në albumin “Swag”

By: user 10
11 July 2025 at 18:49

Justin Bieber ka zgjedhur t’u përgjigjet drejtpërdrejt thashethemeve për krizën në martesën e tij me Hailey Bieber — përmes albumit të tij të ri surprizë, “Swag”, që u publikua të premten.

Albumi përmban 21 këngë, mes tyre balada të ndjera ku këngëtari flet për tensionet në marrëdhënien e tij me Hailey. Kënga “Walking Away” është cilësuar si “e çmendur” nga fansat në rrjetin social X, për shkak të tekstit të drejtpërdrejtë dhe emocioneve të forta.

“Zemër, më mirë ndalemi para se të themi ndonjë budallallëk / Po testojmë durimin tonë / Mbase kemi nevojë për një pushim, për të kujtuar ç’është mëshira… Por unë nuk po largohem,” këndon Bieber.

Ai i referohet Hailey-t si “diamanti” i tij dhe i kujton se i ka bërë një premtim që do të ndryshojë. “Këto janë dhimbjet e rritjes… por unë nuk po largohem,” shton ai në këngë.

Në këngën tjetër “Daisies”, Bieber shfaq pasiguri mbi dashurinë e bashkëshortes së tij:

“Ti the ‘Përgjithmonë’, por a e kishe seriozisht apo jo? Nëse s’është e duhura, e respektoj… por nëse të duhet kohë, merr kohën tënde.”

Në këngën “Go Baby”, këngëtari 31-vjeçar e quan Hailey-n “ikonë” dhe vlerëson markën e saj të make-up-it, Rhode. Ai i thotë asaj të mos mbajë gjithçka brenda dhe ta përdorë atë si krah për të qarë:

“Kur drita kthehet në hije dhe gjithçka bëhet e vështirë, unë jam aty. Mos u shtir sikur je mirë – nuk ka nevojë për këtë.”

Albumi u publikua një ditë pasi Bieber postoi foto të Hailey dhe djalit të tyre Jack, 10 muajsh, në Instagram për të promovuar projektin. Çifti, që u martua në 2018 dhe rinovoi zotimet në vitin 2024, vazhdoi të shfaqet i bashkuar në publik, pavarësisht thashethemeve për ndarje, përdorim të supozuar të drogës nga Justin dhe vështirësi financiare.

Hailey gjithashtu reagoi ashpër ndaj komenteve në rrjete sociale dhe në një intervistë për Vogue, duke thënë:

“Do të mendoje që pasi bëhesh me fëmijë, njerëzit do të qetësoheshin… por jo.”

 

The post Justin Bieber rrëfen krizën martesore me Hailey në albumin “Swag” appeared first on Lapsi.al.

Chris Brown deklarohet i pafajshëm për sulmin në Londër

By: user 10
11 July 2025 at 17:38

Këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown, është deklaruar i pafajshëm për dy akuza të reja në lidhje me një sulm të dyshuar në një klub nate në Londër në vitin 2023. Ai u paraqit në Gjykatën e Kurorës në Southwark të premten, më 11 korrik, për seancën më të fundit gjyqësore.

Sipas BBC, 36-vjeçari u deklarua i pafajshëm për shkaktim të dëmtimit të vërtetë trupor ndaj producentit muzikor Abe Diaw, si dhe për mbajtje të një arme të rrezikshme, në këtë rast një shishe tekile, gjatë incidentit të dyshuar.

Prokuroria e përshkroi sulmin si të “paprovokuar”, ndërsa gjatë daljes nga gjykata, Brown – përshëndeti shkurtimisht fansat që kishin ardhur ta mbështesnin. Më herët, më 20 qershor, autori i hitit “Forever” ishte deklaruar po ashtu i pafajshëm për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore lidhur me të njëjtin incident.

Chris Brown u arrestua më 15 maj 2025 nga Policia Metropolitane e Londrës në një hotel në Manchester. Sipas deklaratës zyrtare:

“Një 36-vjeçar u arrestua rreth orës 02:00 në lidhje me një sulm të dyshuar më 19 shkurt 2023 në një lokal në Hanover Square.”

Më 21 maj, ai u lirua me garanci prej 6.7 milionë dollarësh, duke paguar menjëherë 4.5 milionë dhe pjesën tjetër brenda një jave. Atij iu kërkua të dorëzojë pasaportën nëse nuk është në udhëtim për turne, dhe të njoftojë gjykatën për adresën e banimit.

Derisa të nisë gjyqi më 24 tetor 2026, Brown nuk lejohet të largohet nga Mbretëria e Bashkuar, nuk mund të kontaktojë me akuzuesin dhe nuk mund të vizitojë klubin ku ndodhi incidenti.

Në nëntor 2023, Abe Diaw e paditi Brown në një gjykatë civile në Los Angeles, duke pretenduar se ishte goditur në kokë  dhe kishte pësuar lëndime të përhershme, përfshirë çarje në kokë, dëmtime në këmbë dhe shqetësim të madh emocional. Si armë u përmend një shishe tekile Don Julio 1942.

Sidoqoftë, më 27 qershor 2025, Diaw kërkoi të tërhiqte padinë civile, me vendim që e ndalon atë të rihapë çështjen në të ardhmen. Megjithatë, procesi penal në Mbretërinë e Bashkuar mbetet aktiv dhe Brown përballet ende me akuzat penale.

The post Chris Brown deklarohet i pafajshëm për sulmin në Londër appeared first on Lapsi.al.

Justin Bieber i jep fund mosmarrëveshjes financiare me Scooter Braun

By: user 10
11 July 2025 at 16:00

Justin Bieber dhe ish-menaxheri i tij prej shumë vitesh, Scooter Braun, kanë arritur një marrëveshje financiare pas një mosmarrëveshjeje që kishte tërhequr vëmendjen e industrisë muzikore.

Sipas burimeve për revistën PEOPLE, Bieber, 31 vjeç, ka pranuar të paguajë 26 milionë dollarë ndaj Braun si pjesë e një borxhi që rridhte nga një paradhënie që ai kishte marrë nga AEG Presents për turneun e tij “Justice” në vitin 2022. Turneu përfundimisht u anulua dhe HYBE, kompania e Braun, mbuloi koston për të rikthyer paratë tek AEG, me kusht që Bieber të kthente shumat e mbuluara. Por sipas burimeve, këngëtari kishte bërë vetëm një pagesë deri tani.

Gjithashtu, Bieber do të paguajë 5.5 milionë dollarë shtesë, që përfaqësojnë gjysmën e 11 milionë dollarëve në komisione të papaguara që i detyrohej Braun. Në total, marrëveshja arrin vlerën 31.5 milionë dollarë.

Lajmi vjen në të njëjtën ditë kur TMZ raportoi mbi pajtimin financiar dhe publikoi gjithashtu se Bieber do të publikojë albumin e tij të shtatë, me titull Swag, si dhe ka nisur markën e tij të re të modës, SKYLRK.

Kjo marrëveshje ndodh më shumë se dy vite pasi Bieber shiti katalogun e tij muzikor prej 291 këngësh për 200 milionë dollarë tek Hipgnosis Songs Capital në dhjetor të vitit 2022 – një vendim që më vonë u përfol se u ndikua nga vështirësitë financiare pas anulimit të turneut. Një dokumentar i publikuar në maj 2025 pretendoi se Bieber kishte humbur pjesën më të madhe të pasurisë së tij në atë kohë.

Marrëdhënia profesionale mes Bieber dhe Braun përfundoi disa muaj pas shitjes së katalogut. Në gusht 2023, PEOPLE raportoi se ata nuk kishin komunikuar për muaj të tërë dhe se Bieber po punonte për albumin e ri pa përfshirjen e Braun.

Në qershor 2024, Braun njoftoi tërheqjen nga industria muzikore pas më shumë se 20 vitesh, ndërsa më 1 korrik HYBE konfirmoi se ai do të largohej edhe nga roli i CEO në HYBE America, duke kaluar në rolin e konsulentit.

Në një intervistë për podcastin The Diary of a CEO, Braun u shpreh për Bieber:

“Arrin një moment kur e kupton që ai dëshiron të provojë që mund t’ia dalë i vetëm. E respektoj plotësisht këtë. Ne kemi pasur një sukses të jashtëzakonshëm bashkë, por ka ardhur koha për të ndjekur rrugë të ndryshme.”

 

 

The post Justin Bieber i jep fund mosmarrëveshjes financiare me Scooter Braun appeared first on Lapsi.al.

Billy Bush rrëfen incidentin me Ricky Martin: Jam penduar

By: user 10
11 July 2025 at 15:59

Ricky Martin ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Billy Bush gjatë një interviste në fillim të viteve 2000, pasi ky i fundit e pyeti nëse ishte homoseksual — një moment që Bush e kujtoi së fundmi në podcast-in “Literally! With Rob Lowe”.

Në atë kohë, Bush punonte për emisionin “Access Hollywood” dhe kishte udhëtuar në Miami për të intervistuar këngëtarin latin. Sipas rrëfimit të tij, gjatë intervistës i kishte thënë Martin-it:

“Tetë persona në barin e hotelit mbrëmë donin të dinin nëse je homoseksual.”

Reagimi i Ricky Martin ka qenë i menjëhershëm dhe i fortë: Ai u shtang, më pa drejt në sy dhe tha: ‘Çfarë?!’ Pastaj më tha: ‘Ti m*t!’, hoqi mikrofonin dhe iku,” kujtoi Bush.

“Ti do titullin tënd… Ti je një copë pleh!” – thuhet se ishte fjalia që këngëtari i tha në atë moment.

Pas incidentit, Bush është rikthyer menjëherë në dhomën e intervistës për të kërkuar falje.

“I thashë: Ricky, më vjen shumë keq për atë pyetje. Nuk e di ç’më erdhi. Ishte pyetje pa vend. Të premtoj se kjo nuk do të publikohet kurrë.”

Martin, i prekur, i tha:
“Unë po përballem me këtë çështje gjithë jetën time. Do të vijë një moment dhe një vend për ta thënë. Por nuk do të jetë ky program, ndërkohë që po promovoj albumin tim. Është diçka shumë personale.”

Ai gjithashtu kishte falënderuar Bush për ndjesën dhe i kishte thënë: “Të fal.”

Pas shumë vitesh thashetheme dhe presioni nga media, Ricky Martin doli hapur si homoseksual në vitin 2010, përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare.
Ai shkroi:
“Jam një burrë homoseksual me fat. Vitet e heshtjes dhe reflektimit më forcuan dhe më kujtuan se pranimi duhet të vijë nga vetja.”

Në intervista të mëvonshme, Martin ka rrëfyer se ishte thellësisht i traumatizuar nga përpjekjet e gazetarëve për ta “nxjerrë” publikisht, përfshirë edhe një intervistë famëkeqe me Barbara Walters në vitin 2000, të cilën e përshkroi si “shkelje” të privatësisë së tij.

Bush, sot 53 vjeç, tha në podcast-in me Rob Lowe se më pas është pajtuar me Ricky dy vite pas incidentit:
“Më përqafoi fort. E kaluam bashkë. Dhe unë mësova një mësim shumë të rëndësishëm atë ditë.”

 

The post Billy Bush rrëfen incidentin me Ricky Martin: Jam penduar appeared first on Lapsi.al.

Justin Bieber rikthehet me albumin e ri “SWAG”

By: user 10
11 July 2025 at 14:01

Justin Bieber publikoi së fundmi projektin e tij të ri muzikor me titullin “SWAG”, nën shtëpinë diskografike Def Jam, duke shënuar kështu rikthimin e tij në skenën muzikore pas tre vitesh nga albumi i fundit, Justice.

Albumi përmban 21 këngë, ku nuk mungojnë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës si Gunna, Sexxy Red, Cash Cobain, Lil B, Eddie Benjamin dhe të tjerë. Disa nga titujt që bien në sy janë: “ALL I CAN TAKE”, “STANDING ON BUSINESS”, “FORGIVENESS”, “THERAPY SESSION” dhe “DAISIES”. Projekti tashmë është i disponueshëm për dëgjim në platformat Spotify dhe Apple Music.

Burime për revistën PEOPLE zbuluan se albumi sjell një atmosferë më të thellë dhe më të papërpunuar krahasuar me projektet e mëparshme të këngëtarit, megjithatë nuk është aspak “depresiv”, por emocional dhe i sinqertë.

Burimet treguan gjithashty se djali 10-muajsh i Justin-it, Jack Blues, të cilin ai e ka me bashkëshorten Hailey Baldwin Bieber, ka qenë një ndikim i madh në ndjeshmërinë dhe zemrën e albumit SWAG.

Pak para publikimit të albumit, një billboard gjigand në Islandë me fytyrën e Bieber dhe mbishkrimin “SWAG” u bë viral në rrjete sociale. Po të njëjtën ditë, një billboard i ngjashëm u shfaq edhe në Los Angeles.

Ndërkohë, Bieber postoi në Instagram një video nga New York City ku shfaqej një ekran i madh me tituj të këngëve të reja, duke konfirmuar kështu zyrtarisht albumin e ri.

Në muajin maj, një tjetër burim konfirmoi për PEOPLE se Justin Bieber ishte izoluar për disa javë në Eleven Deplar Farm në Ólafsfjörður të Islandës, një resort luksoz me studio muzikore të dedikuar për artistët, për të punuar në projektin e ri.

 

 

The post Justin Bieber rikthehet me albumin e ri “SWAG” appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Sofia Vergara dhe Tom Brady në një romancë dashurie?

By: user 10
10 July 2025 at 17:55

Tom Brady dhe Sofia Vergara kanë nxitur se fundmi aludime për një romancë dashurie.

Dyshja u fotografuan duke kaluar kohë bashkë në Ibiza, Spanjë, dhe një burim për Page Six e ka përshkruar lidhjen e tyre si një “romancë verore”.

Gjithçka nisi rreth një javë më parë në jahtin luksoz Luminara, pjesë e koleksionit të Ritz-Carlton Yacht Collection, ku ishin të ftuar VIP si Martha Stewart, Naomi Campbell, Kendall Jenner, Kate Hudson, Colman Domingo dhe, sigurisht, Brady dhe Vergara.

Lundrimi dy-ditor nisi nga Roma, Itali, dhe përfshinte spektakle me drone dhe performanca nga Ellie Goulding, Sting dhe Janelle Monáe.

Të ftuarit përfshinin gjithashtu Patrick Schwarzenegger, Tessa Thompson, këngëtaren Anitta, si dhe ish-të dashurën e Brady-t, supermodelen Irina Shayk.

Sipas burimeve, Brady kërkoi të ndërrohej vendi në darkë për t’u ulur pranë Vergaras. Ata janë fotografuar duke u ulur ngjitur dhe duke shkëmbyer shikime të ëmbla gjatë një darke gala në bord. “Ai kërkoi të ulej pranë saj,” tha një burim për Page Six.

Pas udhëtimit me jaht, dyshja ka vazhduar të qëndrojë së bashku në Ibiza, duke shtuar spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Aktorja kolumbiane ka qenë më parë e martuar me aktorin Joe Manganiello, ndërsa Tom Brady është i divorcuar nga supermodelja Gisele Bündchen, me të cilën ka një vajzë, Vivian.

 

The post Sofia Vergara dhe Tom Brady në një romancë dashurie? appeared first on Lapsi.al.

Zbulohet lëvizja ligjore e Brad Pitt ndaj Jolie për kantinën

By: user 10
10 July 2025 at 16:13

Brad Pitt ka bërë një lëvizje të re ligjore ndaj Angelina Jolie përpara nisjes së gjyqit të shumëpërfolur për pronësinë e kantinës së verës Château Miraval në Francë.

Aktori  ka kërkuar nga gjykata të detyrojë përfaqësuesin e Stoli Group, Alexei Oliynik, të dorëzojë komunikimet e tij me Jolie dhe të paraqitet për një dëshmi zyrtare.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, Pitt pretendon se ka tentuar disa herë të bashkëpunojë me Oliynik, por pa sukses. Ai akuzon Stoli Group për shmangie të qëllimshme nga procesi ligjor dhe kërkon që dëshmia të zhvillohet në mënyrë virtuale nga vendi ku ndodhet Oliynik, duke hedhur poshtë pretendimin se ai nuk mund të udhëtojë në Kaliforni.

Pitt dhe Jolie e blenë kantinën Miraval gjatë marrëdhënies së tyre, por pas ndarjes, Jolie e shiti aksionin e saj tek Stoli Group — një veprim që Pitt e ka cilësuar si “hakmarrës” dhe i motivuar nga konfliktet e brendshme mes tyre.

Në dokumentet e paraqitura më 30 qershor, aktori pretendon se Alexei Oliynik ka vepruar me urdhër të CEO-së së Stoli Group, Yuri Shefler, duke e konsideruar atë një nga dëshmitarët kyç të këtij procesi gjyqësor.

“Ky veprim nuk është vetëm për Oliynik, por për gjithë Stoli Group,” tha një burim për Page Six. “Ata kanë shmangur në mënyrë të përsëritur procedurat ligjore dhe kanë refuzuar të bashkëpunojnë me drejtësinë.”

Gjyqi për kantinën ende nuk ka një datë të caktuar, ndërsa beteja ligjore mes ish-çiftit të njohur vazhdon.

Pitt dhe Jolie filluan lidhjen në vitin 2004 dhe u martuan në vitin 2014. Ata u ndanë në vitin 2016 dhe përfundimisht finalizuan divorcin në dhjetor 2024, pas një beteje ligjore 8-vjeçare. Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku.

The post Zbulohet lëvizja ligjore e Brad Pitt ndaj Jolie për kantinën appeared first on Lapsi.al.

Dolly Parton tërhiqet nga muzika?

By: user 10
10 July 2025 at 14:16

Dolly Parton ka zbuluar se po merr një pauzë nga muzika pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Carl Dean, i cili ndërroi jetë në muajin mars.

“Nuk mundem ta bëj,” tha ikona e muzikës country gjatë një interviste në episodin e fundit të podcast-it “Khloé in Wonder Land” me Khloé Kardashian.

Parton, pranoi se ka disa këngë që nuk arrin t’i shkruaj pas vdekjes së Dean.

“Nuk mundem tani, sepse kam shumë gjëra të tjera që më duhet t’i përballoj dhe nuk mund t’i lejoj vetes luksin të bëhem emocionale,” u shpreh ajo.

Megjithëse aktualisht është në një periudhë pauze, artistja theksoi se karriera e saj muzikore nuk ka marrë fund.

“Do të shkruaj diçka tjetër kur të vijë momenti. Për tani, thjesht po e lë mënjanë.”

Carl Dean dhe Dolly Parton ishin të martuar për gati 60 vjet, deri në vdekjen e tij në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e ndarjes nga jeta të Dean, Parton e ndau në Instagram më 3 mars, duke shkruar:

Carl dhe unë kaluam shumë vite të mrekullueshme bashkë. Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar dashurinë që ndamë për më shumë se 60 vjet. Faleminderit për lutjet dhe ngushëllimet tuaja.”

Çifti gjithmonë e ka ruajtur privatësinë e tyre. Parton tregoi në podcast se Dean e ka parë të performojë vetëm një herë, menjëherë pas martesës së tyre në vitin 1966.

“Shkrimi i këngëve është gjëja ime e veçantë”. “Është gëzimi im — dhe rastësisht është edhe puna ime.”

Parton siguroi fansat se pas pushimit, do të rikthehet. Ndërkohë, ajo dhe familja e saj kanë kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe të vështirë.

The post Dolly Parton tërhiqet nga muzika? appeared first on Lapsi.al.

J.Lo këngë për Affleck: Shiko si dal nga rrënojat e tua

By: user 10
9 July 2025 at 19:49

Jennifer Lopez performoi këngën e saj të re “Wreckage of You” të martën gjatë turneut në Spanjë, duke dhënë një mesazh të fuqishëm për forcën pas ndarjes nga Ben Affleck.

“Dashuria që dua, dashuria që më duhet, nis nga unë. Tani që e gjeta rrugën, do të qëndroj aty,” këndoi Lopez para publikut, duke vazhduar me vargjet prekëse:
“Faleminderit për plagët që më le në zemër, më mësove se yjet ndriçojnë më shumë në errësirë.”

Në refren, ajo thekson: Jam më e fortë, më e mençur, e paprekshme. Tani shiko si dal nga rrënojat e tua.”

Edhe pse nuk përmend drejtpërdrejt ish-bashkëshortin, kënga vjen vetëm gjashtë muaj pas finalizimit të divorcit nga aktori Ben Affleck. Çifti u martua në korrik të vitit 2022 dhe Lopez bëri kërkesën për divorc dy vjet më vonë.

Kënga “Wreckage of You” u dëgjua për herë të parë javën e kaluar në një event privat në Los Angeles, ku artistja prezantoi edhe pesë këngë të tjera të reja.

Sipas një pjesëmarrësi në event, Lopez e përshkroi këngën si një mënyrë për të treguar se ajo nuk u shkatërrua nga një lidhje e dështuar, por doli prej saj më e fortë dhe më e vendosur.

Pavarësisht ndarjes, burime të afërta kanë treguar për Page Six se Jennifer nuk ka hequr dorë nga dashuria dhe ndihet gati të nisë një kapitull të ri në jetën e saj.

 

The post J.Lo këngë për Affleck: Shiko si dal nga rrënojat e tua appeared first on Lapsi.al.

Janet Jackson dhe Maxwell në një romancë dashurie?

By: user 10
9 July 2025 at 17:14

Janet Jackson ka ndezur thashetheme për një lidhje të re dashurie me këngëtarin e njohur të R&B, Maxwell, pasi të dy u panë duke u kapur për dore gjatë një daljeje në Londër mbrëmjen e së hënës.

Këngëtarja e hitit “All For You”, 59 vjeç, dhe këngëtari i “Ascension”, 52 vjeç, nuk u përmbajtën ndaj afeksionit publik, ndërsa hynin në Teatrin Playhouse për të ndjekur shfaqjen “Cabaret”.

Dyshja dukej në humor të mirë, madje ndaluan për të buzëqeshur para fotografëve, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për një romancë mes tyre.

Ky takim publik vjen tetë vite pas ndarjes së Jackson nga bashkëshorti i saj i tretë, miliarderi Wissam Al Mana, me të cilin ndan një djalë 8-vjeçar, Eissa. Thuhet se marrëdhënia e tyre përfundoi për shkak të përplasjes mes kontrollit të Al Mana-s dhe dëshirës së Jackson për më shumë pavarësi.

Në një intervistë me BBC në korrik 2024, Jackson kishte komentuar me humor për martesat e saj të shumta: “Sa herë jam martuar? Tre, më duket.”

 

The post Janet Jackson dhe Maxwell në një romancë dashurie? appeared first on Lapsi.al.

Kate Holmes reagon ndaj romancës së Tom Cruise me aktoren

By: user 10
9 July 2025 at 14:36

Në mes të thashethemeve për një lidhje të mundshme mes Tom Cruise, dhe Ana de Armas, ish-gruaja e Cruise, Katie Holmes, ka bërë një lëvizje të pazakontë që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Holmes ka pëlqyer një postim në Instagram të Daily Mail, i cili publikoi një lajm që thonte “Lidhja mes Tom Cruise dhe Ana de Armas konfirmohet” dhe përfshinte imazhe që sugjeronin se ata janë “duke u bërë seriozë”.

Kjo lëvizje ka ndezur diskutime, pasi fansat kanë vënë re se Holmes ka reaguar ndaj postimit që flet për ish-bashkëshortin e saj.

Një komentues ka shkruar: “A e vuri dikush re që Katie Holmes pëlqeu postimin?”

Një tjetër ka bërë shaka, duke thënë: “Të famshmit, ndonjëherë janë si ne, duke ndjekur dhe aksidentalisht duke pëlqyer postime për ish-të dashurit.”

Edhe pse Cruise dhe de Armas nuk kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre, thashethemet kanë nisur që në shkurt, kur u panë së bashku në disa momente të ndryshme.

Një burim i afërt ka thënë se Cruise dhe de Armas kanë darkuar disa herë në një dhomë private në një klub ekskluziv në Londër dhe se “Tom duket shumë i magjepsur nga ajo dhe aktoria është shumë e lumtur me të”.

Ata janë fotografuar së bashku disa herë dhe janë parë duke kaluar kohë në Londër, ndërsa de Armas ka njoftuar se është duke punuar me Cruise në disa projekte filmike, përfshirë filmin “Deeper”, që do të drejtohet nga Doug Liman.

Holmes dhe Cruise u martuan në vitin 2006 dhe kanë një vajzë, Suri, e cila tani është 19 vjeç dhe studion në Universitetin Carnegie Mellon. Ata u ndanë në vitin 2012.

 

The post Kate Holmes reagon ndaj romancës së Tom Cruise me aktoren appeared first on Lapsi.al.

Pas ndarjes, Katy Perry dhe Orlando Bloom shfaqen në publik

By: user 10
7 July 2025 at 20:20

Vetëm pak ditë pas ndarjes së tyre zyrtare, Katy Perry dhe Orlando Bloom janë parë duke kaluar kohë së bashku me vajzën e tyre, Daisy Dove  në bregdetin Amalfi të Italisë.

Më 6 korrik, këngëtarja 40-vjeçare e hitit “Firework” dhe aktori 48-vjeçar i “Pirates of the Caribbean” u fotografuan në jahtin superluksoz të miqve të tyre, Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez.

Kjo është paraqitja e parë publike e Perry që nga ndarja. Ajo mungoi në dasmën luksoze të Bezos dhe Sánchez në Venecia në fund të qershorit, ku Bloom mori pjesë vetëm.

Pas aludimeve,  më 26 qershor u konfirmua ndarja e çiftit pas 9 vitesh lidhje. Në një deklaratë zyrtare më 3 korrik, përfaqësuesit e çiftit bënë të ditur:

“Orlando dhe Katy kanë ndryshuar natyrën e marrëdhënies së tyre gjatë muajve të fundit për t’u përqendruar tek bashkëprindërimi. Ata do të vazhdojnë të shfaqen bashkë si një familje, pasi prioriteti i tyre i përbashkët mbetet rritja e vajzës së tyre me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë.”

Perry dhe Bloom u njohën në një after-party të Golden Globes në vitin 2016. Pas një ndarjeje të shkurtër në 2017, u ribashkuan në 2018 dhe Bloom i propozoi në Shën Valentin, në 2019.

Ata planifikonin të martoheshin në Japoni në 2020, por pandemia e COVID-19 i prishi planet. Në gusht 2020, dyshja mirëpritën vajzën e tyre, Daisy Dove.

The post Pas ndarjes, Katy Perry dhe Orlando Bloom shfaqen në publik appeared first on Lapsi.al.

Cardi B dhe Stefon Diggs i japin fund lidhjes ?

By: user 10
7 July 2025 at 17:02

Lidhja mes reperes së njohur Cardi B dhe futbollistit të New England Patriots, Stefon Diggs, duket se është në krizë.

Fansat kanë ngritur dyshime për një ndarje të mundshme, pasi gjatë fundjavës Cardi B ka fshirë të gjitha fotot që kishte postuar me Diggs nga profili i saj në Instagram.

Kjo lëvizje vjen vetëm një muaj pasi dyshja e bëri zyrtare lidhjen e tyre në rrjete sociale. Në postimet tashmë të fshira, Cardi B shihej duke kaluar momente të ngrohta me Diggs gjatë një udhëtimi me jaht në Miami për fundjavën e Memorial Day.

Megjithatë, Stefon Diggs ende mban një foto me Cardi B në Instagram, ku shfaqen së bashku në një ndeshje basketbolli. Të dy vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Lidhja e tyre u bë publike për herë të parë në shkurt, kur u fotografuan së bashku në një festë në New York. Në Shën Valentin, u panë sërish bashkë në Miami, ndërsa në maj debutuan publikisht si çift në një ndeshje të NBA në Madison Square Garden, ku shfaqën afeksion para kamerave.

 

The post Cardi B dhe Stefon Diggs i japin fund lidhjes ? appeared first on Lapsi.al.

Zayn Malik flet për racizmin në One Direction

By: user 10
7 July 2025 at 14:31

Zayn Malik, ka ndarë një pjesë nga kënga e tij më e re “Fuchsia Sea” në Instagram , ku duket se flet hapur për racizmin që ka përjetuar gjatë kohës në grupin One Direction.

Në pjesën e publikuar, ai dëgjohet duke thënë:

“A i mban mend të gjitha bisedat? Sepse unë jam i vetëdijshëm për çdo konotacion.

Jam kthyer në koncert, dhe e bëra për inflacionin, sepse punova shumë në një grup të bardhë, dhe ata sërish qeshën me aziatikun.”

Pjesa e publikuar ka marrë mbështetje të madhe nga fansat. “Jam shumë krenar,” shkroi një ndjekës. Një tjetër komentoi: “Mbreti është kthyer”. “Ai është kthyer,” shtoi një tjetër, “fituam.”

Malik aktualisht është në turneun e tij “Stairway To The Sky” dhe performoi së fundmi në Washington, DC, më 21 janar 2025.

Pavarësisht suksesit në grupin One Direction, duket se Zayn po flet për vështirësitë dhe përjetimet personale, përfshirë ndjenjën e përjashtimit për shkak të prejardhjes së tij etnike.

Grupi One Direction u formua në vitin 2010 gjatë emisionit “X Factor”, ku Zayn u bashkua me Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Liam Payne (i cili fatkeqësisht ndërroi jetë vitin e kaluar). Malik u largua nga grupi në vitin 2015, ndërsa grupi u shpërbë zyrtarisht në vitin 2016.

Në një intervistë në vitin 2023, Harry Styles u pyet për një ribashkim të mundshëm të grupit dhe u përgjigj: “Nuk është një pyetje që ka vetëm një ‘po’ ose ‘jo’.

Ai shtoi: “Nëse do të vinte momenti që të gjithë ta dëshironim, nuk shoh arsye pse të mos ndodhte.”

Ndërkohë, një burim nga revista Us Weekly kishte raportuar në dhjetor 2024 se grupi ishte “në bisedime për një koncert të fundit ribashkimi” para ndarjes nga jeta të Liam Payne.

 

 

The post Zayn Malik flet për racizmin në One Direction appeared first on Lapsi.al.

Arrestimi i Noizy me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

By: user 4
7 July 2025 at 12:01

Këngëtari shqiptar, Noizy, është arrestuar në Zvicër, pak pasi kishte zbritur në aeroportin e Cyrihut. 38-vjeçari do performonte në një klub të njohur nate. Ndërkohë media zvicerane Watson konfirmon se ai kërkohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me Dhunë.

“Policia kantonale e Cyrihut konfirmon arrestimin, sipas kërkesës së Watson. Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda me Dhunë. Klubi ku Noizy do të duhej të performonte ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin nga interneti. Noizy u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor. Akuza ishte për përfshirje në një sherr në një diskotekë. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht. Në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje,” raporton media zvicerane.

The post Arrestimi i Noizy me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda appeared first on Lapsi.al.

Michael Douglas: “Nuk kam ndërmend t’i rikthehem aktrimit”

By: user 10
6 July 2025 at 18:43

Michael Douglas është duke shijuar kohën e tij larg Hollivudit.

Aktori foli në Festivalin e Filmit Karlovy Vary në Çekinë, dhe konfirmoi se aktualisht nuk ka plane për të vazhduar aktrimin.

“Nuk kam punuar që nga viti 2022 qëllimisht, sepse kuptova që duhej të ndaloj,” tha ai, sipas Variety.

“Kam punuar mjaft gjatë për gati 60 vjet dhe nuk doja të isha një nga ata njerëz që do të vdisnin në setin e xhirimit.”

Douglas shtoi: “Nuk kam asnjë qëllim të vërtetë për t’u kthyer. Po them që nuk jam i tërhequr nga aktrimi sepse nëse do të paraqitej diçka speciale, do të kthehesha, por përndryshe, jo.”

Në Festivalin e Filmit Karlovy Vary, ai diskutoi gjithashtu se si diagnoza e tij me kancerin e fytit ndikoi në karrierën e tij.

Kanceri në stadin e katërt nuk është pushim, por nuk ka shumë mundësi, apo jo?,” tha ai.

“Kam ndjekur trajtimin, duke përfshirë kimioterapinë dhe rrezatimin, dhe pata fat. Kirurgjia do të kishte bërë që të mos mund të flisja dhe do të kishim hequr një pjesë të nofullës, që do të ishte një kufizim i madh për një aktor.”

The post Michael Douglas: “Nuk kam ndërmend t’i rikthehem aktrimit” appeared first on Lapsi.al.

Mel B martohet me stilistin Rory McPhee

By: user 10
6 July 2025 at 15:44

Mel B kurorëzoi dashurinë me partnerin Rory McPhee në një ceremoni të mbajtur në një vend historik në zemër të Londrës.

Çifti u martua të shtunën në The Crypt at St. Paul’s Cathedral, një nga lokacionet më ikonike të qytetit. Mel B, 50 vjeç, shkëlqeu me një fustan të personalizuar n nga dizenjatorja Josephine Scott, me detaje të rafinuara me perla.

“Mel ishte një ëndërr për të punuar, solli stilin e saj unik në këtë ditë të veçantë,” tha Caroline Black, pronare e Evelie Bridal Boutique në Londër, për revistën People.

Pas ceremonisë, këngëtarja e hitit “Wannabe” beshi një tjetër fustan nga dizenjatori Justin Alexander për pritjen e organizuar në hotelin luksoz Shangri-La në The Shard.

Në mesin e të ftuarve të njohur ishte Emma Bunton (“Baby Spice”), e vetmja anëtare tjetër e Spice Girls që mori pjesë në martesë. Ndërkohë, Victoria Beckham (Posh Spice), Melanie C (Sporty Spice) dhe Geri Halliwell (Ginger Spice)munguan në këtë ngjarje.

Mes të ftuarve VIP ishin gjithashtu modelja Cara Delevingne, komediania kanadeze Katherine Ryan dhe Daisy Lowe, vajza e Gavin Rossdale.

Mel B zgjodhi tre vajzat e saj – Phoenix (26 vjeç), Angel (18) dhe Madison (13) – si shoqëruese nderi në altar.

Reperja dhe Rory McPhee, 37 vjeç, u fejuan në tetor të vitit 2022 pas tre vitesh lidhjeje. Ata u njohën përmes kushëririt të Mel B, aktorit Christian Cooke, i cili është mik i ngushtë i McPhee.

Kjo është martesa e tretë për ish-anëtaren e Spice Girls. Mel B ka qenë më parë e martuar me Jimmy Gulzar (1998–2000) dhe më pas me Stephen Belafonte (2007–2018), të cilin e ka akuzuar për abuzim — akuza që Belafonte i ka mohuar kategorikisht.

 

The post Mel B martohet me stilistin Rory McPhee appeared first on Lapsi.al.

Drake shpërthen pas koncertit të Kendrick: Vdekje për tradhtarët

By: user 10
6 July 2025 at 13:37

Drake ka publikuar një këngë të re  “What Did I Miss?”, ku reflekton për humbjet personale pas përplasjes së ashpër me Kendrick Lamar.

Në datën 4 korrik, në transmetimin e tij special “Iceman: Episode 1”, Drake zbuloi projektin më të ri muzikor, duke shoqëruar publikimin me një vizual të ngarkuar emocionalisht dhe simbolikisht, ku shihet i rrethuar me armë dhe akull, si për të theksuar gjendjen e tij shpirtërore pas një viti të trazuar.

Në vargjet e para të këngës, Drake nuk i kursen fjalët:

“S’më intereson nëse më doni, s’më intereson nëse më pëlqeni. Më pyesin ‘Si u ndjeve?’ S’mund të them që s’u befasova. Herën e fundit që hodha sytë djathtas, ju ishit aty në krahun tim. Si ka mundësi që disa nga njerëzit që dua rrinë me ata që më kanë sfiduar?”

Ai duket se i referohet drejtpërdrejt koncertit “The Pop Out” të mbajtur nga Kendrick Lamar në qershor 2024 në Los Angeles — një moment kyç në konfliktin mes dy artistëve, ku Lamar performoi pesë herë rresht dissin e tij “Not Like Us”.

Drake shpreh zhgënjimin ndaj ish-miqve të tij që, sipas tij, po qëndrojnë pranë kundërshtarëve të tij:

“Jam prapë në qytetin tënd sonte, me kokën lart. E pashë shokun që shkoi në Pop Out me ata, por ka qenë me ne që nga ‘Headlines’.

 Duket sikur askush nuk është aty derisa të fillosh të japësh orë të florinjta. Dhe askujt s’i intereson derisa të qëndrojnë përballë varrit tënd. Ju keni qenë në këtë mënyrë për shumë kohë.”

Kujtojmë se përplasja mes Drake dhe Kendrick Lamar zgjati disa muaj dhe u publikuan disa këngë nga të dy palët. Lamar arriti sukses të madh me këngën “Not Like Us”, e cila i solli pesë çmime Grammy.

Ish-miq dhe bashkëpunëtorë të Drake, si Future, Metro Boomin dhe Rick Ross, u pozicionuan në krahun e Lamar gjatë kësaj periudhe. Disa prej tyre u shfaqën edhe në koncertin Pop Out në qershor.

Pas kësaj, Drake ndërmori veprime ligjore ndaj Universal Music Group, duke i akuzuar për shpifje dhe përpjekje për të dëmtuar reputacionin e tij. UMG i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar hedhjen poshtë të padisë.

 

 

The post Drake shpërthen pas koncertit të Kendrick: Vdekje për tradhtarët appeared first on Lapsi.al.

Kanye West dhe Diddy, së shpejti me një album muzikor

By: user 10
6 July 2025 at 11:34

Kanye West dhe Sean “Diddy” Combs duket se janë pranë një rikthimi muzikor.

Thashethemet për një bashkëpunim nisën muaj më parë, kur në mars West publikoi një pjesë të një kënge të re që përfshinte zërin e Diddy-t – audio e regjistruar gjatë një telefonate nga burgu, ndërsa Combs ndodhej në Metropolitan Detention Center në Brooklyn, në pritje të gjykimit për akuza të rënda federale për trafik seksual dhe pjesëmarrje në një rrjet kriminal.

Sipas një burimi për Page Six, West (i njohur tani ligjërisht si Ye) dhe Diddy janë duke punuar për një këngë të plotë, madje ndoshta edhe një album të përbashkët.

“Është vetëm çështje kohe,” tha burimi. “Muzika ka qenë shpëtim për të dy – për Diddy, njësoj si për Ye. Diddy kërkon të bëjë paqe, dhe mendon se një këngë është mënyra më e mirë për të treguar ndryshimin.”

Sipas burimit, Ye është ndër të vetmit artistë që ka guximin të bashkëpunojë me Diddy në këtë moment.

“Ye është i vetmi që guxon të prekë ‘hekurin e nxehtë’ që është Diddy tani. Artistë të tjerë nuk do ta bënin,” u shpreh ai.

Kënga e publikuar në mars përmbante një telefonatë të regjistruar nga burgu ku Diddy dëgjohej duke i thënë Ye-t:

“Bëj kujdes atje jashtë, sepse po përpiqen të na shkatërrojnë. Por nuk do ia dalin. Do e fitoj këtë betejë dhe do jem pranë teje.”

Megjithëse ai shprehej i sigurt, këtë javë Combs u shpall fajtor për dy akuza për transport me qëllim prostitucioni, ndërsa u shfajësua nga akuzat më të rënda për trafik seksual dhe rrjet kriminal, të cilat mund t’i kishin sjellë burgim të përjetshëm.

Megjithatë, për akuzat aktuale ai mund të përballet me deri në 20 vite burg, dhe seanca e dënimit do të zhvillohet të martën, më 8 korrik.

Sipas ish-prokurores federale Jennifer Beidel, edhe pse Combs u lirua nga akuzat më të rënda, ai rrezikon ende një dënim të rëndë.

“Gjykatësi ka lënë të kuptohet se e sheh Diddy-n si rrezik për shoqërinë,” tha Beidel për Daily Mail. “Kjo mund ta shtyjë atë të japë një dënim të ashpër.”

 

The post Kanye West dhe Diddy, së shpejti me një album muzikor appeared first on Lapsi.al.

Ndahet nga jeta aktori Julian McMahon

By: user 10
6 July 2025 at 10:27

Aktori Julian McMahon ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare  pas një beteje me kancerin.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Kelly Paniagua, përmes një deklarate të shpërndarë nga Deadline.

“Julian e donte jetën. E donte familjen, miqtë, punën dhe adhuruesit e tij. Dëshira e tij më e thellë ishte të sillte gëzim në sa më shumë jetë që të ishte e mundur,” tha Paniagua.

Karriera e McMahon mori hov me serialin fantastiko-shkencor “Charmed”, por popullaritetin më të madh e fitoi me dramën mjekësore “Nip/Tuck”, ku interpretoi rolin e kirurgut plastik Dr. Christian Troy. Seriali zgjati gjashtë sezone (2003-2010) dhe i solli atij një nominim për Golden Globe.

Shoku dhe kolegu i tij, Dylan Walsh, u shpreh i tronditur nga lajmi:
“Ne kaluam këtë udhëtim së bashku dhe e doja shumë. Jules! E di që doje të thoja diçka që të të bënte të qeshje – gjithë ato shaka mes nesh. Vitet që kaluam së bashku, dhe sa shumë kemi qeshur. Zemra ime është me ty. Pushofsh në paqe.”

McMahon interpretoi gjithashtu rolin e Doctor Doom në dy filmat Fantastic Four (2005 dhe 2007) dhe më vonë u shfaq në tre sezone të serialit kriminal FBI: Most Wanted. Producenti Dick Wolf e cilësoi vdekjen e tij si “lajm tronditës”.

Julian së fundmi kishte marrë një rol  në Netflix, ku luante një kryeministër australian në serialin “The Residence”.

 

 

The post Ndahet nga jeta aktori Julian McMahon appeared first on Lapsi.al.

❌
❌